Normal view

“Duam siguri në shkolla”- Marshim në Tiranë për vrasjen e 14-vjeçarit te “Fan Noli”

By: fra nc
27 November 2024 at 11:41

Një protestë e tretë po mbahet këtë të mërkurë në Tiranë për vrasjen e 14-vjeçarit Martin C. nga bashkëmoshatari i tij në shkollën “Fan Noli”.

Nxënësit, të shoqëruar edhe nga prindërit e tyre, kanë vendosur të kryejnë një marshim nga shkolla “Fan Noli”, në drejtim të Ministrisë së Arsimit.

Teksa mbajnë një banderolë të madhe në duar, ku shkruhet: “Institucionet e papërgjegjshme vrasin”, prindërit kërkojnë më shumë siguri në shkolla për fëmijët e tyre.

“Kërkojmë siguri në shkolla”, thotë një prind që ka marrë pjesë në protestë.

The post “Duam siguri në shkolla”- Marshim në Tiranë për vrasjen e 14-vjeçarit te “Fan Noli” appeared first on Euronews Albania.

Policia procedon penalisht deputetët e opozitës dhe dhjetëra protestues

27 November 2024 at 11:40

Policia e Tiranës ka dalë me një deklaratë ku thotë se ka nisur hetimet lidhur me protestën e zhvilluar dje nga opozita në disa akse rrugore të kryeqytetit. Sipas policisë janë arrestuar disa persona dhe proceduar disa të tjerë për veprime të ndryshme penale.

Po ashtu u procedua shtetasi Ervin Minarolli, sekretar në Partinë Demokratike dhe deputetët Flamur Noka, Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Luan Baçi, Bledion Nallbati, Lefter Gështenja, Saimir Korreshi, Asllan Dogjani, Albana Vokshi, Petrit Vasili, Petrit Doda, Isuf Çela, Andia Ulliri, Greta Bardeli dhe Lindita Metaliaj.

Gjithashtu, 64 shtetas të tjerë janë proceduar për mosbindje ndaj urdhrave të policisë dhe për prishje të rendit publik ku në flagrancë u arrestuan shtetasit S. N., banues në Tiranë, dhe I. H., 53 vjeç, ndërsa u procedua shtetasi I. H. pasi ka bllokuar një automjet dhe ka goditur drejtuesin e tij.

Njoftimi i Policisë së Tiranës

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me protestën e zhvilluar më datë 26.11.2024, në disa akse rrugore në Tiranë, ka vijuar veprimet hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shoqërimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që kanë organizuar tubimet, kryer veprime kundërshtuese dhe të dhunshme, që kanë penguar lëvizjen e automjeteve dhe bllokuar akset rrugore.

U arrestua në flagrancë shtetasi S. N., banues në Tiranë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

U arrestua në flagrancë shtetasi I. H., 53 vjeç, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”. Ky shtetas, me veprime të dhunshme ka bllokuar lëvizjen e një automjeti tip “Benz”, duke bllokuar rrugën, dhe ka goditur drejtuesin e mjetit shtetasin A. G. Drejtuesi i mjetit u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

U procedua në gjendje të lirë shtetasi E. M., banues në Tiranë, me detyrë Sekretar për Organizimin dhe Burimet Njerëzore pranjë subjektit politik Partia Demokratike, për veprëm penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

U proceduan shtetasit F. N., (deputet) për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, dhe G. B., O. B., L. B., B. N., L. G., S. K., P. V., A. D., A. V., O. B., P. D., I. C., A. U., G. B., L. M., dhe L. B., (deputetë) për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”.

Gjithashtu u proceduan penalisht 64 shtetas për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.Materialet i kaluan Prokurorisë.

The post Policia procedon penalisht deputetët e opozitës dhe dhjetëra protestues appeared first on Euronews Albania.

Mbyllet protesta e opozitës, hapet qarkullimi në akset e bllokuara

26 November 2024 at 20:01

Protesta e radhës kombëtare e PD dhe opozitës është shoqëruar me përplasje të shumta mes protestuesve dhe policisë.

Me qindra automjete kanë mbetur të bllokuara për rreth 3 orë në zonën e Zogut të Zi, Pallatit me Shigjeta, sheshi Uillson, rruga e Elbasanit dhe në qendër pranë bashkisë për shkak të bllokimi të këtyre akseve nga ana e protestuesve të opozitës.

Në orarin zyrtar për të cilin opozita kishte kërkuar leje ditën e sotme, ora 20:00 ka nisur gradualisht zhbllokimi i qarkullimit në disa nga akset e bllokuara, fillimisht në zonën e Zogut të Zi, te Pallati me Shigjeta e sheshi Uillson.

Më tej, ishte ish-deputeti i PD, Belind Këlliçi i cili përmes një fjale të mbajtur para bashkisë Tiranë njoftoi mbylljen zyrtarisht të protestës dhe ftoi protestuesit të marshonin drejt selisë së PD.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbyllet protesta e opozitës, hapet qarkullimi në akset e bllokuara appeared first on Euronews Albania.

Hidhet gazlotsjellës dhe ndërhyn autoboti për të hapur kalimin te Sheshi Wilson

By: fra nc
26 November 2024 at 18:23

Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që kishin bllokuar rrethrrotullimin e Sheshit Wilson në qendër të Tiranës.

Hedhja e gazit ka bërë që deputetët e opozitës, të cilët ishin afër, të largohen me shpejtësi, ndërkohë që autoboti me ujë avancoi i shoqëruar nga efektivë të shumtë të policisë, të cilët tentonin të hapnin rrugën.

Pas pozicionimit në një vend të përshtatshëm përballë protestuesve, autoboti nisi shpërndarjen e ujit me presion për të përçarë bllokadën e protestuesve.

Protesta e opozitës në Tiranë këtë të hënë u shoqërua me përplasje të forta mes mbështetësve të opozitës dhe uniformave të policisë në 5 pika kyçe të kryeqytetit.

Pas thirrjeve të shumta për lirimin e rrugës, policia përdori autobotin me ujë për të shpërndarë protestuesit që kishin bllokuar përpara Bashkisë së Tiranës.

Përplasje pati gjithashtu te rruga e Elbasanit, te rrethrrotullimi i Zogut të Zi dhe te Pallati me Shigjeta, ku protestuesit e opozitës kundërshtuan urdhrin e policisë për të lejuar kalimin e mjeteve, duke theksuar se kishin marrë lejen përkatëse për protestë

Pamje nga protesta:

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Hidhet gazlotsjellës dhe ndërhyn autoboti për të hapur kalimin te Sheshi Wilson appeared first on Euronews Albania.

Hapet pjesërisht “Zogu i Zi”, Bardhi-policisë: Kapni bandën e Elbasanit, jo ne

By: fra nc
26 November 2024 at 18:12

Ka nisur të hapet pjesërisht kalimi në rrethrrotullimin e Zogut të Zi. Forcat e policisë kanë zhvendosur protestuesit e opozitës vetëm në një anë të rrethit dhe po përdorin gjysmën tjetër për të lejuar mjetet që hyjnë në Tiranë të kalojnë pa pengesa dhe të drejtohen më pas drejt rrugës së Durrësit.

Policia ka ndërhyrë dhe ka kërkuar hapjen e kalimit edhe te rruga e Elbasanit. Punonjësit e policisë po tentojnë në mënyrë graduale të hapin këtë aks, por janë hasur me rezistencën e mbështetësve të opozitës.

Nga ana tjetër, te aksi përballë bashkisë, policia përdori autobotin me ujë për të shpërndarë protestuesit që kishin bllokuar rrugën.

Përplasje fizike pati edhe mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe efektivëve të policisë në rrethrrotullimin e Sheshit Wilson, ku forcat e rendit kërkuan hapjen e rrugës, por protestuesit nuk e lejuan, duke theksuar se kishin marrë leje paraprakisht.

Kreu i Grupit të PD, Gazmend Bardhi, akuzoi policinë për përdorimin e dhunës ndaj protestuesve.

“Urdhërat për dhunimin e protestuesve i marrin në telefon, nuk ka makina, trafiku është devijuar. Çfarë është kjo, që dhunojnë qytetarët dhe deputetët e opozitës që protestojnë? Nuk ka arsye të rrethohen deputetët e opozitës me forcat e rendit. Nëse keni fuqi, shkoni dhe kapni bandën e Elbasanit, se keni pasur 5 nga 18. A keni fuqi?! Mos kapni deputetët e opozitës, por shkoni dhe kapni bandën e Elbasanit”, tha Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Hapet pjesërisht “Zogu i Zi”, Bardhi-policisë: Kapni bandën e Elbasanit, jo ne appeared first on Euronews Albania.

Agravon situata në protestë, konfrontim fizik mes deputetëve dhe efektivëve

By: fra nc
26 November 2024 at 17:47

Protesta e opozitës në Tiranë këtë të hënë është shoqëruar me përplasje të forta mes mbështetësve të opozitës dhe uniformave të policisë.

Pas thirrjeve të shumta për lirimin e rrugës, policia përdori autobotin me ujë për të shpërndarë protestuesit që kishin bllokuar përpara bashkisë Tiranë.

Përplasje pati edhe në rrethrrotullimin e Sheshit Wilson, ku ndodhi një përplasje fizike mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe efektivëve të policisë. “Mos më prek me dorë, ti si polic zbato ligjin”, dëgjohet të thotë deputeti Gazment Bardhi.

Situata agravoi më tej dhe kaloi në përplasje fizike, ku deputeti i PD-së, Bledion Nallbati, i shoqëruar nga Eno Bozdo u përfshinë në një konfrontim fizik me efektivët e policisë, të cilët kishin hyrë në mesin e protestuesve.

Pamje live nga protesta:

LEXONI GJITHASHTU:

The post Agravon situata në protestë, konfrontim fizik mes deputetëve dhe efektivëve appeared first on Euronews Albania.

“Hapni rrugën”| Përplasje fizike mes protestuesve e policisë në akset kyçe në Tiranë

By: fra nc
26 November 2024 at 17:21

Ka nisur me tensione protesta kombëtare e opozitës, e planifikuar këtë të hënë me bllokimin e akseve kryesore në kryeqytet.

Fillimisht pati përplasje mes protestuesve dhe disa efektivëve të policisë të veshur civilë në rrethrrotullimin e Zogut të Zi.

Një nga protestuesit e Partisë Demokratike i kërkoi një nga drejtuesve të mjeteve që të mos e prishte protestën dhe të mos përçante turmën e protestuesve. Në këtë moment ndërhynë efektivët e forcave të rendit të veshur civilë, të cilët kërkuan ta shoqëronin protestuesin në komisariat duke i thënë se nuk mund të bllokonte qarkullimin e mjeteve.

Ka qenë ndërhyrja e deputetëve të PD-së, të cilët i kërkuan policisë të mos preknin protestuesit, pasi për tubimin ishte marrë leje paraprakisht.

Tensione pati dhe në kryqëzimin e Pallatit me Shigjeta, ku pati shtyrje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Policia kërkonte që të lejohej kalimi i mjeteve, ndërkohë që protestuesit nuk e lejuan një gjë të tillë, duke pretenduar se kanë marrë leje paraprakisht.

Përplasje fizike pati dhe te rrethrrotullimi te Sheshit Wilson, te kryqëzimi te Rruga e Elbasanit, si dhe te Bashkia Tiranë, ku policia u bëri vazhdimisht thirrje qytetarëve që të hapnin rrugën.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Hapni rrugën”| Përplasje fizike mes protestuesve e policisë në akset kyçe në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

Nis me përplasje protesta e opozitës, bllokohen kryqëzimet kyçe në Unazën e Vogël

26 November 2024 at 17:04

Ka nisur me përplasje protesta e Partisë Demokratike dhe opozitës pasditen e së martës në Tiranë.

Një nga protestuesit e PD ënë zonën e Zogut të  Zi i kërkoi një drejtuesi mjeti të mos përçante turmën e protestuesve duke kaluar me automjet.

Në këto momente ka ndërhyrë një efektiv policie që ka shoqëruar protestuesin e PD duke i kërkuar të mos ndalojë qarkullimin e mjeteve. Pas kësaj ka ndërhyrë deputeti i PD, Oerd Bylykbashi që është përplasur me përfaqësuesit e policisë.

PD ka kërkuar 3 orë leje për të organizuar tubimet, duke nisur nga ora 17:00.

Ndërkohë policia, ka marrë masat për këto protesta, por u ka kujtuar organizatorëve se bllokimi i rrugëve është vepër penale.

Protesta do të zhvillohen në rreth-rrotullimin e Zogut të Zi, urës afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson”, pallati me shigjeta dhe rruga së Kavajës.

The post Nis me përplasje protesta e opozitës, bllokohen kryqëzimet kyçe në Unazën e Vogël appeared first on Euronews Albania.

Preket mësuesi: E vranë për 1 fjalë goje atë djalë bukurosh, aq i ri sa ishte

25 November 2024 at 17:51

Para Ministrisë së Arsimit ka nisur protesta e dytë për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Prindër dhe përfaqësues të shoqërisë civile kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu si përgjegjëse për mosfunksionimin e sigurisë në shkolla në rastin tragjik të të miturit.

Njëri nga pjesëmarrësit në protestë, i cili siç tha ka qenë vetë mësues u shpreh se mungesa e sigurisë në shkolla është një kambanë alarmi e mungesës së shtetit në të gjitha institucionet.

“Është skandal, nuk është rasti i parë, shteti po vret popullin e vet. Pjesëmarrja… është lodhur populli. Nuk ka rëndësi, edhe 2 vetë të dalin në protestë, unë kam qenë mësues, të të vritet fëmija, nuk ka më…

Dramë, në shtëpinë time lot. Kam qenë mësues vetë, më dhimbje nuk ka më, për më tepër që ishte një fëmijë me shumë talente, një bukurosh me një të ardhme të shkëlqyer, janë jashtë kontrollit shkollat”, tha ai.

I mituri Martin Cani u vra me thikë pranë shkollë Fan Noli, 1 javë më parë nga 14-vjeçari M.L, pas një konflikti verbal që të miturit, të dy nxënës të shkollës në fjalë kishin pasur më herët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Preket mësuesi: E vranë për 1 fjalë goje atë djalë bukurosh, aq i ri sa ishte appeared first on Euronews Albania.

Vrasja e 14-vjeçarit, nis protesta para MASH, kërkohet dorëheqja e ministres

25 November 2024 at 17:30

Para Ministrisë së Arsimit ka nisur protesta e dytë për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.

Prindër dhe përfaqësues të shoqërisë civile kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu si përgjegjëse për mosfunksionimin e sigurisë në shkolla në rastin tragjik të të miturit.

Ndryshe nga marshimi i disa ditëve më parë ku pjesëmarrja ishte masive, pjesëmarrja në protestën e sotme ishte e vakët gjë që është vënë në dukje nga vetë protestuesit.

I mituri Martin Cani u vra me thikë pranë shkollë Fan Noli, 1 javë më parë nga 14-vjeçari M.L, pas një konflikti verbal që të miturit, të dy nxënës të shkollës në fjalë kishin pasur më herët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vrasja e 14-vjeçarit, nis protesta para MASH, kërkohet dorëheqja e ministres appeared first on Euronews Albania.

Protesta e opozitës, Berisha: PD nuk është për një lëvizje guerile kundër diktaturës

By: fra nc
25 November 2024 at 13:57

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti këtë të hënë një konferencë me gazetarët, ku foli në lidhje me protestën kombëtare që opozita ka planifikuar për ditën e martë në kryeqytet.

Berisha tha se protesta është në vazhdën e mosbindjes civile për të rrëzuar qeverinë, të cilës iu referua me termin “narkoshteti”.

Berisha theksoi se strategjia e opozitës nuk është dhuna, duke theksuar se “mosbindja civile nuk nënkupton një lëvizje guerile kundër diktaturës”.

“PD do vazhdojë me mosbindjen civile

Strategji tjetër është dhuna dhe forca.

Por PD nuk është për një lëvizje guerile kundër diktaturës. Është për mosbindje civile.

Se diktatura dy rrugë ka, ose mosbindje civile ose luftë guerile.

Ne jemi përcaktuar qartë për mosbindje civile.

Ne e vazhdojmë këtë me bindjen më të thellë se kjo diktaturë të ardhme nuk ka.

Një njeri që është marrë dikur me një diktaturë, e ka të qartë vështirësitë që qëndrojnë për rrëzimin e një diktature.

Por sot, rrëzimi i narkodiktaturës së vetme në Europë bëhet çdo ditë e më e mundshme.

Mos harroni një gjë, sa herë keni thënë me veten tuaj apo në studio se sa e izoluar është opozita shqiptare.

Dhe unë nuk them se e keni pasur gabim, jo.

Por ju e shihni me shpejtësi të rrufeshme kjo opozitë gjendet para një solidariteti të jashtëzakonshëm.

Ju garantoj se kjo nuk ndodh për sytë e saj të bukur.

As se është opozitë.

Por kjo ndodh për shkak të realitetit dramatik me të cilin lufton kjo opozitë.

Pra, po krijohet një ndërgjegje ndërkombëtare dhe do të krijohet gjithnjë e më e madhe kundër saj.

Narkoshteti i vetëm dhe i pari në Europë nuk ka të ardhme ndaj dhe ne vazhdojmë besimplotë në kauzën e drejtë.

Ne e mbrojtëm këtë kauzë atëherë kur askush nuk na mbështeste.

Po të vërtetën duhet ta mbrosh edhe në vetmi absolute.

Sot ne kemi një mbështetje që nuk e kemi pasur kurrë më parë dhe jam shumë mirënjohës.

Por ky është detyrim shumë i madh për në për të vazhduar këtë betejë me të gjithë potencialin tonë dhe të përmbushim misionin që kemi, përmbysjen e narkodiktaturës në Shqipëri”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Protesta e opozitës, Berisha: PD nuk është për një lëvizje guerile kundër diktaturës appeared first on Euronews Albania.

Caktohet ora e protestës kombëtare të PD, Berisha mbledh drejtuesit e qarqeve

By: fra nc
23 November 2024 at 14:22

Protesta e Partisë Demokratike do të zhvillohet të martën në orën 17:00. Lajmin e bëri të ditur Sekretari Organizativ i PD-së, Klevis Balliu, përmes një postimi në Facebook këtë të shtunë.

“Ditën e martë, në orën 17:00, Tirana do t’i kthehet qytetarëve. Kjo protestë do të sjellë kryeqytetin në duar të sovranit, ndërsa rrugët e korrupsionit do të bllokohen masivisht përballë Narkoqeverisë Rama,” shkruan Balliu.

Gjithashtu, burime bëjnë me dije se, në kuadër të organizimit për protestën e 26 nëntorit, pasditen e kësaj dite, kreu i PD-së, Sali Berisha, do të mbledhë drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e partisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Caktohet ora e protestës kombëtare të PD, Berisha mbledh drejtuesit e qarqeve appeared first on Euronews Albania.

Berisha njofton protestën e radhës së opozitës: Të vërshojmë para parlamentit

By: fra nc
11 November 2024 at 12:51

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar protestën e radhës të opozitës. Gjatë një konference me gazetarët këtë të hënë, kryedemokrati theksoi se protesta do të mbahet përpara ambienteve të parlamentit, ditën kur do të votohet buxheti për vitin 2025.

Berisha theksoi se dita e miratimit të buxhetit do të shoqërohet me protesta të fuqishme dhe ftoi fermerët dhe bizneset e vogla të ngrejnë zërin e tyre dhe t’i bashkohen tubimit.

“Natyrisht, ne kemi zgjedhur që të paraqesim amendamentet tona në komisione dhe seancë plenare, të sigurt se ato nuk do të pranohen nga qeveria, e cila ka një synim kryesor, plaçkitjen maksimale të këtij buxheti nga organizata kriminale që kryeson Edi Rama. Por paraqitja e tyre është një detyrim solemn para shqiptarëve për të bërë avokatinë e tyre dhe për të qenë të obliguar që, në mbledhjen e parë të parlamentit, shumica e PD-së, ato ligje të votohen dhe të hyjnë në fuqi menjëherë. Sigurisht, miratimi i këtij buxheti do të shoqërohet me protestë të fuqishme rreth parlamentit, ku qytetarët, pensionistët, fermerët, të papunët, bizneset e vogla, të gjithë ata që dëshirojnë të thonë zërin e tyre, do të jenë të pranishëm në ditën e plaçkitjes më të madhe të vitit, plaçkitjes së buxhetit në parlamentin e krimit,” tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berisha njofton protestën e radhës së opozitës: Të vërshojmë para parlamentit appeared first on Euronews Albania.

Opozita në Gjeorgji vazhdon protestat kundër rezultatit të zgjedhjeve

6 November 2024 at 16:26

Opozita në Gjeorgji ka protestuar të mërkurën për ditën e katërt me radhë kundër rezultatit të zgjedhjeve parlamentare, të cilat partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, pretendon se i fitoi, pavarësisht dyshimeve për manipulim të madh.

Opozita, e cila nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve, ka katër ditë radhazi që proteston në Tbilisi, pasi partia e miqësuar me Moskën, Ëndrra Gjeorgjiane, tha se i fitoi 54 për qind të votave.

As presidentja proevropiane e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve, duke thënë se ka pasur manipulime të mëdha dhe ndërhyrje nga Rusia.

Protesta në Tbilisi të mërkurën u mbajt pasi një gjykatë në qytetin qendror të Gorit, më 6 nëntor, e hodhi poshtë një kërkesë nga vëzhguesit e zgjedhjeve për anulimin e rezultateve në disa qendra votimi në qytet, ku u gjetën shkelje të fshehtësisë së votës gjatë zgjedhjeve parlamentare të 26 tetorit.

Një koalicion i organizatave vëzhguese, i njohur si Zëri Im, paraqiti një kërkesë në gjykatën e Gorit kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke kërkuar anulimin e rezultateve në 14 qendra votimi të qytetit ku ishin dokumentuar shkelje.

Zëri Im ka thënë se vëzhguesit e tij nga 1.131 qendra votimi raportuan më shumë se 900 raste të shkeljeve të procedurave zgjedhore.

Por, gjyqtarja Nino Gogatishvili e hodhi poshtë kërkesën gjatë një seance që zgjati pesë orë, duke nxitur përfaqësuesit e Zërit Tim të deklarojnë se do të ankohen ndaj vendimit në Gjykatën e Apelit.

Ndërkohë, qindra njerëz u mblodhën pranë Gjykatës së Apelit, ku po dorëzohen ankesat ndaj vendimeve të gjykatave më të ulëta që kanë refuzuar kërkesat për anulimin e votave për shkak të manipulimit.

Udhëheqësit e opozitës nuk u lejuan të merrnin pjesë në seancat e Gjykatës së Apelit, gjë që i nxiti ata të protestonin pranë ndërtesës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Opozita në Gjeorgji vazhdon protestat kundër rezultatit të zgjedhjeve appeared first on Euronews Albania.

Marshim në Shkodër për masakrën e Dobraçit, Boçi: PD është këtu për qytetarët

By: fra nc
2 November 2024 at 12:40

Partia Demokratike ka zhvilluar këtë të shtunë një marshim në Shkodër në shenjë revolte për ngjarjen kriminale ku u vranë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe kalimtarja e pafajshme Flutura Basha.

Drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Luçiano Boçi, tha se marshimi i Shkodrës është për t’u treguar qytetarëve se Partia Demokratike është aty për t’u dhënë mbështetje kundër bandave të lidhura me pushtetin. “Është një akt në vazhdim të mosbindjes civile. Jo shumë i dëshiruar nga ne, por i shtyrë nga ngjarja tragjike që ndodhi në Shkodër, e cila shpërfaqi atë të vërtetë që PD e ka denoncuar, ku kjo qeverisje në bashkëpunim me krimin kërkon të marrë nën këmbë Shkodrën,” tha Boçi.

Boçi theksoi se pa u larguar kryeministri Rama nuk do të ketë qetësi vendi. Ai shtoi se e vetmja mënyrë për të fituar kundër mazhorancës aktuale është fitimi i besimit të qytetarëve. “Pa u larguar Edi Rama, nuk mund të ketë qetësi dhe paqe. Jemi të bindur se do të vijojmë bashkëpunimin me qytetarët dhe beteja me krimin dhe këtë mazhorancë fitohet vetëm në aleancë me qytetarët, duke rritur besimin që PD-ja është këtu me njerëzit dhe po punon për të ardhmen,” tha Boçi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Marshim në Shkodër për masakrën e Dobraçit, Boçi: PD është këtu për qytetarët appeared first on Euronews Albania.

Protesta në Stamboll pas arrestimit dhe shkarkimit të kryebashkiakut nga opozita

31 October 2024 at 20:48

Qindra njerëz u mblodhën sot në Stamboll për të protestuar kundër arrestimit dhe largimit të kryetarit të bashkisë nga partia më e madhe opozitare e Turqisë, për shkak të lidhjeve të tij të dyshuara me një grup të ndaluar militant kurd, raportoi AP.

Kryetari i qarkut Esenyurt të Stambollit dhe anëtar i Partisë Popullore Republikane (CHP), Ahmet Ozer, është arrestuar dje nga policia antiterroriste, për shkak të lidhjes së tij të dyshuar me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Qeveria turke zëvendësoi sot Ozerin me zëvendësguvernatorin e Stambollit, të cilin kreu i CHP-së, Ozgur Özel dhe politikanë të tjerë e cilësuan si “grusht shteti”.

Demonstruesit mbushën sheshin në Esenjurt, pasi qeveria ndaloi një tubim para godinës së bashkisë.

Disa mbanin pankarta që shkruanin: “(Ne duam) një kryetar bashkie të zgjedhur, jo një kryetar bashkie të emëruar” dhe kërkuan dorëheqjen e qeverisë së Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Protesta në Stamboll pas arrestimit dhe shkarkimit të kryebashkiakut nga opozita appeared first on Euronews Albania.

Masakra në Dobraç, Sali Berisha njofton mbajtjen e një proteste në Shkodër

By: fra nc
31 October 2024 at 14:13

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi mbajtjen e një proteste në Shkodër këtë të shtunë, në orën 12:00, duke shprehur solidaritetin e tij me qytetarët e këtij qyteti.

Berisha akuzoi Edi Ramën se po përdor krimin dhe mafien për të frikësuar banorët dhe për t’ua bërë jetën të pamundur.

“Unë jam këtu për të shprehur solidaritetin tim më të thellë me secilin qytetar të Shkodrës. Edi Rama përdor krimin, mafian më agresive për t’i mposhtur dhe frikësuar ata. Në shenjë solidariteti me qytetarët e Shkodrës, ftoj të gjithë opozitarët kudo që janë, të shtunën në ora 12:00 në Shkodër, si dëshmi që nuk do të pranojmë kurrë që krimi të mposhtë Shkodrën dhe shkodranët,” tha Berisha.

Protesta e demokratëve në Shkodër vjen pas masakrës së 30 tetorit, ku në një atentat në lagjen Dobraç të qytetit u vranë 3 persona, mes tyre dhe një kalimtare e pafajshme

Kreu i PD shtoi se protesta do të jetë një akt mosbindjeje civile ndaj dhunës së mafias së Edi Ramës. “Kjo mosbindje civile do të duhej të thirrej në Tiranë, por dëshiroj t’u shprehim nga afër të gjithë solidaritetin tonë qytetarëve të Shkodrës, për të cilët Edi Rama ka zgjedhur hanxharët e krimit me qëllim të vetëm për të mbledhur vota,” theksoi Berisha.

“Prandaj, ftoj të gjithë opozitarët dhe opozitarët në ora 12:00 në Shkodër, për solidaritet dhe mbështetje qytetare për banorët e mrekullueshëm të këtij qyteti,” përfundoi Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Masakra në Dobraç, Sali Berisha njofton mbajtjen e një proteste në Shkodër appeared first on Euronews Albania.

Gonzato mbërrin në parlament! Deputetët e PD ndalin protestën, i hapin rrugën

By: fra nc
31 October 2024 at 12:30

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, mbërriti në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë për t’i dorëzuar progres-raportin kryeparlamentares Elisa Spiropali. Me mbërritjen e tij në ambientet e jashtme, ambasadori u ndesh me deputetët e opozitës, të cilët kishin bllokuar hyrjen e Kuvendit. Megjithatë, deputetët e opozitës hapën rrugën dhe lejuan kalimin paqësisht të ambasadorit të BE.

Vizita e Gonzato në parlament erdhi disa minuta pasi ai mbajti një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në lidhje me gjetjet e raportit. Ambasadori theksoi se Komisioni Evropian mbështet objektivin ambicioz të qeverisë shqiptare për të përmbyllur negociatat për anëtarësimin në BE në vitin 2027.

Gonzato nënvizoi se arritja e këtij objektivi varet nga shpejtësia e reformave për sundimin e ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe lirinë e medias dhe të drejtën e pronës në Shqipëri. “Komisioni sheh një mundësi për përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE vitet e ardhshme. Ashtu siç theksoi dhe Presidentja e Von Der Leyen gjatë vizitës së kaluar, nëse hapi i reformave përshpejtohet, Shqipëria mund të hapë gjithë grup-kapitujt deri në fund të vitit 2025.

Komunikata e publikuar dje thotë se Komisioni mbështet çeljen e grup-kapitullit të 6-të për marrëdhëniet me jashtë. Komisioni deklaron se është gati të mbështesë objektivin ambicioz të qeverisë shqiptare për të mbyllur negociatat për anëtarësim deri në fund të 2027-ës. Këto afate ambicioze mund të bëhen realitet nëse autoritetet shqiptare intensifikojnë hapin e reformave të orientuara nga BE, për sundimin e ligjit, konsolidimin e bilancit për sundimin e ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe nxitjen dhe promovimin e të drejtave themelore, përfshirë edhe lirinë e medias, të drejtën e pronësisë dhe pakicat,” tha Gonzato.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gonzato mbërrin në parlament! Deputetët e PD ndalin protestën, i hapin rrugën appeared first on Euronews Albania.

Protesta e opozitës| Nga 21 të shoqëruar në Bradashesh, 3 prej tyre lihen në burg

30 October 2024 at 09:33

Nga 21 persona të shoqëruar dje në rrethrrotullimin e Bradasheshit, gjatë protestës së opozitës tre prej tyre ende nuk janë liruar dhe akuzohen për kundërshtimin e forcave të policisë.

Të arrestuarit e fundit janë identifikuar si individë nga Elbasani.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet lidhur me incidentin dhe situatën e krijuar gjatë protestës.

Protesta, e cila ishte thirrjes e një aksioni për të kërkuar një qeveri teknike dhe zgjedhje të lira, shënoi tensione në disa pika, veçanërisht në hyrjen perëndimore të Tiranës dhe në daljen nga Elbasani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Protesta e opozitës| Nga 21 të shoqëruar në Bradashesh, 3 prej tyre lihen në burg appeared first on Euronews Albania.

U shtri në disa qytete e zgjati 3 orë, çfarë ndodhi dje në protestën e opozitës

30 October 2024 at 07:45

Opozita shqiptare organizoi pasditen e së martës, datë 29 Tetor, një protestë masive, duke bllokuar për tre orë akset kryesore të rrugëve kombëtare dhe duke paralizuar qarkullimin e mjeteve.

Protesta, e cila ishte thirrjes e një aksioni për të kërkuar një qeveri teknike dhe zgjedhje të lira, shënoi tensione në disa pika, veçanërisht në hyrjen perëndimore të Tiranës dhe në daljen nga Elbasani.

Në vendet e njoftuara për protestë, drejtues të opozitës vendosën automjetet e tyre, duke u bashkuar me disa qindra mbështetës.

Fillimisht, situata u ishte e qetë por tensioni u rrit kur policia filloi të kërkonte lirimin e rrugëve.

Në Tiranë, forcat e policisë u pozicionuan me skafandra dhe mburoja, një veprim që opozita e cilësoi si provokim, çka çoi në përplasje të shkurtra mes protestuesve dhe policisë.

Gjatë protestës, disa “episode” përfshinë vënien e zjarrit në grumbuj me goma anës rrugëve, ndërsa pjesa më e madhe e protestës kaloi pa incidente të rënda.

Policia shoqëroi 11 persona në Elbasan pas tensioneve dhe përplasjeve mes qytetarëve dhe uniformave blu.

Pas protestës, Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, theksoi se qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për Shqipërinë, ku paralajmëroi se mosbindja civile do të vazhdojë.

“Qëndresa dhe rezistenca jonë do të vazhdojë. Rezistenca jonë do sjellë zgjidhje.Qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për Shqipërinë dhe shqiptarët” tha Noka në mbyllje të aksionit opozitar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U shtri në disa qytete e zgjati 3 orë, çfarë ndodhi dje në protestën e opozitës appeared first on Euronews Albania.

❌