Normal view

Received — 8 July 2026 Lajme Shqiperi

“PS e pranishme në terren për qytetarët”/ Protesta, Mila: Mos quani revolucion një mbledhje të opozitës në shesh

By: Rovena
8 July 2026 at 20:48

TIRANË – Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, e ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka hedhur poshtë pretendimet për arrogancë dhe shkëputje të qeverisë nga qytetarët.

Ajo theksoi se asnjë qeveri tjetër nuk ka qenë më e pranishme në territor dhe më e hapur ndaj qytetarëve se kjo e Partisë Socialiste, duke përmendur platformat ku adresohen në kohë reale rreth një mijë raste në ditë.

Mila mbrojti gjithashtu reformën në drejtësi, duke u shprehur se sistemi i ri po bën një punë të paprecedentë që mposht çdo lloj arrogance.

Lidhur me tubimet në shesh, deputetja deklaruara se ato janë thjesht një mbledhje e foltore e opozitës dhe nuk mund të mbajnë kurrsesi peshën e një revolucioni.

“Kam dëgjuar shpesh që flitet për një lloj arrogance dhe një ndarje mes qeverisë dhe qytetarëve. Kjo arrogancë është luftuar vetë nga ne, më shumë artikulohet se sa arrihet. Ku është arroganca e kryeministrit? Nuk gjen qeveri dhe deputet më të pranishëm në territor se ata të PS.

A kemi ngritur ne sistemin e drejtësisë që po bën një punë që nuk është bërë më parë. Një mijë adresa adresohen në kohë reale në ditë, mposht arrogancën. Me mendimin që apriori ka një arrogancë, unë nuk jam dakord. Por, të mund të veshësh të një kostum te çdo qeveri nuk qendror.

Vetëm kjo qeveri e ka bërë nuk e ka bërë asnjë qeveri tjetër. T’ua bëni mendjen revolucion, ndërkohë që në shesh është vetëm një mbledhje dhe foltore e opozitës. Ajo protestë nuk e mban dot peshën e revolucion. Mos e quani revolucion një protestë normale të opozitës shqiptare. Do të zhgënjeheni nga optimizmi që keni”, tha deputetja e PS.

“Rama ka humbur legjitimitetin”/ Qiraxhi: Protesta është kthyer në lëvizje shoqërore. Pritet rikthim në vjeshtë

By: Rovena
8 July 2026 at 20:26

Aktivisti i shoqërisë civile, Migen Qiraxhi, i ftuar në studion e emisionit “Real Story”, ka deklaruar se protestat qytetare tashmë kanë kaluar nga një fazë masive në një lëvizje të qëndrueshme shoqërore.

Sipas tij, tubimet e përsëritura çdo të shtunë para Kryeministrisë dëshmojnë një rezistencë të fuqishme dhe të mirëorganizuar të qytetarëve.

Qiraxhi theksoi se kjo është protesta më e artikuluar politikisht, përmes së cilës janë thyer dy rekorde: ai i pjesëmarrjes më të madhe dhe ai i qëndrueshmërisë.

“Për fatinë  tyre të keq, që mitin me kohën e kohës e kanë thyer. Protesta ka kaluar nga faza kur ishte masive, tani është në fazën e një lëvizjeje shoqërore. Sot kjo lëvizje me simbolikën e sheshit para Kryeministrisë është duke mbajtur shenjën e qëndrueshmërisë. Protestat bëhen të fuqishme që japin shenja kur kthehen, të shtunat kanë bërë traditën e tyre.

Të paktën çfarë ndjej unë në atë protestë është fakti që rikthimi është shumë i përgatitur dhe i fuqishëm për të vazhduar qëndrueshmëri. Ata njerëz po mban atë qëndrueshmëri. Duhet të jemi mirënjohës atyre njerëzve që janë në protestë, gjërat kanë ndryshuar. Rama ka humbur legjitimiteti. Janë thyer dy rekorde, protesta më e madhe në shoqëri, dhe rezistenca qytetare.

Ka dy palë: kryeministri dhe qytetarët. Kryeministri nuk ka dhënë dorëheqjen akoma, por ka një ballafaqim. Nga qytetarët që nuk ngrohen të protestojmë, kemi sot qytetarë që po rezistojnë. Kjo është protesta më e artikuluar politikisht”, tha Qiraxhi.

❌