Normal view

“Diamant” i së ardhmes, në “radarët” e Inter bie “shtatlarti” gjerman

9 October 2024 at 23:50

Mund të konsiderohet një “mjeshtër” i vërtetë i merkatos.

Giuseppe Marotta po bën një punë të magjishme, me “Zikaltërit” e Inter, teksa ishte pikërisht ai që ndërtoi këtë organikë fantastike, që siguroi dy tituj kampion, dy Kupa dhe tre Superkupa të Italisë, në vetëm katër sezone, pa llogaritur këtu finalen e UEFA Champions League të vitit të shkuar, e cila për fat të keq, nuk u arrit të fitohej përballë një kundërshtari si “Qytetarët” e Manchester City.

Ashtu, si në sezonet e tjera, edhe këtë sezon, Marotta ka afruar një sërë lojtarësh me parametra zero, siç janë edhe “arkitekti” polak i mesfushës së Napoli, Piotr Zielinski dhe “bomberi” iranian i “Dragonjve” të Porto, Mehdi Taremi, megjithatë duket se merkatoja nuk mbaron me kaq.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave gjerman, 20 herë kampionët e Italisë po mendojnë për transferimin e talentit gjerman të mbrojtjes, Karim Coulibaly, me 16-vjeçarin, pjesë e skuadrës së Hamburg, i cili i skadon kontrata në fund të sezonit dhe nuk ka sesi një lojtar i tillë, me goxha perspektivë t’i shpëtojë “strategut” të Inter. /i.m /abcnews.al

Çështja “Joao Mario” në KAS, “gjigantët” portugezë kërkojnë 30 milionë euro nga Inter

9 October 2024 at 22:56

“Fantazisti” portugez, Joao Mario u transferua me shumë bujë tek Inter, pas përfundimit të Euro 2016, për shifrën e 45 milionë eurove, mirëpo pavarësisht se nga “Zikaltërit” është larguar në vitin 2021, emri i tij vijon e përmendet brenda klubit italian.

Tre vite më parë, kampionët e Italisë prishën kontratën me mesfushorin portugez, i cili u transferua te portugezët e Benfica, mirëpo skuadra tjetër portugeze, Sporting Lisbon, nga ku Inter bleu kartonin e Joao Mario në vitin 2016 ka konstatuar se manovra e bërë ka aktivizuar një klauzolë që ka qenë prezente në kontratën e futbollistit në momentin që ky i fundit u transferua në Milano.

E thënë ndryshe “Zikaltërit”, nuk mund të transferonin “fantazistin” te një tjetër klub portugez pa derdhur fillimisht shifrën e 30 milionë eurove, në arkat e Sporting.

Prej 3 vitesh tashmë kampionët në fuqi të Liga NOS janë duke u përpjekur për të siguruar milionat e “vjedhura” nga “Zikaltërit” dhe prej disa kohësh tashmë çështja është dërguar nga Gjykata Sportive në Luzanë, KAS, me shpresën për të fituar milionat e kërkuara. /i.m /abcnews.al

❌