Reshje dhe erëra të forta në horizont, bashkia Vlora kërkon vigjilencë nga qytetarët
Bashkia e Vlorës u ka bërë apel qytetarëve dhe turistëve që kanë zgjedhur të vizitojnë qytetin bregdetar të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, pasi kushtet atmosferike pritet të përkeqësohen në orët në vijim. Sipas parashikimeve, gjatë orëve të mbrëmjes së sotme, si edhe gjatë ditës së premte, në qytetin e Vlorës priten reshje shiu, erëra të forta dhe stuhi lokale.