Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 January 2026Ekonomi

Statistika / Të rinjtë, tendencat

By: Mira Leka
19 January 2026 at 12:54

Popullsia në grup-moshën 15-29 vjeç ka rënë me mbi 40% ndërmjet 2019 dhe 2025, po ndërkohë të rinjtë e regjistruar si të papunë në të njëjtën periudhe kanë ardhur në rritje sipas krahasimit te të dhënave zyrtare nga INSTAT. Numri i të rinjve të regjistruar si të papunë arriti në 15,717 persona në tremujorin e tretë të vitit 2025, nga 15,021 në të njëjtin tremujor të vitit 2019, ose 4,6% më shumë. ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Statistika / Të rinjtë, tendencat appeared first on Revista Monitor.

Nacionalizmi europian ka vdekur

By: Mira Leka
19 January 2026 at 12:49

Rroftë gastronacionalizmi europian. Një kontinent i bashkuar nga traktatet mbetet i përçarë nga recetat, shkruan The Economist   E sulmuar nga Rusia, e përmbytur ekonomikisht nga Kina dhe e braktisur nga Amerika, Europa prapëseprapë mund të besohet se do të përqendrohet te gjërat që kanë vërtet rëndësi. Si, për shembull, mënyra e saktë për të gatuar spageti karbonara. Kur muajin e kaluar u zbulua...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Nacionalizmi europian ka vdekur appeared first on Revista Monitor.

Në shtëpi dhe në shkollë, Inteligjenca Artificiale po shndërron fëmijërinë

By: Mira Leka
19 January 2026 at 12:39

Gjenerata IA. Ajo sjell shumë përfitime, por edhe rreziqe të fshehura, shkruan The Economist   Mësuesit mbetën të habitur. Disa nga nxënësit që përdornin Khan Academy, një platformë online të të mësuarit, dukeshin sikur po kopjonin në detyrat e matematikës me ndihmën e një bashkëpunëtori të panjohur. Një hetim arriti më në fund të zbulonte fajtorin: Pitagorën, një matematikan i lashtë grek me dobë...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Në shtëpi dhe në shkollë, Inteligjenca Artificiale po shndërron fëmijërinë appeared first on Revista Monitor.

Kriza e eksporteve, në rënie për të tretin vit radhazi, si i dëmtoi kursi në një dekadë

19 January 2026 at 12:34

Eksportet kanë hyrë në një krizë të thellë, nga e cila nuk duket se po dalin. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se shitjet jashtë vendit kanë shënuar rënie në vitin 2025, për të tretin vit radhazi, ndonëse ritmet janë ngadalësuar në krahasim me 2024-n.

INSTAT raportoi se gjatë vitit 2025, eksportet e mallrave arritën vlerën 346 mld lekë, duke u ulur me 6,1 %. Në 2024-n, eksportet kishin rënë me 16.2% dhe në 2023-n ishin tkurrur me 9.5%.

Të dhënat historike tregojnë se gjatë dekadës së fundit ecuria e eksporteve ka qenë e paqëndrueshme. Që nga viti 2015, shitjet jashtë vendit kanë rënë për 7 vite (2015, 2016, 2019, 2020, 2023, 2024, 2025) dhe janë rritur vetëm në 2017-2018 dhe 2021-2022, kur ishte rikuperimi nga pandemia.

Tendenca e eksporteve përkon dhe më rënien e euros, që ka nisur që nga viti 2015, kur monedha e përbashkët këmbehej me gati 140 lekë, duke rënë gradualisht çdo vit, për të zbritur për herë të parë në histori poshtë 100 lekëve në gusht 2024 dhe duke ndenjur poshtë këtij niveli dhe në 2025-n, duke u mbyllur me një mesatare vjetore prej 97.8 lekë, me një nënçmim prej gati 30% (shiko grafikun e kursit).

Rënia në 2025-n

Vetëm dy grupe kanë pasur tendencë pozitive në 2025-n. Sipas INSTAT, Eksportet, gjatë vitit 2025 janë ulur me 6,1 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -4,5 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me -1,3 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +0,7 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,6 pikë përqindje.

Në dhjetor, gjithsesi, u shënua një përmirësim i lehtë. Sipas INSTAT, Gjatë muajit Dhjetor 2025, në rritjen e eksporteve prej 5,6 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +3,0 pikë përqindje , “Materiale ndërtimi dhe metale” me nga +2,4 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,2 pikë përqindje. Negativisht kanë ndikuar grupet:  Ushqim, pije, duhan” dhe “Produkte kimike dhe plastike” me -0,5 pikë përqindje.

Eksporte e tekstile e këpucë në rënie të lehtë, shpresë për rikuperim

Eksportet e tekstile e këpucë kanë shënuar luhatje të shumta përgjatë 2025-n, me rënie e rritje të lehta. Ky sektor e mbylli vitin me shitje prej 104 miliardë lekësh, me një rënie prej 1.1% në krahasim me vitin e mëparshëm, duke ngadalësuar ritmet e tkurrjes.

“Viti 2025 shihet si momenti kur fillojmë të kthehemi drejt fitimit, ndërsa në 2026 parashikojmë vijimin e përmirësimit të performancës financiare dhe operacionale”, – shprehet Eva Laro, e cila drejton “Prodyn”, një nga fabrikat më të mëdha të këpucëve në vendin tonë.

Pas tre viteve të vështira, ku aktiviteti u orientua kryesisht drejt mbijetesës dhe jo fitimit, industria e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve po hyn në vitin 2026 me pritshmëri më pozitive, por ende jo të sigurta. Rënia e vazhdueshme e Euros, rritja e mëtejshme e pagës minimale, tkurrja e kërkesës nga tregjet europiane dhe kostot shtesë që priten nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian po e vendosin fasonin shqiptar nën presion të dyfishtë. Në të njëjtën kohë, konkurrenca nga platformat kineze të tregtisë online si “Temu” dhe “Shein” po godet prodhuesit europianë, duke reflektuar drejtpërdrejt edhe te porositë për Shqipërinë.

Eksportet e tekstilet vijojnë të tjenë grupi më i madh eksportues në vend me 3% të totalit.

Minerale, lëndë djegëse, energji, me rënie

Grupi “Minerale. Lëndë djegëse, energji” ka eksportuar 62.8 miliardë lekë në 2025-n, me një tkurrje prej 6.7% me bazë vjetore, e ndikuar kryesisht nga aktiviteti i dobët i një prej eksportuesve më të mëdhenj në vend “Bankers Petroleum”, që shfrytëzon me koncesion fushën naftëmbajtëse të Patos Marinzës. Kjo kompani,  krahas konjukturës së pafavorshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare ka qenë në konflikte të vazhdueshme me qeverinë shqiptare për detyrimet fiskale.

Ky grup është i dyti më i madh në vend, me 18.2% të totalit.

Ushqime pije e duhan  me rritje

“Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit është një nga dy sektorët që ka shënuar rritje në 2025-n. Eksportet arritën në 55.9 miliardë lekë, me një zgjerim prej 5%, duke kaluar si grupi i tretë më i madh në vend, me 16.2% të totalit. Rritja e këtij grupi ka qenë më e lartë në sasi, por është ndikuar nga çmimet e ulëta në tregjet e huaja.

Ky grup pritet të ndikohet negativisht në 2026-n nga përmbytjet e janarit dhe ngricat.

Rritja e eksporteve bujqësore si në sasi dhe në vlerë dhe në anën tjetër rënia e prodhimit po tregon se sektori po shkon drejt konsolidimit.

Fermat e vogla dhe mesme në zonat e rurale të vendit po falimentojnë nga tkurrja dhe plakja e popullsisë, teksa po rriten dhe po zgjerohen fermat e mëdha blegtorale dhe ato në sera në zonat me bujqësi intensive si Fieri, Lushnja etj. me destinacion eksportin.

Të dhënat e periudhës 2021–2025 tregojnë një rritje të qëndrueshme dhe të fortë të eksporteve të zarzavateve dhe frutave, ku totali është zgjeruar me rreth 70 për qind. Vlera e e tyre arriti në mbi

17.1 miliardë lekë në 10-mujorin e 2025, nga 10.1 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit 2021. Të krahasuara me 10-mujorin e 2024 eksportet e frutave dhe zarzavateve u rriten me 22 % në vlerë.

Fermerët që operojnë në sektorin e prodhimit në fushë në zonën e Samaticës Berat, thotë se prodhimi nuk është se po zgjerohet, por po manovrohet me disa kultura që besohet se rrisin vlerën. Për shembull vitet e fundit është rritur ndjeshëm eksporti i shalqinjve dhe lakrave.

Materiale ndërtimi e metale në rënie nga efekti i Kurum

“Materialet e ndërtimit dhe metalet”  e mbyllën vitin me një rënie prej 25.4%, më e thella nga të gjitha grupmallrat, duke zbritur në grupin e katërt më të eksportuar në vend, me 14% të totalit. Kjo tkurrje u ndikua nga mbyllja e aktivitetit të Kurum, prodhuesit të çelikut dhe një prej eksportuesve më të mëdhenj në vend, i cili nuk pritet të rifillojë aktivitetin për përpunimin e metaleve edhe për dy vjet deri sa të përfundojë investimi 150 milionë euro për prodhim çeliku të gjelbër në Zonën Industriale të Metalurgjikut në Elbasan, në bashkëpunim me Danieli Officine Meccaniche S.p.A. Burime nga kompania thanë se për momentin po vazhdohet vetëm me shitjen e energjisë nga HEC që Kurum zotëron.

Makineritë e pajisjet me rritje

“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”  është grupi tjetër me rritje në 2025-n. Shitjet e tij arritën në 39.7 miliardë lekë, me një rritje prej gati 6%

Pesha e këtij grupi ka arritur në 11.5% të totalit.

Ky grup, ku peshën kryesore e mban industria mbështetëse automotive ka vijuar të ketë një rritje edhe pse të moderuar. Ky grup deri në mes të vitit kishte pritshmëri jo dhe aq optimiste nisur nga paqartësia që përkufizon industrinë e automobilave globalisht por 3 mujori i fundit i vitit të shkuar duket se shënoi edhe kthesën kur porositë erdhën në rritje. Një pjesë  e kompanive prodhojnë pjesë të thjeshta për makineri pune dhe mjete të mëdha transporti një segment që ka qenë në ecuri të qëndrueshme. Ndërkohë vendimi i KE për të lënë  mjetet me djegie të brendshme pritej 2035 ne formë hibride  ndryshoi panoramën edhe për këtë vit ku porositë pritet të jenë në rritje. Presionet kryesore që kjo industri e vendosur në vendin tonë po kalon lidhen me fuqinë punëtore, zhvlerësimin e vazhdueshëm të euros pasi kontratat e tyre janë fikse disavjeçare dhe së treti rritja e beftë e pagës minimale në 50 mijë lekë.

Deficiti tregtare përkeqësohet

Gjatë vitit 2025, eksportet e mallrave arritën vlerën 346 mld lekë, duke u ulur me 6,1 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 887 mld lekë, duke u ulur me 0,8 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 541 mld lekë, duke u rritur me 3,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Burimi: INSTAT

 

Burimi: BSH

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

The post Kriza e eksporteve, në rënie për të tretin vit radhazi, si i dëmtoi kursi në një dekadë appeared first on Revista Monitor.

Kuptimi i suficitit tregtar rekord të Kinës

By: Mira Leka
19 January 2026 at 12:23

Jo aq i vetëmbështetur. Vendi po e nënvlerëson varësinë nga eksportet, shkruan The Economist   Kur njerëzit në Kinë flasin për “dy mbledhjet”, ata nënkuptojnë takimet vjetore të legjislativit të vendit dhe të organit këshillimor, që mbahen në mars. Por një tjetër çift mbledhjesh dhjetorin e kaluar mund të rezultojë më e rëndësishme për ekonominë kineze. Konferenca Qendrore e Punës Ekonomike (CEWC...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kuptimi i suficitit tregtar rekord të Kinës appeared first on Revista Monitor.

Si po e trazon Inteligjenca Artificiale blerjen

By: Mira Leka
19 January 2026 at 11:58

Kur robotët shesin   Në fund të çdo viti njerëzit kalojnë orë të tëra nëpër dyqane dhe në faqet e tregtisë elektronike për të gjetur dhurata të përshtatshme për njerëzit e tyre të dashur. Disa e shijojnë shfletimin. Por shumë të tjerë, jo. Një numër gjithnjë e më i madh do të jenë të lumtur t’ia delegojnë një pjesë të mirë të këtij procesi Inteligjencës Artificiale (IA).  

  Chatbo...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Si po e trazon Inteligjenca Artificiale blerjen appeared first on Revista Monitor.

Serbi, Siguria energjetike varet nga marrëveshja për NIS

By: Mira Leka
19 January 2026 at 11:46

Siguria energjetike e Serbisë në vitin 2026 do të varet mbi të gjitha nga rifillimi i plotë i operacioneve në kompaninë shtetërore të naftës, NIS, tha ministrja e Energjisë, Dubravka Djedovic Handanovic, duke theksuar se vazhdimi i funksionimit të rafinerisë së Pançevës do të jetë një kusht i detyrueshëm në bisedimet me të gjithë blerësit potencialë të pjesës ruse në kompani. Duke folur për negoci...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Serbi, Siguria energjetike varet nga marrëveshja për NIS appeared first on Revista Monitor.

Bullgari, Vizë për nomadë dixhitalë për punë në distancë

By: Mira Leka
19 January 2026 at 11:42

Bullgaria ka prezantuar vizën e saj të parë për nomadë dixhitalë, duke krijuar një rrugë formale për profesionistët që punojnë në distancë për të jetuar dhe për të punuar në vend. Vendi ballkanik nisi zyrtarisht pranimin e aplikimeve më 30 dhjetor 2025. Leja e re është e hapur për shtetas të huaj jashtë Bashkimit Europian (BE), Zonës Ekonomike Europiane (ZEE) dhe Zvicrës, të cilët punojnë në dista...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Bullgari, Vizë për nomadë dixhitalë për punë në distancë appeared first on Revista Monitor.

Kroaci, Kostot e tokës dhe të punës do të nxisin rritje të mëtejshme të çmimit të pronave

By: Mira Leka
19 January 2026 at 11:39

Tregu i pronave në Kroaci vijoi trendin e tij rritës edhe në vitin 2025, kryesisht për shkak të një çekuilibri të vazhdueshëm mes ofertës dhe kërkesës. Pavarësisht aktivitetit të qëndrueshëm të ndërtimit, numri i banesave të reja të ndërtuara mbetet shumë më poshtë nevojave reale të tregut, duke i mbajtur çmimet nën presion të vazhdueshëm rritës. Në vitin 2024, në të gjithë vendin u ndërtuan rreth...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kroaci, Kostot e tokës dhe të punës do të nxisin rritje të mëtejshme të çmimit të pronave appeared first on Revista Monitor.

Nga optimizmi te shqetësimi: bullgarët vlerësojnë koston teksa Euro zëvendësoi Levën

By: Mira Leka
19 January 2026 at 11:33

Shqetësimet për rritjen e çmimeve dhe humbjen e një simboli kombëtar, levës, janë përhapur në mbarë Bullgarinë pas hyrjes së vendit në Eurozonë. Më 1 janar, Bullgaria u bë vendi i 21-të i Bashkimit Europian që adoptoi monedhën e përbashkët. Qeveria në largim e këtij vendi ballkanik me 6.4 milionë banorë e paraqet këtë hap si një moment historik, që pritet të forcojë ekonominë dhe të ndihmojë në fr...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Nga optimizmi te shqetësimi: bullgarët vlerësojnë koston teksa Euro zëvendësoi Levën appeared first on Revista Monitor.

Ikja pa kthim

By: Mira Leka
19 January 2026 at 10:58

Intervistë / Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Sektorit Privat, Kosovë   Në Kosovë vazhdon largimi i qytetarëve, ndërsa punëtorët e sektorit privat përballen me paga të ulëta, mungesë sigurie dhe perspektivë të pasigurt. Rritja e pagës minimale pritet të nisë nga viti 2026, por sindikata kërkon barazi me sektorin publik dhe zbatim të menjëhershëm të saj. Kriza e fu...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Ikja pa kthim appeared first on Revista Monitor.

“Ankthi ekonomik, pse nuk ndihemi kurrë mjaftueshëm të sigurt”

By: Mira Leka
19 January 2026 at 10:52

Flet Almeida Ahmetbejasi (Xhaferi), psikologe   Përtej shifrave të inflacionit, pagave apo tregut të punës, shumë individë përjetojnë lodhje të thellë psikologjike, frikë të vazhdueshme dhe ndjenjën se stabiliteti është gjithmonë i përkohshëm. Psikologia e sheh këtë fenomen jo thjesht si pasojë të kushteve ekonomike, por si rezultat të mënyrës se si shoqëria moderne e ka lidhur vlerën njerëzore me...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Ankthi ekonomik, pse nuk ndihemi kurrë mjaftueshëm të sigurt” appeared first on Revista Monitor.

Kur ankthi bëhet monedhë

By: Mira Leka
19 January 2026 at 10:49

Standardi i jetesës mund të ketë përmirësime materiale, por “çmimi emocional” është rritur ndjeshëm. Njerëzit ndihen më të lodhur psikologjikisht, pavarësisht se të ardhurat mund të jenë rritur. Rritja e çmimeve për mallra bazë, presioni i qirave, mungesa e sigurisë në punë dhe ndjenja se “paratë nuk mjaftojnë më”, po krijojnë një valë ankthi kolektiv.   Nga Deada Hyka Ka një paradoks të kohë...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kur ankthi bëhet monedhë appeared first on Revista Monitor.

Intesa Sanpaolo Bank Albania rikonfirmohet si “Top Employer” në Shqipëri për vitin 2026

19 January 2026 at 10:40

Intesa Sanpaolo Bank Albania është certifikuar zyrtarisht si një “Top Employer” në Shqipëri për vitin 2026 nga Instituti i njohur ndërkombëtarisht Top Employer, duke konfirmuar për një vit tjetër radhazi angazhimin e fortë të Bankës për përsosmëri në menaxhimin e njerëzve, kulturën e vendit të punës dhe zhvillimin e qëndrueshëm organizativ.

Me këtë certifikim, Intesa Sanpaolo Bank Albania dallohet si e vetmja bankë në vend që arrin këtë certifikim prestigjioz, duke rikonfirmuar lidershipin e saj në promovimin e një mjedisi profesional të bazuar në përfshirje, angazhim dhe performancë të lartë.

“Ky vlerësim pasqyron përkushtimin tonë të vazhdueshëm për t’i vendosur njerëzit tanë në zemër të strategjisë sonë”, tha Z. Giuseppe Giampietro, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania. “Ne besojmë thellësisht se rritja profesionale, angazhimi dhe mirëqenia e punonjësve tanë janë nxitësit kryesorë të suksesit të qëndrueshëm. Ky certifikim na motivon të forcojmë më tej një kulturë të bazuar në përfshirje, zhvillim dhe inovacion.”

Certifikimi “Top Employer” u jepet organizatave që përmbushin standardet më të larta ndërkombëtare në politikat dhe praktikat e burimeve njerëzore, të vlerësuara në fusha kyçe si strategjia e njerëzve, të mësuarit dhe zhvillimi, mirëqenia, diversiteti dhe përfshirja, si dhe mjedisi i punës.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit Top Employer, Adrian Seligman, komentoi: “Arritja e Certifikimit si Top Employer në Vend për vitin 2026 pasqyron përkushtimin e Intesa Sanpaolo Bank Albania për të ndërtuar një vend pune të shkëlqyer që mundëson performancë të qëndrueshme të biznesit. Përputhja e tyre e fortë midis njerëzve, strategjisë dhe qëllimeve organizative, e kombinuar me një angazhim për përmirësim të vazhdueshëm, tregon ndikimin e praktikave të tyre transformuese. Jemi krenarë që miratojmë Intesa Sanpaolo Bank Albania si “Top Employer” në Shqipëri për vitin 2026 për kontributin e tyre domethënës në një botë më të mirë pune në Shqipëri.”

Në përputhje me vlerat dhe prioritetet strategjike të Grupit Intesa Sanpaolo, Intesa Sanpaolo Bank Albania vazhdon të investojë në iniciativa që synojnë përmirësimin e përvojës së punonjësve, duke përfshirë rrugë të strukturuara të zhvillimit profesional, modele fleksibile moderne dhe pune, dhe një fokus të fortë në diversitet, barazi dhe përfshirje. Këto përpjekje kontribuojnë në nxitjen e një kulture në vendin e punës që mbështet bashkëpunimin, angazhimin dhe zhvillimin afatgjatë të karrierës.

Certifikimi si “Top Employer” për vitin 2026 fuqizon më tej pozicionin e Intesa Sanpaolo Bank Albania si një punëdhënës i zgjedhur dhe pasqyron angazhimin e saj të vazhdueshëm për të vendosur standarde të larta për përsosmërinë organizative dhe mirëqenien e punonjësve brenda sektorit bankar shqiptar.

Rreth Institutit Top Employer

Instituti Top employer është autoriteti global për njohjen e përsosmërisë në Praktikat e Punës me Njerëz. Ne ndihmojmë në përshpejtimin e këtyre praktikave për të pasuruar botën e punës. Përmes Programit të “Top employer”, kompanitë pjesëmarrëse mund të certifikohen dhe të njihen si punëdhënës i zgjedhur. Certifikimi u jepet organizatave bazuar në pjesëmarrjen dhe rezultatet e Anketës së Praktikave më të Mira të Burimeve Njerëzore që mbulon gjashtë fusha të Burimeve Njerëzore që përbëhen nga 20 tema të tilla si Strategjia e Burimeve Njerëzore, Mjedisi i Punës, Përvetësimi i Talenteve, Mësimi, Diversiteti dhe Përfshirja dhe Mirëqenia. Në vitin 2025, Instituti Top employer certifikoi gati 2,500 organizata në 131 vende/rajone. Këta “Top employer” të certifikuar ndikojnë pozitivisht në jetën e mbi 14 milionë punonjësve në nivel global.

Rreth Intesa Sanpaolo Bank Albania: Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një institucion financiar lider i angazhuar për ofrimin e zgjidhjeve bankare inovative për klientët e korporatave, institucionet, SME-të, bizneset e vogla, me vlerë të lartë neto dhe klientët individë. Me një fokus të veçantë në rritjen e qëndrueshme, ne integrojmë parimet ESG në operacionet tona, duke nxitur zhvillimin e përgjegjshëm bankar dhe komunitetin. Shërbimet tona të menaxhimit të pasurisë ofrojnë strategji financiare të përshtatura për të ruajtur dhe rritur asetet e klientëve duke diversifikuar portofolet e tyre të investimeve. Duke ruajtur integritetin, transparencën dhe bashkëpunimin, ne kontribuojmë në përparimin ekonomik të Shqipërisë përmes konkurrencës së ndershme dhe partneriteteve strategjike. Me një rrjet kombëtar prej 35 degësh, ne vazhdojmë të zgjerohemi në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit.

Faqja zyrtare e internetit: www.intesasanpaolobank.al

 

The post Intesa Sanpaolo Bank Albania rikonfirmohet si “Top Employer” në Shqipëri për vitin 2026 appeared first on Revista Monitor.

AMF: Sigurimi i detyrueshëm ka konkurrencë, por vlerësimi final i takon autoritetit përkatës

By: Mira Leka
19 January 2026 at 10:05

Prononcim i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për “Monitor”   Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) vlerëson se tregjet e produkteve të sigurimit të detyrueshëm motorik shfaqin një nivel të pranueshëm të funksionimit të konkurrencës. Në një prononcim për “Monitor”, AMF-ja vlerëson se funksioni i konkurrencës për produktet TPL duhet kuptuar edhe në kontekstin e karakteristikave strukturore ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post AMF: Sigurimi i detyrueshëm ka konkurrencë, por vlerësimi final i takon autoritetit përkatës appeared first on Revista Monitor.

Kaos me pronën publike, Shqipëria 12 vite pa inventar asetesh

19 January 2026 at 10:00

Për rreth 12 vite qeveria e Shqipërisë ka shmangur krijimin e një regjistri në formën e një inventari për asetet fizike pronë publike.

Donatorët dhe Banka e Botërore e kanë asistuar Ministrinë e Financave prej vitesh për të krijuar një regjistër bashkëkohor të pronës publike, por Ministria e Financave po dështon viti pa viti.

Të dhënat e fundit mbi inventarin e aseteve publike i përkasin vitit 2014, me një vlerë totale 353 miliardë lekë ( shiko linkun https://financa.gov.al/pasqyrat-financiare/). Mirëpo që nga ajo kohë miliarda euro janë injektuar për shtimin dhe mirëmbajtjen e pronës publike nga financimet buxhetore nëpërmjet investimeve kapitale dhe shpenzimeve operative të mirëmbajtjes.

Ministria e Financave në një raport monitorim për Strategjinë e Menaxhimit të Financave në 2025 referoi se, inventari i pronave nuk po krijohet për shkak të vonesave në mbledhjen e të dhënave dhe verifikimin e inventarit, veçanërisht në institucionet me kapacitete të kufizuara administrative.

“Llogaritë Kombëtare të Qeverisë po përballen me sfida të përbashkëta, si mbështetja e kufizuar buxhetore, vonesat në mbledhjen dhe strukturimin e të dhënave, si dhe mungesa e sistemeve të integruara për shkëmbimin ndërinstitucional të informacionit. Për të përparuar, kërkohet sigurimi i financimit për infrastrukturën e Web Service, zbatimi i mekanizmave të raportimit në përputhje me SNKSP dhe forcimi i bazës së të dhënave për PPP-të dhe koncesionet, përmes bashkëpunimit më të ngushtë me ATRAKO-n dhe institucionet përkatëse” argumenton Ministria e Financave.

Por ndërkohë që buxheti në dy vitet e fundit është mbyllur me suficit dhe miliona euro hidhen në projekte që nuk ekzistojnë (inceneratorët) krijimi i regjistrit të pronave publike ka vështirësi në financim.

Regjistri i aseteve është jetik për transparencën e qeverisë, pasi pa këtë inventar shteti nuk di realisht çfarë zotëron, ku ndodhen asetet, sa vlejnë dhe si përdoren.

Regjistri u jep institucioneve mbikëqyrëse, Kuvendit, KLSH-së dhe publikut mundësinë të verifikojnë ekzistencën, vlerën dhe përdorimin e pronave publike dhe kjo ul hapësirat për abuzime dhe keq-menaxhim.

Mungesa këtij regjistrit krijon rrezik për humbje, përdorim pa autorizim ose transferime informale të pasurisë publike, ndërkohë që regjistri vepron si mekanizëm kontrolli.

Në mungesë të regjistrit qytetarët nuk kanë mundësi të dinë se çfarë zotëron qeveria, si menaxhohet kjo pasuri dhe nëse ajo përdoret në interes publik.

Asetet që nuk janë të regjistruara dhe të publik janë më të ekspozuara ndaj humbjes, përdorimit pa transparencë, dhënies me koncesion ose transferimeve joformale, shpesh pa një vlerësim të qartë të kostos dhe përfitimit për publikun.

Praktikat kanë treguar se pa një pasqyrë të saktë të aseteve, qeveria mund të investojë në mënyrë joefikase, të ndërtojë infrastrukturë të panevojshme, ose të shesë pasuri publike nën vlerë, duke transferuar kosto te taksapaguesit.

Mungesa e regjistrit ka bërë që qytetarët jo vetëm të humbasin kontrollin mbi pasuritë publike, por edhe një informacion formal për pronat publike të vendit ku jetojnë./ B.Hoxha

 

 

The post Kaos me pronën publike, Shqipëria 12 vite pa inventar asetesh appeared first on Revista Monitor.

Mungesa e menaxhimit të rrezikut ka rritur ekspozimin ndaj fatkeqësive natyrore

By: Mira Leka
19 January 2026 at 09:44

Intervistë / Venera Xhillari, zëvendësdrejtore e përgjithshme e Atlantik   Përmbytjet e këtij muaji patën ndikim dhe efekt të kufizuar për kompanitë e sigurimeve, pikërisht për shkak të nivelit të ulët pronave dhe bizneseve të siguruara. Venera Xhillari, zëvendësdrejtore e përgjithshme e kompanisë së sigurimeve “Atlantik”, thotë se pjesa më e madhe e dëmeve të përgjithshme ka mbetur jashtë sk...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Mungesa e menaxhimit të rrezikut ka rritur ekspozimin ndaj fatkeqësive natyrore appeared first on Revista Monitor.

Sigurimi nuk mund të funksionojë i shkëputur nga infrastruktura dhe politikat publike

By: Mira Leka
19 January 2026 at 09:42

Intervistë / Klaidi Çitozi, drejtor i përgjithshëm i Sigma Vienna Insurance Group   Shqipëria duhet të ndjekë shembujt e vendeve europiane që investojnë në sisteme mbrojtëse, planifikim urban dhe politika parandaluese,  për të minimizuar dëmet në rast fatkeqësish natyrore. Klaidi Çitozi, drejtor i përgjithshëm i Sigma Vienna Insurance Group, thotë se sigurimi është një mjet mbrojtës financiar, por...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Sigurimi nuk mund të funksionojë i shkëputur nga infrastruktura dhe politikat publike appeared first on Revista Monitor.

Duhet menaxhim më i mirë rreziku dhe skemë kombëtare për mbrojtjen nga katastrofat

By: Mira Leka
19 January 2026 at 09:35

Intervistë me Avni Ponari, drejtor i përgjithshëm i Sigal Insurance Group   Shqipëria ka nevojë për të përmirësuar menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe për të masivizuar sigurimin, nëpërmjet një skeme kombëtare. Avni Ponari, drejtor i përgjithshëm i Sigal Insurance Group, mendon se menaxhimi i riskut nga fatkeqësitë natyrore kërkon qasje të integruar me parandalim, planifikim urban, ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Duhet menaxhim më i mirë rreziku dhe skemë kombëtare për mbrojtjen nga katastrofat appeared first on Revista Monitor.

Pak sigurime dhe menaxhim rreziku, ekonomia “e zhveshur” përballë fatkeqësive

By: Mira Leka
19 January 2026 at 09:31

Pavarësisht fatkeqësitë e vazhdueshme natyrore, shqiptarët janë të siguruar shumë pak ndaj këtyre rreziqeve. Primi vjetor i sigurimit nga fatkeqësitë natyrore është vetëm 10 euro në vit. Pjesa dërrmuese e dëmit ekonomik i ngelet qytetarëve të prekur dhe shpesh u transferohet taksapaguesve, nëpërmjet dëmshpërblimeve të paguar nga buxheti.   Ersuin Shehu Dëmet nga fatkeqësitë natyrore për Shqipërin...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Pak sigurime dhe menaxhim rreziku, ekonomia “e zhveshur” përballë fatkeqësive appeared first on Revista Monitor.

❌
❌