❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 December 2025Ekonomi

Çdo analist i Wall Street parashikon njĂ« rritje tĂ« tregut tĂ« aksioneve nĂ« 2026

By: Megi Dumi
30 December 2025 at 12:15

Në bankat e mëdha dhe në kompanitë e investimeve, është konsoliduar një konsensus optimist: tregu i aksioneve në SHBA do të rritet në vitin 2026 për të katërtin vit radhazi, duke shënuar serinë më të gjatë të fitoreve në pothuajse dy dekada.

Ka mjaft ankth për rreziqet që kërcënojnë këtë treg që e ka shtyrë indeksin S&P 500 të rritet me rreth 90% që nga minimumi i tetorit 2022. Bumi i inteligjencës artificiale mund të shndërrohet në dështim. Ekonomia dhe vendimet e Rezervës Federale për normat e interesit, mund të sfidojnë pritshmëritë. Dhe viti i dytë i presidencës së Donald Trump mund të sjellë edhe më shumë goditje të paparashikuara sesa i pari.

Por pas tre vitesh gjatë të cilave rritja marramendëse e tregut të aksioneve i ka bërë thirrjet pesimiste të duken qesharake, strategët e shitjes po ecin të gjithë në të njëjtin hap optimizmi, me parashikimin mesatar për fundvitin e indeksit S&P 500 që nënkupton një rritje tjetër prej rreth 9% vitin e ardhshëm. Asnjë nga 21 parashikuesit e anketuar nga Bloomberg News nuk pret rënie.

“PesimistĂ«t kanĂ« gabuar pĂ«r kaq gjatĂ«, sa njerĂ«zit janĂ« lodhur disi nga ajo histori,” tha strategu veteran i tregut dhe optimisti i kahershĂ«m Ed Yardeni. Ai pret qĂ« S&P 500 ta mbyllĂ« vitin e ardhshĂ«m nĂ« nivelin 7,700, rreth 11% mbi mbylljen e javĂ«s sĂ« kaluar, megjithatĂ« edhe ai e sheh mungesĂ«n e zĂ«rave kundĂ«r si disi shqetĂ«suese.

“KĂ«tu dalin instinktet e mia kundĂ«rshtuese: gjĂ«rat mĂ« kanĂ« shkuar pĂ«r mrekulli pĂ«r kaq gjatĂ«, sa Ă«shtĂ« pak shqetĂ«suese qĂ« tĂ« gjithĂ« tĂ« tjerĂ«t duken po aq optimistĂ«,” tha ai. “Pesimizmi Ă«shtĂ« jashtĂ« mode pĂ«r momentin.”

Ky besim u përforcua nga një vit i trazuar për tregun, kur shitjet masive në fillim të vitit 2025, të nxitura nga sfida e mundshme e DeepSeek ndaj kompanive amerikane të IA dhe nga lufta kaotike tregtare e Trump, kërcënuan objektivat optimiste të parashikuesve.

NdĂ«rsa S&P 500 iu afrua njĂ« tregu nĂ« rĂ«nie, gati 20% mĂ« poshtĂ« nga mesi i shkurtit deri nĂ« fillim tĂ« prillit, strategĂ«t i ulĂ«n parashikimet me ritmin mĂ« tĂ« shpejtĂ« qĂ« nga kriza e Covid, vetĂ«m pĂ«r t’i rritur sĂ«rish mĂ« pas, teksa aksionet shĂ«nuan njĂ« nga rikuperimet mĂ« tĂ« shpejta qĂ« nga vitet 1950.

Kjo e zgjati njĂ« periudhĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« pĂ«r “parashikuesit” e tregut qĂ« nga pandemia, pasi ekonomia ka rezultuar çuditĂ«risht rezistente, edhe pasi tarifat e Trump goditĂ«n globalizimin qĂ« e ka ushqyer pĂ«r dekada. Investimet masive nĂ« IA, tĂ« derdhura nĂ« ndĂ«rtimin e qendrave tĂ« tĂ« dhĂ«nave dhe nĂ« çipe kompjuterike me fuqi tĂ« lartĂ«, kanĂ« vazhduar tĂ« nxisin pesĂ« gjigantĂ«t e teknologjisĂ«, tĂ« cilĂ«t ishin pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r gati gjysmĂ«n e rritjes sĂ« S&P 500 kĂ«tĂ« vit.

Lëkundjet e objektivave për S&P 500

“ËshtĂ« e ndĂ«rlikuar, sepse mendoj se ka pasur njĂ« nivel shumĂ« tĂ« lartĂ« pasigurie gjatĂ« pesĂ« viteve tĂ« fundit, dhe veçanĂ«risht kĂ«tĂ« vit,” tha Michael Kantrowitz, kryestrateg i investimeve nĂ« Piper Sandler & Co., i cili hoqi dorĂ« nga praktika e publikimit tĂ« objektivave vjetore pĂ«r S&P 500. “Kur ka shumĂ« pasiguri, investitorĂ«t bĂ«hen shumĂ« miopĂ« dhe reagojnĂ« ndaj tĂ« dhĂ«nave tĂ« ndryshme, dhe nuk duhet shumĂ« pĂ«r tĂ« ndryshuar opinionin dhe konsensusin.”

MegjithatĂ«, nĂ«se parashikuesit e Wall Street-it kanĂ« tĂ« drejtĂ« pĂ«r vitin 2026, aksionet po shkojnĂ« drejt periudhĂ«s mĂ« tĂ« gjatĂ« tĂ« rritjeve vjetore qĂ« nga periudha para KrizĂ«s Financiare Globale. Objektivat mĂ« tĂ« larta, nĂ«se realizohen, do tĂ« shĂ«nonin gjithashtu herĂ«n e parĂ« qĂ« S&P ka pasur katĂ«r vite radhazi me kthime dyshifrore qĂ« nga flluska e “dot-com”-it e viteve 1990.

Christopher Harvey, strateg i kahershĂ«m qĂ« kĂ«tĂ« vit u zhvendos nĂ« CIBC Capital Markets nga Wells Fargo Securities, ishte njĂ« nga tĂ« paktĂ«t parashikues qĂ« i qĂ«ndroi bindjeve tĂ« tij gjatĂ« luhatjeve tĂ« kĂ«tij viti — duke parashikuar se S&P 500 do ta mbyllte vitin nĂ« 7,007 — dhe doli i saktĂ«. Indeksi u mbyll rreth 6,930 tĂ« premten, vetĂ«m 1% poshtĂ« vlerĂ«simit tĂ« tij.

Harvey pret qĂ« treguesi referencĂ« ta mbyllĂ« vitin 2026 nĂ« 7,450, qĂ« nĂ«nkupton njĂ« rritje prej rreth 8%. Por ai paralajmĂ«roi se “njerĂ«zit po nĂ«nvlerĂ«sojnĂ« shumĂ« rreziqe makroekonomike”.

Mes tyre: mundĂ«sia qĂ« Rezerva Federale t’i mbajĂ« normat e interesit tĂ« pandryshuara pĂ«r mĂ« gjatĂ« sesa presin aktualisht tregtarĂ«t; njĂ« shtytje nga SHBA-ja pĂ«r tĂ« rritur tarifat ndaj KanadasĂ« ose MeksikĂ«s; ose drejtues tĂ« kompanive qĂ« mund tĂ« pĂ«rpiqen tĂ« ulin pritshmĂ«ritĂ« pĂ«r fitimet pas njĂ« periudhe tĂ« fortĂ«.

“Kjo mund tĂ« fillojĂ« ta pĂ«rmbysĂ« ekuilibrin,” tha ai.

Objektivi më i lartë parashikon vitin e katërt radhazi me fitime dyshifrore
Do të ishte seria më e mirë fituese e S&P 500 që nga viti 1999
Burimi: Bloomberg
Shënim: Parashikimi për 2026 bazohet në mbylljen e S&P 500 më 26 dhjetor

Si pothuajse të gjithë të tjerët, edhe analistët e JPMorgan Chase & Co. u befasuan nga trazirat që përfshinë tregun e aksioneve në fillim të këtij viti. Në prill, kur lufta tregtare e Trump tronditi tregjet, ata hoqën dorë nga pikëpamja pozitive që kishin për vitin 2025 dhe u bënë më pesimistët ndër strategët e ndjekur nga Bloomberg, duke parashikuar se S&P do ta mbyllte vitin 2025 me një rënie prej 12%.

Në qershor, banka braktisi qëndrimin pesimist për të parashikuar fitime modeste. Por edhe ky parashikim rezultoi tepër konservator, pasi S&P përfundimisht u rrit me gati 18% këtë vit.

Për vitin 2026, JPMorgan ka hequr dorë nga qëndrimi i kujdesshëm, duke parashikuar se S&P do të rritet në 7,500, i mbështetur nga fitime të forta të kompanive dhe norma më të ulëta interesi.

Mislav Matejka, drejtues i strategjisĂ« globale dhe europiane tĂ« aksioneve nĂ« JPMorgan, tha se optimizmi mbĂ«shtetet gjithashtu nga rritja rezistente, inflacioni nĂ« rĂ«nie dhe bindja se rritja e aksioneve tĂ« AI-sĂ« pasqyron njĂ« transformim tĂ« mundshĂ«m ekonomik — jo njĂ« flluskĂ« qĂ« do tĂ« shpĂ«rthejĂ«.

“NĂ«se ekonomia Ă«shtĂ« mĂ« e dobĂ«t sesa parashikojmĂ«, tregu i aksioneve nuk do ta marrĂ« domosdoshmĂ«risht negativisht,” tha ai. “Ai do tĂ« mbĂ«shtetet te Fed-i pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« punĂ«n e vĂ«shtirĂ«.”

Ndërsa nuk ka parashikime katastrofike për aksionet amerikane vitin e ardhshëm, Savita Subramanian e Bank of America Corp. është ndër të paktat që kërkojnë më shumë kujdes.

Ajo thotĂ« se treguesi do tĂ« rritet nĂ« 7,100 nĂ« vitin 2026, i kufizuar nga vlerĂ«sime tĂ« larta. Por gama e gjerĂ« e skenarĂ«ve optimistĂ« dhe pesimistĂ« qĂ« ajo paraqet pasqyron shkallĂ«n e pasigurisĂ«. NjĂ« recesion, sipas saj, mund t’i rrĂ«zojĂ« aksionet me 20%. Nga ana tjetĂ«r, fitime shumĂ« mĂ« tĂ« larta sesa pritej mund t’i shtyjnĂ« ato tĂ« rriten deri nĂ« 25%.

Për momentin, strategët duket se po mbështeten te një mësim i nxjerrë me vështirësi gjatë viteve të fundit: mos e nënvlerësoni forcën e tregut amerikan të aksioneve.

Edhe bazat ekonomike e mbështesin këtë pikëpamje. Ekonomia amerikane u zgjerua në tremujorin e tretë me ritmin më të shpejtë në dy vite, e nxitur nga qëndrueshmëria e shpenzimeve të konsumatorëve dhe bizneseve, si dhe nga politika tregtare më të qeta. Ndërkohë, korporatat amerikane pritet të regjistrojnë sërish rritje dyshifrore të fitimeve.

“VetĂ«m sepse viti po ndryshon, nuk do tĂ« thotĂ« se duhet tĂ« ndryshosh pikĂ«pamjet,” tha Manish Kabra, drejtues i strategjisĂ« sĂ« aksioneve amerikane nĂ« SociĂ©tĂ© GĂ©nĂ©rale SA.

“Perspektiva e fitimeve Ă«shtĂ« e fortĂ« dhe po shtrihet pĂ«rtej teknologjisĂ«,” shtoi ai, duke vĂ«nĂ« nĂ« dukje edhe stimulimin ekonomik nga uljet e normave tĂ« interesit nga Fed-i dhe ligji pĂ«r uljen e taksave i Trump. “Kuadri makroekonomik Ă«shtĂ« thjesht solid.” / Bloomberg

The post Çdo analist i Wall Street parashikon njĂ« rritje tĂ« tregut tĂ« aksioneve nĂ« 2026 appeared first on Revista Monitor.

Kryeministri Rama: Në 2026-n bizneset në turizëm e transport duhet të mundësojnë pagesa me kartë

30 December 2025 at 12:10

Kryeministri Edi Rama tha gjatë konferencës së në kuadër të strategjisë së qeverisë për të ulur përdorimin e parasë cash në ekonomi fundvitit se brenda qershorit 2026, bizneset e turizmit dhe të transportit duhet të garantojnë format alternative të pagesave.

“Kemi hapur njĂ« kapitull tjetĂ«r lidhur me nevojĂ«n pĂ«r tĂ« ulur cash nĂ« ndĂ«rveprimet ekonomike tĂ« vendit dhe janĂ« vendosur disa limite si fillim. Ajo qĂ« dua tĂ« theksoj Ă«shtĂ« qĂ« deri nĂ« qershor çdo biznes qĂ« operon nĂ« sektorin e turizmit dhe transportit do duhet tĂ« garantojĂ« format alternativat tĂ« pagesave pĂ«r qytetarĂ«t, jo vetĂ«m cash dhe asgjĂ« tjetĂ«r, por edhe mjetet pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« pagesa elektronike”, tha kryeministri.

Sipas kryeministrit, brenda vitit të ardhshëm çdo biznes në Shqipëri duhet të garantojë formën alternative të pagesës, në mënyrë që vendasit apo vizitorët të paguajnë me kartë apo forma të tjera të pagesë elektronike.

Lidhur me pagat e administratës, kryeministri e vuri theksin te mjekët e infermierët.

“Parashikohet rritje e pagave tĂ« mjekĂ«ve dhe infermierĂ«ve, sikurse dhe rritje e shpĂ«rblimit tĂ« tyre sipas punĂ«s. NĂ« tĂ«rĂ«si parashikohet qĂ« paga pĂ«r ta sipas kategorive tĂ« rritet 135 euro nĂ« muaj. Po kĂ«shtu njohja e vjetĂ«rsisĂ« sĂ« punĂ«s dhe vlerĂ«simi i saj.

Gjithashtu edhe nĂ« shĂ«rbimin e trajtimit mjekĂ«sor dhe medikamente, pasi kanceri Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« agresiv dhe po vret mĂ« shumĂ«. Kemi dhĂ«nĂ« 15 mln euro mĂ« shumĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« kategori te Onkologjiku dhe po vijohet mĂ« tej pĂ«r tĂ« rritur kapacitetet e shĂ«rbimit. Po kĂ«shtu edhe projektet e tjera, si transplante pĂ«r gjirin dhe pĂ«r pacientet gra”, tha kryeministri.

Ai shtoi se po punohet në digjitalizimin dhe transformimin e shërbimit shëndetësor, në autonomi e menaxhim. Sipas tij, në Spitalin memorial ka nisur për herë të parë autonomia financiare, po kështu në 12 spitale po zbatohet autonomia menaxheriale dhe po vijon puna për 4 spitale të tjera.

Po ndërtohet godina e re e maternitetit Mbretëresha Geraldinë, spitale në Lezhë, i fëmijëve në QSUT, i Peqinit, shtëpia e të moshuarve në Libohovë dhe janë në proces të tjera

The post Kryeministri Rama: Në 2026-n bizneset në turizëm e transport duhet të mundësojnë pagesa me kartë appeared first on Revista Monitor.

Kreditimi i ekonomisë, në rritje të lartë edhe për nëntorin

30 December 2025 at 12:00

Kredia e re për ekonominë shqiptare u rrit përsëri për muajin nëntor dhe viti 2025 po mbyllet me shifrat më të larta historike të huadhënies.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për nëntorin sektori bankar disbursoi kredi të reja në vlerën e 32.5 miliardë lekëve, në rritje me 33.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për 11-mujorin 2025, vlera progresive e kredisë së re arriti në 374.4 miliardë lekë, në rritje me 12.8% krahasuar me 11-mujorin e vitit të kaluar. Vlera e kredisë së re të dhënë nga sektori bankar është më e larta deri më sot për këtë periudhë të vitit.

Kreditimi po mbështetet nga ritmet e kënaqshme të rritjes ekonomike, kërkesa e lartë, veçanërisht në segmentin e individëve, por edhe nga gjendja e mirë e bilanceve të bankave, që po ndikon në një ofertë të lartë për kredi.

Kontributin kryesor në rritjen e kreditimit gjatë vitit 2025 po e jep segmenti i individëve.

Kredia e re arriti vlerën e 114.7 miliardë lekëve, në rritje me 21.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kredia për individët po rritet me ritme të shpejta, si në segmentin e kredisë për shtëpi, ashtu edhe në kredinë konsumatore.

QĂ« nga muaji korrik i kĂ«tij viti, kanĂ« hyrĂ« nĂ« fuqi disa masa kufizuese tĂ« vendosura nga Banka e ShqipĂ«risĂ« lidhur me kredinĂ« pĂ«r blerje banese. Bankat duhet t’u pĂ«rmbahen disa kritereve tĂ« administrimit tĂ« rrezikut, tĂ« lidhura me raportin mes borxhit dhe tĂ« ardhurave, si edhe me atĂ« mes huasĂ« dhe vlerĂ«s sĂ« pronĂ«s qĂ« financohet. Por, efekti i kĂ«tyre masave deri tani nuk duket tĂ« jetĂ« shumĂ« domethĂ«nĂ«s dhe huadhĂ«nia pĂ«r blerjen e banesave vazhdon tĂ« rritet.

Ndërkohë, kredia për bizneset po rritet me një ritëm më të ngadaltë krahasuar me vitin 2024, por me një tendencë në përmirësim të ndjeshme në gjysmën e dytë të vitit.

Për 11-mujorin 2025, sektori bankar ka disbursuar gjithsej 250 miliardë lekë kredi të reja për bizneset, me një rritje vjetore prej 6.8%.

Edhe rritja e portofolit total të kredisë, i matur si tepricë, shënoi një zgjerim të fortë gjatë nëntorit. Vlera e portofolit të kredisë për ekonominë arriti në 925.2 miliardë lekë, me një rritje prej afërsisht 19 miliardë lekësh krahasuar me tetorin. Me bazë vjetore, kredia i shpejtoi ritmet dyshifrore të rritjes, me 12.2% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Edhe rritja e portofolit po mbështetet në masën më të madhe te segmenti i individëve, me një rritje vjetore pranë nivelit të 19.8%. Ndërsa për bizneset rritja ngelet në nivele pak më të ulëta, me 9% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Kreditimi i ekonomisë, në rritje të lartë edhe për nëntorin appeared first on Revista Monitor.

Gjobiten 10 kompani sigurimesh për koordinimin e rritjes së primeve në Maqedoninë e Veriut

30 December 2025 at 11:14

Komisioni i Maqedonisë së Veriut për Mbrojtjen e Konkurrencës (CPC) tha se ka gjobitur dhjetë kompani lokale sigurimesh me një shumë totale prej 17.27 milionë denarësh (326,425 dollarë / 279,816 euro) për koordinimin e rritjes së primeve të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve.

NĂ« periudhĂ«n midis 1 marsit 2024 dhe 7 majit 2024, kompanitĂ« e sigurimeve shkĂ«mbyen informacione tĂ« ndjeshme, koordinuan aktivitetet e tyre dhe, brenda njĂ« periudhe shumĂ« tĂ« shkurtĂ«r, morĂ«n vendime identike ose tĂ« dakorduara reciprokisht pĂ«r tĂ« rritur pjesĂ«n e primit tĂ« sigurimit tĂ« detyrueshĂ«m tĂ« automjeteve, qĂ« i atribuohet kryerjes sĂ« aktivitetit, e njohur si “overhead allowance”, tha CPC nĂ« njĂ« njoftim pĂ«r shtyp.

Siguruesit e pĂ«rfshirĂ« nĂ« kĂ«tĂ« koordinim janĂ«: Evroins Osiguruvanje, Triglav Osiguruvanje, AD Makedonija Skopje – Vienna Insurance Group, Sava Osiguruvanje, Eurolink, Grawe, Uniqa, AD Osiguritelna Polisa, Halk Osiguruvanje dhe Croatia Osiguruvanje.

“NjĂ« sjellje e tillĂ« pĂ«rbĂ«n njĂ« kufizim tĂ« konkurrencĂ«s, pra formĂ«n mĂ« serioze tĂ« shkeljes sipas nenit 7 tĂ« Ligjit pĂ«r Mbrojtjen e KonkurrencĂ«s. ShkĂ«mbimi i informacioneve dhe vendimet paralele tĂ« çmimeve zĂ«vendĂ«sojnĂ« politikĂ«n e pavarur tĂ« biznesit me veprim tĂ« koordinuar kolektiv nĂ« treg, gjĂ« qĂ« ndalohet rreptĂ«sisht”, – tha CPC.

 

The post Gjobiten 10 kompani sigurimesh për koordinimin e rritjes së primeve në Maqedoninë e Veriut appeared first on Revista Monitor.

Të ardhurat e AAPSK nga qiradhënia rriten me afro 39% në 11 muajt e vitit 2025

30 December 2025 at 11:12

Të ardhurat e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) nga qiradhënia e pasurive kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2025, duke reflektuar një përmirësim të dukshëm të eficiencës në administrimin dhe vënien në përdorim të këtyre pasurive.

Sipas tĂ« dhĂ«nave zyrtare, nĂ« 11 muajt e parĂ« tĂ« vitit 2025 (janar–nĂ«ntor), AAPSK ka realizuar rreth 199 milionĂ« lekĂ« tĂ« ardhura nga qiradhĂ«nia, kundrejt 143.5 milionĂ« lekĂ«ve nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit 2024.

Kjo përkthehet në një rritje absolute prej rreth 55.6 milionë lekësh, ose afro 39% më shumë në krahasim me një vit më parë.

2025 mbyllet kështu si një nga vitet me performancën më të lartë për AAPSK, duke e kthyer administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në një burim gjithnjë e më të rëndësishëm të ardhurash për agjencinë.

Analiza mujore tregon se pjesa më e madhe e rritjes është përqendruar në disa muaj kyç, ku të ardhurat kanë tejkaluar ndjeshëm nivelet e vitit 2024.

Muaji shtator 2025 rezulton me nivelin më të lartë të të ardhurave, me rreth 22.4 milionë lekë, ndjekur nga korriku, me mbi 20.2 milionë lekë, marsi, me rreth 19.6 milionë lekë, si edhe gushti dhe nëntori, që mbeten mbi mesataren mujore të vitit.

Performanca e 11-mujorit tregon se viti 2025 po mbyllet me një bilanc financiar shumë më pozitiv për AAPSK, duke konfirmuar një trend rritës të qëndrueshëm krahasuar me vitin 2024.

Rritja e të ardhurave nga qiradhënia sinjalizon përdorim më efektiv të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, rritje të transparencës dhe formalizimit të kontratave të qirasë, si dhe një kontribut më të madh të këtyre pasurive në financat publike.

Në këtë kontekst, shifrat e vitit 2025 e pozicionojnë AAPSK-në si një aktor gjithnjë e më aktiv në kthimin e pasurive të përfituara nga veprimtaria kriminale në vlerë ekonomike për interesin publik, duke forcuar rolin e saj institucional në administrimin e aseteve shtetërore.

The post Të ardhurat e AAPSK nga qiradhënia rriten me afro 39% në 11 muajt e vitit 2025 appeared first on Revista Monitor.

Rutina e mëngjesit për të rritur dopaminën dhe për ta nisur ditën me humor të mirë

By: Megi Dumi
30 December 2025 at 11:05

Shpesh e nënvlerësojmë se sa shumë ritualet e mëngjesit mund të përcaktojnë tonin e gjithë ditës.

Kur i jep pĂ«rparĂ«si aktiviteteve qĂ« nxisin çlirimin natyral tĂ« dopaminĂ«s, nuk po zgjohesh thjesht, po i jep trurit njĂ« avantazh pĂ«r t’u ndier i motivuar dhe i balancuar.

“Dopamina Ă«shtĂ« njĂ« neurotransmetues, pra njĂ« kimikat qĂ« çlirohet nga qelizat e trurit, dhe lidhet kryesisht me motivimin, tĂ« nxĂ«nit dhe pĂ«rforcimin,” thotĂ« Mia Soviero, studiuese e neuroshkencĂ«s qĂ« ka kryer kĂ«rkime nĂ« NYU Langone Health dhe nĂ« Institutin Zuckerman tĂ« Universitetit Columbia.

“Nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« vetĂ«m me ndjesinĂ« qĂ« tĂ« jemi mirĂ«. Kryesisht ka tĂ« bĂ«jĂ« me tĂ« mĂ«suarit dhe motivimin.

Ajo e ndihmon trurin tĂ« kuptojĂ« cilat veprime ia vlen tĂ« pĂ«rsĂ«riten dhe cilat zakone duhet tĂ« pĂ«rforcojmĂ«,” shton Soviero, e cila ka themeluar edhe organizatĂ«n jofitimprurĂ«se Research Girl, Inc., pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur studiuesit e rinj.

Një keqkuptim i zakonshëm, thotë ajo, është se nivelet e dopaminës duhet të jenë gjithmonë të larta. Në fakt, ato duhet të luhaten.

“Nuk duam dopaminĂ« vazhdimisht shumĂ« tĂ« lartĂ«, por njĂ« sistem tĂ« shĂ«ndetshĂ«m dopamine. QĂ«llimi Ă«shtĂ« tĂ« krijosh modele tĂ« mira, ku dopamina çlirohet siç duhet.”

Ja si i strukturon Soviero mëngjeset për ta mbajtur sistemin e dopaminës të shëndetshëm:

Hapi 1: Ekspozimi ndaj dritës së diellit

Rutina ideale nis një natë më parë: gjumi i mjaftueshëm vendos bazën për ditën tjetër. Në mëngjes, ajo sigurohet të marrë dritë dielli.

“Hapja e perdes dhe marrja e disa minutave dritĂ« dielli nĂ« fytyrĂ« Ă«shtĂ« provuar shkencĂ«risht se ul simptomat e depresionit, veçanĂ«risht te depresioni sezonal.”

Drita ndikon drejtpërdrejt te ritmi cirkadian. Mungesa e saj mund të rrisë melatoninën dhe të ulë serotoninën, duke sjellë ndjesi plogështie.

Hapi 2: Sudoku

Soviero rezervon kohĂ« pĂ«r aktivitete tĂ« vogla, por domethĂ«nĂ«se, si zgjidhja e njĂ« Sudoku ditore. “ËshtĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« e shkĂ«lqyer pĂ«r ta nisur ditĂ«n me pak dopaminĂ«.”

Risi dhe përvoja pozitive të papritura rrisin dopaminën; prandaj edhe enigmat, fjalëkryqet apo puzzle kanë efekt të ngjashëm.

Hapi 3: Dërgo një mesazh një miku

Çdo mĂ«ngjes, ajo dĂ«rgon njĂ« mesazh tĂ« thjeshtĂ«: “MirĂ«mĂ«ngjes, si je sot?” “NjerĂ«zit janĂ« biologjikisht tĂ« ndĂ«rtuar pĂ«r lidhje,” thotĂ« ajo.

Kontakti social përmirëson humorin dhe është i dobishëm jo vetëm për trurin, por edhe për trupin.

Izolimi dhe vetmia lidhen me rreziqe më të larta për sëmundje të zemrës, demencë dhe depresion, sipas CDC. / CNBC

The post Rutina e mëngjesit për të rritur dopaminën dhe për ta nisur ditën me humor të mirë appeared first on Revista Monitor.

BB: Projekti për auditimin ka pasur ecuri të kënaqshme por kufizues mbeten burimet njerëzore

30 December 2025 at 11:00

Banka BotĂ«rore publikoi raportin e fundit tĂ« ecurisĂ« sĂ« projektit  “PĂ«r Forcimin e CilĂ«sisĂ« sĂ« Auditimit dhe Raportimit (SQARP)”. Dokumenti vlerĂ«son se ecuria e tij ka qenĂ« e kĂ«naqshme duke arritur njĂ« sĂ«rĂ« rezultatesh tĂ« parashikuara nĂ« objektivin fillestar tĂ« tij.

Kështu sipas BB Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit (NAC) dhe Bordi i Mbikëqyrjes Publike (POB) janë pajisur me njohuritë dhe mjetet thelbësore për të përmbushur efektivisht përgjegjësitë e tyre.

Raporti vëren se NAC ka zhvilluar, miratuar dhe testuar me sukses një metodologji të bazuar në rrezik për monitorimin e pasqyrave financiare. Janë shqyrtuar gjithsej 14 pasqyra financiare, që është dyfish i objektivit minimal prej shtatë. Ky është një hap kyç në krijimin e një qasjeje të strukturuar dhe të qëndrueshme për rishikimin dhe mbikëqyrjen e raportimit financiar.

Ndërkohë Bordi ka kryer funksionet e tij të mandatuara përmes Komisioneve të tij dhe punës së inspektorëve.

“Ka raportim transparent nĂ« Raportet Vjetore qĂ« nga viti 2017. GjatĂ« vitit 2025 janĂ« kryer gjithsej 88 inspektime, si pĂ«r auditimet e Entiteteve me Interes Publik (PIE), ashtu edhe pĂ«r ato jo-PIE. NĂ« nĂ«ntor 2025, POB arriti statusin e vĂ«zhguesit nĂ« mbledhjet plenare tĂ« Komitetit tĂ« Organizmave EvropianĂ« tĂ« MbikĂ«qyrjes sĂ« Auditimit (CEAOB), njĂ« njohje e rĂ«ndĂ«sishme e statusit tĂ« tij si organ publik mbikĂ«qyrĂ«s pĂ«r profesionet e auditimit dhe kontabilitetit nĂ« vend” thuhet nĂ« raport.

I njëjti vlerëson se projekti ka përmirësuar kapacitetin e profesionit të kontabilitetit në Shqipëri, duke e pozicionuar atë për të konkurruar më mirë në nivel ndërkombëtar: kontabilistët profesionistë tani kualifikohen sipas praktikave të njohura ndërkombëtare, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve të përmirësuara të kontabilitetit globalisht. Janë ofruar programe trajnimi për eksportin e shërbimeve kontabël për 50 kontabilistë të certifikuar; programi i trajnimit IFRS është zhvilluar dhe pilotuar për një grup tjetër prej 50 kontabilistësh të certifikuar. Janë përgatitur materialet për kontabilitetin forensic, dhe një seancë pilot trajnimi është zhvilluar për 57 profesionistë. Programi i trajnimit për Agjencinë Shqiptare të Mbikëqyrjes Financiare (AFSA) u zhvillua, ku morën pjesë 12 punonjës të AFSA-s dhe 37 punonjës nga kompanitë e sigurimeve.

Banka BotĂ«rore vĂ«ren se me mbĂ«shtetjen e projektit, Banka e ShqipĂ«risĂ« ka zhvilluar njĂ« model pĂ«r tĂ« testuar saktĂ«sinĂ« e llogaritjeve tĂ« humbjeve nga kreditĂ« tĂ« kryera nga bankat tregtare nĂ« pĂ«rputhje me IFRS 9 – Instrumentet Financiare. Projekti gjithashtu ka pĂ«rqendruar pĂ«rpjekjet nĂ« ndĂ«rtimin e kapaciteteve tĂ« aktorĂ«ve brenda sektorit tĂ« drejtĂ«sisĂ« pĂ«r menaxhimin e rasteve qĂ« lidhen me CFR. PĂ«rmes kĂ«tij pĂ«rpjekjeje, 12 trajnerĂ« dhe njĂ« grup prej 80 gjyqtarĂ«sh dhe prokurorĂ«sh morĂ«n trajnim tĂ« specializuar nĂ« kontabilitet dhe raportim financiar. Ky program trajnimi Ă«shtĂ« adoptuar formalish nga Shkolla e MagjistraturĂ«s dhe do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« ofrohet si pjesĂ« e kornizĂ«s sĂ« Zhvillimit Profesional tĂ« VazhdueshĂ«m (CPD).

Raporti vlerĂ«son se megjithĂ«se qĂ«ndrueshmĂ«ria institucionale Ă«shtĂ« e fortĂ« nĂ« shumĂ« dimensione, disa kufizime mbeten, veçanĂ«risht pĂ«r burimet njerĂ«zore nĂ« MoF, NAC dhe POB. KĂ«to kufizime mund tĂ« ndikojnĂ« nĂ« efektivitetin afatgjatĂ« tĂ« kĂ«tyre institucioneve. Struktura arsimore pĂ«r audituesit statutore dhe kontabilistĂ«t e certifikuar kĂ«rkon evolucion tĂ« vazhdueshĂ«m pĂ«r t’u pĂ«rshtatur me nevojat dhe standardet e reja. Po ashtu, Organizatat Profesionale tĂ« KontabilistĂ«ve (PAO) duhet tĂ« pĂ«rqendrohen nĂ« tĂ«rheqjen dhe regjistrimin e profesionistĂ«ve tĂ« rinj si anĂ«tarĂ« pĂ«r tĂ« siguruar rritje dhe dinamizĂ«m tĂ« vazhdueshĂ«m brenda profesionit.

Shpenzimet aktuale deri tani arrijnë 1.4 milionë euro, që përbën 99% të buxhetit të akorduar. Pritet që deri në fund të dhjetorit dhe brenda periudhës së lehtësimit, të gjitha detyrat e mbetura të dorëzohen dhe paguhen./N.Maho

 

The post BB: Projekti për auditimin ka pasur ecuri të kënaqshme por kufizues mbeten burimet njerëzore appeared first on Revista Monitor.

Ngecin depozitat në nëntor, rriten lehtë në lekë, bien në valutë

30 December 2025 at 10:08

Muaji nëntor ka sjellë një ngadalësim të kursimeve në banka, të ndikuar kryesisht nga ecuria e dobët e depozitimeve në valutë, por edhe ato në lekë kanë shënuar rritje më të ulët krahasuar me muajt e mëparshëm.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë bënë të ditur, se stoku i kursimeve në lekë në fund të muajit nëntor ishte 690 miliardë lekë, me një rritje prej 0.4%, ose rreth 2.8 miliardë lekë më shumë në krahasim me muajin e mëparshëm. (një muaj më parë, kursimet u shtuan me 6.6 miliardë lekë).

Rritja në muajin nëntor ka ardhur pothuajse tërësisht nga individët, që kanë shtuar depozitimet në banke, si pa afat ashtu dhe me afat, pavarësisht ciklit në ulje të normave të interesit, pas lehtësimit të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë, që e ka reduktuar normën bazë në 2.5%, nga 3.25% që ishte deri në maj 2024.

Megjithatë ngadalësimi i rritjes mund të jetë një sinjal se rënia e normave të interesit ka filluar të japë efekt te preferencat e depozituesve.

Me bazë vjetore (nëntor 2025/nëntor 2024), depozitat në monedhën vendase janë rritur me 14%, ose gati 85 miliardë lekë më shumë.

Ndryshe nga ato në lekë, kursimet në valutë ishin në rënie të lehtë në nëntor.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave në monedhën e përbashkët ishte 8.62 miliardë euro në fund të muajt nëntor, me një rënie prej 44 milionë euro, ose 0.5% më pak në raport me muajin e mëparshëm. (një muaj më parë depozitat në euro ishin rritur me 36 milionë euro)

Rënia është ndikuar më shumë nga korporatat private e publike, por edhe indiviët shënuan tkurrje.

Me bazë vjetore (nëntor 2025/nëntor 2024), depozitat në monedhën e përbashkët janë rritur me 7.8%, ose 615 milionë euro më shumë.

Banka e Shqipërisë e raporton totalin e kursimeve (lekë plus valutë) të konvertuara në lekë. Në fund të nëntorit, stoku total i depozitave ishte 1.45 trilionë lekë, me një rritje me bazë vjetore prej 116 miliardë lekësh, ose 8.7% më shumë.

Stabilizimi i euros ka ulur ndikimin që rënia e kësaj të fundit dha në tkurrjen e kursimeve në valutë në momentin që ato raportohen në euro.

Të matura sipas monedhave përkatëse, në një vit depozitat në lekë janë rritur me 85 miliardë lekë (rreth 850 mln euro) dhe ato në euro me 615 milionë euro, me një total prej gati 1.47 miliardë euro që janë shtuar në sistem për një vit.

Burimi: BSH

The post Ngecin depozitat në nëntor, rriten lehtë në lekë, bien në valutë appeared first on Revista Monitor.

“Rregulla tĂ« reja pĂ«r sektorĂ« kritikĂ«, si do tĂ« ‘filtrohen’ investimet e huaja”

30 December 2025 at 00:03

Flet Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit Enkelejd Musabelliu

 

Qeveria synon të shkojë drejt përafrimit të plotë me standardet e Bashkimit Europian në fushën e Investimeve të Huaja Direkte.

Një projekt-akt  i ri i nxjerrë për konsultim parashikon të vendosë një mekanizëm shqyrtimi për investimet në sektorët kritikë të ekonomisë, me fokus sigurinë kombëtare dhe rendin publik.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “Monitor” , ZĂ«vendĂ«sministri i EkonomisĂ« dhe Inovacionit Enkelejd Musabelliu shpjegon risitĂ« kryesore tĂ« rregullores dhe mĂ«nyrĂ«n si do tĂ« funksionojĂ« procesi i vlerĂ«simit. Ai sqaron mĂ«nyrĂ«n sesi Ă«shtĂ« konceptuar nĂ« draft balanca mes mbrojtjes sĂ« interesit publik dhe lirisĂ« sĂ« tregut.

A mund të sqarojmë shkurtimisht se çfarë është ky projekt-akt dhe çfarë ndryshimi apo risie sjell ai për kuadrin ligjor aktual lidhur me Investimet e Huaja Direkte?

Projektakti mbi shqyrtimin e investimeve tĂ« huaja synon tĂ« pĂ«rafrojĂ« plotĂ«sisht Rregulloren e BE Nr. 2019/452 “mbi pĂ«rcaktimin e njĂ« kuadri pĂ«r shqyrtimin e Investimeve tĂ« Huaja Direkte nĂ« Bashkimin Europian”. Investimet e huaja direkte nĂ« sektorĂ«t e ekonomisĂ« qĂ« mund tĂ« cenojnĂ« rendin apo sigurinĂ« e vendit dhe qĂ« plotĂ«sojnĂ« disa kritere specifike, duhet t’i nĂ«nshtrohen njĂ« procedure shqyrtimi para se tĂ« procedojnĂ« me regjistrimet nĂ« QendrĂ«n KombĂ«tare tĂ« Biznesit (QKB).

Rregullorja parashikon ngritjen e një mekanzimi kombëtar shqyrtimi që do të koordinohet nga struktura përgjegjëse që do të ngrihet pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit dhe do të përfshijë një sërë institucionesh të tjera, që nga Ministritë e linjës gjer tek agjencitë e tjera ekzekutive.

Vendimmarrja për autorizimin apo refuzimin e një investimi të huaj do të bëhet nga një Komitet Ndërministror i cili kryesohet nga Ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit dhe përfshin ministritë e linjës e agjencitë e tjera të përfshira.

Gjithashtu, rregullorja parashikon edhe ngritjen e një mekanizmi bashkëpunimi në të cilin lidhen të gjitha njësitë përgjegjëse për shqyrtimin e investimeve të huaja në vendet anëtare, nën koordinimin e njësisë qendrore që është ngritur pranë Komisionit Europian.

Sa herë që një vend nis një procedurë shqyrtimi për një investim të caktuar, menjëherë njoftohen njësitë përgjegjëse në vendet e tjera anëtare dhe gjithashtu edhe Komisioni Europian.

Kësisoj, në shqyrtimin e investimeve të huaja që mund të cenojnë sigurinë publike Shqipëria do të bashkëpunojë me Komisionin Europian dhe gjithë vendet anëtare të BE.

Si lidhet ky draft me angazhimet e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe kapitujt përkatës?

PĂ«rafrimi i kĂ«saj Rregulloreje dhe ngritja e mekanizmit kombĂ«tar pĂ«r shqyrtimin e investimeve tĂ« huaja direkte Ă«shtĂ« njĂ« ndĂ«r piketat pĂ«rmbyllĂ«se tĂ« Kapitullit 30 “MarrĂ«dhĂ«niet me JashtĂ«â€, negociatat pĂ«r tĂ« cilin drejtohet nga Ministria e EkonomisĂ« dhe Inovacionit.

ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« theksojmĂ« se negociatat pĂ«r kĂ«tĂ« kapitull parashikohet tĂ« pĂ«rmbyllen shumĂ« shpejt, brenda tremujorit tĂ« parĂ« tĂ« vitit tĂ« ardhshĂ«m, sepse i kemi realizuar tĂ« gjitha piketat pĂ«rmbyllĂ«se.

Mbeten vetëm miratimi i rregullores mbi shqyrtimin e investimeve të huaja dhe i ndryshimeve ligjore në Ligjin Nr. 46/2018 për kontrollin shtetëror të mallrave me përdorim të dyfishte, i cili është gjithashtu drejt finalizimit, dhe ky kapitull mund të mbyllet.

Për ta bërë më të kuptueshëm çfarë ndryshon për një investitor të huaj ky mekanizëm i ri vlerësimi?

Për shumicën e investitorëve të huaj në Shqipëri nuk do të ndryshojë asgjë pasi dispozitat e kësaj Rregulloreje nuk zbatohen as mbi gjithë sektorët e ekonomisë e as mbi investimet e huaja që e kanë origjinën nga vendet anëtare të BE-së apo vendet e tjera aleate si SHBA apo Mbretëria e Bashkuar.

Dispozitat e Rregullores shtrihen vetëm mbi sektorët kritikë të ekonomisë si infrastruktura kritike, armët, teknologjia kritike, etj.

InvestitorĂ«t e huaj nĂ« njĂ« nga kĂ«ta sektorĂ« kritikĂ« e qĂ« nuk e kanĂ« origjinĂ«n nga vendet e pĂ«rmendura mĂ« sipĂ«r duhet t’i nĂ«nshtrohen njĂ« procedure shqyrtimi, çka nĂ«nkupton se duhet tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r njĂ« autorizim pranĂ« MinistrisĂ« pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r ekonominĂ«, para se tĂ« regjistrojnĂ« nĂ« QKB shoqĂ«rinĂ« e tyre apo blerjen e aksioneve tĂ« njĂ« shoqĂ«rie ekzistuese shqiptare. Investitori i huaj nuk mund tĂ« procedojĂ« me regjistrimin nĂ« QKB nĂ«se nuk paraqet autorizimin pĂ«r tĂ« vijuar me investimin. PĂ«r çdo aplikim, rregullorja parashikon se procedura pĂ«r autorizimin, autorizimin me kushte, apo refuzimin e njĂ« investimi tĂ« huaj, nuk mund tĂ« zgjasĂ« mĂ« shumĂ« se 60 ditĂ«.

A po flasim për një mekanizëm kontrolli, parandalimi apo thjesht transparence mbi investimet strategjike?

Ç’ështĂ« e vĂ«rteta, kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me njĂ« mekanizĂ«m shqyrtimi, i cili synon tĂ« shqyrtojĂ« e kontrollojĂ« investimet e huaja nĂ« sektorĂ«t kritikĂ« tĂ« ekonomisĂ« pĂ«r tĂ« parandaluar cenimin e sigurisĂ« kombĂ«tare apo tĂ« rendit publik.

PĂ«r t’u thelluar pak mĂ« shumĂ«, pĂ«r tĂ« pĂ«rcaktuar nĂ«se njĂ« investim apo investitor i huaj mund tĂ« cenoje rendin publik apo sigurinĂ« kombĂ«tare mbahen parasysh tre faktorĂ« kryesorĂ«: nĂ«se investitori i huaj kontrollohet drejtpĂ«rdrejt apo tĂ«rthorazi nga njĂ« vend i tretĂ«, nĂ«se investitori i huaj ka cenuar rendin apo sigurinĂ« e njĂ« vendi tĂ« BE-sĂ« apo nĂ«se ka dyshime se investitori Ă«shtĂ« angazhuar nĂ« aktivitete tĂ« paligjshme apo kriminale.

Cilat janë sektorët që përfshihen për herë të parë në një filtër të tillë institucional?

Rregullorja e BE 2019/452 parashikon ngritjen e një mekanizmi për shqyrtimin e investimeve të huaja direkte në disa sektorë kyç të ekonomisë, ku përfshihen:

  • Infrastruktura kritike (energjia, transporti, uji, shĂ«ndeti, telekomunikacioni, media, ruajtja apo pĂ«rpunimi i tĂ« dhĂ«nave, mbrojtja, infrastruktura zgjedhore apo financiare, etj.);
  • TeknologjitĂ« kritike dhe mallrat me pĂ«rdorim tĂ« dyfishtĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« inteligjencĂ«n financiare, robotikĂ«n, gjysmĂ«-pĂ«rçuesit, sigurinĂ« kibernetike, teknologjitĂ« kuantike apo nukleare, nanoteknologjitĂ« dhe biteknologjitĂ«;
  • Furnizimin e inputeve kritike, si energjinĂ«, materialet e papĂ«rpunuara dhe sigurinĂ« ushqimore;
  • Aksesin nĂ« informacionin sensitiv, duke pĂ«rfshirĂ« tĂ« dhĂ«nat personale apo aftĂ«sinĂ« pĂ«r kontrollin e kĂ«tij informacioni;
  • LirinĂ« dhe pluralizmin e medias.

Qëllimi ynë fillestar ka qenë që zbatimin e Rregullores ta shtrijmë mbi gjithë sektorët e sipër-përmendur.

Megjithatë, gjatë konsultimeve me Komisionin Europian, na u rekomandua që të nisim vetëm me një apo dy sektorë dhe të fokusohemi kryesisht tek ngritja e mekanzimit dhe rritja e kapaciteteve dhe, në një hap të dytë, kur mekanzimi të jetë ngritur e burimet njerëzore të kenë kapacitetet e nevojshme, zbatimi i rregullores mund të shtrihet edhe në sektorët e tjerë.

Ministria e EkonomisĂ« dhe Inovacionit zhvilloi njĂ« analizĂ« tĂ« brendshme dhe propozoi sektorĂ«t e lidhur me “aksesin nĂ« informacionin sensitiv” dhe “lirinĂ« e medias”, duke u bazuar nĂ« numrin e kompanive tĂ« huaja qĂ« ushtrojnĂ« aktivitetin e tyre nĂ« ShqipĂ«ri nĂ« secilin prej sektorĂ«ve tĂ« sipĂ«r-pĂ«rmendur si edhe potencialin pĂ«r cenimin e sigurisĂ« publike tĂ« vendit, sidomos nĂ« konsideratĂ« tĂ« sulmeve kibernetike tĂ« vendit tonĂ« dhe kĂ«rcĂ«nimeve tĂ« luftĂ«s hibride pĂ«rmes fushatave tĂ« dezinformimit.

Megjithatë, projektVKM është ende në bashkërendim ndërinstitucional dhe në konsultim publik dhe në bashkërendim të plotë (ashtu si për çdo akt tjetër të lidhur me integrimin europian), me Komisionin Europian dhe aleatët tanë strategjikë, sektorët e përzgjedhur edhe mund të ndryshojnë.

 

Si do të funksionojë konkretisht procesi i vlerësimit: kush vendos, në çfarë afatesh dhe mbi çfarë kriteresh?

Siç e pĂ«rmenda edhe mĂ« sipĂ«r, njĂ« investitor i huaj nĂ« sektorĂ«t kritikĂ« tĂ« ekonomisĂ«, qĂ« plotĂ«son kriteret pĂ«r t’iu nĂ«nshtruar procedurĂ«s sĂ« shqyrtimit, duhet tĂ« aplikojĂ« pĂ«r autorizim pranĂ« MinistrisĂ« sĂ« EkonomisĂ« dhe Inovacionit. Autorizimi duhet tĂ« merret para se investitori i huaj tĂ« regjistrojĂ« nĂ« QKB shoqĂ«rinĂ« e re apo blerjen e aksioneve tĂ« njĂ« shoqĂ«rie ekzistuese shqiptare.

Struktura përgjegjëse pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit përgatit dokumentacionin dhe ia përcjell Komitetit Ndërministror për Shqyrtimin e Investimeve të Huaja Direkte jo më vonë se 10 ditë nga marrja e aplikimit.

Ky informacion duhet të përmbajë detaje mbi strukturën e pronësisë, origjinën e kapitalit, vendet e tjera ku investitori ushtron aktivitetin, operacionet e biznesit, etj..

Komiteti duhet të marrë një vendim për autorizimin, autorizimin me kushte ose refuzimin e investimit të huaj brenda 30 ditëve. Komiteti ka gjithashtu tagrin të kërkojë dokumentacion shtesë apo të angazhojë ekspertizë.

Si sigurohet që kjo rregullore të mos perceptohet si një pengesë për investimet e huaja?

Duhet të theksojmë që në krye të herës që kjo Rregullore zbatohet vetëm mbi një numër të kufizuar investimesh të huaja direkte.

Së pari, Rregullorja zbatohet vetëm mbi disa sektorë kritikë të ekonomisë dhe investimet e huaja në sektorët e tjerë nuk i nënshtrohen asnjë shqyrtimi.

Së dyti, investimet e huaja direkte që e kanë origjinën nga vendet anëtare të BE-së apo nga vendet aleate, nuk i nënshtrohen shqyrtimit.

Së treti, siç e theksova edhe më sipër, edhe në sektorët kritikë, investimet e huaja i nënshtrohen shqyrtimit vetëm kur ka dyshim se investitori i huaj kontrollohet nga një qeveri e huaj, është i lidhur me organizata terroriste apo kriminale apo ka rrezikuar sigurinë e ndonjë vendi tjetër në të shkuarën.

Gjatë vitit 2024, në gjithë vendet e Bashkimin Europian janë shqyrtuar gjithsej vetëm rreth 5,200 investime të huaja, dhe në 85% të rasteve investimeve të huaja u është dhënë drita jeshile për të vijuar pa pasur nevojë të plotësojnë ndonjë kusht. Vetë raportet e Komisionit Europian sigurojnë se zbatimi i kësaj Rregulloreje nuk e ka ndikuar fare klimën e investimeve të huaja brenda tregut të vetëm europian.

Si ruhet ekuilibri mes sigurisë kombëtare dhe lirisë së tregut?

Synimi kryesor i rregullores është mbrojtja e sektorëve kritikë të ekonomisë që mund të cenojnë sigurinë apo rendin publik, dhe jo cenimi i lirisë së tregut. Duhet të theksojmë se liria e tregut cenohet nga rregullat e funksionimit të tregut dhe jo nga rregullat që shqyrtojnë se cilët aktorë mund të hyjnë në një treg specifik. Pastaj, kjo rregullore ka disa vite që zbatohet në vendet e Bashkimit Europian pa e cenuar fare as lirinë e tregut e as klimën e investimeve.

ÇfarĂ« mĂ«simesh ka nxjerrĂ« BE nga zbatimi i Rregullores 2019/452, veçanĂ«risht pas pandemisĂ« dhe tensioneve gjeopolitike?

Zbatimi i kësaj Rregulloreje ka nisur vetëm katër vjet më parë dhe ajo zbatohet plotësisht nga 24 vende anëtare. Përjashtim bëjnë vetëm Kroacia, e cila po e miraton legjislacionin përkatës vetëm tani, Greqia dhe Qipro. Pavarësisht kohës së shkurtër të zbatimit, ekzistojnë një sërë raportesh që identifikojnë dobësi të Rregullores dhe propozojnë ndërhyrje përmirësuese.

Çështja mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme lidhet me moszbatimin simetrik tĂ« Rregullores nĂ« tĂ« gjitha vendet anĂ«tare pasi sektorĂ«t qĂ« duhet tĂ« pĂ«rfshihen nuk janĂ« pĂ«rcaktuar qartĂ« çka ka bĂ«rĂ« qĂ« vende tĂ« ndryshme i kanĂ« interpretuar ndryshe sektorĂ«t nĂ« tĂ« cilĂ«t investimet e huaja duhet t’i nĂ«nshtrohen shqyrtimit, duke krijuar pabarazi mes vendeve tĂ« ndryshme brenda tregut tĂ« vetĂ«m europian.

Përfshirja e lirisë së medias në këtë rregullore është një element i ndjeshëm si do të garantohet që ajo të mos cenojë pavarësinë editoriale?

Qëllimi i Rregullores nuk ka të bëjë fare me shqyrtimin apo kontrollin e veprimtarisë së investimeve të huaja pasi janë vendosur në vendin tonë dhe mekanizmi i shqyrtimit që do të ngrihet nuk ka asnjë mjet në dispozicion për ndikimin e kësaj veprimtarie. Sa i përket lirisë së medias,

Rregullorja parashikon qĂ« investimet e huaja nĂ« media qĂ« plotĂ«sojnĂ« kriteret e mĂ«sipĂ«rme, duhet t’i nĂ«nshtrohen procedurĂ«s sĂ« shqyrtimit para se transaksionet tĂ« regjistrohen nĂ« QKB.

Pra, një investitor i huaj në media që dëshiron të regjistrojë një media në Shqipëri apo të blejë aksionet e një medie ekzistuese, nëse plotëson kriteret, i nënshtrohet procedurës së shqyrtimit para se media e re apo blerja e aksioneve të regjistrohen në QKB.

Nga momenti i regjistrimit e më pas, media nuk i nënshtrohet më asnjë procedure shqyrtimi, çka e bën të pamundur ndikimin mbi pavarësinë editoriale.

Si do të trajtohen investimet që lidhen me platformat digjitale, të dhënat personale dhe inteligjencën artificiale?

Investimet e huaja nĂ« sektorĂ«t qĂ« po pĂ«rmendni do t’i nĂ«nshtrohen procedurĂ«s sĂ« shqyrtimit njĂ«soj si sektorĂ«t e tjerĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« kĂ«tĂ« Rregullore, qĂ« do tĂ« thotĂ« para se tĂ« regjistrohen nĂ« QKB. Pas marrjes sĂ« autorizimit, veprimtaria e kĂ«tyre investitorĂ«ve do t’i nĂ«nshtrohet mbikĂ«qyrjes nga ana e institucioneve tĂ« specializuara sipas paracaktimeve tĂ« ligjeve tĂ« veçanta sektoriale.

Sa transparent do të jetë procesi i shqyrtimit për publikun dhe biznesin?

NjĂ«soj siç ndodh me çdo akt tjetĂ«r ligjor tĂ« BE, parimi i transparencĂ«s Ă«shtĂ« ndĂ«r mĂ« thelbĂ«sorĂ«t. Edhe nĂ« kĂ«tĂ« rast transparenca pĂ«r biznesin do tĂ« jetĂ« maksimale dhe nĂ« rastet e refuzimeve, Komiteti NdĂ«rministror do t’i vendosĂ« nĂ« dispozicion njĂ« vendim tĂ« detajuar biznesit, i cili, mund edhe tĂ« ankimohet nĂ« GjykatĂ«. Nga ana tjetĂ«r, tĂ« dhĂ«nat shtesĂ« qĂ« do tĂ« vendosen nĂ« dispozionin nga biznesi, do tĂ« konsiderohen konfidenciale dhe do tĂ« trajtohen si tĂ« tilla. Sa i pĂ«rket transparencĂ«s me publikun, Komitetit NdĂ«rministror do tĂ« publikojĂ« çdo vit njĂ« raport tĂ« detajuar mbi veprimtarinĂ« e tij gjatĂ« vitit paraardhĂ«s.

A parashikohen mekanizma ankimi apo rishikimi për investitorët që preken nga një vendim negativ ?

Siç e prekëm pak edhe më sipër, vendimet e Komitetit Ndërministror mund të ankimohen pranë Gjykatës së Tiranës brenda 30 ditëve nga marrja e vendimit.

 

 

The post “Rregulla tĂ« reja pĂ«r sektorĂ« kritikĂ«, si do tĂ« ‘filtrohen’ investimet e huaja” appeared first on Revista Monitor.

2015–2025, rreth 300 mln kredi pĂ«r ujĂ«sjellĂ«sit, por humbjet nĂ« rrjet nuk ndryshojnĂ«

30 December 2025 at 00:02

Qeveria e Shqipërisë ka marrë rreth 589 milionë euro kredi të huaja për të financuar sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, nga të cilat rreth 300 milionë euro janë kredi të marra pas vitit 2015, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Duke pĂ«rfshirĂ« edhe financimet nga buxheti i shtetit dhe tarifat qĂ« paguajnĂ« qytetarĂ«t pĂ«r financimin e shĂ«rbimit, vendi duhet t’i kishte tĂ« zgjidhura tashmĂ« çështjet e furnizimit me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m, por ka ndodhur krejt e kundĂ«rta.

Megjithë këto financime, humbjet e ujit në rrjet janë të njëjta në dekadën e fundit. Të dhënat e Entit Rregullator të Ujit tregojnë se humbjet teknike në rrjet ishin 67 për qind në vitin 2024, ndërsa 64% në vitin 2023 dhe në një nivel të ngjashëm edhe më herët.

Nga rreth qindra projekte tĂ« financuara me kredi tĂ« huaja deri nĂ« vitin 2025, sektori i ujĂ«sjellĂ«s-kanalizimeve ka pĂ«rthithur rreth 599 milionĂ« euro nĂ« periudhĂ«n 1990–2025.

Në një vend me popullsi si Shqipëria, kjo shumë do të mjaftonte për të ndryshuar rrënjësisht furnizimin me ujë. Nëse këto investime do të ishin përqendruar në uljen e humbjeve në rrjet, Shqipëria sot do të ishte shumë pranë furnizimit të pandërprerë me ujë në zonat urbane dhe turistike.

Humbjet aktuale në rrjet janë mbi 60% dhe tregojnë se problemi nuk është te prodhimi i ujit, por te keqmenaxhimi, pasi uji nuk faturohet.

EkspertĂ«t pohojnĂ« se vetĂ«m pĂ«rgjysmimi i humbjeve do tĂ« sillte njĂ« rritje reale tĂ« furnizimit me 30–40%, pa ndĂ«rtuar burime tĂ« reja. Shumica e qyteteve tĂ« mĂ«dha do tĂ« kishin 24 orĂ« nĂ« ditĂ« furnizim me ujĂ«.

Investimet janë shpërndarë në një numër të madh projektesh të vogla, shpesh të fokusuara në ndërtimin e infrastrukturës së re, pa ndërhyrë në mënyrën se si operon sistemi.

Sipas të dhënave zyrtare, kapaciteti mesatar vjetor i të gjitha burimeve të ujit të përdorura për prodhimin e ujit të pijshëm nga shoqëritë ujësjellës-kanalizime të monitoruara për vitin 2021 ishte 495 milionë metra kub. Po në këtë vit, vëllimi i përgjithshëm i ujit të prodhuar ishte 311,2 milionë metra kub, ndërsa kërkesa totale ishte 100 milionë metra kub.

Të dhënat tregojnë se uji total i disponueshëm për të gjitha shoqëritë UK tejkalon kërkesën kombëtare nga konsumatorët që ato shërbejnë me rreth 80%, por ndërkohë qytetet dhe zonat rurale të vendit, në shumë raste, vuajnë nga mungesa e ujit. Uji prodhohet, por nuk shndërrohet në shërbim të qëndrueshëm për konsumatorin./ B.Hoxha

Burimi: Ministria e Financave

The post 2015–2025, rreth 300 mln kredi pĂ«r ujĂ«sjellĂ«sit, por humbjet nĂ« rrjet nuk ndryshojnĂ« appeared first on Revista Monitor.

Sektori fason përballë tranzicionit të gjelbër; Rreziku i një reforme pa industri

30 December 2025 at 00:01

Nga Kryetari i Shoqatës ProEksport Albania Edvin Prençe

 

Sektori fason i manifakturës së veshjeve dhe këpucëve përbën një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë prodhuese shqiptare. Me mbi 700 ndërmarrje aktive, rreth 65 mijë të punësuar, kryesisht gra dhe me një peshë që arrin rreth 30% të totalit të eksporteve të mallrave, ky sektor ka mbajtur gjallë eksportet, punësimin dhe stabilitetin social në dekadat e fundit.

VetĂ«m nĂ« vitet e fundit, eksportet e tekstileve dhe kĂ«pucĂ«ve kanĂ« gjeneruar 1.2–1.4 miliardĂ« euro nĂ« vit, duke qenĂ« kontribuuesi kryesor nĂ« bilancin tregtar. MegjithatĂ«, sot ai po pĂ«rballet me njĂ« sfidĂ« tĂ« re, mĂ« komplekse se çdo krizĂ« e mĂ«parshme: tranzicionin mjedisor dhe kalimin drejt ekonomisĂ« qarkulluese, nĂ« njĂ« kontekst ku politikat po ecin mĂ« shpejt se realiteti industrial.

Programi Kombëtar për Parandalimin e Krijimit të Mbetjeve (PKPM), i miratuar së fundmi, përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përafrimit me standardet e Bashkimit Europian dhe Kapitullin 27 të acquis. Por, nga këndvështrimi i sektorit, dokumenti ngre shqetësime serioze për mënyrën se si po projektohet ky tranzicion: me detyrime të qarta, por pa instrumente reale mbështetëse për industrinë prodhuese.

Së pari, sektori i tekstileve dhe këpucëve identifikohet qartë si një nga sektorët industrialë që gjeneron mbetje. Kjo është e vërtetë. Ajo që mungon, megjithatë, është dallimi thelbësor midis prodhuesit final dhe fasonit. Pjesa dërrmuese e ndërmarrjeve shqiptare operojnë si nënkontraktorë (me procese si: prerje, qepje dhe paketim), pa kontroll mbi dizajnin, lëndën e parë, fibrat, ambalazhin apo kimikatet. Trajtimi i tyre në politikë bërje sikur të ishin prodhues finalë krijon një keq vendosje strukturore: kërkesa që nuk përputhen me kompetencat reale të ndërmarrjes.

Së dyti, PKPM parashikon zbatimin e Teknikave më të Mira të Disponueshme (TMD) dhe standardeve të reja mjedisore si bazë për lejet mjedisore. Në parim, kjo është e drejtë. Në praktikë, për një sektor të përbërë kryesisht nga NVM, të cilat operojnë me marzhe të ulëta dhe presion të vazhdueshëm në çmime nga tregjet ndërkombëtare, pa akses në financime të buta, pa grante kombëtare dhe pa një fond tranzicioni industrial, kjo përbën rrezik real për penalizim, humbje konkurrence dhe, në rastin më të keq, mbyllje aktiviteti.

Problemi thellohet nga mungesa totale e instrumenteve financiare të dedikuara. Dokumenti pranon se mungesa e inovacionit dhe teknologjisë pengon parandalimin e mbetjeve në industri, por nuk ofron asnjë mekanizëm konkret për ta adresuar këtë hendek. Nuk parashikohen grante, kredi të garantuara, lehtësi fiskale apo skema bashkëfinancimi për teknologji të pastra, riciklim industrial apo eficiencë burimesh. Tranzicioni kërkohet, por barra financiare lihet plotësisht mbi ndërmarrjet, në një kohë kur kostot e energjisë, punës dhe certifikimeve po rriten njëkohësisht.

Një tjetër element shqetësues është pabarazia konkurruese në treg. Politikat evropiane të eko-projektimit dhe pasaportës digjitale të produktit po rrisin standardet për produktet e BE-së, ndërsa importet nga vende jo-BE vijojnë të hyjnë me standarde më të ulëta mjedisore dhe kosto më të lira. Në këtë kontekst, prodhimi vendas ndodhet i shtrydhur nga të dyja anët: presion për standarde më të larta dhe konkurrencë nga produkte më të lira, pa mekanizma mbrojtës ose kompensues në politikat fiskale, doganore apo industriale.

Po aq problematike Ă«shtĂ« mungesa e treguesve sektorialĂ« specifikĂ«. PKPM flet pĂ«r objektiva kombĂ«tarĂ« dhe tregues horizontalĂ«, por nuk vendos asnjĂ« tregues  tĂ« matshĂ«m pĂ«r mbetjet tekstile, mbetjet nga prerja, riciklimin e fibrave apo menaxhimin e “deadstock/tepricave tĂ« prodhimit”. Pa tregues, nuk ka as monitorim real dhe as politika korrigjuese, duke e lĂ«nĂ« sektorin nĂ« njĂ« zonĂ« gri midis detyrimit dhe pasigurisĂ«.

Së fundi, dokumenti anashkalon rolin e shoqatave sektoriale dhe dialogun e strukturuar me grupet e interesit. Kjo mungesë reflektohet edhe në proceset më të gjera të vendimmarrjes ekonomike, përfshirë mosdiskutimin real me sektorët prodhues/eksportues në fazën e përgatitjes së Buxhetit 2026, ku nuk janë parashikuar linja të dedikuara mbështetëse për tranzicionin e gjelbër dhe inovacion të industrisë së lehtë. Politikat mjedisore, fiskale dhe buxhetore po ecin në paralel, pa u takuar në një strategji të unifikuar industriale.

Shoqata si ProEksport Albania nuk janë thjesht aktorë konsultativë, por mekanizma funksionalë për implementim, trajnim, vetërregullim dhe marrëveshje vullnetare sektoriale.

Nëse tranzicioni mjedisor ndërtohet pa industri dhe pa dialog me grupet e interesit, rrezikojmë ta kthejmë një reformë të domosdoshme në një krizë ekonomike dhe sociale. Ajo që kërkohet nuk është shtyrja e standardeve, por ndërtimi i një rruge realiste: fazë tranzitore, mbështetje financiare, diferencim i roleve në zinxhirin e vlerës dhe përfshirje aktive e sektorit në hartimin e politikave dhe të buxheteve vjetore.

Sektori Manifakturë i veshjeve dhe këpucëve është gati të bëjë pjesën e tij. Pyetja është nëse politikat publike dhe procesi buxhetor janë gati ta trajtojnë industrinë si pjesë të zgjidhjes, dhe jo vetëm si burim problemi.

 

The post Sektori fason përballë tranzicionit të gjelbër; Rreziku i një reforme pa industri appeared first on Revista Monitor.

Yesterday — 29 December 2025Ekonomi

Fondet publike për kërkim shkencor vetëm 0,3% e PBB-së, nuk shkojnë aty ku duhet

29 December 2025 at 15:23

Shqipëria ka alokuar në vitin 2024 rreth 0,3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për aktivitetet e kërkimit shkencor dhe zhvillimit, sipas statistikave të publikuara për herë të parë nga Instituti i Statistikave (INSTAT) sot .

Të dhënat tregojnë një nivel të ulët të financimit publik për kërkimin dhe inovacionin, në një kohë kur këto fusha konsiderohen kyçe për rritjen afatgjatë dhe konkurrueshmërinë ekonomike të vendit

Pjesa dërrmuese e fondeve të buxhetit të shtetit është përqendruar te institucionet e arsimit të lartë, të cilat kanë përfituar 54,7% të totalit të financimeve për kërkim dhe zhvillim. Pas tyre renditet sektori qeveritar me 43,8%, ndërsa OJF-te kane përfituar vetëm 1,5% të fondeve të alokuara.

Sipas klasifikimit tĂ« objektivave socio-ekonomike (NABS), mbi gjysmĂ«n e fondeve, 52,6% janĂ« orientuar drejt “pĂ«rmirĂ«simit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« njohurive”, pĂ«rmes kĂ«rkimit dhe zhvillimit tĂ« financuar nga universitetet. Ky orientim tregon se prioriteti kryesor i financimit publik mbetet mbĂ«shtetja universiteteve, mĂ« shumĂ« sesa zhvillimi i kĂ«rkimit tĂ« aplikuar apo projekteve tĂ« lidhura drejtpĂ«rdrejt me sektorĂ«t ekonomikĂ«.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë gjithashtu se fusha si arsimi, energjia, bujqësia, shëndetësia dhe teknologjia industriale marrin vetëm një pjesë relativisht të vogël të fondeve totale, ndërsa investimet në kërkim për transportin, telekomunikacionin dhe infrastrukturën mbeten të kufizuara.

Strukturë aktuale e financimit nuk shkon në projekte të orientuara nga nevojat konkrete të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.

INSTAT klasifikon “KĂ«rkimi dhe Zhvillimi (K&Zh)” njĂ« punĂ« kreative dhe sistematike e ndĂ«rmarrĂ« me qĂ«llim tĂ« rritjes sĂ« stokut tĂ« njohurive, duke pĂ«rfshirĂ« njohuritĂ« pĂ«r njerĂ«zimin, kulturĂ«n dhe shoqĂ«rinĂ« dhe pĂ«r tĂ« krijuar aplikacione tĂ« reja nga njohuritĂ« e fituara.

Kërkimi shkencor përfshin punën kreative dhe hulumtimin origjinal të ndërmarrë mbi baza sistematike për të fituar njohuri të reja, duke përfshirë njohuritë për njerëzimin, kulturën dhe shoqërinë.

Të dhënat e përpunuara nga INSTAT lidhen me parashikimet e buxhetit, jo me shpenzimet në fund të vitit kalendarik.

 

 

 

The post Fondet publike për kërkim shkencor vetëm 0,3% e PBB-së, nuk shkojnë aty ku duhet appeared first on Revista Monitor.

Bullgaria përgatitet për adoptimin e euros mes entuziazmit dhe skepticizmit

By: Megi Dumi
29 December 2025 at 15:02

Bankat, bizneset dhe blerĂ«sit nĂ« Bullgari po pĂ«rgatiten kĂ«tĂ« javĂ« t’i thonĂ« lamtumirĂ« monedhĂ«s lev, nĂ« prag tĂ« kalimit te euro mĂ« 1 janar, njĂ« moment i shumĂ«pritur qĂ« po pĂ«rballet me entuziazĂ«m, skepticizĂ«m dhe, pĂ«r disa, edhe me zemĂ«rim.

Bullgaria, vendi buzë Detit të Zi në kufirin juglindor të Bashkimit Europian, do të jetë vendi i 21-të që i bashkohet zonës së euros, pasi këtë vit përmbushi kriteret formale të anëtarësimit, përfshirë inflacionin, deficitin buxhetor, kostot afatgjata të huamarrjes dhe stabilitetin e kursit të këmbimit.

Ky hap vjen dy vjet pasi Kroacia u bashkua në janar 2023, vendi i fundit që e bëri këtë, dhe do ta çojë numrin e Europianëve që përdorin këtë monedhë në mbi 350 milionë. Anëtarësimi në Eurozonë, përveç përdorimit të kartëmonedhave dhe monedhave euro, nënkupton gjithashtu një vend në Këshillin Drejtues të Bankës Qendrore Europiane, që përcakton normat e interesit.

Ndërsa qeveri të njëpasnjëshme bullgare janë përpjekur ta ndërmarrin këtë hap që prej anëtarësimit në BE në vitin 2007, vendi ballkanik me 6.7 milionë banorë është i ndarë për këtë çështje, tregojnë sondazhet, edhe pse bizneset janë kryesisht pro.

Dyshime mes disa bullgarëve

Disa kanë frikë se euro do të rrisë çmimet, ose janë dyshues ndaj establishmentit politik vendas, i cili ndodhet në një krizë që çoi në dorëheqjen e qeverisë këtë muaj, mes protestave të gjera kundër rritjeve të propozuara të taksave.

Në një vend me lidhje historike kulturore dhe politike me Rusinë, shumëkush është i kujdesshëm ndaj një afrimi të mëtejshëm me Europën.

“Jam kundĂ«r, sĂ« pari sepse leva Ă«shtĂ« monedha jonĂ« kombĂ«tare,” tha njĂ« pensionist nga Sofja, Emil Ivanov, i intervistuar teksa bĂ«nte pazar. “SĂ« dyti, Europa po shkon drejt shkatĂ«rrimit, gjĂ« qĂ« e ka pĂ«rmendur edhe presidenti amerikan (Donald Trump) nĂ« strategjinĂ« e re tĂ« sigurisĂ« kombĂ«tare.

“Mund tĂ« mos jem gjallĂ« kur kjo (shkatĂ«rrimi i BE-sĂ«) tĂ« ndodhĂ«, por atje po shkojnĂ« tĂ« gjitha gjĂ«rat.”

Bizneset janë përgatitur 

Disa analistë politikë thanë se fushata për promovimin e euros ka qenë e dobët dhe se njerëzit e moshuar, veçanërisht në zonat e largëta, do ta kenë të vështirë të përshtaten. Ata shtuan se mungesa e një qeverie të qëndrueshme mund ta ndërlikojë më tej ndryshimin.

MegjithatĂ«, nĂ« rrugĂ«t dhe dyqanet e Sofjes, bizneset janĂ« pĂ«rgatitur. Çmimet e gjithçkaje, nga frutat te shishet e verĂ«s, shfaqen si nĂ« leva ashtu edhe nĂ« euro. Reklama tĂ« financuara nga qeveria tregojnĂ« kursin e kĂ«mbimit euro–leva me njĂ« mesazh qĂ« thotĂ«: “E kaluar e pĂ«rbashkĂ«t. E ardhme e pĂ«rbashkĂ«t. MonedhĂ« e pĂ«rbashkĂ«t.” Reklama televizive kanĂ« paralajmĂ«ruar gjithashtu ndryshimin e afĂ«rt.

Disa e kanĂ« mirĂ«pritur kĂ«tĂ« hap. “Jo vetĂ«m tĂ« moshuarit, por edhe tĂ« gjithĂ« tĂ« rinjtĂ« mund tĂ« udhĂ«tojnĂ« lehtĂ«sisht duke pĂ«rdorur euro, nĂ« vend qĂ« tĂ« duhet tĂ« kĂ«mbejnĂ« para,” tha Veselina Apostovlova, njĂ« pensioniste qĂ« po bĂ«nte pazar nĂ« Sofje.

Edhe bizneset që shesin mallra përtej kufijve janë mbështetëse.

Natalia Gadjeva, pronare e kantinĂ«s sĂ« verĂ«s Dragomir Estate nĂ« LuginĂ«n e TrakisĂ«, i tha Reuters: “PĂ«r mua, gjĂ«ja mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« qĂ« do tĂ« eliminohen tĂ« gjitha operacionet qĂ« lidhen me konvertimin e monedhĂ«s dhe ribĂ«rjen e faturave nĂ« euro dhe mĂ« pas nĂ« leva.” / Reuters

The post Bullgaria përgatitet për adoptimin e euros mes entuziazmit dhe skepticizmit appeared first on Revista Monitor.

Kosova ishte investitori kryesor në Shqipëri për 9-mujorin 2025

29 December 2025 at 13:16

Kosova është investitori kryesor në Shqipëri për këtë vit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet nga Kosova për tremujorin e tretë arritën shifrën rekord të 90 milionë eurove, katër herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për të gjithë 9-mujorin, investimet direkte nga Kosova prekën shifrën e 153 milionë eurove, me një rritje prej 139% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e investimeve nga Kosova është e lidhur kryesisht me disa blerje të rëndësishme të ndërmarrjeve nga Kosova në tregun shqiptar.

Në muajin korrik, kompania nga Kosova, Viva Fresh, mbylli blerjen e zinxhirit të dytë më të madh të shitjeve me pakicë në Shqipëri, Spar Albania. Sipas kontratës së nënshkruar mes palëve, operacioni kishte vlerën e 36.4 milionë eurove.

Viva Fresh zotëron rrjetin më të madh të shitjeve me pakicë në Kosovë dhe është në pronësi të biznesmenit Xhevdet Rexhepi. Rrjeti është i pranishëm në aktivitetin e shitjeve me pakicë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, nëpërmjet markave Viva Fresh Store dhe Super Kit Go.

Ndërsa në fillim të muajit shtator, kompania me kapital nga Kosova, ALBI Holding finalizoi blerjen e kompanisë së tregtimit të veshjeve, Fashion Group Albania (FGA), nga grupi shqiptar i biznesit Balfin. Vlera e transaksionit të shitblerjes ishte rreth 7.6 milionë euro.

Shoqëria blerëse Albi Holding është pjesë e Albi Group, që zotëron në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut rrjetin e dyqaneve të modës të disa markave ndërkombëtare.

Një tjetër blerje e rëndësishme u shënua në tremujorin e fundit të vitit, kur shoqëria KAN shpk njoftoi publikisht blerjen e Global Fast Food Albania, kompanisë që zotëronte të drejtën e markës globale të fast food-eve, KFC për Shqipërinë. KAN, nga ana e saj, zotëron të drejtat e kësaj marke për Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Me blerjen e Global Fast Food Albania, KAN do të kontrollojë markën KFC edhe në tregun shqiptar.

KAN është një kompani e regjistruar në Kosovë, me pronar të vetëm biznesmenin Fatmir Zymberi. Grupi i tij i biznesit është i pranishëm në Shqipëri prej vitesh, nëpërmjet kompanisë Scandinavian Living, që zotëron të drejtën e përdorimit të markës daneze Jysk për Shqipërinë dhe vende të tjera të rajonit.

Stoku i investimeve nga Kosova në fund të 9-mujorit 2025 arriti në 550 milionë euro, në rritje me 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Investitori i dytë më i madh edhe për vitin 2025 është Italia, me një fluks total prej 137 milionë eurosh për 9-mujorin e vitit 2025. Investimet italiane kanë rënë me 7.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe orientohen sidomos në aktivitetet e shërbimeve.

Stoku i investimeve italiane në fund të tremujorit të tretë ka arritur tashmë në 1.84 miliardë euro, në rritje me 10.5% krahasuar me një vit më parë.

Hollanda ka zbritur në vendin e tretë mes investitorëve të huaj për 2025. Vlera e investimeve hollandeze për 9-mujorin 2025 megjithatë u rrit në 130 milionë euro, 10% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa stoku i investimeve hollandeze ka arritur vlerën e 2.68 miliardë eurove, në rritje me 8.7% krahasuar me të njëjtën periudhë një viti më parë.

Megjithatë, duke përjashtuar kompaninë Shell (që ndërpreu operacionet në Shqipëri vitin e kaluar), vlerat e larta të investimeve hollandeze në vitet e fundit lidhen kryesisht me faktin se Hollanda është një nga vendet e preferuara në Europë për të regjistruar kompani holding, me qëllim kontrollin e investimeve ndërkombëtare të grupeve të ndryshme të biznesit. Hollanda preferohet për regjistrimin e kompanive offshore, është sepse legjislacioni i atjeshëm garanton një shkallë të lartë konfidencialiteti lidhur me pronësinë e aksioneve, por edhe sepse ka një rrjet të gjerë të marrëveshjeve me vende të tjera të Botës për shmangien e tatimit të dyfishtë.

Investitor tjetër i rëndësishëm i huaj ngelet Turqia. Për 9-mujorin 2025, flukset e reja të investimeve të kompanive me kapital turk arritën vlerën e 128 milionë eurove, por me rënie prej 37% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa stoku i investimeve turke në fund të shtatorit 2025 ka arritur në 1.35 miliardë euro, në rritje me 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Burimi: Banka e Shqipërisë

Bizneset e Kosovës po ikin drejt Shqipërisë

Pse kompanitë e Kosovës po zbarkojnë në Shqipëri

 

 

The post Kosova ishte investitori kryesor në Shqipëri për 9-mujorin 2025 appeared first on Revista Monitor.

Një e treta e investimeve të huaja këtë vit shkoi për prona, rritje me 50% për 9-mujorin

29 December 2025 at 12:43

Sektori i pasurive të paluajtshme po dominon investimet e huaja për të katërtin vit radhazi, me një peshë gjithnjë e më të lartë.

Investimet e huaja në prona në tremujorin e tretë të vitit 2025 arritën në 150 milionë euro, 70% më shumë krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar.

Për të gjithë 9-mujorin 2025, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme arritën vlerën e 403 milionë eurove. Vlera e investimeve të huaja në prona është rritur me 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Investimet në këtë sektor përbëjnë më shumë 33% të investimeve të huaja për këtë vit, nga 23% që zinin një vit më parë.

Blerjet e shtetasve të huaj në vitet e fundit kanë qenë një faktor me peshë në tregun e pronave në Shqipëri dhe kanë luajtur një rol të konsiderueshëm në rritjen e çmimit të pronave, veçanërisht në zonat bregdetare të vendit.

Pas pasurive të paluajtshme, sektori me vlerën më të lartë të investimeve të huaja është ai financiar. Vlera e investimeve të huaja në degën e aktiviteve financiare dhe të sigurimit për 9-mujorin 2025 arriti në 219 milionë euro, në rritje me 6.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e vlerës së investimeve të huaja në këtë sektor në vitet e fundit ka qenë  kryesisht e lidhur me rritjen e kapitalit dhe investimeve nga subjektet ekzistuese në treg.

Kuadri i ri i rregullator, që ka nisur të zbatohet prej vitit 2019, ka detyruar bankat të rrisin gradualisht kapitalin aksionar. Rritja e fitimeve të bankave në vitet e fundit ka ndikuar pozitivisht edhe ecurinë e fitimeve të riinvestuara.

Ndërkohë, në vitin 2025 ka një rikthim të interesit të investitorëve të rinj në sektorin bankar. Banka e Shqipërisë ka dhënë miratimin për hyrjen në treg të dy bankave të reja, degës së bankës turke Ziraat dhe bankës dixhitale, Jet Bank.

Sektorët e tjerë tradicionalisht me peshë në investimet e huaja, si industria apo energjetika këtë vit paraqiten në rënie.

Sektori i tretë për nga vlera e investimeve të huaja është ai i industrisë nxjerrëse. Për 9-mujorin 2025, investimet në sektorin e industrisë nxjerrëse arritën në 134 milionë euro. Megjithatë, investimet në këtë sektor kanë pësuar rënie me 17% krahasuar me një vit më parë. Flukset në këtë sektor konsistojnë kryesisht në fitime të riinvestuara të kompanive ekzistuese në aktivitetin e nxjerrjes së naftës bruto. Një ndikim në rënien e investimeve të huaja në këtë sektor, për të dytin vit radhazi, mund të ketë pasur edhe vendimi i kompanisë Shell për ndërprerjen e operacioneve në Shqipëri.

Në rënie paraqitet gjithashtu edhe dega e industrisë përpunuese. Për 9-mujorin, investimet e huaja në këtë sektor arritën në 77 milionë euro, në ulje me 62% krahasuar me një vit më parë.

Sektori energjetik renditet i pesti për nga vlera e investimeve të huaja direkte, me 92 milionë euro për 9-mujorin 2025. Megjithatë, edhe në këtë sektor vlera e investimeve të huaja paraqitet në rënie, me 26% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Energjetika udhëhoqi rritjen e investimeve të huaja direkte në Shqipëri për vite me radhë, kryesisht falë investimit madhor në gazsjellësin TAP, por edhe projekteve të tjera, sidomos në energjinë hidrike. Në vitet e fundit, ka një rritje të interesit kryesisht në ndërtimin e parqeve fotovoltaike, që prodhojnë energji diellore.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja direkte në 9-mujorin e parë të vitit arritën një shifër rekord prej 1.21 miliardë eurosh, niveli më i lartë historik i regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit. Vlera e investimeve të huaja direkte deri tani këtë vit paraqitet në rritje me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Një e treta e investimeve të huaja këtë vit shkoi për prona, rritje me 50% për 9-mujorin appeared first on Revista Monitor.

AKEP përgatit rregullore të re për autorizimin e ofrimit të shërbimeve të komunikimit

29 December 2025 at 12:00

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka pĂ«rgatitur njĂ« projetkrregullore tĂ« re pĂ«r zbatimin e regjimit tĂ« autorizimit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m. Regjimi i autorizimit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m pĂ«rfshin ato shĂ«rbime qĂ« operatorĂ«t e komunikimeve elektronike mund t’i ofrojnĂ« me njoftim nĂ« AKEP.

Rregullorja aktualisht në fuqi parashikon që çdo subjekt është i lirë të ofrojë rrjete dhe shërbime të komunikimeve elektronike në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me kërkesat e këtij ligji, kundrejt autorizimit të lëshuar nga AKEP, me përjashtim të rasteve kur rrjetet dhe/ose shërbimet e komunikimeve elektronike nuk kanë qëllime fitimi dhe kur nuk janë të disponueshme për publikun ose përdoren vetëm për nevoja të përdorimit privat ose për nevoja të brendshme të institucioneve.

Ndërsa projektrregullorja e re përcakton se çdo sipërmarrës që synon të ofrojë rrjete apo shërbime të komunikimit elektronik në territorin e Republikës së Shqipërisë të disponueshme për publikun, përveç shërbimeve ndërpersonale që nuk bazohen në numra, ka detyrimin të njoftojë në AKEP .

Ligji parashikon qĂ« AKEP i regjistron operatorĂ«t ose ofruesit e shĂ«rbimeve nĂ« bazĂ«n e tĂ« dhĂ«nave elektronike brenda shtatĂ« ditĂ«ve nga marrja e njoftimit dhe njofton regjistrimin e tyre me shkrim. AKEP do tĂ« lĂ«shojĂ« CertifikatĂ«n e Konfirmimit pĂ«r çdo sipĂ«rmarrĂ«s, pas njoftimit dhe regjistrimit nĂ« Regjistrin e Autorizimit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m, sipas Nenit 27 tĂ« Ligjit “PĂ«r komunikimet Elektronike”. PĂ«r shĂ«rbimin, AKEP do tĂ« aplikojĂ« njĂ« tarifĂ« prej 50 mijĂ« lekĂ«sh. Tarifa do aplikohet vetĂ«m njĂ« herĂ« pĂ«r regjistrimin e parĂ« tĂ« sipĂ«rmarrĂ«sit nĂ« regjistrin e ri tĂ« Autorizimit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m.

Ndërsa lëshimi i Certifikatës së Konfirmimit të Ndryshimeve të të dhënave në regjistrin e autorizimit të përgjithshëm do të ketë një tarifë prej 20 mijë lekësh. Certifikata do të lëshohet në rastet e njoftimit nga sipërmarrësi të ndryshimeve të ndodhura në informacionin e dhënë fillestar ose atë pararendës.

Një kërkesë shtesë që parashikohet në projektrregulloren e re është se sipërmarrësi duhet të depozitojë në AKEP brenda 3 muajve nga data e fillimit të ofrimit të shërbimit kontratat e punës së punonjësve, shoqëruar me dokumentacionin që vërteton edukimin dhe kualifikim profesional të tyre, me qëllim garantimin e ofrimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike, si edhe vërtetim të pagesave të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Ndër kushtet e autorizimit të përgjithshëm, projektrregullorja përcakton edhe një afat prej 15 ditësh (nga marrja e njoftimit prej AKEP) për kryerjen e pagesave administrative ose tarifave për të drejtat e përdorimit të burimeve të kufizuara, depozitimin e bilancit vjetor dhe raportit të ekspertit kontabël, nëse aplikohet.

Kushte të tjera të përcaktuara në regjimin e autorizimit të përgjithshëm janë mbrojtja e të dhënave personale dhe mbrojtjen specifike të privatësisë në komunikimet elektronike, lejimi i përgjimit nga autoritetet kompetente, të përcaktuara në legjislacionin në fuqi, detyrimet e aksesit dhe interkoneksionit, detyrimet për transparencë ndaj ofruesve të rrjeteve të komunikimeve elektronike të disponueshme për publikun, etj.

Projektrregullorja parashikon që ofrimi i rrjeteve ose shërbimeve të komunikimeve elektronike nga sipërmarrësit, mund të kufizohet nga AKEP, kur kjo është e nevojshme për arsye të interesit publik, sigurisë publike ose shëndetit publik./ E.Shehu

 

 

The post AKEP përgatit rregullore të re për autorizimin e ofrimit të shërbimeve të komunikimit appeared first on Revista Monitor.

Zgjedhjet e përgjithshme të parakohëshme në Kosovë: VV Fituese. Rezultati në kohë rekord

29 December 2025 at 11:28

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur fitore bindëse në zgjedhjet e parakohshme të së dielës.

Sipas rezultateve preliminare të LVV-ja ka rritjen më të madhe me 49.3 për qind të votave ose 429 mijë e 979 vota, 7 për qind më shumë krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit, pa i llogaritur votat nga diaspora, votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Ky rezultat ia mundëson asaj ta krijojë qeverinë e vetme, me komunitetet joshumicë joserbe.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilave u paraprinë përplasjet disamuajshe ndërmjet partive politike, bllokadat institucionale dhe fjalori polarizues përfunduan me një fitore bindëse të Lëvizjes Vetëvendosje.

 

Kontrasti me Shqipërinë, rezultat në kohë rekord

Ndryshe nga sa ndodh në Shqipëri, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë publikoi të dhënat zgjedhore në kohë rekord. Vetëm një orë pas mbylljes së qendrave të votimit u bë publike pjesëmarrja, ndërsa brenda rreth tre orësh u shpallën edhe rezultatet paraprake. Ky ritëm i shpejtë i transparencës krijoi qartësi për publikun dhe aktorët politikë, duke ulur hapësirën për spekulime dhe tensione paszgjedhore. Në Shqipëri, përkundrazi, u deshën gati dy javë për të nxjerrë të dhënat përfundimtare, pavarësisht investimeve të konsiderueshme në infrastrukturën zgjedhore dhe digjitalizimin e proceseve. Kjo vonesë rikthen pikëpyetje mbi eficiencën institucionale dhe përdorimin real të teknologjisë, duke treguar se investimet nuk mjaftojnë pa transparencë, organizim dhe përgjegjësi në administrimin e procesit zgjedhor.

 

Si ndryshoi votimi me zgjedhjet e para një viti

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, LVV-ja shënoi rritjen më ta madhe, duke fituar mbi 49 për qind të votave ose rreth 430 mijë vota. Rritje krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti, kur VV-ja fitoi 396 mijë e 787 vota apo 42,30 për qind.

Në vendin e dytë është renditur Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21,01 për qind ose 183,258 vota, rezultat afërsisht i ngjashëm me atë të shkurtit, apo një rritje prej 1 për qind.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shënuar rënien më të madhe krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit, duke marrë 13,56 për qind të votave, përkatësisht 118 mijë e 490 vota. Në zgjedhjet e fillimvitit, LDK-ja pati marrë 171 mijë e 357 apo 18,27 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), mbështetur në rezultatet preliminare ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor me 5,68 për qind ose 49,571 vota.

Nisma Socialdemokrate nuk ka arritur ta çajë pragun duke mbetur nën të me vetëm 1,72 për qind të votave.

Lista Serbe si partia më e madhe serbe ka deklaruar se i ka siguruar të gjitha dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb. Kryetari i Listës, Zllatan Ellek në një konferencë për media ka thënë se partia që ai udhëheq i ka marrë 90 për qind të votave të komunitetit serb dhe të gjitha ulëset në Kuvend.

Partia e Rashiqit deri tash ka marrë 4388 vota apo më shumë se 11 për qind të votave që kanë shkuar për partitë e komunitetit serb. Rashiqi kishte siguruar një ulëse edhe në zgjedhjet e shkurtit. Si i vetmi deputet i partisë së tij, ai u zgjodh nënkryetar nga komuniteti serb pas refuzimit të shumicës në legjislaturën e nëntë për të votuar propozimet nga Lista Serbe.

Nga selia e Vetëvendosjes, kandidati për mandatin e tretë qeverisës, Albin Kurti, u është drejtuar qytetarëve si fitues i zgjedhjeve, tek tha se janë rrugës për ta thyer edhe rekordin e 21 shkurtit të vitit 2021.

“MĂ« 9 shkurt fitoi LĂ«vizja VetĂ«vendosje, mĂ« 28 dhjetor fitoi populli dhe Republika e KosovĂ«s. Urime fitorja mĂ« e madhe nĂ« histori tĂ« vendit”, ka thĂ«nĂ« ai.

Kurti tutje u shpreh se sapo tĂ« certifikohen rezultatet, do tĂ« krijojnĂ« institucionet dhe tĂ« vazhdojnĂ« punĂ«t. PĂ«rmendi marrĂ«veshjet ndĂ«rkombĂ«tare, duke thĂ«nĂ« se pret bashkĂ«punimin me partitĂ« opozitare pĂ«r t’i çuar pĂ«rpara tek ato i falĂ«nderoi edhe pĂ«r kampanjĂ«n zgjedhore.

Kurse, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka marrë përgjegjësinë për rezultatin në zgjedhjet e 28 dhjetorit, në një paraqitje pak para mesnatës të dielën. Ai ka njoftuar se ditëve në vijim do ta ftojë Kuvendin e partisë për të shqyrtuar të gjitha çështjet dhe përgjegjësitë si kryetar.

Ai ka deklaruar se rezultati i LDK-së nuk është ai që e kanë pritur dhe ky do të jetë moment reflektimi, tek shtoi se e respekton verdiktin e qytetarëve.

“KĂ«to pesĂ« vjet, kam vepruar ashtu siç kam besuar se Ă«shtĂ« mĂ« e mira pĂ«r LDK-nĂ«. MegjithatĂ«, sot them hapur nuk kam arritur ta çojĂ« LDK-nĂ« aty ku duhet tĂ« jetĂ«. Kemi ndĂ«rtuar ekip tĂ« mirĂ«, kemi ndĂ«rtuar fushatĂ« tĂ« dinjitetshme, por ky Ă«shtĂ« verdikti qytetar dhe pĂ«rulemi para tij. Qytetari gjithmonĂ« ka tĂ« drejtĂ«â€.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një deklarimi pas mbylljes së kutive të votimit ka thënë se i kanë 8 për qind apo 9 ulëse në Kuvend, tek shtoi se dështon koalicioni me PDK-në e LDK-në

“AAK-ja nuk ka vĂ«nĂ« dhe nuk qet kushte pĂ«r opozitĂ«n. Por tani Ă«shtĂ« momenti qĂ« tĂ« reflektojmĂ«. Nga ne tĂ« dy partitĂ« e kanĂ« njĂ« partner dhe jemi tĂ« gatshĂ«m pĂ«r bashkĂ«punim e t’i japin shumicĂ«n”, ka thĂ«nĂ« ai.

Nga kampi i PDK-së që doli si parti e dytë nuk pati deklarim pas rezultateve, vetem gjatw ditws sw sotme wshtw parlajmeruar njw konfernecw pwr media.

Derisa, ish-deputet i PDK-së, Artan Behrami derisa ka postuar një fotografi të kryetarit të PDK-së, njëherit dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza ka thënë se roli i tij ka qenë thelbësor, jo vetëm si autoritet politik, por edhe si figurë me peshë morale.

“NĂ« njĂ« periudhĂ« vendimtare pĂ«r PartinĂ« Demokratike tĂ« KosovĂ«s, roli i Bedri HamzĂ«s ka qenĂ« thelbĂ«sor – jo vetĂ«m si autoritet politik, por edhe si figurĂ« me peshĂ« morale. GjatĂ« pesĂ« viteve tĂ« fundit, ai ka dhĂ«nĂ« njĂ« kontribut qĂ« tejkalon angazhimin e shumĂ«kujt nĂ« gjithĂ« historinĂ« 26-vjeçare tĂ« PDK-sĂ«. Me pĂ«rkushtim tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m, ka sakrifikuar kohĂ«, energji dhe karrierĂ« personale pĂ«r tĂ« mbajtur tĂ« qĂ«ndrueshme partinĂ« dhe pĂ«r tĂ« mbrojtur vlerat mbi tĂ« cilat ajo Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar”.

Eugen Cakolli nga KDI, ka treguar se bazuar në rezultatet dhe trendin e deritanishëm, Lëvizja Vetëvendosje pritet të sigurojë 56 mandate, tetë më shumë se në zgjedhjet e kaluara, ndërsa PDK do të ketë 23 mandate, LDK 15 dhe AAK 6 mandate.

Sipas tij, Lista Serbe pritet të ketë 9 mandate, ndërsa komunitetet jo-shumicë ndajnë mandatet e mbetura.

Cakolli thekson se me procesimin e votave tĂ« mbetura brenda KosovĂ«s, ndryshime tĂ« vogla mund tĂ« ndodhin mes LVV-sĂ«, PDK-sĂ« dhe LDK-sĂ«. MegjithatĂ«, rreth 50–60 mijĂ« vota nga diaspora mund tĂ« ndikojnĂ« nĂ« rezultatin pĂ«rfundimtar, ku LVV mund tĂ« arrijĂ« deri nĂ« 57 mandate, ndĂ«rsa lĂ«vizje tĂ« vogla priten edhe te PDK dhe LDK.

Sipas rezultateve dhe trendit të deritanishëm, ndarja e mandateve është si vijon:

‱ LVV: 56 mandate (8 mĂ« shumĂ« se nĂ« zgjedhjet paraprake);

‱ PDK: 23 mandate (1 mĂ« pak se nĂ« zgjedhjet paraprake);

‱ LDK: 15 mandate (5 mĂ« pak se nĂ« zgjedhjet paraprake);

‱ AAK: 6 mandate (2 mĂ« pak se nĂ« zgjedhjet paraprake; ose 1 mĂ« shumĂ« nĂ«se ish-deputetĂ«t e NISMA-s llogariten veçmas);

‱ Lista Serbe: 9 mandate.

Me procesimin e votave të mbetura brenda Kosovës, i vetmi ndryshim i mundshëm në numrin e mandateve mund të ndodhë mes PDK-së (që mund të fitojë një mandat në dëm të LVV-së) ose LVV-së (që mund të fitojë një mandat në dëm të LDK-së).

MegjithatĂ«, me rreth 70 mijĂ« votues jashtĂ« vendit, votat e tĂ« cilĂ«ve janĂ« nĂ« lojĂ« – ndonĂ«se nĂ« skenarin mĂ« realist numri i votave tĂ« konfirmuara pritet tĂ« jetĂ« rreth 50-60 mijĂ« – rezultati final mund tĂ« pĂ«sojĂ« ndryshime tĂ« mĂ«tejshme.

Nëse merren për bazë rezultatet e votimit jashtë vendit më 9 shkurt dhe trendet e zakonshme të votimit me kusht, rezultati përfundimtar mund të jetë:

‱ LVV: ~50.1% deri ~50.8% (56-57 mandate)

‱ PDK: ~20.2% deri ~20.6% (22-24 mandate)

‱ LDK: ~13.1% deri ~14.2% (14-16 mandate)

‱ AAK: ~5.2% deri ~5.7% (6 mandate)

Përkthyer në mandate, Lëvizja Vetëvendosje me pak nën 50 për qind të votave ka siguruar 56 ulëse në Kuvend.

Me pĂ«rllogaritjen sipas formulĂ«s “D’Hondt”, Partia Demokratike e KosovĂ«s me 21 pĂ«r qind tĂ« votave ka 23 ulĂ«se. Lidhja Demokratike ka 15 ulĂ«se, ndĂ«rsa Aleanca pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s ka siguruar 6 ulĂ«se.

Në krahasim me zgjedhjet e shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje është rritur në Kuvend për tetë ulëse, nga 48 sa i kishte.

Ndërkaq, PDK-ja e humbi një ulëse. LDK-ja ka humbur pesë ulëse, nga 20 sa i kishte. AAK-ja në koalicion me Nismën ka pasur 8 ulëse. Kjo përllogaritje nuk i përfshin edhe votat me postë dhe ato në përfaqësi diplomatike.

20 ulëset e tjera ndahen në 10 për komunitetin serb dhe 10 për komunitetet tjera. Për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe më pas votimit të qeverisë, janë të domosdoshme 61 vota.

LĂ«vizja VetĂ«vendosje ka dalĂ« e para edhe nĂ« shumicĂ«n e komunave tĂ« vendit. ËshtĂ« konfirmuar forca kryesore nĂ« 24 komuna, pĂ«rfshirĂ« ato tĂ« cilat llogariten bastione tĂ« partive opozitare.

ËshtĂ« e para nĂ« GjakovĂ«, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, KlinĂ«, FushĂ«-KosovĂ«, KamenicĂ«, Mitrovica e Jugut, Lipjan, Obiliq, Rahovec, PejĂ«, PodujevĂ«, PrishtinĂ«, Prizren, Shtime, SuharekĂ«, Ferizaj, Viti, Vushtrri, MalishevĂ«, Junik dhe Hani tĂ« Elezit. Partia Demokratike e KosovĂ«s Ă«shtĂ« e para nĂ« Drenas e Skenderaj. NĂ« Deçan ka dalĂ« e para Aleanca pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s, kurse nĂ« MamushĂ« KDPT-ja.

Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit kanë hyrë në histori sa i përket daljes së qytetarëve në vendvotimet brenda Kosovës. Të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 899 mijë e 521 qytetarë, pa i llogaritur votat nga diaspora, votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Në përqindje, i bie se të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar afro 45 për qind e atyre me të drejtë vote. Rekordi i pjesëmarrjes në zgjedhje ishte vendosur më 9 shkurt sivjet. Atë kohë në qendrat e votimit në Kosovë kishin votuar 871 mijë e 662 votues. Ndërkaq bashkërisht me votat e diasporës dhe atyre në përfaqësi, numri kishte mbërritur në 966 mijë vota.

 

 

 

 

 

 

The post Zgjedhjet e përgjithshme të parakohëshme në Kosovë: VV Fituese. Rezultati në kohë rekord appeared first on Revista Monitor.

Bumi i IA shton 500 miliardë dollarë në pasurinë e miliarderëve amerikanë të teknologjisë në 2025

By: Megi Dumi
29 December 2025 at 11:21

Elon Musk mbetet në krye, ndërsa Jensen Huang i Nvidias ngjitet në renditje falë rritjes së pasurive të nxitura nga IA

Miliarderët më të pasur të kompanive teknologjike në SHBA shtuan më shumë se 550 miliardë dollarë në pasurinë e tyre të kombinuar neto këtë vit, teksa përfituan nga entuziazmi i investitorëve për kompanitë kryesore të inteligjencës artificiale.

Dhjetë themeluesit dhe drejtuesit kryesorë amerikanë të teknologjisë zotëronin më shumë se 2.5 trilionë dollarë në para, aksione dhe investime të tjera në mbyllje të tregtimit në Nju Jork, në prag të Krishtlindjeve, sipas të dhënave të Bloomberg. Kjo shifër është rritur nga 1.9 trilionë dollarë në fillim të këtij viti dhe vjen në një kohë kur indeksi S&P 500 është rritur me më shumë se 18 për qind.

Liderët e Silicon Valley kanë përfituar nga qindra miliardë dollarë të shpenzuar globalisht për çipe të IA, qendra të dhënash dhe produkte, edhe pse një pjesë e këtyre fitimeve është tkurrur muajt e fundit për shkak të shqetësimeve mbi një flluskë investimesh të nxitur nga IA.

“Kjo Ă«shtĂ« tĂ«rĂ«sisht spekulative dhe e lidhur me suksesin e IA,” tha Jason Furman, profesor i ekonomisĂ« nĂ« Universitetin e Harvardit dhe konsulent pĂ«r startup-in OpenAI. “Ka njĂ« pikĂ«pyetje tĂ« madhe nĂ«se e gjithĂ« kjo do tĂ« japĂ« rezultat, por investitorĂ«t po parashikojnĂ« se po.”

Elon Musk mbetet në krye të listës, me një pasuri neto që është rritur me gati 50 për qind, në 645 miliardë dollarë. Ai e humbi vetëm për pak kohë këtë pozicion në shtator, kur u tejkalua nga themeluesi i Oracle, Larry Ellison. Pasuria e tij u rrit ndjeshëm në një vit kur ai siguroi një paketë shpërblimi prej 1 trilion dollarësh nga aksionerët e Teslas dhe vlerësimi i kompanisë së tij të hapësirës SpaceX u rrit në 800 miliardë dollarë.

Dhjetë miliarderët më të pasur të teknologjisë në SHBA, sipas pasurisë neto, renditen si më poshtë:

  1. Elon Musk – 645 miliardĂ« dollarĂ«
  2. Larry Page – 270 miliardĂ« dollarĂ«
  3. Jeff Bezos – 255 miliardĂ« dollarĂ«
  4. Sergey Brin – 251 miliardĂ« dollarĂ«
  5. Larry Ellison – 251 miliardĂ« dollarĂ«
  6. Mark Zuckerberg – 236 miliardĂ« dollarĂ«
  7. Steve Ballmer – 170 miliardĂ« dollarĂ«
  8. Jensen Huang – 156 miliardĂ« dollarĂ«
  9. Michael Dell – 141 miliardĂ« dollarĂ«
  10. Bill Gates – 118 miliardĂ« dollarĂ«

NjĂ« tjetĂ«r pĂ«rfitues i madh nga bumi i IA Ă«shtĂ« Jensen Huang, themeluesi i prodhuesit tĂ« çipave Nvidia, e cila Ă«shtĂ« rritur me shpejtĂ«si pĂ«r t’u bĂ«rĂ« kompania mĂ« e madhe e listuar nĂ« botĂ«, me njĂ« kapitalizim tregu mbi 4 trilionĂ« dollarĂ«.

Dokumentet e depozituara pranë autoriteteve tregojnë se Huang ka shitur mbi 1 miliard dollarë aksione gjatë këtij viti, ndërsa përfiton nga ngjitja e Nvidias si prodhuesi kryesor në botë i çipeve të avancuara të inteligjencës artificiale.

Edhe Jeff Bezos i Amazon ka shitur aksione me vlerë 5.6 miliardë dollarë këtë vit, ndërsa Michael Dell ka shitur më shumë se 2 miliardë dollarë aksione në kompaninë teknologjike që mban emrin e tij.

Mark Zuckerberg i Meta ka rënë në renditje pas një rënieje të fundit të çmimit të aksioneve të rrjetit social, teksa investitorët janë bërë më të kujdesshëm për shkak të shpenzimeve të mëdha për infrastrukturën e IA dhe paketave të pagesave për studiuesit kryesorë të këtij sektori.

Larry Ellison pa pasurinë e tij neto të rritej ndjeshëm pasi Oracle njoftoi tre muaj më parë një marrëveshje prej 300 miliardë dollarësh për qendra të dhënash me OpenAI. Megjithatë, shqetësimet mbi mënyrën se si kompania po financon ndërtimin e këtyre qendrave kanë bërë që çmimi i aksioneve të Oracle të bjerë me 40 për qind nga kulmi i arritur në shtator.

Mark Zuckerberg dhe Larry Ellison u tejkaluan nga bashkëthemeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin, pas rritjes së pasurive të tyre neto me përkatësisht 270 miliardë dhe 255 miliardë dollarë, teksa gjiganti i kërkimit shënon përparime me modelet dhe çipat e veta të inteligjencës artificiale.

Bill Gates i Microsoft ishte i vetmi individ në këtë listë që e mbylli vitin me një pasuri më të ulët se në fillim, ndërsa vazhdoi të shiste aksionet e tij në gjigantin e softuerëve për të financuar aktivitetet e tij filantropike. / FT

The post Bumi i IA shton 500 miliardë dollarë në pasurinë e miliarderëve amerikanë të teknologjisë në 2025 appeared first on Revista Monitor.

Rezervat e ujit po pakësohen me ritme alarmante në Rumani

29 December 2025 at 11:11

Rumania është ndër vendet europiane ku rezervat e ujit po pakësohen me ritme alarmante, sipas një analize të kryer nga studiues të University College London në bashkëpunim me The Guardian dhe Watershed Investigations.

ShkencĂ«tarĂ«t analizuan tĂ« dhĂ«na nga periudha 2002–2024, tĂ« siguruara nga satelitĂ« qĂ« monitorojnĂ« ndryshimet nĂ« fushĂ«n gravitacionale tĂ« TokĂ«s. PĂ«r shkak se uji ka masĂ« tĂ« madhe, ndryshimet nĂ« nivelet e ujĂ«rave nĂ«ntokĂ«sore, lumenjve, liqeneve, lagĂ«shtisĂ« sĂ« tokĂ«s dhe akullnajave shfaqen nĂ« sinjalin e detektuar, duke i lejuar satelitĂ«t tĂ« “peshojnĂ«â€ nĂ« mĂ«nyrĂ« efektive se sa ujĂ« ruhet.

Gjetjet tregojnë një disbalancë të theksuar: Europa veriore dhe veriperëndimore, veçanërisht Skandinavia, pjesë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Portugalia, po bëhen gjithnjë e më të lagështa, ndërsa rajone të gjera në jug dhe juglindje, përfshirë zona në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Itali, Francë, Zvicër, Gjermani, Rumani dhe Ukrainë, po thahen me shpejtësi.

Studiuesit ndanë të dhënat për ujërat nëntokësore nga totali i ujërave tokësore dhe zbuluan se ato pasqyrojnë të njëjtën tendencë, duke konfirmuar se një pjesë e madhe e rezervave të fshehura të ujit të ëmbël në Europë është në rënie. Ujërat nëntokësore përbënin 62% të furnizimit total publik me ujë dhe 33% të kërkesës për ujë në bujqësi gjatë vitit 2022 në vendet anëtare të BE-së.

“Kur krahasojmĂ« tĂ« dhĂ«nat pĂ«r totalin e ujĂ«rave tokĂ«sore me tĂ« dhĂ«nat klimatike, trendet pĂ«rgjithĂ«sisht pĂ«rputhen”, – tha Mohammad Shamsudduha, profesor i krizave tĂ« ujit dhe reduktimit tĂ« rrezikut nĂ« UCL. “Nuk po flasim mĂ« pĂ«r kufizimin e ngrohjes nĂ« 1.5°C; me gjasĂ« po shkojmĂ« drejt 2°C mbi nivelet paraindustriale, dhe tashmĂ« po dĂ«shmojmĂ« pasojat”,- shtoi ai.

NĂ« pĂ«rgjigje tĂ« kĂ«saj krize, Komisioni Europian ka zhvilluar njĂ« strategji tĂ« qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« sĂ« burimeve ujore pĂ«r tĂ« menaxhuar ujin si njĂ« burim. Strategjia shoqĂ«rohet me njĂ« rekomandim pĂ«r efikasitetin e pĂ«rdorimit tĂ« ujit, duke kĂ«rkuar pĂ«rmirĂ«sim prej “tĂ« paktĂ«n 10% deri nĂ« vitin 2030”. Duke qenĂ« se humbjet nĂ« rrjetet e shpĂ«rndarjes variojnĂ« nga 8% nĂ« 57% nĂ« BE, Komisioni thotĂ« se reduktimi i rrjedhjeve dhe modernizimi i infrastrukturĂ«s do tĂ« jenĂ« thelbĂ«sore.

The post Rezervat e ujit po pakësohen me ritme alarmante në Rumani appeared first on Revista Monitor.

Vonohet hyrja në fuqi e ligjit për rivlerësimin e pronave

29 December 2025 at 11:00

“Shoqata KombĂ«tare e NdĂ«rmjetĂ«sve tĂ« Pasurive tĂ« Paluajtshme tĂ« ShqipĂ«risĂ«â€ (NAREA) shprehu sot shqetĂ«simin pĂ«r vonesĂ«n e dekretimit tĂ« ligjit “PĂ«r RivlerĂ«simin e PasurisĂ« sĂ« Paluajtshme”.

Në një kërkesë drejtuar drejtuar Presidentit të Republikës, NAREA shprehet se po ndjek me shqetësim zgjatjen e paarsyeshme të procesit të Dekretimit të Ligjit 85/2025 dhe për pasojë shtyrjen e botimit në Fletoren Zyrtare, vonesën e hyrjes në fuqi përtej datës 1 Janar 2026 dhe pengimin e prodhimit të akteve nënligjore.

NAREA shprehet se, pavarësisht se ka shprehur në mënyrë konstante rezerva për masën e Tatimit 5% për banesat dhe pavarësisht se ka ngritur pikëpyetje mbi zbatueshmërinë e Amortizimit 1%/vit vjetërsi, beson shumë se një vonesë e mëtejshme e Dekretimit të këtij ligji do të sjellë efekte shumë më negative, duke shtuar stresin në treg përtej presioneve inflacioniste, të pranishëm prej 18 muajsh tashmë.

“NAREA bĂ«n thirrje qĂ« tĂ« dekretohet sa mĂ« parĂ« tĂ« Ligjit Nr. 85/2025 datĂ« 12.12.2025 “PĂ«r RivlerĂ«simin e PasurisĂ« sĂ« Paluajtshme”, pĂ«r tĂ« pĂ«rshpejtuar botimin nĂ« fletoren zyrtare dhe pĂ«r pasojĂ« hyrjen nĂ« fuqi si dhe emetimin e Akteve NĂ«nligjore.

NjĂ«kohĂ«sisht, NAREA kĂ«rkon angazhimin sa mĂ« parĂ« dhe bashkĂ«punimin e tĂ« gjithĂ« Institucioneve, duke filluar nga Qendra e Botimeve Zyrtare, Ministria e Financave dhe Agjencia ShtetĂ«rore e KadastrĂ«s nĂ« nxjerrjen sa mĂ« parĂ« tĂ« Akteve NĂ«nligjore dhe UdhĂ«zimit tĂ« PĂ«rbashkĂ«t pĂ«r zbatimin e Ligjit Nr. 85/2025 datĂ« 12.12.2025 “PĂ«r RivlerĂ«simin e PasurisĂ«

sĂ« Paluajtshme”,” thuhet nĂ« kĂ«rkesĂ«n e NAREA.

Ligji “PĂ«r RivlerĂ«simin e PasurisĂ« sĂ« Paluajtshme” parashikon qĂ« gjithĂ« individĂ«t dhe bizneset, tĂ« cilĂ«t kanĂ« nĂ« pronĂ«si pasuri tĂ« paluajtshme kanĂ« tĂ« drejtĂ« qĂ«, nga data 1 Janar 2026 deri nĂ« datĂ«n 31 dhjetor 2026, tĂ« bĂ«jnĂ« rivlerĂ«simin e kĂ«saj pasurie me vlerĂ«n e tregut.

Tatimi që paguhet për regjistrimin e këtij rivlerësimi do të jetë sa 5% e bazës së tatueshme, e shprehur si diferenca mes vlerës së mëparshme të pronës dhe vlerës së re të saj, që do të dalë nga rivlerësimi.

Rivlerësimi mund të bëhet nga një ekspert i licencuar për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme nga institucionet përkatëse ose nga zyrat vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Në rast se individi zgjedh që të bëjë rivlerësimin me një ekspert të licencuar, atëherë aplikimit të tij për rivlerësim të pasurisë së paluajtshme i bashkëlidh edhe aktin e vlerësimit të ekspertit.

Zyrat vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës do të përllogarisin bazën e tatueshme, e cila llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së pasqyruar në akt ekspertimi, e cila nuk mund të jetë më e vogël se çmimet minimale fiskale në fuqi në momentin e vlerësimit, dhe vlerës së regjistruar të pasurisë ose vlerës së rivlerësuar sipas ligjeve të mëparshme të rivlerësimit dhe për të cilin është paguar tatimi.

Çmimi minimal fiskal do tĂ« llogaritet sipas dispozitave tĂ« UdhĂ«zimit tĂ« PĂ«rbashkĂ«t mes ministrisĂ« pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r financat dhe AgjencisĂ« ShtetĂ«rore tĂ« KadastrĂ«s, nr. 34, datĂ« 29.12.2023 “PĂ«r tatimin mbi tĂ« ardhurat nga tjetĂ«rsimi i pasurive tĂ« paluajtshme”. ASHK gjithashtu do tĂ« llogarisĂ« vlerĂ«n e tatimit qĂ« duhet tĂ« paguajĂ« individi pĂ«r ta regjistruar kĂ«tĂ« rivlerĂ«sim.

Në rast se individi zgjedh që rivlerësimi të kryhet nga ASHK, me çmimet minimale fiskale në fuqi, atëherë ky fakt duhet të shprehet në formularin që i bashkëlidhet aplikimit të tij për rivlerësim.

Ministri përgjegjës për Financat dhe drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të

Kadastrës duhet të nxjerrin udhëzimin e përbashkët për procedurat e zbatimit të këtij ligji për llogaritjen e bazës së tatueshme, paraqitjen dhe administrimin e kërkesës për rivlerësim, pagesën e tatimit të rivlerësimit, rregullat e procedurat për pasqyrimin e rivlerësimit të pasurisë në regjistrat e pasurive të paluajtshme, pagesën e të ardhurave nga tatimi i rivlerësimit në buxhetin e shtetit, si dhe për përcaktimin e tarifës së kryerjes së shërbimeve të parashikuara nga ky ligj nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit.

Por, vonesat në hyrjen në fuqi të ligjit pritet të sjellin vonesa edhe në përgatitjen dhe hyrjen në fuqi të akteve nënligjore dhe në nisjen e procesit të rivlerësimit.

 

 

 

The post Vonohet hyrja në fuqi e ligjit për rivlerësimin e pronave appeared first on Revista Monitor.

❌
❌