Normal view

Rama “furtunë” në Vlorë, kërkon shkarkime masive në bashki! Zbardhen porositë e lëna

By: fra nc
3 July 2025 at 13:23

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të enjte një vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës, ku mbajti një mbledhje me dyer të mbyllura me drejtuesit lokalë.

Gjatë takimit, Rama shprehu pakënaqësi të theksuara për menaxhimin e sezonit turistik, problemet me furnizimin me ujë të pijshëm dhe ankesat e qytetarëve lidhur me cilësinë e shërbimeve.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Rama u ka kërkuar drejtorëve të bashkisë të paraqesin dorëheqjen, së bashku me disa drejtorë rajonalë.

Sipas të njëjtave burime, Rama ka qenë veçanërisht i ashpër me kryetarin e bashkisë, duke ngritur shqetësimin për furnizimin me ujë të pijshëm dhe menaxhimin e mbetjeve urbane në qytet. Kryeministri ka theksuar se situata është e papranueshme dhe ka kërkuar përgjegjësi të drejtpërdrejtë nga drejtuesit vendorë.

Përveç kësaj, u kërkua largimi i një pjese të administratës së Bashkisë së Vlorës. Rama kritikoi edhe deputetët e qarkut për performancën e tyre të dobët gjatë periudhës së fundit.

Vizita e papritur dhe kërkesat për ndryshime rrënjësore në administratën lokale vijnë në një moment ku problemet me ujin e pijshëm në kulmin e sezonit turistik kanë shkaktuar shumë pakënaqësi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rama “furtunë” në Vlorë, kërkon shkarkime masive në bashki! Zbardhen porositë e lëna appeared first on Euronews Albania.

Rama ndryshon drejtuesit e Partisë Socialiste në Vlorë

3 July 2025 at 13:00

Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në strukturat drejtues të Partisë Socialiste në Vlorë. Admir Malaj dhe Vilma Bello nuk do të jenë më bashkëkryetarë të degës, ndërsa në krye të Partisë Socialiste Vlorë është komanduar Klevis Kaso si kryetar, ndërsa bashkëkryetare është emëruar Erjona Ismaili.

Ditën e sotme kryeminstri Edi Rama zhvilloi një mbledhje në qytetin e Vlorës, teksa mësohet se kyeminstri shfaqi hapur pakënaqësitë e tij për performancën e Bashkisë së Vlorës dhe institucioneve lokale.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se thelbi i kritikave të Ramës ka qenë menaxhimi i dobët i sezonit turistik, mungesa e ujit të pijshëm dhe ankesat në rritje të qytetarëve për shërbimet publike.

Kryeministri ka kërkuar dorëheqjen e disa drejtuesve të institucioneve në qytet, të cilët, sipas tij, nuk kanë treguar efikasitet dhe nuk kanë përmbushur detyrat funksionale, si në rastin e largimit të Admir Malajt dhe Vilma Bellos.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rama ndryshon drejtuesit e Partisë Socialiste në Vlorë appeared first on Euronews Albania.

Rama vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës, mbledh gjithë stafin dhe deputetët

By: fra nc
3 July 2025 at 09:49

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës. Burime pranë bashkisë bëjnë me dije se kreu i qeverisë do të zhvillojë një mbledhje me të gjithë stafin e institucionit, ku është kërkuar edhe prania e deputetëve dhe ish-deputetëve të qarkut Vlorë.

Në fokus të diskutimeve pritet të jenë problematikat e qytetit dhe sfidat e qeverisjes vendore.

Pamjet e siguruara nga Euronews Albania tregojnë kryeministrin Rama teksa hyn në ambientet e Bashkisë së Vlorës i shoqëruar nga ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, dhe kryetari i bashkisë, Ermal Dredha.

Kjo vizitë vjen pak ditë pas 34-vjetorit të Partisë Socialiste, ku Rama dhe Dredha u vunë re në disa momentet të tensionuara mes tyre. Gjuha e trupit e kryeministrit në bisedën mes tyre, u interpretua si pakënaqësi ndaj punës së kryebashkiakut.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rama vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës, mbledh gjithë stafin dhe deputetët appeared first on Euronews Albania.

Qentë endacakë në Vlorë problem për turistët e huaj: Të sterilizohen

2 July 2025 at 16:58

Qentë endacakë të cilët shëtisin të lirë në territorin e qytetit të Vlorës janë kthyer në problem për turistët e huaj.

Elena Moliboshko është një shtetase me origjinë nga Polonia, e cila prej disa vitesh jeton dhe punon në Vlorë. Për të, kjo situatë e qenve endacakë që shëtisin të lirë është jo normale.

“Siç ju e dini, këtu në qytet fatkeqësisht ka një numër të lartë të qenve endacakë dhe kjo nuk është një gjë e mirë. Unë dua t’ju them juve që pjesa më e madhe e këtyre qenve janë miqësorë. Unë deri tani nuk kam pasur probleme. Por kjo situatë këtu është e tepërt dhe fatkeqësisht ata janë kudo, në vende publike, në bar-kafe, në vendet ku luajnë fëmijët”, thotë ajo.

Ky fenomen më parë ka qenë tepër i përhapur edhe në Poloni, por që u zgjidh falë sterilizimit masiv.

“Unë vij nga Polonia. Disa vite më parë në vendin tim ishte e njëjta situatë dhe u kthye shumë e vështirë për t’u kontrolluar ky problem. Por në Poloni u krye një sterilizim masiv i qenve endacakë dhe më pas tek ata u vendos edhe nga një çip. Në vendin tonë ne nuk i vramë ata, por ndaluam riprodhimin”, tregoi turistja.

Në shumë raste qentë endacakë në Vlorë, të cilët shëtisin lirshëm dhe pa pronarë, kanë kafshuar edhe turistë të huaj. Liljana Breshani, animaliste, e cila administron një qendër për strehimin dhe sterilizimin e këtyre kafshëve, ka folur në lidhje me këtë situatë.

“Kafshët endacake sulmojnë në momentin që ndihen të kërcënuara. Ata përcaktojnë habitatin e tyre ku kanë të siguruar burimet ushqimore dhe ujin, dhe ku ndihen që njerëzit i duan. Arsye tjetër është momenti kur kafshët janë në momentin e shumimit. Ndaj bëni kujdes: kur një kafshë është e qetë dhe në habitatin e vet, mos e godisni, mos shprehni rrezikshmëri”, u shpreh ajo.

Dhjetëra raste paraqiten çdo vit në spitalin rajonal të Vlorës me kafshime apo dëmtime trupore nga qentë endacakë. Shumica prej tyre janë qytetarë të Vlorës, ku nuk mungojnë as fëmijët e vegjël, por edhe shtetasit e huaj.

 

 

 

The post Qentë endacakë në Vlorë problem për turistët e huaj: Të sterilizohen appeared first on Euronews Albania.

Vlorë: Theu masën e arrestit dhe kanosi me thikë një person, arresohet 36 vjeçari

2 July 2025 at 14:41

Një konflikt në qytetin e Vlorës është parandaluar falë ndërhyrjes së menjëhershme të Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Policia bëri të mundur arrestimin e shtetasit me iniciale A. Ç., 36 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, i cili kishte shkelur masën e “arrestit në shtëpi” dhe kishte kanosur me thikë një 35-vjeçar në lagjen “Uji i Ftohtë”,

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. 36-vjeçari ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e “Shqiponjave” arritën të neutralizojnë situatën pa dëmtime dhe të vënë në pranga autorin, duke shmangur rrezikun për jetën e qytetarëve.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan 36-vjeçarin për “Kanosje”, “Largim të të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

Policia e Vlorës deklaroi se vijon angazhimin për parandalimin dhe goditjen e çdo rasti që cenon rendin dhe sigurinë publike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vlorë: Theu masën e arrestit dhe kanosi me thikë një person, arresohet 36 vjeçari appeared first on Euronews Albania.

I vendosi flakën fushës së mbetjeve urbane, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë

By: fra nc
1 July 2025 at 16:28

Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi dyshohet se ka ndezur në mënyrë të përsëritur zjarr në pikën e grumbullimit të mbetjeve urbane.

Zjarri ka shkaktuar ndotje të konsiderueshme të ajrit dhe mjedisit, ndërsa flakët kanë rrezikuar të përhapen drejt zonës së banuar dhe pyllit të Sodës, një zonë e mbrojtur me rëndësi të veçantë ekologjike.

Materialet procedurale në ngarkim të të arrestuarit i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Ndotja e ajrit”, e parashikuar nga neni 201 i Kodit Penal.

“Në vijim të veprimeve hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo dhe atyre nga pakujdesia, strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin: E. I., 38 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë. Ky shtetas, në dy raste të ndryshme, konkretisht në datë 30.06.2025, rreth orës 20:50, dhe sërish në datë 01.07.2025, rreth orës 12:00, ka ndezur zjarr në mënyrë të përsëritur në një grumbull mbetjesh urbane, në vendin e quajtur “Pika e grumbullimit të inerteve, Jalli, Nartë”, duke shkaktuar ndotje të ajrit dhe të mjedisit, si dhe duke rrezikuar me përhapjen e flakëve qendrën e banuar përreth dhe pyllin e Sodës, një zonë kjo e mbrojtur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për kujdes maksimal në çdo veprim që mund të rrezikojë mjedisin, jetën apo pronën, dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast zjarrvënieje apo veprimi të kundërligjshëm në numrin 112, duke garantuar anonimatin dhe një reagim të menjëhershëm nga strukturat policore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post I vendosi flakën fushës së mbetjeve urbane, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë appeared first on Euronews Albania.

PAMJE/ Disa banesa rrezikohen nga zjarri i madh në Hoshtimë, flakët përhapen nga era

By: Besnik
29 June 2025 at 17:22

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën pranë varrezave në fshatin Hoshtimë.

Dy mjete zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Zjarri ka nisur në afërsi të varrezave të fshatit dhe për shkak të përhapjes së tij, janë në rrezik ullishtet dhe tokat bujqësore të zonës.

Më në distancë ndodhen edhe banesat e fshatit, të cilat gjithashtu mund të rrezikohen nëse flakët avancojnë.

Situata paraqitet e vështirë për shkak të terrenit dhe erës së fortë, e cila favorizon përhapjen e flakëve.

Zjarri po avancon drejt fshatit Kërkovë po rrezikon dy shtëpi dhe një stan.

Të gjitha strukturat përkatëse ndodhen në vendngjarje, me qëllim vendosjen sa më shpejt të zjarrit nën kontroll.

Zjarr i madh afër varrezave në Hoshtimë, flakët përhapen me shpejtësi nga era
Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën pranë varrezave në fshatin Hoshtimë.

Dy mjete zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për izolimin e flakëve. pic.twitter.com/aW2lB4E8zk

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) June 29, 2025

Në ndihmë të zjarrfikësve janë angazhuar edhe forcat e FNSh-së dhe një helikopter i emergjencave civile, për të vënë situatën nën kontroll.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post PAMJE/ Disa banesa rrezikohen nga zjarri i madh në Hoshtimë, flakët përhapen nga era appeared first on Euronews Albania.

Hapësira publike u bë parkim, referohet në Prokurori kreu i Policisë Bashkiake Vlorë

By: Besnik
29 June 2025 at 15:00

Policia e Vlorës ka liruar një hapësirë publike të zaptuar nga një 44-vjeçar, i cili e kishte kthyer atë në një parking privat, ndërsa ka proceduar këtë person dhe ka referuar materialet në Prokurori edhe për kreun e Policisë Bashkiake.

Në njoftimin e Policisë thuhet se gjatë kontrolleve, në zonën e quajtur ish “Shkolla e Marinës”, në lagjen “10 Korriku”, u evidentua një rast ku në hapësirën publike ishin vendosur tabela dhe trarë elektrikë, për ta shfrytëzuar si parkim privat me qëllim përfitimin e të ardhurave.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. F. (M), 44 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Vlorës referoi materialet në Prokurori edhe për kreun e Policisë Bashkiake të këtij qyteti, 30-vjeçarin Emiliano Ismaili, me arsyetimin se nuk ka kryer detyrën për të ndaluar këtë rast të paligjshmërisë.

 

Njoftimi i plotë i policisë

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, konkretisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare si dhe Komisariati i Policisë Vlorë, në mbështetje dhe të Policisë Bashkiake, kanë kryer kontrolle në terren me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme dhe të shfrytëzuara si parkime private kundrejt pagesës.

Gjatë kontrolleve, në zonën e quajtur ish “Shkolla e Marinës”, në lagjen “10 Korriku”, u evidentua një rast ku në hapësirën publike ishin vendosur tabela dhe trarë elektrikë për ta shfrytëzuar si parkim privat me qëllim përfitimin e të ardhurave.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. F. (M)., 44 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në mbështetje të Policisë Bashkiake, automjetet e parkuara në këto hapësira u tërhoqën me karrotrec, me qëllim lirimin e hapësirës publike.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori për shtetasin E. I., 30 vjeç, me detyrë drejtor i Policisë Bashkiake Vlorë, i cili dyshohet se nuk ka kryer detyrën për të ndaluar këtë rast të paligjshmërisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë mbetet e angazhuar për garantimin e hapësirave publike dhe nuk do të tolerojë asnjë rast shfrytëzimi të tyre në mënyrë të paligjshme. Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast të tillë në numrin 112″, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Hapësira publike u bë parkim, referohet në Prokurori kreu i Policisë Bashkiake Vlorë appeared first on Euronews Albania.

Muzeu i Pavarësisë në Vlorë, mbi 3500 vizitorë vetëm në muajin maj

29 June 2025 at 14:36

Muzeu i Pavarësisë në Vlorë ka regjistruar një numër më të lartë vizitorësh përgjatë këtij viti, ku vetëm në muajin maj kanë qenë mbi 3500. Pjesa më e madhe e vizitorëve janë të huaj të apasionuar pas historisë së Shqipërisë.

Muzeu i Pavarësisë në Vlorë është një ndër pikat më të vizituara të qytetit bregdetar, ku vit pas viti numri i personave që duan të njohin historinë e vendit tonë vjen duke u rritur. Sa i përket 2025-ës shifrat janë pozitive, sidomos përgjatë muajit maj.

“Numri i vizitorëve këtu në Muzeun Kombëtar Pavarësia Vlorë është rritur ndjeshëm e duket jashtë mase duke filluar që nga janari, shkurti, marsi dhe maji. Tani që ne kemi mbyllur statistikat në maj – 3501 vizitorë. Duket një shifër kolosale kjo dhe falë promocionit që ne i kemi bërë muzeut nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme që zhvillojmë”, thotw Kozeta Halili, drejtoreshë e muzeut.

Shifrat kanë një përmirësim të ndjeshëm nga viti në vit.

Historinë e shtetit shqiptar dëshirojnë ta mësojnë edhe të huajt, të cilët përbëjnë numrin më të lartë të vizitorëve.

“Është një shifër e kënaqshme, nga janari deri në maj numri i vizitorëve është 6450 vizitorë, ku 70% e tyre janë të huaj. Këtu kemi ata që vijnë nga vendet nordike, kemi nga Italia, Gjermania, Spanja, por dhe shqiptarët që jetojnë në trevat e Kosovës, Maqedonisë, Preshevës, të cilët studentët vijnë dhe nxënësit e shkollave të mesme se kanë dhe ata orët mësimore, edukimin nëpërmjet kulturës – për të parë traditat, vendin, kulturën”, shprehet Halili.

Përgjatë verës, muzeu do të qëndrojë i hapur me orar të shtuar në mënyrë që të jetë sa më i aksesueshëm nga vizitorët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Muzeu i Pavarësisë në Vlorë, mbi 3500 vizitorë vetëm në muajin maj appeared first on Euronews Albania.

Certifikimi i zgjedhjeve, Kolegji rrëzon kërkesën e PD për qarkun Vlorë

26 June 2025 at 17:23

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar këtë të enjte edhe kërkesën e radhës së Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë të zgjedhjeve në qarkun e Vlorës.

Ky vendim i hap rrugën certifikimit të rezultatit të 11 majit edhe në qarkun e Vlorës, ndërkohë që më herët kjo ka ndodhur edhe për qarqet e Korçës, Kukësit, Lezhës dhe Gjirokastrës.

Sakaq, dje komisioneri Celibashi shpërndau mandatet për deputetët e zgjedhur në këto 4 qarqe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Certifikimi i zgjedhjeve, Kolegji rrëzon kërkesën e PD për qarkun Vlorë appeared first on Euronews Albania.

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Vlorë, taksia me dy turistë anglezë del jashtë rruge

By: Besnik
26 June 2025 at 13:22

Një makinë ka dalë nga rruga në aksin nacional Novoselë–Vlorë, ndërsa brenda mjetit ndodheshin shoferi dhe dy turistë anglezë, të cilët kanë mbetur të plagosur.

Fatmirësisht, të tre të dëmtuarit nuk kanë pësuar lëndime të rënda trupore ndërsa menjëherë pas ngjarjes, kalimtarët e rastit kanë ndërhyrë për të dhënë ndihmën e parë.

Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania shihet momenti kur qytetarët nxjerrin shoferin nga makina e aksidentuar e cila sipas burimeve nga vendi i ngjarjes ishte taksi e prenotuar nga dy turistët anglezë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO/ Aksident i frikshëm në Vlorë, taksia me dy turistë anglezë del jashtë rruge appeared first on Euronews Albania.

PAMJE/ Kapet shefi për lexuesit e matësve të energjisë në Vlorë, për çfarë akuzohet

By: Besnik
25 June 2025 at 15:21

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shefin për lexuesit e matësve të energjisë elektrike të OSSH-së në Vlorë.

35-vjeçari akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi u kap në flagrancë duke marrë 100 euro nga një subjekt privat, me qëllim favorizimin për pagesën e energjisë elektrike, përmes ndërhyrjes në aparatin matës.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë edhe shtetasi 42-vjeçar L. H., për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi u konstatua së bashku me shtetasin M. S., duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në kuadër të operacionit “Matësi”, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 100 euro, dy celularë dhe një automjet.

 

Njoftimi i plotë i policisë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni  policor i koduar “MATËSI”, goditet një rast i korrupsionit dhe i shpërdorimit të detyrës.

Kapet në flagrancë duke marrë para për të favorizuar një subjekt privat dhe vihet në pranga punonjësi i OSSH-së.

Vihet në pranga dhe 42-vjeçar që theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për të shoqëruar punonjësin e OSSH-së, gjatë aktit korruptiv.

Në kuadër të hetimeve të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “MATËSI”.

Si rezultat i operacionit u arrestua për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasi:

  1. S., 35 vjeç, me detyrë shef ekipi për lexuesit e matësave të energjisë elektrike, pranë OSSH Vlorë.

Ky shtetas u kap në flagrancë duke marrë 100 euro nga një subjekt privat, me qëllim favorizimin për pagesën e energjisë elektrike, nëpërmjet ndërhyrjes në aparatin matës.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë edhe shtetasi L. H., 42 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi u konstatua së bashku me shtetasin M. S., duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në kuadër të këtij operacioni, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 100 euro, 2 celularë dhe 1 automjet.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post PAMJE/ Kapet shefi për lexuesit e matësve të energjisë në Vlorë, për çfarë akuzohet appeared first on Euronews Albania.

Ish-kreu lokal i PD-së, Genc Deromemaj, emërohet në krye të Kadastrës së Vlorës

By: fra nc
24 June 2025 at 14:54

Genc Deromemaj, ish-kryetar i Partisë Demokratike, për degën e Vlorës, është emëruar drejtor i ri i Kadastrës në Vlorë.

Ai merr këtë detyrë pas largimit të drejtuesit të mëparshëm të këtij institucioni, Erjon Galanxhi, i cili dha dorëheqjen pas vetëm 3 muajsh në detyrë.

Pozicioni mbahej në mënyrë të përkohshme nga Paola Sulaj, e komanduar në këtë rol pas dorëheqjes së Galanxhi.

Burime zyrtare konfirmojnë se emërimi i Deromemajt është bërë zyrtar dhe ai tashmë ka marrë detyrën në mënyrë të plotë.

Ky është ndryshimi i tretë në drejtimin e Kadastrës së Vlorës brenda dy viteve të fundit, pas largimit të Ina Lucit dhe më pas të Ergys Skënderit, që gjithashtu u tërhoqën nga ky pozicion.

Kadastra e Vlorës është një nga institucionet më të rëndësishme në qytet dhe kohët e fundit ka qenë në vëmendje për shkak të problematikave të pronësisë në zonën bregdetare.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ish-kreu lokal i PD-së, Genc Deromemaj, emërohet në krye të Kadastrës së Vlorës appeared first on Euronews Albania.

Lirohen 2 hapësira në bregdetin e Vlorës dhe Sarandës, nën hetim 2 persona

24 June 2025 at 14:45

Policia e Vlorës ka vijuar operacionin “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

Gjatë kontrolleve në plazhin e Jonufrit, Vlorë, u lirua një hapësirë publike që ishte zënë në mënyrë të paligjshme nga shtetasi R. S., i cili kishte vënë disa komplete me çadra dhe shezlongë dhe ushtronte aktivitetin në një beach bar, pa e regjistruar në organet kompetente.

Në bregdetin e Sarandës, në vendin e quajtur “Çentral”, u lirua një hapësirë publike që ishte zënë në mënyrë të paligjshme nga shtetasi J. Ç., duke vënë disa komplete me çadra dhe shezlongë.

Për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në prokuroritë respektive ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. S., 43 vjeç, banues në Vlorë dhe J. Ç., 30 vjeç, banues në Sarandë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lirohen 2 hapësira në bregdetin e Vlorës dhe Sarandës, nën hetim 2 persona appeared first on Euronews Albania.

Momenti kur shoferi i Benzit në Vlorë përplas disa herë qëllimisht makinën tjetër

23 June 2025 at 14:31

Këto janë pamjet e ngjarjes së pazakontë të ndodhur të hënën në zonën e Skelës në Vlorë ku një konflikt verbal dhe fizik mes dy shoferëve përfundoi me përplasjen e automjeteve mes tyre.

Sipas dëshmitarëve, ngjarja nisi pas një keqkuptimi në rrugë, i cili degjeneroi në konflikt verbal mes palëve. Pas fjalëve të ashpra, drejtuesi i “Benz”-it, në gjaknxehtësi e sipër, ka përplasur disa herë automjetin tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e incidentit. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa palët pritet të merren në pyetje.

 

The post Momenti kur shoferi i Benzit në Vlorë përplas disa herë qëllimisht makinën tjetër appeared first on Euronews Albania.

Aksion për lirimin e plazheve publike në Vlorë, sekuestrohen çadra e shezlongë

By: fra nc
23 June 2025 at 13:19

Policia Bashkiake e Vlorës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë një aksion të përbashkët për lirimin e hapësirave publike përgjatë vijës bregdetare, si dhe për kontrollin e subjekteve që operojnë pa kontrata apo dokumentacion të rregullt.

Operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit në zonat turistike të Rradhimës dhe Orikumit, ku janë konstatuar raste të shfrytëzimit të paligjshëm të plazheve. Gjatë ndërhyrjes, janë hequr çadra, shezlongë dhe struktura të përkohshme të vendosura pa leje, ndërsa një sërë subjektesh janë paralajmëruar ose proceduar për shkelje të ligjit.

Sipas autoriteteve, ky aksion është pjesë e një fushate më të gjerë që do të shtrihet përgjatë gjithë bregdetit të Vlorës, me synim garantimin e aksesit të lirë për pushuesit dhe forcimin e rendit e ligjshmërisë në menaxhimin e zonave turistike.

Teksa sezoni veror po shkon në pikun e tij, institucionet vendore dhe policore kanë bërë të ditur se nuk do të tolerohet asnjë formë abuzimi apo zaptimi i paligjshëm i hapësirave publike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksion për lirimin e plazheve publike në Vlorë, sekuestrohen çadra e shezlongë appeared first on Euronews Albania.

VIDEO| Shoferët sherr në mes të rrugës, pas debatit përplasin qëllimisht makinat

23 June 2025 at 12:22

Një konflikt verbal dhe fizik mes dy shoferëve këtë të hënë në zonën e Skelës në Vlorë ka përfunduar me përplasjen e automjeteve mes tyre.

Pas një debati mes dy drejtuesve të mjeteve, njëri prej tyre, që drejtonte një automjet tip “Benz”, ka goditur disa herë qëllimisht makinën tjetër.

Sipas dëshmitarëve, ngjarja nisi pas një keqkuptimi në rrugë, i cili degjeneroi në konflikt verbal mes palëve.

Pas fjalëve të ashpra, drejtuesi i “Benz”-it, në gjaknxehtësi e sipër, ka përplasur disa herë automjetin tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e incidentit. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa palët pritet të merren në pyetje.

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO| Shoferët sherr në mes të rrugës, pas debatit përplasin qëllimisht makinat appeared first on Euronews Albania.

Normalizohet situata në Vlorë, rikthehet uji i pijshëm në lagjet e qytetit bregdetar

22 June 2025 at 16:45

Problematika e mosfurnizimit të rregullt me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës mesa duket është zgjidhur.

Drejtuesi i ujësjellës kanalizime në Vlorë, Ermal Murati në një deklaratë për mediat sqaroi se kanë ndërhyrë dhe kanë rregulluar presionin në pompa.

Aktualisht sipas tij edhe lagjet fundore kanë ujë të pijshëm. Mes të tjerash ai tha se kjo mungesë e ujit nuk ka penguar që turizmi të vijoj normalisht.

Sipas tij pas vendosjes së rrjetit të ri të ujit të pijshëm problematika të tilla do të evitohen. Ai thotë se rrjeti aktual ka shumë humbje dhe është i amortizuar duke bërë që të kemi të tilla situata.

Ujësjellës kanalizime Vlorë garanton se në të ardhmen të tilla probleme do të evitohen pasi gatishmëria do të jetë maksimale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Normalizohet situata në Vlorë, rikthehet uji i pijshëm në lagjet e qytetit bregdetar appeared first on Euronews Albania.

Aksident i rëndë në Vlorë-Selenicë, 2 automjete përplasen “kokë më kokë”

22 June 2025 at 15:14

Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën në rrugën Vlorë – Selenicë në afërsi të fshatit Qishbardhë.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, një kamionçinë dhe një veture e llojit Audi A3.

Si pasojë e përplasjes kokë më kokë një prej personave pasagjerë në Audi ka mbetur i lënduar rëndë dhe është transportuar në drejtim të spitalit të Vlorës.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton lidhur me rrethanat e aksidentit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksident i rëndë në Vlorë-Selenicë, 2 automjete përplasen “kokë më kokë” appeared first on Euronews Albania.

Fshihte armë dhe municione në një ndërtesë, procedohet i lirë pronari në Vlorë

18 June 2025 at 10:52

Policia e Vlorës, me qëllim parandalimin e veprimtarive të paligjshme, kanë ushtruar kontrolle në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë.

Gjatë kontrolli në një ndërtesë të vjetër të pabanuar, policia ka gjetur të murosura disa armë dhe municion luftarak.  Nga verifikimet rezultoi se ndërtesa ku u gjetën armët dhe municioni është në pronësi të shtetasit me iniciale Gj. K., 67 vjeç, i cili për shkak të moshës dhe gjendjes shëndetësore, është proceduar në gjendje të lirë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 2 armë zjarri automatike, 12 granata difensive pa ndezës, 14 ndezës granatash të mbështjellë me letër dhe rreth 2200 fishekë luftarak.

Armët e zjarrit dhe municioni do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertim.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Fshihte armë dhe municione në një ndërtesë, procedohet i lirë pronari në Vlorë appeared first on Euronews Albania.

❌