Dosja e SPAK: Fitimet marramendëse të kontraktorëve të AKSHI
Hetimi i Prokurorisë së Posaçme zbuloi se si dhjetëramiliona euro u rrëmbyen nga xhepat e taksapaguesve përmes proceseve të prokurimeve false dhe manipulimit të procedurave në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Nga Gjergj Erebara- Në 15 shtator 2023, Ergys Agasi, 36 vjeç, themeloi një kompani me kapital 1 mijë lek (10 euro) me aktivitet në fushën e teknologjisë së informacionit.