Normal view

Tre firmat e ndryshme të kandidatit që rrezikon mandatin e Adriatik Lapajt

10 July 2025 at 20:14

Kërkesa e kandidatit Zeqir Kordhoni në KQZ për të verifikuar dokumentet që ka dorëzuar koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” për të zbatuar zotimin e tyre që kandidatët e listave të mbyllura t’i linin vendin kandidatëve më të votuar në listat e hapura, shkaktoi jo pak habi dhe pështjellim gjatë ditës së sotme.

Por kjo kërkesë e Kordhonit nuk duke aq “rrufe në qiell të hapur”, po të shohësh me kujdes dokumentet që janë dorëzuar me firmën e tij në KQZ.

Nga një vështrim me sy të lirë, dallohet që në tre dokumente të ndryshme që kandidati Kordhoni ka firmosur për t’u dorëzuar në KQZ, firmat janë tre modele të ndryshme.

Për më tepër gjatë komunikimit me Euronews Albania, këtë të enjte ishte vetë Kordhoni që hodhi dyshime mbi dokumentet e dorëzuara me fimën e tij, ku theksoi se nuk është shumë i qartë për çfarë ka firmosur, duke ngritur dyshime për një falsifikim të mundshëm. Për këtë të fundit, Kordhoni u shpreh i rezervuar, duke theksuar se do të shohë dokumentet, do të flasë me drejtuesit e koalicionit, Lapaj dhe Shabani, e më pas do të mbaj një qëndrim publik.

Mbetet për t’u parë nëse Kordhoni do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje për të zbuluar nëse i është falsifikuar firma, apo thjesht ka qenë i pavëmendshëm në dokumentet që ka firmosur.

Nëse Kordhoni do i shkojë deri në fund kësaj çështje, do të jetë radha e organeve kompetente, pra Policia dhe Prokuroria, që do duhet të nisin një hetim për bërë ekspertimin e firmave në këto dokumente.

 

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tre firmat e ndryshme të kandidatit që rrezikon mandatin e Adriatik Lapajt appeared first on Euronews Albania.

Publikohet studimi: Sa është numri i viktimave nga i nxehti ekstrem që kapi Evropën

By: fra nc
10 July 2025 at 11:11

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Evropën që nga java e kaluar vlerësohet të ketë shkaktuar rreth 2.300 vdekje, sipas një studimi të publikuar këtë të enjte.

Rreth 1.500 nga këto vdekje, që përfaqësojnë 65 për qind të totalit, lidhen drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike, të cilat kanë sjellë një rritje të intensitetit të temperaturave në kontinent, sipas shkencëtarëve të Imperial College London dhe London School of Hygiene and Tropical Medicine.

Hulumtimi tregon se ndryshimet klimatike kanë trefishuar numrin e vdekjeve të lidhura me të nxehtin në fillim të verës në gjithë Evropën.

Shkencëtarët analizuan një periudhë 10-ditore vape, nga 23 qershori deri më 2 korrik, që përfshiu 12 qytete kryesore evropiane, duke përfshirë Londrën, Parisin, Frankfurtin, Budapestin, Zagrebin, Athinën, Romën, Milanon, Sassarin, Barcelonën, Madridin dhe Lisbonën.

“Gjetjet e kësaj analize dhe shumë studimeve të tjera janë jashtëzakonisht të qarta: ekstremet e të nxehtit në Evropë po rriten me shpejtësi për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu,” thuhet në raport.

Sipas hulumtimit, në disa qytete temperaturat u rritën deri në 4 gradë Celsius mbi mesataren, duke rritur ndjeshëm rrezikun për shëndetin publik.

Ndërkohë, Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Koperniku i Bashkimit Evropian njoftoi të mërkurën se qershori 2025 ishte i treti më i ngrohtë në nivel global.

“Qershori 2025 solli një valë të jashtëzakonshme të nxehtësisë që preku pjesë të mëdha të Evropës Perëndimore. Kjo valë u bë edhe më intensive nga temperaturat rekord të sipërfaqes së detit në Mesdheun Perëndimor,” tha Samantha Burgess, udhëheqëse strategjike për klimën në Qendrën Evropiane për Parashikime të Motit me Afat Mesëm.

Ajo paralajmëroi se valët e të nxehtit pritet të bëhen “më të shpeshta, më intensive” dhe të prekin gjithnjë e më shumë njerëz në të gjithë kontinentin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Publikohet studimi: Sa është numri i viktimave nga i nxehti ekstrem që kapi Evropën appeared first on Euronews Albania.

Ushtria izraelite hap zjarr ndaj njerëzve që prisnin ndihmat, 25 të vrarë në Gazë

24 June 2025 at 09:33

Forcat izraelite kanë hapur zjarr, përfshirë me dronë, ndaj qindra njerëzve që i prisnin kamionët me ndihma në pjesën qendrore të Rripit të Gazës në orët e hershme të mëngjesit të së martës, duke i vrarë të paktën 25 njerëz, sipas dëshmitarëve palestinezë dhe spitaleve.

Ushtria izraelite nuk e ka komentuar ende këtë ngjarje.

Spitali Avda në kampin e refugjatëve Nuseirat – i cili pranoi viktimat – tha se palestinezët po prisnin kamionët në rrugën Salah al-Din, në jug të Gazës.

Dëshmitarët i thanë agjencisë Associated Press se forcat izraelite hapën zjarr derisa njerëzit po lëviznin drejt lindjes për të shkuar më afër kamionëve me ndihma që po vinin drejt tyre.

“Kjo është masakër”, tha Ahmed Halava. Ai tregoi se ushtria izraelite hapi zjarr me tanke dhe dronë mbi njerëz, “madje edhe kur po iknim. Shumë njerëz u martirizuan ose u plagosën”.

Një dëshmitar tjetër, Hossam Abu Shahada, tha se dronët po fluturonin mbi zonë, duke vëzhguar turmën fillimisht, dhe pastaj filluan të shtënat nga tanket dhe dronët teksa njerëzit po lëviznin drejt lindjes.

Ai përshkroi gjendjen si “kaotike dhe të përgjakshme” teksa njerëzit po përpiqeshin të shpëtonin.

Ai tha se pa të paktën tre njerëz të shtrirë në tokë dhe të palëvizshëm, si dhe shumë të tjerë të plagosur, teksa po largohej nga vendngjarja.

Spitali Awda tha se edhe 146 palestinezë të tjerë u plagosën. Mes tyre, 62 ishin në gjendje kritike dhe u transferuan në spitale të tjera në Gazën qendrore.

Në qytetin qendror Deir al-Balah, spitali i Dëshmorëve të Al-Aqsa tha se pranoi trupat e gjashtë njerëzve të vrarë në të njëjtin incident.

 

The post Ushtria izraelite hap zjarr ndaj njerëzve që prisnin ndihmat, 25 të vrarë në Gazë appeared first on Euronews Albania.

Berisha premton ulje të çmimeve të ndërtimit dhe grante për çiftet e reja

By: Besnik
5 May 2025 at 13:52

Duke folur në një takim elektoral në rrethin e Matit, kryetari i PD-së, Sali Berisha, bëri një premtim tjetër duke thënë se nëse PD vjen në pushtet, do të ketë ulje të mëdha në çmimet e ndërtimeve.

“Ky program është për çdo qytetar të këtij vendi. Garantoj se do të ketë ulje të madhe në çmimet e ndërtimeve. A e dini ju se ata e kanë dhjetëfishuar taksën mbi sipërfaqen e ndërtimit? Ajo ishte 2 përqind të kostos, ndërsa tani është 10 përqind të çmimit të shitjes. Po ashtu, 3 përqind taksa sociale do të hiqet. Në këtë mënyrë, një ndërtues që do të paguante 400 mijë lekë, do të paguajë vetëm 40 mijë lekë. Do të paguajë shumë më pak,” tha Berisha.

Ai theksoi gjithashtu se nuk do të ndalen me kaq, por do të ndërtohen ndërtesa sociale.

“Ne do të ndërtojmë ndërtesa sociale, gjersa të mbyllim në mënyrë përfundimtare kanalet e narkoeurove që po helmojnë Shqipërinë dhe po largojnë shqiptarët,” tha Berisha.

Berisha theksoi se Shqipëria do të bëhet madhështore, duke garantuar se pasuritë e vendit do të jenë të qytetarëve dhe se me këto masa do të rritet zhvillimi i vendit.

“Made in Mat, Made in Albania do të jetë krenaria jonë kombëtare. Mesatarja do të hiqet. Nuk do të ketë më mesatare për të hyrë në universitete. Tarifat e universiteteve do të pjesëtohen me 4 për çdo student. Studentët që do të marrin bursë, do të kenë 200 euro bursë, sa për minimumin jetik. Po ashtu, pas përfundimit të studimeve, qeveria do t’u paguajë studentëve sigurimet shoqërore për një vit. Çdo çift i ri do të marrë një çati dhe 30 mijë euro grant për të paguar interesat e kredisë,” tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berisha premton ulje të çmimeve të ndërtimit dhe grante për çiftet e reja appeared first on Euronews Albania.

“620 mijë të rinj kanë ikur nga Shqipëria”, Berisha: Më 11 maj, ndahemi nga e keqja

By: Besnik
5 May 2025 at 12:46

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të hënë një takim elektoral në Mat, ku deklaroi se vota për PD-në është një votë për t’u ndarë sipas tij nga një regjim që për 10 vite bëri që Mati të ketë vetëm 13 lindje në një vit.

“Fitorja historike e shqiptarëve mbi të keqen i ka ditët e numëruara. Më 11 maj, matjanët dhe shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, ndahen nga e keqja e dytë më e madhe që u ka rënë në 34 vite – si askujt tjetër në Europë dhe në botë. Shqiptarët ndahen nga regjimi i krimit, i drogës dhe i vjedhjes, që për 10 vite i ka varfëruar në mënyrën më të frikshme”, tha Berisha.

Ai tha se gjatë dhjetë viteve të fundit 620 mijë të rinj kanë ikur nga vendi. Berisha i bëri thirrje çdo shqiptari dhe shqiptareje që, siç u shpreh ai, “i ka mbetur qoftë edhe një nanogram përgjegjësie ndaj Matit dhe Shqipërisë, të ngrihet për të shpëtuar vendin”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “620 mijë të rinj kanë ikur nga Shqipëria”, Berisha: Më 11 maj, ndahemi nga e keqja appeared first on Euronews Albania.

Po e vendoste në një bankomat në Selanik, 38-vjeçarja vdes nga shpërthimi i bombës

By: Besnik
3 May 2025 at 16:52

Një grua 38-vjeçare ka humbur jetën në qytetin e Selanikut, pasi një pajisje shpërthyese që ajo mbante me vete shpërtheu në duart e saj.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, pranë një banke, ku dyshohet se gruaja po përpiqej të vendoste bombën në një bankomat.

Sipas policisë greke, shpërthimi shkaktoi dëme materiale në vitrinat e disa dyqaneve dhe automjete të parkuara në afërsi.

“Me sa duket, ajo planifikonte ta vendoste pajisjen në bankomat, por diçka shkoi keq dhe ajo shpërtheu në duart e saj”, tha për Reuters një zyrtar i lartë i policisë.

Autoritetet kanë nisur një hetim penal, ndërsa viktima ishte e njohur për policinë për përfshirje në raste të mëparshme grabitjesh.

Sipas agjencisë Associated Press, po hetohen edhe pista të mundshme që e lidhin ngjarjen me grupe ekstremiste të majta.

Ky shpërthim ndodh pak javë pas një incidenti të ngjashëm në Athinë, ku një pajisje shpërthyese shpërtheu pranë zyrave të kompanisë Hellenic Train.

Atëherë, policia kishte marrë telefonata paralajmëruese dhe ndërtesa ishte evakuuar përpara se të ndodhte shpërthimi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Po e vendoste në një bankomat në Selanik, 38-vjeçarja vdes nga shpërthimi i bombës appeared first on Euronews Albania.

Izraeli bllokon ndihmat, reagon Mjekët pa Kufij: Gaza është kthyer në varrezë masive

16 April 2025 at 16:43

Izraeli nuk ka ndërmend të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës në këtë fazë të konfliktit.

Deklarata është bërë nga ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, i cili ka theksuar se politika e shtetit hebre lidhur me këtë çështje është e qartë.

“Sikurse e kam thënë edhe më parë, asnjë ndihmë humanitare nuk do të hyjë në Gaza”, ka deklaruar Katz i cituar nga “Times of Israel”.

Ministri ka shtuar se ndihmat në Gaza janë një ndër instrumentet kryesore për t’i bërë presion lëvizjes së Hamasit, krahas masave të tjera që Izraeli po ndërmerr.

“Në realitetin aktual, askush nuk do të sjellë ndihma humanitare në Gaza dhe askush nuk po përgatitet për ta bërë këtë”, ka thënë Katz.

Duke reaguar, shoqata Mjekët pa Kufij ka akuzuar Izraelin për bllokimin dhe ka theksuar se për palestinezët nuk ekziston asnjë vend i sigurt.

“Gaza është kthyer në një varrezë masive për palestinezët dhe për ata që u shkojnë në ndihmë”, ka thënë Amande Bzerolle, koordinatore e Mjekëve pa Kufij.

Ndërkohë, një gazetare palestineze dhe anëtarë të familjes së saj janë vrarë në një sulm izraelit ndaj banesës së tyre në Qytetin e Gazës.

Agjencia e lajmeve “Wafa” ka raportuar se avionët ushtarakë izraelitë bombarduan shtëpinë e gazetares Fatima Hassouneh, në zonën Al Tufah, duke vrarë atë dhe 10 familjarë të saj, përfshirë gra dhe fëmijë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Izraeli bllokon ndihmat, reagon Mjekët pa Kufij: Gaza është kthyer në varrezë masive appeared first on Euronews Albania.

Shfaqet “Streha e Nemun”, histori që sjell dilemat ekzistenciale të njeriut modern

5 April 2025 at 16:50

Dashuria, vetmia dhe kërkimi për kuptimin e jetës, u vunë në skenë përmes shfaqjes “Streha e Nemun” në Teatrin Kombëtar Eksperimental.

E bazuar në veprën e njohur “Liza në Maj”, kjo shfaqje solli në skenë një histori që pasqyron dilemat ekzistenciale të njeriut modern, duke ndriçuar temat e dashurisë, vetmisë dhe kërkimit të kuptimit në jetë. Lajzelota, një infermiere 35-vjeçare, është protagoniste e këtij rrëfimi të fuqishëm. Përmes përpjekjeve të saj për të gjetur dashurinë dhe përmbushjen emocionale, ajo përballet me sfida, zhgënjime dhe reflektime të thella mbi natyrën e marrëdhënieve njerëzore.

Aktorët Albulena Kryeziu Bokshi, Ledion Zoi, Adrian Morina interpretuan mbrëmjen e 4 prillit të gjithë personazhet, duke krijuar një dinamikë unike dhe një atmosferë të pasur emocionale për publikun. Me regji nga Ilir Bokshi, “Streha e Nemun” solli një qasje artistike bashkëkohore, ku minimalizmi skenik dhe simbolika ndihmuan në thellimin e përjetimit artistik.

Duke ndërthurur humorin dhe tragjedinë, shfaqja jo vetëm jep mesazhin e reflektimit mbi zgjedhjet e jetës, por gjithashtu hap një dialog të rëndësishëm mbi sfidat emocionale me të cilat përballet njeriu sot.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shfaqet “Streha e Nemun”, histori që sjell dilemat ekzistenciale të njeriut modern appeared first on Euronews Albania.

Trump pezullon për 90 ditë ndihmat ndërkombëtare: Çfarë dihet deri më tani?

21 January 2025 at 14:26

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv të hënën, i cili pezullon përkohësisht të gjitha programet e ndihmës ndërkombëtare të SHBA-së për 90 ditë, derisa të shqyrtohen nëse ato janë në përputhje me objektivat e tij politike.

Ende nuk është e qartë se si do të ndikojë ky vendim te programet aktuale të SHBA-së për ndihma, pasi financimi për shumë programe tashmë është miratuar nga Kongresi amerikan dhe duhet të shpenzohet, nëse nuk është shpenzuar ende.

Urdhri, ndër shumë të tjerë që Trumpi nënshkroi në ditën e tij të parë pas kthimit në detyrë, tha se “industria dhe burokracia e ndihmës ndërkombëtare nuk janë në përputhje me interesat amerikane dhe në shumë raste janë të kundërta me vlerat amerikane”.

Në urdhërin ekzekutiv thuhet se ndihmat “shërbejnë për të destabilizuar paqen botërore duke promovuar ide në shtetet e huaja që janë drejtpërdrejt të kundërta me marrëdhëniet harmonike dhe stabile brenda dhe midis shteteve”.

Si pasojë, Trump deklaroi se “nuk do të shpërndahen më ndihma ndërkombëtare nga Shtetet e Bashkuara në një mënyrë që nuk është plotësisht në përputhje me politikën e jashtme të presidentit të Shteteve të Bashkuara”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trump pezullon për 90 ditë ndihmat ndërkombëtare: Çfarë dihet deri më tani? appeared first on Euronews Albania.

Polonia dhe Ukraina bien dakord për zhvarrosjen e viktimave të masakrës së LIIB

11 January 2025 at 11:47

Masakra e rreth 100,000 civilëve polakë nga një forcë paraushtarake ukrainase kishte acaruar prej kohësh marrëdhëniet diplomatike midis aleatëve të afërt.

Së fundmi është marrë një vendim për zhvarrosjen e trupave të viktimave të Masakrës së Volhynia, sipas kryeministrit të Polonisë.

“Më në fund, një përparim. Është marrë një vendim për zhvarrosjet e para të viktimave polake të UPA. Dëshiroj të falënderoj ministrat e kulturës të Polonisë dhe Ukrainës për bashkëpunimin e tyre të mirë. Ne jemi në pritje të vendimeve të mëtejshme”, ka shkruar Tusk në një postim në X.

Në vitin 1943, Ushtria Kryengritëse e Ukrainës (UPA) kreu një seri masakrash në rajonet e Volhynia dhe Galicia Lindore të asaj që në atë kohë ishte Polonia e pushtuar nga gjermanët, duke rezultuar në vdekjen e rreth 100,000 civilëve polakë. Njerëzit nga etni të tjera u masakruan gjithashtu, duke përfshirë armenë, hebrenj, rusë, çekë, gjeorgjianë, kanë thënë historianët.

UPA ishte një forcë paraushtarake etnike ukrainase që bashkëpunoi me Gjermaninë naziste.

Tragjedia ka qenë prej kohësh një pikë grindjeje midis dy vendeve, duke shkaktuar fërkime midis aleatëve të afërt. Ndërsa Polonia e njeh zyrtarisht Masakrën si gjenocid, Ukraina e kundërshton këtë karakterizim, duke e parë atë si një konflikt në të cilin të dyja palët ishin përgjegjëse. Zyrtarët ukrainas kanë thënë se si UPA ashtu edhe Organizata e Nacionalistëve Ukrainas (OUN) ishin pjesë e rezistencës kundër Bashkimit Sovjetik komunist.

Shumë në Poloni kanë përkrahur zhvarrosjen e rreth 55,000 viktimave polake dhe 10,000 hebreje, të cilat, sipas Institutit të Kujtesës Kombëtare të Polonisë (IPN), “ende shtrihen në gropat e vdekjes në Volhynia, në pritje për t’u gjetur, zhvarrosur dhe varrosur”.

Në qershor të vitit të kaluar, zëvendëskryeministri i Polonisë Wladysław Kosiniak-Kamysz deklaroi në një intervistë me televizionin Polsat se “Ukraina nuk do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian nëse çështja e Volhynia nuk zgjidhet”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Polonia dhe Ukraina bien dakord për zhvarrosjen e viktimave të masakrës së LIIB appeared first on Euronews Albania.

Virusi respirator në Kinë, Eugena Tomini: HMVP i ngjashëm me simptomat e Covid-19

6 January 2025 at 13:53

Doktoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini ishte e ftuar këtë të hënë në Euronews Albania për të folur lidhur me situatën e cila ka shkaktuar jo pak panik ne mbarë botën, ajo e metapneumovirusit njerëzor në Kinë.

Ajo tha se nuk është diçka e rë pasi ka qarkulluar dhe më përpara në botë, ka simptomat e saj por pa shkaktuar gjendje paniku.

“Situata epidemiologjike mesa duket ka vënë në alert gjithë strukturat ndërkombëtare në lidhje me shfaqjen e metapneumovirusit në Kinë. Nuk është një virus i ri, qarkullon në gjithë botën që në vitin 2001.

Nuk ka hapësirë për panik pasi jemi në një sezon ku virozat shprehen më së shumti dhe rëndon përballjen e sistemit shëndetësor përkundrejt rasteve që kërkojnë trajtime ambulatore”, tha Tomini.

Dokotresha është ndalur dhe tek metapneumovirusi në vendin tonë teksa ka theksuar se edhe Shqipëria vitin e shkuar është prekur nga ky virus.

“Në Shqipëri është konfirmuar dhe më herët prezenca e tij, por vitin e shkuar ka pasur raste të konfirmuara me këtë virus. Sa i përket simptomave, nuk ka një vijë të cilën e ndan gripin nga covid apo nga metapneumovirusi. Virozat repsiratore japin të njëjta simptomatologji, siç janë temperatura, kolla, tharje fyti, rrjedhje nga hundët, pra simptoma si gripi i Covid-19.

Një diagzonë laboratorike e ndan se a është një grip Covid apo metapneumovirus. Kjo e fundit jep komplikacione, sidomos në moshat e reja dhe moshat e treta, këto komplikacione kalojnë në pneumoni duke kaluar dhe në fatalitete”, u shpreh doktoresha Tomini.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Virusi respirator në Kinë, Eugena Tomini: HMVP i ngjashëm me simptomat e Covid-19 appeared first on Euronews Albania.

Trazirat në stadium shkaktojnë dhjetëra viktima gjatë ndeshjes së futbollit

By: fra nc
2 December 2024 at 10:38

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të dielën në qytetin Nzerekore, në Guinean juglindore, ku disa tifozë humbën jetën gjatë përleshjeje në një ndeshje futbolli. Incidenti ndodhi gjatë finales së një turneu të organizuar në nder të udhëheqësit ushtarak të Guinesë, Mamady Doumbouya.

Pamjet dhe videot e shpërndara në internet tregojnë skena të tmerrshme, ku viktimat shtrihen të pajetë në tokë. Në një nga videot, shihen mbi një duzinë trupash të pajetë, mes tyre edhe fëmijë. Disa pamje të tjera tregojnë tifozë që përpiqen të shpëtojnë duke u ngjitur mbi muret e stadiumit.

Qeveria në Guinea shprehu keqardhjen për incidentin e rëndë por nuk dha ende një numër të saktë për viktimat.

“Qeveria shpreh keqardhjen për incidentet që prishën ndeshjen e futbollit midis ekipeve Labe dhe Nzerekore këtë pasdite në Nzerekore. Gjatë rrëmujës, u regjistruan viktima,” deklaroi kryeministri Mamadou Oury Bah të dielën. Ai shtoi se autoritetet lokale janë duke punuar për të rivendosur rendin dhe për të hetuar rrethanat e ngjarjes.

Sipas raportimeve të mediave lokale, rrëmuja nisi pasi një sherr shpërtheu midis tifozëve, pas një vendimi të diskutueshëm të arbitrit. Tensionet u përshkallëzuan me shpejtësi, duke krijuar skena paniku në të gjithë stadiumin. Policia ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, por situata doli jashtë kontrollit.

Media lokale “Guinee Panorama” raportoi se dhuna në stadium ishte e papërmbajtshme, ndërsa shumë tifozë u përpoqën të shpëtojnë duke kaluar mbi barrierat e stadiumit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trazirat në stadium shkaktojnë dhjetëra viktima gjatë ndeshjes së futbollit appeared first on Euronews Albania.

PD letër donatorëve që monitojnë reformat: Mos merrni për ekspertizë Linda Ramën

By: fra nc
4 November 2024 at 11:49

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka nisur një letër të gjithë bordeve të donatorëve që bëjnë raporte monitorimi për Shqipërinë, me autore Linda Ramën.

Letra drejtuar UNDP, ILO, UNICEF, USAID etj vë në dukje se  “Znj. Rama sipas gjithë ligjeve shqiptare dhe ndërkombëtare, është gjendur përballë konfliktet të interesit sa herë që është kontraktuar nga ana juaj per të kryer matje , analiza apo vlerësime ekonomike apo sociale për Shqipërinë persa kohë që bashkëshorti i saj është Kryeministri i vendit”

Deputetët ngrejnë shqetësimin se “Kredibiliteti edhe paanshmëria e produkteve te sponsorizuara nga institucionet tuaja dëmtohet rëndë në kushtet kur një nga autoret është pikerisht  znj. Linda Rama e cila për shkak te interes të drejtpërdrejtë e ka te pamundur paanshmerinë. Gjithashtu pasurimi i Zj.Rama dhe për rrjedhojë familjes së saj kryeministrore, ndonëse në këtë rast nga fonde jo publike por për shkak të lidhjes me qeverinë të raportimeve është e papërputhshme edhe me Kushtetutën e Shqipërisë”.

Ekspertiza e Znj. Rama mund të përdoret në raporte për shtete të tjera, ku zonja nuk ka konflikt interesi, thekson grupi i PD.

Grupi Parlamentar pasi sqaron gjithë problematikat që vijnë nga ky fakt shprehet se: “Në këto kushte ne shprehim shqetësimin që të dhënat tuaja të deritanishme janë të kontaminuara nga njëanësia e autores znj.Linda Rama dhe kërkojmë eleminimin të çdo lloj influence  si autore apo nëpërmjet qendrave të krijuara prej saj ose me të ardhmen në projekte që lidhen me Shqipërinë”

Teksti i plotë i letrës:

Të nderuar

Duke vlerësuar maksimalisht institucionet tuaja prestigjioze të cilat e kanë ndihmuar edhe e ndihmojnë Shqipërinë në rrugën e zhvillimit dhe reformave duam të ndajmë me ju një shqetësim thelbësor që lidhet me paanshmërinë dhe impaktin real të projekteve tuaja nga te cilat rrjedhin qëndrimet tuaja mbi ecurinë e Shqipërisë.

Raportet tuaja të monitorimit për Shqipërinë kanë një nga autorët themelor znj. Linda Rama  ose qëndrën ku ajo është bashkëthemeluese “Human Development Promotion Centere”

Znj. Linda Rama, është bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama.  Ajo sipas protokollit shtetëror përfaqëson bashkë me të shoqin qeverinë shqiptare. Thënë këtë,  Znj. Rama sipas gjithë ligjeve shqiptare dhe ndërkombëtare, është gjendur përballë konfliktit të interesit sa herë që është kontraktuar nga ana juaj për të kryer matje , analiza apo vlerësime ekonomike apo sociale për Shqipërinë përsa kohë që bashkëshorti i saj është Kryeministri i vendit.

Shqipëria sot vuan nga mungesa e theksuar e të dhënave të besueshme edhe objektive. Ndaj cdo raport ndërkombëtar mbi ecurinë e zhvillimit ekonomik dhe social në Shqipëri, konsiderohet një burim i besueshëm informacioni që tejkalon propagandën edhe  mosbesimin e gjithë  palëve të tjera.

Po ashtu raportet e donatorëve furnizojnë me njohuri të  nevojshme edhe të domosdoshme  për ndërtimin edhe të politikave zhvillimore . Por duke u përgatitur direkt nga shtëpia kryeministrore kjo vë në rrezik gjithë besueshmërinë e raportimeve tuaja, duke dobësuar kështu besimin e publikut se ju jeni partnerë të barazlarguar nga palët politike.

Kredibiliteti edhe paanshmëria e produkteve të sponsorizuara nga institucionet tuaja dëmtohet rëndë në kushtet kur një nga autoret është pikërisht  znj. Linda Rama e cila për shkak të interesit të drejtpërdrejtë e ka te pamundur paanshmerinë. Gjithashtu pasurimi i zj.Rama dhe për rrjedhojë familjes së saj kryeministrore, ndonëse në këtë rast nga fonde jo publike por për shkak të lidhjes me qeverinë të raportimeve është e papërputhshme edhe me Kushtetutën e Shqipërisë.

Ne nuk gjykojmë kapacitet profesionale të zonjës Rama por gjykojmë se kriteret e saj të pavarësisë, edhe pranushmërisë janë të cënuara. Znj. Linda Rama mund të ketë ekspertizën dhe njohuritë e nevojshme për të qënë ekspertja juaj në çdo vend tjetër ku nuk ka konflikt të hapur interesi, e ku nuk do ti duhet të vleresojë apo gjykojë politikat e ndërmarra nga bashkëshorti edhe babi i djalit të saj i cili ka 12 vjet që qeveris.

Standardet tuaja etike për shmangien e konfliktit të interesit ku para marrjes së çdo projekti cilido ekspert duhet të kaloj kriteret e pranueshmërisë (eligible criteria), në këtë rast nuk janë plotësuar.

Në këto kushte ne shprehim shqetësimin që të dhënat tuaja të deritanishme janë të kontaminuara nga njëanësia e autores znj.Linda Rama dhe kërkojmë eleminimin e çdo lloj influence si autore apo nëpërmjet qendrave të krijuara prej saj ose me të ardhmen në projekte që lidhen me Shqipërinë.

Interesi ynë është bashkëpunimi me organizatat tuaja, edhe referimi si të dhëna të sakta të raportimeve tuaja. Ndaj pavarësia dhe largësia nga palët politike, do ishte qëndra e besimit mes nesh dhe jush.

Duke vlerësuar maksimalisht ndjeshmërinë tuaj ndaj paanshmërisë politike

Ju falenderojmë Deputetet e Grupit Parlamentar të PDSH

The post PD letër donatorëve që monitojnë reformat: Mos merrni për ekspertizë Linda Ramën appeared first on Euronews Albania.

“Lironi rrugën”- Digjen goma në mbikalimin e Shkozetit, Paloka i përgjigjet policisë

By: fra nc
29 October 2024 at 17:49

Protestuesit e opozitës nga qarku i Durrësit bllokuan këtë të martë autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit. Përveç bllokimit të rrugës, ata vendosën flakën disa gomave të hedhura mbi asfalt.

Në tubimin te mbikalimi i Shkozetit ishte i pranishëm edhe deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili iu përgjigj thirrjeve të policisë për të liruar rrugën. Paloka theksoi se Partia Demokratike ndodhet në rrugë për të ndryshuar realitetin e drejtimit të vendit dhe të policisë, e cila sipas tij është nën ndikimin e bandave.

“Policia e bandave, policia e kujt?! Policia që hyn në parlament dhe dhunon deputetët. Drejtori dhe ministri janë të zgjedhur nga bandat. Çfarë presim ne nga kjo polici? Policia që rrëmben ish-presidentin sikur të jetë terrorist. Nuk presim asgjë nga kjo polici, ndaj jemi në rrugë për të ndryshuar këtë realitet.

Nuk kemi marrë leje; thjesht është bërë një njoftim për bllokimin e rrugëve, nuk marrim leje kurrëkund. Sot hapi i radhës është bllokimi i rrugëve, për më vonë do të shohim,” tha Paloka.

Kujtojmë se mbështetësit e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë janë pozicionuar në 6 akse kryesore të vendit, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve. Aktivitetet do të zhvillohen nga ora 17:00 deri në orën 20:00 në këto akse: “Tiranë–Durrës” pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës–Tiranë” pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot” pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë” te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier” te rrethrrotullimi i Rrogozhinës; dhe “Levan–Tepelenë” te rrethrrotullimi i Levanit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Lironi rrugën”- Digjen goma në mbikalimin e Shkozetit, Paloka i përgjigjet policisë appeared first on Euronews Albania.

Stuhia ‘Helene’ godet Floridan, raportohet për të paktën 20 viktima

27 September 2024 at 19:57

Është rritur numri i viktimave nga stuhia Helene që ka goditur Meksikën dhe Floridan në SHBA.

Sipas mediave të huaja, të cilat citojnë zyrtarët në Florida, bëhet me dije se momentalisht numërohen të paktën 20 viktima.

Sherifi i qarkut Pinellas, Bob Gualtieri, thotë se të paktën pesë persona kanë vdekur në zonë që nga mbrëmja e kaluar.

Anëtarë të ndihmës së parë punuan gjatë gjithë natës, por nuk ishin në gjendje t’u përgjigjeshin disa thirrjeve të Urgjencës për shkak të kushteve, raporton Reuters të ketë thënë Gualtieri.

Më herët, Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, raportoi dy vdekje në këtë shtet, por paralajmëroi se shifra mund të rritet.

Përditësimi i fundit e çon numrin e përgjithshëm të njerëzve të vrarë nga Stuhia Helene në të paktën 20.

The post Stuhia ‘Helene’ godet Floridan, raportohet për të paktën 20 viktima appeared first on Euronews Albania.

Fundoset anija me 33 emigrantë në brigjet e Greqisë, gjenden të vdekur 3 prej tyre

23 September 2024 at 13:44

Një varkë me të cilën udhëtonin 33 emigrantë është fundosur në brigjet e Greqisë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave hetimet nën koordinimin e Qendrës së Bashkuar Koordinuese për Kërkim Shpëtim (EKSED) po kryhen në zonën detare të Agios Isidoros, në veriperëndim të Samos, me qëllim gjetjen dhe shpëtimin e të huajve që ndodheshin në bordin e varkës.

Sipas informacioneve, në bordin e anijes ndodheshin 33 persona. Deri më tani janë gjetur 5 persona, ndërsa tre janë nxjerrë pa shenja jete. Numri i personave të zhdukur është 25.

Në operacion janë përfshirë mjete dhe forca të ndryshme:

– Një mjet Patrullë L.S.-EL.AKT.

– Një mjet patrullues në det të hapur (PATH)

– Një mjet patrullues L.S.-EL.AKT.

– Mjete Private EOD Samos

– Mjet Patrullë LS-EL.AKT nga toka

Në të njëjtën kohë, një helikopter i Forcave Ajrore është ngritur për të ndihmuar në kërkimin nga ajri.

Përpjekjet e forcave të shpëtimit janë penguar nga kushtet e pafavorshme të motit që mbizotërojnë në zonë. Erërat e fuqishme nga veriperëndimi po vështirësojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Fundoset anija me 33 emigrantë në brigjet e Greqisë, gjenden të vdekur 3 prej tyre appeared first on Euronews Albania.

Sulmi izraelit vret katër fëmijë në Gaza, 10 të vdekur në total

23 September 2024 at 12:54

Mëngjesin e sotëm forcat izraelite kanë vrarë në 2 sulme të ndryshme të paktën 10 palestinezë në Gaza.

Sipas mediave të huaja, të cilat citojnë Reuters, mjekët bënë të ditur se një grua dhe katër fëmijë vdiqën në një sulm në një shtëpi në qytetin Deir Al-Balah.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm të ushtrisë izraelite për incidentin në fjalë.

Shtetasit e Gazës të zhvendosur që jetojnë në tenda po ashtu tani duhet të përballen me përmbytjet, veç mungesës së ushqimit dhe ilaçeve – pasi kanë ardhur shirat e parë të sezonit të ftohtë.

Kujtojmë se ditët e fundit, ashtu si edhe këtë mëngjes, ka pasur shumë fokus në bombardimet e Izraelit ndaj Libanit, ndërsa Tel Avivi kërkon të zhdukë objektivat e Hezbollahut, megjithëse civilët janë paralajmëruar se ata mund të jenë gjithashtu në rrezik.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmi izraelit vret katër fëmijë në Gaza, 10 të vdekur në total appeared first on Euronews Albania.

❌