Normal view

Garo zbulon detaje nga protesta e PD: S’do ketë fjalime, do drejtohet nga qytetarët

By: fra nc
5 October 2024 at 10:51

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Florjana Garo, ishte e ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku zbuloi detaje nga protesta që Partia Demokratike pritet të mbajë më 7 tetor. Garo theksoi se në protestë nuk do të ketë dhunë, por do të përdoren metoda dhe forma demokratike të protestës.

“Rasti i zotit Berisha, i cili qëndron pa akuzë i mbyllur në shtëpinë e tij, përveç kësaj, edhe rasti i zotit Salianji, pra janë bërë një seri komponentësh që pas protestave që vijojnë në Partinë Demokratike. Besoj se 7 tetori do të jetë një kulm i kësaj gjendjeje. Sigurisht që ne nuk flasim për dhunë, por flasim për metoda demokratike të protestuarit. Ne nuk besojmë tek armët, nuk jemi parti e tillë. Por ne duam që zëri ynë të dëgjohet dhe të lëmë atë shenjën se ne jemi këtu dhe duam ta mbrojmë demokracinë me çdo kusht”, tha Garo.

Ajo shtoi se në protestë nuk do të ketë fjalime apo persona që do ta udhëheqin, por do të jenë vetë demokratët që do ta organizojnë atë.

Sipas saj ky ndryshim në organizmin e formës së protestës nga opozita vjen për shkak së arritjes së pikës së vlimit të pakënaqësive të demokratëve.

“Ajo që mund t’ju them është se protesta këtë herë do të organizohet nga vetë protestuesit. Nuk do ketë udhëheqës në krye të protestës dhe ky është ndryshimi nga protestat e tjera. Nëse në protestat e tjera ka pasur fjalime dhe një organizim më konçiz, këtë herë janë vetë demokratët që do ta organizojnë protestën ashtu siç e ndiejnë. Ky ndryshim ka ndodhur pasi ka ardhur pika e vlimit,” përfundoi ajo.

Garo e përshkroi protestën si një mundësi për të mobilizuar mbështetësit dhe për të adresuar shqetësimet e qytetarëve për situatën aktuale në vend, duke theksuar se është koha për të vepruar dhe për të mbrojtur demokracinë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Garo zbulon detaje nga protesta e PD: S’do ketë fjalime, do drejtohet nga qytetarët appeared first on Euronews Albania.

Bardhi publikon spotin e protestës së 7 Tetorit, fton qytetarët për pjesëmarrje

3 October 2024 at 20:33

Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka publikuar në rrjetet e tij sociale spotin e protestës së fdatës 7 Tetor, të thirrur nga Partria Demokratike si shenjë e aksioni opozitar, që pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji.

Krahas videos së postuar, Bardhi u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve dhe dashamirësve të Partisë Demokratike për t’ju bashkuar protestës, që sipas tij është një mjet për të treguar se opozita nuk mundtë humbasë atë çka ka fituar në jetën politike.

Postimi i Gazment Bardhit:

“Kurrë Shqipëria nuk ka rrezikuar kaq shumë të humbas gjithçka ka fituar me betejë të pashembullt 34 vjet më parë. Demokracia është në rrezik. Shteti personal i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit.

Të gjithë bashkë, më 7 Tetor 2024, ora 18:00, marshojmë drejt Tiranës, për ti treguar kujtdo se atë që kemi fituar me aq mund, nuk mund ta dorëzojmë lehtë!”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bardhi publikon spotin e protestës së 7 Tetorit, fton qytetarët për pjesëmarrje appeared first on Euronews Albania.

Dhuna në Kuvend, Xhixho: Do përballem me akuzat e SPAK, s’pres gjë nga kjo drejtësi

1 October 2024 at 13:47

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho tha se do të përballet me akuzat e ngritura nga policia për të dhe 22 deputetët e tjerë të opozitës për ngjarjet e një dite më parë në Kuvend.

Në një intervistë për Euronews Albania ajo u shpreh se drejtësia po përdoret për të burgosur deputetë të opozitës, kështu që nuk ka asnjë pritshmëri nga kjo drejtësi.

Ajo tregoi se situata e një dite më parë në Kuvend erdhi pas dënimit politik të një deputeti të opozitës vetëm pse denoncoi një skandal të qeverisë.

“Jemi në një front opozitar. Jemi në koordinim dhe komunikim me PD, do mendohet forma më e mirë për të hyrë në zgjedhje, kemi kërkuar gjithmonë koalicionet parazgjedhore edhe pse u hoqën nga Rama. Kishim dje një mbledhje kryesie, u diskutua aksioni opozitar, sot kemi mbledhje të këshillit drejtues ku do të diskutohet data 7, ku çdo qytetar ka një arsye për të protestuar, nuk është vetëm çështja e Salianjit, është përdorimi i pushtetit për të mbyllur gojën e qytetarëve, është një kauzë që i ka prekur të gjithë”, tha ajo.

The post Dhuna në Kuvend, Xhixho: Do përballem me akuzat e SPAK, s’pres gjë nga kjo drejtësi appeared first on Euronews Albania.

“Ose dhunë popullore ose…” Iljazaj: Janë dy rrugë që mund ti japin fitore opozitës

30 September 2024 at 22:20

Gazetari Ervis Iljazaj ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Eurnews Albania ku tha se opozitës, në aksionin e saj do i sillnin sukses vetëm dy gjëra. E para sipas tij është imponimi popullor duke i bërë njerëzit të dalin masivisht në rrugë e të protestojnë kundër qeverisë.

Ndërsa e dyta sipas Iljazaj ka shumë pak gjasa të ndodh pasi do duhej që partia demokratike të kishte mbështetje të aleatëve dhe ndërkombëtarëve të Shqipërisë.

“Ka vetëm dy gjëra se si opozitë mund të arrijë sukses. Ose me dhunë popullore, me këtë e kam fjalën për imponim popullor masiv. Dy entitete janë më të pushtetshëm se Edi Rama, është imponimi popullor një dhe aleatët ndërkombëtar të Shqipërisë dy. Këtë të dytën PD-ja nuk e ka fatkeqësisht. Për momentin nuk ka aleatë ndërkombëtar që mund të detyrojnë Edi Ramën që të japë qeveri teknike apo të bëjë ndonjë lloj negociate.

Çfarë ka ndodhur në 34 vite në Shqipëri? Ka pasur kriza politike gjithmonë. Palët bënin konflikt, vinin ndërkombëtarët, negocionin gjendej një gjuhë e përbashkët. Kjo gjë nuk ekziston më për PD. Por fakt është se në këtë betejë të vështirë me një diktator, siç e rafiguron opozita Edi Ramën, për mua kanë nevojë për aleancë ndërkombëtare. Opozita me gjithë këto skandale që ka Edi Rama, nuk ka ku të ankohet”,-tha Iljazaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Ose dhunë popullore ose…” Iljazaj: Janë dy rrugë që mund ti japin fitore opozitës appeared first on Euronews Albania.

Ekstremistët në Portugali protestojnë kundër emigrantëve: Të dëbohet kush bën krime

30 September 2024 at 16:17

Disa mijëra persona në Portugali kanë protestuar kundër emigracionit të pakontrolluar, në një tubim të thirrur nga partia ekstremiste CHEGA.

Demonstruesit marshuan përgjatë kryeqytetit Lisbonë me flamurin kombëtar portugez dhe me banera me parullat “Të dëbohen emigrantët që kryejnë krime”.

Kryetari i partisë CHEGA, André Ventura deklaroi se ata që vinin në Portugali për të punuar dhe kontribuuar ishin të mirëpritur.

“Emigracioni nuk mund të shihet vetëm nga këndvështrimi i mirëqenies sociale, por edhe nga ai i një drame që u diskutua në rrugët tona, drama e strehimit. Nëse ne lejojmë 15 për qind të të huajve të hyjnë në vend, atëherë nuk do të ketë mjaftueshëm shtëpi për këdo. Nuk ka kuptim të shtiremi se streha të tilla ka dhe ato nuk do ndërtohen për një vit,” –tha kryetar i ekstremistëve, André Ventura.

Tensione u verifikuan kur pjesëmarrësit në tubim iu afruan lagjeve të klasës punëtore, me një prani të theksuar emigrantësh.

Disa prej tyre u përleshën me aktivistë pro-emigracionit, që thonë se Portugalia duhet t’u hapë dyert të huajve.

Numri i të huajve që jetojnë në Portugali u rrit me mbi 33 për qind vitin e kaluar, duke shkuar mbi 1 milion. Kjo shifër, sipas Agjencisë për Integrimin, Migracionin dhe Azilin, përbën një të dhjetën e popullsisë totale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ekstremistët në Portugali protestojnë kundër emigrantëve: Të dëbohet kush bën krime appeared first on Euronews Albania.

Si do zhvillohet protesta e 7 tetorit/Detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

29 September 2024 at 19:35

Protesta e parë kombëtare e opozitës e lajmëruar pas burgosjes së deputetit Ervin Salinji, është shtyrë për më 7 tetor, nga 6 tetor që ishte vendosur më parë.

Lajmi është bërë me dije në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD të mbledhur pasditen e së dielës, ndërsa gazetari Ardit Hoxha ka mësuar edhe disa detaje rreth mënyrës si do organizohet protesta.

Mësohet se protesta e parë kombëtare e opozitës për vjeshtën nis në qendër të Tiranes dhe do shtrihet në të gjitha rrugët e kryeqytetit.

Sa i takon modelit te diskutuar, burime bëjnë me dije se do të jetë një protestë e zhvilluar në disa lokacione të ndryshme të Tiranës. Nuk do të ketë protestë që do zhvillohet vetëm në bulevard dhe me fjalime, si ato qe kemi parë në herët e mëparshme të protestave kombëtare që janë thirrur në kryeqytet.

The post Si do zhvillohet protesta e 7 tetorit/Detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD appeared first on Euronews Albania.

❌