Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Mbyllet këtu e gjitha”/ ‘Përçahen’ dy kunatat në Big Brother, Selin: Ka lënë skema të shëmtuara me mua

✇Albeu
By: M C

Marrëdhënia e Selin me Gimbon duket se ka përçarë banoren me kunatën e saj në Big Brother, Gretën.

Herë pas herë, Greta ka shprehur pakënaqësinë e saj për lojën e Selin apo sjelljen e saj për Gimbon, ndërsa sot u shprehën se nuk kanë pasur komunikim mes tyre. Selin tha se Greta ka lënë “skema të shëmtuara”, ndërsa kjo e fundit tha se “mbyllet këtu e gjitha”.

Pjesë nga diskutimi mes tyre:

Selin: Sot është dita e tretë që Greta me mua ka zero kontakt. As nuk ka ardhur për të më pyetur si je. Nuk çuditem më. Është kontradiktore, sepse gjatë javës më flet, dhe në prime është ndryshe. Luizi e pyeti për lidhjen time të fundit, Greta s’ka qenë prezente. E pyeti a është jashtë e lidhur, pashë një nënqeshje nga Greta. Mbase ka dashur të distancohem unë nga loja dhe të bëhet ajo kryefjala. Këto skena të shëmtuara me mua, nuk i shkojnë jo Gretës por as disa të tjerëve. E dyta, ka lënë një koment të shëmtuar te grimi, tha: qerpikët fallso, buzët fallso.

Greta: A je në terezi? Nuk e kam thënë kështu për zotin. Nuk ka lidhje, e ktheve situatën tani, më vjen keq. Gimbo pas çdo prime që është i zhgënjyer, vjen duke u ankuar për Selinën. Nuk kam më lojë me ty, mbyllet këtu e gjithçka, mos hajdeni këtu te Greta.

Luizi: Greta është shumë inteligjente, por duket sikur dikush ia ka futur thonjtë në fyt. Je duke pranuar të jesh në hije, duke marrë titullin kunata e saj. E rrita intensitetin e pyetjeve duke i thënë: a je në dijeni të lidhjes së fundit të Selin, a mendon se ndikon në qëndrimin si luan e shfrytëzon situatat e saj?

The post “Mbyllet këtu e gjitha”/ ‘Përçahen’ dy kunatat në Big Brother, Selin: Ka lënë skema të shëmtuara me mua appeared first on Albeu.com.

Bie tërmet në Maqedoninë e Veriut, lëkundjen ndihen edhe në Kukës

✇Albeu
By: M C

Një tërmet i fortë është regjistruar pak momente më parë në Kosovë, duke shënuar panik në zonë.

Bëhet me dije se tërmeti ka pasur një magnitudë 4.9 ballë.

Ndërsa epiqendra e tij është në jugun e Kosovës, rreth 18 kilometra nga Prizreni, pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut.

Ende nuk dihet nëse ka dëme nga lëkundjet e tërmetit të sotëm.

The post Bie tërmet në Maqedoninë e Veriut, lëkundjen ndihen edhe në Kukës appeared first on Albeu.com.

Molotovët drejt Kryeministrisë dhe parlamentit, rreth 20 protestues shoqërohen në polici

✇Albeu
By: M C

Rreth 20 protestues janë shoqëruar në polici pasi hodhën molotovë dhe lëndë piroteknike përpara protestës para Kryeministrisë dhe Kuvendit, raporton gazetarja Xhensila Kodra.

Opozita zhvilloi sot protestën e radhës duke kërkuar largimin e qeverisë së Edi Ramës, ndërsa menjëherë pas përfundimit të fjalës së kryedemokratit Sali Berisha, protestuesit hodhën molotov drejt godinës së kryeministrisë, e cila i shpërndau me përdorimin e autobotit e ujë. Më pas protestuesit u zhvendosën drejt Parlamentit, ku pati përplasje me policinë.

Mbështetësit e opozitës hodhën përsëri molotovë dhe fishekzjarre. Policia tha se nga molotovët kanë mbetur të lënduar, me djegie dhe dëmtime fizike 16 efektivë policie, të cilët kanë marrë mjekim në spital.

Lëndime pësoi gjithashtu edhe deputeti demokrat Bledjon Nallbati, i cili u dërgua në spital me dëmtime në kokë.

Opozita kërkon dorëheqjen e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, pas përfshirjes së kësaj të fundit në skandale korrupsioni dhe vënies nën akuzë zyrtarisht nga SPAK për abuzime me tenderat.

Ajo është pezulluar nga detyra, por gjithashtu kërkohet heqja e imunitetit dhe hapja e rrugës së arrestit.

The post Molotovët drejt Kryeministrisë dhe parlamentit, rreth 20 protestues shoqërohen në polici appeared first on Albeu.com.

“Do i bie fort”/ Si ka ndikuar raporti Selin-Gimbo te Miri, banori: Në Prime mban qëndrim

✇Albeu
By: M C

Në Prime-n e kaluar, një klip lëndoi Gimbon në lidhje me raportin e tij me Selin. Gjithsesi, gjatë javës, të dy banorët i rregulluan marrëdhëniet e tyre.

Por si ka ndikuar ky raport te Miri? Banori nuk i kurseu kritikat, duke thënë se Gimbo zgjohet vetëm në Prime dhe gjatë javës rikthehet në normalitet.

Miri: Tani nuk e di çfarë pozicioni do mbajë Gimbo në këtë shtëpi, përveç pjesës që ka ardhur si banor. Dhe nëse bën njeriun e dashuruar me Selin, të vazhdojë. Aty tha: “Do i bie fort”. Unë për këto punë jam këtu, hajdeni dhe më bini fort.

Gimbo: I mirë këtu nuk bëhesh se të bien në qafë.

Miri: Më pyete live që s’je butoni. E kuptove ti kush është butoni?

Gimbo: Sa i përket pjesës tjetër, Selin nuk mund t’i besojë një njeriu që ka tre javë që vjen në shtëpi. Por e kanë të vështirë ta rrëzojnë malin me gurë. Por le ta provojnë.

Miri: Tani do mbash prapë qëndrim në Prime dhe gjatë javës të kthehemi siç kemi qenë? Ti je shumë i qetë, nuk je për lojë. Por ne të presim, futu në lojë.

Gimbo: Unë s’po bëj lojë me këtë.

Miri: Nuk ke ardhur njëherë të bësh një debat, të kërkosh llogari. Kjo është loja këtu. Vetëm në Prime të ndihet zëri. E gjithë java është lojë. Në Prime janë rezymetë.

Selin: Po e filloj nga fundi, që si gjithmonë ka këto reagimet e pjesës tjetër. Është një shtjellim shumë i gjatë që është shkëputur vetëm pjesa joreale. Kjo situata ime me Gimbon më ka bërë të kuptoj që ka shumë interes. Çfarë shikoj te këta njerëz në klip janë diskutimet tona. Orë të tëra sqarimi, por nuk shikojnë kur ne diskutojmë për lojën. Për pjesën e Luizit, ai mund të ketë bërë lojën e kupidit. Një herë i interesonte që ne të bëheshim bashkë, pastaj nuk i interesonte kjo gjë.

Luizi: Mënyra se si Selin e ka trajtuar Gimbon, kjo është e bardhë në të zezë, nuk ka nevojë ta shpjegoj unë. Ajo përfiton.

The post “Do i bie fort”/ Si ka ndikuar raporti Selin-Gimbo te Miri, banori: Në Prime mban qëndrim appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës, shoqërohen nga polica 13 persona

✇Albeu
By: M C

13 persona janë shoqëruar nga policia, për shkak të protestës kombëtare të opozitës. Për shkak të përplasjes së protestuesve me policinë, bëhet me dije se janë plagosur 16 persona. Tre prej tyre kanë marrë djegie nga molotovi i hedhur, ndërsa dy prej tyre kanë plagë të rënda.

I plagosur ka mbetur gjithashtu edhe deputeti Bledion Nallbati. Ai ka marrë dëmtime të rënda për shkak të dhunës së policisë dhe përdorimit të gazit. Momentalisht ai ndodhet në Spitalin e Trumes, ku dhe po merr ndihmën e specializuar mjeksore.

The post Protesta e opozitës, shoqërohen nga polica 13 persona appeared first on Albeu.com.

U qëllua me shkopa gome pas koke dhe iu hodh spraj në fytyrë, Bledion Nallbati në gjendje të rëndë te Trauma, Sali Berisha niset me urgjencë

✇Albeu
By: M C

Protesta e thirrur nga Partia Demokratike këtë të martë është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Gjatë incidenteve nuk kanë munguar edhe aktet e dhunës, ndërsa i lënduar ka mbetur deputeti demokrat, Bledion Nallbati.

Sipas raportimeve, Nallbati është përfshirë në momentet e përplasjes me efektivët e FNSH-së, ku dyshohet se është goditur dhe ndaj tij është përdorur edhe spraj në fytyrë. Menjëherë pas incidentit, ai është shoqëruar drejt Urgjencës së Spitalit të Traumës nga drejtues të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Albana Vokshi.

Ka qenë vetë deputetja Albana Vokshi ajo që ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të tij. Sipas saj, Nallbati ka pësuar një goditje në kokë gjatë momentit kur po ndihmonte qytetarët në protestë.

“Ka një goditje në kokë. Ishte duke ndihmuar një qytetar, kur policia e ka goditur në kokë. Aktualisht është duke u trajtuar, po i bëjnë larje të syve dhe të fytyrës për shkak të djegies nga spraji, si dhe po i nënshtrohet një skaneri”, është shprehur Vokshi.

Ndërkohë, pas përfundimit të protestës, në Spitalin e Traumës ka shkuar edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, për t’u interesuar nga afër për gjendjen shëndetësore të deputetit.

The post U qëllua me shkopa gome pas koke dhe iu hodh spraj në fytyrë, Bledion Nallbati në gjendje të rëndë te Trauma, Sali Berisha niset me urgjencë appeared first on Albeu.com.

Protestuesit përplasen edhe me qytetarët, nuk i lënë të kalojnë, gjuajnë me grushte drejt makinës

✇Albeu
By: M C

Protestuesit e opozitës nuk janë përplasur vetëm me efektivët e policisë, por edhe me qytetarët në rrugë.

Sikurse shihet në videon e përcjellë nga gazetarja Elda Menga, e cila ndodhet në terren, protestuesit janë konfliktuar edhe me qytetarë, duke u penguar kalimin në rrugë.

Në pamje duket momenti kur një automjet tenton të kalojë, por pengohet nga protestuesit.

The post Protestuesit përplasen edhe me qytetarët, nuk i lënë të kalojnë, gjuajnë me grushte drejt makinës appeared first on Albeu.com.

“Oh my God…”/ Protesta e PD, gazetari i huaj pl*goset pas hedhjes së gazit lotsjellës

✇Albeu
By: M C

Një person i huaj ka mbetur i lënduar gjatë protestës së opozitës para parlamentit.

Mësohet se ai është një gazetar i huaj, madje edhe në sfond dëgjohen zëra ku thuhet se “është gazetar amerikan që bën podkast”.

Siç shihet edhe nga pamjet ai është ndjerë keq në momentin kur policia hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Protestuesit e tjerë, por edhe forca të rendit i kanë ardhur në ndihme duke i dhënë atij ujë.

The post “Oh my God…”/ Protesta e PD, gazetari i huaj pl*goset pas hedhjes së gazit lotsjellës appeared first on Albeu.com.

Rëndohet situata nga protesta e opozitës: Lëndohen 8 efektivë policie, katër prej tyre përfundojnë të Trauma

✇Albeu
By: M C

Hedhja e molotovëve dhe lëndëve piroteknike nga demokratët në drejtim të Kuvendit që ka lënë të dëmtuar 8 efektivë policie.

Burimet bëjnë me dije se te Trauma janë paraqitur katër prej tyre ndërsa 4 të tjerë ndodhen në QSUT.

Sakaq, pritet që të bëhen ekzaminimet e duhura mjekësore për të zbuluar gjendjen e tyre shëndetësorë.

Ndërsa mësohet se njëri prej efektivëve ka marrë plagë në pjesën e pulpës së këmbës.

Edhe pse Sali Berisha u shpreh se kjo do të ishte një protestë paqësore, situata është përshkallëzuar duke hedhur molotovë në drejtim të efektivëve që ishin në krye të detyrës, nga të cilët 8 prej tyre kanë mbetur të lëndua.

“Nga vijimi i tubimit para Parlamentit, si pasojë e sulmit me bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta, u dëmtuan edhe tre punonjës policie, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie e dëmtime fizike nga sendet e forta. Përgjatë gjithë tubimit u dëmtuan 8 punonjës policie” thuhet nga burimet.

The post Rëndohet situata nga protesta e opozitës: Lëndohen 8 efektivë policie, katër prej tyre përfundojnë të Trauma appeared first on Albeu.com.

Flakë e tym, përkeqësohet situata para Parlamentit, hidhet molotov dhe fishekzjarrë! Policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

✇Albeu
By: M C

Situata me protestën para parlamentit u tensionua pasi një grup militantësh opozitarë hodhën në drejtim bomba molotov dhe fishekzjarrë.

Molotovi u hodh në mes të turmës ku kishte protestues, por edhe punonjës policie.

Ndërkohë policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe autobote me ujë për të shuar flakët dhe për të shpërndarë protestuesit.

The post Flakë e tym, përkeqësohet situata para Parlamentit, hidhet molotov dhe fishekzjarrë! Policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë appeared first on Albeu.com.

Berisha mbyll fjalimin, militantët hedhin molotov drejt godinës së kryeministrisë, policia ndërhyn me autobote me ujë

✇Albeu
By: M C

Menjëherë pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, militandët demokratë hodhën molotov dhe fishekzjarrë drejt godinës së kryeministrisë.

Kordoni i policisë qëndronte rreth godinës së kryeministrisë, ndërsa një autobot me ujë ndërhyri për të shuar zjarrin dhe për të shpërndarë protestuesit.

Ndërkohë Sali Berisha vazhdonte të qëndronte në podium duke valëvitur flamurin kombëtar.

The post Berisha mbyll fjalimin, militantët hedhin molotov drejt godinës së kryeministrisë, policia ndërhyn me autobote me ujë appeared first on Albeu.com.

“Ata që harrojnë të shkuarën janë të dënuar ta përsërisin atë”/ Berisha: Jemi mbledhur në momentin më kritik të Shqipërisë në 35 vitet e fundit

✇Albeu
By: M C

Kryetari i Partisë Demokrtaike, Sali Berisha ka deklaruar se qytetarët janë mbledhur në momentin më kritik të Shqipërisë në 35 vitet e fundit. Gjatë fjalës së tij, para qytetarëve në protestën kombëtare të opozitës, Berisha tha “Ata që harrojnë të shkuarën, janë të dënuar ta përsërisin atë”.

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, demokratë dhe demokrate, opozitarë dhe opozitare përshendetjet më të përzemërta për ju misionarë dhe misionare të pamposhtura. Zhvillimet e ditëve të fundit, bëjnë që ne të mblidhemi në ketë shesh në kushte ndër më alarmante. Jemi mbledhur në momentin më kritik të Shqipërisë në 35 vitet e fundit. Më duhet ta nis këtë fjalë me një shprehje që sot tingëllon më aktuale, më e rëndësishme se kurrë: Ata që harrojnë të shkuarën, janë të dënuar ta përsërisin atë.

The post “Ata që harrojnë të shkuarën janë të dënuar ta përsërisin atë”/ Berisha: Jemi mbledhur në momentin më kritik të Shqipërisë në 35 vitet e fundit appeared first on Albeu.com.

“Janë larguar 1.6 milionë shqiptarë”, Alimehmeti nga protesta e opozitës: Nuk ka akuzë më të madhe që mund t’i bëhet kësaj qeverie, sesa shpopullimi i vendit

✇Albeu
By: M C

Ish-kandidati i PD-së për deputet në Tiranë, Ilir Alimehmeti, gjatë fjalës së tij në protestën e ditës së sotme, ka hedhur akuza ndaj qeverisë se ka abuzuar me fondet publike.

Alimehmeti tha se qeveria po ndjek politika që çojnë në shpopullimin e vendit dhe për këtë, përgjegjës është kryeministri Edi Rama.

“Është fakt që 1.6 milionë janë jashtë Shqipërisë. Është fakt që një në pesë persona po mendon largimin, dhe kjo është falë politikave që ndjek Rilindja me Edi Ramën. Politika që bazohen në shpopullim dhe në abuzim me paratë publike. Kujdes, këto abuzime që janë, nuk janë thjesht në lekë, por kanë pasoja kolosale. Çojnë në shkolla pa fëmijë, çojnë spitali pa mjekë dhe pa ilaçe, janë abuzime që çojnë pronar pa prona, janë abuzime që çojnë ekonomi pa të ardhme. Dhe për të gjitha këto, ka vetëm një emër dhe përgjegjësi, Edi Rama”, tha Alimehmeti.

Më tej kandidati për deputet theksoi në fjalën e tij, se nuk ka akuzë më të madhe që mund t’i bëhen qeverisë sesa boshatisja e vendit.

“Një orë e më parë ne duhet t’i themi këtij personi që nuk ka më fajtorë, nuk ka njeri më që i ha dardha pas shpine. Kur ke gjithë pushtetin ke gjithë përgjegjësinë. Ne sot mund të flasim për dështimet e qeverisë, por nuk ka akuzë më të madhe historike, sesa populli kur ikën. Kur populli të ikën rrugëve të botës, kjo është akuza më e madhe, boshatisja e vendit.”, vijoi ai.

Po ashtu ai hodhi akuza se po ndiqen politika kundër familjes dhe shoqërisë.

“Mos harroni kur kemi qenë. Kemi pasur dy fjalë, nënë dhe baba, tani kemi prindi 1 dhe prindi 2. Kujtoj një vend që kishim dy gjini, mashkull edhe femër, sot kemi dhjetëra e dhjetëra gjini që na flet kjo qeveri.”, tha ai.

The post “Janë larguar 1.6 milionë shqiptarë”, Alimehmeti nga protesta e opozitës: Nuk ka akuzë më të madhe që mund t’i bëhet kësaj qeverie, sesa shpopullimi i vendit appeared first on Albeu.com.

Ervin Salianji i bashkohet protestës kombëtare të opozitës te Kryeministria

✇Albeu
By: M C

Ervin Salianji i është bashkuar protestës kombëtare thirrur nga Sali Berisha përpara kryeministrisë të martën e 10 shkurtit.

Salianji është shfaqur në protestë së bashku me disa nga mbështetësit e tij në rrugëtimin e tij për një ndryshim në PD.

Ndërkohë ai ka takuar dhe disa prej protestuesve demokratë në shesh.

The post Ervin Salianji i bashkohet protestës kombëtare të opozitës te Kryeministria appeared first on Albeu.com.

Demokratët nuk i ndal as shiu rrëke për të rrëzuar Edi Ramën, Sali Berisha niset drejt Bulevardit për t’iu bashkuar qindra protestuesve

✇Albeu
By: M C

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lënë selinë e Partisë Demokratike dhe është nisur drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’iu bashkuar mijëra protestuesve që kanë mbërritur sot në Tiranë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Lideri i të djathtëve është shoqëruar nga dhjetëra demokratë mes brohoritjeve dhe thirrjeve: “O Sali, o hero”. Ai shoqërohet nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Gjatë kësaj proteste pritet të marrë fjalën, Agron Gjekmarkaj, Ilir Alimehmeti dhe dy të rinj, njëri prej tyre Xhonatan Pano, ku dhe më pas fjalën përmbyllëse do e marrë Berisha.

Kjo është protesta e tretë kombëtare e zhvilluar nga opozita, pas tubimit të mbajtur më 24 janar. Demonstrata po zhvillohet para godinës së Kryeministrisë, ku opozita kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama, si dhe krijimin e një qeverie teknike që do të çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Në kuadër të mbarëvajtjes së situatës, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie për të shmangur incidente të mundshme. Porta hyrëse e Kryeministrisë është blinduar me struktura metalike. Rreth 1350 efektivë policie janë angazhuar për ruajtjen e perimetrit të godinës.

Në një kohë kur vetë lideri i të djathtëve ka paralajmëruar se dhe kjo protestë do të jetë paqësore, demokratët kanë deklaruar vetë se “fati” është në duart e qytetarëve dhe do të jenë ata që do të vendosin sa i përket vijimësisë dhe mënyrës së si do të zhvillohet më tej protesta.

Por ashtu sikurse dhe raportuam dhe më herët para nisjes së protestës disa të mitur qëlluan me gurë efektivët. Lidhur me këto zhvillime nuk ka një reagim zyrtar nga policia, por burime për mediat bëjnë me dije se efektivët janë duke hetuar për të zbardhur identitetin e tyre dhe personat që mund t’i kenë shtyrë drejt një akti të tillë.

The post Demokratët nuk i ndal as shiu rrëke për të rrëzuar Edi Ramën, Sali Berisha niset drejt Bulevardit për t’iu bashkuar qindra protestuesve appeared first on Albeu.com.

Protestuesi e nis herët protestën, përplas gardhet metalike përpara kryeministrisë dhe debaton me efektivët e policisë

✇Albeu
By: M C

Pritet të nisë protesta e opozitës përpara kryeministrisë. Lideri i PD-së Sali Berisha nuk ka dalë ende nga selia e partisë për tu drejtuar përpara kryeministrisë.

Megjithatë aty protestuesit kanë filluar grumbullimin. Një prej tyre ka qenë duke përplasur gardhet metalike përpara kryeministrisë dhe duke debatuar me efektivët e policisë.

Ai ka ftuar dhe të tjerë protestues të bashkohen që të përplasen me forcat e policisë.

The post Protestuesi e nis herët protestën, përplas gardhet metalike përpara kryeministrisë dhe debaton me efektivët e policisë appeared first on Albeu.com.

Protesta kombëtare/ Berisha mbërrinë në selinë blu, pritet nga mbështetësit: O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do

✇Albeu
By: M C

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, vetëm pak para nisjes së protestës kombëtare. Berisha ka takuar simpatizantët e shumtë para se të futej në ambientet e brendshme të selisë së partisë.

Ndërkohë, pritet që pas pak momentesh Berisha së bashku me drejtues të tjerë të partisë dhe protestues të tjerë t’i drejtohen sheshit para Kryeministrisë.

The post Protesta kombëtare/ Berisha mbërrinë në selinë blu, pritet nga mbështetësit: O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do appeared first on Albeu.com.

GJKKO shpall fajtorë dhe dënon Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin! Ja sa vite burg do të vuajnë

✇Albeu
By: M C

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtor dhe ka dënuar dy persona, të akuzuar për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe krimit të organizuar.

Bëhet fjalë për shtetasit Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji) dhe Erjon Loci, të cilëve u janë sekuestruar rreth 1400 kg drogë, 10 mijë tableta ekstazi, armë, karta bankare, etj.

Sipas vendimit të gjykatës, Gëzim Bakalli u deklarua fajtor për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, të kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal dhe më shumë se një herë, “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit, si dhe për disa vepra të falsifikimit të dokumenteve.

Në vendim thuhet se pas bashkimit të dënimeve dhe aplikimit të uljes për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai u dënua përfundimisht me 12 vjet dhe 8 muaj burgim.

Ndërkohë, Erjon Loci u shpall fajtor për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes. Gjykata vendosi ndaj tij një dënim përfundimtar prej 8 vitesh burgim.

Të dy personat do të vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

The post GJKKO shpall fajtorë dhe dënon Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin! Ja sa vite burg do të vuajnë appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës kundër korrupsionit qeveritar, të angazhuar mbi 1300 efektivë policie, në gatishmëri edhe autobotet me ujë

✇Albeu
By: M C

Mbi 1300 efektivë policie janë në gatishmëri për të mbarëvajtur protestën e opozitës para kryeministrisë.

Sipas gazetares Xhensila Kodra në gatishmëri janë edhe autobotet me ujë, me qëllim ndërhyrjen për të shpërndarë protestuesit nëse do të jetë e nevojshme.

Një kordon policie do të jetë në perimetrin e kryeministrisë, ndërsa nëse do të jetë skenari i protestës së kaluar, policia do të zhvendoset edhe përpara Parlamentit.

Nga ora 23:45 e ditës së djeshme është bllokuar lëvizja dhe nuk lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit, në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”;

Nga ora 15:00 e dites se sotme deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia paralajmëron se në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

The post Protesta e opozitës kundër korrupsionit qeveritar, të angazhuar mbi 1300 efektivë policie, në gatishmëri edhe autobotet me ujë appeared first on Albeu.com.

Katër anëtarët e familjes shqiptare vdiqën në Itali, të mërkurën trupat e tyre nisen drejt Shqipërisë! Bashkia Porcari e shpall ditë zie

✇Albeu
By: M C

Katër anëtarët e familjes shqiptare Kola që humbën jetën në Itali, ditën e nesërme do të nisen për në Shqipëri, ku do të prehen përgjithmonë në zonën e tyre të lindjes në Peqin.

Sipas mediave italiane, nga analizat toksikologjike rezultoi se ata humbën jetën nga helmimi i gazit që kishte rrjedhur nga kaldaja. Zyra e Prokurorit të Luccës ka miratuar riatdhesimin e tyre.

Ndërkohë, nesër do të jetë ditë zie në Porcari, siç ka njoftuar kryebashkiaku Leonardo Fornaciari. Nuk do të ketë ceremoni, por arkivolet me trupat do të bëjnë një ndalesë të shkurtër në Piazza Felice Orsi në orën 9:00 të mëngjesit përpara se të nisen për në Shqipëri.

“Nesër, të mërkurën, më 11 shkurt, në orën 9:00 të mëngjesit, kushdo që dëshiron t’i përshëndesë do të mund ta bëjë këtë në Piazza Felice Orsi, ku do të ketë një ndalesë të shkurtër përpara se të niset për një udhëtim të gjatë”, shkroi kryebashkiaku.

Arti e Jonida Kola dhe dy fëmijët e tyre Hajdar 22 vjeç dhe Xhesika 15 vjeç humben jetën në mënyrë tragjike në banesën e tyre në Itali më 5 shkurt. Ata u gjetën të pajetë nga forcat e policisë dhe emergjencave, pasi ishin helmuar nga monoksidi i karbonit.

The post Katër anëtarët e familjes shqiptare vdiqën në Itali, të mërkurën trupat e tyre nisen drejt Shqipërisë! Bashkia Porcari e shpall ditë zie appeared first on Albeu.com.

❌