Normal view

Gjykata e Hagës lëshoi urdhërarrest/ Benjamin Netanyahu reagon ashpër: Nuk do të përkulemi para presionit

21 November 2024 at 17:27

Në përgjigjen e parë ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila lëshoi një urdhër për arrestimin e tij me akuza për krime lufte, zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu e përshkroi vendimin si “gënjeshtra absurde” dhe tha se vendimi ishte “anti-semitik”.

Zyra e liderit izraelit thotë se kundërshton kategorikisht pretendimet e bëra kundër kryeministrit izraelit.

Zyra e Netanyahut tha se vendi “nuk do të përkulet para presionit, nuk do të pengohet dhe nuk do të tërhiqet” derisa, tha, të arrihen të gjitha qëllimet e luftës të Izraelit.

Gjithashtu edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant mori gjithashtu një urdhër arresti, raporton aljazeera.

Trupi gjykues, i përbërë prej tre anëtarësh, në vendimin unanim për dhënien e urdhrit thotë se

“paneli zbuloi se ka arsye të arsyeshme për të besuar se të dy individët me dashje dhe me vetëdije privuan popullsinë civile të Gazës nga sendet e nevojshme për mbijetesën e tyre, duke përfshirë ushqimin, ujin dhe ilaçet dhe furnizimet mjekësore, si dhe karburantin dhe energjinë elektrike”.

Në tetor të vitit 2023, dy ditë pas një sulmi të befasishëm nga Hamasi në Izraelin jugor që vrau rreth 1200 njerëz dhe çoi në kapjen dhe marrjen peng të rreth 250 njerëzve, Gallant tha “kam urdhëruar një rrethim të plotë të Rripit të Gazës. Nuk do të ketë energji elektrike, ushqim, ujë, karburant, gjithçka është e mbyllur. Ne po luftojmë kafshët njerëzore dhe po veprojmë në përputhje me rrethanat”.

Hamasi dhe grupet e tjera në Gaza ende besohet se mbajnë peng e rreth 100 personave, të paktën disa prej të cilëve janë vrarë. Autoritetet në Gaza, të udhëhequra nga Hamasi, thanë se numri i të vdekurve në fushatën ushtarake 13-mujore të Izraelit ishte më shumë se 40 mijë njerëz, megjithëse nuk ishte e mundur që gazetarët të verifikonin numrin e të vdekurve.

Netanyahu akuzohet për krime lufte/ “Haga duhet të zbatojë urdhrin”, Jasini: Gjykatat ndërkombëtare veprojnë në bashkëpunim me autoritetet vendase

21 November 2024 at 16:21

Gjykata Ndërkombëtare Penale e Drejtësisë ka lëshuar urdhër arrest për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Netanyahu akuzohet për kryerjen e krimeve të luftës në Gaza. Për të njëjtën akuzë, u lëshua urdhër arrest edhe për ish ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Në një intervistë në “Faqja 4” në ABC News, Rudina Jasini, studiuese e të drejtës ndërkombëtare penale, komentoi këtë vendim të fundit që vjen nga Gjykata Penale e drejtësisë, duke theksuar se Haga duhet të zbatojë urdhrin e Gjykatës.

“Është lëshuar urdhër arresti ndaj kryeministrit aktual të Izraelit dhe ministrit të mbrojtjes. Sot këta dy individë janë të pandehur dhe të kërkuar ndërkombëtarisht. Traktatin e Romës e kanë nënshkruar një numër i konsideruar shtetesh. Në gjithë BE pothuajse të gjitha vendet e Europës e njohin juridiksionin e kësaj gjykate. Pra autoritetet vendase kanë detyrim ligjor të zbatojnë vendimet që ka marrë kjo gjykatë. Kjo aktakuzë qëndron sa kohë ka baza për vepra penale. Gjykatat ndërkombëtarë operojnë mbi bazën e bashkëpunimit të ngushtë të vendeve. Varet edhe kush drejton shtetet në një kohë dhe epokë të caktuar. Kur bëhet fjalë për krimet e luftë, apo gjenocid imuniteti që gëzon drejtuesi i një shteti nuk funksionin. Pra kjo gjykatë ka argumentuar që ka prova të besueshme që këta individë i kanë mohuar popullsisë civile gjërat e domosdoshme për të mbijetuar dhe kjo përben bazën e krimit të luftës dhe krimit kundër njerëzimit”, tha ndër të tjera Jasini.

/abcnews.al/

❌