Normal view

Krah një flamingoje, Rama i përgjigjet ndjekësve për urimet e ditëlindjes me foton me AI

4 July 2026 at 15:44


Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në faqen e tij në Facebook, ku ka falënderuar të gjithë qytetarët për urimet e ditëlindjes së tij.

Rama e ka shoqëruar postimin me një foto të tij të gjeneruar me inteligjencë artificiale, ku shfaqet krah një flamingoje, i veshur me një kostum ngjyrë rozë.

Përveç falënderimit për qytetarët të cilët e kanë uruar, kryeministri ka falënderuar edhe komentuesit, të cilët sipas tij do ta shajnë në komente, duke shtuar se urrejtësit besnikë janë prova më e sigurt që nuk po jeton kot.

“Faleminderit për urimet e panumërta për ditëlindjen, e pamundur t’u përgjigjem të gjithave e prandaj po ju’a përcjell këtu falenderimin, bashkë me ndjesën e mospërgjigjes në telefon. E me këtë rast faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë prova më e sigurtë që nuk po jeton kot”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/


Sot protesta kombëtare, diaspora mbërrin në Shkodër - me këngë patriotike dhe flamuj, vijojnë rrugën drejt Tiranës

4 July 2026 at 12:21


Mijëra qytetarë shqiptarë pritet të mblidhen edhe këtë të shtunë në kryeqytet, këtë herë në kuadër të protestës kombëtare. Ky manifestim shënon ditën e 35-të të tubimeve të njëpasnjëshme kundër qeverisë Rama.

Dhjetëra bashkëkombës të ardhur nga jashtë vendit kanë mbërritur fillimisht në veri të vendit, në Shkodër, nga ku po organizohen për t’u nisur drejt Tiranës.

Në pamjet e siguruara nga terreni, shihet atmosfera e ndezur në rrugët kombëtare. Vargje makinash po lëvizin drejt kryeqytetit, të mbuluara me flamuj kuqezi, me flamurin e UÇK-së dhe në sfondë këngë patriotike.

Grumbullimi i protestuesve është parashikuar të nisë si çdo ditë në sheshin “Skënderbej” në orën 19:00, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do të shprehin kërkesat e tyre dhe në përfundim marshimi do të vijoj drejt rrugëve të kryeqytetit.

Sipas përfaqësuesve të protestuesve dhe emigrantëve që i janë bashkuar kësaj lëvizjeje, kërkesa kryesore dhe e panegociueshme mbetet dorëheqja pa kushte e kryeministrit Edi Rama. /Euronews.al/

❌