Normal view

Hapja e konsullatës serbe në Shkodër, banorët në protestë: I kemi të freskëta plagët, kemi vuajtur shumë

By: berti
2 August 2026 at 21:50

Një grup qytetarësh protestuan këtë të diel në qendër të Shkodrës, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë, por edhe kundërshtimin për krijimin e një konsullate serbe në qytet. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani, protestuesit marshuan në rrugët e Shkodrës me pankarta dhe flamuj kombëtarë, ndërsa gjatë fjalimeve deklaruan se hapja e një konsullate serbe në Shkodër…

Source

Isabel Allende, shkrimtarja që e ka shndërruar kujtesën në atdhe, mërgimin në identitet dhe fjalën në strehën e shpirtit

By: berti
2 August 2026 at 21:48

Nga Albert Vataj Sot, në ditëlindjen e një prej zërave më të fuqishëm të letërsisë bashkëkohore, kujtojmë Isabel Allenden, shkrimtaren që e ka shndërruar kujtesën në atdhe, mërgimin në identitet dhe fjalën në strehën më të sigurt të shpirtit. Në universin e saj letrar, historia nuk është vetëm rrëfim, por një akt shpëtimi; kujtesa nuk është thjesht rikthim, por mënyra më e thellë për të mos…

Source

“Bulevardi i Shpresës”, mesazhi që protestuesit shkruan me shkronja të mëdha para Kryeministrisë

By: berti
2 August 2026 at 21:44

Pas përfundimit të fjalimeve përpara kryeministrisë, qytetarët në ditën e 64 të protestës kanë një mesazh të shkruar me shkronja të mëdha përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit shkruan frazën “Boulevard of Hope” (Bulevardi i Shpresës), duke e shoqëruar atë me thirrje për ndryshim politik dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas këtij mesazhi qytetarët e shumtë në numër nisën…

Source

“Do e bëjmë zërin tonë të dëgjohet nga këtu e të buçasë në të gjitha rrugët e Shqipërisë”

By: berti
2 August 2026 at 21:28

Njëri pas tjetrit u ngjitën në foltoren e improvizuar të stacionimit të protestë protestës para Kryeministrisë, në të 64 ditë. Një qytetar pjesëmarrës në protestën kundër qeverisë u ka bërë thirrje të hapur të gjithë shqiptarëve që t’u bashkohen tubimeve, duke paralajmëruar se vendimet politike që po merren sot do të kenë pasoja të rënda për të ardhmen e secilit. Duke iu referuar debatit të…

Source

Biserko: Zbulimi i varrezave të reja masive hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë për krimet në Kosovë

By: berti
2 August 2026 at 21:16

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko ka deklaruar se në Kosovë ende ekzistojnë shumë varreza masive të pazbuluara, të cilat, sipas saj, dëshmojnë për përmasat e krimeve të kryera gjatë luftës. Në një intervistë për “Info Magazine” në Klan Kosova, Biserko tha se çdo zbulim i një varreze të re rikthen çështjen e përgjegjësisë së shtetit serb, për të cilin ajo…

Source

Kumbulla mbetet në LaLiga, mbrojtësi do të luajë për Rayo Vallecanon këtë sezon

By: berti
2 August 2026 at 20:58

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Marash Kumbulla do të vazhdojë të luajë në kampionatin spanjoll edhe sezonin e ardhshëm. Sipas mediave italiane, 26-vjeçari është shumë pranë huazimit te Rayo Vallecano. Kumbulla nuk bën pjesë në planet e Romës, skuadra që zotëron kartonin e tij. Mbrojtësi shqiptar ka edhe 2 vite kontratë me klubin italian, që ka vendosur ta huazojë sërish në La Liga.

Source

Italia godet flotën në hije të Moskës, marina rrethon anijen cisternë dhe zbarkon brenda saj

By: berti
2 August 2026 at 20:55

Anija italiane Thaon di Revel hipi në një tanker rus të flotës në hije për ta inspektuar atë në ujërat ndërkombëtare pranë Pantelleria, një ishull i vendosur midis Siçilisë dhe Tunizisë. Inspektimi u krye nga marina italiane të dielën në mëngjes, më 2 gusht, si pjesë e Operacionit EUNAVFOR MED IRINI, misionit të Bashkimit Evropian në Mesdhe që monitoron trafikun e armëve dhe naftës.

Source

Zbulohet pas një shekulli formula e eliksirit antik të murgjve i ngjashëm me Coca-Cola-n

By: berti
2 August 2026 at 20:36

Një dokument që kishte mbetur i fshehur për më shumë se një shekull është zbuluar gjatë riorganizimit të arkivit të farmacisë së lashtë të manastirit të San Markos në Firence. Sipas të përjavshmes “Toscana Oggi”, dokumenti mund të përmbajë recetën e një eliksiri që konsiderohet një pararendës i Coca-Cola-s. Bëhet fjalë për një fletëpalosje reklamuese të mesit të shekullit XIX…

Source

Protesta e 64-të radhazi kërkohet dorëheqja e kryeministrit, por edhe krijimin e një qeverie tranzitore

By: berti
2 August 2026 at 20:33

Mbrëmjen e sotme vijon protesta e 64-të radhazi përpara godinës së Kryeministrisë kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij. Ndërsa fjalimet nga foltorja e protestës vazhdojnë, vëmendje të veçantë kanë marrë mesazhet e bashkatdhetarëve nga diaspora. Një e re e ardhur nga Suedia ka marrë fjalën përpara turmës së mbledhur, duke përcjellë një mesazh mbështetjeje dhe uniteti nga të gjithë…

Source

Buster Keaton përballë Charlie Chaplin, zemra dhe shpirti i zërave të gjëmishëm të filmit pa zë

By: berti
2 August 2026 at 19:51

Nga Albert Vataj Në agimin e artit të shtatë, kur kinemaja nuk zotëronte ende zërin për të shprehur me fjalë pasionet apo dëshpërimin e njeriut, arti u desh të krijonte gjuhën e vet universale. Në këtë botë të heshtur, dy figura hipnotizuese u ngritën mbi të tjerët: Charlie Chaplin dhe Buster Keaton. Ndonëse shpesh janë parë si rivalë në një garë gjenialiteti, shikimi i thellë artistik zbulon se…

Source

Gjuha shqipe përtej kufijve, mësuesit e diasporës mblidhen në Brezovicë për forcim të bashkëpunimit

By: berti
2 August 2026 at 19:43

Gjuha shqipe përtej kufijve vazhdon të jetojë falë përkushtimit të mësuesve që ua përcjellin brezave të rinj gjuhën, kulturën dhe identitetin shqiptar. Në Brezovicë u zhvillua edicioni i 19-të i Seminarit Mbarëkombëtar të Gjuhës Shqipe në Diasporë, ku mësues dhe përfaqësues institucionesh nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora diskutuan për sfidat dhe të ardhmen e arsimit shqip jashtë vendit.

Source

Eduard Zaloshnja: Politika nuk bëhet vetëm në kafenetë e kryeqytetit apo studiot televizive

By: njeshi
2 August 2026 at 19:40

Nga Eduard Zaloshnja- Vjet votuan për PS-në rreth 888 mijë zgjedhës – 765 mijë brenda vendit dhe 123 mijë jashtë vendit. (Rreth 32 mijë votuesve socialistë u rezultuan votat të pavlefshme ngaqë u ngatërruan me fletëvotimet si fleta gazetash). Nga një sondazh që zhvillova para një jave më rezultoi se 1/20 e votuesve socialistë brenda vendit nuk kanë vlerësim pozitiv për Kryeministrin Rama.

Source

Sulm me armë në një restorant në SHBA, tre të vrarë dhe shtatë të plagosur

By: berti
2 August 2026 at 19:34

Tre persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me armë zjarri në një restorant të rrjetit “In-N-Out Burger” në qytetin Twin Falls, në shtetin Idaho të Shteteve të Bashkuara. Sipas autoriteteve lokale, policia që mbërriti në vendngjarje gjeti trupin e personit të dyshuar si autor i sulmit në një zonë pranë restorantit. Ende nuk është konfirmuar nëse ai…

Source

Reforma administrativo-territoriale, reagon Rama: Sipas ligjit kryetarët e bashkive e këshillat bashkiakë duhet të shprehen me shkrim

By: berti
2 August 2026 at 19:31

Rama shkruan në një postim në “X” se procesi ndodhet në fazën e konsultimit publik 60-ditor dhe se çdo palë ka të drejtë të shprehë qëndrimin e saj për ndryshimet e propozuara. Ai u ndal edhe te rastet e kundërshtimeve nga disa socialistë, duke e cilësuar si “akt të turpshëm” djegien e teserave të PS, ndërsa shtoi se disa deputetë të partisë kanë bërë “tribunin e vegjëlisë” pa e kuptuar…

Source

Ministri i Jashtëm iranian Araghchi: Bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit në fazat përfundimtare

By: berti
2 August 2026 at 19:28

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se bisedimet midis Teheranit dhe Muscatit për menaxhimin e ardhshëm të Ngushticës së Hormuzit ndodhen në “fazat përfundimtare”. Në një postim në Telegram, Araghchi raportoi për kabinetin e qeverisë iraniane mbi statusin e fundit të bisedimeve të vazhdueshme, duke theksuar se negociatat me Omanin “janë në rrugën e finalizimit”. Sipas tij…

Source

Luçiano Boçi, një përgjigje e detyruar “për “kalorësin” që ecën mbi gomar”

By: berti
2 August 2026 at 19:18

Bashkëkryetari i Komisionti të Reformës Territoriale, Luçiano Boçi i është përgjigjur Edi Ramës pas deklaratave të tij për kundërshtimet brenda Partisë Socialiste dhe debatit mbi ndryshimin e hartës administrative. Boçi akuzon kreun e qeverisë se po përpiqet të paraqesë si ‘pluralizëm’ atë që sipas tij është një shenjë pakënaqësie dhe përplasjeje brenda mazhorancës. Reagimi i plotë Zoti…

Source

Bardhi për reformën administrativo-territoriale: Le të shkojë të përballet me qytetarët në referendum

By: berti
2 August 2026 at 19:05

Gazment Bardhi “Për flamingot socialistë të bashkive në protestë! Edi Rama nuk po zhvillon një konsultim për hartën administrativo-territoriale. Po zhvillon një konsultim formal për një vendim të paracaktuar, njësoj si tenderat e Belindës. Prandaj edhe tallet me ata që flasin. Sepse Edi Rama nuk ka ndërmend të dëgjojë askënd që mendon ndryshe prej tij dhe prek interesat e tij të ngushta.

Source

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara do të vazhdojnë të zbatojnë me rreptësi bllokadën detare ndaj Iranit

By: berti
2 August 2026 at 18:55

Në përditësimin e saj të fundit, Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) ka deklaruar se forcat e saj vazhdojnë të zbatojnë me rreptësi bllokadën detare që u rivendos ndaj Iranit muajin e kaluar. Sipas postimit zyrtar në rrjetet sociale, deri më 2 gusht 2026 forcat amerikane “kanë ridrejtuar 35 anije tregtare, kanë çaktivizuar 2 dhe kanë bllokuar 2” të tjera.

Source

Gonçalo Ramos, debutimi i madh te Milan në Perth: Planet e Amorim për sulmuesin.

By: nik
2 August 2026 at 18:52

Edhe pse është vetëm një ndeshje miqësore, pritshmëritë janë të mëdha. Të mërkurën në Perth, Milan do të përballet me Interin në një derbi “australian”, i cili do të shërbejë si mundësi për të parë nga afër Gonçalo Ramos, blerjen e madhe të verës. Sulmuesi portugez, i cili iu bashkua skuadrës vetëm pak ditë më parë pas impenjimeve në Kupën e Botës, u transferua nga PSG për 70 milionë euro.

Source

Dhërmi, i dha 12-vjeçarit “Jet Ski”, gjobitet pronari dhe bllokohet mjeti lundrues

By: berti
2 August 2026 at 17:59

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar me gjobë një pronar mjeti lundrues në Dhërmi, pasi kishte lejuar një 12-vjeçar të drejtonte një Jet Ski. Gjatë kontrolleve për garantimin e rendit dhe sigurisë në hapësirat detare, shërbimet e Policisë konstatuan përballë plazhit të Dhërmiut një mjet lundrues tip Jet Ski, që drejtohej nga një i mitur 12-vjeçar. Pas ndalimit të mjetit…

Source

❌