Normal view

“Interes për kulturën dhe historinë”, turistët e huaj preferojnë Vlorën për pushime

By: Besnik
7 May 2025 at 17:39

Vlora ka nisur të mirëpresë vizitorët e parë të këtij sezoni, kryesisht grupe turistësh të moshës së tretë nga vende të ndryshme të botës.

Krahas bukurive natyrore, kjo periudhë para sezonit turistik karakterizohet nga çmime më të ulëta dhe temperatura më të përshtatshme për moshat e mëdha, duke e bërë qytetin bregdetar një zgjedhje të preferuar për këta vizitorë.

Turistët vijnë nga vende si Izraeli, Italia, Gjermania, por nuk mungojnë edhe ata nga Afrika apo nga shtete të Lindjes së Mesme ndërsa interesi i tyre lidhet me historinë dhe kulturën e qytetit.

“Jam nga Izraeli dhe më pëlqen shumë Vlora, njerëzit dhe atmosfera e qytetit. Dielli, mikpritja dhe veçanërisht Manastiri i Zvërnecit më kanë lënë mbresa. Ndoshta nuk jam e sigurt nëse do të rikthehem, por me siguri do ta rekomandoj Vlorën si destinacion”, thotë një turiste.

“Së pari, plazhet janë shumë të bukura, pamjet janë të mrekullueshme dhe ushqimi është fantastik. Besoj se do të rikthehem. Shqipëria është e bukur dhe do të zhvillohet akoma më shumë. Vlora më pëlqen për atmosferën dhe qetësinë që ofron”, shprehet një turist.

Operatorët turistikë raportojnë një rritje të ndjeshme të kërkesave dhe rezervimeve, jo vetëm në njësitë hoteliere, por edhe në apartamentet që jepen me qira ditore, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kjo tendencë jep sinjalet për një sezon turistik premtues për qytetin bregdetar ku duket se Vlora është kthyer si destinacioni i preferuar i turistëve të moshës së tretë nga vende të ndryshme të botës të cilët  janë të interesuar kryesisht për historinë dhe kulturën e qytetit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Interes për kulturën dhe historinë”, turistët e huaj preferojnë Vlorën për pushime appeared first on Euronews Albania.

Vlorë| Ceremoni përkujtimore për 5 Majin, nderohen Dëshmorët e Atdheut

5 May 2025 at 10:36

Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut, në qytetin e Vlorës u zhvillua sot një ceremoni përkujtimore pranë Varrezave të Dëshmorëve.

Autoritete vendore e qëndrore, përfaqësues të institucioneve shtetërore, organizata të veteranëve dhe familjarë të dëshmorëve morën pjesë për të nderuar kujtimin e atyre që sakrifikuan jetën për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë.

Ceremonia u shoqërua me vendosjen e kurorave me lule, interpretim të Himnit Kombëtar dhe momente të reflektimit për sakrificën dhe kontributin e dëshmorëve në historinë e Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vlorë| Ceremoni përkujtimore për 5 Majin, nderohen Dëshmorët e Atdheut appeared first on Euronews Albania.

Pamjet/ Si duket aeroporti i Vlorës, Rama: 3 ditë nga ulja e avionit të parë

By: Besnik
5 May 2025 at 10:10

Këto janë pamjet e pistës së përfunduar të aeroportit të ri në Vlorë. Kryeministri Edi Rama i ka publikuar këtë të hënë në rrjetet sociale, duke njoftuar se aeroporti po i afrohet fazës së testimeve finale.

Sipas Ramës, vetëm 3 ditë na ndajnë nga ulja e avionit të parë në pistën e re, e cila është kodifikuar me inicialet VLO.

Sipas Ramës, në ditët në vijim do të nisë edhe fillimi i testeve të hapjes graduale, për çertifikimin përfundimtar të aeroportit.

“Edhe 3 ditë nga ulja e avionit të parë në pistën e kodifikuar me inicialet VLO dhe për fillimin e testeve të hapjes graduale, për çertifikimin përfundimtar,” shkruan Rama krahas pamjeve të postuara.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pamjet/ Si duket aeroporti i Vlorës, Rama: 3 ditë nga ulja e avionit të parë appeared first on Euronews Albania.

“Rrinte i heshtur”- Gruaja e 58-vjeçarit në Vlorë rrëfen momentet e atentatit

By: fra nc
28 April 2025 at 14:32

Klodiana Rakipaj, bashkëjetuesja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, i vrarë mëngjesin e së dielës në Vlorë, ka rrëfyer për Euronews Albania momentet dramatike të ngjarjes së rëndë.

Rakipaj tha se ka qenë në banesë me Hoxhajn përpara se ai të largohej për të pirë kafe.

Ajo shton se pak minuta pas daljes së të shoqit dëgjoi të shtëna armësh, për të cilat fillimisht mendoi se ishin fishekzjarrë.

“Kur dola, pashë trupin e tij të pajetë në shesh, të mbuluar me gjak. Bërtita me të madhe dhe kërkova ndihmë. Kur nuk mora përgjigje, zbrita poshtë dhe njoftova policinë,” tha ajo, duke shtuar se ende është e terrorizuar nga ngjarja.

Ajo thekson se Renato Hoxhaj ishte një njeri pa probleme, apo konflikte konflikt, qoftë personale, pronësore apo brenda familjes.

Sipas saj, pak çaste para vrasjes, viktima qëndronte i heshtur dhe fliste shumë pak.

Në dëshminë e saj, Rakipaj shton se tashmë ka mbetur pa strehë, pasi pas ngjarjes së rëndë nuk mund të qëndrojë më në banesën ku jetonte me 58-vjeçarin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

“Nuk kam ku të jetoj,” përfundoi ajo e tronditur.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Rrinte i heshtur”- Gruaja e 58-vjeçarit në Vlorë rrëfen momentet e atentatit appeared first on Euronews Albania.

Vrasja në Vlorë, ky është 58-vjeçari që u ekzekutua në hyrje të banesës së tij

By: Besnik
28 April 2025 at 09:21

Ky që shihni në foto është 58-vjeçari Renato Fredi Hoxhaj, i cili mbeti i vrarë të dielën në qytetin e Vlorës. Ai u godit me plumba tek shkallët në hyrje të banesës së tij.

Sipas informacioneve, ka qenë bashkëjetuesja e tij, e cila ka dëgjuar të shtënat dhe më pas e ka gjetur të vrarë dhe ka lajmëruar menjëherë policinë.

58-vjeçari ishte i divorcuar prej vitesh dhe kishte dy fëmijë të rritur. Ai punonte si roje objekti ndërkohë që u vra sapo po kthej nga puna në banesën e tij rreth orës 06:00 të mëngjesit të së dielës.

Nga banorët e zonës, ai njihej si një njeri i mirë dhe pa probleme. Sipas hetimeve, ai është goditur nga afër, tek shkallët në hyrje të banesës. Autorët e kanë qëlluar me tre plumba ndërsa të shtënat i ka dëgjuar bashkëjetuesja e tij, e cila ka njoftuar menjëherë policinë.

Pas ngjarjes, është ngritur një grup hetimor i posaçëm dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. Po ashtu, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të krimit.

Një moment prekës pas atentatit ka qenë edhe momenti kur qeni i 58-vjeçarit ishte duke kërkuar gjithandej për të, ndërkohë që ky moment nuk ka shpëtuar nga vëmendja e gazetarit të Euronews, Algert Harizaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vrasja në Vlorë, ky është 58-vjeçari që u ekzekutua në hyrje të banesës së tij appeared first on Euronews Albania.

Rama në Vlorë: Hapim këtu Akademinë e Aviacionit, do jetë rajonale

27 April 2025 at 12:12

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi të dielën një takim me studentë dhe pedagogë në Vlorë.

Rama foli për përmirësimin cilësor që sipas tij ka pësuar sistemi universitar përgjatë viteve të fundit dhe projektet për ta zhvilluar më tej atë.

Ai tha se një nga synimet është hapja e Akademisë së Aviacionit në Vlorë me qëllimin që ajo të jetë një akademi rajonale edhe me studentë të huaj për të përgatitur pilotët për të gjitha llojet e mjeteve të fluturimit.

“Do të hapim në Vlorë Akademinë e Aviacionit dhe synimi është që të jetë një akademi rajonale, ku të kemi edhe studentë të huaj për të përgatitur pilotët për të gjitha llojet e mjeteve të fluturimit, dhe më vjen shumë mirë se kjo është hapur më parë, sepse pastaj duhet të fuqizojmë edhe pjesën tjetër që ka të bëjë me industrinë detare. Kemi së shpejti edhe një marrëveshje tjetër me Ficanterin e Italisë për të rivitalizuar kantierët e mirëmbajtjes dhe ndërtimit të anijeve këtu në Vlorë”, – tha Rama.

 

 

The post Rama në Vlorë: Hapim këtu Akademinë e Aviacionit, do jetë rajonale appeared first on Euronews Albania.

Detaje nga vrasja në Vlorë: 58-vjeçari u qëllua nga afër, me 3 plumba

27 April 2025 at 09:34

Renato Hoxhaj, 58 vjeç u gjet i vrarë me armë zjarri në afërsi të banesës së tij, në Vlorë mëngjesin e së dielës.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ngjara ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit kur 58-vjeçari po kthehej, pasi kishte mbyllur punën si roje në një objekt në ndërtim aty pranë.

Ai është goditur nga afër, tek shkallët në hyrje të banesës. Është goditur tre herë me armë zjarri pistoletë, dy në kokë dhe një në trup. Të shtënat i ka dëgjuar bashkëjetuesja e tij e cila edhe ka lajmëruar policinë.

Dyshohet se autor/ët mund të këtë hyrë edhe nga një rrugë tjetër pas lagjes e cila ishte si shteg pa kamera sigurie dhe në errësirë totale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Detaje nga vrasja në Vlorë: 58-vjeçari u qëllua nga afër, me 3 plumba appeared first on Euronews Albania.

Arrestohet 25-vjeçari që dhunoi të moshuarin në Vlorë, çfarë i sekuestroi policia

By: Besnik
25 April 2025 at 13:45

Policia e Vlorës ka arrestuar një 25-vjeçar, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht një 70-vjeçar për motive të dobëta.

Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 22.04.2025, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, ku autori i dyshuar, B. D., ka sulmuar shtetasin J. K., 70 vjeç, banues në këtë lagje.

Policia thotë se gjatë kontrollit fizik të kryer gjatë ndalimit, 25-vjeçarit i është gjetur një përforcues metalik grushti me thikë ndërsa gjatë kontrollit të mëpasshëm në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe dy përforcues të tjerë grushti, një biçak dhe një pajisje elektroshoku.

Njoftimi i policisë

Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 22.04.2025, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, ku një person i paidentifikuar, dyshohet për motive të dobëta, ka sulmuar fizikisht shtetasin J. K., 70 vjeç, banues në këtë lagje, bën të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit B. D., 25 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në momentin e ndalimit, këtij shtetasi iu gjet një përforcues metalik grushti me thikë. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe dy përforcues të tjerë grushti, një biçak dhe një pajisje elektroshoku.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Arrestohet 25-vjeçari që dhunoi të moshuarin në Vlorë, çfarë i sekuestroi policia appeared first on Euronews Albania.

Emigrantët rikthehen për Karnavalet e Nartës, tre ditë festime në Vlorë

By: Besnik
22 April 2025 at 16:35

“Karnavalet e Nartës, një traditë e lashtë pagane, po festohen edhe këtë vit.

Pas Pashkës Ortodokse, festa sjell gjallëri në fshatin Nartë të Vlorës, ku karakteristike janë kostumet e ngjashme me ato të kohës antike.

Banorët e fshatit për tri ditë rresht këndojnë dhe kërcejnë, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme.

Banorët thonë se ky festim është një traditë që e mbajnë gjallë prej dekadash, duke e trashëguar brez pas brezi.

Një kënaqësi e madhe për ta është rikthimi i emigrantëve, të cilët vijnë për të festuar me familjet e tyre dhe për të sjellë gjallëri në fshat. Të rinjtë, veçanërisht, kontribuojnë në atmosferën festive.

Ata gjithashtu tregojnë simbolikën e kësaj feste të hershme.

“Kjo traditë ka qenë që në kohën e baballarëve tanë. Tani e festojnë djemtë tanë. Është një Pashkë që e feston gjithë fshati. Festa mbahej që para se të prisheshin kishat, simbolizon traditën e fshatit”, thotë një nga të pranishmit.

“Është një festë e lashtë, e bënin të parët tanë. Zgjat tre ditë. Ndihemi shumë mirë, kam që i vogël që e festoj. Kam qenë 3 vjeç kur kam filluar. Kjo është një veshje ekstravagante, vishemi çdo ditë ndryshe. Më pëlqen pjesa që bëhet qejf, ka harmoni, mund të bësh çfarë të duash. Këtë vit ka shumë njerëz, janë rikthyer edhe gocat”, thotë një djalë.

“Ka që nga gjyshërit e stërgjyshërit. Nuk mbahet mend që kur është krijuar fshati”, thotë një pjesëmarrës tjetër.

“Jemi të gëzuar, sepse na kanë ardhur fëmijët. Kanë vite që vijnë e ikin, vijnë e ikin…”, thotë një zotëri.

Me dhjetëra banorë të Nartës, të emigruar në Greqi, Gjermani dhe Zvicër, janë rikthyer këtë vit në fshatin e Vlorës për të kaluar Pashkët dhe për të festuar Karnavalet.

Karnavalet e këtij viti shënuan një pjesëmarrje rekord dhe janë konsideruar si një nga edicionet më të suksesshme të viteve të fundit.

Me shumë mundësi, ato do të kthehen në një atraksion të rëndësishëm edhe për turistët, të cilët kërkojnë të përjetojnë nga afër kulturën autentike shqiptare.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Emigrantët rikthehen për Karnavalet e Nartës, tre ditë festime në Vlorë appeared first on Euronews Albania.

Entuziazëm në Vlorë, protagonistët rrëfejnë emocionet e rikthimit në Superligë

21 April 2025 at 16:43

Një triumf që bën krenar gjithë qytetin, të rritur e fëmijë, tifozë e jo tifozë, në Vlorë ka festë dhe arsyeja është Flamurtari.

Kuqezinjtë rikthehen në elitën e futbollit vendës pas 5 vitesh, sakrifica e gjithë sezonit shpërblehet në mënyrën më të mirë të mundshme. Flamurtari asnjëherë nuk ka qenë vetëm, vlonjatët kanë qenë aty për ta mbështetur, e këtë gjë bënë edhe pas triumfit të së dielës.

Fillimisht pritën skuadrën në Levan dhe e shoqëruan drejt stadiumit Flamurtari, ku në sheshin përpara këtij impianti vijuan festimet.

Trajneri Artim Pollozhani i është kënaqur kësaj arritje të skuadrës.

“Patjetër, sigurisht 5 vite janë shumë, por në këtë moment harrohen të gjitha, Flamurtari kthehet aty ku ka vendin”. tha ai.

Fillimisht si lojtarë e tani si zv.trajnerë, kontribut në këtë arritje kanë dhe dyshja Andi Ribaj dhe Lejdi Liçaj.

“Pas disa sezonesh në Kategorinë e Parë, rikthehemi ku i takon Flamurtarit. Falenderoj djemtë dhe presidencën e stafin”, tha Ribaj.

“U arrit objektivi, ndihem i lumtur, ky është shpërblimi i mundit. Kjo është lutmuri, kënaqësi dhe mirënjohje për gjithë qytetin”, shtoi Liçaj.

Drejtori teknik i vlonjatëve ka dhe një premtim për sezonin e ardhshëm.

“Më kujton diçka vite e vite të tëra, ka qenë kthim triumfues. Më vjen mirë që qyteti e mbështeti dhe do vijojë po ashtu. Do krijojmë ekip shumë të fortë për superligën, Flamurtar konkurrues”, tha Alfred Ferko.

Gëzim ka pasur edhe te ata të cilët dhanë shpirtin në fushë, futbollistët.

“Flamurtari nuk duhet të jetë në këto ujëra, Superliga është më e bukur me Flamurtarin”, tha Idriz Batha.

Denis Pjeshka shton se: “Pas një kampionati të gjatë, jemi të gëzuar dhe do festojmë sot”.

Vasil Shkurtaj shprehet: “Jam shumë i lumtur, kemi punuar shumë për këtë qëllim, ky ekip meriton Superligën”.

“Arritëm një objektiv të vështirë, mundi dhe sakrifica na u shpërblye”, thekson Erald Marku.

Reagime të tjera ka pasur dhe nga Alesandro Ahmetaj i cili tha: “Erdha për këtë qëllim dhe ia arritëm, një ndër emocionet më të bukura”.

Gjithashtu Fabio Hasa shton: “Ndihemi të lumtur, ishte vit i gjatë me shumë punë e sakrificë, jemi të gëzuar”.

“Ia dedikoj gjithë qytetit, në 5 vite sakrificë për të gjithë, por ia vlejti, Flamurtari mos ta shikojë këtë ligë”, tha Fabjan Beqja.

Ndërkaq, Bruno Telushi cilësoi se qyteti i Vlorës e meritonte këtë arritje.

“Normalisht jam i lumtur për faktin se Flamurtari ngjitet në Superligë, ky qytet e meriton këtë gjë, e do sportin, Flamurtari arriti të jetë në Superligë, mes më të mirëve”.

Për Flamurtarin nuk do të ketë pushime, skuadra do të nisë nga puna për sezonin e ri, i cili premton më tepër sfida e vështirësi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Entuziazëm në Vlorë, protagonistët rrëfejnë emocionet e rikthimit në Superligë appeared first on Euronews Albania.

Makina përplas nënë e bijë në Vlorë, 5-vjeçarja dhe e ëma shpëtojnë fatmirësisht

By: Besnik
17 April 2025 at 12:09

Një aksident rrugor është regjistruar në lagjen “Lef Sallata” në qytetin e Vlorës ku një makinë ka përplasur një 29-vjeçare dhe vajzën e saj të mitur 5 vjeçe.

Për fat të mirë nënë e bijë, janë jashtë rrezikut për jetën dhe pasi ato morën ndihmë mjekësore në spital, u larguan për në banesën e tyre.

Sipas policisë aksidenti ndodhi kur shoferi i makinës po lëvizte me indietro.

Njoftimi i policisë

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin L. Xh., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke kryer manovrën indietro, në lagjen “Lef Sallata”, ka aksidentuar shtetasen P. M., 29 vjeçe, dhe vajzën e saj të mitur 5-vjeçare, të cilat pas ndihmës mjekësore në spital, janë larguar për në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU

The post Makina përplas nënë e bijë në Vlorë, 5-vjeçarja dhe e ëma shpëtojnë fatmirësisht appeared first on Euronews Albania.

Vlorë| Zjarr në zonën e Panajas, era e fortë vështirëson neutralizimin e flakëve

17 April 2025 at 10:48

Një zjarr ka shpërthyer në fushat e zonës së Panajas, pranë autostradës, duke përfshirë sipërfaqe të gjera me shkurre dhe bimësi të mbjellë. Përhapja e flakëve është përshpejtuar nga erërat e forta, duke bërë që zjarrfikësit të kenë vështirësi në kontrollimin e tij.

Për shkak të afërsisë me aksin rrugor, qarkullimi është rënduar ndjeshëm, duke rritur rrezikun për ndodhinë e aksidenteve.

Autoritetet përkatëse janë njoftuar dhe pritet ndërhyrja e menjëhershme për të neutralizuar flakët dhe për të garantuar sigurinë e udhëtarëve në këtë zonë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vlorë| Zjarr në zonën e Panajas, era e fortë vështirëson neutralizimin e flakëve appeared first on Euronews Albania.

Berisha në Vlorë: Përmbytje pas 11 majit! Shqiptarët në krye të rajonit për rrogat

15 April 2025 at 20:41

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi këtë të martë takimin e prezantimit të kandidatëve të koalicionit Shqipëria Madhështore në Vlorë.

Përballë qytetarëve Berisha tha se në 11 maj, Partia Demokratike pasi të fitoj të drejtën për të qeverisur në tre muajt e parë do të rrisë rrogat.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, qytetarëve të Vlorës, banorëve të këtij qarku nga Konispoli në Mifol.

Vlonjateve dhe vlonjatëve në Vlorë, në Shqipëri dhe kudo që ndodhen sonte. Mirënjohjen më të pakufishme për këtë mbështetje të jashtëzakonshme.

Dua të përshëndes gjithashtu këtu para jush, në emër të koalicionit, udhëheqësin politik të qarkut të Vlorës, zotin Bujar Leskaj. Drejtuesen politike të Sarandës, zonjën Ina Zhupa.

Ekipin e mrekullueshëm të përfaqësuesve tuaj në parlamentin shqiptar, krenari për Vlorën, krenari për Shqipërinë. Miqtë e mi, unë vij tek ju për të paraqitur para jush projektin e Shqipërisë Madhështore.

Por theksoj këtu se në rast se ky projekt do kishte një djep, djepi i madhështisë së shqiptarëve është Vlora. Është Vlora e bukurive mahnitëse. E pasurive të jashtëzakonshme. Por është Vlora e të pamundurave madhështore në historinë tonë kombëtare. E flamurit të pavarësisë. E betejave të fituara me perandoritë.

Asgjë, askund nuk shkon më shumë shpirti madhështor dhe i pamposhtur i shqiptarëve se në Vlorë tek vlonjatët.

Kur ne paraqitëm apo vendosëm të paraqesim para jush projektin tonë për një Shqipëri Madhështore, pati jo pak nga ata që menduan se këtu ka një ekzagjerim, se këtu ka një mungesë realizimi.

Në të vërtetë nuk ka asnjë mungesë realizmi, nuk ka asnjë ekzagjerim sepse ne jo vetëm kemi të tillë historinë, por PD ka të tillë trashëgiminë.

Është partia që përmbysi diktaturën. Është partia që ndërtoi tregun dhe Shqipërinë e lirë. Është partia që anëtarësoi Shqipërinë në NATO.

Demokrate e demokratë të Vlorës, është partia që u përpoqën ta shuajnë nga faqja e dheut sepse qëndroi shqiptare, qëndroi partia e idealeve të lirisë, të dinjitetit njerëzor, të dinjitetit shqiptar. Pak muaj më parë menduan se i lanë duart me ne, por ja ku jemi sot të ngritur si Sfinksi në zenit, të pamposhtur, të sigurt në fitore.

Ne jemi burrat dhe gratë që besojmë se i bëjmë të pamundurat të mundura. Që besojmë se Shqipërinë do e shpëtojmë nga e keqja që i ka rënë. Nga e keqja e radhës, sepse kombi ka njohur të këqija të mëdha.

Por si kjo e fundit, ndër më të shëmtuarat, ndër më antishqiptaret, kjo e keqe e madhe zbrazi Vlorën e bukurive përrallore, Vlorën e pasurive përrallore, zbrazi Shqipërinë më shumë, më keq se çdo pushtim në histori.

Miqtë e mi, por ne u ngritëm si shqiptarë që besojnë se do bëjmë të pamundurën të mundur. Që besojnë se këtë regjim, këtë të keqe, do e shkulim nga rrënjët. Do e përcjellim në arkivat e historisë.

Shqipërinë Madhështore, ndërtimin e saj, ne e nisim nga shpirti madhështor i shqiptarëve, i nënave, motrave, burrave dhe grave, të cilët në shekuj kanë ndarë kafshatën me njëri-tjetrin, nuk kanë pranuar kurrë të lënë në mjerim siç ndodh sot.

Po miq, e kemi shpallur, do e nisim nga zemra e dhimbsur. Do ta nisim me përulje. Do ta nisim me njerëzi. Me kujdes për ata që ky regjim pothuajse i përjashtoi nga Shqipëria, i varfëroi, i poshtëroi, i topiti dhe i la në mjerim ekstrem.

Jo, jo. Nuk do ketë më asnjë shqiptar që do jetë në mjerim ekstrem sepse ne taksat tuaja, paratë tuaja, djersën tuaj, para së gjithash dhe mbi të gjitha, do ua kthejmë ju dhe vetëm ju.

T’i pyesim pak këta qeveritarë, si mund të dilni ju para qindra e mijërave burrave dhe grave që shkrinë jetën e tyre, shkrinë energjitë e tyre për Shqipërinë që është sot dhe tani trajtohen në mënyrën më mjerane, më poshtëruese.

Marrin pension më pak se sa Gjermania jep për kafshën shtëpiake. Ndërkohë ministrat, mbiministrat marrin 50 pensione. Ndërkohë ministrat, mbiministrat ulen me pjata 15 pensione. Hapin shishe 30 pensione. Si mundet? A mund të ecim në këtë mënyrë? Jo. U jap ju fjalën se 3 muajt e parë, kjo situatë përmbyset. Shqiptarët në mjerim nuk do ketë më.

Çdo shqiptar do marrë 200 euro. Nuk do ketë rrogë minimale nën 500 euro. Nuk do ketë rrogë mesatare nën 1200 euro. Mësuesit e fëmijëve tanë do marrin 1500 euro. Shqipëria, shqiptarët nisin udhën për të dalë në krye të vendeve të rajonit për rrogat, pensionet dhe mbështetjen e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berisha në Vlorë: Përmbytje pas 11 majit! Shqiptarët në krye të rajonit për rrogat appeared first on Euronews Albania.

Vlorë, marinari egjiptian dëmton dorën me fresibël, dërgohet me urgjencë në spital

By: Besnik
3 April 2025 at 11:54

Një incident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte pranë portit të Vlorës, në një anije peshkimi.

Një marinar me shtetësi egjiptiane ka pësuar dëmtime të rënda në dorë gjatë punës.

Sipas burimeve të para, marinari po punonte me një mjet prerës (fresibël) kur ka dëmtuar dorën duke pësuar lëndime serioze.

Në vendngjarje është nisur menjëherë një mjet i Policisë Kufitare për të transportuar të dëmtuarin drejt portit të Vlorës.

Më pas, ai është dërguar urgjentisht në Spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi nga Kapiteneria e Portit të Vlorës

Sot rreth orës 10:45, Kapiteneria e Portit të Vlorës mori një njoftim nga kapiteni i anijes AP Graciano V, z. Mustafa Farag, me kombësi egjiptiane, për një incident ku një peshkatar në bord, z. Nader Elshahat, gjithashtu me kombësi egjiptiane, kishte dëmtuar dorën me një paisje presëse fresibel gjatë punimeve në anije. Kapiteni kërkoi asistencë mjekësore, e cila u aktivizua menjëherë.

Pas njoftimit, u dërgua ambulanca në numrat 125 dhe 127, dhe policia kufitare për të siguruar asistencën e nevojshme. Rreth orës 11:10, pas një komunikimi të dytë me kapitenin, u konfirmua se gjendja e peshkatarit ishte normale, por i ishte kërkuar të niste sa më shpejt drejt portit të Vlorës.

Në orën 11:15, ambulanca mbërriti në port dhe e pritën pranë kalatës së anijeve pasagjere. Pak më vonë, mjeti lundrues i Policisë Kufitare, BP-05, arriti pranë anijes për të marrë peshkatarin dhe për ta transportuar në bordin e mjetit lundrues.

Në orën 11:30, BP-05 mbërriti në portin e Vlorës. Peshkatari ishte i vetëdijshëm, me një prerje të thellë në dorën e majtë dhe kishte humbur një sasi të madhe gjaku, por gjendja e tij nuk ishte kritike. Në orën 11:35, ai u transferua në ambulancë dhe u nis drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për trajtim të mëtejshëm.

Në orën 11:50, anija AP Graciano V mbërriti në portin e Vlorës dhe u akostua në kalatën veriore për ndjekjen e procedurave të mëtejshme nga autoritetet përkatëse.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vlorë, marinari egjiptian dëmton dorën me fresibël, dërgohet me urgjencë në spital appeared first on Euronews Albania.

Me armë me silenciator në çantë, arrestohet 19-vjeçari në Vlorë

By: fra nc
3 April 2025 at 11:53

Një 19-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi po qarkullonte me një armë zjarri pistoletë me silenciator në automjet.

Uniformat blu arrestuan dhe drejtuesin e automjetit për moskallëzim krimi.

Të rinjtë u ndaluan në aksin rrugor “Orikum-Vlorë”, në Radhimë, teksa po lëviznin me një automjet tip “Mercedes Benz”.

Pas ndërhyrjes së Policisë, pasagjeri ka hedhur një çantë nga automjeti dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur menjëherë nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit, në çantën e dorësu gjet një armë zjarri pistoletë me silenciator, e cila u sekuestrua si provë materiale.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për rastin. Materialet procedurale iu referuanorganit të akuzës, për veprime të mëtejshme.

“Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

P. K., 19 vjeç, banues në Orikum, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

B. K., 34 vjeç, banues në Orikum, për veprën penale “Moskallëzim i krimit””, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Me armë me silenciator në çantë, arrestohet 19-vjeçari në Vlorë appeared first on Euronews Albania.

Kontrolle të befasishme në hyrje dhe dalje të Vlorës, shoqërohen disa persona

By: Besnik
2 April 2025 at 21:56

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në bashkëpunim me Policinë Rrugore, ka hartuar një plan masash për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike.

Mbrëmjen e sotme, janë zhvilluar kontrolle të befasishme në hyrje dhe dalje të qytetit të Vlorës, me fokus kryesor ndaj mjeteve me xhama të zinj, personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë pa leje.

Sipas informacioneve të fundit, deri tani janë shoqëruar disa persona, ndërkohë që janë vendosur masa administrative për drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit dhe për ata që nuk kanë dokumentacion të rregullt.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kontrolle të befasishme në hyrje dhe dalje të Vlorës, shoqërohen disa persona appeared first on Euronews Albania.

Vlorë| Posedonte armë dhe lëndë eksplozive në banesë, arrestohet 57-vjeçari

20 March 2025 at 10:51

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në Vlorë kanë finalizuar operacionin policor “Explosion”. Ata kanë arritur sekuestrimin e 3 armëve zjarri dhe një sasie lënde eksplozive plastike, e ndarë në 10 kallëpe.

Lidhur me këtë rast është arrestuar 57-vjeçari Xhevair Sinanaj, banues në fshatin Gorrisht, Selenicë, lagjja Rexhepaj, i cili dyshohet se mbante të fshehura armët dhe eksplozivin për llogari të grupeve kriminale.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar: 3 armë zjarri, të fshehura në një çantë, një sasi lënde eksplozive plastike, e ndarë në 10 kallëpe, gati për përdorim.

Hetimet tregojnë se armët dhe lëndët eksplozive dyshohet se ishin mbajtur të fshehura nga 57-vjeçari për të mbështetur aktivitete të paligjshme të grupeve kriminale.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vlorë| Posedonte armë dhe lëndë eksplozive në banesë, arrestohet 57-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Vlorë, nëna e dehur përplas në tokë foshnjën 5-muajshe

14 March 2025 at 22:52

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, ku një grua rreth 35 vjeçe, në gjendje të dehur, ka përplasur disa herë në tokë foshnjën e saj 5-muajshe.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë për t’i marrë fëmijën, por nëna ka kundërshtuar me forcë. Foshnja është dërguar në spital për kontrolle mjekësore dhe, sipas policisë, nuk ka dëmtime të dukshme. Megjithatë, po i bëhet një skaner për të vlerësuar gjendjen e organeve të brendshme.

Ndërkohë, nëna e fëmijës është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje. Burime bëjnë me dije se ajo është e divorcuar.

The post Vlorë, nëna e dehur përplas në tokë foshnjën 5-muajshe appeared first on Euronews Albania.

Lagjet periferike në Vlorë, si në mesjetë. Mungojnë ndriçimi, asfalti dhe koshat

1 March 2025 at 18:22

Edhe pse infrastruktura e qytetit të Vlorës ka pësuar ndryshime gjatë viteve të fundit, sërish rrethinat e qytetit jetojnë si në mesjetë. Rrugë me baltë, të pa asfaltuara, pa trotuare dhe pa ndriçim, janë këto vetëm disa nga mangësitë në zonën e ish-fushës së aviacionit në qytetin bregdetar. Banorët që jetojnë aty tregojnë se përballen me këtë situatë prej më shumë se 20 vitesh, duke e bërë të vështirë jetesën për ta.

“Çfarë të përshkruaj. Kjo nuk bëhet më! U pastrua kur ishin kosovarët, e bashkia e la, u mbush prapë. Këtu s’ka pasur asgjë ,mall na bënë dhe këtë rrugën këtu se mbyteshim në baltë, çfarë investimi! Po të ishte drejt, aty do kaloja, nuk i bija rrotull. Tani detyrohem nga këtu te stacioni i trenit e dal në Vlorë. Kërko sa të duash ti, vijnë, hedhin gjoja ndonjë çakull, ‘do e shtojmë, do e bëjmë’, as e kanë shtruar asgjë. Kjo s’ka ndërmend të bëhet! Vijnë vetëm kur vjen koha e fushatës, ‘do bëjmë këtë, do bëjmë atë’, asgjë s’kanë bërë! Ja, do vijnë tani një palë, ikën, një tjetër vjen, kush të gënjejë më shumë”.

“Kjo ka vite, e ka pasur italiani, kurse tani e kanë lënë për mbeturina e me baltë. I hoqi italiani, e mbushën prapë këta. Jo, çfarë investimi do ketë këtu! Këta bëjnë ndonjë shtëpi për vete. Duhet të zhvillohet. Ne jemi mësuar kështu, po tani ka ardhur koha, duhet të bëhet se është baltë.”

“Ka 30 vite kështu e kjo rrugë kështu ka qenë, asnjë ndryshim fare s’ka. Shteti, qeveria, duhet ta bëjnë. Shumë e vështirë është, po çfarë të bëjmë?”

“Nuk vemi dot te shtëpia, o zotëri, çfarë bëhet! Gangrenë! Ja, shikoje! Ajde të ikim më poshtë. Ku ta gjejmë? Kanë ardhur këtu ata të bashkisë, e kanë fotografuar, e kanë bërë… Shikoje si është! Nuk marrin më vota këta, ta harrojnë këtë punë. Ja, shikoje rrugën, po na vdiqën! Nuk vemi dot në shtëpi.”

Banorët kanë humbur edhe shpresën se kjo zonë do të rehabilitohet. Ankesat e tyre ndër vite, siç tregojnë nuk janë dëgjuar, teksa blloku i banimit, sipas tyre, kthehet në vëmendjen e pushtetit vetëm gjatë fushatave elektorale.

Bëhet fjalë për një segment rrugor me gjatësi jo më tepër se 1 kilometër, i cili lidh njëkohësisht dy prej zonave kryesore të qytetit, rrugën ‘Transballkanike’ me lagjen ‘Kushtrimi’.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lagjet periferike në Vlorë, si në mesjetë. Mungojnë ndriçimi, asfalti dhe koshat appeared first on Euronews Albania.

Aksidentoi të riun me pasojë vdekjen në Vlorë, arrestohet 80-vjeçari

20 January 2025 at 08:49

Nga aksidenti i ndodhur ditën e djeshme , në aksin rrugor “Peshkëpi-Kotë ku për pasojë humbi jetën një 22-vjeçar, policia ka bërë të mundur arrestimin e 80 vjeçarit me iniciale    J. K., që aksidentoi të riun.

22-vjeçari ishte me motomjet në momentin që u përplas një makinë me drejtues 80-vjeçarin tashmë në pranga.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksidentoi të riun me pasojë vdekjen në Vlorë, arrestohet 80-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

❌