Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 January 2026Koha Jone

Me një pikturë të Jezusit të shitur për 2.75 milionë dollarë, Trump feston Vitin e Ri në Mar-a-Lago

By: nik
1 January 2026 at 18:50

Donald Trump e mirëpriti vitin 2026 me një festë madhështore në klubin e tij Mar-a-Lago në Palm Beach, ku ai nxori në ankand një portret të sapo pikturuar të Jezu Krishtit për 2.75 milionë dollarë. Gjatë festimeve, ish-presidenti shprehu dëshirën e tij për Vitin e Ri, duke thënë se rezoluta e tij ishte një urim për “paqe në Tokë”. Portreti i Jezu Krishtit ishte pikturuar drejtpërdrejt në skenë…

Source

Alarm në shtëpinë e Milanit, Allegri pa Nkunku dhe me pikëpyetje të mëdha për Leao dhe Pulisic ndaj Cagliarit

By: melisa
1 January 2026 at 18:16

Milani udhëton drejt Cagliarit në kushte emergjence, me Massimiliano Allegrin që në konferencë për shtyp bëri të qartë se situata në repartin ofensiv është larg ideales. “Nkunku nuk është i disponueshëm, problemi me kyçin e këmbës vazhdon. Leao është shëruar, por nuk ka luajtur prej një muaji dhe do të shohim sa minuta mund të përballojë. Pulisic u stërvit veçmas deri dje, ndaj do të vlerësohet në…

Source

Dita e parë e 2026-ës në Korçë, qyteti mbushet me turistë dhe festime

By: melisa
1 January 2026 at 18:09

Në ditën e parë të vitit 2026, Korça është mbushur me gjallëri nga turistë, qytetarë vendas dhe vizitorë të huaj që kanë zgjedhur këtë qytet për të kaluar natën e ndërrimit të viteve. Korça vazhdon të mbetet destinacioni i preferuar i qindra qytetarëve për festat e fundvitit. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga Korça, ku duket plot me turistë të huaj dhe qytetarë të shumtë.

Source

30 dhjetori i vitit të kaluar, dita e turpit për shtetin shqiptar!

By: njeshi
1 January 2026 at 17:57

Nga Ilir Demalia Me 30 dhjetor ishte 85 vjetori i shkuarjes ne AMSHIM, heshtje totale, nga shteti, kisha, shoqeria per Viganin e Veriut. Çdo 30 dhjetor Shqipnia duhet me ulë kryet. Jo prej dhimbjes. Por prej turpit. Sepse çdo vit që kalon pa e vendosë At Gjergj Fishtën në vendin që i takon, asht nji akt i ri poshtnimi ndaj ndërgjegjes kombtare. At Gjergj Fishta nuk ishte thjesht poet.

Source

Sulm me dronë natën e Vitit të Ri, Ukraina godet territorin e pushtuar nga Rusia

By: melisa
1 January 2026 at 17:40

Një sulm me dronë ukrainas ka vrarë 24 persona dhe ka plagosur të paktën 50 të tjerë, teksa ata po festonin Vitin e Ri në një fshat në rajonin e Khersonit, i cili ndodhet nën pushtim rus, sipas zyrtarëve rusë. Ngjarja ndodh në një kohë kur tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdojnë të jenë të larta, pavarësisht se diplomatët kanë shprehur gatishmëri për bisedime paqësore. Vladimir Saldo…

Source

Sipas INSTAT vazhdon edhe këtë vit rritja qirave të shtëpive në Tiranë

By: njeshi
1 January 2026 at 17:29

Qiratë ishin grupi me rritjen më të lartë të çmimeve në muajin nëntor 2025, me 6.7 për qind duke forcuar më tej tendencën që nisi nga vera e këtij viti. Ato ishin përbërësi kryesor i inflacionit në nëntor, duke zhvendosur ushqimet. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë për një trend rritës të fortë gjatë vjeshtës 2025 që po vazhdon. Ekspertët e lidhin ecurinë ë e shtrenjtimit të qirave me një…

Source

Debat i ashpër në Big Brother VIP 5 mes Kristit dhe Keijsit

By: melisa
1 January 2026 at 17:27

Një debat i ashpër ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP 5 mes Kristit dhe Keijsit, banorit të ri që u bë pjesë e shtëpisë në Prime-n e kaluar. Situata u tensionua kur Kristi filloi ta ndiqte nga pas Keijsin dhe më pas e lagu me birrë gjatë një përplasjeje. Gjatë debatit, Kristi iu drejtua Keijsit: “Sa për ty, të ishe nga ata që dije respektin dhe limitet, nuk merreshe me burrërinë time.

Source

Anis Mehmeti nuk ndalet, ylli shqiptar nis vitin 2026 me gol në Angli

By: melisa
1 January 2026 at 17:15

Anis Mehmeti ka nisur vitin 2026 në mënyrën më të mirë të mundshme në futbollin anglez, duke shënuar një gol të rëndësishëm në ndeshjen e parë të këtij viti me Bristol City. Mesfushori ofensiv shqiptar vazhdon të tregojë formë të shkëlqyer, duke realizuar golin e tij të 8-të në këtë sezon, gjatë përballjes me Portsmouth më 1 janar. Goli i shënuar dëshmon ambicien e tij për të ruajtur ritmin e…

Source

Kisha në Amsterdam mbulohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

By: melisa
1 January 2026 at 17:10

Një zjarr i madh në natën e Vitit të Ri shkatërroi kryesisht Kishën Vondel në qendër të Amsterdamit, Holandë. Autoritetet e sigurisë njoftuan se kulla e kishës, rreth 50 metra e lartë, dhe çatia u shembën gjatë flakëve. Fatmirësisht, nuk janë raportuar të plagosur, pasi kisha nuk përdorej si vend adhurimi për disa dekada. Një numër i madh apartamentesh në afërsi u evakuuan…

Source

Kush është Chérif, talenti i Angers që po lëviz tregun e transferimeve

By: melisa
1 January 2026 at 16:47

Chérif, 19 vjeç, është një sulmues fizik i Angers, i gjatë 1.88 m dhe 77 kg, që ka lindur në Guine dhe ka jetuar në Francë që nga mosha pesë vjeç. Ai ka shënuar katër gola këtë sezon në Ligue 1, duke përfshirë një kundërsulm spektakolar kundër Marsejës, dhe është tashmë një lojtar me vlerë rreth 25–30 milionë euro për klubin e tij aktual. Fizikisht i fortë dhe me aftësi të larta teknike…

Source

Tragjedia e Vitit të Ri në Zvicër, shumica e pacientëve janë të rinj 16–26 vjeç

By: melisa
1 January 2026 at 16:38

Më shumë se 100 persona të plagosur janë transportuar në spitale në të gjithë Zvicrën, pas tragjedisë që ndodhi në natën e ndërrimit të viteve në një resort ski. Drejtorja e Spitalit Universitar të Lozanës, Claire Charmet, tha se deri më tani spitali ka marrë përsipër 22 persona. Ajo u shpreh për gazetën zvicerane 24 Heures se shumica e pacientëve, mesatarisht të moshës 16 deri në 26 vjeç…

Source

Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme

By: melisa
1 January 2026 at 16:05

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnjë, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit. Në një nga mjetet, tip “Benz”, udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tjetër ishte një person i vetëm. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëmtime të lehta materiale.

Source

Ema Andrea ndan dhimbjen e humbjes së vëllait binjak!

By: melisa
1 January 2026 at 15:56

Aktorja e njohur Ema Andrea ka reaguar përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, pas ndarjes nga jeta të vëllait të saj binjak, Enea. Në mesazhin e saj, ajo falënderon të gjithë ata që kanë shprehur ngushëllime dhe solidaritet, duke theksuar rëndësinë e çdo mesazhi dhe përqafimi në këtë moment të vështirë. “Çdo mesazh dhe përqafim ka pasur peshën e një zemre të madhe, ashtu siç ishte edhe…

Source

Tragjedia në Gjirokastër–Tepelenë, detaje të reja kanë dalë në dritë

By: melisa
1 January 2026 at 15:48

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik i ndodhur në orët e para të mëngjesit të 1 janarit në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, ku tre persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur. Një nga viktimat është Martin Dulaj, 25 vjeç, i cili po udhëtonte së bashku me të fejuarën e tij, Arsida Demiri, 19 vjeçe. Kjo e fundit ka mbijetuar aksidentin dhe është transportuar me…

Source

Foshnjet e para të vitit 2026 marrin “bonusin e bebes”

By: lindita
1 January 2026 at 15:17

Në këtë fillimvit, zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Eugena Tomini, vizitoi paraditen e sotme, bebet e ardhura në jetë në minutat e para të vitit 2026, përkatësisht Adea, e lindur në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, dhe Sibel, e lindur në SUOGJ “Koço Gliozheni”. Gjatë vizitës, zv.ministrja Tomini u takua nga afër me nënat dhe foshnjet, duke shprehur urimet për ardhjen e tyre…

Source

Füllkrug në listë në minutën e fundit: Ora pas ore, çfarë po bën Milani për ta dërguar në Cagliari

By: nik
1 January 2026 at 15:07

Milan po bën përpjekje intensive për të siguruar shërbimet e qendërsulmuesit Niclas Füllkrug, me synimin që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të vitit 2026 kundër Cagliarit. Pavarësisht se peshon tetëdhjetë e tre kilogramë, prania e tij në fushë varet nga një kalim virtual dhe një garë kundër kohës. Füllkrug nuk është ende zyrtarisht lojtar i Milanit, por pritet të jetë në fushë nesër…

Source

Zjarr në barin “Le Constellation” në Zvicër: Çfarë dimë deri tani

By: nik
1 January 2026 at 15:05

Një zjarr shpërtheu në një bar të mbushur plot në Alpet Zvicerane gjatë festimeve të Vitit të Ri, duke lënë dhjetëra të vdekur dhe rreth 100 të plagosur, shumica rëndë. Ngjarja tragjike ndodhi në orët e para të së enjtes në barin “Le Constellation” në Crans-Montana, një destinacion luksoz skish në kantonin Valais. Policia zvicerane beson se rreth 40 persona humbën jetën, ndërsa viktimat besohet se…

Source

Begaj flet me ushtarët që shërbejnë jashtë: Krenar për ju

By: lindita
1 January 2026 at 14:12

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti në një lidhje direkte online efektivët e Forcave të Armatosura Shqiptare të angazhuar në misione dhe operacione jashtë vendit. Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Begaj uroi ushtarët, nënoficerët dhe oficerët shqiptarë të angazhuar në misione jashtë vendit për festat, duke shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për shërbimin e tyre larg…

Source

Receta detox pas festave, çfarë të pini për të eliminuar fryrjen e stomakut

By: lindita
1 January 2026 at 14:02

Gjatë këtyre ditëve, shumica juaj kanë ngrënë më shumë sesa zakonisht dhe sot ndiheni të fryrë. Recetat tradicionale me yndyrë të lartë dhe ëmbëlsirat me shumë kalori kanë ngadalësuar metabolizmin, megjithatë ju mund të detoksifikoheni dhe t’i humbisni gramët e marrë, shpresojmë nuk janë kilogramë, me disa lëngje frutash dhe perimesh me efekt të lartë dobësues dhe detoksifikues.

Source

❌
❌