Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 2025Main stream

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

By: gaze tare
22 December 2025 at 23:24

Situata mes Eduard Kuçi dhe Elijona Binakaj ka marrë një tjetër kthesë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, pas një përballjeje të drejtpërdrejtë mes dyshes, e cila erdhi pas disa akuzave dhe deklaratave kontradiktore të bëra publikisht.

Të dy banorët janë përpjekur të sqarojnë raportin e tyre, duke lënë të kuptohet se janë njohur edhe jashtë mureve të shtëpisë dhe se kanë pasur komunikim përmes mesazheve. Megjithatë, versionet e tyre nuk përputhen plotësisht, duke shtuar edhe më shumë dyshimet te publiku.

Elijona ka mohuar kategorikisht se mes saj dhe Eduardit ka pasur diçka më shumë, duke theksuar se komunikimi i tyre ka qenë minimal. Ajo pranoi se i kishte shkruar atij para hyrjes në Big Brother, por pa dhënë detaje konkrete mbi përmbajtjen apo qëllimin e këtyre mesazheve.

Nga ana tjetër, Eduardi deklaroi se ai i kishte shkruar Elijonës pasi kishte mësuar se ajo do të ishte pjesë e formatit, në momentin kur emrat e banorëve nisën të qarkullonin. Sipas tij, komunikimi ka qenë i thjeshtë dhe pa ndonjë prapavijë të veçantë.

Mes tjerash, Eduardi zbuloi se ata janë takuar edhe fizikisht jashtë shtëpisë, duke treguar se janë parë rastësisht në një kafene në Gjakovë, ku sipas tij janë përshëndetur shkurt.

Ky detaj hapi një tjetër debat, pasi Elijona nuk dha shumë informacion për këtë takim, duke lënë gjithçka në nivel hamendësimesh.

The post “Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 22 December 2025Main stream

"Jemi takuar në një kafene", Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22 December 2025 at 22:38


Eduard Kuçi dhe Elijona Binakaj janë sqaruar me njëri-tjetrin pas disa akuzave për njëri-tjetrin.

Ata kanë lënë dyshime se janë njohur jashtë e se kanë shkëmbyer mesazhe së bashku.

Elijona nga ana tjetër ka mohuar për më shumë për banorin, ndonëse thekson se i kishte shkruar para Big Brother.

Edi theksoi se i ka shkruar kur kuptoi që do të ishte në Big Brother, meqë dolën emrat.

Mes tjerash tha se janë takuar në një kafene në Gjakovë dhe se janë përshëndetur.

Sidoqoftë, kjo mbetet e dyshimtë pasi nuk sqaruar asgjë më shumë për publikun.

Kanë lënë të kuptohet se kanë diçka më shumë se sa kjo jashtë mureve të kësaj shtëpie. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Mesazh i veçantë nga Elijona për babain e Toney-t pas eliminimit

20 December 2025 at 10:41


Toney ka qenë i eliminuari i kësaj jave nga Big Brother VIP Kosova, pasi nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme nga publiku për të vazhduar më tej rrugëtimin e tij në garë.

Kështu, ai i dha fund përfundimisht aventurës së tij në shtëpinë më të famshme.

Gjatë momentit të përshëndetjes, banorët e shtëpisë dolën për ta përcjellë drejt derës së daljes, mes tyre ishte edhe Elijona. Ajo u ndal për ta përshëndetur Toney-n dhe, në një moment që ngjalli vëmendje, i përcolli përshëndetje të veçanta babait të tij.


“Toney, më vjen mirë që u njohëm. Të fala babit shumë, e shumë suksese”, i tha ajo, duke e përshëndetur me ngrohtësi.

Ky veprim vjen disa javë pasi babai i Toney-t kishte deklaruar publikisht se do t’i pëlqente që djali i tij të krijonte një lidhje me Elijonën.

Ai gjithashtu ishte shprehur se ajo është më se e mirëpritur në familjen e tyre, deklaratë që asokohe kishte ngjallur reagime dhe komente të shumta nga publiku.

“Po fluturon, mos e tepro" - acarohet situata mes Edit dhe Elijonës

18 December 2025 at 15:57


Elijona Binakaj është prekur nga fakti që Eduard Kuçi ka qeshur me Labinot Rexhën, teksa ai tallej me banoren.

Për këtë, është sqaruar Edi me Elijonën, duke i thënë se e respekton dhe se ka qeshur me Labin më shumë me gjestet e tij, e jo se ai ka pasur të drejtë.

“Desha të të kujtojë tokën e bukës, sepse je duke fluturuar”, i tha Elijona atij.

"Kam për çka me fluturu. Me ty nuk kam pasur tendencë të keqe, boll e ke. Me mua mos e tepro, se nuk je askushi me më tregu a gaboj unë”, u acarua shpejt Edi.

I njëjti ia ka përmendur edhe disa gjëra nga jashtë pasi siç duket janë takuar apo kanë biseduar me njëri-tjetrin.

Edi gjithashtu i tha se ka respekt për të për faktin se janë nga i njëjti vend.

Situatat në shtëpi po ndryshojnë dhe banorët po vazhdojnë të kenë përplasje e diskutime për tema të ndryshme, me të cilat nuk pajtohen. /Telegrafi/





Benita për Elijonën: Po viktimizohet me tragjedinë e familjes

17 December 2025 at 18:00


Benita Zena ka folur edhe një herë për Elijona Binakajn, me të cilën nuk ka raporte të mira që nga fillimi i këtij Big Brotheri.

Ajo ka thënë se banorja po viktimizohet duke përdorur tragjedinë e familjes.

Në një diskutim me Labinot Rexhën, këngëtarja shtoi se banorja doli keq në Prime.

Foto: Instagram

"Është vetëm hije edhe mbet. Ata e kanë hije pak përmas aty se ec shpejt. Të gjitha false janë, e di unë", tha ajo.

"Që nuk e do publiku e do se u viktimizua deri në pikën e fundit e ka historinë e fortë", shtoi ndër tjerash.

Elijona ndërkohë ka rrëfyer se në vitin 2021 i ka vdekur nëna dhe motra në një aksident me autobus.

E veç kësaj, pati një rast me familjen në Gjermani edhe kur ishte e vogël. /Telegrafi/

Benita rrëfen prapaskenat e produksionit, 'Vëllait të Madh' i ndërpren fjalën

13 December 2025 at 22:19


Debati mes Elijonës dhe Benitës këtë javë ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku fansat e Big Brother VIP Kosova 4 kanë komentuar gjatë për tensionin mes banoreve.

Megjithatë, Benita ka zbuluar se situata nuk ka qenë krejt e natyrshme dhe se prapa shumë gjërave që ndodhën qëndron produksioni i spektaklit.

Gjatë një bisedë me Klodin brenda shtëpisë, ajo rrëfeu se reagimi i saj ndaj situatës ishte i ndikuar dhe jo thjesht spontan.

“Më thanë të veproja kështu…”, u shpreh Benita, duke treguar se ekipi i produksionit shpesh jep udhëzime për të krijuar situata dramatike që të rrisin dinamiken brenda shtëpisë.

,Vëllai i Madh ndërhyri menjëherë për t’i tërhequr vërejtjen, duke kujtuar rëndësinë e respektimit të rregullave të lojës dhe të limitit të reagimeve të nxitura nga produksioni.

Ky moment ka ndezur diskutime të shumta tek fansat, të cilët po debatohen nëse banorët janë plotësisht të lirë në veprimet e tyre apo nëse ngjarjet brenda shtëpisë shpesh manipulohet për efekt televiziv. /Telegrafi/

Elijona rrëzohet sërish në Big Brother VIP Kosova 4

12 December 2025 at 19:43


Një moment gazmor ka ndodhur mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, kur banorja Eljona u rrëzua teksa po tentonte të ulej në divanin e vendosur në oborr.

Teksa po afrohej drejt vendit ku banorët po qëndronin, Eljona humbi ekuilibrin dhe përfundoi në tokë — një situatë që, sipas tyre, nuk është e para herë që i ndodh.

Pas një rivendosjeje të shpejtë në këmbë, pyetja e parë që ajo mori ishte nëse ishte mirë, ndërsa vetë Eljona reagoi me të qeshura.

- YouTube youtu.be

Situata u shndërrua shpejt në një moment humori për të gjithë të pranishmit, ndërsa Labinoti ia drejtoi asaj me shaka: “Pse po rrëzohesh nonstop?”

Banorët vazhduan të qeshnin ndërsa e ndihmuan Eljonën të rimerrte veten, duke e kthyer incidentin në një nga episodet më argëtuese të ditës në shtëpi. /Telegrafi/

“Pse të ka marrë shteti gjerman”, vazhdon debati i ashpër mes Labit dhe Elijonës

10 December 2025 at 23:32


Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ka vazhduar debati i tensionuar mes banorëve Elijona Binakaj dhe Labi, duke rikthyer një histori nga e kaluara e banores.

Labi e përmendi ikjen e Elijonës për të shkuar tek familja, duke e sfiduar rrëfimin e saj: “Ti the ‘unë kam ikur për të shkuar tek familja ime’. E pse pra ty shteti gjerman të ka marrë?” – është shprehur Labi.

Elijona u përgjigj qetësisht, duke sqaruar se kjo pjesë e jetës së saj është personale: “Ajo është pjesë e rrëfimit të jetës, që unë tash nuk e shfaqi”.

Ky përplasje ka rikthyer vëmendjen e banorëve dhe të ndjekësve në rrjetet sociale, pasi shumë fansa kanë komentuar mbi tensionin e dukshëm dhe mënyrën se si historia personale e Elijonës po diskutohet brenda shtëpisë. /Telegrafi/


- YouTube youtu.be

Benita me gjuhë kërcënuese ndaj Elijonës: E mbys krejt, e kap dhe dalë jashtë - nuk ma ndjen

10 December 2025 at 18:20


Banorja e njohur e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, e cila tashmë njihet edhe si influencuese në rrjetet sociale, ka bërë një deklaratë që ka ngjallur reagime të shumta.

Gjatë një bisede me banorin Tony, Benita shprehu mllefin e saj ndaj banores tjetër, Elijona Binakaj, duke thënë: "Unë e mbys krejt, e kap dhe dalë jashtë dhe fare nuk ma ndjen".

Kjo gjuhë u konsiderua e papërshtatshme për një format si Big Brother VIP Kosova dhe ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit në rrjetin social X (ish-Twitter), ku fansat dhe komentuesit kanë diskutuar për intensitetin e deklaratës dhe për mënyrën se si konflikti mes banorëve po zhvillohet brenda shtëpisë.

Benita, e njohur për karakterin e saj të drejtpërdrejtë dhe shpesh kontravers, duket se nuk ka frikë të shprehë hapur emocionet e saj, duke e bërë jetën brenda shtëpisë së Big Brother edhe më të paparashikueshme. /Telegrafi/

Benita eskalon ndaj Elijonës: 'E mbys' dhe dal nga shtëpia

10 December 2025 at 15:21


Benita Zena dhe Toney janë munduar të sqarohen në ditën e sotme (e mërkurë) pas përplasjeve që patën së fundmi.

E kjo duket se nisi për shkak të banores tjetër, Elijona Binakaj, që sipas këngëtares po e provokon atë.

Toney ia tregoi të vërtetën se si ishte rasti dhe se nuk kishte ndonjë qëllim tjetër.

Benita në ndërkohë bëri një deklaratë të fortë, që duket si një lloj kërcënimi për konkurrenten e lartpërmendur.

"Unë e mbys krejt e kapi edhe dal jashtë as nuk ma ndjen. E mbys në atë kuptimin, se po mendoj", u shpreh ajo.

Disa nga komentuesit kanë thënë se duhet të ketë 'zarf të zi' për këtë gjest të Benitës.

Se çfarë do të ndodh mbetet për t'u parë në vazhdim, nëse do të ketë vendim për artisten. /Telegrafi/

“Nuk je e para që i ka vdekur nëna", Labi degradon debatin duke i përmendur përsëri fatkeqësinë Elijonës

9 December 2025 at 10:29


Pas spektaklit të Big Brother Vip Kosova, tensionet mes Labinot Rexhës dhe Elijonës u rikthyen edhe më të forta, teksa një debat i nisur për nominimet u shndërrua shpejt në përplasje personale.

Labi e nisi diskutimin duke i thënë Elijonës se duhet të dalë më shpesh në nominim, duke nënkuptuar se ajo mund të jetë më e dobët përballë publikut.

Kjo deklaratë ndezi menjëherë reagimet, sidomos kur ai kaloi përsëri tek tema e humbjes së nënës së saj.

BBVK/YouTube

Në vazhdim të debatit, Labinoti e përmendi edhe një herë vdekjen e nënës së Elijonës, një ngjarje që Elijona e ka ndarë më herët në program.

Ai i tha: “Nuk je e para që i ka vdekur nëna. Ndoshta po mendon që nuk më vjen keq, por s’ka shqiptar që s’i vjen keq. Unë vetëm jam kapur kur ti natën s’më ke lënë të fle. Nuk është një natë, janë shumë net”.

Kjo fjali shkaktoi reagime të forta brenda shtëpisë dhe në publik, pasi është një ndër herët e shumta që Labi i rikthehet kësaj teme.

Elijona e kundërshtoi menjëherë, duke sqaruar se vetëm një natë ka pasur debat mes tyre, ndërsa akuzoi Labinotin se ka hedhur kunja pa guxuar t’i thotë gjërat drejtpërdrejt.

“Edhe ti kam nxjerrë të gjitha fjalët që nuk ke qenë burrë të m’i thuash, por i ke hedhur si kunja. Në fund të ditës ia kam nxjerrë të gjitha fjalët që kam dashur t’ia nxjerr”, u shpreh ajo, duke e cilësuar Labin si lojtar, por me një stil që sipas saj nuk është i sinqertë.

Ajo vazhdoi duke e pyetur nëse ai është i bindur që po ecën “në rregull” në lojë dhe se po luan pastër, ndërsa Labi iu përgjigj shkurt se këtë e gjykon “vetëm Zoti”.

Përplasja mes tyre vazhdoi me tension të lartë, duke hapur diskutime të reja për kufijtë etikë të lojës dhe mënyrën se si përdoren historitë personale brenda formatit.

Ky debat pritet të sjellë reagime të shumta nga publiku, sidomos për faktin që tema e ndjeshme e humbjes së nënës së Elijonës u përmend sërish nga Labi në mes të një konflikti lojtarësh. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Elijona në kërkim nga policia gjermane? Ja si qëndron e vërteta

By: Ela
9 December 2025 at 08:31

Një moment i tensionuar ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP, kur Elijona Binakaj mori një “zarfi të kuq” që i drejtohej për lajmet që kanë qarkulluar ditët e fundit lidhur me të kaluarën e saj. Vëllai i Madh kërkoi sqarime në lidhje me lajmet që përmendnin policinë gjermane dhe periudhën e jetës së […]

The post Elijona në kërkim nga policia gjermane? Ja si qëndron e vërteta appeared first on BoldNews.al.

Publikohet një klip ku Elijona shpreh pëlqim për Klodin - e zbulon të vërtetën

8 December 2025 at 22:54


Pas publikimit të një klipi ku dukej se Elijona Binakaj shprehte pëlqim për banorin tjetër, Klodian Mihaj, banorja ka vendosur të sqarojë të vërtetën.

Ajo thekson se nuk bëhet fjalë për ndjenja romantike, por për një vlerësim dhe respekt ndaj Klodianit si person.

“Nuk është se më pëlqen në mënyrë romantike. Ai është djalë shumë i mirë. Lum nëna që e ka", tha ajo.

- YouTube www.youtube.com

Në klip nga ana tjetër dukej sikur ka një pëlqim për Klodin, edhe pse tha të kundërtën.

Siç shihet kjo u keqkuptua dhe se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes.

Kjo nuk është e vetmja herë që merren gjërat si të kryera, pa pasur asgjë në këtë.

E njëjta theksoi për Klodin se ka një dyshim se mos e ka ndonjë vajzë jashtë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

"Me dashtë nënën dhe motrën, nuk ishe ik nga shtëpia" - Labi shpërthen ndaj Elijonës

8 December 2025 at 22:17


Banori Labinot Rexha shpërtheu ndaj Elijonës Binakajt duke përdorur fjalë të ashpra dhe duke i përmendur një pjesë të dhimbshme të së kaluarës së saj.

Labi i tha Elijonës: “Me dashtë nënën dhe motrën, nuk ishe ik nga shtëpia në moshën 13-vjeçare".

Ai e ka ndërlidhur pasi prej moshës shtatë deri në 13-vjeçare ka qëndruar në një familje gjermane, pa dëshirën e saj.

Foto: YouTube

E më pas e kishte ngacmuar edhe për të ëmën, ndonëse banorja e ka humbur atë bashkë me motrën në një aksident me autobus në vitin 2021.

Ky moment shkaktoi emocione të forta brenda shtëpisë dhe reagime të menjëhershme nga banorët e tjerë.

Foto: YouTube

Ngjarja ka ngjallur debat në rrjetet sociale, ku publiku shprehu shqetësim për mënyrën si Labi përdori një humbje personale të Elijonës për të bërë presion ose për të krijuar konflikt.

Kritika mori edhe nga opinionistët të cilët nuk u pajtuan me qasjen e Labit ndaj Elijonës. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Elijona në kërkim nga policia? Sqaron ngjarjen që e kaloi teksa qëndroi për gjashtë vjet në një familje gjermane

8 December 2025 at 21:53


'Zarfi i Kuq' i është drejtuar posaçërisht Elijona Binakajt pas publikimeve të shumta mediatike që kanë qarkulluar ditët e fundit për një periudhë të së kaluarës së saj.

Zarfi ngjalli tension dhe emocion, teksa Vëllai i Madh kërkoi sqarime për lajmet ku përmendej edhe policia gjermane.

Në 'zarfin e kuq' shkruhej: “Elijona, në ditët e fundit emri yt ka pushtuar mediat.

Foto: Instagram

Portale të ndryshme kanë publikuar lajme të një periudhe të jetës tënde, duke përmendur policinë gjermane".

Elijona, dukshëm e emocionuar, reagoi duke thënë se nuk po ndihej mirë nga mënyra si ishte trajtuar tema dhe si ishte përfolur brenda shtëpisë.

“Një njeri shumë i ligë këtu brenda ka gjuajtur me fjalë, ka prek të kaluarën time dhe ka dhënë informata jo të sakta”, tha ajo.

Ajo sqaroi edhe një herë të vërtetën e saj lidhur me lajmet që kanë qarkulluar.

“Unë nuk jam ikur asnjëherë prej familjes teme, por kam ikur prej familjes gjermane për të shkuar te familja ime. E kam marrë vendimin vet me ik dhe me shku te familja ime, e kisha bërë sërish. Jam shumë krenare me atë veprim".

Sqarimi i Elijonës pas 'zarfit të kuq' ka ngjallur reagime të shumta brenda dhe jashtë shtëpisë, ndonëse u mësua e vërteta. /Telegrafi/

"Kam parë masakra me sytë e mi", Labinoti krahason situatën me Elijonën me ngjarjet e rënda të luftës – publiku reagojnë ashpër

7 December 2025 at 15:33


Një situatë e tensionuar është krijuar mes Labinotit dhe Elijonës brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, pasi ajo i tha se po ngrihej natën jerm, duke e zgjuar disa herë.

Kjo nxiti një reagim të menjëhershëm nga Labi, i cili më pas iu drejtua kamerave me një deklaratë që ka hapur shumë debat jashtë shtëpisë.

BBVK/Instagram

Në reagimin e tij, Labinoti bëri një krahasim të fortë me përvojat e tij personale nga lufta e Kosovës, duke thënë: “5-6 vjet kam shkuar te psikologu, se sa kam parë në luftë masakra me sytë e mi. Kam parë masakra me sy, gra që i kanë pre. E çohet një vajzë 18-vjeçare e zgjon burrin 42-vjeçar prej gjumit në ora 4 ose 5 të mëngjesit. Ja pra çfarë vajze është kjo Elijona. Sa vajza i kanë humbur nënat dhe baballarët e tyre e nuk viktimizohen si ajo. Pra kjo është Elijona, e cila është e manipuluar prej 2-3 personave për të më zgjuar në ora 4 të mëngjesit”.

Deklarata e tij, e transmetuar në klipin e publikuar nga faqja zyrtare e BBVK, ka shkaktuar reagime të shumta negative nga publiku.

Shumë ndjekës e kanë kritikuar mënyrën se si ai e krahasoi një situatë brenda shtëpisë me ngarkesë kaq të rëndë emocionale dhe historike si masakrat e luftës.

Të tjerë kanë komentuar duke vënë në pikëpyetje qëndrimin e tij në format pas kësaj deklarate.

Mbetet të shihet se si produksioni dhe mysafirët në studio do ta trajtojnë këtë moment në natën e spektaklit. /Telegrafi/

Labi për Elijonën: Nuk jam pishman për atë se çfarë i thashë, kurrë nuk jam ndier më mirë

6 December 2025 at 16:28


Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, tensionet mes banorëve vijojnë të rriten, dhe një nga përplasjet më të komentuara së fundmi është ajo mes Labit dhe Elijonës.

Gjatë një bisede me Londrimin, Labi u shpreh hapur se nuk ndien aspak pendesë për fjalët që i kishte thënë 18-vjeçares, të cilën e akuzoi se po viktimizohej me historinë e saj të ndjeshme lidhur me vdekjen e nënës.

I pyetur drejtpërdrejt nga Londrimi nëse e ka ndërgjegjen e pastër pas asaj që ndodhi, Labi u përgjigj pa hezitim, duke theksuar se nuk e ka ndier veten më mirë se tani. “Kurrë më mirë s’jam ndier. Patjetër. Kur dikush më çon prej gjumit në ora katër”, deklaroi ai, duke lënë të kuptohet se situata që e kishte zgjuar herët në mëngjes e kishte acaruar edhe më shumë.

BBVK/YouTube

Londrimi reagoi duke i tërhequr vërejtjen se zgjimi i papritur shpesh çon në reagime të pakontrolluara.

“Jerëm nuk është mirë me u çu se nuk e di se çka fol”, u shpreh ai. Megjithatë, ai shtoi se në këtë rast, Labi e kishte thënë atë që tha me vetëdije të plotë, duke nënvizuar: “Labi, me e vetëdije të plotë e ke ofenduar një 18-vjeçare”.

Kjo situatë ka ndezur diskutime edhe jashtë shtëpisë, me shumë ndjekës që po komentojnë dinamikat mes banorëve dhe mënyrën se si çdo konflikt i vogël brenda shtëpisë shndërrohet në debat të madh publik. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Labi me fjalë të rënda për Elijonën: Po viktimizohesh se të ka vdekur nëna, me qenë e mirë s'do ishe larguar nga familja kur ke qenë 13 vjeçare

6 December 2025 at 10:30


Në Big Brother VIP Kosova 4, mbrëmja e së premtes solli një përplasje të fortë mes Labinot Rexhës dhe Elijonës, teksa banorët po përgatiteshin për gjumë në dhomën e fjetjes.

Debati nisi pas disa provokimeve, të cilat Labi duket se nuk i përballoi dot. Ai u kthye ashpër ndaj Elijonës, duke i thënë: “Ti po viktimizohesh pse të ka vdekur nëna.” Koment që tronditi banorët, pasi prekte një ngjarje tragjike që ajo kishte ndarë më herët.

Elijona kishte treguar se nëna dhe motra e saj kishin humbur jetën në një aksident teksa udhëtonin nga Gjermania në Kosovë — një histori që kishte prekur publikun.

Labi nuk u ndal aty, duke e goditur sërish me një tjetër koment të rëndë: “Po të ishe e mirë, nuk do ishe larguar nga familja. Në moshën 13-vjeçare je larguar nga shtëpia”.

Kjo lidhet me periudhën kur Elijona, sipas raportimeve, ka jetuar për pesë vite nën kujdesin e shtetit gjerman, larg familjes së saj. /Telegrafi/

Labi thumbon Elijonën duke i thënë "Unë nuk kam ikur asnjëherë nga shtëpia", reagon familja: Po përdoren informacione të rreme nga jashtë

4 December 2025 at 22:22


Një debat i zhvilluar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova ka ndezur reagime të shumta, pasi Labinot Rexha ka lëshuar një koment të cilësuar si thumbues ndaj banores Elijona Binakaj.

Gjatë diskutimit, Labi u shpreh: “Unë nuk jam larguar ndonjëherë nga familja ime”, deklaratë që publiku e ka interpretuar si aludim ndaj një historie që prej kohësh ka qarkulluar në media – se Elijona, kur ishte fëmijë, ka kaluar rreth pesë vite larg familjes së saj, nën kujdesin e shtetit gjerman.

Ky koment u konsiderua nga shumë ndjekës si një goditje e ulët dhe përdorim i informacioneve të ndjeshme personale brenda lojës.

- YouTube youtu.be

Në vijim të kësaj ngjarjeje, familja dhe menaxhmenti i Elijona Binakajt kanë reaguar menjëherë përmes një deklarate të publikuar në Instagram, ku shprehin shqetësimin për përdorimin e “informacioneve të rreme dhe të pasakta” brenda shtëpisë.

Në reagim thuhet ndër të tjera: “Sapo na kanë ardhur disa video ku shihet se një person brenda shtëpisë së BBVK është duke përdorur informacione të rrejshme dhe të pasakta nga jashtë, të cilat po i përdor brenda lojës me qëllim të drejtpërdrejtë për ta dëmtuar dhe për ta nxjerrë jashtë Elijonën”.

Ata më tej theksojnë se kjo situatë nuk është e para: “Para 5 ditësh jemi njoftuar për një situatë të ngjashme dhe fatkeqësisht kjo po vazhdon ende me informacione fallco”.

Familja i bën thirrje produksionit të marrë masa të menjëhershme: “Kërkojmë drejtësi, barazi në lojë dhe mbrojtje nga dezinformatat që po përdoren për qëllime të ulëta.”

Ky tension i ri në shtëpi pritet të ngjallë reagime edhe nga publiku, ndërsa mbetet për t’u parë nëse produksioni i BBVK do të ndërhyjë pas kërkesës së familjes dhe pas kritikave të shumta në rrjetet sociale.

Në çdo rast, debati Labi–Elijona tashmë është kthyer në njërën prej temave më të diskutuara të edicionit. /Telegrafi/

Në gjendje të rënduar emocionale - Elijona Binakaj mendon të largohet nga Big Brother

3 December 2025 at 12:31


Elijona Binakaj duket se po e ka të vështirë të përballojë qëndrimin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Së fundmi u pa e mërzitur dhe me lot në sy, ndërsa ka shprehur dëshirën për t’u tërhequr nga loja.

Edhe pse ka marrë këshilla dhe mbështetje nga konkurrentët e tjerë, duket se gjendja emocionale e saj nuk është edhe aq e mirë.

- YouTube www.youtube.com

Si një vajzë vetëm 18-vjeçe, Elijona po përjeton mall për familjarët jashtë, gjë që sipas banorëve të tjerë është arsyeja kryesore e gjendjes së saj.

Për momentin nuk dihet nëse Elijona do të marrë vendim përfundimtar për të lënë spektaklin.

Fansat po presin të shohin se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim rreth saj për këtë eksperiencë.

E njëjta para pak vitesh ka përjetuar një ngjarje të trishtë, pasi nëna dhe motra e saj humbën jetën në një aksident, gjë që u përmend tejet shumë edhe në këtë reality shou. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

❌
❌