Normal view

Kurtit i duhen “hajvanët” e opozitës/ Politologu: Nëse LDK do pranonte ftesën e Vetëvendosjes do humbiste elektorat

8 April 2025 at 17:37

KOSOVË- Gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje sulmonte kundërshtarët politikë duke i etiketuar ata si “hajvanë”.

Por, dy muaj më vonë kur kanë filluar kambanat kushtetuese dhe ligjore për të patur numrat për formimin e qeverisë, Albin Kurti jo vetëm ka “harruar” gjuhën e përdorur, por ka dërguar letër tek LDK-ja duke i kërkuar asaj të formojnë së bashku një koalicion qeverisës.

Politologu i njohur Xhavit Drenori, i ftuar në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, u shpreh se Kurti e ka të vështirë të formojë qeverinë me pakicën joserbe.

“Kurti ka filluar negociatat me partitë minoritare jo-serbe, pastaj ka marrë dy takime me NISMA, të cilat nuk janë zbardhur, megjithatë ka qenë një darkë. Ka vështirësi që të themelojë qeverinë me pakicën jo-serbe dhe me NISMA. Kurti ka bërë lëvizjen tjetër për një thirrje për LDK-në.  Nuk e besoj për dy arsye. E para është se votuesi i VV nuk dëshiron një qeveri me një parti si LDK, e cila llogaritet që i ka sjellë dëme vendit dhe LDK është vetë problematike që ME këtë gjuhë që është përdorur kohët e fundit, që të ofrohet dhe të bashkëpunojmë me Vetëvendosje, tha ai.

Ai thekson se nëse Lidhja Demokratike e Kosovës do të pranonte ftesën e Albin Kurtit, ky akt do të ishte padiskutim një goditje e madhe për LDK.

“Nëse i bashkohet LDK në këtë fazë humbet elektorat. Nuk e shoh si alternativë e parë , pra që ta çojë vendin në zgjedhje. Ajo synon të bëjë qeverinë, pa PDK dhe LDK-në. Ai do ta provojë të bëjë qeverinë me numra pak, ose mund të shkojë në zgjedhje”, tha ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, caktoi 15 prillin si datën për mbajtjen e seancës konstituive të përbërjes së re parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Caktimi i seancës konstituive shënon hapin e parë drejt formimit të institucioneve të reja, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më 27 mars./abcnews.al

‘Qytetarët i kthyen shpinën kësaj qeverie’, PDK: Dolëm forcë e dytë politike

10 February 2025 at 00:18

Blerand Stavileci nga PDK-ja, në një konferencë për media pak minuta pas mesnate, tha se kjo parti ka dalë e dyta.

“PDK ka arritur një rezultat të madh. PDK është konfirmuar si forca e dytë më e madhe politike në vend me mbi 200 mijë vota. Ky është rezultati më i mirë i PDK-së në shumë vite”.

“Shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën kësaj qeverie. Rezultati tregoi se qytetarët duan një qeveri të re. Treguan se besojnë se Kosova mundet ma mirë”.

“Tash po hyjmë në një fazë të re. Ditëve në vijim, kryetari Memli Krasniqi dhe kandidati për kryeministër Bedri Hamza, do të dalin me qëndrimin zyrtar për hapat e ardhshëm”, u shpreh ai.

❌