Normal view

12 shenjat e horoskopit, ja çfarë ju pret këtë javë

By: redi
10 August 2026 at 21:53

Dashi-Është koha të lejoni flakët e pasionit t’ju ndezin shpirtin, Dash. Ndjekja e dëshirave të zemrës do t’ju çojë në drejtimin e duhur tani. Kjo është një nga periudhat më të mira të viteve të fundit për të përqafuar dashurinë, për të shprehur veten ose për të ringjallur shkëndijën brenda një marrëdhënieje romantike ekzistuese. Nëse jeni beqarë, një shpirt binjak për gjithë jetën është duke ju…

Source

E pëson drejtuesi i mjetit lundrues Jet Ski, rrezikoi jetën e pushuesve në Ksamil

By: redi
10 August 2026 at 21:43

Gjatë patrullimit në sektorin detar të Ksamilit, në vendin e quajtur “Bar Bistro”, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan një mjet lundrues Jet Ski, i cili kishte hyrë brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar pushuesit që ndodheshin në plazh. Në përfundim të veprimeve administrative, mjeti lundrues u bllokua, ndërsa drejtuesi i tij, shtetasi P. S., u ndëshkua me gjobë në vlerën 500 000…

Source

Shëtitorja e Ksamilit, Rama ndan pamjet

By: redi
10 August 2026 at 21:27

Kryeministri Edi Rama këtë mbrëmje ka ndarë për ndjekësit pamje nga shëtitorja e re në Ksamil. Ajo lidh zonat kryesore, të ofrojë hapësira pedonale për vizitorët dhe të riorganizojë aksesin përgjatë vijës bregdetare, duke ndjekur standardet më të mira të bregdeteve mesdhetare. Ksamili konsiderohet një nga ikonat e turizmit shqiptar dhe një nga pikat më të fotografuara të Rivierës Shqiptare.

Source

Banorët e Dimalit dalin sërish në protestë: Bashkia nuk duhet të preket

By: redi
10 August 2026 at 21:20

Banorët e Bashkisë Dimal kanë dalë sërish në protestë kundër reformës territoriale të propozuar nga qeveria, e cila parashikon shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimin e saj me Beratin. Nën sloganin “Dimali mbetet Dimal. Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet”, qytetarët kanë kundërshtuar fort prekjen e kufijve administrativë të bashkisë, duke kërkuar që qeveria të tërhiqet nga kjo nismë.

Source

VIDEO/ Deputetja Zhupa për ndotjen e detit në Porto Palermo: Pushuesit dolën me njolla vaji nga uji, ku janë institucionet?

By: redi
10 August 2026 at 21:14

Deputetja e PD-së, njëkohësisht kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku pretendon se në Porto Palermo deti është i ndotur dhe se pushuesit kanë dalë nga uji me njolla vaji në trup. ”Sot, 10 gusht! Gjendja në Porto Palermo, në mes të sezonit turistik, dhe plazhistët dalin nga deti me njolla vaji të djegur në trup!

Source

Situata me zjarret në Shqipëri, Mbrojtja Civile jep detajet e reja: 18 vatra në 12 orë, 5 ende aktive

By: redi
10 August 2026 at 21:00

Gjatë 12 orëve të fundit, në vend janë raportuar 18 vatra zjarri, ndërsa 5 prej tyre mbeten ende aktive dhe 3 zona vijojnë të monitorohen, sipas bilancit më të fundit të kësaj të hëne të Mbrojtjes Civile. Në operacionet për përballimin e zjarreve janë angazhuar 32 automjete zjarrfikëse, 298 forca operacionale, 133 efektivë të Forcave të Armatosura me 10 mjete, si edhe 4 helikopterë të Forcës…

Source

Bashkëshortja e Havzi Nelës thirrje Ramës nga protesta: Jepe dorëheqjen, Shqipërisë i duhet një drejtim i ri

By: redi
10 August 2026 at 20:49

Në 38-vjetorin e ekzekutimit të poetit disident Havzi Nela, bashkëshortja e tij, Lavdije Nela, iu drejtua qytetarëve dhe protestuesve para Kryeministrisë me një mesazh të fortë kundër qeverisë së Edi Ramës. Lavdije Nela, ish-e burgosur politike, kujtoi vuajtjet e saj dhe të bashkëshortit gjatë regjimit komunist. Ajo tha se u dënua me 10 vite burg, ndërsa Havzi Nela vuajti në kampet e Spaçit dhe të…

Source

Bilanci tragjik i tërmetit në Kolumbi, mbi 110 viktima

By: redi
10 August 2026 at 20:39

Të paktën 111 persona kanë humbur jetën pasi një tërmet i fuqishëm goditi Kolumbinë perëndimore, ndërsa persona të tjerë raportohet se kanë mbetur të bllokuar në ndërtesat e shembura. Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë ka tronditur Kolumbinë, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa dhe duke lënë njerëz të bllokuar nën rrënoja. Ekipet e emergjencës kanë nisur operacionet për kërkimin dhe…

Source

Hoxha kritikoi deklaratat e Vuçiçit për Ibrin, kryediplomati serb: Po ndërhyn në çështje që s’i takojnë

By: redi
10 August 2026 at 20:28

Reagimi i Shqipërisë ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër ka shkaktuar një tjetër përplasje diplomatike mes Tiranës dhe Beogradit. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Djuriç, ka reaguar përmes një postimi të gjatë në rrjetin social X, ku ka kritikuar qëndrimin e autoriteteve shqiptare dhe deklaratat e ministrit për Evropën dhe…

Source

Elisa Spiropali, nga “Më Përjashto!” te heshtja totale!

By: redi
10 August 2026 at 20:18

Nga Spiten Prulli- Elisa Spiropali ngriti zërin, sfidoi Ramën dhe dukej se po hapte një front të ri brenda PS-së, ku dihej se kush kishte guxuar ishte “palosur”. Sot, pas toneve të forta të kryeministrit në mbledhjet e fundit të grupit parlamentar dhe qeverisë, zëri i saj nuk dëgjohet më si më parë. Çfarë ndodhi? Frikë, kompromis apo strategji për të ardhmen? Elisa Spiropali e nisi këtë histori…

Source

Ministri Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

By: redi
10 August 2026 at 20:11

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ndau sot momente puna puna intensive e forcave operacionale në përballjen me zjarret. “Krenarë për secilin prej tyre. Me një sakrificë të jashtëzakonshme dhe në gatishmëri të plotë janë në vijën e parë të përballimit të situatave të zjarrit, krah qytetarëve…

Source

72 ditë protestë, qytetari: Jemi kundër diktaturës dhe korrupsionit

By: redi
10 August 2026 at 20:05

Sot shënohet 72 ditë protestë dhe pjesëmarrësit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, vendi ku po mbahet edhe tubimi kryesor me fjalimet e protestuesve. Pjesëmarrësit në protestë kanë ngritur shqetësimet e tyre lidhur me gjendjen ekonomike, shëndetësinë dhe nivelin e korrupsionit në vend. “Protestojmë kundër korrupsionit…

Source

Zbulohet vendi me shoferët më agresivë në botë

By: redi
10 August 2026 at 19:43

Italia sipas një sondazhi të fundit global të kryer nga platforma e marrjes së makinave me qira Discovercars.com, Italia është renditur si vendi me shoferët më agresivë në botë. Sipas të dhënave të anketës, rreth 23% e të anketuarve deklaruan se kanë përjetuar sjellje të çrregullta ose të pamatura gjatë kohës që i jepnin makinës në rrugët italiane. Në vendin e dytë renditet Mbretëria e Bashkuar me…

Source

Zjarri në Krastë të Krujës dëmton Lapidarin e Zidollit, Kalaja: Dëshmi e luftës së Skënderbeut me turqit

By: redi
10 August 2026 at 19:33

Aktivisti Aulon Kalaja bën me dije se nga zjarri është djegur edhe një pjesë e lapidarit të Zidollit, që dëshmon luftën mes Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe turqve. Sipas tij, flakët në lagjen Boje të Krujës rrezikojnë banesat, teksa i bëri thirrje të gjithë forcave zjarrfikëse dhe vullnetarëve që të kontribuajnë në vënien nën kontroll të flakëve. Ai tha se i rrezikuar është edhe qyteti antik ilir…

Source

Vr*u shokun e fëmijërisë, zbardhet dëshmia e Sterjos: I thashë mos ngacmonte shoqen time, më shau

By: redi
10 August 2026 at 19:23

Pyeti pse kishte ardhur në shtëpi dhe ai iu përgjigj “e di unë”. Marrëdhënia babë e bir ishte e acaruar, kur ishte dy vjeç prindërit e tij u divorcuan dhe nga një fëmijëri shumë e vështirë i riu, i cili sot është nën akuzë vrasjeje kreu disa ngjarje. Një ndër to edhe plagosja me thikë e të atit një vit më parë. Në dosjen që gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, disponon renditen dhjetëra dëshmi…

Source

Objekti 5-katësh pa leje në Qeparo, drejtori Hita pezullon zinxhirin komandues të Policisë Himarë. Shkrihet edhe IMT e Bashkisë

By: redi
10 August 2026 at 18:52

Zbulimi i një objekti 5-katësh të ndërtuar pa leje në Qeparo ka sjellë masa të forta ndaj strukturave përgjegjëse në Himarë. Pas evidentimit të godinës, është vendosur shkrirja e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Himarë, ndërsa është pezulluar nga detyra i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë së Himarës që ka qenë në funksion gjatë periudhës së ndërtimit të objektit.

Source

Kodi i ri Rrugor, eksperti: Restorantet të pajisen me test alkooli

By: redi
10 August 2026 at 18:49

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa thotë se restorantet duhet të kenë testin e alkoolit, në mënyrë që përdoruesit e makinave të kenë mundësi të dinë nëse janë në gjendje apo jo që të marrin timonin. “Shumë lokale dhe restorante është e mira të kenë një test alkooli, që klientët të masin sasinë e alkoolit para se të marrin timonin. Ka shumë vende që e përdorin këtë”, tha Softa.

Source

Zjarri i madh në Klos drejt fikjes, shmanget rreziku për banesat

By: redi
10 August 2026 at 18:33

Zjarri që përfshiu këtë të hënë fshatin Kujtim të Bashkisë Klos është drejt fikjes. Pas ndërhyrjes së forcave në terren, situata është vënë nën kontroll dhe vijon puna për shuarjen e plotë të vatrave të mbetura. Flakët nisën fillimisht në barishte, më pas u përhapën në një zonë të pyllëzuar, duke djegur edhe pemë frutore dhe duke iu afruar banesave por tani duket se rreziku është shmangur …

Source

KFOR tërhiqet nga veriu, Manastiri i Deçanit dhe Ura e Ibrit në duart e policisë kosovare

By: redi
10 August 2026 at 18:30

Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR-i, ka nisur “tranzicionin gradual të pranisë” së tij të përhershme nga ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Në një reagim për Radio Europa e Lirë, KFOR-i tha se ky hap po ndërmerret në përputhje me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë. “Misioni KFOR, i udhëhequr nga NATO-ja, ka filluar tranzicionin gradual të pranisë së përhershme të KFOR-it nga ura…

Source

Kryebashkiaku Disha fton qytetarët e Librazhdit në konsultim për ndarjen administrativo-territoriale

By: redi
10 August 2026 at 18:27

Bashkia Librazhd ka nisur procesin e konsultimit publik për projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. Njoftimi është bërë nga kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, i cili bën me dije se në ditët në vijim do të zhvillohen takime konsultuese në secilën Njësi Administrative të Bashkisë. Gjatë këtyre takimeve…

Source

❌