Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 January 2026Koha Jone

Foltorja para Kryeministrisë, Balliu: Ramën do ta rrëzojmë nga pushteti

By: redi
19 January 2026 at 18:56

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu nga Foltorja para Kryeministris, thotë se qëllimi i shqiptarëve është një dhe i vetëm, rrëzimi i Ramës nga pushteti dhe krijimi i qeverisë teknike. Balliu e cilësoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama si të lidhur me kartelet e drogës dhe krimin e organizuar, teksa shtoi se opozita nuk lejohet të flasë dhe denoncojë në Parlament. “Se është shi, se është vapë…

Source

Bënë kaos 30 minuta në Kuvend, PD rikthehet tek Foltorja para Kryeministrisë

By: redi
19 January 2026 at 18:34

Seanca plenare në Kuvend këtë të hënë, u shoqërua me tensione dhe kaos për rreth 30 minuta, pasi deputetët e Partisë Demokratike ndërhynë duke bllokuar punimet parlamentare. Pas ndërprerjes së punimeve, deputetët e PD-së u larguan nga salla e Kuvendit dhe u drejtuan drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku iu bashkuan protestës së thirrur në kuadër të “Foltores” para Kryeministrisë.

Source

Jani Aliaj u vra në burgun grek, autori ka vrarë një tjetër shqiptar në gusht

By: redi
19 January 2026 at 18:21

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Jani Aliajt në burgun Koridhalos në Greqi. Vrasja dyshohet të jetë porositur jashtë burgut. Autori i vrasjes së 49-vjeçarit Jani Aliaj rezulton të jetë një 28-vjeçar grek, vrasës me pagesë. Po 28-vjeçari në 18 gusht 2025 ekzekutoi 47-vjeçarin nga Gjirokastra, Artur Bashimi. Ky i fundit është vëllai i Marsel Bashimit, i përfshirë në ngjarje të rënda në Greqi…

Source

Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Taulant Balla thirrje opozitës: Doni të bëjmë reformën, ejani në Komision

By: redi
19 January 2026 at 18:07

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha fjalën e tij në seancën e parë për 2026, tha se mazhoranca nuk do të ndalet nga puna e saj, pavarësisht veprimeve të opozitës. Po ashtu i bëri thirrje opozitës që të bashkëpunojnë për reformat ose në të kundërt mazhoranca do të vijojë punën. ”Sa i përket objektivave, dëgjojeni! Kohë për të humbur me ju kemi zero. Doni të bëjmë reformën, ejani!

Source

Shehaj: Socialistët janë të lumtur për letrën e Trump, por e njëjta i ka shkruar edhe diktatorit të Bjellorusisë

By: redi
19 January 2026 at 17:56

Kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj, e quajti turp ardhjen e zv.kryeministres Belinda Balluku në sallën e Parlamentit. Shehaj komentoi gjithashtu dhe letrën e presidentit Amerikan, Trump dërguar Shqipërisë për të qenë pjesë anëtare e Bordit të Paqes për Gazën, duke thënë se e njëjta i ka shkuar dhe diktatorit të Bjellorusisë. ”Vazhdon turpi në parlament. Sot ishte ulur zv…

Source

30 minuta seancë, 6 deputetë nuk i bashkohen aksionit të PD. Prania e Ballukut shkaktoi tensione

By: redi
19 January 2026 at 17:41

Kuvendi i Shqipërisë nisi këtë të hënë zyrtarisht punimet për vitin e ri 2026, dhe seanca u shoqërua me kaos nga ana e deputetëve të opozitës. Deputetët bllokuan foltoren e Kuvendit me në krye Sali Berishës i cili doli edhe LIVE në Facebook. Këtij aksioni nuk iu bashkuan Agron Shehaj, Erald Kapri, Fatmir Mediu, Artan Luku, Ana Dajko dhe Redi Muçi. Seanca zgjati 30 minuta. Prania e zv/

Source

Sesioni i ri Parlamentar, kryetari Peleshi thirrje PD-së: Integrimi kërkon konsensus të gjerë

By: redi
19 January 2026 at 17:32

Mes kaosit të PD, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi mbajti fjalën e tij në fillim të sesionit të ri Parlamentar. Peleshi i bëri thirrje opozitës, dhe tha se do të vazhdojë ta kryejë detyrën e tij me paanësi dhe shtoi se tashmë Shqipëria ndodhet në fazë të re, teksa i përket procesit të anëtarësimit në BE. ”Si kryetar i Kuvendit do të vazhdoj të ushtroj detyrën me paanësi. Europa ka qenë fokus…

Source

Balluku në Kuvend, PD thirrje: Dorëzojani drejtësisë

By: redi
19 January 2026 at 17:26

Kuvendi ka nisur këtë të hënë zyrtarisht punimet për Parlamentin për vitin e ri 2026. Pas nderimit të himnit kombëtar, grupi parlamentar i PD-së ka kërkuar të largohet nga salla zv.kryeministrja Belinda Balluku duke thënë “dorëzojani drejtësisë”. Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj dhe deputetja e PD-së, Ina Zhupa akuzuan Kuvendin dhe PS që janë kthyer në noter të Edi Ramës…

Source

Sherr në Parlament, flasin njëkohësisht Berisha dhe Peleshi. Asgjë nuk merret vesh!

By: redi
19 January 2026 at 17:18

Seanca plenare e Kuvendit po shoqërohet me tensione. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Kuvendit, Niko Peleshi po flasin njëkohësisht, duke shkaktuar kaos në sallë, ku asgjë nuk po kuptohet. Kuvendi i Shqipërisë ka nisur zyrtarisht punimet këtë të hënë për Parlamentin për vitin e ri 2026. Pas nderimit të himnit kombëtar, grupi parlamentar i PD-së ka kërkuar të largohet nga salla zv.

Source

Louis Vuitton djali i një mullixhiu që ndërtoi një nga perandoritë e modës së luksit

By: berti
19 January 2026 at 17:06

Në moshën 13 vjeç, ai iku nga shtëpia në këmbë. Eci mbi 400 kilometra për të arritur në Paris, duke fjetur në pyll dhe duke ngrënë çdo gjë të vogël që mund të gjente. Sot, emri i tij është sinonim i luksit absolut, dhe perandoria e tij vlen qindra miliarda. Louis Vuitton nuk lindi në privilegje. Ai ishte djali i një mullixhiu dhe një kapelëbërësi në një fshat të vogël në Francën rurale.

Source

Prokuroria e Durrësit: Në tre muajt e fundit Ndoci 5 herë në spital, dyshime për vizita fiktive

By: lindita
19 January 2026 at 14:15

Që prej vitit 2020 kur Ndoci u vendos në burgun e Durrësit e deri në vitin 2024, ishte shoqëruar katër herë në spital, për problem të ndryshme shëndetësore. Ndërsa, që nga 8 tetori i kaluar, deri ditën e arratisjes ai është shoqëruar jashtë burgut për vizita mjekësore, plot 5 herë, 3 nga të cilat kur drejtimi i Institucionit i paraburgimit të Durrësit, i ishte besuar Indrit Cerlojit…

Source

Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit

By: lindita
19 January 2026 at 13:33

Kryeministri Edi Rama inspektoi Parkun e Liqenit të Paskuqanit, një hapësirë prej 84 hektarësh dhe me një infrastrukturë që përfshin pedonalen e re 5.2 km, amfiteatrin, molin, kënde lojërash, korsi biçikletash e fusha sportive. “Vazhdon puna intensive për një transformim që nuk ndalet. Një aset i gjelbër, i paçmueshëm i jepet kryeqytetit nga Kamëza. Kur sheh këtë transformim të vjen keq se si…

Source

Ministria e Jashtme në kontakt me Spanjën nëse ka shqiptarë të prekur nga aksidenti hekurudhor

By: lindita
19 January 2026 at 13:26

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informoi sot se po ndjek me shqetësim të thellë aksidentin tragjik hekurudhor të ndodhur në Spanjën jugore, ku dy trena të shpejtësisë së lartë u përplasën pranë qytetit Adamuz, në provincën e Kordobës. Në një njoftim për shtyp MEPJ shpreh ngushëllimet më të thella për viktimat dhe solidaritetin me familjet e tyre, si dhe me popullin dhe autoritetet…

Source

“Nuk më dhatë Nobelin, nuk mendoj për paqen”, Norvegjia reagon ndaj mesazhit të Trump

By: lindita
19 January 2026 at 13:20

Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store konfirmoi sot se ka marrë gjatë fundjavës një mesazh nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në të cilin ky i fundit theksonte se nuk ishte më i interesuar për paqen, dhe kjo për shkak se nuk iu dha kurrë Nobeli i shumëpretenduar prej tij. “Duke qenë se vendi juaj vendosi të mos ma japë Çmimin Nobel për Paqen për faktin edhe pse kam ndaluar 8 luftra e më…

Source

Tabaku: Integrimi nuk bëhet me ligje “shkel e shko”, por me parlament që funksionon

By: lindita
19 January 2026 at 12:39

Sesioni i ri parlamentar u hap me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku deputetja Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit për Mediat dhe të Drejtat e Njeriut, ngriti akuza të forta ndaj mazhorancës për shkelje të rregullave parlamentare, përjashtim të opozitës dhe deformim të procesit të integrimit europian. Në fjalën e saj, Tabaku theksoi se agjenda e integrimit europian nuk mund të trajtohet…

Source

Balla, thirrje opozitës: Mos humbisni kohë me thirrje dhe përbetime revolucionesh

By: lindita
19 January 2026 at 12:33

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, në Konferencën e Kryetarëve të Kuvendit u shpreh se opozita nuk mund të pengojë reformat zgjedhore dhe territoriale, teksa ka theksuar gatishmërinë e mazhorancës për bashkëpunim. “Mos humbisni kohë me thirrje dhe alibi për humbje të radhës. Nëse tërhiqeni nga komisionet, kjo do të konsiderohet shkelje e marrëveshjes dhe ne do të vazhdojmë…

Source

Gjekmarkaj: Do na keni përballë në Kuvend dhe në sheshe, mos guxoni të…

By: lindita
19 January 2026 at 12:27

Mbledhja e parë e Konferencës së Kryetarëve për këtë vit është shoqëruar me debate të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës. “Viti nuk ka filluar mbarë, sepse viti tjetër mbaroi keq! Katër muajt nga shtatori në dhjetor kanë qenë muajt më të shëmtuar të parlamentarizmit, dhunim i rregullores, dhunim i opozitës, në 11 seanca vetëm një a dy herë kemi bërë debat normal, sepse keni patur frikë nga…

Source

Lulja 40 milionë vjeçare e varrosur në qelibar, është lulja më e madhe e fosilizuar e gjetur ndonjëherë

By: berti
19 January 2026 at 12:20

Shkencëtarët kanë identifikuar zyrtarisht lulen më të madhe të fosilizuar të gjetur ndonjëherë në qelibar, një ekzemplar pothuajse 40 milionë vjeçar, i ruajtur me një përpikmëri mahnitëse në rrëshirën e ngurtësuar të pyjeve parahistorike. Studimi, i botuar në revistën Scientific Reports, i jep fund një enigme shkencore që kishte zgjatur më shumë se një shekull e gjysmë dhe hap një dritare të re në…

Source

❌
❌