Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 28 December 2025Gazeta Si

Rama ka punuar kundër? Kurti: Nuk jam në dijeni të kësaj, duam të rritet afrimi me Shqipërinë

28 December 2025 at 22:56

Nga Gazeta ‘Si’- Albin Kurti hodhi poshtë pretendimet se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë çmos që ai të mos fitonte zgjedhjet e 28 dhjetorit.

I pyetur lidhur me këtë çështje në konferencën e parë për mediat pas shpalljes së rezultatit paraprak, Kurti tha se nuk është në dijeni të këtyre veprimeve.

“Ne bashkëpunojmë me Republikën e Shqipërisë, me cilëndo qeveri që është aty, kemi 58 marrëveshje me Kryeministrin Rama. Unë nuk jam në dijeni të atyre akuzave që thatë ju, por jemi të interesuar që afrimi me Shqipërinë të rritet gjithnjë e më shumë.

Kemi abetaren e unifikuar nga viti 2021 e këtej, kemi kurrikulat e unifikuara për bashkatdhetarët tanë në botë dhe e kemi Shqipërinë partnerin kryesor tregtar në rajon”, u shpreh Kurti.

Fitoren në zgjedhje, Kurti e quajti më të madhen në historinë e vendit.

“Tani na presin shumë punë përpara. Rezultati i sotëm tregon se duhet të ecim para pa vonesa. Sa më parë të certifikohet rezultati aq më shpejt do të vijojmë me projektet”, tha ai.

The post Rama ka punuar kundër? Kurti: Nuk jam në dijeni të kësaj, duam të rritet afrimi me Shqipërinë appeared first on Gazeta Si.

Kurti shpall fitoren: Më e madhja në historinë e vendit!

28 December 2025 at 22:42

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i LVV-së, Albin Kurti, shpalli fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe tha se kjo është fitorja “më e madhe në historinë e vendit”.

“Më 9 shkurt fitoi LVV-ja me partnerët, më 28 dhjetor fitoi populli i Kosovës dhe Republika”, tha Kurti.

Kurti tha se partia e tij është në rrugë që të tejkalojë rezultatin e 14 shkurtit 2021, kur kishte fituar 50.2 për qind.

Sipas tij, rezultati zgjedhor i së dielës kërkon që duhet të ecet përpara pa vonesa.

“Sa më parë që certifikohen rezultatet, aq më shpejt na duhet të krijojmë institucionet dhe të vazhdojmë me punën e mirë”, tha Kurti.

Legjislaturën e re, Kurti tha se e pret Plani i Rritjes i BE-së në vlerë prej 880 milionë eurosh dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore, që në total tha se arrijnë vlerën e mbi 1 miliard eurove.

“Ftoj nga tani partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare” dhe për projektligje të tjera”, tha ai.

Kurti u pyet edhe për çështjen e presidentit.

Ai tha se është herët të flitet për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri, duke theksuar se “sonte do të festojmë”, por shtoi se me opozitën duhet të trajtohet kjo çështje, por edhe me presidenten aktuale, Vjosa Osmani, të cilës i skadon mandati në mars.

The post Kurti shpall fitoren: Më e madhja në historinë e vendit! appeared first on Gazeta Si.

KQZ shpall rezultatet paraprake: LVV-ja fiton zgjedhjet me 49%

28 December 2025 at 22:36

Nga Gazeta ‘Si’- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin paraprak të zgjedhjeve dhe Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e tyre me 49.80 për qind të votave të fituara.

Rezultatet paraprake u shpallën pas numërimit të 96.13 për qind të votave.

Pjesa tjetër e votave do të procesohen dhe publikohen në platformën online të KQZ-së.

Sipas rezultatit paraprak, PDK-ja është e dyta me 21.18 për qind të votave, LDK-ja me 13.77 për qind, AAK-ja me 5.74 për qind dhe Lista Serbe me 3.86 për qind.

Ndërkaq, shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet pas numërimit të votave të diasporës, të personave me nevoja të veçanta dhe votave me kusht.

“Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe konfirmimi i votave për subjektet politike do të nisë nesër nga ora 12:00, pasi i gjithë materiali gjatë gjithë natës do të pranohet në qendrat komunale të numërimit, dhe numërimi do të nisë nesër dhe do të vazhdojë në ditët në vijim”, tha kreu i KQZ.

The post KQZ shpall rezultatet paraprake: LVV-ja fiton zgjedhjet me 49% appeared first on Gazeta Si.

Abdixhiku i zhgënjyer nga rezultati i votave: Po konsideroj edhe dorëheqjen

28 December 2025 at 22:02

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se rezultati zgjedhor nuk është ai që ka pritur, duke shtuar se ky është moment i një “reflektimi të thellë” dhe i përgjegjësisë politike.

Ai tha se sa më shpejt do të thërrasë Kuvendin e partisë, duke mos e përjashtuar as mundësinë e dorëheqjes së tij nga kreu i LDK-së.

“Të gjitha janë në diskutim në Kuvendin e Përgjithshëm, natyrisht edhe dorëheqja, pa diskutim”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku, që udhëheq me LDK-në që pesë vjet, uroi fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurtin, duke shtuar se vendi meriton stabilitet.

“E uroj fituesin, sepse Kosova ka nevojë për demokraci funksionale”, tha ai.

Në bazë të numërimin 95 për qind të votave, LDK-ja është e treta me 13.80 për qind të votave. Kjo parti kishte 18 për qind të votave në zgjedhjet e 9 shkurtit.

The post Abdixhiku i zhgënjyer nga rezultati i votave: Po konsideroj edhe dorëheqjen appeared first on Gazeta Si.

Kurti drejt formimit të qeverisë pa opozitën

28 December 2025 at 21:59

Nga Gazeta ‘Si’- Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë po i japin mundësinë Albin Kurtit të krijojë qeverinë vetëm me disa deputetë të pakicave kombëtare, por pa pasur nevojë t’i shtrijë dorën opozitës.

Kur janë numëruar gati 90% e kutive të votimit në të gjithë vendin, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë rreth 50% të votave që në bazë të përllogaritjes mund të prodhojnë 56 deputetë.

Albin Kurtit i duhen jo më shumë se 5 deputetë nga 10 që kanë pakicat jo serbe për të formuar pa shumë kokëçarje qeverinë “Kurti 3”.

Krahasuar me zgjedhjet e shkurtit 2025, Lëvizja Vetëvendosje ka një rritje me 8 për qind.

Në të njëjtat nivele me ato të dhjetë muajve më parë është Partia Demokratike e Kosovës, e cila vetëm pak para zgjedhjeve ndryshoi liderin e saj.

Bedri Hamza ka marrë diçka më shumë se 20% të votave, identik sa përqindja e dhjetë muajve më parë dhe mund të marrë 23 deputetë, një më pak se në shkurt.

Ndërkohë që humbësi i madh i këtyre zgjedhjeve është Lidhja Demokratike e Kosovës.

Partia e Lumir Abdixhikut është në nivelin e 14% të votave, katër për qind më pak se zgjedhjet e përgjithshme të shkurtit të këtij viti dhe pritet të ketë një rënie me 5 deputetë nga 20 që mori në fillim të vitit.

Jashtë parlamentit e sheh veten edhe Fatmir Limaj i cili doli i vetëm në këto zgjedhje dhe nuk e arriti pragun, ndërkohë që Ramush Haradinaj me 6% të votave mund të marrë 6 deputetë nga 8 që kishte koalicioni i tij në shkurt 2025.

The post Kurti drejt formimit të qeverisë pa opozitën appeared first on Gazeta Si.

Trump: Kemi të gjitha përgatitjet për një marrëveshje

28 December 2025 at 21:56

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti amerikan Donald Trump priti sot në Mar-a-Lago presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për bisedime mbi zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

Takimi u fokusua tek strategjitë për avancimin e planit të punës së përbashkët të dy vendeve, përfshirë çështje financiare dhe rindërtimin e Ukrainës.

Presidenti amerikan Donald Trump theksoi rëndësinë e përfundimit të menjëhershëm të konfliktit në Ukrainë, duke deklaruar se të dyja vendet e përfshira e duan këtë dhe janë të gatshme për një marrëveshje.

Ai njoftoi se do të telefonojë presidentin rus Vladimir Putin pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të vazhduar negociatat dhe vuri në dukje rolin mbështetës të vendeve evropiane në këtë proces.

“Të dy vendet duan që lufta të përfundojë menjëherë, të dy udhëheqësit e duan këtë dhe kjo do të ndodhë. Kemi të gjitha përgatitjet për një marrëveshje. Do ta telefonoj Putinin pas takimit me Zelenskyn për të vazhduar negociatat. Kombet evropiane kanë qenë shumë mbështetëse dhe të përfshira në arritjen e një marrëveshjeje. Ndërsa ka shumë punë për të rindërtuar Ukrainën, do të kishte gjithashtu një përfitim të madh ekonomik për vendin e shkatërruar nga lufta.Mund të lëvizim shumë shpejt. Ukraina e vlerëson dhe Rusia e vlerëson. Të dyja duan ta shohin të marrë fund. Përndryshe, do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Dhe miliona njerëz të tjerë do të vriten. Miliona”, tha Trump.

Zelensky falenderoi Trumpin për pritjen dhe shprehu shpresën që bisedimet “do të sjellin paqe sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ai tha se ekipet e tyre kanë punuar në një plan me 20 pika dhe takimi ka për qëllim diskutimin mbi implementimin e strategjive të këtij plani.

Lidhur me koncesionet territoriale që mund të kërkohen nga Rusia, Zelensky u shpreh se “çështja do të diskutohet sot” dhe se qëndrimi i tij është rezervuar për momentin.

The post Trump: Kemi të gjitha përgatitjet për një marrëveshje appeared first on Gazeta Si.

Amnistia e fundvitit, lirohen 380 të burgosur dhe 900 përfitojnë ulje dënimi

28 December 2025 at 21:32

Nga Gazeta ‘SI’ – Qeveria shqiptare pritet të miratojë një amnisti penale me synim lehtësimin e sistemit penitenciar dhe dhënien e një shansi të dytë për kategori të caktuara të dënuarish. Nisma është bërë publike nga Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, përmes një video-mesazhi, ku ai ka dhënë detaje mbi përfituesit dhe kriteret që do të zbatohen.

Sipas vlerësimeve paraprake të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, nga zbatimi i kësaj amnistie rreth 380 persona do të përfitojnë lirim të menjëhershëm, ndërsa afërsisht 900 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Ministri Lamallari thekson se numri real i përfituesve pritet të jetë edhe më i lartë, pasi përfshihen edhe persona që do të përfitojnë nga pushimi i ndjekjes penale si dhe nga masat alternative.

Ai sqaron se në kategoritë përfituese përfshihen të mitur, gra dhe persona të dënuar për vepra penale me rrezikshmëri të ulët shoqërore, duke vënë theksin te rehabilitimi dhe riintegrimi i tyre në shoqëri dhe pranë familjeve.

Nga ana tjetër, ministri ka theksuar qartë se nga kjo amnisti nuk do të përfitojnë persona të dënuar për krime të rënda, korrupsion apo vepra me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Po ashtu, nuk përfshihen subjekte që janë hetuar nga SPAK dhe janë gjykuar nga GJKKO. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për një amnisti selektive apo favorizuese, por për kritere ligjore të qarta dhe transparente.

The post Amnistia e fundvitit, lirohen 380 të burgosur dhe 900 përfitojnë ulje dënimi appeared first on Gazeta Si.

Dinamo City përmbysi Egnatian, Superkupa mbetet në kryeqytet

28 December 2025 at 21:22

Nga Gazeta Si – Pas Kupës së Shqipërisë, blutë fituan edhe Superkupën në Finalen e zhvilluar në “Air Albania” në Tiranë.

Skuadrës së Ilir Dajës i mjaftoi pjesa e dytë ku përmbysi fituesit në fuqi që zhbllokuan me Rucin në 8′.

Bregu në 54′ dhe Nani në 59′ kthyen Dinamo City-n në rrugën e duhur ndërsa fitoren e vulosi Qefalija në 90’+6.

Ky ishte trofeu i 35 në historinë e klubit dinamovit, i dyti pas rikthimit në Kategorinë Superiore, i dyti në këtë vit kalendarik dhe i dyti në Presidencën e Bardhit.

Për këtë shërbyen 45’ e dyta kur Dinamo City reagoi dhe përmbysi shifrat e pjesës së parë.

Egnatia e nisi më mirë sfidën të cilën e zhbllokoi me Flamur Ruçin duke shkuar në pushim me avantazhin 1-0.

Pas pushimit, Bregu mendoi për barazimin në 55’. Vetëm 4 minuta më pas ishte Nani që shënoi golin e përmbysjes së bluve.

Avantazh që mbeti në fuqi edhe pas fundit të kohës së rregullt porn ë minutat shtesë ishte Klevi Qefalia që shndërroi në gol penalltinë e akorduar për Dinamo City-n.

Përfundimisht 3-1 për blutë kryeqytetas që rrëmbyen trofeun e fundit të vitit.

Superkupën e parë pas suksesit të fundit në vitin 2008 dhe trofeun e parë  Finales së humbur në vitin 2010.

  • Fituesit e Superkupës së Shqipërisë
    12
    – Tirana
    3 – Dinamo City, Skënderbeu, Partizani
    2 – Vllaznia, Teuta, Flamurtari
    1 – Kukësi, Egnatia, Laçi, Elbasani, Besa

The post Dinamo City përmbysi Egnatian, Superkupa mbetet në kryeqytet appeared first on Gazeta Si.

Haradinaj: Pres një marrëveshje për Qeverinë mes LDK-së dhe PDK-së

28 December 2025 at 20:24

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, tha pas mbylljes së vendvotimeve se sipas informacioneve që kanë nga komisionerët, partia e tij ka fituar 8 për qind të votave.

“Ky rezultat na bën krenarë me punën tonë”, tha ai, duke shtuar se pret rezultatin final, pas numërimit edhe të votave me kusht, të diasporës dhe me postë.

Ai tha se pret që Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) të arrijnë një marrëveshje dhe të formojnë Qeverinë e re, “për shkak se e dimë që bllokada është shkaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje”.

“AAK-ja nuk ka vendosur kushte dhe nuk vendos kushte për opozitën. LDK dhe PDK e kanë një partner dhe ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për t’i dhënë vendin shumicën”, theksoi ai.

The post Haradinaj: Pres një marrëveshje për Qeverinë mes LDK-së dhe PDK-së appeared first on Gazeta Si.

Kurti pas përfundimit të votimit: Të mbrojmë vullnetin e qytetarëve

28 December 2025 at 20:19

Pas përfundimit të procesit të votimit në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë sot më 28 dhjetor, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë me një deklaratë publike duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së vullnetit të qytetarëve të shprehur përmes votës.

Në fjalën e tij drejtuar opinionit publik, Kurti u shpreh se procesi zgjedhor hyn tashmë në një fazë po aq të rëndësishme sa edhe vetë dita e votimit. 

“Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit. Ruajtja e këtij vullneti të shprehur është esencial për legjitimitetin dhe kredibilitetin e procesit zgjedhor”, deklaroi ai. 

Sipas Kurtit, vota e qytetarëve përfaqëson përcaktimin për drejtimin e ardhshëm të vendit dhe funksionimin e institucioneve. Ai nënvizoi se përgjegjësia tani bie mbi komisionerët dhe vëzhguesit zgjedhorë, të cilët kanë rol kyç në garantimin e një procesi të rregullt dhe transparent të numërimit. “Aty e kemi përcaktimin për të ardhmen e vendit tonë dhe të institucioneve të tij”, theksoi Kurti.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt atyre që janë të angazhuar në administrimin e procesit pas votimit, ai tha se vëmendja e plotë e institucioneve dhe partisë që drejton është e përqendruar tek ta. “E për këtë gjë, mendjet, sytë dhe veshët tanë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Keni detyrë tejet të rëndësishme, vendimtare”, u shpreh Kurti.

Kreu i Vetëvendosjes bëri thirrje për profesionalizëm, integritet dhe përkushtim maksimal gjatë procesit të numërimit të votave, duke shtuar se çdo parregullsi eventuale do të cenonte besimin e qytetarëve në demokraci. Ai theksoi se zgjedhjet nuk përfundojnë me mbylljen e qendrave të votimit, por vetëm kur çdo votë numërohet drejt dhe rezultati përfundimtar pasqyron realisht vullnetin e shprehur nga qytetarët.

Kurti gjithashtu falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje, duke e cilësuar angazhimin e tyre si shenjë të pjekurisë demokratike të shoqërisë. Ai u shpreh optimist se procesi do të përmbyllet në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me standardet demokratike.

The post Kurti pas përfundimit të votimit: Të mbrojmë vullnetin e qytetarëve appeared first on Gazeta Si.

Trump dhe Zelensky takohen në Florida

28 December 2025 at 20:10

Zelensky mbërriti në Florida për atë që konsiderohet si takimi më përcaktues i vitit.

Në rezidencën Mar-a-Lago, Presidenti ukrainas është ulur përballë Donald Trumpit, me shpresën e madhe për të gjetur një formulë që i jep fund luftës ruse. Zelensky u shpreh optimist, duke thënë se shumë vendime mund të merren para Vitit të Ri, por gjithçka varet nga mbështetja e partnerëve.

Para se të mirëpriste liderin e Kievit, Trump ka zhvilluar një lëvizje kyçe: një telefonatë direkte me Vladimir Putinin. Vetë Presidenti amerikan e cilësoi bisedën si “shumë të mirë dhe produktive”.

Kjo deklaratë u ripostua menjëherë nga Kirill Dmitriev, i dërguari i Kremlinit, i cili e quajti këtë një “ditë të rëndësishme në rrugën drejt paqes”.

Moska zyrtare konfirmoi se, përveç Ukrainës, Trump dhe Putin diskutuan edhe për situatën në Lindjen e Mesme. Ky aktivitet i ethshëm diplomatik vjen në një moment tensioni të lartë, ndërsa Kievi dhe Uashingtoni po përgatisin një deklaratë të përbashkët drejtuar forcave të armatosura ukrainase, që pritet të bëhet publike përpara fillimit të bisedimeve.

Skenari i sotëm nuk mbyllet vetëm në Florida. Menjëherë pas takimit kokë më kokë, Trump dhe Zelensky do të zhvillojnë një telefonatë të përbashkët me liderët kryesorë europianë. Qëllimi është i qartë: koordinimi i një fronti të unifikuar për hapat e ardhshëm.

Ndërsa bota pret rezultatet nga salla e ngrënies në Mar-a-Lago, mbetet pyetja nëse ky dialog do të jetë vërtet kthesa e madhe që do të ndalë agresionin rus.

Presidenti ukrainas ka me vete variantin e tij të planit të paqes me 20 pika, një model i redaktuar i planit Trump sipas këndvështrimit ukrainas, që pranon tërheqjen nga zonat e synuara, por ende të papushtuara nga rusët në Donbas dhe krijimin e zonave të lira ekonomike. Megjithatë, Rusia nuk heq dorë nga lëshimet territoriale që duhet t’i bëjë Ukraina, heqja dorë nga anëtarësimi në NATO dhe ndalimi i hyrjes së ushtarëve të huaj, të cilat janë kontestuar deri më sot nga Kievi.

The post Trump dhe Zelensky takohen në Florida appeared first on Gazeta Si.

Kyrgios triumfon në ‘Betejën e gjinive’ (Video)

28 December 2025 at 19:26

Nga Gazeta Si – Nick Kyrgios mposhti Aryna Sabalenka-n 6-3, 6-3 në një ndeshje ekzibicioni të quajtur “Beteja e Gjinive”, promovuar si një version modern i fitores së famshme të Billie Jean King ndaj ish-fituesit të Grand Slam-it Bobby Riggs, më shumë se 50 vite më parë.

Duke luajtur përpara një audience të ezauruar në “Coca-Cola Arena” në Dubai, Kyrgios u përshtat me fushën pak më të vogël në anën e numrit 1 të Botës te femrat, për të siguruar fitoren pas një përballjeje të ekuilibruar dhe argëtuese, të zhvilluar sipas rregullave të modifikuara.

Kyrgios realizoi “break”-un për avantazhin 4-3 dhe më pas fitoi setin e parë.

Australiani i njohur për stilin e tij të veçantë, dukej i lodhur në setin e dytë pasi u gjend në disavantazhin 1-3.

Ndërsa kundërshtarja e tij vallëzonte nën ritmet e muzikës, Kyrgios barazoi në 3-3.

Kyrgios mbylli diferencën me topa të shkurtër plot finesë dhe përdori variacione efektive në shërbim.

Ai u shkëput për të siguruar fitoren me shërbimin e tij.

The post Kyrgios triumfon në ‘Betejën e gjinive’ (Video) appeared first on Gazeta Si.

Exit poll-et e para: Kurti fiton me 44% por nuk e bën dot qeverinë

28 December 2025 at 19:16

Nga Gazeta ‘Si’- Pas përfundimit të procesit zgjedhor, tri televizione në Kosovë kanë publikuar rezultatet e exit poll-eve, duke e nxjerr të parën Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Sipas sondazhit të televizionit Dukagjini, LVV-ja pritet të fitojë 45.7 për qind, PDK-ja 22, LDK-ja 15.6 për qind dhe AAK-ja 5.3.

Sondazhi i Klan Kosovës parashikon që LVV-ja të fitojë 44.1 për qind, PDK-ja 23.9, LDK-ja 16.1 për qind dhe AAK-ja 5.8 për qind.

Ndërkaq, exit poll-i i T7-shit nxjerr LVV-në me 43.5 për qind, PDK-në me 23.6 për qind, LDK-në me 15.9 për qind dhe AAK-në me 7.2 për qind.

Përkthyer në numrat e deputetëve, bazuar në këto rezultate del kështu:

LVV me 44.1% merr 49 deputetë

PDK me 23.9% merr 27 deputetë

LDK me 16.1% merr 18 deputetë

AAK me 5.8% merr 6 deputetë

Nisma me 1.1% asnjë deputet. 

Asnjëri nga këto sondazhe nuk ka parashikuar që Nisma Socialdemokrate të kalojë pragun zgjedhor.

The post Exit poll-et e para: Kurti fiton me 44% por nuk e bën dot qeverinë appeared first on Gazeta Si.

Kurti mesazh qytetarëve: Dilni dhe votoni! Mos e lini për moment të fundit

28 December 2025 at 17:23

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dy orë para mbylljes së qendrave të votimit ka ftuar qytetarët që të dalin masovikisht për të votuar.

Sipas tij sa më e gjerë pjesëmarrja në zgjedhje aq më i madh legjitimiteti i institucioneve të ardhshme të vendit.

“Sot është dita kur secili prej nesh mund të jemi përcaktues për katër vitet e ardhshme. Prandaj, dilni dhe votoni, ftoni të gjithë miqtë, familjarët të dalin e të votojnë dhe në këtë mënyrë të bëhen pjesë e demokracisë dhe vendimmarrës. Dil dhe voto. Mos e le pa dalë. Mos e le për moment të fundit”, ka thënë ai, në një video-mesazh të publikuar në platformën sociale, Facebook.

The post Kurti mesazh qytetarëve: Dilni dhe votoni! Mos e lini për moment të fundit appeared first on Gazeta Si.

Konjufca pas votimit: Të fitojë më i miri!

28 December 2025 at 13:14

Pas hedhjes së votës në zgjedhjet parlamentare, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka theksuar rëndësinë e ditës së zgjedhjeve si moment kyç për funksionimin demokratik të vendit, duke bërë thirrje për një proces të qetë dhe pa incidente.

Konjufca u shpreh se përmes votës së lirë qytetarët e Kosovës po dëshmojnë pjekurinë demokratike të shoqërisë, duke uruar që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe paqësore.

“Sot është dita më e rëndësishme e demokracisë sepse populli i Kosovës voton. Uroj që këto zgjedhje parlamentare të shkojnë pa asnjë problem, të jenë të organizuara në mënyrën më të mirë të mundshme dhe pa ekscese”, tha Konjufca.

Ai shtoi se vetëm një proces i qetë dhe korrekt e dëshmon pjekurinë demokratike të vendit.

“Vetëm kështu e tregojmë pjekurinë tonë edhe si popull edhe si shoqëri. Uroj që të fitojë më i miri, ai që ka qëndruar më së afërti me interesave të qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ai.

Duke iu referuar zhvillimit institucional ndër vite, Konjufca theksoi se Kosova ka më shumë se dy dekada që po punon në ndërtimin dhe konsolidimin e demokracisë.

“Po bëhen mbi dy dekada që Kosova po e dëshmon pjekurinë e vet demokratike. Dëshiroj që gjithçka sot të shkojë mirë dhe i ftoj të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës”, përfundoi Konjufca.

The post Konjufca pas votimit: Të fitojë më i miri! appeared first on Gazeta Si.

Osmani voton në Prishtinë: Uroj krijim sa më të shpejt të qeverisë

28 December 2025 at 13:10

Nga Gazeta ‘Si’– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, votoi pak pas mesditës në Prishtinë.

Pas hedhjes së votës, ajo uroi që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë të qetë, të rregullt dhe demokratike.

“Uroj që Republika jonë të ketë zgjedhje të qeta, të rregullta, demokratike, uroj po ashtu të kemi zgjedhje me pjesëmarrje sa më masive të qytetarëve të Republikës sonë me të drejtë vote.

Si gjithnjë zgjedhjet janë proces i rëndësishëm demokratike, ku vendimmarrja kthehet te qytetarët tanë dhe shpresoj që rezultatet e këtyre zgjedhjeve të rezultojne me krijim sa më të shpejt të parlamentit dhe zgjedhje të Qeverisë së Kosovës të cilat janë të domosdoshme për procese të rëndësishme të brendshme dhe ndërkombëtare të Republikës sonë.

Dua të falënderoj të gjitha institucionet që janë angazhuar dhe po angazhohen që ky proces të jetë i rregullt”, tha ajo.

The post Osmani voton në Prishtinë: Uroj krijim sa më të shpejt të qeverisë appeared first on Gazeta Si.

Skuadrat më të mëdha në historinë e sportit

28 December 2025 at 12:10

Nga Gazeta Si – Sporti mund të ndryshojë jetën. Qoftë duke e luajtur atë, apo duke parë disa nga atletët më të mëdhenj të të gjitha kohërave që shfaqin mjeshtërinë e tyre elegante, duke qënë gjithmonë në qendër të vëmendjes në çdo cep të Botës.

Pa sportin, Globi do të ishte një vend shumë më i varfër, me shumë pak argëtim. Natyrisht, sportet ndryshojnë nga njëri-tjetri sa iu përket rregullave dhe procedurave.

Futbolli është krejtësisht ndryshe nga “rugby”, ashtu si bejsbolli është i kundërt me basketbollin.

Megjithatë, në çdo sport kanë ekzistuar Legjenda, të cilat e kanë çimentuar vendin e tyre në histori falë vazhdimësisë dhe suksesit, shpesh edhe kundër të gjitha gjasave.

Më poshtë ju njohim me 15 skuadrat më të mëdha të të gjitha kohërave. Përzgjedhja tregon sa konkurruese ka qenë Bota e sportit ndër vite dhe çdo ekip në këtë listë mund të ishte shumë mire në vendin e parë; të gjitha janë të klasit botëror.

Faktorët e renditjes
• Trofe/tituj të fituar – Janë përfshirë vetëm skuadrat që kanë fituar trofe madhorë.
• Cilësia e sportistëve – Nëse ata sot konsiderohen si Legjenda.
• Stili i lojës – Nëse ishin tërheqës dhe emocionues për t’u ndjekur në sportin e tyre përkatës.

15.AC Milan (1989–1990) Futboll
-Trofetë: European Cup 2x, UEFA Super Cup 2x, Italian Super Cup
-Trainer: Arrigo Sacchi
-Shënuesi më i mirë: Marco van Basten (25)

14.New England Patriots (2001–2017) Futboll amerikan
-Trofetë: Super Bowl 5x, AFC Conference Championship 8x, AFC East Division Title 15x
-Trainer: Bill Belichick
-Kapiteni i skuadrës: Tom Brady

13.Real Madrid (2016–2018) Futboll
-Trofetë: Champions League 3x, La Liga, UEFA Super Cup 2x, FIFA Club World Cup 2x
-Trainer: Zinedine Zidane
-Shënuesi më i mirë: Cristiano Ronaldo

12.Miami Dolphins (1972) Futboll amerikan
-Rekordi: 17-0
-Kapiteni i skuadrës: Jake Scott
-Super Bowl: 14-7 vs Washington Redskins

11.Golden State Warriors (2014–2019) Basketboll
-Sezoni 2016
-Fitore: 73
-Humbje: 9
-Lojtari më i mirë: Stephen Curry

10.Pittsburgh Steelers (1974–1980) Futboll amerikan
-Sezoni 1974
-Rekordi: 10-3-1
-Kapiteni i skuadrës: Glen Edwards
-Super Bowl: 16-6 vs Minnesota Vikings

9.Bashkimi Sovietik (1981–1984) Hokej në akull
-Botërori i vitit 1981
1.Bashkimi Sovjetik 10
2.Suedia 7
3.Çekosllovakia 6

8.Chicago Bulls (1990-1998) Basketboll
-Sezoni 1995/96
-Fitore: 72
-Humbje: 10
-Finalja në NBA: 4-2 vs Seattle SuperSonics

7.Real Madrid (1955–1960) Futboll
-Sezoni 1956/57
-Tituj: La Liga, European Cup
-Trainer: Jose Villalonga
-Shënuesi më i mirë: Alfredo Di Stefano (31 gola)

6.Boston Celtics (1956–1969) Basketboll
-Sezoni 1960/61
-Fitore: 57
-Humbje: 22
Finalja në NBA: 4-1 vs St. Louis Hawks

5.Ajax (1969–1972) Futboll
-Sezoni 1971/72
-Trofetë: Eredivisie, European Cup, KNVB Cup
-Trainer: Stefan Kovacs
-Shënuesi më i mirë: Johan Cruyff (33 gola)

4.Brazil (1970) Futboll
-Botërori i vitit 1970
-Titulli: Kampion
-Trainer: Mario Zagallo
-Shënuesi më i mirë: Jairzinho (7 gola)
-Golevarazhi: 19-7

3.Zelandë e Re, “All Blacks” (2011–2015) Rugby
-Kupa e Botës 2011
-Faza e grupeve
Zelandë e Re 41-10 Tonga
Zelandë e Re 83-7 Japon
Zelandë e Re 37-17 Francë
Zelandë e Re 79-15 Kanada
-¼ finale
Zelandë e Re 33-10 Argjentinë
-½ finale
Zelandë e Re 20-6 Australi
-Finale
Zelandë e Re 8-7 Francë

2.Barcelona (2008–2011) Futboll
-Sezoni 2008/09
-Trofetë: La Liga, Champions League, Copa del Rey
-Trainer: Pep Guardiola
-Shënuesi më i mirë – Samuel Eto’o (30 gola)

1.New York Yankees (1949–1954) Bejzboll
-Viti 1950
-Fitore: 98
-Humbje: 56
-World Series Final: 4-0 vs Philadelphia Phillies

The post Skuadrat më të mëdha në historinë e sportit appeared first on Gazeta Si.

Superkupa ul siparin në futbollin vendas

28 December 2025 at 11:35

Nga Gazeta Si – Jo Kategoria Superiore, por Superkupa do ta mbyllë vitin kalendarik dhe futbollistik 2025.

Kampionët e fundit në Superiore dhe fituesit në fuqi të Superkupës do të luajnë përballë fituesve të Kupës së Shqipërisë.

Ndryshe, Egnatia do të presë Dinamo City-n në “Air Albania” në sfidën që do të dorëzojë trofeun e parë sezonal.

Pas 18 javëve të luajtura në kampionat, Egnatia kryeson me 37 pikë, 5 më shumë se blutë e kryeqytetit në vendin e 3.

Katër fitore dhe 1 humbje për të besuarit e Tetovës në 5 ndeshjet e fundit. E njëjta ecuri edhe për “bandën” e Dajës që kërkon trofeun e dytë pas kthimit në krye të bluve.

Nëse për tifozët e futbollit mund të jetë thjeshtë një ndeshje, për ata të Egnatias dhe Dinamo City-t do të jetë emocioni i rradhës, ndërsa për vetë skuadrat, trofeu do të jetë dhurata më e mirë e fundvitit.

Ky është edicioni i 3 rradhazi për Egnatian që në 2023 u mund nga Partizani. Ndërsa për Dinamo City-n, është edicioni 7 që merr pjesë.

Fituese në vitet 1989 dhe 2008. Ndërsa është mundur në vitet 1990, 2002, 2003 dhe 2010.

The post Superkupa ul siparin në futbollin vendas appeared first on Gazeta Si.

Trump vendos vijat e kuqe: Asgjë për Ukrainën pa miratimin tim

28 December 2025 at 11:32

Nga Gazeta ‘Si’- Përpara një vizite të planifikuar të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Florida të dielën, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump paralajmëroi se asgjë nuk do të vendoset derisa ai ta miratojë atë. “

Ai nuk ka asgjë sa kohë që unë nuk jap pëlqimin”, tha Trump në një intervistë me revistën “Politico” të premten. “Pra, do të shohim se çfarë do të ketë.” 

Shtëpia e Bardhë konfirmoi takimin mes Presidentit të SHBA-së Trump dhe Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky të dielën në Palm Beach, Florida. Mbetet e paqartë nëse do të ketë bisedime edhe me palën ruse. Rusia nuk u përmend në njoftim.

Zelensky optimist

Vetë presidenti Zelensky njoftoi më parë se një marrëveshje sigurie midis Ukrainës dhe SHBA-së ishte “pothuajse e përfunduar”. Drafti i një plani 20-pikësh ishte përfunduar 90 përqinga agjencia e lajmeve Reutersd, shkroi Zelensky në një bisedë në WhatsApp me gazetarët.

Zelensky i kishte thënë më parë portalit të lajmeve Axios se SHBA-të kishin ofruar një marrëveshje garancie sigurie 15-vjeçare, e cila mund të zgjatej. Megjithatë, Kievi dëshironte një afat më të gjatë.

“Mbështetje e plotë” nga Evropa dhe Kanadaja

Përpara udhëtimit në SHBA, Zelensky u konsultua edhe me aleatët europianë. Me iniciativën e Kancelarit Friedrich Merz, presidenti ukrainas informoi një numër krerësh shtetesh dhe qeverish dhe përfaqësues të BE-së dhe NATO-s rreth bisedimeve të tij të ardhshme me Trump, njoftoi qeveria gjermane në mbrëmje. 

Deri më tani nuk janë publikuar detaje specifike. Në një deklaratë thuhet, se njëmbëdhjetë krerë shtetesh dhe qeverish nga Evropa dhe Kanadaja, si dhe udhëheqësit e NATO-s dhe BE-së, e kanë siguruar Ukrainën për “mbështetjen e tyre të plotë” dhe theksuan angazhimin e tyre për të punuar “në koordinim të ngushtë me SHBA-në për një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë në Ukrainë”.

Zelensky theksoi të shtunën, se Evropa duhet të vazhdojë të punojë së bashku.  “Ne po koordinojmë qëndrimet tona dhe të gjithë në Evropë duhet të bashkohen për të mbrojtur mënyrën tonë të jetesës evropiane, pavarësinë e shteteve tona dhe paqen në Evropë. Duhet të ketë paqe”, shkroi Zelensky në Platformën X./DW

The post Trump vendos vijat e kuqe: Asgjë për Ukrainën pa miratimin tim appeared first on Gazeta Si.

❌
❌