Normal view

Meta kërkoi hetim për efektivët e 313, Gjykata e Tiranës nuk pranon kërkesën

By: redi
21 July 2026 at 16:48

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës, i cili kundërshtoi mosfillimin e hetimeve nga ana e prokurorisë. Meta është ankuar në gjykatë, së cilës i kërkoi që të detyrojë akuzën e kryeqytetit të hetojë çështjen e kallëzuar prej tij, por kjo kërkesë u rrëzua pas shqyrtimit nga trupi gjyqësor. “Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë…

Source

Meta ankohet në Gjykatën e Tiranës për mbyljen e hetimeve ndaj punonjësve të paraburgimit 313

21 July 2026 at 12:06

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës, duke kundërshtuar vendimin për mosfillimin e hetimeve lidhur me një kallëzim të bërë prej tij. Meta ka denoncuar se punonjës të burgut 313 kanë shpërdoruar detyrën, duke mos e lejuar të komunikonte nga ambientet e institucionit, si edhe për mënyrën se si, sipas tij, është trajtuar gjatë qëndrimit në burg. Përmes ankimit…

Source

Punonjësit e Meta-s akuzojnë për pushime diskriminuese nga puna të drejtuara nga AI

By: nik
15 July 2026 at 12:19

Punonjës të Meta-s kanë ngritur akuza për pushime nga puna diskriminuese të drejtuara nga inteligjenca artificiale (AI). Këta punonjës janë pjesë e 8,000 individëve – rreth 10 për qind e fuqisë punëtore – të cilët Meta njoftoi se do t’i pushonte nga puna në pranverë, ndërsa kompania synon të ridrejtojë burimet drejt një axhende ambicioze të AI. Sipas padisë, e depozituar në Oakland, Kaliforni…

Source

Kujtim Cakrani: Nuk do të jem më avokat i Ilir Metës, ka humbur mirëbesimi

29 June 2026 at 14:07

Avokati Kujtim Cakrani ka njoftuar për përfundimin e marrëdhënies së përfaqësimit ligjor me ish-Presidentin Ilir Meta. Sipas deklaratës së firmës ligjore, shkëputja e bashkëpunimit ka ardhur pas humbjes së mirëbesimit reciprok dhe mungesës së bashkëpunimit të nevojshëm ndërmjet palëve gjatë procesit gjyqësor. “Me datë 24 maj 2025, Studio Ligjore “Cakrani” nëpërmjet avokatit Kujtim Cakrani…

Source

VIDEO/ Tedi Blushi: Të zbardhet kontrata LSI-GSIS, Rama dhe McGonigal pas procesit të montuar ndaj Metës

By: redi
25 June 2026 at 16:18

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi kërkon transparencë të plotë dhe garantimin e një procesi të rregullt ligjor në çështjen që lidhet me Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në një deklaratë të gjatë për shtyp, Blushi tha se Partia e Lirisë kërkon “me forcë domosdoshmërinë e garantimit absolut të transparencës” dhe i bëri thirrje institucioneve shqiptare dhe amerikane…

Source

Sherr mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës në sallën e gjyqit. Gjykata paralajmëron: Do ju nxjerrim nga seanca

24 June 2026 at 11:40

Në Gjykatën e Posaçme ka nisur gjyqi i themelit ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi, ndërsa në sallë janë zhvilluar debatet e para mes mbrojtjes dhe akuzës për çështjen CEZ-DIA. Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në seancë, tha se pretendimet për përfshirjen e tij në çështjen CEZ-DIA bazohen te “gënjeshtra” dhe përmendi një email të vitit 2016, për të cilin pretendon se…

Source

Meta bashkëbisedim me Blushin në GJKKO: Sa shkoi kursi i euros?!

18 June 2026 at 10:52

Ditën e sotme zhvillohet seanca e radhës për gjyqin në themel ndaj kryetarit të Partisë së lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Në pritje të nisjes së seancës së themelit, ish-presidenti Meta ka zhvilluar një diskutim me deputetin e PL-së, Tedi Blushi. Pjesë nga biseda: Meta: Tedi, sa ka vajtur kursi i euros pas goditjes së këtyre qindra mijëra eurove? Blushi…

Source

Meta bie globalisht/ WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Threads jashtë funksionit

By: redi
12 June 2026 at 16:11

Shërbime të shumta të Meta-s, duke përfshirë rrjetet sociale WhatsApp, Instagram, Threads dhe Facebook janë ndërprerë. Përdoruesit e rrjeteve sociale nuk kanë mundësi përdorimi në versionin desktop ashtu edhe atë celular të platformave. Për momentin nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë ndërprerje. Raportimet po vijnë nga e gjithë bota. Disa përdorues nuk arrijnë të hyjnë as në profilin e tyre.

Source

Heqja e non-gratës së Berishës, reagon Meta: Komplot që synonte helmimin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA

By: redi
11 June 2026 at 15:47

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi Partia Demokratike njoftoi heqjen e non-gratës për Sali Berishën. Në vitin 2021, në atë kohë president, Meta shkruante se non grata e SHBA ishte e porositur nga regjimi i kleptokracisë. Meta shkruan se nuk i heq asnjë pikë atij qëndrimi publik. ”Nuk i heq dot asnjë presje qëndrimit publik që kam mbajtur pesë vite më parë…

Source

”Jam i revoltuar, dëgjova një gjë shokuese”/ Meta në GJKKO: Kryemadhi nuk ka pse mban përgjegjësi për CEZ-DIA

By: redi
5 June 2026 at 16:16

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë seancës këtë të premte në GJKKO, ka lëshuar akuza në drejtim të SPAK. Meta u shfaq i revoltuar, duke e cilësuar procesin ndaj tij si të politizuar dhe të bazuar në manipulime. Ai akuzoi prokurorët se kanë mbajtur të fshehura letërporositë e ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që saktësonin faturat e lobimit me “McKeon Group”…

Source

Meta dhe Kryemadhi në gjyq, nis seanca në GJKKO

5 June 2026 at 11:33

Ka nisur seanca e radhës gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Meta shihet teksa bisedon me avokatin e tij, Kujtim Cakrani, teksa Kryemadhi qëndron indiferente e ulur në vendin e saj. Edhe në seancën e sotme Meta ka bërë kërkesë në gjykatë për transmetim live të gjyqit. Ashtu siç ka vepruar edhe më parë…

Source

Berisha i shkon Metës për vizitë ngushëllimi: Procesi ndaj ish-presidentit, farsë e turpshme

3 June 2026 at 11:58

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkuar sot për vizitë ngushëllimi te Presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili po mban vizita ngushëlluese për humbjen e babait të tij të ndjerë, Rexhep Meta. Berisha shqërohej nga dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Në një prononcim për mediat, Berisha foli edhe në lidhje me procesin ndaj Metës, ku tha se ishte një farsë e turpshme.

Source

Ndërron jetë babai i Ilir Metës. Ish-presidenti lë qelinë për ceremoninë mortore

1 June 2026 at 12:36

Ka ndërruar jetë Rexhep Meta, babai i kreut të Partisë së Lirisë dhe ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë Drejtorisë së Burgjeve, të cilat konfirmojnë gjithashtu se Meta do të lejohet të marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes së të atit për në banesën e fundit. Ish-presidenti pritet të shoqërohet nesër drejt fshatit Çepan në Skrapar.

Source

Debati për terapinë hormonale, Meta: Në QSUT ka mungesë ilaçesh për pacientët me kancer

By: redi
29 May 2026 at 17:46

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kundërshtuar ashpër urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, sipas së cilit, për herë të parë në shërbimin publik shëndetësor në Shqipëri do të kryhet terapia hormonale e personave transgjinorë. Meta shkruan se ky vendim i Qeverisë vjen në një kohë kur mijëra qytetarë që luftojnë çdo ditë me kancerin dhe shumë sëmundje të tjera përballen me mungesë të…

Source

Meta uron Berishën: Besimplotë se do t’i shërbejë aksionit opozitar për rrëzimin e Ramës

By: redi
26 May 2026 at 16:38

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia për rikonfirmimin e Sali Berishës në krye të PD pas zgjedhjeve pa garë. Meta ka ripostuar urimin e organizatës Internacionalja Demokrate e Qendrës duke u shprehur se vendimi do të përforcojë aksionin opozitar për shembjen e qeverisë Rama. ”I bashkohem urimit të IDC CDI për rikonfirmimin e Sali Berishës në krye të PD përmes referendumit…

Source

”Jam i pafajshëm”, Ilir Meta: Nuk mbaj përgjegjësi penale për bashkëpunëtorët e mi

By: redi
20 May 2026 at 22:15

Ilir Meta thotë se është i pafajshëm, por s’mund të mbajë përgjegjësi ligjore për bashkëpunëtorët e tij. ”Unë jam i pafajshëm, jo thjesht se e deklaroj. Më thoni një faj timin, një episod, një akuzë dhe t’u jap përgjigje”, u shpreh Meta në një intervistë për ”A2cnn”. ”Nuk ndaj asnjë mendim unë lidhur me përgjegjësinë ligjore, penale, as për fëmijët e mi, as për prindërit e mi, për askënd…

Source

Ilir Meta përshëndet rezolutën e Kuvendit për integrimin në BE dhe kërkon reflektim politik

By: redi
14 May 2026 at 18:12

Ilir Meta ka përshëndetur rezolutën e miratuar me konsensus nga Kuvendi i Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke e vlerësuar si një hap të vonuar në raport me sfidat e integrimit europian të vendit. Meta u shpreh se kjo rezolutë vjen në një moment të rëndësishëm për vendin, por theksoi se procesi i integrimit të Shqipërisë ka mbetur pas dhe nuk ka ecur me ritmin e…

Source

Ilir Meta për ”sms-në 200 mijë euro”: Akuza e SPAK është imagjinare dhe e fabrikuar

By: redi
13 May 2026 at 17:49

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar publikisht për herë të parë pas lajmit se SPAK pretendon se ka zbuluar një mesazh ku ish-presidenti kërkonte 200 mijë euro në kuadër të dosjes CEZ-DIA. Meta mohon kategorikisht ekzistencën e shumës së përfolur, duke ironizuar hetuesit e Prokurorisë së Posaçme. ”Dua t’u siguroj se ‘eurot’ ekzistojnë vetëm në dëshirën dhe imagjinatën e prokurorëve”…

Source

Meta: Shqipëria po rrëshqet drejt narkoshtetit, korrupsioni dhe paratë e drogës po shkatërrojnë ekonominë

By: redi
12 May 2026 at 21:25

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me situatën ekonomike dhe nivelin e korrupsionit, duke akuzuar qeverinë për lidhje me narkoekonomi. Meta shkruan se zhvlerësimi i vazhdueshëm i euros dhe dollarit përballë lekut është një tregues i qartë i deformimit të ekonomisë shqiptare. Sipas tij, “tatëpjeta e pandalshme e zhvlerësimit të euros dhe dollarit me lekun tregon se narkoekonomia…

Source

❌