Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 January 2026Koha Jone

Apeli i GJKKO liron nga qelia ish-drejtorin në Bashkinë Tiranë, Taulant Tushe

By: redi
21 January 2026 at 18:57

Gjykata e Posaçme e Apelit ka liruar nga qelia Taulant Tushen, ish-drejtor në bashkinë e kryeqytetit. Ai ishte marrë i pandehur në çështjen “5D”, për të cilën po hetohen edhe zyrtarë të tjerë. Taulant Tusha ishte drejtor i Planifikimit të Punëve Publike dhe komisionit të prokurimeve publike në bashkinë e Tiranës. Ai akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, e kryer dy herë dhe në bashkëpunim.

Source

Një dashuri e re në jetën e saj? Monika Kryemadhi: Është kryesore, ngroh shpirtin

By: redi
21 January 2026 at 18:47

Monika Kryemadhi çdo të martë dhe të shtunë e shohim në rolin e opinionistes në ”Big Brother Albania Vip 5”. Në një intervistë për ”Ftesë në 5”, ajo thotë se gjithnjë ka qenë pa filtra kur vjen puna për të thënë opinionin e saj. ”Unë dhe kur kam qenë e martuar, nuk kam pasur filtra për deklaratat. Nuk kam mentalitet që çfarë do më thonë. Tani nuk e ashtu fare (qesh)”, tha Kryemadhi.

Source

Kryeministri Rama mbërrin në Vlorë, takim me Ivanka Trump dhe Jared Kushner

By: redi
21 January 2026 at 18:32

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sonte në Vlorë dhe do të akomodohet në vilën qeveritare. Kreu i qeverisë pritet që të zhvillojë një takim me Ivanka Trump dhe Jared Kushner, si dhe me arkitektët që kanë shoqëruar gjatë ditës së sotme vajzën e presidentit amerikan Donald Trump. Në fokus të takimeve do të jenë investimet e mundshme strategjike në zonën e Vlorës, të lidhura me interesat e…

Source

Radio “Europa e Lirë”: Ivanka Trump viziton Shqipërinë lidhur me investimet në Sazan

By: njeshi
21 January 2026 at 18:24

-Botuar në radion “Europa e Lirë”- Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, ka arritur në Shqipëri të mërkurën, në një vizitë të paparalajmëruar. Siç kanë raportuar mediat në Shqipëri, përfshirë televizionin shtetëror, RTSH, Trump po qëndron në qytetin e Vlorës. Vizita e saj, sipas raportimeve, ka të bëjë me investimin në Shqipëri të planifikuar nga kompania e bashkëshortit…

Source

E deleguara e Amerikës, Nancy VanHorn pritet nga ministrja Evis Sala. Në fokus inovacioni në shëndetësi

By: redi
21 January 2026 at 18:19

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, u takua me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala për të diskutuar mbi mënyrat se si inovacioni dhe transparenca mund të transformojnë sistemin shëndetësor. Gjatë takimit palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe rritjen e cilësisë së…

Source

A do ta votojë Berisha nesër në Kuvend marrëveshjen “Trump-RamaDuro”?

By: njeshi
21 January 2026 at 18:17

Nesër në mëngjes, në orën 11:00, Sali Berisha do të lëpijë të gjitha “pështymat” e tij njëvjeçare. Marrëveshja për Bordin e Paqes, ku Rama do të punojë me Trump në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë, u ratifikua sot nga qeveria dhe do të votohet nesër nga Parlamenti. Po çfarë qëndrimi do të mbajë Sali Berisha, i cili prej një viti premton se Rama do të arrestohet si Maduro dhe se SHBA e ka…

Source

“Pa ne, sot Europa do të fliste gjermanisht ose japonisht”, Trump fjalim të fortë në Davos: Dua Groenlandën!

By: njeshi
21 January 2026 at 18:15

Presidenti i SHBA, Trump ka mbajtur një fjalim legjendar sot në Davos. Ai ndër të tjera deklaroi: “Kam respekt të madh për popullin e Groenlandës dhe Danimarkës, por çdo vend i aleancës duhet të mbrojë territorin e vet dhe asnjë vend nuk është në pozicionin për të mbrojtur Groenlandën siç është SHBA-ja. Ne jemi një fuqi e madhe, e kemi treguar në Luftën e Dytë Botërore, kur Danimarka s’mund të…

Source

VKM/ Paketa e Maleve, miratohen zonat prioritare për zhvillim në tre bashki

By: redi
21 January 2026 at 18:04

Bashkitë Dibër, Memaliaj dhe Tepelenë kanë dorëzuar pranë qeverisë hartat me zonat prioritare për zhvillim që ndodhen në territorrin e tyre, të cilat janë miratuar dhe do të shërbejnë për zhvillimin e ligjit Paketa e Maleve. VKM: V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË DIBËR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1…

Source

Nga varfëria te mirënjohja, Labinot Tahiri mesazh për ndjekësit: Duajeni jetën se ka ende njerëz të mirë

By: redi
21 January 2026 at 17:53

Labinot Tahiri, ose i njohur edhe si këngëtari i popullit pasi me ta ndan gjithçka, këtë herë ka ndarë një mesazh personal dhe reflektues, siç gjithmonë i ka dhe i ndan me ndjekësit. Këngëtari ndalet te rruga e tij nga varfëria drejt suksesit, duke theksuar se pasuria e vërtetë nuk matet me para, por me njerëzit që ke pranë. “Jeta ime ishte e lehtë vetëm atëherë kur pata dhe kur kam njerëz të…

Source

Fjalimi i Trump në Davos: Kërkon Groenlandën, por pa dhunë

By: nik
21 January 2026 at 17:48

Donald Trump ka intensifikuar kërkesën e tij për aneksimin e Groenlandës gjatë një fjalimi të jashtëzakonshëm në Davos, duke theksuar megjithatë se Shtetet e Bashkuara nuk do të përdornin forcën për të marrë atë që ai e quajti “një copë akulli e madhe dhe e bukur”. Duke iu drejtuar mijëra liderëve të biznesit dhe politikës në Forumin Ekonomik Botëror në Zvicër, presidenti amerikan deklaroi se po…

Source

Vrasja e ish-policit, dënohet me 30 vite burg Leonard Duka. Kurse i vëllai shpallet i pafajshëm

By: redi
21 January 2026 at 16:54

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur këtë të martë vendimin për të pandehurit e akuzuar për vrasjen e ish-punonjësit të policisë, Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në vitin 2019 në Tiranë. GJKKO ka dënuar me 30 vite burg Leonard Dukën, i arrestuar në shkurt të vitit 2024 në Belgjikë dhe i ekstraduar në Shqipëri në gusht të po atij viti. Ndërkohë…

Source

Ministri Salla në Kavajë: 52 milionë euro në mbështetje të fermerëve, skema përshtatet sipas nevojave të tyre

By: redi
21 January 2026 at 16:46

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla informon se ka nisur një tur dëgjesash me fermerët në të gjithë vendin, me qëllim përshtatjen sa më të mirë të skemës kombëtare të mbështetjes së fermerëve e nevojat që ata kanë. Gjatë vizitës në Kavajë dhe Rogozhinë, ministri theksoi rëndësinë e dëgjimit të fermerëve dhe përfshirjes së tyre në përshtatjen e skemës, duke u mundësuar të japin…

Source

106-vjetori i Kongresit Kombëtar, kryebashkiakja Sefa: Mesazhi i tij mbetet aktual edhe sot

By: redi
21 January 2026 at 16:36

106- vjetori i Kongresit Kombëtar të Lushnjes është përkujtuar këtë të mërkurë me një ceremoni të organizuar nga bashkia e Lushnjes dhe që do të pasohet me aktivitete të tjera deri në datën 31. Në ceremoninë morën pjesë qytetarë, përfaqësues të pushtetit vendor, përfaqësues të besimeve fetare, deputetët e Lushnjes. Të pranishmit me këtë rast i përshëndeti kryetarja e Bashkisë…

Source

”Ato syze dielli të bukura”, Trump ngacmon Macron

By: redi
21 January 2026 at 16:22

Gjatë fjalimit të tij në Davos, Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka ngacmuar edhe homologun e tij francez, Emmanuel Macron. Presidenti i Francës u shfaq me syze gjatë Forumit Botëror Ekonomik për shkak të një problemi në sy. Trump i cilësoi syzet Pilot të bukura, por pyeti se çfarë kishte ndodhur me Macron. “E pashë dje me ato syze dielli të bukura. Çfarë dreqin ndodhi”, tha Trump.

Source

Gjergj Luca: “Katunarët me NIPT fiskal”, që bujku të bëhet përfitues fondesh dhe faktor zhvillimi ekonomik

By: berti
21 January 2026 at 16:18

Albert Vataj Gjergj Luca u ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë dhe këmbëngulëse bujqve shqiptarë që të fiskalizojnë aktivitetin e tyre ekonomik, si kusht thelbësor për të përfituar nga subvencionet e qeverisë shqiptare, fondet e Bashkimit Evropian dhe donacionet e zhvillimit rural. Sipas tij, i gjithë sekreti i zhvillimit ekonomik qëndron te fiskalizimi, sepse vetëm përmes tij ekonomia rurale…

Source

Trump në Davos: Kërkoj negociata të menjëhershme për ta blerë Grenlandën

By: redi
21 January 2026 at 16:06

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA-të “nuk do të përdorin forcën” për të marrë Groenlandën, paçka se tha se ushtria e tij do të ishte “e pandalshme”. ”Ndoshta nuk do të arrijmë asgjë nëse nuk vendos të përdor forcë dhe dhunë të tepërt”, shtoi Trump. ”Sinqerisht, do të ishim të pandalshëm, por unë nuk do ta bëj këtë”, tha ai. Presidenti deklaroi më tej se të gjithë do të ishin…

Source

VIDEO/ Alba i drejtohet Limit teksa puthet me Dolcen para saj: Mos e bëj më, boll

By: redi
21 January 2026 at 15:50

Alba Pollozhani dhe Lim Hoti po vijojnë me historinë e tyre brenda Big Brother VIP Kosova 4. Sigurisht në këtë mes është e përfshirë edhe banorja tjetër e shtëpisë, Dolce. Teksa kjo e fundit ka krijuar një raport më të afërt me Limin, duket se kjo gjë po i pengon Albës. Ata po qëndronin në oborr në momentin kur Dolce dhe Limi shkëmbyen puthje me njëri-tjetrit. Alba ia kërkoi Limit që këtë mos ta…

Source

Trump: Venezuela do të fitojë më shumë para nën drejtimin e SHBA-së

By: redi
21 January 2026 at 15:37

“Venezuela do të fitojë më shumë para në gjashtë muajt e ardhshëm sesa ka fituar në 20 vitet e fundit”, kështu tha presidenti amerikan Donald Trump. Duke folur për kostot e naftës nën presidencën e paraardhësit të tij, ish-presidentit Joe Biden, ai kritikoi atë që pretendon se ishin çmime të fryra për shkak të politikave të gjelbra. Sipas Trump nën presidencën e tij, prodhimi i naftës dhe gazit…

Source

Policia italiane ndalon tifozët e Stuttgartit në Romë, ju gjenden shishe qelqi dhe shufra metalike

By: rozalb
21 January 2026 at 15:28

Masat e sigurisë në kryeqytet janë forcuar ndjeshëm në prag të ndeshjes së së nesërmes në mbrëmje në “Olimpico” mes Romës dhe Stuttgart-it. Policia ka zbuluar shishe qelqi bosh dhe shufra metalike në autobusët me tifozë gjermanë që po mbërrinin në Romë. Plani i sigurisë i hartuar nga Questura ka hyrë në zbatim që në orët e para të mëngjesit. Rreth orës 11:30, në barrierën autostradale të Roma…

Source

❌
❌