Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 January 2026Koha Jone

SHBA, Kanada dhe Meksikë mirëpresin Kupës së Botës 2026, gjashtë arsyet pse ky kampionat do të jetë ndryshe

By: lindita
1 January 2026 at 12:55

Shtetet e Bashkuara do të jenë organizatorët e Kupës së Botës 2026, së bashku me Kanadanë dhe Meksikën. DW ju tregon pse ky kampionat do të jetë i ndryshëm. 1. Tre vende si organizatorë të përbashkët Zakonisht, Kupa e Botës në futboll është një ngjarje e organizuar nga një komb i vetëm, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Kupa e Botës 2002 hapi një rrugë të re kur Japonia dhe Koreja e Jugut…

Source

BBC prezanton 15 librat më të spikatur të vitit 2025

By: nik
1 January 2026 at 12:38

BBC ka publikuar një përmbledhje të 15 botimeve letrare më të mira që pritet të shënojnë vitin 2025, duke ofruar një pasqyrë të veprave që variojnë nga romane historike dhe drama psikologjike, deri te fantazia dhe tregimet që eksplorojnë tema të thella shoqërore dhe personale. Kjo listë e kuruar me kujdes synon të udhëzojë lexuesit drejt titujve më të spikatur të vitit të ardhshëm.

Source

Sporti i vitit 2025: 10 artikujt më të klikuar në gazzetta.it, përfshirë Davis, Juve-Inter, Sinner-Alcaraz

By: nik
1 January 2026 at 12:32

Kthehemi në janar, kur Milan arriti të përmbyste rezultatin dhe të fitonte ndaj Parmës në fund të ndeshjes. Sergio Conceiçao, atëherë trajner i kuqezinjve, shpërtheu ashpër ndaj Calabrias, i cili u konsiderua fajtor për një reagim të keq pas zëvendësimit. Situata rrezikoi të degjeneronte, por ndërhyrja e shpejtë e lojtarëve dhe bashkëpunëtorëve ishte thelbësore për të ndaluar trajnerin e tërbuar.

Source

Zohran Mamdani betohet si kryebashkiak i Nju Jorkut

By: nik
1 January 2026 at 12:30

Zohran Mamdani u betua si kryebashkiak i Nju Jorkut menjëherë pas mesnate, në një ceremoni private të mbajtur në një stacion metroje të braktisur të stilit beaux-arts. Kjo shërbeu si një prelud për festimet gjatë gjithë ditës, të cilat përfshinin një betim të dytë, publik, dhe një festë në bllok jashtë bashkisë. Mamdani, 34 vjeç, u betua në detyrë nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut…

Source

Ministrja Spiropali uron Qipron për Presidencën e BE

By: lindita
1 January 2026 at 12:28

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali i dërgoi një mesazh urimi homologut të saj qipriot, Costantinos Kombos, për marrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian nga Qipro, prej 1 janarit të vitit të ri 2026. “Në këtë ditë të parë të Vitit të Ri që sjell mundësi të reja, përgëzoj Qipron dhe kolegun tim, Costantinos Kombos, për marrjen e Presidencës së Këshillit të…

Source

Ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci

By: lindita
1 January 2026 at 12:26

Ish-kryetari i Parlamentit të Kosovës, Nexhat Daci ka ndërruar jetë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari në detyrë i Kuvendit ,Dimal Basha. Daci ka shërbyer si Kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe përkohësisht si President në detyrë pas vdekjes së Ibrahim Rugovës në vitin 2006. “Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci…

Source

Vëlla e motër sfidojnë temperaturat e ulëta, lahen në det në 1 janar

By: lindita
1 January 2026 at 12:23

Temperaturat e ulëta që kanë zbritur deri në –2°C në qytetin e Vlorës, në datën 1 janar, nuk i kanë ndalur vëlla e motër, Gezim Brahimaj (57 vjeç) dhe Shpresa Tafili (60 vjeç), të cilët e konsiderojnë ujin e detit si një lloj terapie kundër sëmundjeve siç shprehen vetë. Edhe në këto ditë të ftohta dimri, ata kanë sfiduar jo vetëm temperaturat e ulëta të ajrit, por edhe ujin e ftohtë të detit…

Source

Të paktën 40 të vdekur Natën e Vitit të Ri në një lokal në Zvicër

By: njeshi
1 January 2026 at 12:20

Një shpërthim në një klub nate në qendrën e njohur të skive Crans-Montana në Zvicër ka shkaktuar 40 të vdekur dhe rreth 100 të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 01:30 të mëngjesit në lokalin “Le Constellation”, i cili mund të strehojë deri në 400 persona dhe ku në momentin e shpërthimit ndodheshin kryesisht të rinj. Gaetan Lathion…

Source

Begaj: Të mbyllim kapitujt e parë të negociatave gjatë presidencës qipriote të BE

By: lindita
1 January 2026 at 12:08

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i ka uruar suksese Presidencës Qipriote të Bashkimit Evropian për gjysmën e parë të vitit 2026, në një periudhë tejet të rëndësishme për Evropën dhe mbarë botën. “Shqipëria i uron suksese dhe arritje Presidencës Qipriote të Bashkimit Evropian për gjysmën e parë të vitit 2026, në këto momente tejet të rëndësishme për Evropën dhe mbarë botën.

Source

Llatja dhe Mazniku festojnë fundvitin me fëmijët e Qendrës “Ndihma e Weilheim për Shqipërinë”

By: lindita
1 January 2026 at 10:54

Në kuadër të traditës së fundvitit, kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, së bashku me drejtuesin politik të PS Qarku Elbasan, Arbjan Mazniku, vizituan Qendrën “Ndihma e Weilheim për Shqipërinë”, ku festuan me fëmijët që asistohen nga kjo qendër. Gjatë vizitës, Llatja dhe Mazniku ndanë momente festive me fëmijët, duke dhuruar buzëqeshje dhe duke përcjellë mesazhe solidariteti dhe…

Source

Si u bë 1 janari dita e parë e vitit

By: lindita
1 January 2026 at 10:43

Në shumë vende, viti i ri fillon më 1 janar. Megjithatë, nuk ka qenë gjithmonë kështu. Në fakt, për shekuj me radhë, data të tjera shënonin fillimin e kalendarit, duke përfshirë 25 marsin dhe 25 dhjetorin. Caktimi i 1 janarit si Dita e Vitit të Ri erdhi falë mbretit romak Numa Pompilius. Gjatë mbretërimit të tij (715–673 para Krishtit) Numa e rishikoi kalendarin republikan romak në mënyrë që…

Source

Tjetër aksident në ditën e parë të vitit, tre të plagosur rëndë

By: lindita
1 January 2026 at 10:41

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 10:05 të ditës së sotme, e cila shënon edhe ditën e parë të këtij viti, në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas burimeve nga vendngjarja, dy automjete janë përplasur mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit. Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet janë shkatërruar pjesërisht, ndërsa raportohet se të paktën tre persona kanë…

Source

Nuk hedh plehrat te koshi i plehrave, arrestohet shkodrani! (video)

By: njeshi
1 January 2026 at 10:35

Eshtë bërë zakon që plehrat i hedhin në rrugë, por ka edhe nga ata që shkojnë të kazani i plehrave dhe nuk i hedhin brenda, por i lenë në tokë, duke përtuar ti hedhin siç e do rregulli dhe edukata qytetare. Një episod që është kapur nga gazetari Bledi Mane po bën xhiron e rrjeteve sociale. Policia e arreston qytetarin jo korrekt. (shiko videon)…

Source

Hyn në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

By: lindita
1 January 2026 at 10:35

Nga sot, 1 janar 2026, hyn në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë. Rritja e pagës minimale reflekton vijimësinë e politikave për rritjen graduale të të ardhurave dhe mbrojtjen e punëmarrësve. Në vitet e fundit, paga minimale ka ndjekur një trend të qëndrueshëm rritjeje, si përgjigje ndaj rritjes së kostos së jetesës dhe nevojës për forcimin e mirëqenies sociale. Nga 24 mijë lekë në…

Source

20 artistët më të paguar të vitit 2025

By: lindita
1 January 2026 at 10:29

Viti 2025 ishte një vit rekord për industrinë muzikore. Artistët më të mëdhenj të planetit, nga The Weeknd dhe Taylor Swift, te Beyoncé, Bad Bunny dhe Kendrick Lamar, arritën të gjenerojnë së bashku 1.9 miliardë dollarë në 12 muaj. Madje, këtë vit u shtua edhe një tjetër miliarder në botën e muzikës. 1. The Weeknd – 298 milionë $ Turne rekord mbi 1 miliard $, album në krye të klasifikimeve dhe…

Source

Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve, 13-vjeçarja në kryeqytet shpëton mrekullisht nga plumbi qorr

By: lindita
1 January 2026 at 10:24

As ky fillimvit nuk ka nisur i qetë, pa incidente nga përdorimi i fishekzjarrëve. Gjatë festimeve për ndërrimin e viteve, si pasojë e hedhjes së fishekzjarrëve, deri në orën 01:30 në rang vendi, janë raportuar 20 persona të lënduar, pa rrezik për jetën. Mes tyre është një e mitur 13-vjeçare, e cila ka pësuar gërvishtje në parakrah, dyshohet nga një plumb qorr, në Vaqarr.

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 1 janar 2026

By: lindita
1 January 2026 at 10:15

Dashi Idetë tuaja nuk janë të mira nëse nuk janë të organizuara. Përpjekjet tuaja do të kenë pak efekt nëse nuk janë të planifikuara mirë. Sot do të zbuloni se një qasje e rastësishme nuk do t’ju çojë askund. Duhet të jeni më sistematikë dhe të vendosur për të pasur sukses. Demi Dikush do të sfidojë idetë tuaja dhe mund t’ju bëjë të dyshoni në vetvete. Mos e lejoni atë t’ju mashtrojë.

Source

❌
❌