Europa League mbyll fazën e Ligës/ Ja 8 ekipet e kualifikuara dhe 16 që shkojnë në Play off
Mbyllet faza e ligës së Europa League, me një mbrëmje vendimtare që prodhoi gola, rikthime rezultatesh dhe një renditje finale që caktoi skuadrat e kualifikuara direkt në 1/8 e finales, ato që shkojnë në “playoff” dhe ekipet e eliminuara. Në krye të tabelës mbyllin Lyon dhe Aston Villa me nga 21 pikë, ndërsa Roma e siguron vendin mes tetë më të mirave dhe kalon pa pasur nevojë për raund shtesë.