Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 January 2026Gazeta Si

Senegali mposhti Marokun dhe u shpall Kampion i Afrikës

18 January 2026 at 23:36

Nga Gazeta “Si” – Goli i Pape Gueye-s në kohën shtesë i mjaftoi Senegalit për titullin e dytë në Kupën e Kombeve të Afrikës (AFCON), pas skenave kaotike në fund të kohës së rregullt, ku afrikano perëndimorët u larguan nga fusha dhe Brahim Díaz humbi një penallti për Marokun në minutën e 24-t të kohës shtesë.

Vonesa e gjatë erdhi pasi penalltia u akordua pas ndërhyrjes së sistemit “VAR”, duke shkaktuar skena të tensionuara në vijën anësore dhe në tribuna, ku tifozët e Senegalit u përplasën me forcat e sigurisë pasi tentuan të futeshin në fushë.

Pas pritjes së gjatë për të ekzekutuar penalltinë, Díaz ishte nën një presion të jashtëzakonshëm, pasi iu dha mundësia t’i jepte fund pritjes 50-vjeçare të vendit të tij për të fituar trofeun në “AFCON”, praktikisht me goditjen e fundit të ndeshjes.

Megjithatë, vendimi i tij për ta çuar topin në mes rezultoi fatal, pasi Edouard Mendy qëndroi i palëvizur dhe e priti topin pa asnjë vështirësi, në mënyrë thuajse turpëruese.

Penalltia e humbur nga Brahim Diaz për Marokun

Pas 90 minutash që në përgjithësi ishin të varfra në raste të pastra shënimi, skenat e shëmtuara në fund ishin një reklamë e dobët për futbollin afrikan, veçanërisht duke pasur parasysh se Maroku e kishte promovuar këtë turne si një provë për bashkëorganizimin e Kupës së Botës në vitin 2030.

Pas golit të Gueye, raste u krijuan nga të dy skuadrat në 4 minuta në kohën shtesë, por Maroku iu afrua më shumë barazimit kur Nayef Aguerd goditi shtyllën me kokë pas një krosimi nga këndi.

Shiu që binte pa pushim në Rabat, shoi në mënyrë dramatike ëndrrën e Marokut për një titull të parë Kontinental që nga viti 1976.

  • Kampionë të Afrikës

7 – Egjipti
5 – Kameruni
4 – Gana
3 – Nigeri, Bregu i Fildishtë
2 – SENEGAL, Algjeri, RD Kongos
1 – Zambia, Tunizi, Marok, Sudan, Afrikë e Jugut, Etiopi, Kongo

Lojtari i turneut – Shënuesi më i Mirër dhe Portieri më i Mirë

The post Senegali mposhti Marokun dhe u shpall Kampion i Afrikës appeared first on Gazeta Si.

Yesterday — 18 January 2026Gazeta Si

Operacioni kundër mashtrimit nga Call Center-at/ SPAK zbardh skemën: Kontrolluam 28 objekte

18 January 2026 at 13:55

Nga Gazeta ‘Si’- SPAK ka reaguar zyrtarisht për operacionin që zhvilloi 2 ditë më parë në kryeqytet për goditjen e Call Center-ave, nga ku telefonoheshin dhe mashtroheshin shtetas italianë, për investime në kriptomonedha të ndryshme.

Gjatë operacionit janë arestuar në flagrancë 6 persona, si dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë, ndërkohë që të paktën 28 objekte ku ushtronin veprimtarinë e tyre Call Center-at janë kontrolluar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shtetit. 

Gjatë këtij hulumtumi është identifikuar një Qendër Thirrjesh (Call Center) që ndodhet në Tiranë, në ndërtesën “Atti Tower”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, përballë Katedrales Ortodokse, nga ku, autorët e mirëorganizuar dyshohet se kanë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedhave të ndryshme.

Investigimi mori shkas nga ankesat e disa shtetasve italianë të mashtruar nga Qendra e Thirrjeve. 

Gazetarët italianë mundën të infiltrojnë një italian, i cili nisi të punojë aty dhe realizoi regjistrimin e të dhënave në ambientet e Qendrës së Thirrjeve. Nga të dhënat rezulton se në këtë veprimtari dyshohet të jenë përfshirë shtetas italianë, rezidentë në Itali dhe të tjerë që jetojnë në Shqipëri, ndërsa transaksionet kryheshin në kriptovaluta, në portofolet e monedhave virtuale të menaxhuara nga drejtuesit e këtij aktiviteti të kundraligjshëm, duke përdorur platforma mashtruese.

Nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj Qendre.

Sipas SPAK ekzistojnë indicie të qarta se mbrëmjen e datës 15 Janar 2026, pas përfundimit të punës, pjesëtarë të këtij personeli vëzhgues, kanë njoftuar pronarët e Qendrës për një ndërhyrje të mundshme. Pas kësaj, në orët e para të mëngjesit të datës 16 Janar 2026, janë larguar pajisjet dhe është boshatisur edhe ambienti i Qendrës së Thirrjeve.

Pas gjurmimit të tyre, u realizua kapja në flagrancë e disa personave, të cilët kishin transportuar gjatë natës materiale drejt një ambient tjetër të marrë me qira në “Downtown One”, në Bulevardin Bajram Curri.

Pas kapjes në flagrancë të tyre, hetuesit kanë bërë kontrollin me iniciativë të ambientit në katin e 5-të të godinës, ku është konstatuar një Qendër tjetër Thirrjesh, në ndërtim e sipër. 

Aty u gjetën pajisje kompjuterike, telefona, hard disqe, laptopë, karta të ndryshme SIM, dokumente, blloqe me shënime. Personat e kapur në flagrancë, po transportonin një kosh mbeturinash, i cili përmbante sende të dyshuara të marra nga Qendra e Thirrjeve në rrugën “Ibrahim Rugova”, të cilat ishin duke i asgjësuar.

Personat e arrestuar në flagrancë janë me inicialet: R.Gj., D.Q., E.Gj., E.M.,R.P.,O.K..

Gjithashtu, paralelisht me identifikimin e Qendrës së dytë të thirrjeve, në sajë të veprimeve verifikuese, janë nxjerrë dhe ekzekutuar urdhrat e ndalimit për personat me inicialet; K.K. dhe H.XH., si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në 28 ambiente; banesa, automjete, zyra, garazhde, etj, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, qindra pajisje kompjuterike të cilat janë në proces verifikimi, sisteme monitorimi të kamerave, sisteme të rrjetit kompjuterik, pajisje memorizuese, server, dokumente të Qendrës së Thirrjeve, subjektit “Infinite” shpk dhe subjekteve të tjerë në proces verifikimi.Gjithashtu janë sekuestruar edhe automjete të përdorur nga autorët e dyshuar, motomjete si dhe një automjet luksoz i markës Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve të këtij aktiviteti.

The post Operacioni kundër mashtrimit nga Call Center-at/ SPAK zbardh skemën: Kontrolluam 28 objekte appeared first on Gazeta Si.

‘Clash of Lions’ në Finalen e Rabatit

18 January 2026 at 12:54

Nga Gazeta “Si” – “Luanët e Terangës” përballen me “Luanët e Atlasit” në Rabat për të shkruar historinë: një titull i parë kontinental pas 50 vitesh për vendasit e Marokut, ose një trofe i dytë brenda katër vitesh për kampionët në fuqi, Senegalin.

Ndërkohë Nigeria mposhti Egjiptin me penallti (4-2 pas barazimit 0-0) në Casablanca për vendin e tretë.

Kjo ishte hera e 9 që “Super Eagles” u renditën në vendin e 3 në historinë e “AFCON”.

Për Senegalin dhe Marokun kjo do të jetë Finalja e parë mes tyre në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Maroku ka avantazhin e fushës në Rabat, por nuk e ka fituar turneun që prej vitit 1976.

Për Senegalin, është Finalja e 3-të e në 4 edicionet e fundit, pas triumfit në vitin 2021 dhe vendit të 2-të në edicionin 2019.

Një muaj emocionesh në futbollin afrikan arrin kulmin sot në Rabat ku do të zhvillohen 90 minutat e fundit të edicionit të 35-të në “AFCON”.

Finalja vë përballë dy skuadrat më të mira të Kontinentit në renditjen e FIFA-s. 

Maroku në vendin e 11-të dhe Senegali në vendin e 19-të, një përballje mes dy historive më të mëdha të suksesit në futbollin afrikan gjatë 10-të viteve të fundit.

Për Senegalin, finalist në 3 nga 4 edicionet e fundit, një fitore do të justifikonte vendimin e zëvendësimit të Aliou Cissé me Pape Thiaw në vitin 2024, si edhe do të përforconte statusin e kësaj gjenerate si një nga më të suksesshmet në futbollin afrikan.

Mirëpo fitorja e sotme do të thotë shumë më tepër për Marokun, aq sa trajneri Walid Regragui ka theksuar tashmë se çdo rezultat tjetër përveç fitores do të konsiderohet si dështim.

  • Formacionet e mundshme:

Senegal: Mendy; Diatta, Sarr, Niakhate, Diouf; Diarra, I. Gueye, P. Gueye; Ndiaye, Jackson, Mane

Marok: Bono; Hakimi, Aguerd, Masina, Mazraoui; El Aynaoui; Diaz, El Khannouss, Saibari, Ezzalzouli; El Kaabi

The post ‘Clash of Lions’ në Finalen e Rabatit appeared first on Gazeta Si.

‘NBA’ – Skuadrat që priten në Play-off

18 January 2026 at 12:27

Nga Gazeta “Si” – Kur shumica e skuadrave ndodhen rreth gjysmës së sezonit të NBA, këto janë parashikimet nga “Opta” për ekipet e play-off, ato në play-in dhe skuadrat që do ta mbyllin herët sezonin.

Në Perëndim, Phoenix Suns duken më të mirë pa Kevin Durant dhe Oklahoma City Thunder kundër San Antonio Spurs është rivaliteti i rradhës.

Detroit Pistons duken mbretërit e rinj të Konferencës së Lindjes. Por si vazhdon Boston Celtics të fitojë pa Jayson Tatum?

Dhe a janë Toronto Raptors skuadra befasuese e Konferencës?

Si rezultat i një gjysme të parë të çmendur të sezonit 2025-26 në NBA, shumë pyetje të reja janë shfaqur që nga momenti kur Thunder ngritën trofeun “Larry O’Brien” në Qershor.

Cleveland Cavaliers kishte bilancin 34-5 në këtë periudhë një vit më parë, në rrugën drejt një përfundimi 64-18, por sezoni 2025-’26 deri tani ka qenë zhgënjyes për ta. 

Indiana Pacers arriti në Finalet e NBA por humbi yllin Tyrese Haliburton për shkak të një dëmtimi që i mbylli sezonin.

Skuadra pësoi rënien më të madhe, nga .610 (50-32) në .220 (9-32).

Në anën tjetër, Raptors kishte bilancin 10-31 më 15 Janar 2025, por është shndërruar në një nga historitë më të mëdha të suksesit aktualisht (rekordi 25-17).

Rritja e Torontos në përqindjen e fitoreve (plus .229) që nga sezoni i kaluar është më e madhja në NBA, dukshëm përpara Denver Nuggets (+.073).

Megjithatë, disa gjëra kanë mbetur të njëjta. Pavarësisht gjithë diskutimeve për nisjen fantastike 35-7 të kampionëve në fuqi, Thunder ishte po aq mbresëlënëse një vit më parë me bilancin 33-6.

Pikë dhe topa në tabelë për ndeshje
  • Parashikimet e Play-off në Konferencën e Perëndimit

1. Oklahoma City Thunder
2. San Antonio Spurs
3. Minnesota Timberwolves
4. Denver Nuggets
5. Phoenix Suns
6. Houston Rockets

  • Parashikimet e turneut Play-In në Konferencën e Perëndimit 

7. Golden State Warriors
8. Los Angeles Lakers
9. Los Angeles Clippers
10. Portland Trail Blazers

  • Parashikimet e Play-off në Konferencën e Lindjes

1. Detroit Pistons
2. Boston Celtics
3. New York Knicks
4. Toronto Raptors
5. Cleveland Cavaliers
6. Philadelphia 76ers

  • Parashikimet e turneut Play-In në Konferencën e Lindjes

7. Miami Heat
8. Orlando Magic
9. Atlanta Hawks
10. Charlotte Hornets

The post ‘NBA’ – Skuadrat që priten në Play-off appeared first on Gazeta Si.

‘1 miliardë euro për Bordin e Paqes’ Rama: Shqipëria nuk do paguajë

18 January 2026 at 12:16

Pas artikullit të “Bloomberg”, ku thuhet se vendet që duan anëtarësi të përhershme në Bordin e ri të Paqes do paguajnë 1 miliardë euro, kryeministri Edi Rama përmes një postimi në X, thotë se Shqipëria nuk do të paguajë 1 miliardë euro për të qenë në Bordin e Paqes së Presidentit Trump.

Ai tha edhe se në Bordin e Paqes nuk janë ftuar të gjitha shtetet e OKB.

“Shqipëria do të paguajë 1 miliardë EURO- GËNJESHTËR. Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani”, thotë Rama.

The post ‘1 miliardë euro për Bordin e Paqes’ Rama: Shqipëria nuk do paguajë appeared first on Gazeta Si.

Administrata Trump kërkon 1 miliard dollarë për anëtarësi të përhershme në Bordin e ri të Paqes

18 January 2026 at 12:06

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po u kërkon vendeve që synojnë një vend të përhershëm në Bordin e tij të ri të Paqes të kontribuojnë të paktën 1 miliard dollarë.

Kështu parashikon një draft-statuti i grupit të propozuar, i siguruar nga Bloomberg.

Sipas dokumentit, Trump do të shërbejë si kryetari i parë i Bordit të Paqes dhe do të ketë kompetencën të vendosë se cilat shtete ftohen si anëtare. Vendimet do të merren me shumicë votash, ku çdo shtet anëtar i pranishëm do të ketë një votë, por të gjitha do t’i nënshtrohen miratimit përfundimtar të kryetarit.

Drafti përcakton se mandatet e anëtarëve do të zgjasin deri në tre vjet, me mundësi rinovimi nga kryetari. Megjithatë, ky kufizim nuk do të zbatohet për shtetet që kontribuojnë mbi 1 miliard dollarë brenda vitit të parë nga hyrja në fuqi e kartës, duke u siguruar atyre anëtarësi të përhershme.

Kritikët shprehin shqetësimin se nisma e Trump synon të krijojë një alternativë ose rivale ndaj Kombeve të Bashkuara, organizatë që ai e ka kritikuar vazhdimisht. Në statut, Bordi i Paqes përshkruhet si “një organizatë ndërkombëtare që synon promovimin e stabilitetit, rivendosjen e qeverisjes së besueshme dhe sigurimin e paqes së qëndrueshme në zonat e prekura ose të kërcënuara nga konflikti”.

Plani parashikon që bordi të bëhet zyrtar sapo tre shtete të bien dakord për statutin. Trump do të ketë gjithashtu fjalën e fundit për miratimin e vulës zyrtare të organizatës dhe për rendin e ditës së mbledhjeve, të cilat do të mbahen të paktën një herë në vit.

Në kuadër të kësaj nisme, Trump ka ftuar disa udhëheqës botërorë, përfshirë presidentin e Argjentinës Javier Milei dhe kryeministrin e Kanadasë Mark Carney, të bashkohen në një Bord Paqeje për Gazën e pasluftës, që do të funksionojë nën ombrellën e Bordit të ri të Paqes. Ky plan ka ngjallur reagime të menjëhershme, përfshirë kritika nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili tha se detajet nuk ishin koordinuar me Izraelin.

Burime të njohura me çështjen thonë se disa vende evropiane janë ftuar të marrin pjesë, por kundërshtojnë draftin aktual, veçanërisht rolin dominues të Trump në kontrollin e fondeve. Disa shtete po punojnë për të kundërshtuar kolektivisht propozimet.

Një zyrtar amerikan konfirmoi për Bloomberg se anëtarësimi bazë do të ishte falas, por pagesa prej 1 miliard dollarësh do të siguronte status të përhershëm. Sipas tij, fondet do të përdoren drejtpërdrejt për zbatimin e mandatit të Bordit të Paqes, përfshirë rindërtimin e Gazës, duke garantuar që pothuajse çdo dollar të shkojë për këtë qëllim.

Shtëpia e Bardhë njoftoi gjithashtu krijimin e një paneli të parë ekzekutiv, ku do të përfshihen Sekretari i Shtetit Marco Rubio, i dërguari për Lindjen e Mesme Steve Witkoff, Jared Kushner dhe ish-kryeministri britanik Tony Blair, përpara formimit të plotë të bordit.

The post Administrata Trump kërkon 1 miliard dollarë për anëtarësi të përhershme në Bordin e ri të Paqes appeared first on Gazeta Si.

‘Amerika nuk hoqi vizat për shqiptarët’/ Rama për vendimin e SHBA: Linjë normale e politikës së Trump

18 January 2026 at 12:00

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me vendimin e SHBA-ve për të pezulluar vizat e emigracionit me Shqipërinë, duke thënë se nuk janë hequr vizat për shaiptarët.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, administrata aktuale, nën orientimin e qartë prej kohësh të Presidentit Trump për politikën e re lidhur me emigracionin, ka vendosur që për 75 vende të botës, ndër të cilat edhe disa vende të Ballkanit, ku përfshihet edhe Kosova, të bëhet një pezullim i përkohshëm për sa i përket lejeve të punës në Shtetet e Bashkuara”, thotë Rama, duke shtuar se nuk janë hequr vizat për në Amerikë, por lejet e qëndrimit në Amerikë për punë, pasi për këtë kategori vendesh kanë vënë re fenomenin e marrjes së vizës për turizëm, marrjes së vizës për biznes dhe më pas të mosrespektimit të afateve, por të qëndrimit atje për të filluar një punë.

Sipas Ramës, kjo është diçka që shkon në linjën krejt normale të politikës së re të Presidentit Trump.

The post ‘Amerika nuk hoqi vizat për shqiptarët’/ Rama për vendimin e SHBA: Linjë normale e politikës së Trump appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayGazeta Si

Mallorca i falet ‘Piratit’ – dorëzohet Bilbao (Video)

17 January 2026 at 19:22

Nga Gazeta “Si” – Qielli dhe Mbappe janë kufiri i tij dhe “Pirati” po bëhet gjithnjë e më shumë njeriu pa të cilin Mallorca nuk mund të funksionojë.

Gjë që u konfirmua edhe pasditen e sotme në “Son Moix” ndaj Athletic Bilbao-s, ku Vedat Muriqi shënoi 3 golëshin e parë këtë sezon, duke u ngjitur në kuotën e 14 golave, i 48 me fanellën e Mallorca-s.

Më shumë se ai ka shënuar vetëm Kylian Mbappe, pa folur për skuadrën ku luan francezi.

Prapa kanë mbetur fitues të La Liga-s, Premier League, Champions League dhe Kampionatit Evropian si Lewandowski, Yamal dhe Alvarez mes të tjerëve. 

Por nëse sulmuesi dardan nuk zhgënjen, atë vazhdon ta bëjë mbrojtësi kuqezi Kumbulla. 

Ishte gabimi i tij që iu dha mundësi baskëve të barazonin pas avantazhit të Muriqit që shënoi në vazhdim të një kombinimi me Darder.

Për kronikë, Muriqi shënoi në minutat 4, 41 dhe 68 (11m).

Ndërsa miqtë u ndëshkuan me 2 kartonë të kuq (Guruzeta 69’ dhe Unai Gomez 70’ në stol).

  • Golashënuesit më të mirë në La Liga 2025-2026

19 – Mbappe (Real Madrid)
14 – MURIQI (Mallorca)
11 – Torres (Barcelona)
9 – Lewandowski (Barcelona)
8 – Hernandez (Betis), Moreira (Villareal)

“Nuk di cfarë të them, futbolli ka ndryshuar shumë. Personalisht, nuk do të kisha akorduar një penallti si ajo. E dimë që duhet të punojmë shumë. Jam shumë i lumtur me 3 golëshin. Shpresoj të mos dëmtohem dhe të vazhdoj të shënoj” – tha Muriqi pas fitores.

The post Mallorca i falet ‘Piratit’ – dorëzohet Bilbao (Video) appeared first on Gazeta Si.

Brezi i lindur me Inteligjencë Artificiale

17 January 2026 at 19:06

Gazeta Si – Sipas konventës së përhapur të ndarjes së popullsisë në “breza” bazuar në moshë, djemtë dhe vajzat që do të mbushin 1 vjeç në vitin 2026 dhe ata që vijnë pas tyre, janë pjesë e Gjeneratës Beta. Përpara tyre ishte Gjenerata Alfa, e lindur midis viteve 2010 dhe 2024 dhe para kësaj, Gjenerata Z, e shumëcituar, më e madhja e së cilës ka lindur në vitin 1996 dhe për këtë arsye do të mbushë tridhjetë vjeç.

Ideja se çdo 15 vjet bota ndryshon mjaftueshëm rrënjësisht sa për të ndryshuar edhe mënyrën se si njerëzit rriten, zhvillohen dhe mendojnë dhe se për këtë arsye njerëzit që i përkasin të njëjtit “brez” ndajnë karakteristika të caktuara, ka filluar të përhapet shumë kohët e fundit, pjesërisht falë suksesit që ka gëzuar ky kategorizim në rrjetet sociale.

Siç u tha, është një konventë dhe nuk ka bazë akademike, por është gjithnjë e më e zakonshme të dëgjosh për të, dhe duke pasur parasysh mënyrën se si kanë rrjedhur gjërat, ka fituar një kuptim edhe më të madh vitet e fundit.

Natyrisht, është shumë herët për të thënë se si do të ndryshojë brezi Beta nga paraardhësi i tij: modelet e para interpretuese që i atribuojnë karakteristika të caktuara brezit Alfa – siç është një socializim gjithnjë e më i ndërmjetësuar teknologjikisht – filluan të qarkullojnë vetëm në vitin 2020.

Një aspekt që do ta dallojë brezin Beta nga ai Alfa, është fakti se ata nuk do ta kenë përjetuar pandeminë e vitit 2020, me të gjitha ato që ajo përfshiu në aspektin e izolimit social, mësimit në distancë dhe lidhjes që rezulton nga pajisjet teknologjike për lojëra dhe argëtim (prandaj ata shpesh quhen në anglisht “kids iPad” dhe “pandemic babies”).

Të porsalindurit e brezit Beta, kanë fituar gjithashtu një nofkë: “AI kids”. Fëmijët e brezit Beta do të rriten në një botë ku inteligjenca artificiale do të integrohet gjithnjë e më shumë në shumë aspekte të jetës së njerëzve: në studime, punë dhe aktivitete rekreative.

Aktualisht, një nga temat më të diskutuara në mediat sociale është emri, Beta, dhe kriteret e përdorura për ta zgjedhur atë bazuar në rendin e shkronjave të alfabetit grek.

Disa thonë se është një zgjedhje disi e pafat, sepse në gjuhën e internetit shkronjat alfa dhe beta kanë konotacione specifike që i referohen një pozicioni udhëheqës, atë të të ashtuquajturit “mashkull alfa”, në krahasim me nënshtrimin dhe pasigurinë e mashkullit beta.

Termi Gjenerata Alfa, u shpik nga “McCrindle Research”, një firmë konsulence australiane e specializuar në studimet gjeneracionale dhe ndryshimet demografike.

Në një intervistë të vitit 2015, themeluesi i saj, Marc McCrindle, shpjegoi, shpjegoi se ndërsa bënte kërkime për një libër, ai kuptoi se brezi pas Gjeneratës X (1966–1980), Gjeneratës Y (të ashtuquajturit Millennials, të lindur midis viteve 1981 dhe 1995) dhe Gjeneratës Z (atëherë e njohur edhe si “Zoomers”) ende nuk kishin një emër.

Më pas ai publikoi një anketë online duke u kërkuar njerëzve të tregonin se cili emër mendonin se do të ishte më i përshtatshëm.

Shumë nga opsionet sugjeronin lidhje me teknologjinë (“Onliners”, “Surf Generation”, “Technos”), ndërsa të tjerat i referoheshin zonës semantike të “ndryshimit”, në një kuptim pozitiv, krahasuar me brezin e mëparshëm (“Rigjenerimi”, “Gjenerata e Shpresës”).

Në fund të fundit, duke ndjekur këtë qasje të dytë, McCrindle zgjodhi të fillonte nga fillimi i alfabetit grek. Kjo nomenklaturë u përhap shpejt dhe që atëherë është përdorur në të gjithë botën.

Siç e përmend, ideja e etiketimit të brezave çdo 15 vjet dhe caktimi i karakteristikave të sjelljes këtyre etiketave është shumë e kohëve të fundit.

Kjo demonstrohet edhe nga fakti se në gjuhën e zakonshme, zakonisht nuk shkon më tej se brezi i të ashtuquajturve Baby Boomers, ose thjesht Boomers, ata që lindën gjatë bumit demografik midis viteve 1946 dhe 1964.

Momenti kur ky term filloi të përdorej gjerësisht, ishte ndoshta kur shprehja “Në rregull, boomer”, u bë virale në vitin 2019, si një përgjigje e pakënaqur nga Millennials dhe anëtarët e Gjeneratës Z ndaj paternalizmit të të moshuarve.

Ndarja e popullsisë në breza është një konventë me shumë kufizime, thjesht, sepse bën që ata që lindin në fund të një brezi të krahasohen me njerëzit e lindur pesëmbëdhjetë vjet më parë sesa me ata që lindin vitin pas.

Megjithatë, në vitet e fundit, këto kategori jo vetëm që janë përhapur më shumë, por ndoshta kanë fituar edhe pak më shumë kuptim: me përparimin e shpejtë teknologjik dhe evolucionin e medias, disa dallime midis njerëzve të lindur me disa vite diferencë, janë bërë më të dukshme. Shkurt, Gjenerata Beta mund të dallohet më qartë nga Gjenerata Alfa, sesa Gjenerata X, nga Gjenerata Y.

Përshtati: Gazeta “Si”

The post Brezi i lindur me Inteligjencë Artificiale appeared first on Gazeta Si.

‘Edi Rama frikacak’/ ‘Shqipëria Bëhet’ proteston para Kryeministrisë

17 January 2026 at 18:59

 Lëvizja “Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj mbajti sot protestën e radhës në Bulevardin para Kryeministrisë, pas një qëndrese gati njëmujore dhe disa protestave të mëparshme.

Mbështetës të “Shqipëria Bëhet” u panë në bulevard, teksa tundnin flamuj dhe lëshonin thirrje kundër qeverisë.

Me thirrjet “Edi Rama frikacak” dhe “Dorëheqje”, ata iu drejtuan me marshim kryeministrisë në bulevardin e madh.

Gjatë fjalës së mbajtur para protestuesve, Lapaj i bëri apel qytetarëve që të bashkohen për t’i dhënë fund, sipas tij, qeverisjes së Edi Ramës. Ai e cilësoi situatën në Shqipëri si një “shtet turpi” dhe deklaroi se një qeveri që, sipas tij, është vënë në shërbim të krimit, duhet përballur me një reagim të fortë dhe të organizuar.

Protesta zgjati për disa orë ku nuk munguan edhe momente tensioni, ku një punonjës policie u godit nga një qese me miell.

Më herët Lapaj është përplasur disa herë me forcat e Policisë, të cilat e kanë larguar si dhe i kanë hequr edhe mjetet mbështetëse si karrige, batanije, çadra dhe deri te ngrohëset.

Ashtu sikurse blloku opozitar, Lapaj kërkon dorëheqje të qeverisë, qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme.

The post ‘Edi Rama frikacak’/ ‘Shqipëria Bëhet’ proteston para Kryeministrisë appeared first on Gazeta Si.

Shqipëria në Bordin e Paqes për Gazën, kryeministri: Po ngjitemi në një majë krejt të paimagjinueshme më parë

17 January 2026 at 18:28

Kryeministri Edi Rama ka marrë një ftesë personale nga Presidenti amerikan Donald Trump, për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes të ngritur për rindërtimin e Gazës.

“Shumë i nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për ta përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar prej tij, ku Shqipëria ftohet si anëtar themelues, duke ngjitur kështu ndërkombëtarisht një tjetër majë krejt të paimagjinueshme vetëm deri pak vite më parë”, shkroi Rama në Facebook.

Ai shton se nuk mund të jetë më krenar për Shqipërinë, “për gjithçka kemi bërë në këto vite duke e kthyer në një Shqipëri tjetër, të dinjitetshme e të respektuar botërisht si asnjëherë, e pa diskutim edhe për nivelin ku e kemi ngritur marrëdhënien e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

The post Shqipëria në Bordin e Paqes për Gazën, kryeministri: Po ngjitemi në një majë krejt të paimagjinueshme më parë appeared first on Gazeta Si.

Përfundon aksioni i SPAK dhe BKH në dy pallate në Tiranë, 8 të arrestuar dhe 3 të shpallur në kërkim

17 January 2026 at 17:20

Ka përfunduar operacioni i nisur të premten në dy pallate në Tiranë. 

Në operacionin ku Spak dhe BKH bashkëpunuan me autoritetet italiane janë arrestuar tetë persona dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Mësohet se këta persona kanë përdorur ambiente të marra me qira në dy pallate në Tiranë për Call Center ndërkohë që në ambientet e kontrolluara janë sekuestruar pajisje.

The post Përfundon aksioni i SPAK dhe BKH në dy pallate në Tiranë, 8 të arrestuar dhe 3 të shpallur në kërkim appeared first on Gazeta Si.

Krijohet grup pune qeveri-pushtet vendor

17 January 2026 at 14:30

Kryeministri Edi Rama, në një takim me kryebashkiakët e vendit lajmëroi ngritjen e një grupi pune të përbashkët mes qeverisë dhe pushtetin vendor për të trajtuar dhe zgjidhur problematika të natyrave të ndryshme.

“Është koha të krijojmë një grup pune të përbashkët mes qeverisë dhe pushtetin vendor për të trajtuar të gjitha problemet e për t’i futur në vijë qoftë në aspektin rregullativ, qoftë në aspektin e problematikave të natyrave të ndryshme që e shihni të arsyeshme të trajtohen. Do të propozoja që këtë grup pune ta drejtoje ministri i Pushtetit Vendos, ndërsa në të, të jenë edhe ministri i Ekonomisë, ministri i Kulturës, dhe ai i mjedisit”, tha Rama.

Në këtë grup pune, nga pushteti vendor do të jenë kryetari i bashkisë Lezhë, kryetari i bashkisë Maliq, Himarë, Shkodër, Durrës dhe Roskovec.

The post Krijohet grup pune qeveri-pushtet vendor appeared first on Gazeta Si.

‘Rama ka pushtuar parlamentin, po merr pushtetin e drejtësisë’, Berisha: Fjala tani është vetëm e qytetarëve

17 January 2026 at 14:25

Ish-Kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar sot qeverinë për “degradimin total të narko-shtetit” dhe për kontroll të drejtësisë nga Kryeministri Edi Rama. Në një komunikim drejtuar qytetarëve përmes rrjeteve sociale, Berisha tha se Rama ka marrë masa për të bllokuar veprimet e SPAK-ut dhe për të vendosur gjithçka nën kontroll.

“Zhvillimet në vend faktojnë degradimin total të narko-shtetit,” tha Berisha, duke shtuar se skandalet e qeverisë nuk kanë të sosur.

Ai akuzoi Ramën për përdorim të fondeve personale për imazh dhe për ndërhyrje në parlament për të bllokuar opozitën dhe drejtësinë.

“Pra, de facto ai ka pushtuar parlamentin dhe po e përdor atë në një grusht shteti për të marrë pushtetin e drejtësisë,” tha Berisha.

Ai theksoi se “fjala është vetëm e qytetarëve”, të cilët duhet të ngrihen për të shpëtuar Shqipërinë nga regjim që po vjedh buxhetin dhe pronat publike.

Berisha i bëri thirrje për bashkëpunim qytetarëve dhe opozitës në një betejë përfundimtare kundër “përfaqësuesve të narko-shtetit”.

The post ‘Rama ka pushtuar parlamentin, po merr pushtetin e drejtësisë’, Berisha: Fjala tani është vetëm e qytetarëve appeared first on Gazeta Si.

Në kërkim të gjeniut/ Gjurmët që zbulojnë gjenetikën e Da Vinçit

17 January 2026 at 14:12

Gazeta “Si” -Artisti, shpikësi dhe anatomisti Leonardo da Vinçi ishte shembulli i “njeriut të Rilindjes” dhe shkencëtarët synojnë të zbulojnë sekretet e gjeniut të tij në një nivel gjenetik. Por ka një problem: Më shumë se 500 vjet pas vdekjes së tij në 1519, ADN-ja e Leonardos ka rezultuar thuajse e pamundur për t’u gjetur.Ai nuk pati fëmijë, dhe vendvarrimi i tij në Kapelën e Shën Florentit në Amboise, Francë, u shkatërrua gjatë Revolucionit Francez në fund të viteve 1700.

Disa kocka thuhet se janë rimarrë nga rrënojat dhe janë varrosur përsëri, por identiteti dhe autenticiteti i tyre ka qenë i debatueshëm.Në mungesë të mbetjeve të verifikuara, shkencëtarët që marrin pjesë në Leonardo da Vinci Project kanë zgjedhur një qasje të zgjuar: marrjen e mostrave nga artefakte të lidhura me polimatikun italian për ADN. Leonardo la pas një pasuri të madhe pikturash, vizatimesh dhe letrash, gjëra që ai ka prekur dhe që mund të përmbajnë gjurmë të materialit gjenetik edhe sot.

Ekipi i projektit mori mostra nga letra të shkruara nga një i afërm i largët i Leonardos, si dhe nga një vizatim i quajtur “Holy Child”, që mund të jetë krijuar nga vetë artisti. Tregtari i artit, i ndjeri Fred Kline ia atribuoi veprën Leonardos, por ekspertë të tjerë kanë kundërshtuar autenticitetin e saj. Ekipi gjeti një sasi të madhe ADN-je në vizatim dhe në një nga letrat, përfshirë bakteret, bimët dhe një sekuencë që përputhej me kromozomin Y të një mashkulli. Gjetjet u publikuan më 6 janar në një studim që nuk është rishikuar ende nga kolegët shkencëtarë.

“Ka shumë material biologjik që vjen nga individi dhe mund të gjurmohet në një copë letre ose kanavacë që e thith atë,” tha bashkautori i studimit, dr. Norberto Gonzalez-Juarbe, profesor i asistencës në departamentin e biologjisë qelizore dhe gjenetikës molekulare në Universitetin e Maryland, College Park.

“Dhe nëse e mbulon me ngjyrë, ka një lloj shtrese mbrojtëse mbi të.”

Marrja e mostrave nga objektet për ADN mund të jetë një proces shkatërrues. Anëtarët e projektit, të vetëdijshëm për vlerën e paprekshme të këtyre objekteve, fillimisht synuan të identifikojnë një teknikë minimale invazive që mund të kapë gjurmë të mbetura gjenetike nga veprat dhe dokumentet. Pas testimeve, ekipi vendosi që swab-i i thatë (copë materiali thithës, shpesh shkop ose shufër, që përdoret në kirurgji dhe mjekësi për pastrimin e plagëve, aplikimin e ilaçeve ose marrjen e mostrave) mund të mblidhte ADN të mjaftueshme pa dëmtuar veprën.

“Materiali gjenetik nga “Holy Child” ofroi një pamje të përbërë të mjedisit ku u krijua dhe ruajt vepra gjatë 500 viteve të fundit” tha Gonzalez-Juarbe. Pas përjashtimit të mundësisë së kontaminimit mjedisor, si pluhuri, ekipi identifikoi shenja specifike bimësh, kafshësh dhe organizmave që sugjeronin se vepra kishte origjinë në Itali. Gonzalez-Juarbe dhe bashkëautorët gjetën ADN të pemës së portokallit në vizatimin e shekullit 15, që ata besojnë se mund të ketë ardhur nga kopshtet e familjes Medici , të famshme për pemët e rralla të agrumeve në rajonin e Toskanës në Itali. Ekipi gjithashtu detektoi ADN të derrave të egër. Furçat e pikturës të bëra nga qimet e këtyre kafshëve ishin të zakonshme gjatë Rilindjes dhe krijonin një teksturë të veçantë për pikturat me vaj.

“Jemi 100% të sigurt që kjo ADN e derrit vjen nga furça e pikturës. Përputhet me atë që dimë nga historia e artit,” tha Lee.

Pista e kromozomit Y

Lee dhe ekipi i tij analizuan sekuencat e kromozomit Y në një nga letrat dhe vizatimi dhe zbuluan se ato ishin gjenetikisht të lidhura. Ata krahasuan këto shenja me një panel prej rreth 90,000 shenjash të njohura në kromozomin Y, që ndihmoi për të përcaktuar se ADN-ja i përkiste haplogrupit E1b1. Haplogrupet kategorizojnë njerëzit që kanë një paraardhës të përbashkët, të identifikuar nga variacionet gjenetike të gjurmueshme përmes linjës paterne (kromozomi Y) ose linjës materne (ADN mitokondriale). ADN-ja e kromozomit Y është nga rajoni i Toskanës, duke u përputhur me vendin ku Leonardo lindi dhe jetoi. Para këtij studimi, Leonardo nuk ishte lidhur me ndonjë haplogrup të njohur. Identifikimi i të njëjtit kromozom Y në objekte të tjera mund të përdoret gjithashtu për të vendosur nëse “Holy Child” është vërtet vizatim i Leonardos për të zgjidhur debatin mbi autenticitetin.

Megjithatë, disa ekspertë dyshojnë për materialet që duhen përdorur në kërkimin e ADN-së së Leonardos. Francesca Fiorani, profesoreshë e historisë së artit në Universitetin e Virginisë, tha se materialet e zgjedhura nuk ishin më të përshtatshmet për përpjekjen për rindërtimin e ADN-së së Leonardos. Megjithatë, metodologjia e përdorur mund të çojë në marrjen e suksesshme të ADN-së së Leonardos në të ardhmen, tha S. Blair Hedges, profesor i biologjisë dhe drejtues i Qendrës për Biodiversitetin në Universitetin Temple. Asamblimi dhe përfundimi i gjetjes së gjenetikës së Leonardos do të kërkonte verifikimin e ADN-së nga pasardhësit dhe ndoshta nga vetë mbetjet e tij, për t’u krahasuar me fragmentet gjenetike të marra nga artefaktet.

Kërkimi i gjeniut

Grupet e ndryshme të kërkimit po vazhdojnë punën për projektin Leonardo da Vinçi. Ekipi i Gonzalez-Juarbe po punon me qeverinë franceze për të marrë mostra nga artefakte të Leonardos të ruajtura në Francë, duke u përqendruar më shumë tek vizatimet dhe shënimet e tij më pak të njohura. Lee dhe Gonzalez-Juarbe shpresojnë që të gjitha studimet e ndara të bashkohen në një pikë.

“Dhe nëse të gjitha tregojnë se E1b1 shfaqet vazhdimisht në këto rrugë të ndryshme, atëherë mund të kontrollojmë ato kocka dhe të shohim nëse përmbajnë E1b1,” tha Lee.

“Dhe nëse e bëjnë, atëherë mund të themi me një probabilitet të lartë se Leonardo e mbante kromozomin Y E1b1.”Puna për të kuptuar se cilat shenja gjenetike kishte Leonardo mund të përdoret më pas për të kuptuar aftësitë e tij të vizionit. Megjithatë, objektet e lidhura me Leonardon ruhen shumë nga konservatorët, dhe bindja e pronarëve privatë është gjithashtu një sfidë, tha Lee. Për momentin, ekipi nuk di se çfarë do të gjejë, ose nëse do të çojë në zbulimin përfundimtar të ADN-së së Leonardos.

“Është si të shikosh një film. Nëse e di fundin, nuk ka kënaqësi. Por kur të befasohesh, nuk e di çfarë do të ndodhë. Kjo e bën udhëtimin më të kënaqshëm,” tha Lee.

Burimi: CNN. Përshtati: Gazeta Si.

The post Në kërkim të gjeniut/ Gjurmët që zbulojnë gjenetikën e Da Vinçit appeared first on Gazeta Si.

Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata lë në burg ish-zv/shefin e Policisë së burgut dhe 2 efektivët e shoqërimit

17 January 2026 at 13:42

Nga Gazeta Si- Ish-zv.shefi i Policisë së Burgut të Durrësit, Dezdemon Pazaj dhe 2 prej efektivëve që kanë shoqëruar Altin Ndocin ditën e arratisjes, do të qëndrojnë në burg. Masat e sigurisë u caktuan sot nga Gjykata e Durrësit e cila vendosi të lirojë nga qelia 3 efektivët e tjerë të grupit të shoqërimit Aranit Çela, Preng Marvataj dhe Dorjan Saraçi, për të cilët caktoi masën detyrim paraqitjeje.

Edhe pse fillimisht u kërkua masa e sigurisë arrest në burg për të gjithë, gjatë seancës prokurori ka ndryshuar kërkesën për dy nga efektivët e policisë së burgut.

Ndërkohë kryeinfermieri Aulon Çuku dhe specialisja e inofrmacionit në burg Violeta Uka u lanë arrest në shtëpi.

The post Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata lë në burg ish-zv/shefin e Policisë së burgut dhe 2 efektivët e shoqërimit appeared first on Gazeta Si.

Shkoi të marrë Nobel, publikohet video e arratisjes së Machados nga Venezuela

17 January 2026 at 13:29

Ekipi i shpëtimit në SHBA, Grey Bull, ka publikuar një video të shkurtër që tregon se si e ndihmuan udhëheqësen e opozitës venezueliane, María Corina Machado, të arratisej nga vendi muajin e kaluar.

Machado u largua nga Venezuela në fillim të dhjetorit pas pothuajse një viti në fshehje, në mënyrë që të mund të pranonte Çmimin Nobel për Paqen në Norvegji. Ajo hipi në një varkë nga bregu i Venezuelës dhe lundroi drejt një pike takimi në Detin e Karaibeve. Atje, ajo u mor nga themeluesi i Grey Bull dhe veterani i forcave speciale, Bryan Stern, dhe ekipi i tij, të cilët po e prisnin në një varkë tjetër.

Videoja e redaktuar dy-minutëshe tregon momentin kur Machado arriti dhe hipi në anijen e dytë në mes të natës.

“Janë ata, janë ata, janë ata,” dëgjohet të thotë Stern ndërsa dritat nga varka e Machado shfaqen në distancë dhe i afrohen anijes së tij.

Pasi konfirmon identitetin e Machados, dëgjohet Stern duke e ndihmuar të hipë në varkën e tij, megjithëse momenti i saktë i transferimit mezi shihet për shkak të errësirës së natës.

Videoja vazhdon me Machado-n e veshur me një xhaketë të errët dhe kapelë, duke folur drejtpërdrejt me kamerën: “Unë jam María Corina Machado. Jam gjallë. Jam shëndoshë e mirë dhe shumë mirënjohëse ndaj Grey Bull.”

Videoja përfundon me imazhe të ndryshme të Machados me Sternin dhe ekipin e tij.

Stern tha më parë se ata arritën në breg herët në mëngjes pas një udhëtimi të gjatë, të ftohtë dhe të tensionuar. Nga atje, Machado hipi në një aeroplan që shkonte në Norvegji, ku do të merrte Çmimin Nobel dhe do të shihte familjen e saj.

Grey Bull tha muajin e kaluar se misioni zgjati gati 16 orë dhe u krye kryesisht në mes të natës përmes ujërave të trazuara.

Machado më herët të premten nuk pranoi të komentonte mbi operacionin, duke përmendur shqetësime për sigurinë e atyre që ishin të përfshirë.

Stern tha muajin e kaluar se operacioni u financua nga donatorë anonimë dhe, sipas dijenisë së tij, nuk u mbështetet nga qeveria amerikane, por ai pranoi se ekipi i tij komunikoi me ushtrinë amerikane për t’I vënë ata në dijeni për praninë e tyre në det.

The post Shkoi të marrë Nobel, publikohet video e arratisjes së Machados nga Venezuela appeared first on Gazeta Si.

Rama kusht kryebashkiakëve: Pa arritur targetin e Paketës së Maleve s’ka rikandidim

17 January 2026 at 13:14

Nga Gazeta Si- Kryeministri Edi Rama u ka vënë kusht kryebashkiakëve socialistë se rikandidimi për të drejtuar sërish bashkitë në zgjedhjet vendore të 2027-ës do të varet nga targeti që do të vendosë qeveria për paketën e maleve.

Rama tha se deri më fund të mandatit të tretë, duhet t’i hapet rruga 1 mijë investimeve në 61 bashki përmes paketës së maleve. Rama tha se secila bashki do të jetë një target sipas madhësisë e potencialeve, psh deri në 5, 10 apo 15 investime. Kryebashkiakët i kritikoi sërish përse ende nuk kanë përcaktuar hartat e zonave prioritare, duke u thënë se nuk po bëjnë shkencë dhe se është e papranueshme që ende disa bashki nuk kanë mbyllur fazën e parë.

“Si ka mundësi që s’ka mbaruar faza e parë. Ca është kjo shkencë e madhe për të përcaktuar hartën ku do bëhet ky zhvillim. Ca shkence bëni se nuk e kuptoj. Target për çdo bashki. Ambicia jonë duhet të jetë 1 mijë investime nga kjo paketë, dhe po t’i ndash në territor në 60 bashki nuk janë shumë”, tha Rama, duke shtuar s’do ketë rikandimin nëse s’do jetë arritur targeti i këtij projekti, dikush 10, dikush 5, sikush 7, dikush 15, sipas madhësisë e potencialeve.

The post Rama kusht kryebashkiakëve: Pa arritur targetin e Paketës së Maleve s’ka rikandidim appeared first on Gazeta Si.

Si mund ta kontrollojnë hormonet mendjen

17 January 2026 at 13:05

Nga Gazeta Si- Hormonet luajnë një rol jetësor në mbajtjen e trupit tonë në funksionim të duhur. Por ato gjithashtu mund të kenë një efekt të fuqishëm dhe nganjëherë negativ në humorin dhe shëndetin tonë mendor.

Ne të gjithëve na pëlqen të mendojmë se ndjenjat dhe emocionet tona janë nën kontrollin tonë, por a janë? Shkencëtarët e dinë prej kohësh se ‘lajmëtarët’ kimikë të quajtur neurotransmetues ushtrojnë një ndikim të madh në trurin tonë. Megjithatë, ndërsa shkencëtarët mësojnë më shumë, ata po zbulojnë se edhe hormonet mund të na ngatërrojnë mendjet në mënyra të papritura.

Tani, disa po përpiqen ta shfrytëzojnë këtë njohuri për të gjetur trajtime të reja për gjendje si depresioni dhe ankthi.

Hormonet janë lajmëtarë kimikë të lëshuar nga disa gjëndra, organe dhe inde. Ato hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe udhëtojnë nëpër trup, përpara se të lidhen me receptorët në një vend të caktuar. Lidhja vepron si një lloj “shtrëngimi duarsh” biologjik që i thotë trupit të bëjë diçka. Për shembull, hormoni insulinë u thotë qelizave të mëlçisë dhe muskujve të thithin glukozën e tepërt nga gjaku dhe ta ruajnë atë si glikogjen.

Kontrolli i padukshëm i hormoneve

Shkencëtarët kanë identifikuar më shumë se 50 hormone në trupin e njeriut deri më tani. Së bashku ato menaxhojnë qindra procese trupore, duke përfshirë rritjen dhe zhvillimin e një personi, funksionin seksual, riprodhimin, ciklin gjumë-zgjim dhe, më e rëndësishmja, mirëqenien e tyre mendore.

Prevalenca e çrregullimeve të shëndetit mendor, siç janë depresioni, ankthi dhe çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD) është më e lartë gjatë tranzicioneve të mëdha hormonale. Kjo është veçanërisht e vërtetë për gratë. Shkalla e depresionit është në thelb e barabartë midis djemve dhe vajzave gjatë fëmijërisë, por në adoleshencë, vajzat kanë dy herë më shumë gjasa sesa djemtë të jenë në depresion, një ndryshim që vazhdon gjatë gjithë jetës.

A mund të jenë hormonet fajtore? Mund të mos jetë surprizë të mësosh se, nëse je grua, hormonet seksuale ushtrojnë një ndikim të madh në humor.

 Në ditët dhe javët para ciklit të një gruaje, nivelet e estrogjenit dhe progesteronit bien, duke përkuar me ndjenjat e nervozizmit, lodhjes, trishtimit dhe ankthit për disa, por jo për të gjitha. Disa gra madje mund të përjetojnë çrregullim disforik paramenstrual (PMDD), një çrregullim të rëndë të humorit të lidhur me hormonet, i karakterizuar nga luhatje ekstreme të humorit, ankth, depresion dhe nganjëherë mendime vetëvrasëse gjatë dy javëve para menstruacioneve.

“Për shumë gra me PMDD është një problem kronik me të cilin përballen çdo muaj dhe mund të ketë një efekt vërtet të thellë në jetën e njerëzve”, thotë Lisa Hantsoo, profesoreshë e psikiatrisë dhe shkencave të sjelljes.

Anasjelltas, nivelet e larta të estrogjenit menjëherë para ovulimit janë lidhur me ndjenjat e mirëqenies dhe lumturisë. Ndërkohë, allopregnanoloni, një produkt i zbërthimit të progesteronit, është i njohur edhe për efektet e tij qetësuese.

“Nëse i jepni dikujt një injeksion me allopregnanolon, ai do ta relaksojë atë,” thotë Hantsoo.

Nuk është vetëm “koha e muajit” me të cilën gratë duhet të përballen. Luhatjet hormonale në shtatzëni, perimenopauza dhe menopauza gjithashtu mund të shkaktojnë kaos në shëndetin mendor. Deri në 13% të grave që sapo kanë lindur përjetojnë depresion.

Por pse ndodh kjo? Menjëherë pas lindjes, gratë përjetojnë një rënie të ndjeshme të hormoneve progesteron dhe estrogjen. Në perimenopauzë, gratë gjithashtu mund të përjetojnë luhatje dramatike në hormonet ovariane.

“Ndoshta nuk ka të bëjë me nivelin e saktë të hormoneve që dikush ka, por me shumë mundësi këto tranzicione ku një person kalon nga nivele të ulëta në të larta, ose nga nivele të larta në të ulëta”, thotë Lisa Galea, profesoreshë e psikiatrisë në Universitetin e Torontos, Kanada.

“Disa njerëz janë më të ndjeshëm ndaj këtyre lloj luhatjeve. Ndërsa të tjerët do të kalojnë nëpër menopauzë dhe nuk do të kenë asnjë simptomë.”

Nuk ndodh vetëm me gratë. Burrat gjithashtu përjetojnë një ulje të niveleve të testosteronit kur plaken, megjithëse ndryshimi është gradual dhe jo aq i theksuar sa tek gratë. Megjithatë, ka disa prova që sugjerojnë se edhe ky ndryshim i vogël është i mjaftueshëm për të shkaktuar ndryshime të humorit tek disa burra, por jo tek të gjithë.

“Ne shohim ndryshime në humorin e disa burrave, ndërsa nivelet e testosteronit ndryshojnë gjatë gjithë jetëgjatësisë, dhe kjo është padyshim një temë që nuk merr vëmendje të mjaftueshme”, thotë Ismail.

Një mënyrë se si hormonet seksuale mund të ndikojnë në humor është përmes rritjes së niveleve të neurotransmetuesve serotonin dhe dopaminë në tru. Nivelet e ulëta të serotoninës janë reklamuar prej kohësh si një shkak i depresionit, me shumicën e antidepresantëve modernë që rrisin nivelet e këtij kimikati në tru. Ka prova se disa estrogjene mund t’i bëjnë receptorët e serotoninës më të ndjeshëm dhe të rrisin numrin e receptorëve të dopaminës në tru.

Një teori tjetër është se estrogjeni mbron neuronet nga dëmtimi dhe madje mund të stimulojë rritjen e neuroneve të reja në një rajon të trurit të njohur si hipokampus, i njohur për të luajtur një rol në kujtesë dhe emocione. Njerëzit me depresion dhe sëmundjen e Alzheimerit dihet se vuajnë nga humbja e neuroneve në hipokampus. Ndërkohë, antidepresivët dhe ilaçet psikedelike që rrisin humorin si psilocibina shkaktojnë rritjen e neuroneve të reja në këtë rajon.

“Estrogjeni është neuro-mbrojtës, kështu që do të nxisë neurogjenezën”, thotë Ismail. “Kjo është arsyeja pse, kur gratë hyjnë në menopauzë, shohim një lloj tërheqjeje të dendriteve (degë që mbijnë nga qelizat nervore), projeksionet dendritike që i kishim më herët në jetë.” Kjo është arsyeja pse gratë që kalojnë menopauzën shpesh duhet të përballen me mjegullim të trurit dhe probleme me kujtesën.

Shpresa është që kjo njohuri e re e hormoneve dhe efektet e tyre në ndryshimin e humorit, do të rrjedhë në trajtime të reja. Ka shenja se kjo po fillon të ndodhë, me një ilaç të quajtur Brexanolone, i cili imiton hormonin allopregnanolone, që rezulton shumë efektiv në trajtimin e depresionit pas lindjes.

Ekzistojnë gjithashtu disa prova se nëse keni nivele më të ulëta të testosteronit, atëherë marrja e suplementeve të testosteronit së bashku me disa antidepresivë mund t’i bëjë ato më efektive. Studimet tregojnë se terapia me estrogjen, duke përfshirë terapinë zëvendësuese të hormoneve (HRT), gjithashtu mund të ndihmojë në përmirësimin e humorit të disa grave, por jo të gjitha grave që kalojnë nëpër perimenopauzë dhe menopauzë.

Ndërkohë, kontrolli hormonal i lindjeve mund të bëjë mrekulli për disa gra me PMDD, megjithatë mund t’i përkeqësojë simptomat për të tjerat, duke nxjerrë në pah se si kërkimi për trajtime të reja pengohet nga fakti se ende nuk e kuptojmë saktësisht pse disa njerëz janë kaq të ndjeshëm ndaj luhatjeve hormonale, ndërsa të tjerët jo.

“E dimë që hormonet ndikojnë në humor dhe shëndetin mendor, por duhet të kuptojmë se si e bëjnë këtë përpara se të gjejmë trajtimet e duhura”, thotë Ismail, duke shtuar se siç e dimë, antidepresivët aktualë që rregullojnë nivelet e serotoninës nuk janë efektivë në të gjitha rastet, me disa studime që sugjerojnë se janë më pak efektivë veçanërisht tek adoleshentët, kështu që duhet të mësojmë se çfarë ka në atë grupmoshë, në tru dhe në zhvillimin e tij në atë fazë që mund t’i bëjë ata më rezistentë ndaj trajtimit.

Burimi: BBC. Përshtati: Gazeta Si.

The post Si mund ta kontrollojnë hormonet mendjen appeared first on Gazeta Si.

Pse buzëqeshim? Truri orkestron shprehjet e fytyrës si një simfoni

17 January 2026 at 13:04

Duke buzëqeshur, duke rrudhur vetullat, duke shfaqur dhëmbët në një kërcënim, primatët, përfshirë njerëzit, përdorin vazhdimisht fytyrat e tyre për të komunikuar por deri më tani, mënyra se si truri koordinon muskujt e fytyrës për të prodhuar këto gjeste ishte e panjohur.

Një studim i ri i botuar në revistën Science tregon se shprehjet e fytyrës nuk janë thjesht shpërthime automatike emocionale, por më tepër produkt i një rrjeti të shpërndarë kortikal që vepron me një hierarki kohore, disa rajone përpunojnë informacion të shpejtë dhe dinamik për të kontrolluar lëvizjen moment pas momenti, ndërsa të tjerët mbajnë përfaqësime të qëndrueshme, të cilat mund të pasqyrojnë kontekstin shoqëror.

Studimi, i udhëhequr nga Geena Ianni e Universitetit të Pensilvanisë, regjistroi aktivitetin e qindra neuroneve në katër rajone të trurit të dy makakëve, ndërsa kafshët prodhuan spontanisht tre lloje gjestesh: lëvizje buzësh (si një buzëqeshje), kërcënim dhe përtypje. Rezultatet përmbysin idenë klasike se ekziston një ndarje e rreptë midis qarqeve të trurit: një lateral për lëvizjet vullnetare dhe një medial, i cili kalon vijën e mesit të trurit, për shprehjet emocionale.

“Ajo që kemi zbuluar është se të gjitha rajonet motorike kortikale të fytyrës janë të përfshira në të gjitha llojet e gjesteve”, shpjegon Ianni. Me fjalë të tjera, të gjitha zonat që më parë mendoheshin të ishin të ndara për lloje të ndryshme gjestesh përmbajnë neurone që i përgjigjen si gjesteve socio-emocionale ashtu edhe lëvizjeve vullnetare.

Për të zbuluar se si funksionojnë këto rajone së bashku, studiuesit përdorën teknika të imazherisë me rezonancë magnetike të kombinuara me implante mikroelektrode. Çelësi ishte të regjistrohej aktiviteti i trurit njëkohësisht në të katër zonat, ndërsa kafshët bashkëvepronin me stimuj socialë, video të personave të ngjashëm, avatarë interaktivë ose takime ballë për ballë, që nxisnin gjeste natyrore pa trajnim paraprak.

Zbulimi më i habitshëm ishte se rajonet e trurit nuk janë të organizuara sipas një hierarkie klasike hapësinore, nga zonat më të ulëta në ato më të larta, por sipas një hierarkie kohore.

Rezultatet gjithashtu sfidojnë idenë se shprehjet e fytyrës janë thjesht reflekse. Aktiviteti nervor i ndau llojet e ndryshme të gjesteve shumë kohë para se të fillonte lëvizja, deri në një sekondë më parë, duke treguar përgatitje dhe qëllimshmëri. Për më tepër, rrugët nervore për secilin gjest nuk mbivendoseshin kurrë, madje as gjatë periudhave të pushimit të fytyrës, duke sugjeruar që truri tashmë po përgatit gjestin specifik që do të pasojë.

“Gjetjet e Ianni-t dhe kolegëve të saj kanë implikime të jashtëzakonshme për të kuptuar evolucionin dhe funksionin e shprehjeve të fytyrës”, shkruajnë Bridget Ëaller dhe Jamie Ëhitehouse, studiues në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Nottingham-it (Mbretëria e Bashkuar), në një koment në të njëjtën revistë.

“Pikëpamja klasike, se shprehjet e fytyrës sinjalizojnë një gjendje të brendshme emocionale, sugjeron që ndarja e emocioneve të ndjera është adaptive evolucionare dhe është përzgjedhur për të lehtësuar ndërveprimet shoqërore me të tjerët. Kjo mund të jetë e vërtetë deri diku, por nëse shprehjet e fytyrës janë të planifikuara, atëherë vë në pikëpyetje se sa saktë ato përfaqësojnë gjithmonë lexime të ndershme të gjendjes së brendshme”, shtojnë ata.

Me fjalë të tjera, kur buzëqeshim ose kërcënojmë, truri ynë po kryen një simfoni nervore komplekse në të cilën pjesë të ndryshme të orkestrës, të shpejta dhe të ngadalta, dinamike dhe të qëndrueshme, bashkëpunojnë për të prodhuar gjestin e saktë në momentin e saktë shoqëror.

Ignacio Morgado, profesor i Psikobiologjisë në Institutin e Neuroshkencave të Universitetit të Barcelonës, i cili nuk mori pjesë në studim, vëren se “risia kryesore qëndron në faktin se rajonet e korteksit frontal të trurit që kontrollojnë muskujt e shprehjeve vullnetare të fytyrës dhe ato që kontrollojnë shprehjet emocionale të fytyrës kodojnë të dy llojet e shprehjeve”.

Megjithatë, ai shton një shënim kujdesi në lidhje me implikimet: “Hulumtimi është me interes më neurologjik sesa psikologjik, pasi nuk ka informacion të ri në lidhje me rolin shoqëror të shprehjeve të fytyrës”.

Sipas autorëve të tij, puna ka implikime të mundshme klinike. Të kuptuarit se si funksionon truri ynë kur gjeneron shprehjet tona mund të përdoret në hartimin e ndërfaqeve tru-kompjuter për të rivendosur këto funksione tek pacientët me dëmtime në tru.

The post Pse buzëqeshim? Truri orkestron shprehjet e fytyrës si një simfoni appeared first on Gazeta Si.

❌
❌