Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 July 2026Euronews

Tensionohet situata para Parlamentit, policia shpërndan me ujë protestuesit

By: Evi
2 July 2026 at 12:50

Pas qëndresës së protestuesve të ulur në tokë përpara Parlamentit, situata është agravuar sërish. Policia ka hedhur sërish spraj drejt protestuesve dhe po përdoren botet me ujë për shpërndarjen e tyre.

Ndërsa protestuesit janë acaruar, ata janë përgjigjur duke goditur forcat e policisë me shishe uji, gurë dhe sende të tjera. Ndërkohë, nga ky agravim ka nisur edhe shpërndarja e tyre.

Ka pasur edhe disa momente kur protestuesit kanë shkulur pllaka për t’i gjuajtur forcat e policisë. Situata ka degraduar dhe është kthyer në një protestë të dhunshme.

The post Tensionohet situata para Parlamentit, policia shpërndan me ujë protestuesit appeared first on Euronews Albania.

Lamallari viziton efektivët e lënduar në protestën para Kuvendit: Sulmi ndaj policisë është sulm ndaj shtetit

2 July 2026 at 12:49

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka vizituar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” tre efektivët e Policisë së Shtetit që mbetën të lënduar gjatë protestës së zhvilluar paraditen e së enjtes para Kuvendit.

Pas vizitës, Lamallari dënoi ashpër aktet e dhunës ndaj punonjësve të policisë, duke i cilësuar ato si sulme vandale dhe sjellje kriminale.

“Dënoj me forcën më të madhe sulmet vandale dhe sjelljen kriminale ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, ku mbetën të plagosur tre efektivë, të cilët ishin në krye të detyrës. Efektivët e Policisë janë punonjës të shtetit, qytetarë të Republikës dhe familjarë si çdokush tjetër. Ata janë në shërbim të ligjit, të rendit publik dhe të sigurisë së çdo qytetari, pa dallim”, u shpreh ministri.

Lamallari theksoi se sulmi ndaj efektivëve përbën një sulm ndaj shtetit dhe rendit kushtetues, duke paralajmëruar se autorët do të përballen me drejtësinë.

“Sulmi ndaj tyre është sulm ndaj shtetit dhe rendit kushtetues. Askush nuk ka të drejtë të abuzojë në emër të së drejtës kushtetuese për tubim dhe manifestim paqësor dhe ta shndërrojë atë në dhunë flagrante me gurë ndaj punonjësve të Policisë. Secili prej tyre që sot ngriti dorën ndaj punonjësve të ligjit do të ketë të njëjtin fat si frymëzuesit e tyre me molotovë dje dhe që sot fshehën duart duke mos ardhur në Parlament. Shoqërimi i tyre nga Policia e Shtetit është vetëm hapi i parë në rrugën pa kthim që ata kanë zgjedhur në përballjen me drejtësinë dhe forcën shembullore të ligjit”, deklaroi ai.

Ministri shprehu gjithashtu mbështetjen për efektivët e Policisë së Shtetit, duke vlerësuar profesionalizmin dhe vetëpërmbajtjen e tyre gjatë përballjes me protestuesit.

Ai u uroi shërim të shpejtë dy punonjësve të policisë të shtruar në Spitalin e Traumës, si edhe efektivit të Komisariatit nr. 5, i cili po merr trajtim mjekësor në QSUT.

The post Lamallari viziton efektivët e lënduar në protestën para Kuvendit: Sulmi ndaj policisë është sulm ndaj shtetit appeared first on Euronews Albania.

Momenti kur një protestues godet me gur në kokë policin (VIDEO)

2 July 2026 at 12:49

Protestuesit para Parlamentit kanë vijuar përplasjet e shumta fizike me punonjësit e policisë, ku për pasojë tre efektivë mbetën të dëmtuar rëndë për shkak të godistjes me sende të forta. Një prej tyre u qëllua me gur teksa po ruante rendin bashkë me efektivët e tjerë.

Mësohet se punonjësit e policisë janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë 8 persona janë shoqëruar në komisariat.

Policia ka hedhur për disa herë radhazi spraj lotsjellës për të bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve

The post Momenti kur një protestues godet me gur në kokë policin (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

Momenti kur deputetë e PS qëllohen me vezë nga protestuesit sa dalin nga Parlamenti (VIDEO)

2 July 2026 at 12:40

Parlamenti përfundon punimet ku janë votuar projektligjet në rend dite. Deputetë dalin nga parlamenti dhe janë përballur me sulm nga protestuesit.

Ky është momenti kur 2 deputetë të PS janë sulmuar me vezë nga protestuesit sapo kanë dalë nga hyrja e pasme e Parlamentit.

Një pjesë e deputetëve për të shmangur përballjen me protestuesit dolën përmes qendrës tregtare pranë Parlamentit.

The post Momenti kur deputetë e PS qëllohen me vezë nga protestuesit sa dalin nga Parlamenti (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

Balla: Dritan Goxhaj paguhet nga Irani, kemi prova

By: Evi
2 July 2026 at 12:39

Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se Dritan Goxhaj është një person i paguar nga Irani.

Sipas Ballës, për këtë ekzistojnë prova dhe fakti se Goxhaj sulmon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për llogari të Teheranit, provë e cila sipas tij duhet të administrohet urgjentisht nga autoritetet.

Ai nënvizoi se në asnjë vend tjetër nuk do të lejohej që persona të tillë të lëvizin lirshëm, duke kërkuar reagimin e menjëhershëm të institucioneve ligjzbatuese.

“Këtu ka persona të paguar në shërbim, p.sh. Dritan Goxhaj është person që paguhet nga Irani. Kemi prova dhe sigurisht fakti publik më i pakundërshtueshëm se ky person sulmon SHBA-në për hesap të Iranit është një provë që duhet administruar urgjentisht.

Të dalësh dhe të thuash në mes të studios televizive që këtu duhen vrarë udhëheqësit politikë me plumb ballit, më vjen keq që Prokuroria në këtë vend, me iniciativën e vet, nuk vepron me këta persona dhe në asnjë vend tjetër nuk do të kishte ndodhur që këta persona të livadhisnin, por ky është debat tjetër”, u shpreh Balla.

The post Balla: Dritan Goxhaj paguhet nga Irani, kemi prova appeared first on Euronews Albania.

Balla për protestën: Nuk na ndalin një grup mbeturinash sociale dhe politike!

2 July 2026 at 12:30

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka folur për mediat pas daljes nga seanca plenare. Balla foli për protestën që po zhvillohet para Parlamentit, nga ku protestuesit tentuan të ndalojnë dhe hyrje-daljet e deputetëve me anë të goditjeve me vezë dhe shishe.

Balla thekson se dhuna ndaj punonjësve të policisë nuk mund të tolerohet dhe çdo akt i tillë do të ndëshkohet.

“Sikur kanë ata të drejtë të protestojnë edhe ne kemi të dejtë të votojmë ligjet, të bëjmë detyrën që na kanë votuar njerëzit. Janë 856 mijë e 177 shqiptarë që kanë bërë këtë grup parlamentar.

Një kontratë që nuk e luan as topi, kontratën e PS-së me shqiptarët. Unë jam mësuar me këtë e në këto 13 vite të qeverisjes tonë, në vlerësimin tim ne nuk mund të zmbrapsemi se një grup mbeturinash sociale dhe politike mendojnë që parlamenti duhet të shpërndahet.

Sot edhe shqiptari më skeptik sa i përket pjesës që këtu është një skenar tërësisht jo shqiptar në këtë moment historik, ndërsa Kuvendi duhet të votojë ligje që lidhen me anëtarësime që lidhen me BE, ky skenar nuk është i papritur, e kemi parë në vende të tjera. Brenda atij grupi që dhunon e plagos tre punonjë spolicie, gjaku i punonjësve të policisë është gjaku i shtetit, kush sulmon policinë ka sulmuar shtetin. Dua të jem i qartë, të mbështes policinë, ti bëhet me dije kujtdo që ngre dorë kundër policisë, do përballet me forcën e policisë”, tha Balla.

The post Balla për protestën: Nuk na ndalin një grup mbeturinash sociale dhe politike! appeared first on Euronews Albania.

Protestuesit sulmojnë me vezë dhe shishe makinën e Peleshit kur del nga Parlamenti, kthehet mbrapsht

2 July 2026 at 12:18

Parlamenti përfundoi punimet rreth mesditës pasi u votuan projektligjet në rend dite. Deputetë nisën të dalin nga Parlamenti ku u përballur me sulm nga protestuesit.

Makina e kreut të Kuvendit Niko Peleshit u sulmua menjëherë me vezë dhe shishe ndaj u detyrua të kthehet prapa brenda rrethimit të Parlamentit.

The post Protestuesit sulmojnë me vezë dhe shishe makinën e Peleshit kur del nga Parlamenti, kthehet mbrapsht appeared first on Euronews Albania.

Balla protestuesve: Pak ditë na ndajnë nga koha e dialogut me ju

By: Evi
2 July 2026 at 12:09

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se mazhoranca do t’i qëndrojë besnike mandatit të qytetarëve, ndërsa u ka bërë thirrje protestuesve se ka mbetur pak kohë për dialog. Balla u shpreh se janë të gatshëm të dëgjojnë arsyet e tubimit dhe të reflektojnë.

Nga ana tjetër, Balla dënoi ashpër aktet e dhunës në protestë, duke bërë me dije se tre punonjës policie kanë mbetur të plagosur rëndë. Ai nënvizoi se Kuvendi nuk do të heshtë përballë sulmeve ndaj uniformave të shtetit dhe i bëri thirrje qytetarëve të distancohen nga elementët e dhunshëm që, sipas tij, e kanë marrë peng protestën.

“Kuvendi do të vazhdojë ta ushtrojë mandatin që na kanë besuar qytetarët. Grupi parlamentar i PS do t’i qëndrojë besnik votës që na ka sjellë në këtë sallë.

Dënojmë aktet e dhunës të inspiriuara dhe të frymëzuara nga individë kriminalë të përfshirë brenda protestës.

Tre punonjës policie janë të plagosur dhe të lënduar rëndë, gjakosur dhe ky Kuvend nuk mund të heshtë, gjaku i policisë është gjaku i shtetit.

Këta u trembën nga veza, megjithatë detyra jonë është të vazhdojmë përpara detyrën tonë historike që brenda këtij mandati ta bëjmë Shqipërinë anëtare të BE.

Protestuesve në emër të PS u them se pak ditë na ndajnë nga koha e dialogut me ju, që nga zemërimi për natyrën deri te zemërimi ndaj gjithkujt prej jush dhe atyre që kanë shpërdoruar besimin mbi karrigen e pushtetit brenda PS.

Arsyet e juaja për protestën jemi të gatshëm t’i dëgjojmë dhe të reflektojmë duke dëgjuar ato. Kam besim shumë që qytetaria e bukur e bulevardit të flamingove të distancohet akoma edhe më shumë sesa bëri dje nga dhuna e mbeturinave politike dhe çdo force që e ka marrë peng protestën”, u shpreh Balla.

The post Balla protestuesve: Pak ditë na ndajnë nga koha e dialogut me ju appeared first on Euronews Albania.

Shtëpia e Bardhë jep “dritën jeshile” për praninë e përhershme të trupave amerikane në Poloni

2 July 2026 at 12:01

Polonia ka marrë “dritën jeshile” nga Shtëpia e Bardhë për praninë e përhershme të trupave amerikane në vend, tha sot kreu i zyrës për politikë ndërkombëtare të presidentit polak Karol Nawrocki, Marcin Przydacz.

Pšidač, pas bisedës me Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Mark Rubio, tha se rotacioni i brigadës së blinduar amerikane në Poloni, i cili është pezulluar, nuk do të vazhdojë, raporton PAP.

Ai tha se Rubio, gjatë bisedës që zgjati rreth një orë, tha se ishte “absolutisht në favor” të ndryshimit të natyrës së pranisë së forcave të armatosura amerikane në territorin polak, nga rotacion në të përhershëm.

Ai shtoi se forma përfundimtare e pranisë së trupave amerikane në Poloni do të jetë rezultat i një strategjie më të gjerë mbi të cilën po punon aktualisht Pentagoni.

Pšidač tha se Rubio tha gjatë bisedës se vendimi politik i Shtëpisë së Bardhë rrjedh nga strategjia amerikane e pranisë në Evropë, por edhe se është rezultat i marrëdhënieve të mira polako-amerikane, të cilat “bazohen kryesisht në marrëdhënie të drejtpërdrejta personale” midis presidentëve amerikanë dhe polakë, Donald Trump dhe Karol Nawrocki.

Rubio tha gjithashtu, siç raportohet nga Psidač, se Polonia është një “aleat shembullor” që ndan një “pjesë të mjaftueshme të produktit të brendshëm bruto” për armatime dhe investime në pajisje dhe teknologji mbrojtëse.

Pšidač shtoi se SHBA-të ka shumë të ngjarë të dërgojnë 5,000 ushtarë në Poloni në vend të brigadës së blinduar prej 4,000 trupash të pezulluar, të cilat do të zëvendësohen me rotacion, dhe se ky do të jetë “një koncept krejtësisht i ri i pranisë amerikane”.

The post Shtëpia e Bardhë jep “dritën jeshile” për praninë e përhershme të trupave amerikane në Poloni appeared first on Euronews Albania.

Adriatik Lapaj i bashkohet protestës, refuzohet nga një pjesë e protestuesve

By: Evi
2 July 2026 at 10:54

Po vijon protesta jashtë Parlamentit, e cila është shoqëruar me disa përplasje mes protestuesve dhe forcave të sigurisë.

Ndërkohë, disa minuta më parë i është bashkuar protestës edhe kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, por një pjesë e protestuesve e kanë kundërshtuar pjesëmarrjen e tij në protestë. Pavarësisht kësaj, Lapaj ka vijuar qëndrimin e tij në protestë.

Ndërkohë, ka pasur edhe kaos mes protestuesve për mënyrën sesi duhet të vijojë dhe të vazhdojë protesta, teksa ata janë kthyer drejt hyrjes kryesore të Parlamentit për të vijuar qëndrimin e tyre aty.

The post Adriatik Lapaj i bashkohet protestës, refuzohet nga një pjesë e protestuesve appeared first on Euronews Albania.

Nis seanca plenare, PD bojkoton punimet; protestë dhe tensione jashtë Parlamentit

2 July 2026 at 10:50

Ka nisur seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvend, ndërsa jashtë godinës vijon protesta e qytetarëve, e shoqëruar me momente tensioni dhe përplasje me forcat e policisë.

Deputetët e Partisë Demokratike nuk janë të pranishëm në sallën e Kuvendit, pasi kanë vendosur të bojkotojnë punimet e seancës.

Sipas PD-së, vendimi është marrë pasi mazhoranca socialiste ka lënë jashtë kalendarit të punimeve katër projektligje të depozituara nga grupi demokrat rreth një muaj më parë.

“Për sa kohë mazhoranca refuzon të përfshijë këto projektligje në rendin e ditës ose të përcaktojë shqyrtimin e tyre brenda këtij sesioni parlamentar, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në punimet e Kuvendit në seancën e sotme dhe kërkon me forcë përfshirjen në procedurë parlamentare të katër projektligjeve për diskutim dhe miratim në Kuvend”, thuhet në deklaratën zyrtare të PD-së.

Në rendin e ditës së seancës ishte parashikuar edhe një interpelancë me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, e kërkuar nga deputetja Ina Zhupa, si dhe një seancë pyetje-përgjigje me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, e kërkuar nga deputeti Klevis Balliu.

The post Nis seanca plenare, PD bojkoton punimet; protestë dhe tensione jashtë Parlamentit appeared first on Euronews Albania.

Erjon Llapushi dënohet me 17 vite burg për vrasjen e Gazmend Kurmakut

2 July 2026 at 10:49

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin për Erjon Llapushin, duke e dënuar përfundimisht me 17 vite burg për vrasjen e Gazmend Kurmakut.

Vendimi u dha nga trupa e gjyqtarëve Qemal Zaimi, Taulant Banushi dhe Lutfije Celami të cilët nuk morën parasysh ankimin e autorit dhe lanë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë Elbasan.

Ngjarja ndodhi në 20 tetor të vitit 2021 në një lokal në Fushë Labinot, ku sherri mes palëve nisi për nje tavolinë të rezervuar.

Llapushi kapi nga fyti Kurmakun, e kërcënoi me thikë, e më pas e goditi, ndërsa viktima në rënie përplasi kokën në dysheme duke i shkaktuar vdekjen.

Për Llapushin janë kryer disa herë operacione nga RENEA pasi etiketohet person me rrezikshmëri, por nuk është arritur të arrestohet.

The post Erjon Llapushi dënohet me 17 vite burg për vrasjen e Gazmend Kurmakut appeared first on Euronews Albania.

Protestuesit tentojnë të rrëzojnë gardhin metalik para Parlamentit, ndërhyn FNSH, bëhet gati autoboti me ujë (VIDEO)

2 July 2026 at 10:27

Situata para Parlamentit është tensionuar sërish pasi protestuesit kanë tentuar të rrëzojë gardhin metalik para parlamentit.

Menjëherë në ndihmë të forcave të policisë kanë mbërritur efektivë të FNSH dhe autoboti me ujë që është vendosur në gatishmëri.

Më herët policia u përplas disa herë me protestuesit të cilët hodhën vezë dhe miell ndaj deputetëve që hynin nga ana e pasme e Parlamentit, ndërsa policia u përgjigj me spraj djegës. Dy efektivë mbetën të lënduar nga përplasjet fizike ndërsa u shoqëruan 5 protestues.

Menjëherë në ndihmë të forcave të policisë kanë mbërritur efektivë të FNSH dhe autoboti me ujë.

The post Protestuesit tentojnë të rrëzojnë gardhin metalik para Parlamentit, ndërhyn FNSH, bëhet gati autoboti me ujë (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

Mbërrin autoambulanca pranë Parlamentit, disa protestues pësojnë probleme shëndetësore

2 July 2026 at 10:20

Gjatë tensioneve të sotme para Parlamentit, disa protestuese femra kanë shfaqur komplikacione të lehta shëndetësore, kjo për shkak të përdorimit të spraj-it djegës nga ana e policisë.

Policia i kanë dhënë mundësinë që ata të marrin ndihmën e parë mjekësore. Për protestuesit e lënduar është krijuar një kordon posaçërisht që të afrohen pranë një autoambulance, e cila ka mbërritur tek hyrja e parlamentit. Ata kanë marrë ndihmën e parë qytetarëve të cilët kanë shfaqur problem të djegies së syve dhe frymëmarrjes.

The post Mbërrin autoambulanca pranë Parlamentit, disa protestues pësojnë probleme shëndetësore appeared first on Euronews Albania.

Përplasjet para Parlamentit, lëndohen disa protestues dhe 2 punonjës policie

By: Evi
2 July 2026 at 10:19

Pas qetësimit të situatës mes protestuesve dhe punonjësve të policisë pas përplasjes fizike, këta të fundit janë tërhequr në krah të Parlamentit.

Nga kjo përplasje janë lënduar dy efektivë të policisë, të cilët janë dërguar në autoambulancën që ndodhet jashtë Parlamentit për të marrë ndihmën e shpejtë. Të lënduar nga kjo përplasje kanë mbetur edhe disa protestues, ndaj të cilëve u përdor spraj djegës, ku edhe ata kanë marrë ndihmën e parë.

Ndërkohë, dy automjete që janë ujëhedhëse po qëndrojnë në gatishmëri në hyrje të Parlamentit, por nuk ka pasur hedhje uji gjatë përplasjes së parë nga ana e tyre.

Sakaq, pas raportimit të plagosjes së efektivëve, ministri i Brendshëm Besford Lamallari ka dalë nga Kryesia e Kuvendit për të parë gjendjen e policëve të plagosur, por pas raportimeve që këta të fundit kanë shkuar për të marrë ndihmën e shpejtë është rikthyer sërish në Kuvend.

The post Përplasjet para Parlamentit, lëndohen disa protestues dhe 2 punonjës policie appeared first on Euronews Albania.

Spiropali hyn në Parlament: Nuk duhet të merremi me protestuesit, duhet të merremi me veten

2 July 2026 at 10:17

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, në një prononcim për mediat teksa hynte në Kuvend, u shpreh se fokusi i mazhorancës nuk duhet të jetë te protestuesit, por te reflektimi dhe adresimi i problemeve brenda vetes.

Spiropali tha se seanca plenare duhet të shërbejë për diskutime dhe gjetjen e zgjidhjeve për shqetësimet e qytetarëve.

“Ne kemi punën tonë në seancë dhe aty duhet të dëgjojmë, të reflektojmë dhe të gjejmë zgjidhje. Nuk duhet të merremi me protestuesit, por me veten. Diskutimet vijnë nga të gjithë dhe nuk zgjidhen aty për aty”, u shpreh ajo.

Deputetja socialiste theksoi se është e rëndësishme që Kuvendi të përdoret si një hapësirë për të komunikuar me qytetarët, për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe për të ofruar zgjidhje konkrete.

Sipas Spiropalit, çdo forcë politike duhet të bëjë reflektim mbi veprimet e saj, në vend që ta përqendrojë vëmendjen te kundërshtarët politikë.

The post Spiropali hyn në Parlament: Nuk duhet të merremi me protestuesit, duhet të merremi me veten appeared first on Euronews Albania.

PD bojkoton seancën në Kuvend: Nuk vijmë për sa kohë nuk diskutohen kërkesat e protestuesve

2 July 2026 at 10:07

Partia Demokratike ka vendosur të mos jetë pjesë e seancës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë.

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat bëhet me dije se PD nuk merr pjesë në seancë për sa kohë nuk diskutohen kërkesat e protestuesve.

Deklarata e PD

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dënon me forcë sjelljen e mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë, e cila vijon të pengojë opozitën në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese dhe në përmbushjen e detyrimit për të përfaqësuar interesin e qytetarëve.

Të martën, duke përdorur forcën e kartonave, mazhoranca refuzoi kërkesën për llogaridhënie nga Kryeministri dhe zhvillimin e një debati parlamentar mbi kërkesat legjitime të qytetarëve, të cilët protestojnë prej më shumë se një muaji, si edhe mbi konstatimet dhe rekomandimet e Rezolutës së Parlamentit Europian të miratuar pak ditë më parë.

Në vijim të kësaj qasjeje bllokuese, dje, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, mazhoranca miratoi kalendarin e punimeve të Kuvendit deri në përfundim të këtij sesioni parlamentar, pa përcaktuar datën e shqyrtimit të katër projektligjeve të depozituara prej rreth një muaji nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për:

1.     Projektligjin për shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;

2.     Projektligjin për shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike;

3.     Projektligjin për shfuqizimin e Paketës së Maleve;

4.     Projektligjin për shfuqizimin e disa dispozitave të ligjit për trashëgiminë kulturore.

Këto iniciativa ligjore përputhen drejtpërdrejt me kërkesat e qytetarëve që protestojnë dhe me shqetësimet e ngritura në Rezolutën e Parlamentit Europian. Për këtë arsye, ato duhej të ishin përfshirë në rendin e ditës së seancës së sotme, pasi trajtojnë çështje me interes të lartë publik.

Për sa kohë mazhoranca refuzon të përfshijë këto projektligje në rendin e ditës ose të përcaktojë shqyrtimin e tyre brenda këtij sesioni parlamentar, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të mos marr pjesë në punimet e Kuvendit në seancën e sotme dhe kërkojmë me forcë përfshirjen në procedurë parlamemtare të katër projektligjeve për diskutim dhe miratim në Kuvend.

Nga ana tjetër, konstatojmë se godina e Parlamentit është rrethuar me qindra punonjës Policie për të penguar qytetarët të protestojnë. Nëse Parlamenti zhvillon punimet nën rrethimin e Policisë së Shtetit, vetëm me qëllim të shuarjes së zërit të qytetarëve, atëherë ai humbet misionin e tij të përfaqësimit të qytetarëve.

Në kushtet kur mazhoranca vijon të refuzojë shqyrtimin e nismave ligjore të opozitës dhe Kryeministri, së bashku me Qeverinë, shmang sistematikisht llogaridhënien për çështje që prekin drejtpërdrejt interesin publik, prania jonë në seancë plenare sot nuk do t’i shërbente mbrojtjes së interesave të qytetarëve, por vetëm do të legjitimonte një proces parlamentar që po zhvillohet në kundërshtim me parimet e demokracisë parlamentare.

The post PD bojkoton seancën në Kuvend: Nuk vijmë për sa kohë nuk diskutohen kërkesat e protestuesve appeared first on Euronews Albania.

Tensione jashtë Kuvendit! Pas përdorimit të sprajit djegës, polici i vjen në ndihmë qytetarit

By: Evi
2 July 2026 at 10:04

Ka degraduar në përplasje fizike protesta e mbajtur sot jashtë Kuvendit, ku situata ka kaluar në momente tensioni të lartë mes protestuesve dhe forcave të rendit. Në përpjekje për të zmbrapsur turmën që po tentonte të çante kordonin e sigurisë, policia ka përdorur spraj djegës.

Spraji djegës la pas disa protestues të lënduar me probleme në shikim për shkak të djegies. Pas disa minutash tensioni, situata ka vijuar me një qetësim të momentit.

Ajo që ka rënë në sy në mes të kaosit kanë qenë pamjet e një efektivi policie, i cili ka dalë nga rreshti i uniformave blu për t’i ardhur në ndihmë një qytetari të moshuar të prekur rëndë nga spraji. Në video shihet polici që ndihmon protestuesin duke i hedhur ujë për të larë sytë dhe për të zbutur djegien e fortë.

The post Tensione jashtë Kuvendit! Pas përdorimit të sprajit djegës, polici i vjen në ndihmë qytetarit appeared first on Euronews Albania.

Protestuesit heqin një pjesë të gardhit metalik, policia përdor ndaj tyre spraj djegës

2 July 2026 at 09:59

Situata është tensionuar dhe ka kaluar në përplasje fizike përpara Parlamentit. Protestuesit kanë tërhequr me forcë gardhin metalik rrethues që ishte vendosur në hyrje të Pedonales, nga ana e godinës së Kuvendit.

Ndërkohë, për të bërë të mundur shpërndarjen e protesuesve, policia ka hedhur spraj djegës ndaj tyre.

The post Protestuesit heqin një pjesë të gardhit metalik, policia përdor ndaj tyre spraj djegës appeared first on Euronews Albania.

❌
❌