Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 8 February 2026Main stream

Kim Kardashian dhe Kylie Jenner tallen me “mallkimin Kardashian” pas reklamës virale të Kendall në Super Bowl

8 February 2026 at 15:55


Kim Kardashian dhe Kylie Jenner kanë reaguar me humor ndaj të ashtuquajturit “mallkimi Kardashian”, një teori e përhapur në internet që sugjeron se burrat që lidhen me motrat Kardashian-Jenner përballen me fat të keq.

Gjithçka u rikthye në vëmendje pas një reklame virale të Kendall Jenner për Super Bowl, ku supermodelja tallte me ironi thashethemet rreth jetës së saj dashurore dhe romancave me basketbollistë të NBA-së.

Në reklamë, Kendall shprehej se interneti e konsideron të “mallkuar”, duke bërë shaka se çdo lojtar që del me të e ka të vështirë të ketë sukses, shkruan DailyMail.

Pas kësaj, Kim dhe Kylie vendosën të bëjnë baste sportive në ndeshjen e Super Bowl dhe ta përdorin situatën për të ironizuar teorinë.

Kim publikoi një bast në rrjete sociale duke thënë se po provonte se “mallkimi nuk është i vërtetë”, ndërsa Kylie pranoi me shaka se e kishte kopjuar bastin e motrës së saj.

Reklama e Kendall u prit me shumë interes, pasi ajo ironizonte hapur historitë e saj romantike dhe perceptimin e publikut, duke e kthyer “mallkimin Kardashian” në një moment humoristik dhe viral në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Kendall Jenner: Nuk kam bërë kurrë kirurgji plastike në fytyrë

10 January 2026 at 18:56


Kendall Jenner ka folur rreth supozimeve për kirurgjinë plastike, megjithatë fansat nuk i besuan.

Super-modelja ka deklaruar se nuk ka bërë kurrë kirurgji plastike në fytyrën e saj.

“Nuk do të qëndroj këtu për të bindur dikë që nuk kam bërë ndërhyrje. Ka një botë të tërë në internet që mendon se kam bërë një rindërtim të plotë të fytyrës”, tha ajo për podcast-in In Your Dreams.

“Unë jam këtu vetëm për të thënë të vërtetën, e cila është fakti se nuk kam bërë kurrë kirurgji plastike në fytyrë. Asgjë. Nuk kam bërë kurrë ndërhyrje”.

Kur moderatori Owen Thiele e sfidoi duke thënë se po “gënjente”, Kendall iu përgjigj: “Betohem në Zoti. Jo. Kam bërë vetëm dy raunde të baby Botox në ballë. Kjo është e gjithë gjëja që kam injektuar ndonjëherë”.

Ajo gjithashtu iu përgjigj thashethemeve të gjatë mbi operacionin e hundës.

“Do t’i besoja teorive po të mos isha unë vetë,” pranoi ajo. “Shikoj fotografi të vjetra dhe them, ‘Prit, duket sikur kam bërë operacion në hundë’”.

“Betohem në Zot, mbi gjithçka që dua, nuk kam bërë kurrë operacion në hundë”.

Kendall Jenner sqaron thashethemet: Nuk jam lesbike, por nuk përjashtoj eksperienca

By: gaze tare
9 January 2026 at 20:33

Kendall Jenner po i vë kapak thashethemeve që e përshkruajnë si një lesbike të fshehtë. Gjatë një episodi të podcast-it In Your Dreams të premten, 9 janar, 30-vjeçarja u shpreh për këtë temë që ka qarkulluar prej kohësh në internet.

“Ka një pjesë të internetit që mendon se jam lesbike,” tha Jenner për moderatorin Owen Thiele. “Doni të dini çfarë më shqetëson? Sa të këqinj janë njerëzit për këtë. Nuk është me një dorë mikpritëse që të thonë, ‘Po, nëse je, mirëseerdhe,’ por është shumë e egër dhe agresive.”

Modelja shtoi se, edhe pse nuk e identifikon veten si lesbike, do të ishte e hapur për këtë nëse do të ishte e nevojshme. “E kuptoj që të dalësh hapur nuk është gjë e lehtë për shumicën e njerëzve,” tha ajo. “Duke njohur veten, në këtë pikë të jetës time, do të isha hapur nëse do të isha. Nuk do të kisha problem me këtë.”

Jenner gjithashtu kundërshtoi idenë se ajo po “fsheh” diçka për karrierën: “Kam parë gjëra të çmendura që thonë se ‘është keq për biznes,’ dhe unë mendoj, ‘Çfarë? Si?’ Nuk e kuptoj.”

Sipas saj, aktualisht nuk është lesbike dhe nuk e planifikon, por nuk përjashton eksperienca të reja në jetën personale. Jenner ka preferuar gjithmonë të mbajë jetën e saj romantike larg syrit të publikut, duke përfshirë marrëdhëniet e saj me Harry Styles, Devin Booker dhe më së fundi me reperin Bad Bunny.

Ajo shpreh qartë se privatësia mbetet prioritet, duke theksuar se marrëdhëniet e saj janë “të shenjta dhe të veçanta” dhe duhen ruajtur larg mediave.

The post Kendall Jenner sqaron thashethemet: Nuk jam lesbike, por nuk përjashtoj eksperienca appeared first on iconstyle.al.

Kendall Jenner tërheq vëmendjen me një pamje festive

26 December 2025 at 21:40


Kendall Jenner tërhoqi vëmendjen me një pamje dramatike gjatë një mbrëmjeje në prag të Krishtlindjeve të mërkurën.

Supermodelja 30-vjeçare u shfaq me një fustan midi të kuq të ndezur me xixa, i ngjitur pas trupit, me një dekolte të guximshme, ndërsa mbante një pallto ekstravagante me gëzof të zi që e mbështillte plotësisht.

Ylli duket se kishte ndërruar veshje për këtë event pas festës vjetore të familjes, shkruan DailyMail.

Festimi i këtij viti ishte më intim, duke i dhënë mundësinë Kendall-it të ndalonte edhe në një event tjetër.

Pasi mbërriti dhe doli nga makina, Kendall hoqi pallton dhe e mbajti në krah ndërsa hynte në ambient.

Ajo e kombinoi fustanin me një çantë dore argjendi dhe këpucë të bardha me majë të zezë, ndërsa flokët e saj të zinj i kishte të mbledhura në një topuz të ngushtë që nxirrte në pah vathët e artë. /Telegrafi/

Kylie Jenner shkëlqen me bikini në pushimet tropikale për ditëlindjen e Kendall

8 November 2025 at 18:37


Kylie Jenner kujtoi pushimet e saj në Karaibe për ditëlindjen e motrës, Kendall Jenner, duke ndarë imazhe në Instagram të enjten.

28-vjeçarja u shfaq me bikini të ngushta Dior në ngjyrë bezhë dhe të kuqe, duke nxjerrë në pah barkun e tonifikuar dhe gjoksin e saj.

Ajo e kombinoi dukjen me një shall rreth belit.

Në disa nga fotografitë e ndara, Kylie shoqërohej nga shoqja e saj e ngushtë, Anastasia “Stassie” Karanikolaou, e veshur me bluzë trekëndëshe të zezë dhe pantallona të shkurtra.

Të dyja pozuan buzëqeshëse në plazh, me flokët e lagur dhe fytyrat natyrale pa grim. I dashuri i Kylie-t, Timothee Chalamet, nuk u shfaq në imazhe, shkruan DailyMail.

Pushimet përfshinin edhe motrat Kim dhe Khloe Kardashian, si dhe miq të tjerë të famshëm si Hailey dhe Justin Bieber.

Kylie i shoqëroi fotografit me mbishkrimin festiv “Të duam, Kenny butt”, duke treguar atmosferën e gëzuar të festimit të ditëlindjes së Kendall. /Telegrafi/


Një nga modelet më të paguara në botë, sa është pasuria neto e Kendall Jenner

By: Elva
7 November 2025 at 19:34

Kendall Jenner, pjesëtare e famshme e klanit Kardashian-Jenner, ka ndërtuar një pasuri neto prej 60 milionë dollarësh. Që nga fëmijëria, ajo u shfaq në reality show-n Keeping Up with the Kardashians dhe më vonë nisi karrierën si modele. Por sa fiton ajo? Në Instagram, ajo mund të fitojë qindra mijëra dollarë për një postim të […]

The post Një nga modelet më të paguara në botë, sa është pasuria neto e Kendall Jenner appeared first on BoldNews.al.

Pasuria neto e Kendall Jenner: Ku renditet pasuria e saj midis familjes Kardashian?

By: gaze tare
7 November 2025 at 16:21

Kendall Nicole Jenner lindi më 3 nëntor 1995, në Los Angeles, Kaliforni. Babai i saj është ish-kampioni i dekatlonit Bruce Jenner, tani Caitlyn Jenner dhe nëna e saj është Kris Jenner. Që në moshë të vogël, ajo u pa në sy të publikut së bashku me familjen e saj të famshme, të cilët u bënë të famshëm përmes reality show-t Keeping Up with the Kardashians. Ajo u rrit në Calabasas, Kaliforni, dhe ndoqi shkollën Sierra Canyon gjatë viteve të para të jetës, përpara se të kalonte në shkollimin në shtëpi për të ndjekur ëndrrën e saj për t’u bërë modele.

Që në moshë të re, Jenner tregoi interes të madh për modelingun dhe kishte të gjitha atributet e duhura për të pasur sukses në atë botë. Ajo është e gjatë, e hollë dhe e bukur, cilësi që padyshim e ndihmuan të hynte në një industri që e kishte magjepsur që nga fëmijëria.

Në vitin 2009, vetëm 14 vjeç, ajo nënshkroi kontratë me Wilhelmina Models. Puna e saj e parë profesionale erdhi me fushatën “Rocker Babes with a Twist” për Forever 21, e ndjekur nga një paraqitje në kopertinën e Teen Vogue. Deri në vitin 2011, ajo tashmë po ecte në pasarelën e stilistes Sherri Hill gjatë Javës së Modës Mercedes-Benz.

Ato përvoja të hershme filluan të formësonin karrierën e saj si modele, dhe më vonë, ajo do ta zgjeronte praninë e saj në mediat sociale, duke i përdorur ato si një platformë për sipërmarrje dhe për të gjeneruar të ardhura të veta pa ndërmjetës.

Plotësisht e vetëdijshme për dukshmërinë dhe shtrirjen globale që i kishte dhënë karriera e saj si modele, Jenner filloi të ndërtonte markën e saj në mediat sociale , duke e shndërruar imazhin e saj në një biznes shumë fitimprurës.

Në Instagram, ajo mund të fitojë qindra mijëra dollarë për një postim të vetëm të sponsorizuar. Ajo renditet ndër 15 figurat më të ndjekura në platformë dhe thuhet se ka fituar 250,000 dollarë për promovimin e Festivalit të pafat Fyre.

Një postim i vetëm dhe i thjeshtë nga profili i saj vlerësohet se sjell midis 100,000 dhe 150,000 dollarëve, varësisht nga marka. Përtej modelimit, ajo ka eksploruar fusha të tjera krijuese si fotografia. Ajo mori pjesë si fotografe për edicionin e 16-vjetorit të revistës LOVE dhe pati mundësinë të fotografonte Kaia Gerber, vajzën e supermodeles Cindy Crawford.

Së bashku me motrën e saj Kylie, Jenner bashkëkrijuan linjën e manikyrëve ‘Kardashian Kolors’ për Nicole nga OPI, e cila gjeneroi të ardhura prej rreth 100,000 dollarësh . Ky ishte vetëm një nga shumë sipërmarrjet e suksesshme që ajo ka ndërmarrë si një nga anëtaret më të reja të klanit Kardashian-Jenner.

Me të gjitha këto arritje dhe projekte, nuk është çudi që pasuria neto e Kendall Jenner ka arritur një shifër mbresëlënëse prej 60 milionë dollarësh , një pasuri e ndërtuar falë talentit, strategjisë dhe punës së palodhur që në moshë shumë të re. Ajo mbetet një nga modelet më të paguara në botë, e kërkuar vazhdimisht nga markat e mëdha luksoze që e duan atë si fytyrën e fushatave të tyre .

The post Pasuria neto e Kendall Jenner: Ku renditet pasuria e saj midis familjes Kardashian? appeared first on iconstyle.al.

Kendall Jenner me kombinimin e xhinseve dhe çizmeve që i jep çdo veshjeje prekje luksi

5 November 2025 at 00:25


Nëse këtë sezon dëshironi t’i stilizoni xhinset në mënyrë më të sofistikuar, zgjidhni modelin me fund më të gjerë dhe kombinojeni me këto këpucë elegante

Kur prioritet është ngrohtësia, kërkimi për një pamje elegante dhe të rafinuar shpesh mbetet në plan të dytë. Pas disa shtresave veshjeje, edhe kombinimet më të menduara mund të duken paksa të rënduara.

Pikërisht për këtë arsye, duhet kushtuar vëmendje detajeve të vogla stilistike që i japin çdo paraqitjeje rregull dhe finesë, pavarësisht përzierjes së teksturave dhe ngjyrave.

Kendall Jenner sapo tregoi sa e thjeshtë mund të jetë kjo: ajo e ngriti pamjen e saj në një nivel më të lartë me një kombinim të thjeshtë xhinsesh dhe çizmesh, që e bëri menjëherë më elegante edhe stilin e saj të përditshëm, transmeton Telegrafi.

Në vend të xhinseve shumë të gjera apo tepër të gjata që, edhe pse në trend, mund të duken të rënda në kombinim me materialet dimërore, Kendall zgjodhi xhinsat e ngushta me fund më të gjerë dhe i kombinoi me çizme me majë. Ky zgjedhje e zgjat vizualisht siluetën, ndërsa prerja paksa e zgjeruar e xhinseve lidhet në mënyrë perfekte me linjat e mprehta të çizmeve.

Pjesën tjetër të pamjes ajo e mbajti të thjeshtë: një pallto të zezë me rrip, bluzë të bardhë, shall gri, syze të errëta dhe një kapelë bejzbolli. Pamja është e relaksuar, por pa të meta - elegante, e arritshme dhe e përkryer për sezonin aktual.


/Telegrafi/

Kendall Jenner rikthehet me stil klasik në fushatën e re për Calzedonia

28 October 2025 at 16:00


Pas paraqitjes joshëse në sfilatën “Vogue World 2025”, Kendall Jenner ka zgjedhur të rikthehet te thjeshtësia dhe eleganca në fushatën e saj më të fundit për markën italiane Calzedonia.

29-vjeçarja, e njohur për hijeshinë dhe prezencën e saj ikonike në pasarela, u shfaq në një set fotografik minimalist, duke veshur të zeza nga koka te këmbët.

Në imazhet e publikuara nga Calzedonia, Kendall shihet me flokët e kapur topuz, duke mbajtur geta transparente Totally Invisible 20 Denier, një kostum me dekolte Bardot dhe taka të ulëta “kitten”, shkruan DailyMail.

Fushata shoqërohet me mesazhin se “thjeshtësia është një veprim i fuqishëm”, ndërsa modelja tregon se edhe një pamje e përmbajtur mund të transmetojë elegancë dhe forcë.

Ky bashkëpunim i ri vjen pas suksesit të fushatës së korrikut, ku Jenner u shfaq me bikini për të njëjtën markë, duke nxjerrë në pah fizikun e saj atletik.

Këtë herë, Calzedonia e vendos modelen në qendër të një imazhi klasik e të rafinuar, që i përshtatet përkryer estetikës së saj moderne.

Ndërkohë, Kendall vazhdon të tërheqë vëmendje edhe jashtë pasarelës. Në sezonin e fundit të “The Kardashians”, ajo ndau me publikun kujtime nga adoleshenca, duke treguar se si është rritur nën syrin e vëmendshëm të famës dhe nënës së saj, Kris Jenner.

Megjithatë, si në jetën private ashtu edhe në karrierë, Kendall duket më e sigurt se kurrë në rrugën e saj për të rikrijuar imazhin e një ikone bashkëkohore të stilit. /Telegrafi/

Kendall Jenner rikrijon stilin legjendar të Nicole Kidman në pasarelën e Vogue World 2025

27 October 2025 at 12:45


Kendall Jenner shkëlqeu si showgirl në pasarelën e Vogue World 2025, duke veshur kostumin ikonik të Nicole Kidman nga filmi “Moulin Rouge”.

Modelja 29-vjeçare, e cila së fundmi ka zbuluar detaje personale mbi jetën e saj, hapi eventin në Paramount Pictures Studios në Hollywood, duke ecur me besim në pistë.

Jenner veshi korsetin e argjendtë me detaje shkëlqyese dhe pëlhurë që i binte pas shpine, ndërsa përfundoi dukjen me kapelë të zezë, geta rrjetë dhe flokë të gjata të errët, shkruan DailyMail.


Ajo u paraqit me një buzëqeshje ndërsa shikonte drejt audiencës, duke përjetësuar atmosferën e Hollywood-it klasik që frymëzoi shfaqjen.

Nicole Kidman, e cila e kishte veshur fillimisht kostumin në vitin 2001 për rolin e Satine, gjithashtu mori pjesë në event, duke performuar një numër muzikor dhe duke ndjekur Kendall nga afër për të udhëzuar interpretimin në pasarelë.

Pamja e Jenner u komentua gjerësisht për mënyrën si rikrijoi stilin e famshëm të Kidman, duke kombinuar elegancën dhe teatralitetin klasik të Hollywood-it. /Telegrafi/

Rrëfimi i Kendall Jenner për herën e parë që e la nënën e saj pa fjalë: Asaj nuk i interesonte fare

By: gaze tare
23 October 2025 at 22:55

Kendall Jenner bëri një rrëfim të papritur gjatë episodit të 23 tetorit të The Kardashians. Në mes të një lamtumire emocionale në shtëpinë ku u rrit, modelja 29-vjeçare e surprizoi nënën e saj, Kris Jenner, me një koment që i la të gjithë pa fjalë: “E humba virgjërinë në atë dhomë”, tha Kendall, përpara se të sqaronte me të qeshur: “Në fakt jo, ishte në shtëpinë tënde”.

Kris, 69 vjeç, u habit dukshëm, megjithëse Kendall siguroi se prindërit e saj “nuk u interesonte vërtet” se çfarë po bënte ajo në atë kohë. “Jo vetëm që nuk e dinte, por as nuk i interesonte fare”, shtoi ajo me humor, duke kujtuar se prindërit e saj ishin tashmë të rraskapitur pasi kishin rritur kaq shumë fëmijë. “Ne ishim fëmijë numër pesë dhe gjashtë, dhe ajo thjesht nuk kishte më energji për ne“, bëri shaka ajo.

Diku tjetër në episod, Kendall ndau një detaj tjetër nga vitet e adoleshencës që e la nënën e saj pa fjalë: “Po shkoj në kasolle për të thënë lamtumirë. Kam pirë shumë marihuanë atje kur ti nuk po shikoje,” tha ajo me të qeshur.

“Unë isha 16 vjeç dhe Kylie ishte 14. Ne i mbyllnim ato perde.”

Kendall, e cila ka bërë bujë gjatë viteve për jetën e saj dashurore, duke përfshirë marrëdhëniet e saj me Bad Bunny dhe Devin Booker, gjithashtu e shfrytëzoi episodin si një mundësi për të folur për vizionin e saj të ardhshëm dhe dëshirën e saj për të krijuar një familje “me ritmin e saj”.

Me deklaratat e saj, supermodelja dëshmon edhe një herë pse mbetet një nga protagonistet më spontane dhe më të përfolura të klanit Kardashian-Jenner.

The post Rrëfimi i Kendall Jenner për herën e parë që e la nënën e saj pa fjalë: Asaj nuk i interesonte fare appeared first on iconstyle.al.

Selena Gomez dhe Hailey Bieber shmangin një takim të sikletshëm në tapetin e kuq pas kritikave të këngëtares ndaj gruas së Justin Bieber

19 October 2025 at 10:48


Selena Gomez dhe Hailey Bieber u gjendën rastësisht në të njëjtin event në Los Angeles, vetëm disa orë pasi këngëtarja 33-vjeçare kishte bërë komente të ashpra për gruan e Justin Bieber.

Të dyja morën pjesë në Galën e Muzeut të Akademisë 2025, duke tërhequr vëmendjen e mediave me paraqitjet e tyre glamuroze dhe me shmangien e kujdesshme nga njëra-tjetra në tapetin e kuq.

Selena, ish-e dashura e Justin-it, mbërriti vetëm pak çaste përpara Hailey-t. Këngëtarja dhe aktorja e “Only Murders in the Building” u shfaq e veshur me një fustan elegant të zi dhe shoqërohej nga bashkëshorti i saj, producenti Benny Blanco, në paraqitjen e tyre të parë publike pas martesës, shkruan DailyMail.

Çifti u martua muajin e kaluar në një ceremoni intime ku mori pjesë edhe mikja më e ngushtë e Gomez, Taylor Swift.

Nga ana tjetër, Hailey, 28 vjeçe, mahniti me një fustan me korse dhe detaje sateni, por këtë herë pa bashkëshortin e saj, Justin Bieber, i cili mungoi në event.

Ajo u shoqërua nga mikja e saj e ngushtë, Kendall Jenner, me të cilën pozoi për disa foto përpara se të ndaheshin për pozat individuale.

Pavarësisht tensioneve të përfolura ndër vite mes dy grave, të cilat kanë ndarë një histori të përbashkët me këngëtarin e “Peaches”, të dyja ruajtën profesionalizmin dhe shmangën çdo kontakt të drejtpërdrejtë në mbrëmje. /Telegrafi/






Hailey Bieber dhe Kendall shkëlqejnë me elegancë në eventin e Kylie Cosmetics

18 October 2025 at 17:00


Hailey Bieber dhe Kendall Jenner rrëmbyen vëmendjen me pamjen e tyre elegante në eventin e Kylie Cosmetics të premten mbrëma në Los Angeles, duke treguar figurën e tyre si supermodele.

Hailey, 28 vjeçe, zgjodhi një fustan të zi saten me një çarje të thellë në kofshë, i kombinuar me taka elegante me majë të mprehtë dhe grim neutral për sezonin.

Kendall, 29 vjeçe, shkëlqeu me një fustan midi blu me jakë të sheshtë dhe çantë në ton çokollate, duke ruajtur stilin minimalist, shkruan DailyMail.

Dyshja, që mbërriti në një autobus feste me pjesën tjetër të familjes Kardashian-Jenner, u bashkua me motrën e tyre më të vogël Kylie Jenner, e cila mbante një fustan rozë të ndezur dhe shoqërohej nga vajza e saj, Stormi, e veshur në mënyrë identike me nënën.

Kim Kardashian, gjithashtu, tërhoqi vëmendjen me një fustan seksi rozë me dekolte të thellë.

E kombinuar me taka transparente dhe aksesorë argjendi, ajo i qëndroi besnike stilit të saj glamuroz. Ndërsa Khloe mbajti një fustan të shkurtër argjendi me xixa dhe çantë me shkëlqim.

Në event morën pjesë edhe Kris Jenner me partnerin e saj Corey Gamble. Kris, e cila së fundmi ka bërë bujë me ndërhyrjen e saj estetike prej 100 mijë dollarësh (, u shfaq në të zeza, me doreza jeshile dhe syze dielli, edhe pse ishte mbrëmje.

Eventi luksoz, i mbushur me emra të mëdhenj dhe pamje të kuruara në detaj, ishte një tjetër dëshmi e ndikimit të familjes Kardashian-Jenner në botën e modës dhe bukurisë. /Telegrafi/





Kendall Jenner magjeps në sfilatën e Chanel me elegancë dhe stil të përkryer në Javën e Modës në Paris

7 October 2025 at 08:18


Kendall Jenner u shfaq plot elegancë në sfilatën e Chanel gjatë Javës së Modës në Paris, ku tërhoqi vëmendjen me një pamje klasike e të sofistikuar.

Modelja 29-vjeçare kishte veshur një fund të zi laps që i theksonte siluetën, të kombinuar me një xhaketë të shkurtër të së njëjtës ngjyrë.

Ajo kishte zgjedhur taka elegante bardh e zi dhe mbante një çantë lëkure ngjyrë burgundy, ndërsa vathët metalikë gri në formë ovale i jepnin një prekje moderne pamjes së saj, shkruan DailyMail.

Kendall pozoi me vetëbesim përpara kamerave teksa mbërriti në eventin vezullues të Chanel, një ndër sfilatat më të përfolura të Javës së Modës që po zhvillohet në Paris nga 29 shtatori deri më 7 tetor.

Dalja e saj vjen pas komenteve të një nutricionisteje, e cila analizoi mëngjesin ultra të shëndetshëm që Kendall kishte ndarë me ndjekësit e saj: fruta pylli, kos grek, arra, qitro dhe një Golden Milk Latte, një vakt me pak kalori, por plot me vitamina dhe yndyrna të shëndetshme.

Në një intervistë të fundit për Vogue, Jenner zbuloi edhe pasionin e saj për dizajnin e brendshëm, duke thënë se ëndërron të projektojë shtëpi dhe se aktualisht po ndërton një rezidencë të re në Perëndim. /Telegrafi/

Kylie Jenner shkëlqen në Paris me fustanin e saj të argjendtë, ndërsa mbështet Kendall në sfilatën e Schiaparelli

3 October 2025 at 16:27


Kylie Jenner tërhoqi vëmendjen me një fustan elegant argjendi me xixa, teksa mbërriti në sfilatën luksoze të Schiaparelli për Javën e Modës në Paris, për të mbështetur motrën e saj Kendall Jenner.

Veshja e saj, e kompletuar me rripa spageti, një çantë të vogël reflektuese dhe këpucë stiletto të njëjta, u komentua gjerësisht për hijeshinë dhe shkëlqimin që sillte në mbrëmje.

Ndërkohë, Pamela Anderson vazhdon të tërheqë vëmendjen me flokët e saj të rinj të kuq, një stil frymëzuar nga aktore skandinave si Liv Ullmann, të cilin e prezantoi në të njëjtën sfilatë, shkruan DailyMail.

Pamja e re është pjesë e përgatitjes për rolin e saj të ardhshëm në filmin francez “Love is Not the Answer”, ku do të luajë krah aktorit Steve Coogan.

Në rreshtin e parë u panë edhe emra të tjerë të njohur si FKA Twigs, me një veshje tërësisht të zezë prej lëkure, dhe David Beckham, i cili ndaloi për të përshëndetur fansat. Aktori Vincent Cassel mbërriti në shoqërinë e partneres së tij Narah Baptista.

Java e Modës në Paris vijon me marka si Saint Laurent, Balmain dhe Rick Owens, ndërsa Schiaparelli prezanton koleksionin Pranverë-Verë 2026, duke sjellë një përzierje të elegancës tradicionale dhe modernitetit teknik. /Telegrafi/




Kendall Jenner, Heidi Klum dhe Cara Delevingne mahnitin në pasarelën e L’Oreal në Paris

30 September 2025 at 10:27


Java e Modës në Paris nisi me një spektakël të jashtëzakonshëm nga L’Oreal, ku disa prej emrave më të mëdhenj të botës së modës u ngjitën në pasarelë për sfilatën me titull “Liri. Barazi. Sepse ti vlen”.

Kendall Jenner ishte një nga yjet më të komentuara të mbrëmjes, teksa tregoi figurën e saj të përsosur me një fustan të bardhë dramatik, transparent dhe me një çarë të thellë në kofshë.

Heidi Klum shkëlqeu me një fustan të zi sensual që theksonte dekoltenë e saj, ndërsa Cara Delevingne tërhoqi vëmendje me një krijim të rafinuar prej dantelle të Georges Chakra, shkruan DailyMail.

Në pasarelë u ngjit edhe aktorja e njohur Helen Mirren, e cila dëshmoi edhe njëherë se mosha nuk është pengesë për elegancën dhe stilin.

Një surprizë për publikun evropian ishte dalja e Molly-Mae Hague, ish-ylli i “Love Island”, e cila mahniti me një fustan sateni argjendi.

Molly-Mae, e kthyer tashmë në ikonë të influencës dhe nënë e një vajze, tregoi se kishte refuzuar më parë të ecte në sfilatën e Parisit për shkak të mungesës së vetëbesimit.

Në reality show-n e saj “Behind It All”, ajo kishte rrëfyer: “Më kërkuan të ecja, por unë thashë jo. Thjesht nuk është çanta ime… këto këmbë nuk ishin të bëra për këtë”.

Megjithatë, këtë herë ajo doli në pistë e buzëqeshur dhe plot vetëbesim, duke u duartrokitur nga publiku dhe duke dëshmuar se kishte fituar betejën personale me pasiguritë e saj. /Telegrafi/

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper shfaqen të dashuruar në festën e Vogue në New York

15 September 2025 at 17:31


Gigi Hadid dhe Bradley Cooper tërhoqën vëmendjen në festën e Vogue gjatë Javës së Modës në New York, ku u shfaqën dorë për dore përkrah yjeve si Kendall Jenner dhe Vera Wang.

Supermodelja 30-vjeçare mahniti me një fustan me figura gjeometrike, ndërsa aktori 50-vjeçar zgjodhi një veshje më të thjeshtë me këmishë dhe pantallona blu të errët.

Prania e çiftit vjen mes raportimeve se Cooper po mendon për martesë dhe fëmijë me Gigin, me burime që sugjerojnë se ai mund t’i bëjë propozimin brenda muajve të ardhshëm, shkruan DailyMail.


Të dy tashmë janë prindër – Bradley me vajzën Lea nga marrëdhënia me Irina Shayk dhe Gigi me Khai nga lidhja me Zayn Malik – dhe thuhet se po e shohin me entuziazëm idenë e një familjeje të përzier.

Që nga nisja e romancës së tyre në tetor 2023, ata janë përpjekur ta mbajnë jetën private larg syrit të medias.

Megjithatë, në intervista të fundit Gigi ka folur me admirim për partnerin e saj, duke e cilësuar atë si një njeri që i jep “shumë inkurajim dhe besim”, ndërsa miqtë pranë çiftit thonë se ata janë “jashtëzakonisht të lumtur” dhe plotësisht të fokusuar tek vajzat e tyre dhe marrëdhënia. /Telegrafi/




Kendall Jenner shkëlqen në Javën e Modës dhe paralajmëron një ndryshim karriere

14 September 2025 at 17:35


Kendall Jenner mahniti gjatë Javës së Modës në New York me paraqitjet e saj elegante, ndërsa paralajmëroi një kapitull të ri në karrierë.

Supermodelja 29-vjeçare u shfaq me një fustan të ngushtë gri me kuadrate dhe syze elegante, duke e shndërruar rrugën e Manhattan-it në pistën e saj personale.

Në një intervistë për Vogue me shoqen e saj Gigi Hadid, Kendall zbuloi se synon të fokusohet tek dizajni i brendshëm dhe arkitektura, shkruan DailyMail.


“Do të ndaloj gjithçka dhe do të projektoj vetëm shtëpi. Nuk po bëj shaka”, tha ajo, duke shtuar se është tashmë në proces ndërtimi të një shtëpie në Perëndim.

Kjo nuk është hera e parë që Kendall ndan pasionin e saj për arredimin, pasi më herët ka treguar shtëpinë e saj në Los Angeles për Architectural Digest.

Me këtë hap, duket se modelja synon të shndërrojë pasionin e saj në një karrierë të re jashtë pasarelave. /Telegrafi/






Kendall Jenner mahnit në bikini gjatë pushimeve, ndërsa zbulon planet për t’u larguar nga modelingu

13 September 2025 at 23:55


Kendall Jenner tërhoqi vëmendjen gjatë një pushimi në liqenin e Uashingtonit, ku u shfaq në bikini të ngushta duke drejtuar me mjeshtëri një motor uji.

Supermodelja 29-vjeçare tregoi linjat e saj perfekte dhe barkun e tonifikuar, duke e kthyer lundrimin mbi valë në një skenë që ngjante me një set fotografik mode.

Dalja e saj verore vjen në një moment të rëndësishëm, pasi Kendall ka lënë të kuptohet për një ndryshim të madh në karrierë, shkruan DailyMail.


Në një intervistë për Vogue, të ndarë edhe me mikeshën e saj Gigi Hadid, ajo zbuloi se planifikon t’i japë fund modelingut për t’iu përkushtuar një pasioni tjetër: projektimit të shtëpive.

“Betohem, do të ndaloj gjithçka dhe do të projektoj vetëm shtëpi”, tha Kendall, duke treguar se tashmë është në procesin e ndërtimit të një banese të re në Perëndim.

Përveç modelingut, Kendall është shfaqur prej kohësh e apasionuar pas dekorimit të brendshëm, gjë që e ka ndarë edhe me fansat në serialin Kardashians.

Madje, shtëpia e saj në Los Angeles ka qenë pjesë e revistës prestigjioze Architectural Digest, ku u vlerësua për arredimin elegant dhe detajet festive që ajo kishte realizuar vetë.

Me këtë hap të ri, Kendall Jenner i shton një tjetër dimension karrierës së saj të suksesshme, duke dëshmuar se nuk kufizohet vetëm në pasarela.

Nga bota e modës tek dizajni i brendshëm, ajo duket e vendosur të vazhdojë të ndikojë në trendet botërore, por këtë herë nga një fushë krejt tjetër. /Telegrafi/


Kendall Jenner shfaq barkun e tonifikuar në New York dhe paralajmëron ndryshime në karrierë

12 September 2025 at 22:30


Kendall Jenner, supermodelja 29-vjeçare, të enjten bëri një dalje të veçantë në New York City, duke u ndalur në restorantin e njohur Bar Pitti.

Ajo tërhoqi vëmendjen me një bluzë të vogël të bardhë që nxirrte në pah barkun e saj të tonifikuar, të kombinuar me një xhaketë të kuqe të ndezur, pantallona të zeza me bel të ulët dhe sandale me shapka.

Dalja e Jenner vjen pak ditë pasi ajo zbukuroi kopertinën e Vogue së bashku me shoqen e saj të ngushtë, Gigi Hadid, shkruan DailyMail.


Gjatë intervistës për revistën, Kendall zbuloi se pas më shumë se një dekade në industrinë e modelimit, ajo dëshiron të ndryshojë drejt dizajnimit të shtëpive.

Ajo tregoi se aktualisht po ndërton një shtëpi në Perëndim dhe planifikon të fokusojë kohën e saj në këtë pasion.

Supermodelja shprehu dëshirën për një jetë më të thjeshtë dhe intime, duke u shfaqur herë pas here inkognito gjatë udhëtimeve, siç ndodhi vitin e kaluar kur vizitoi Holandën me Gigi-n.

Përveç pasionit për arkitekturën dhe dizajnin e brendshëm, Kendall vazhdon të ruajë stilin e saj elegant edhe në daljet publike.

Në anën e kujdesit personal, ajo ka zbuluar se përdor vaj buzësh L'Oreal Plump Ambition Hyaluron për të mbajtur buzët natyralisht të plota, duke mohuar përdorimin e mbushësve.

Acidi hialuronik dhe tripeptidet e përfshira në produkt ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave dhe përmirësimin e kolagjenit.

Ndërkohë që Kendall vazhdon të dominojë industrinë e modës, fansat e saj mezi presin të shohin hapin e ri të karrierës së saj në fushën e dizajnimit të shtëpive. /Telegrafi/

❌
❌