❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Një amerikan në qytet, si Shqipëria po bëhet destinacion për pensionistët nga SHBA

Qiratë dhe kostoja më e ulët e jetesës, si dhe mundësia për të qëndruar deri në një vit pa leje qëndrimi po e bëjnë Shqipërinë destinacionin e parapëlqyer edhe për pensionistët amerikanë. Sipas agjentëve të pasurive të patundshme, Vlora dhe Saranda janë ndër qytetet kryesore ku ata qëndrojnë me qira nga 400 deri në 500 USD në muaj.

 

Dorina Azo

Prej muajit tetor, Lisa Spence, 62 vjeçe, nga shteti i Alabamës në SHBA, jeton në Vlorë.

Zonja Spence tregon pĂ«r “Monitor” se ka zgjedhur tĂ« jetojĂ« pĂ«r njĂ« vit nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r shkak tĂ« kostos sĂ« ulĂ«t tĂ« jetesĂ«s dhe leverdishmĂ«risĂ« ekonomike, duke pasur parasysh tĂ« ardhurat e saj mujore nga pensioni me vlerĂ« 2,200 USD.

Lisa tashmë pensioniste, tregon se ka punuar 18 vjet si administratore në një zyrë kontabiliteti të një kompanie të madhe ndërtimi. Ajo pohon se jeta në SHBA është shumë herë më e shtrenjtë krahasuar me Shqipërinë. Sipas saj, kjo është një ndër arsyet kryesore pse ka vendosur të qëndrojë për një vit në Vlorë.

Ajo jeton nĂ« njĂ« apartament me qira nĂ« zonĂ«n e Lungomares nĂ« VlorĂ«. PĂ«r njĂ« apartament me dy dhoma dhe ballkon me pamje panoramike, paguan 400–500 USD nĂ« muaj, ndĂ«rsa nĂ« SHBA, njĂ« pronĂ« e ngjashme sipas saj do tĂ« kushtonte minimalisht 1,400 USD.

Lisa Spence

“Me tĂ« ardhurat qĂ« kam nga pensioni, nuk do tĂ« mbijetoja nĂ« SHBA. CilĂ«sia e jetĂ«s kĂ«tu Ă«shtĂ« shumĂ« i mirĂ« duke pasur parasysh, tĂ« ardhurat mujore nga pensioni. Gjithashtu njerĂ«zit janĂ« shumĂ« mikpritĂ«s.

NĂ« ShqipĂ«ri mund tĂ« shijosh momentet e vogla tĂ« jetĂ«s, si tĂ« pish njĂ« kafe, tĂ« ecĂ«sh apo tĂ« bĂ«sh shĂ«titje. Edhe cilĂ«sia e ushqimeve Ă«shtĂ« shumĂ« e mirĂ«. Klima, ajri i pastĂ«r, deti, Vlora Ă«shtĂ« vend ideal pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« njĂ« jetĂ« tĂ« mirĂ«. Atje tĂ« gjithĂ« njerĂ«zit nxitojnĂ«. KĂ«tu jeta Ă«shtĂ« mĂ« e qetĂ«â€, shprehet ajo.

Kjo është përvoja e saj e parë e të jetuarit në një shtet jashtë SHBA-së. Zonja Spence u njoh me Shqipërinë pas disa kërkimeve që bëri mbi listën e vendeve miqësore të publikuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku përfshihet edhe Shqipëria.

“Ishte shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ«, para se tĂ« vendosja se ku do tĂ« jetoja, tĂ« bĂ«ja njĂ« kĂ«rkim mbi shtetet nĂ« listĂ«n e vendeve miqĂ«sore tĂ« publikuara nga DASH, pasi pĂ«r njĂ« zonjĂ« pensioniste qĂ« jeton e vetme, siguria mbetet kryesorja”, – pĂ«rfundon zonja Spence.

Më tej, ajo nënvizon se deri tani ka qenë shumë e lehtë për të pasur shërbim ambulator mjekësor, edhe për shkak të një gjendjeje gripale që kaloi, si dhe kujdesin dentar. Ajo shton se deri tani nuk i është dashur të përdorë shërbim spitalor.

Zonja Spence e rekomandon qytetin e Vlorës edhe për shtetas të tjerë amerikanë që kërkojnë të jetojnë jashtë vendit të tyre, pas daljes në pension.

Agjentët e tregut të shitblerjes së pasurive të paluajtshme pohojnë se në qytetet bregdetare, si në Vlorë dhe Sarandë, vihet re një tendencë e rritjes të kërkesës së shtetasve të huaj pensionistë, përfshirë edhe shtetasit amerikanë për të jetuar me qira.

Sipas agjentes imobiliare Viola Shehaj-Malaj, kërkesa e pensionistëve amerikanë për të jetuar në qytetin e Vlorës në apartamente me qira ka shënuar rritje të ndjeshme në vitin 2025, tendencë që ka vijuar edhe në muajin e parë të 2026.

Në tërësi, sipas saj, afatet e qëndrimit nga shtetasit e huaj që kanë zgjedhur Vlorën për të qëndruar zgjatin nga 1 deri në 2 vite. Ndërsa pensionistët amerikanë po testojnë këtë lloj përvoje, për të vendosur më tej për afatet e qëndrimit, duke shfrytëzuar avantazhin e qëndrimit deri në një vit në Shqipëri pa vizë dhe leje qëndrimi.

Znj. Shehaj-Malaj  thekson se një nga faktorët kryesorë që i tërheq është kostoja e ulët e jetesës në Shqipëri krahasuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe veçanërisht çmimet e ulëta të qirave, klima dhe qetësia që gjejnë në qytetet bregdetare.

“Shumica e shtetasve amerikanĂ« qĂ« po zgjedhin tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« Vlorë  pohojnĂ« se arsyeja kryesore mbetet kostoja e ulĂ«t e jetesĂ«s, sidomos e qirave qĂ« janĂ« shumĂ« herĂ« mĂ« tĂ« lira. NĂ«se nĂ« VlorĂ« gjen njĂ« apartament tĂ« tipologjisĂ« 1+1 me çmim 400 USD/muaj, nĂ« SHBA çmimi minimal Ă«shtĂ« rreth tre herĂ« mĂ« i lartĂ«.

Por duhet theksuar se shumĂ« prej pensionistĂ«ve amerikanĂ« janĂ« nĂ« fazĂ«n e testimit. ShumĂ« prej tyre parapĂ«lqejnĂ« tĂ« qĂ«ndrojnĂ« disa javĂ« apo disa muaj, duke shfrytĂ«zuar afatin e qĂ«ndrimit njĂ«vjeçar pa vizĂ« dhe leje qĂ«ndrimi nĂ« ShqipĂ«ri, pĂ«r ta testuar kĂ«tĂ« pĂ«rvojĂ«. Disa tĂ« tjerĂ« zgjedhin tĂ« qĂ«ndrojnĂ« njĂ« vit tĂ« plotĂ«, pĂ«r t’u larguar dhe pĂ«r t’u kthyer sĂ«rish. Kjo periudhĂ« i ndihmon tĂ« marrin vendimin nĂ«se do tĂ« qĂ«ndrojnĂ« afatgjatĂ«â€, nĂ«nvizon ajo.

Përveç shtetasve amerikanë, qyteti i Vlorës vijon të mbetet mjaft i kërkuar për qëndrim afatgjatë edhe prej pensionistëve italianë, sipas agjentes imobiliare. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat italiane, deri në muajin mars 2025, numri i pensionistëve italianë që jetonin në Shqipëri arriti në 3,000 nga 300 pensionistë italianë në vitin 2021.

Rritja e numrit të tyre është ndikuar nga politikat fiskale të Shqipërisë për mostatimin e pensioneve të shtetasve italianë.

“NĂ« praktikĂ«, nĂ«se nĂ« Itali 1,500 euro bruto kthehen nĂ« 1,150 euro neto, kĂ«tu mbeten 1,500 euro tĂ« pastra. Dhe nuk vijnĂ« vetĂ«m ata me tĂ« ardhura tĂ« ulĂ«ta, por ka edhe shumĂ« pensionistĂ« tĂ« pasur me mĂ« shumĂ« se 50 mijĂ« euro nĂ« vit”, pohoi mĂ« herĂ«t pĂ«r “Corriere Della Sera” njĂ« pensionist italian qĂ« jetonte nĂ« ShqipĂ«ri.

 

Nga lehtësitë e qëndrimit deri te lehtësitë fiskale, arsyet kryesore për zgjedhjen e Shqipërisë

Përveç faktorit më të rëndësishëm që është kostoja e ulët e jetesës, një tjetër arsye e fortë që po tërheq amerikanët është mundësia për të jetuar në Shqipëri deri në një vit pa pasur nevojë për vizë ose leje qëndrimi të gjatë.

Kjo periudhë e mjaftueshme u jep atyre mundësinë të njohin vendin, të vizitojnë qytetet bregdetare dhe të vendosin nëse duan të krijojnë plane afatgjata për qëndrimin.

“NĂ« vargun e turistĂ«ve qĂ« po vijnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, po vihet re edhe njĂ« trend i ri qĂ« pĂ«rfshin punonjĂ«sit nomadĂ« (ata qĂ« mund tĂ« punojnĂ« nga kudo nĂ« botĂ«) dhe pensionistĂ«t, veçanĂ«risht nga vendet perĂ«ndimore.

Përveç pensionistëve italianë, të cilët janë bërë banorë të rregullt të qyteteve bregdetare të Shqipërisë si Durrësi, Vlora apo Saranda, një grup tjetër që po shfaq interes për tregun shqiptar janë amerikanët.

Media dhe PR-i ndërkombëtar kanë luajtur rol të rëndësishëm në këtë drejtim, pasi Shqipëria po listohet gjithnjë e më shpesh si një nga destinacionet më të mira për daljen në pension, duke u përfshirë në lista krahas vendeve si Portugalia, të cilat kanë politika të qarta për tërheqjen e kësaj kategorie turistësh që më pas shndërrohen në rezidentë.

NĂ« rastin e ShqipĂ«risĂ«, kostoja e jetesĂ«s renditet si njĂ« nga pĂ«rparĂ«sitĂ« kryesore, por mbi tĂ« gjitha vlerĂ«sohet liria qĂ« ofron pasaporta amerikane, e cila u lejon mbajtĂ«sve tĂ« saj tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« vendin tonĂ« deri nĂ« njĂ« vit pa pasur nevojĂ« pĂ«r dokumente afatgjata rezidence”, thekson Stela Dhami, nga agjencia imobiliare ndĂ«rkombĂ«tare “Colliers International Albania”.

 

Lehtësitë për lejet e qëndrimit për shtetasit amerikanë

Policia e Shtetit sqaroi pĂ«r “Monitor” se bazuar nĂ« vendimin e KĂ«shillit tĂ« Ministrave pĂ«r pĂ«rcaktimin e afatit tĂ« hyrjes dhe qĂ«ndrimit tĂ« miratuar nĂ« muajin mars tĂ« vitit 2022, shtetasit e Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s kanĂ« tĂ« drejtĂ« tĂ« hyjnĂ« dhe tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ« pa leje qĂ«ndrimi pĂ«r njĂ« periudhĂ« deri nĂ« njĂ« vit.

Sipas VKM, kĂ«ta shtetas mund tĂ« rihyjnĂ« dhe tĂ« qĂ«ndrojnĂ« pa leje qĂ«ndrimi nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ« nĂ«se kanĂ« qĂ«ndruar mĂ« shumĂ« se 90 ditĂ« jashtĂ« territorit tĂ« ShqipĂ«risĂ«. Ky vendim Ă«shtĂ« marrĂ« nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« ligjit “PĂ«r tĂ« huajt” dhe synon lehtĂ«simin e regjimit tĂ« hyrjes dhe qĂ«ndrimit pĂ«r shtetasit amerikanĂ«.

Përveç shtetasve amerikanë në Shqipëri pa leje qëndrimi mund të qëndrojnë edhe shtetasit nga Ukraina. Nëpërmjet vendimit të miratuar në muajin maj 2023, qeveria shqiptare vendosi të zgjasë afatin për hyrjen dhe qëndrimin e ukrainasve në Shqipëri. Nga një vit tashmë ata kanë mundësinë që të qëndrojnë pa leje deri në dy vjet.

Po ashtu sipas ligjit “PĂ«r tĂ« huajt” shtetasit e Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, tĂ« vendeve anĂ«tare tĂ« Bashkimit Europian dhe shtetasit e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, kur aplikojnĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« dhe plotĂ«sojnĂ« kriteret e pĂ«rgjithshme tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« nenin 36 tĂ« kĂ«tij ligji, pĂ«rfitojnĂ« leje qĂ«ndrimi me afat 5-vjeçar.

Sipas ligjit “PĂ«r tĂ« huajt”, konkretisht nĂ«n nenin 33 tĂ« tij, pĂ«rcaktohet se leja e qĂ«ndrimit, nĂ«se nuk Ă«shtĂ« pĂ«rcaktuar ndryshe nĂ« kĂ«tĂ« ligj ose nĂ« marrĂ«veshje ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« ratifikuara nga Republika e ShqipĂ«risĂ«, jepen pĂ«r njĂ« afat prej 3 muajsh, 6 muajsh ose 1 viti, ku leja 1-vjeçare mund tĂ« ripĂ«rtĂ«rihet jo mĂ« shumĂ« se 5 herĂ« radhazi.

Gjithashtu, leja e qëndrimit mund të jepet për një periudhë 2-vjeçare, e cila mund të ripërtërihet vetëm një herë, ose për një afat 5-vjeçar, sipas përcaktimeve të këtij ligji. Leja e qëndrimit e përhershme jepet në rast se i huaji ka pasur qëndrim të ligjshëm për 5 vjet radhazi në Republikën e Shqipërisë dhe ka lidhje ose veprimtari të qëndrueshme në vend.

 

 

Shqipëria garanton leje qëndrimi për pensionistët e huaj me të ardhura vjetore mbi 1.2 milionë lekë

Sipas vendimit “PĂ«r pĂ«rcaktimin e kritereve, tĂ« procedurave e tĂ« dokumentacionit pĂ«r hyrjen, qĂ«ndrimin dhe trajtimin e tĂ« huajve nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, tĂ« pĂ«rditĂ«suar, ShqipĂ«ria gjithashtu ofron leje qĂ«ndrimi pĂ«r pensionistĂ«t e huaj qĂ« pĂ«rfitojnĂ« pension nga vendi i origjinĂ«s, duke vendosur disa kritere kryesore: tĂ« ardhura vjetore nga pensioni mbi 1,2 milionĂ« lekĂ«.

Gjithashtu nĂ« e-Albania te rubrika pĂ«r “Aplikim pĂ«r leje qĂ«ndrimi pĂ«r pensionist”, si dokumentacion i nevojshĂ«m pĂ«rcaktohet: kontratĂ« qiraje ose dokument qĂ« vĂ«rteton akomodim tĂ« pĂ«rshtatshĂ«m, dĂ«shmi e tĂ« ardhurave vjetore nga pensioni nĂ« vendin e origjinĂ«s nĂ« vlerĂ«n mbi 1,200,000 lekĂ«, dĂ«shmi nga njĂ« bankĂ« e nivelit tĂ« dytĂ« nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r transferimin e pensionit, vĂ«rtetim tĂ« sigurimeve shĂ«ndetĂ«sore nĂ« ShqipĂ«ri, dokument identifikimi i vlefshĂ«m dhe dĂ«shmi penale tĂ« legalizuar (vetĂ«m pĂ«r aplikimin e parĂ«).

Eksperti fiskal Julian Saraçi thekson se shumë nga pensionistët e huaj supozojnë se pensionet nuk tatohen automatikisht në Shqipëri. Në fakt, tatimi në burim prej 15% aplikohet mbi pensionet e huaja, përveç rasteve kur ekzistojnë marrëveshje dypalëshe për shmangien e tatimit të dyfishtë (DTT) me vendin e origjinës.

Marrëveshjet me vende si Italia, Gjermania apo Kosova mund të parashikojnë që pensioni të tatohet vetëm në shtetin burim ose vetëm në vendin e rezidencës, duke krijuar përfitime fiskale reale për pensionistët e huaj që zgjedhin Shqipërinë.

“Interesi nĂ« rritje i pensionistĂ«ve tĂ« huaj pĂ«r tĂ« jetuar nĂ« ShqipĂ«ri lidhet shpesh me perceptimin se pensionet nuk tatohen. Ky perceptim, megjithatĂ«, ka nevojĂ« pĂ«r njĂ« sqarim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m ligjor.

Sipas Ligjit nr. 29/2023 “PĂ«r tatimin mbi tĂ« ardhurat”, pĂ«rjashtimi nga tatimi mbi tĂ« ardhurat personale zbatohet vetĂ«m pĂ«r pensionet qĂ« burojnĂ« nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqĂ«rore dhe shĂ«ndetĂ«sore nĂ« ShqipĂ«ri, siç pĂ«rcaktohet shprehimisht nĂ« nenin 11, pika “a”, ku pĂ«rjashtohen “tĂ« ardhurat e pĂ«rfituara si rezultat i sigurimit nĂ« skemĂ«n e detyrueshme tĂ« sigurimeve shoqĂ«rore dhe shĂ«ndetĂ«sore”.

Në të gjitha rastet e tjera, pra kur pensioni përfitohet nga një shtet i huaj dhe përfituesi konsiderohet jo-rezident fiskal, ligji shqiptar parashikon tatim në burim prej 15% mbi të ardhurat, në përputhje me ligjin.

Nga ky këndvështrim, legjislacioni i brendshëm nuk ofron një përjashtim automatik për pensionet e huaja.

Megjithatë, këtu hyn në lojë një normë më e lartë e së drejtës siç janë marrëveshjet dypalëshe për shmangien e tatimit të dyfishtë (DTT). Shqipëria ka nënshkruar një numër të konsiderueshëm të këtyre marrëveshjeve me vende të ndryshme, përfshirë Italinë, Gjermaninë, Kosovën dhe shtete të tjera europiane.

Sipas parimit të hierarkisë normative, dispozitat e këtyre marrëveshjeve kanë përparësi ndaj legjislacionit të brendshëm shqiptar.

Në praktikë, shumë nga këto marrëveshje parashikojnë që pensionet të tatohen vetëm në shtetin e burimit ose vetëm në shtetin e rezidencës, në varësi të llojit të pensionit (publik apo privat) dhe formulimit konkret të marrëveshjes.

Kjo krijon, në raste të caktuara, një lehtësim real fiskal për pensionistët e huaj që zgjedhin Shqipërinë si vendbanim.

MegjithatĂ«, Ă«shtĂ« thelbĂ«sore tĂ« theksohet se nuk ekziston njĂ« zgjidhje standarde qĂ« vlen pĂ«r tĂ« gjithĂ« pensionistĂ«t. Çdo rast duhet tĂ« analizohet individualisht, duke marrĂ« nĂ« konsideratĂ« shtetin nga buron pensioni, llojin e pensionit, statusin e rezidencĂ«s fiskale dhe dispozitat konkrete tĂ« marrĂ«veshjes pĂ«r shmangien e tatimit tĂ« dyfishtĂ« qĂ« aplikohet.

NĂ« kĂ«tĂ« kuptim, ShqipĂ«ria nuk ofron njĂ« “pĂ«rjashtim tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m” pĂ«r pensionistĂ«t e huaj, por njĂ« kornizĂ« ligjore fleksibĂ«l, ku lehtĂ«sitĂ« fiskale burojnĂ« kryesisht nga marrĂ«veshjet ndĂ«rkombĂ«tare dhe jo nga ligji i brendshĂ«m nĂ« vetvete.

Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse çdo pensionist duhet tĂ« vlerĂ«sojĂ« rrethanat e tij specifike dhe, idealisht, tĂ« marrĂ« kĂ«shillim profesional pĂ«rpara se tĂ« marrĂ« vendime afatgjata fiskale dhe rezidenciale”, shpjegon eksperti Julian Saraçi.

 

Perspektiva e tregut


Stela Dhami, nga “Colliers International Albania” parashikon se nĂ« tĂ« ardhmen, numri i pensionistĂ«ve tĂ« huaj amerikanĂ« qĂ« do tĂ« kĂ«rkojnĂ« tĂ« jetojnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri do tĂ« rritet, nĂ«se shteti harton politikat e duhura pĂ«r tĂ«rheqjen e tyre.

“Sipas tĂ« dhĂ«nave ‘The Great American Exodus 2025’ nga GetGoldenVisa 450,000–760,000 amerikanĂ« kanĂ« dalĂ« nĂ« pension nĂ« vende si Meksika dhe Kanadaja, dhe 28% e tyre orientohen drejt EuropĂ«s. Aktualisht njĂ« numĂ«r i lartĂ« pensionistĂ«sh amerikanĂ« jetojnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, por ky numĂ«r mund tĂ« rritet ndjeshĂ«m nĂ«se hartohen politika tĂ« duhura pĂ«r tĂ« tĂ«rhequr mĂ« shumĂ« pensionistĂ«â€.

Ekspertët rekomandojnë se politikat e mundshme për tërheqjen e pensionistëve mund të përfshijnë promovim ndërkombëtar, përmirësim të infrastrukturës shëndetësore, apo edhe lehtësime fiskale.

 

Sa të huaj të moshës mbi 60 vjeç janë të pajisur me leje qëndrimi

Për vitin 2024, sipas të dhënave të INSTAT, numri i shtetasve të huaj mbi 60 vjeç arriti në 3,007 persona apo 16% më shumë sesa në 2023.

Të huajt për grupin e moshës mbi 60 vjeç përbën rreth 17% të totalit të të huajve me leje qëndrimi, duke reflektuar rritjen e interesit të pensionistëve për vendbanime afatgjata në Shqipëri.

Peshën kryesorë të të huajve me leje qëndrimi e mbajti grupmosha nga 30 deri në 39 vjeç, duke përbërë rreth 27% të totalit, e ndjekur më pas nga grupmosha nga 20 deri në 29 vjeç që zunë 19,8% të totalit, ndjekur nga grupmosha 40 deri në 49 vjeç duke zënë 19,5% të totalit.

Nga totali i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri për vitin 2024, europianët mbajnë rreth 65.5% të peshës, e ndjekur nga shtetasit nga Azia që përbënë 21% të totalit, ndërsa amerikanët, rreth 7%.

 

Burimi: INSTAT, Policia e Shtetit pĂ«r 2024 – 2025

 

Tendencat e shtetasve të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri

Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« Regjistrit Elektronik pĂ«r tĂ« Huajt (FER) dhĂ«nĂ« pĂ«r “Monitor” nga Policia e Shtetit, pĂ«r vitin 2025 numri i shtetasve tĂ« huaj tĂ« pajisur me leje qĂ«ndrimi nĂ« ShqipĂ«ri arriti 27,514 leje qĂ«ndrimi aktive. Krahasuar me 2024, numri i tĂ« huajve me leje qĂ«ndrimi Ă«shtĂ« rritur 25,4%.

Ndër këta, për vitin 2025, shtetasit amerikanë përbëjnë 1,128 persona, duke shënuar rënie prej 22.3% nga viti i kaluar. Për vitin 2025, shtetasit amerikanë të pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri përbënin 4% të totalit të të huajve me leje qëndrimi në vend, kundrejt 7% që përbënë në vitin 2024.

 

Burimi: INSTAT, Policia e Shtetit pĂ«r 2024 – 2025

 

Burimi: Policia e Shtetit

 

Burimi: Policia e Shtetit

 

Nga totali prej 27,514 lejesh qëndrimi aktive deri në fund të vitit 2025, shumica e të huajve janë nga Kosova, me 6,076 persona, që përbën rreth 22% të totalit. Pas Kosovës, është Italia me 3,776 persona (13.7%) dhe India me 2,399 persona (8.7%). Filipinet kanë 2,213 persona (8%), ndërsa Egjipti, 2,007 persona (7.2%) dhe Turqia 1,862 persona (6.7%).

Nga ana tjetër, Mianmari ka 445 persona (1.6%), Kina 362 persona (1.3%) dhe Nigeria, 184 persona (0.6%).

Megjithatë, motivi kryesor për pajisjen me leje qëndrimi në Shqipëri vijon të mbetet për çështje punësimi dhe bashkimi familjar.

Për vitin 2025, nga totali i aplikimeve të reja, 65% e tyre ishin për leje unike punësimi, e ndjekur nga aplikimet për bashkim familjar që përbënë 13% apo për qëllime studimi, rreth 5%. Ndërsa numri i shtetasve të huaj që aplikuan për leje të përhershme qëndrimi ishte 40, duke përbërë 0.2% të totalit të numrit të aplikimeve për 2025.

Nga totali i aplikimeve, për 2025-n, sipas të dhënave 7,049 apo 36.4% prej tyre janë aplikime nga femra dhe 12,272 apo 63.6% nga meshkuj.

 

Burimi: Policia e Shtetit

 

Aplikime të reja për 2025

Gjatë vitit 2025, sipas Regjistrit Elektronik për të Huajt (FER), janë përpunuar gjithsej 19,321 aplikime për leje qëndrimi, që tregon një rritje të dukshme krahasuar me 13,176 aplikime që u përpunuan gjatë vitit 2024. Krahasuar me vitin 2024, numri i tyre është rritur me 6,145 aplikime me apo 47% më shumë.

Gjatë vitit 2025, shtetësitë kryesore që kanë aplikuar për herë të parë për leje qëndrimi është India me 2,691 aplikime, që përbën 14% të totalit, Filipinet me 2,415 aplikime (13%), Italia me 2,239 aplikime (12%), Egjipti me 2,198 aplikime (11%), Kosova me 1,813 aplikime (9%), Turqia me 1,441 aplikime (7%), SHBA me 606 aplikime (3%), Mianmari me 506 aplikime (3%), Rusia me 442 aplikime (2%) dhe Ukraina me 312 aplikime (2%).

 

Burimi: INSTAT

 

Burimi: Policia e Shtetit

 

 

Lexoni edhe:

Qytetet më të preferuara për pensionistët

The post Një amerikan në qytet, si Shqipëria po bëhet destinacion për pensionistët nga SHBA appeared first on Revista Monitor.

Qytetet më të preferuara për pensionistët

Vlora dhe Saranda janë qytetet më të kërkuara nga pensionistët amerikanë, italianë dhe zviceranë për të jetuar në Shqipëri. Lisa Spence jeton në Vlorë, ndërsa agjentët e pasurive të paluajtshme raportojnë një rritje të kërkesës për qira afatgjata nga amerikanët.

Për shumicën, periudha fillestare e qëndrimit varion nga 1 deri në 2 muaj, për të provuar mundësinë e jetës në Shqipëri, dhe më pas zgjedhin periudha më të gjata 1-2-vjeçare. Agjentët imobiliarë pohojnë se pensionistët amerikanë zgjidhnin prona me qira nga 350 deri në 400 USD në muaj, por në disa raste parapëlqehen edhe prona me qira mbi këto vlera.

Eron Çumani, nga “Saranda Property”, thotĂ« se kĂ«tĂ« vit Ă«shtĂ« rritur numri i shtetasve amerikanĂ« qĂ« po parapĂ«lqejnĂ« tĂ« qĂ«ndrojnĂ« me qira nĂ« qytetin e SarandĂ«s. Z. Çumani pohoi se arsyet pĂ«r ardhjen e tyre janĂ« tĂ« shumta, qĂ« nga qĂ«ndrimi proamerikan i popullit shqiptar, kostoja mĂ« e ulĂ«t e jetesĂ«s dhe qiratĂ« e ulĂ«ta tĂ« apartamenteve krahasuar me çmimet nĂ« SHBA.

“Sivjet ka pasur njĂ« ‘dallgë’ tĂ« ardhjes sĂ« shtetasve amerikanĂ« qĂ« po kĂ«rkojnĂ« qĂ«ndrim afatgjatĂ« nĂ« SarandĂ«, pĂ«rfshirĂ« pensionistĂ«, por edhe shtetas tĂ« moshave tĂ« ndryshme.

Së pari, shumë prej tyre po testojnë qëndrimin në Shqipëri, duke provuar të jetojnë një apo dy muaj, duke përfituar edhe nga lehtësia për mosaplikim për leje qëndrimi për një vit.

Pas periudhës së testimit vihet re që shumë prej tyre më pas kërkojnë për qëndrim më afatgjatë. Shumica e tyre qëndrojnë në apartamente me qira me çmime nga 350 euro deri në 400 euro në muaj. Zakonisht parapëlqehen zonat e periferisë të Sarandës, pasi çmimet e qirave janë të ulëta.

Arsyeja kryesore pse zgjedhin të jetojnë në Shqipëri është siguria, pasi gjejnë një popull miqësor ndaj shtetasve amerikanë.

Shumë prej tyre shohin si avantazh qëndrimin për një vit pa leje qëndrimi në Shqipëri që mundëson legjislacioni shqiptar për shtetasit amerikanë. Ky avantazh po shfrytëzohet edhe nga shtetasit ukrainas.

Arsye tjetër, por mjaft e rëndësishme, është kostoja e ulët e jetesës dhe çmimet e qirave krahasuar me shtetet amerikane.

Ne kemi parĂ« se si ka ndryshuar mĂ«nyra e jetesĂ«s pĂ«r shumĂ« prej tĂ« huajve qĂ« prej vitesh jetojnĂ« nĂ« SarandĂ«. Fillimisht banojnĂ« nĂ« shtĂ«pi me qira, mĂ« pas disa prej tyre blejnĂ« apartamente me çmime ekonomike, blejnĂ« makina deri edhe mbajnĂ« kujdestare pĂ«r shtĂ«pinĂ«â€.

Eron Çumani, nga agjencia e pasurive tĂ« paluajtshme “Saranda Property” thekson se amerikanĂ«t parapĂ«lqejnĂ« qytete bregdetare qĂ« ofrojnĂ« qetĂ«si, klimĂ« tĂ« mirĂ« dhe infrastrukturĂ« tĂ« mjaftueshme pĂ«r jetesĂ«. Kostoja e ulĂ«t e jetesĂ«s, klima, deti dhe mikpritja e banorĂ«ve lokalĂ« janĂ« faktorĂ« qĂ« ndikojnĂ« mĂ« shumĂ« nĂ« vendimin e tyre pĂ«r tĂ« jetuar nĂ« ShqipĂ«ri.

Por, pĂ«rveç shtetasve amerikanĂ«, zoti Çumani thotĂ« se nĂ« SarandĂ« po vijnĂ« pĂ«r tĂ« jetuar edhe pensionistĂ« nga vende tĂ« EuropĂ«s PerĂ«ndimore, si Zvicra apo Gjermania.

Nuk bëhet fjalë vetëm për pensionistë me të ardhura relativisht të ulëta, prej 1.500 apo 2.000 euro në muaj, por edhe për pensionistë të pasur, të cilët shfrytëzojnë mundësinë e tërheqjes së fondeve nga skemat private të pensionit.

PĂ«r shembull, njĂ« shtetas zviceran ka tĂ«rhequr njĂ« shumĂ« prej rreth 350 mijĂ« eurosh pĂ«r tĂ« jetuar nĂ« SarandĂ«â€, – shprehet z. Çumani.

 

Burimi: INSTAT, Policia e Shtetit pĂ«r 2024 – 2025

 

Shqipëria po tërheq edhe pensionistët britanikë nga mostatimi i pensioneve dhe qiratë e ulëta

PĂ«rveç shtetasve amerikanĂ«, ShqipĂ«ria po bĂ«het gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« njĂ« destinacion i parapĂ«lqyer edhe pĂ«r pensionistĂ«t britanikĂ«. NjĂ« artikull i publikuar mĂ« herĂ«t nga “MailOnline”, website i tabloidit tĂ« njohur britanik “Daily Mail”, thekson se arsyeja kryesore qĂ« tĂ«rheq pensionistĂ«t janĂ« kostoja e ulĂ«t e jetesĂ«s, qiratĂ« e pĂ«rballueshme tĂ« apartamenteve dhe mungesa e taksimit mbi pensionet.

EkspertĂ«t shpjegojnĂ« se pensionistĂ«t britanikĂ« mund tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r “opsionin e dedikuar tĂ« vizave tĂ« daljes nĂ« pension tĂ« ShqipĂ«risĂ« pĂ«r qytetarĂ«t jo anĂ«tarĂ« tĂ« BE”.

William Cooper, drejtor marketingu nĂ« kompaninĂ« britanike tĂ« sigurimeve shĂ«ndetĂ«sore shpjegon se hapat pĂ«rfshijnĂ« marrjen e njĂ« vize ‘D’, e cila lejon qĂ«ndrim tĂ« zgjatur, dhe mĂ« pas aplikimin pĂ«r leje qĂ«ndrimi pĂ«rmes portalit e-Albania, duke paraqitur akomodimin, tĂ« ardhurat dhe sigurimin shĂ«ndetĂ«sor. PĂ«r tĂ« siguruar vizĂ«n, tĂ« ardhurat minimale mujore nga pensioni duhet tĂ« jenĂ« tĂ« paktĂ«n 120,000 lekĂ« (apo rreth 1,011 paund ose 1,271 USD).

Sipas ekspertëve të agjencive imobiliare në shkrim theksohet se qytetet më të preferuara për pensionistët britanikë janë Tirana, Vlora dhe Saranda.

“Tirana ofron infrastrukturĂ«n mĂ« tĂ« mirĂ«, investime tĂ« shumta dhe shĂ«rbime shĂ«ndetĂ«sore dhe arsimore, si dhe njĂ« stil jetese aktiv me kafene, bare dhe aktivitete kulturore. NjĂ« apartament 1+1 nĂ« qendĂ«r kushton 400-700 euro nĂ« muaj, ndĂ«rsa jashtĂ« qendrĂ«s 250-500 euro.

Ndërsa çmimet e shitjes së pronave shkojnë nga 1,500 deri në 3,000 euro për metër katror.

Vlora përgjatë Rivierës shqiptare, më e qetë se Tirana, është një qytet me një komunitet në rritje dhe akses të lehtë në plazhet më të bukura.

Çmimet e pronave buzĂ« detit variojnĂ« nga 1,200-2,500 euro pĂ«r metĂ«r katror, ndĂ«rsa qiratĂ« janĂ« 20-30% mĂ« tĂ« ulĂ«ta se nĂ« kryeqytet. Saranda, qyteti mĂ« i ngrohtĂ« nga tĂ« tre, mbetet njĂ« destinacion i preferuar pĂ«r pensionistĂ«t pĂ«r bukurinĂ« bregdetare.

Kostoja e jetesës në Shqipëri është rreth 11% më e ulët se në Spanjë, një destinacion tjetër popullor për pensionistët britanikë.

NjĂ« vakt nĂ« restorant mund tĂ« kushtojĂ« 8-15 euro pĂ«r person, kafeja rreth 1 euro, dhe njĂ« çift mund tĂ« shpenzojĂ« 250-400 euro nĂ« muaj pĂ«r ushqim, ndĂ«rsa energjia, uji dhe interneti rreth 100 euro”, theksohet nĂ« shkrim.

Më tej në artikull shkruhet se Shqipëria ka një sistem shëndetësor universal, i financuar nga kontributet e detyrueshme dhe vullnetare, i plotësuar nga buxheti i shtetit. Kujdesi privat shëndetësor ka njohur përmirësim të dukshëm, duke siguruar standarde të larta për banorët dhe pensionistët e huaj.

Ekspertët dhe pensionistët e huaj vlerësojnë se Shqipëria ofron një kombinim unik: kosto të ulët, cilësi të lartë jetese, klimë e këndshme dhe komunitete mikpritëse, duke e bërë atë një opsion tërheqës për jetesën pas daljes në pension.

 

Lexoni edhe:

Një amerikan në qytet, si Shqipëria po bëhet destinacion për pensionistët nga SHBA

 

The post Qytetet më të preferuara për pensionistët appeared first on Revista Monitor.

“PerĂ«ndimi” i DiellĂ«s

Si ambicia e qeverisĂ« pĂ«r digjitalizimin e administratĂ«s publike dhe kalimin e tĂ« gjitha shĂ«rbimeve online, qĂ« sĂ« fundmi u personifikua ministrja e parĂ« online nĂ« botĂ«, e pagĂ«zuar me emrin “Diella”, nuk po arrin tĂ« krijojĂ« njĂ« sistem tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe tĂ« besueshĂ«m pĂ«r biznesin, pavarĂ«sisht se ka gĂ«lltitur qindra miliona euro. Si u bllokua aktiviteti i bizneseve pĂ«r tĂ« paktĂ«n tre javĂ« dhe askush nuk mbajti pĂ«rgjegjĂ«si dhe madje as informoi. Realiteti po tregon njĂ« shtet qĂ« ka investuar shumĂ« pĂ«r t’u dukur digjital, por jo aq sa duhet pĂ«r tĂ« qenĂ« realisht funksional.

 

NĂ« mes tĂ« dhjetorit, pĂ«r dy ditĂ«, bizneset u pĂ«rballĂ«n me probleme nĂ« pĂ«rdorimin e platformĂ«s SelfCare nĂ«pĂ«rmjet sĂ« cilĂ«s kryejnĂ« veprimet administrative online, e cila sĂ«rish menaxhohet pĂ«rmes e-Albania. “UnĂ« kam tre kontrolle tatimore, mĂ« kĂ«rkojnĂ« faturat e blerjeve dhe tĂ« shitjeve tĂ« ditĂ«s sĂ« sotme dhe nuk arrij tĂ« nxjerr blerjet.

Madje nuk punojnĂ« as programet e shitjeve”, pohoi nĂ« atĂ« kohĂ« N. Sadiku, kontabiliste. Agjencia KombĂ«tare e ShoqĂ«risĂ« sĂ« Informacionit (AKSHI), e kontaktuar nga “Monitor”, pohoi se nĂ« atĂ« kohĂ« sistemi funksiononte normalisht.

I njĂ«jti problem u pĂ«rsĂ«rit dhe nĂ« ditĂ«t e fundit tĂ« dhjetorit, duke bllokuar aktivitetin e subjekteve nĂ« fundjavĂ«n para vitit tĂ« ri, teksa administrata publike “shijonte” pushimet e zgjatura.

Në janar të këtij viti, subjektet sërish u përballën me bllokim të aktivitetit, po në platformën e SelfCare, që është një mjet thelbësor për funksionimin e sistemit fiskal dhe administrativ. Problemi zgjati për të paktën tre javë, duke paralizuar pothuajse tërësisht aktivitetin e subjekteve, duke bërë të pamundura shumë shërbime.

Për kontabilistin Sotiraq Dhamo, mosfunksionimi i sistemit SelfCare bllokoi punën për shumë biznese, përfshirë personat fizikë që mund të lëshojnë fatura të fiskalizuara, mosfiskalizim të deklaratave doganore në afat për importuesit, në certifikatën elektronike nuk mund të bëhen ndryshime të adresës, nëse është dhënë gabim.

“Normalisht, SelfCare Ă«shtĂ« baza kryesore pĂ«r rakordimet. Edhe tani, gjatĂ« pĂ«rgatitjes sĂ« Planit Financiar vjetor 2025, duhet tĂ« kryhen disa rakordime me SelfCare, prandaj Ă«shtĂ« e nevojshme tĂ« kesh akses nĂ« platformĂ«â€.

Të vetëpunësuarit e vetëm përdorin sistemin SelfCare për fiskalizimin e faturave, pasi ky shërbim u ofrohet atyre pa pagesë, ndryshe nga bizneset e tjera që janë të detyruara të marrin shërbimin e kompanive private të programeve fiskale.

Sipas INSTAT, në vend ka rreth 40 mijë biznese të vetëpunësuar, ose rreth 30% e totalit, por nuk ka të dhëna se sa prej tyre janë të vetëpunësuar të vetëm. Aktiviteti i këtyre të fundit u bllokua tërësisht për shkak të mosfunksionimit të programit SelfCare, duke rrezikuar marrjen e të ardhurave mujore, për shkak të moslëshimit të faturave.

Ndërprerja e shërbimeve po ndodh shpesh, megjithëse investimet për qeverisjen digjitale janë shtuar me ritme të shpejta në 6 vitet e fundit.

Në vitin 2025, financimi për e-qeverisjen u rrit me tre herë brenda vitit, duke arritur në 20.1 miliardë lekë (mbi 200 milionë euro), nga rreth 3.3 miliardë lekë që jepeshin në vitin 2019, në një total prej 48.4 miliardë lekësh në 4 vjet, ose gati 500 milionë euro. Po në dekadën e fundit, administrata është shtuar me 20 mijë persona, për të arritur në 184 mijë punonjës, por sërish bizneset nuk arrijnë të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre!

“e-Albania Ă«shtĂ« portali qeveritar ku shĂ«rbimet publike qĂ« gjenden nĂ« zyrat dhe sportelet fizike tĂ« institucioneve ofrohen nĂ« mĂ«nyrĂ« elektronike falĂ« PlatformĂ«s Qeveritare tĂ« NdĂ«rveprimit qĂ« ndĂ«rlidh sistemet e institucioneve me njĂ«ri-tjetrin.

Portali Ă«shtĂ« konceptuar si njĂ« zyrĂ« elektronike me njĂ« ndalesĂ«, ku qytetari regjistrohet duke pĂ«rdorur kartĂ«n e tij tĂ« identitetit dhe shĂ«rbehet duke kĂ«rkuar dhe duke aplikuar pĂ«r shĂ«rbimin qĂ« i nevojitet”, thuhet nĂ« faqen e e-Albania.

Por, realiteti po tregon se këto shërbime, në vend të lehtësojnë bizneset dhe qytetarët, po kthehen në makth për ta.

 

Bizneset kërkuan zgjidhje

Pas dy javësh bllokimi të pandërprerë, shoqatat e biznesit kërkuan reagim nga institucionet dhe zgjidhje të problematikës. Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL), që përfaqëson anëtarë në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, iu është drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) me një shkresë në lidhje me problematikat e përsëritura në sistemin e fiskalizimit, të cilat po sjellin bllokime serioze në aktivitetin ekonomik dhe rrisin rrezikun e penaliteteve ndaj bizneseve për shkaqe që nuk burojnë nga subjektet tatimpaguese.

Sipas APL-së, bllokimet sollën pasoja të drejtpërdrejta në Ndërprerje të punës dhe vonesa në faturim dhe arkëtime; Rritje të riskut të gabimeve dhe mospërputhje në dokumentacion; Kosto shtesë operative (kohë, staf, suport teknik, humbje klientësh); Ekspozim ndaj gjobave dhe penaliteteve për afate që bizneset nuk i kontrollojnë; Dëmtim të besimit te procesi dhe te formalizimi i tregut me fiskalizimin.

APL kërkoi zgjidhje, udhëzim dhe garanci që bizneset të mos mbajnë kosto dhe përgjegjësi për një problem jashtë kontrollit të tyre.

Shoqata e KontabilistĂ«ve dhe FinancierĂ«ve tĂ« ShqipĂ«risĂ« ishte mĂ« e ashpĂ«r. “Ajo qĂ« nisi si njĂ« premtim pĂ«r modernizim dhe lehtĂ«si pĂ«rmes platformĂ«s ‘SelfCare’, sot Ă«shtĂ« shndĂ«rruar nĂ« njĂ« barrierĂ« tĂ« pakalueshme qĂ« po mbyt frymĂ«marrjen e bizneseve dhe po çon drejt rraskapitjes profesionistĂ«t e kontabilitetit”, tha Shoqata.

Shoqata e KontabilistĂ«ve dhe FinancierĂ«ve tĂ« ShqipĂ«risĂ« ka ngritur zĂ«rin duke kĂ«rkuar jo vetĂ«m njohjen e kĂ«saj situate si forcĂ« madhore, por mbi tĂ« gjitha, transparencĂ«. Biznesi nuk mund tĂ« operojĂ« me shpresĂ«n se sistemi “ndoshta” do tĂ« kthehet nesĂ«r.

 

 

Kur dështimi shitet si sukses

Ndryshe nga shoqatat e bizneset që reaguan dhe kërkuan transparencë e bashkëpunim, për tre javë institucionet përkatëse heshtën, duke mos i sqaruar bizneset për situatën e krijuar dhe pa dhënë asnjë informacion se çfarë po ndodhte e kur mund të zgjidhej problemi. Përkundrazi, në linjë me përqasjen e qeverisë, që njeh vetëm sukseset, përgjigjet ishin shumë evazive.

Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i Tatimeve, Ilir Binaj, tha sĂ« fundmi se “sistemet tona janĂ« nga mĂ« tĂ« avancuarat dhe ne jemi nĂ« zhvillim tĂ« vazhdueshĂ«m tĂ« tyre, madje duke pĂ«rfshirĂ« edhe InteligjencĂ«n Artificiale.

Sigurisht që gjatë punës sonë, ka momente që sistemet krijojnë probleme, kjo ndodh kudo dhe ato adresohen nga strukturat e IT-së me përgjegjësi maksimale për të ndihmuar bizneset në punën e tyre.

Kur ndodhin kĂ«to problematika, bizneset kanĂ« mundĂ«si, qĂ« tĂ« dhĂ«nat qĂ« nuk janĂ« nĂ« gjendje t’i raportojnĂ« nĂ« sistemin e fiskalizimit, t’i mbledhin dhe t’i raportojnĂ« nĂ« njĂ« kohĂ« tĂ« dytĂ«â€.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, u shpreh në Kuvend se shërbimet digjitale të Shqipërisë janë vlerësuar nga institucionet ndërkombëtare.

“Ne jemi tĂ« tetĂ«t nĂ« EuropĂ« pĂ«r sa i pĂ«rket ofrimit tĂ« shĂ«rbimeve digjitale.

Ne jemi tĂ« 17-Ă«t nĂ« botĂ« pĂ«r sa i pĂ«rket ofrimit tĂ« shĂ«rbimeve digjitale. Veprat janĂ« vepra, faktet janĂ« fakte. Sistemet e ndĂ«rtuara u kanĂ« ardhur nĂ« ndihmĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve shqiptarĂ« qĂ« jetojnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri dhe jashtĂ« ShqipĂ«risĂ«, sistemet e ngritura pĂ«r ofrimin e shĂ«rbimeve tĂ« bizneseve kanĂ« reduktuar kohĂ« dhe para”, tha Ibrahimaj.

Edhe pas njoftimit zyrtar se sistemi u bë funnksional, bizneset sërish hasën probleme në aksesinimin e tij. Tatimet u detyruan të shtynin dorëzimin e inventarit nga 31 janari në 20 shkurt.

 

Mediat e huaja “kryqĂ«zojnĂ«â€ DiellĂ«n

Ashtu siç tĂ«rhoqi vĂ«mendjen nĂ« botĂ« nĂ« shtator 2025, risia e njĂ« ministreje tĂ« InteligjencĂ«s Artificiale nĂ« ShqipĂ«ri, mediat ndĂ«rkombĂ«tare nuk e kursyen “DiellĂ«n”, kur shumĂ« shpejt u bĂ« e qartĂ« qĂ« nuk po e arrinte misionin pĂ«r tĂ« cilin u reklamua me tĂ« madhe: TĂ« ishte njĂ« simbol i transparencĂ«s, reformĂ«s digjitale dhe luftĂ«s ndaj korrupsionit.

Gazeta e njohur amerikane, New Your Times shkroi pak ditĂ« mĂ« parĂ«: “NjĂ« raport i nĂ«ntorit nga zyrtarĂ«t e BE-sĂ« tha se ShqipĂ«ria kishte “treguar disa pĂ«rparime”, por se “korrupsioni mbeti i pĂ«rhapur nĂ« sektorĂ« vulnerabĂ«l.”

Ai vlerĂ«soi njĂ« njĂ«si tĂ« posaçme prokurorie tĂ« krijuar nĂ« vitin 2019 pĂ«r “rezultate pozitive nĂ« luftĂ«n kundĂ«r korrupsionit tĂ« nivelit tĂ« lartĂ«â€. Kjo pĂ«rfshin njĂ« hetim nĂ« AgjencinĂ« KombĂ«tare tĂ« Informacionit, vetĂ« organizatĂ«n qeveritare qĂ« krijoi DiellĂ«n.

Muajin e kaluar, prokurorĂ«t nĂ« njĂ« njĂ«si speciale hetimore njoftuan se kishin vendosur drejtoreshĂ«n e agjencisĂ« dhe zĂ«vendĂ«sen e saj nĂ« arrest shtĂ«pie, duke i lidhur me njĂ« organizatĂ« kriminale tĂ« akuzuar pĂ«r manipulimin e aplikimeve pĂ«r kontrata pĂ«rmes intimidimit. Agjencia operon infrastrukturĂ«n digjitale tĂ« qeverisĂ«, duke ushtruar kontroll mbi njĂ« gamĂ« tĂ« gjerĂ« sistemesh publike online, pĂ«rfshirĂ« DiellĂ«n”.

NĂ« revistĂ«n e Brown University, thuhet ndĂ«r tĂ« tjera se “mĂ« 11 shtator 2025, Kryeministri Edi Rama e emĂ«roi zyrtarisht DiellĂ«n nĂ« njĂ« rol tĂ« ri – ministre e InteligjencĂ«s Artificiale. Ngritja e saj nĂ« detyrĂ« e bĂ«n DiellĂ«n pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r procesin e prokurimit publik prej miliarda dollarĂ«sh nĂ« ShqipĂ«ri, nĂ« tĂ« cilin qeveria e ShqipĂ«risĂ« blen mallra dhe shĂ«rbime nga sektori privat. PĂ«rdorimi i DiellĂ«s si njĂ« masĂ« antikorrupsion nga Rama Ă«shtĂ« reklamuar si njĂ« risi revolucionare.

Në fund të fundit, Diella është sistemi i parë i Inteligjencës Artificiale që shërben në kabinetin e një vendi. Megjithatë, ndërsa qëllimi i deklaruar i Diellës është të fitojë favorin e BE-së duke eliminuar korrupsionin dhe duke avancuar rolin e teknologjisë në qeveri, emërimi i saj vepron më shumë si një mjet propagande për administratën e Ramës.

Ndërsa prania parlamentare e Diellës përhapet me njoftimin e fëmijëve të saj, Rama rrezikon të krijojë një entitet politik të pakontrolluar që mund të ndikojë në politikat qeveritare.

Mungesa e mbikĂ«qyrjes sĂ« DiellĂ«s, varĂ«sia nga firmat amerikane tĂ« teknologjisĂ« dhe lidhjet jodemokratike me PartinĂ« Socialiste tĂ« RamĂ«s kĂ«rcĂ«nojnĂ« nĂ« vend tĂ« kĂ«saj tĂ« komprometojnĂ« rrugĂ«n e ShqipĂ«risĂ« drejt pranimit nĂ« BE dhe tĂ« rrezikojnĂ« zhvillimin demokratik afatgjatĂ« tĂ« vendit”.

 

ÇfarĂ« nuk po funksionon me sistemet online

Ndërprerja e vazhdueshme e funksioneve të e-Albania gjatë muajve të fundit ka ngritur çështjen se çfarë nuk funksionon. Sipas konsultimeve me ekspertët, një kombinim faktorësh problematikë, nga zvarritja e tenderit të fiskalizimit, te përdorimi i zgjidhjeve open-source pa kontroll teknik nga AKSHI dhe dorëheqjet masive të teknikëve pas fillimit të hetimeve të SPAK ka çuar në problematikat e shumta me të cilat po hap sistemi.

Në mes të dhjetorit të vitit të kaluar, tenderi për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, me autoritet kontraktor Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), me fond limit 7.7 milionë euro, ka përfunduar sërish i ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik, vetëm dhjetë ditë nga heqja e pezullimit.

Teksa mĂ« herĂ«t KPP mori kĂ«tĂ« masĂ« pĂ«r t’i hapur rrugĂ« vijimit tĂ« procesit pas konstatimit se ishin bĂ«rĂ« korrigjimet e nevojshme nĂ« dokumentet e tenderit, tashmĂ« njĂ« tjetĂ«r operator vlerĂ«son se kĂ«to ndryshime nuk janĂ« tĂ« plota duke lĂ«nĂ« hapĂ«sira pĂ«r interpretim.

NjĂ« inxhinier qĂ« ka punuar nĂ« sistemet digjitale qeveritare thotĂ« se, kur u mor vendimi pĂ«r modernizimin e platformĂ«s, arkitektura u zhvendos drejt modelit “microservices”, por pa pĂ«rdorur kompani apo produkte tĂ« certifikuara sipas standardeve ndĂ«rkombĂ«tare.

(Platforma është ndërtuar mbi një numër të madh shërbimesh të ndara nga njëri-tjetri: identiteti, pagesat, licencat, bizneset, dokumentet dhe komunikimi me tatimet funksionojnë si aplikacione të veçanta, secili me bazën e vet të të dhënave dhe me infrastrukturë të pavarur.

Këto module ndërveprojnë përmes GG (Government Gateway), duke krijuar një arkitekturë të fragmentuar dhe të ndjeshme ndaj gabimeve.

Sipas inxhinierit, një qasje e tillë kërkon standarde shumë të forta, ekipe që njohin gjithë hartën e sistemit, testime të vazhdueshme të ndërvarësive dhe mekanizma që garantojnë që, edhe nëse bie një modul, pjesa tjetër e shërbimeve të vijojë të funksionojë normalisht.

Në realitet, mirëmbajtja kryhet nga kontraktorë të ndryshëm dhe nënkontraktorë të shumtë: një kompani menaxhon identitetin, një tjetër pagesat, një tjetër regjistrin e biznesit dhe një tjetër ndërfaqen e e-Albania-s.

Kjo krijon atĂ« qĂ« teknikisht quhet “rrjet varĂ«sish”. PĂ«r shembull, kur njĂ« biznes kĂ«rkon njĂ« shĂ«rbim, sistemi duhet tĂ« verifikojĂ« radhazi identitetin, regjistrin e biznesit, detyrimet tatimore, pagesat dhe arkivin e dokumenteve.

NĂ«se ndalon sĂ« funksionuari edhe njĂ« prej kĂ«tyre shĂ«rbimeve, e gjithĂ« kĂ«rkesa dĂ«shton dhe pĂ«rdoruesi sheh mesazhin standard: “e-Albania nuk punon”, edhe pse problemi mund tĂ« jetĂ« vetĂ«m nĂ« njĂ« komponent tĂ« caktuar.

Inxhinieri tha se sistemi SelfCare nuk është aplikacion i pavarur. Kur një biznes hyn për të bërë një veprim, sistemi duhet të verifikojë kush je, çfarë subjekti ke, çfarë detyrimesh tatimore ke dhe nëse ke të drejtë të kryesh atë shërbim.

Nëse njëra nga këto hallka nuk përgjigjet, e gjithë rruga e transaksionit bllokohet.

Agjencia Kombëtare e Informacionit mban më këmbë të gjithë shtetin digjital shqiptar. Serverët, databazat dhe aplikacionet mbahen nën vëzhgim të vazhdueshëm për ngarkesën, shpejtësinë dhe gabimet. Nëse një modul fillon të vonojë apo të mos përgjigjet, sistemi i brendshëm sinjalizon dhe teknikët duhet të ndërhyjnë përpara se problemi të shfaqet te qytetarët. Ajo që po ndodh këto ditë me bllokimin e shërbimeve është se teknikët kanë hequr dorë.

Në pjesën më të madhe, këta teknikë ishin nënkontraktuar për mirëmbajtjen e sistemeve për shuma shumë të vogla nga kompanitë që kishin fituar tenderat për mirëmbajtjen. Hetimet kanë zbuluar se tendera që kanë kushtuar miliona euro janë mbuluar me kosto 200 apo 300 mijë euro.

Për shkak të hetimeve tani teknikët e nënkontraktorët nuk po ndërhyjnë në sisteme. Teknikët duhet të identifikojnë se ku është defekti, ta izolojnë dhe ta rikthejnë shërbimin sa më shpejt. Pas kësaj, analizohet se pse ndodhi dhe çfarë duhet ndryshuar që të mos përsëritet. Nëse sistemi do të ishte ndërtuar mirë, ndërprerjet e shërbimit do të ishin shumë të shkurtra shpjegoi inxhinieri.

Ai tha se, me kalimin e viteve, janë ndërtuar dhjetëra sisteme të ndryshme, me standarde të dobëta. Problemi përkeqësohet nga fakti që mirëmbajtja e këtyre shërbimeve nuk është plotësisht në duart e shtetit. Një pjesë e madhe e kodit dhe konfigurimeve ndodhet te kontraktorë dhe nënkontraktorë, të cilët ose kanë kontrata të paqarta, ose janë në një klimë frike dhe pasigurie ligjore.

 

The post “PerĂ«ndimi” i DiellĂ«s appeared first on Revista Monitor.

Paketa e Maleve, bilanci i një nisme që mbetet ende në letra

Kur ka kaluar thuajse njĂ« vit nga miratimi i “PaketĂ«s sĂ« Maleve” qĂ« synon tĂ« kthejĂ« kapitalin e DiasporĂ«s dhe jo vetĂ«m, si investim nĂ« malet shqiptare, bilanci mbetet ende nĂ« letĂ«r. BashkitĂ« kanĂ« ecur me ritme tĂ« ngadalta nĂ« lidhje me shpalljen e zonave parĂ«sore, duke lĂ«nĂ« tĂ« pakĂ«naqur qeverinĂ«, e cila ka vĂ«nĂ« si kusht 1000 investime tĂ« synuara. Deri mĂ« tani vetĂ«m 13 bashki i kanĂ« shpallur kĂ«to zona.

 

Nertila Maho

NĂ« vitin 2024, qeveria nisi tĂ« lakonte pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« atĂ« qĂ« e pagĂ«zoi si “Paketa e Maleve”, njĂ« nismĂ« qĂ« synonte jo vetĂ«m tĂ« kthente vĂ«mendjen te zonat rurale tĂ« vendit pĂ«rmes investimeve, por tĂ« ishte edhe njĂ« nxitĂ«s pĂ«r rikthimin e atyre qĂ« kishin emigruar. Kjo ftesĂ« e hapur nĂ« kulmin e emigrimit “sezonal” joformal, por edhe atij formal drejt BE-sĂ«, synonte tĂ« tĂ« kthente drejt rrĂ«njĂ«ve ata qĂ« do tĂ« donin tĂ« investonin kursimet e tyre nĂ« vendlindje.

Thuajse pas mĂ« shumĂ« se njĂ« viti nga ideimi i “PaketĂ«s sĂ« Maleve” nĂ« takime dhe mĂ« pas marketimit tĂ« saj si njĂ« nismĂ« qĂ« do t’ju kthente tokĂ«n e tĂ« parĂ«ve trashĂ«gimtarĂ«ve qĂ« investonin, nĂ« praktikĂ« ende mbetemi te letrat.

Procesi i përgatitjes së kuadrit ligjor, që parashikonte edhe masat nxitëse, u finalizua në fillim të vitit të shkuar. Ende sot janë Bashkitë ato që kanë marrë më shumë kohë për të finalizuar zonat me përparësi ku do të zbatohen projektet pjesë e kësaj pakete.

Një zvarritje e tillë është kritikuar së fundmi nga Kryeministri, i cili në një takim me kryebashkiakët nënvizoi se nëse nuk ecin shpejt me hapat dhe nuk finalizojnë konkretisht investimet e planifikuara në këtë paketë nuk do të rikandidohen.

Por çfarĂ« ka ndodhur konkretisht me “PaketĂ«n e Maleve” dhe cilat janĂ« zonat e shpallura me pĂ«rparĂ«si?

 

Thuajse një vit nga nisma, jo të gjitha bashkitë kanë shpallur zonat me përparësi

“Paketa e Maleve” hyri nĂ« fuqi nĂ« prill tĂ« vitit tĂ« shkuar dhe nga ai moment, bashkive nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin iu kĂ«rkua tĂ« bĂ«nin gati zonat me pĂ«rparĂ«si ku do tĂ« mund tĂ« zhvilloheshin investime potenciale.

Ministri i Shtetit pĂ«r Pushtetin Vendor, Ervin Demo, nĂ« njĂ« takim tĂ« mbajtur sĂ« fundmi me kryebashkiakĂ«t, tha se interesi pĂ«r kĂ«tĂ« paketĂ« ishte i lartĂ« dhe numĂ«roheshin rreth 80 shprehje konkrete interesit. Z. Demo do ta konsideronte “PaketĂ«n e Maleve” njĂ« instrument strategjik pĂ«r zhvillimin e zonave rurale dhe malore, rikthimin e investimeve dhe krijimin e ekonomive lokale tĂ« qĂ«ndrueshme.

Sipas tij, vitin e kaluar janĂ« regjistruar rreth 4,800 shprehje interesi pĂ«r “PaketĂ«n e Maleve”. “Pas njĂ« analize tĂ« detajuar nĂ« katĂ«r bashki (ShkodĂ«r, Shijak, Elbasan, PĂ«rmet) pĂ«r zonat e shpallura prioritare, janĂ« identifikuar 80 shprehje interesi konkrete, tĂ« cilat mund tĂ« vijojnĂ« me aplikimet formale pranĂ« bashkive pĂ«rkatĂ«se.

Sipas kuadrit ligjor dhe urdhĂ«resave nĂ« fuqi, bashkitĂ« kanĂ« pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« tĂ« ndjekin tĂ« gjithĂ« hapat pĂ«r miratimin e kĂ«tyre aplikimeve nĂ« zonat prioritare”, – do tĂ« nĂ«nvizonte ministri.

Sipas kuadrit ligjor, bashkitë duhet që përmes analizave me stafet të shpallin zonat me përparësi në territorin e tyre, të cilat do të mund të përfitojnë nga lehtësitë që parashikon kjo paketë.

Qeveria ka sqaruar më herët se ligji nuk e zgjidh problematikën e pronësisë, e cila trajtohet me një kuadër krejt tjetër ligjor, por synon që përmes lehtësimit të procedurave dhe plotësimit të një sërë kushteve, të mundësojë dhënien e lejeve përkatëse dhe zhvillimin e projekteve konkrete për të gjithë ata që zotërojë një pronë në një nga zonat me përparësi.

Përfundimi me sukses i projektit që merr miratimin pas verifikimeve përkatëse nga institucionet u jep atyre mundësinë të pajisen në fund edhe me certifikatën e pronësisë.

Për një grup të caktuar prej 500 investitorësh të parë të kësaj pakete është menduar edhe një stimul fiskal, ku detajet pritet të jepen më të hollësishëm në aktet nënligjore shoqëruese të paketës, të cilat do të vijnë në vazhdim.

 

 

Kryeministri, kritika pĂ«r kryebashkiakĂ«t, rikandidim me kusht pĂ«r “PaketĂ«n e Maleve”

Nxitja e aktivitetit ekonomik pĂ«rmes investimeve tĂ« reja nga “Paketa e Maleve” Ă«shtĂ« parĂ« si njĂ« instrument pĂ«r t’i bĂ«rĂ« BashkitĂ« mĂ« tĂ« pavarura nĂ« aspektin financiar, e lidhur kjo me transfertat qĂ« shpesh buxheti i shtetit orienton drejt tyre. Ecuria e ngadaltĂ« e shpalljes sĂ« zonave me pĂ«rparĂ«si solli kritika nga kryeministri pĂ«r kryebashkiakĂ«t.

Rikandidimi i kryetarëve të bashkive do të varet edhe nga ecuria e gjithë këtij procesi ku kusht është shifra 1 mijë investime.

“BĂ«mĂ« njĂ« takim ekskluziv (takim i mbajtur nĂ« tetor 2025) pĂ«r PaketĂ«n e Maleve. Sot qĂ« flasim jemi nĂ« kushtet kur jo tĂ« gjitha bashkitĂ«, e kanĂ« kryer fazĂ«n e parĂ«. ËshtĂ« e papranueshme.

Cili duhet të jetë objektivi ynë? Në momentin kur Paketa e Maleve u shpall në websajtin e vet, ditën e parë kishte 700 e kusur interesime nga shqiptarë jashtë atdheut.

ËshtĂ« njĂ« instrument i sigurt pĂ«r tĂ« tĂ«rhequr kursimet e shqiptarĂ«ve jashtĂ« atdheut dhe  shqiptarĂ«t tĂ« bĂ«jnĂ« njĂ« biznes tĂ« sigurt, qĂ« ju sjell atyre mĂ« tepĂ«r tĂ« ardhura sesa çdolloj pune e zakonshme nĂ« Angli, apo nĂ« Greqi etj.

Tani si ka mundĂ«si qĂ« nuk ka mbaruar ende faza e parĂ« nĂ« tĂ« gjitha bashkitĂ«? ÇfarĂ« Ă«shtĂ« kjo shkencĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rcaktuar hartĂ«n ku do tĂ« bĂ«het ky zhvillim? I kam kĂ«rkuar drejtores sĂ« AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Planifikimit, tĂ« jetĂ« nĂ« dispozicion tĂ« secilĂ«s bashki pĂ«r hartat, pĂ«r çfarĂ«do qoftĂ« ju keni nevojĂ« nĂ« aspektin e asistencĂ«s teknike.

Po ashtu i kam kĂ«rkuar ministrit Demo qĂ« tĂ« vendosĂ« njĂ« objektiv pĂ«r çdo bashki. Ambicia jonĂ« duhet tĂ« jetĂ« 1000 investime nga kjo paketĂ«, qĂ« po t’i ndash nĂ« territor nĂ« 60 bashki, sipas potencialeve nuk janĂ« shumĂ«â€, do tĂ« shprehej Rama.

 

Paketa ofron përjashtim nga taksat për 500 investitorët e parë

Investitorët e parë nën Paketën e Maleve do të kenë një sërë lehtësish fiskale, të cilat do të shtrihen për një afat 10-vjeçar. Kjo do të vlejë për të paktën 500 të parët ndërsa pjesa tjetër do të përfitojnë vetëm nga lehtësimi burokratik i procedurave. Por cilat janë në fakt përfitimet?

“Subjektet qĂ« pĂ«rfitojnĂ« pronĂ«sinĂ« mbi sipĂ«rfaqet sipas kĂ«tij ligji dhe qĂ« realizojnĂ« projektin dhe ushtrojnĂ« aktivitetin e deklaruar prej tyre, pĂ«rfitojnĂ« pĂ«r njĂ« periudhĂ« 10-vjeçare:

  • PĂ«rjashtim nga taksa e ndikimit nĂ« infrastrukturĂ«
  • PĂ«rjashtim nga taksa e pasurive tĂ« paluajtshme
  • PĂ«rjashtim nga Tatimi mbi VlerĂ«n e Shtuar (TVSH)
  • PĂ«rjashtim nga Tatimi mbi tĂ« Ardhurat

LehtĂ«sitĂ« e parashikuara nĂ« pikĂ«n e parĂ« mund tĂ« pĂ«rfitohen nga jo mĂ« shumĂ« se 500 subjekte qĂ« kanĂ« marrĂ« pronĂ«sinĂ« sipas kĂ«tij ligji, nĂ« zonĂ«n pĂ«rkatĂ«se. NĂ«se ka mĂ« shumĂ« se 500 kĂ«rkesa, pĂ«rparĂ«si kanĂ« ato qĂ« janĂ« paraqitur mĂ« herĂ«t”, thuhet nĂ« faqen e posaçme tĂ« PaketĂ«s sĂ« Maleve.

 

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« Paketa e Maleve dhe si funksionon?

Në një sqarim të përmbledhur, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor jep detaje mbi atë se çfarë është Paketa e Maleve, kush përfiton dhe si funksionon:

ÇfarĂ« Ă«shtĂ«

Një mundësi për qytetarët për të investuar në turizëm, energji të pastër, blegtori etj., duke përfituar lehtësi financiare dhe pronësi mbi tokën.

Kush përfiton

Qytetarët që nuk kanë dokumente pronësie mbi tokën, por:

‱ KanĂ« mĂ« shumĂ« se 10 vite qĂ« e shfrytĂ«zojnĂ« ose e posedojnĂ« pronĂ«n

‱ Mund tĂ« vĂ«rtetojnĂ« pĂ«rdorimin e saj tĂ« vazhdueshĂ«m pĂ«rmes dĂ«shmive apo dokumenteve ndihmĂ«se (si fatura, kontrata, deklarime tĂ« njohura nga komuniteti, etj.);

‱ Ata qĂ« e kanĂ« trashĂ«guar, marrĂ« me dhuratĂ« ose nĂ« forma tĂ« tjera joformale, por qĂ« ende nuk janĂ« pronarĂ« tĂ« ligjshĂ«m sipas dokumenteve zyrtare.

ÇfarĂ« pĂ«rfiton

10 vjet pĂ«rjashtim nga: ◩ Tatimi mbi tĂ« Ardhurat; ◩ TVSh; ◩ Taksa e pronĂ«s; ◩ Taksa e ndikimit nĂ« infrastrukturĂ« ‱ MundĂ«si pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar pronĂ«si mbi tokĂ«n pĂ«r vetĂ«m 1€.

Si funksionon

Shpreh interesin pĂ«r tĂ« investuar nĂ« portalin paketaemaleve.gov.al apo nĂ« e-Albania. Vendos nĂ« hartĂ« vendndodhjen e pronĂ«s qĂ« posedon dhe plotĂ«so nĂ« fushat e kĂ«rkuara: – qarkun dhe bashkinĂ« pĂ«rkatĂ«se;

– kohĂ«n e posedimit;

– llojin e investimit;

– njĂ« pĂ«rshkrim tĂ« shkurtĂ«r tĂ« investimit PĂ«rfito tokĂ«n dhe lehtĂ«sitĂ« fiskale, ndĂ«rsa certifikata e pronĂ«sisĂ« merret pasi tĂ« pĂ«rfundojĂ« investimi

 

 

The post Paketa e Maleve, bilanci i një nisme që mbetet ende në letra appeared first on Revista Monitor.

Bujqësia, midis konsolidimit dhe rënies

Eksportet e prodhimeve të freskëta u rritën me ritme dyshifrore si në vlerë dhe në sasi gjatë 8-mujorit 2025, por nga ana tjetër, sektori thelloi më tej rënien me 2.6% në 6-mujorin e parë. Fermerët dhe eksportuesit pohojnë se bujqësia po konsolidohet në ferma të mëdha të specializuara për eksport, teksa po falimentojnë fermat e vogla të bujqësisë tradicionale. Arsyet pse importet dhe eksportet e ushqimeve po rriten njëkohësisht. Kostot e anëtarësimit që po vënë me shpatulla pas muri bujqësinë. Serbia është partneri kryesor në eksporte, teksa tregjet e BE-së shfaqin luhatje

 

Blerina Hoxha

Rritja e eksporteve bujqësore si në sasi dhe në vlerë dhe në anën tjetër, rënia e prodhimit po tregon se sektori po shkon drejt konsolidimit. Fermat e vogla dhe të mesme në zonat e rurale të vendit po falimentojnë nga tkurrja dhe plakja e popullsisë, teksa po rriten dhe po zgjerohen fermat e mëdha blegtorale dhe ato në serra në zonat me bujqësi intensive si Fieri, Lushnja etj., me synim eksportin.

TĂ« dhĂ«nat e periudhĂ«s 2021–2025 tregojnĂ« rritje tĂ« qĂ«ndrueshme dhe tĂ« fortĂ« tĂ« eksporteve tĂ« zarzavateve dhe frutave, ku totali Ă«shtĂ« zgjeruar me rreth 70%. Vlera e tyre arriti nĂ« mbi 17.1 miliardĂ« lekĂ« nĂ« 10-mujorin e 2025-s, nga 10.1 miliardĂ« lekĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit 2021.

Të krahasuara me 10-mujorin e 2024, eksportet e frutave dhe zarzavateve u rritën me 22% në vlerë.

Mariglen Ziu, fermer i cili operon në sektorin e prodhimit në fushë në zonën e Samaticës në Berat, thotë se prodhimi nuk po zgjerohet, por po manovrohet me disa kultura që besohet se rrisin vlerën. Për shembull, vitet e fundit, është rritur ndjeshëm eksporti i bostaneve dhe lakrave.

 

Burimi: INSTAT

 

Frutat dhe zarzavatet dy vitet fundit kanĂ« rritur ndjeshĂ«m vlerĂ«n dhe sasinĂ« e eksporteve. Kultivimi i tyre zakonisht bĂ«het nĂ« ferma tĂ« specializuara nĂ« shumĂ« hektarĂ«, si nĂ« serrĂ« dhe nĂ« fushĂ« pĂ«r t’u eksportuar. Fermeri Ziu thotĂ« se nuk po zgjerohet baza e njerĂ«zve qĂ« po merret me bujqĂ«si, pĂ«rkundrazi numri i tyre po tkurret çdo ditĂ«, por disa ferma tĂ« mĂ«dha po zgjerojnĂ« sipĂ«rfaqet, tha ai.

Në anën tjetër, sektori bujqësor thelloi tkurrjen këtë vit me -2.6% në 6-mujorin e parë. Bujqësia është në vitin e pestë të rënies, si volum prodhimi. Ruzhdi Koni, eksportues me përvojë i prodhimeve bujqësore, tha se rritjet e shitjeve jashtë vendit po pasqyrojnë evolucionin e segmentit eksportues të bujqësisë, i cili është bërë gjithnjë e më i specializuar dhe më i lidhur me tregjet europiane.

Kjo, sipas tij, ka mundësuar rritjen e vlerës dhe sasisë së eksportit, pavarësisht sfidave të përgjithshme që po kalon sektori. Të dhëna nga INSTAT treguan se punësimi në sektorin bujqësor shënoi rënie vjetore me 10% në tremujorin e tretë të këtij viti, duke reflektuar edhe tkurrjen e fortë të popullsisë në fshat.

Në të njëjtën kohë, me rritjen e eksporteve bujqësore, po rriten edhe importet. Në 10-mujorin e këtij viti, grupi i ushqimeve shënoi rritje me 2% në sasi dhe në 3.4% në vlerë. Në mungesë të prodhimit të gjerë në ferma të vogla për treg dhe për vetëkonsum, tregu po furnizohet nga jashtë.

Në mes të problemeve me copëzimin e lartë, mungesën e subvencioneve, prodhuesit përballen me humbje të larta pas korrjeve. Më shumë se 25% e prodhimit në disa kultura përfundon në mbetje pas të korrave, për shkak të çmimit të ulët, ose mungesës së kapaciteteve magazinuese.

 

Burimi: INSTAT

 

Pse po rriten eksportet

Zoti Koni thotë se rritja e eksporteve bujqësore lidhet me disa faktorë që kanë vepruar pas pandemisë. Së pari, çmimet ndërkombëtare të frutave dhe zarzavateve janë rritur ndjeshëm pas vitit 2022, për shkak të inflacionit në grupin e ushqimeve.

Në të njëjtën kohë, ndryshimet klimatike dëmtuan prodhuesit e rëndësishëm si Italia, Spanja dhe Greqia. Shqipëria ka përfituar nga kjo situatë, duke qenë në gjendje të ofrojë produkte konkurruese në momente kur furnizuesit tradicionalë kishin ulur volumet. Kjo ka bërë që vlera e eksporteve të rritet dhe volumi real i prodhimit mund të ketë qenë më i moderuar.

Në shumë raste, eksportuesit shqiptarë kanë shitur sasi të ngjashme me të një vit më parë, por me çmime dukshëm më të larta, duke gjeneruar një rritje të shpërndarë në të gjithë zinxhirin ofertues.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka konsoliduar një bërthamë të prodhuesve të mëdhenj, të aftë të konkurrojnë në tregjet ndërkombëtare. Zoti Ziu tha se investimet në serra në zonat e Lushnjës, Divjakës, Fierit dhe Krujës, së bashku me përhapjen e teknologjive moderne të vaditjes, plehërimit të kontrolluar dhe cikleve të prodhimit gjatë gjithë vitit, kanë rritur ndjeshëm vëllimin e prodhimit të orientuar drejt eksportit.

Këta prodhues tani operojnë me kontrata të qëndrueshme me kompani grumbulluese dhe tregtarë eksporti. Një rol të madh ka edhe ngritja e kapaciteteve të përpunimit dhe ruajtjes në magazina frigoriferike, linja seleksionimi, paketimi dhe certifikime si GlobalG.A.P.

Të dhënat tregojnë se çmimet e eksporteve po vijnë në rënie pas rritjes post-pandemike.

Nga viti 2021 deri në 2023, eksportet e grupit të ushqimeve në Lek u rritën dukshëm, nga rreth 35.9 miliardë lekë në vitin 2021 në mbi 46.3 miliardë lekë në vitin 2023.

Kjo periudhë shoqërohet edhe me rritje të sasisë së eksportuar, fakt që tregon ecuri pozitive të sektorit, e ndikuar si nga kërkesa e jashtme, ashtu edhe nga çmimet më të larta të produkteve ushqimore në tregjet ndërkombëtare.

Në vitin 2024, megjithëse sasia e eksporteve rritet sërish, pati një ulje të theksuar të çmimit mesatar për kilogram, i cili zbret nga 142.3 lekë/kg në vitin 2023 në vetëm 111.3 lekë/kg në vitin 2024.

Kjo për shkak se çmimet në tregjet ndërkombëtare ranë dhe gjithashtu u rrit eksporti i bostanit që peshon më shumë, po kushton më pak.

Në vitin 2025, vlera e eksporteve të ushqimeve ra më tej duke arritur në 108.7 lekë/kg në 10-mujorin 2025, niveli më i ulët i pesëvjeçarit. Kjo tregon se rritja e eksporteve në vlerë këtë vit nuk është pasojë e çmimeve më të larta, por nga zgjerimi i volumit të eksporteve.

Megjithatë, ky zhvillim pozitiv në segmentin eksportues ekziston paralelisht me një tkurrje të dukshme të bujqësisë në shkallë kombëtare.

Arsyeja kryesore është emigrimi masiv i fuqisë punëtore rurale, i cili ka lënë pas parcela të shumta të papunuara dhe ka shtuar kostot e prodhimit për fermerët që vijojnë aktivitetin.

Shumë ferma të vogla nuk arrijnë të përballojnë shpenzimet gjithnjë e më të larta për plehra, farëra, pesticidet dhe naftën bujqësore, duke rezultuar në braktisje të tokës vit pas viti. Rënia e investimeve në fermat e vogla dhe të mesme në bujqësi ka reduktuar prodhimin total, duke bërë që sektori në tërësi të japë kontribut më të ulët në ekonomi.

 

Burimi: INSTAT

 

Rriten edhe importet e ushqimeve

Gjatë periudhës janar-tetor 2025, importet e ushqimeve u rritën si në vlerë dhe në sasi. Të dhënat zyrtare tregojnë se u importuan 135 miliardë lekë ushqime (rreth 1.4 miliardë euro) ose 28% më shumë se në 10-mujorin 2021.

Rritja e qëndrueshme e importeve po vjen në një kohë që popullsia e vendit po tkurret, sidomos në moshat e reja që janë edhe konsumatorët më të mëdhenj.

Një pjesë e mirë e prodhimit bujqësor shqiptar nuk është më konkurrues në tregun e brendshëm, ku çmimet janë shpesh më të ulëta se ato të tregjeve të jashtme. Kjo ka bërë që prodhuesit më të mirë ta zhvendosin fokusin drejt eksporteve, duke lënë konsumatorin vendas gjithnjë e më të varur nga importet, sidomos për produkte sezonale.

Fermeri Ziu thotë se eksportet po rriten jo sepse prodhimi vendas është i mjaftueshëm, por sepse pjesa më cilësore dhe me rendiment më të lartë e prodhimit kanalizohet drejt tregut të huaj, siç edhe ai po vepron me prodhimet e veta.

Gjithashtu importet në sektorin e bujqësisë po nxiten edhe nga flukset turistike, të cilat në vend që të nxisin prodhimin vendës kanë rritur importet, jo vetëm në bujqësi, po në të gjithë zinxhirin e turizmit.

Ekspertët pohojnë se bujqësia ka hyrë në një proces të fortë ristrukturimi, ku nga njëra anë, një segment i modernizuar për eksport po rritet me ritme të larta dhe nga ana tjetër, bujqësia tradicionale po tkurret me shpejtësi. Në total, bujqësia mbetet ndër sektorët me rënien më të madhe të kontributit në PBB me 15.6% në vitin 2024 nga 19.2% në vitin 2014, duke nxjerrë në pah vështirësi të theksuara strukturore.

Importet e ushqimeve janĂ« rritur si nĂ« sasi, ashtu edhe nĂ« vlerĂ« monetare (lek), ndĂ«rsa çmimi mesatar pĂ«r kilogram ka pĂ«suar luhatje tĂ« ndjeshme gjatĂ« periudhĂ«s 2021–2025.

Sasia e ushqimeve të importuara nisi me rreth 904.7 milionë kg në vitin 2021 në 10-mujor dhe ra lehtë në 2022, por më pas rritja bëhet e qëndrueshme vit pas viti, duke ndjekur rritjen e numrit të turistëve dhe rënien e prodhimit vendas.

NĂ« 10-mujorin 2024, arrihet niveli 1.078 miliardĂ« kg, ndĂ«rsa pĂ«r 2025, sĂ«rish ka rritje tĂ« fortĂ«, nĂ« 1.1 miliardĂ« kg, duke shĂ«nuar nivelin mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« pesĂ«vjeçarit. NĂ« vlerĂ« monetare, importet kanĂ« ndjekur tĂ« njĂ«jtin trend rritĂ«s, por me luhatje mĂ« tĂ« theksuara. Pasi u ngjitĂ«n nĂ« 138 miliardĂ« lekĂ« nĂ« vitin 2022, bien nĂ« 121.6 miliardĂ« lekĂ« nĂ« 2023, pĂ«r t’u rritur sĂ«rish nĂ« 130.6 miliardĂ« lekĂ« nĂ« 2024 dhe tĂ« projektohen nĂ« 135.1 miliardĂ« lekĂ« pĂ«r vitin 2025.

Çmimi mesatar pĂ«r kilogram ushqim tĂ« importuar ka pĂ«suar luhatje nga krizat e viteve tĂ« fundit. Nga 116.6 lekĂ«/kg nĂ« 2021, ai u rrit fuqishĂ«m nĂ« 157.6 lekĂ«/kg nĂ« 2022, si pasojĂ« e inflacionit ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« ushqimeve dhe rritjes sĂ« kostove tĂ« transportit.

Më pas, çmimi shënon një korrigjim në vitet 2023 dhe 2024, duke rënë përkatësisht në 132.3 dhe 121.1 lekë/kg, gjë që sugjeron stabilizim të tregjeve ndërkombëtare.

Në 10-mujorin 2025 ka rënie sërish me 120 lekë/kg, por ende shumë më poshtë krahasuar me kulmin e 2022, duke reflektuar stabilizim pas krizës.

 

Burimi: INSTAT

 

Dështoi sezoni i dytë i prodhimit

Sezoni i dytë i mbjelljeve që nxjerr prodhimi në dhjetor-janar në zonën e Myzeqesë po rezulton me humbje për prodhuesit, si rrjedhojë e dëmeve që sollën përmbytjet e nëntorit dhe çmimet e ulëta të produkteve në tregjet e eksportit.

Fermeri Ziu tha se Shqipëria është konkurruese për sezonin e dytë të prodhimit, për shkak të favorizimit gjeografik dhe klimës duke eksportuar me çmime të larta perime të freskëta në tregjet e rajonit dhe më gjerë, që tashmë e ka mbyllur sezonin e të korrave.

Por kĂ«tĂ« vit, situata ka ndryshuar nĂ« dĂ«m tĂ« fermerĂ«ve. Prodhimet pĂ«r eksport nĂ« fushĂ« – presh, lakra, karotĂ« e etj., u dĂ«mtuan tĂ«rĂ«sisht nga pĂ«rmbytjet e nĂ«ntorit. “Humbjet e mia nĂ« kĂ«tĂ« sezon janĂ« 2,5 milionĂ« lekĂ« (tĂ« reja) pasi rreth 30 dynymĂ« lakĂ«r tĂ« mbjella nĂ« fushĂ« u shkatĂ«rruan”, tha Mariglen Ziu.

Nga ana tjetër, çmimi i prodhimeve të dyta në tregjet e eksportit janë shumë të ulëta për shkak se moti i ngrohtë e ka favorizuar prodhimin edhe në vendet fqinje. Kjo bëri që në tregje të ketë prodhime të mjaftueshme dhe çmimet të jenë shumë të ulëta.

Në 10-mujorin 2025, një kilogram fruta dhe zarzavate u shit nga eksportuesit me 64.9 lekë, sipas të dhënave të INSTAT, por në nëntor dhe dhjetor, çmimet janë edhe më të ulëta. Në vitin 2023, çmimi për kilogram ishte 76 lekë duke arritur nivelin më të lartë historik dhe pas kësaj po vjen me ulje.

Fermerët shqiptarë janë tërësisht të ekspozuar ndaj çmimeve të tregut, kostove të lëndëve të para dhe krizave klimatike, pasi nuk përfitojnë mbështetje financiare dhe nuk janë të përfshirë edhe në sistemin e sigurimeve.

NĂ« vitin 2026, fermerĂ«ve do t’iu shpĂ«rndahen 5.2 miliardĂ« lekĂ« nĂ« formĂ«n e subvencioneve dhe granteve sipas MinistrisĂ« sĂ« BujqĂ«sisĂ«. ShqipĂ«ria vijon tĂ« ofrojĂ« shumĂ« mĂ« pak mbĂ«shtetje pĂ«r bujqĂ«sinĂ« se Europa dhe Rajoni, teksa nuk po mundemi tĂ« pĂ«rfitojmĂ« nga fondet e BE-sĂ«, pĂ«r shkak tĂ« korrupsionit qĂ« u gjet nĂ« pĂ«rdorimin e tyre.

 

Burimi: INSTAT

 

Eksportet e zarzavateve, partneri kryesor Serbia, rritje e fortë me Poloninë

Eksportet e zarzavateve (pa frutat) arritën në 12.4 miliardë lekë me rritje 20% në vlerë. Tregu më i madh i eksportit këtë vit ishte me Serbinë. Drejt këtij vendi u eksportuan 2.6 miliardë lekë zarzavate, me rritje vjetore 25% duke zënë 21% të totalit të shitjeve të perimeve dhe zarzavateve nga janari në tetor 2025.

Të dhënat tregojnë qartë se struktura e eksporteve të zarzavateve shqiptare mbetet e përqendruar kryesisht në tregun rajonal, duke reflektuar një varësi të fortë nga vendet fqinje dhe Ballkani Perëndimor.

Një prirje e ngjashme vërehet edhe me Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut, ku eksportet janë rritur me ritme dyshifrore, duke konfirmuar se rajoni mbetet boshti kryesor i shkëmbimeve tregtare të Shqipërisë.

Edhe Kroacia dhe Bullgaria zënë një peshë të rëndësishme në hartën e eksporteve, ndonëse dinamika është e ndryshme. Ndërsa eksportet drejt Bullgarisë janë rritur ndjeshëm me 26%, Kroacia shfaq rënie të lehtë, duke sinjalizuar luhatje të kërkesës ose ndryshime në strukturën e produkteve të eksportuara. Në tërësi, Ballkani vazhdon të dominojë, jo vetëm për shkak të afërsisë gjeografike, por edhe për shkak të kostove më të ulëta logjistike dhe lidhjeve tradicionale tregtare.

Zoti Koni tha se ka pasur rritje të fortë në pranverë, të lakrës dhe bostanit në tregjet e reja të BE-së, sidomos në Poloni dhe në disa vende nordike.

Eksportet e zarzavateve të freskëta në tregjet e Bashkimit Europian shfaqen më të fragmentuar. Italia, historikisht një nga partnerët kryesorë të Shqipërisë, shënon rënie të fortë të eksporteve, me mbi 38% më pak krahasuar me një vit më parë, duke dhënë një sinjal shqetësues për dobësimin e kërkesës ose zhvendosjen e flukseve tregtare.

Një rënie e ndjeshme vërehet edhe në Francë, Zvicër dhe Norvegji, gjë që tregon se eksportet shqiptare në disa nga tregjet e zhvilluara europiane po përballen me vështirësi.

Megjithatë, ka edhe përjashtime pozitive brenda BE-së. Eksportet drejt Gjermanisë u rritën me 97%, në Poloni, me 106%; në Rumani, 66%, dhe në Suedi, 145%, me rritje të fortë, për shkak të bazës së ulët që kanë, por edhe faktit se në këto tregje ka hapësirë për zgjerim dhe se disa sektorë po arrijnë të depërtojnë më mirë.

 

Burimi: INSTAT

 

Burimi: INSTAT

 

Humbje të mëdha pas të korrave

Prodhimi pa planifikim dhe problemet në zinxhirin e furnizimit bëjnë që një pjesë e madhe e prodhimit bujqësor të përfundojë në mbeturina. Fermerët në zonën e Lushnjës pohuan se shpesh, gati gjysma e një kulture hidhet sërish në tokë.

Statistikat e bujqësisë kanë besueshmëri të ulët sipas Eurostat dhe qeveria nuk i orienton fermerët për prodhimet në bazë të planeve të konsumit të brendshëm.

Vendi nuk ka ende njĂ« sistem kombĂ«tar monitorimi qĂ« t’i masĂ« rregullisht pĂ«r tĂ« gjitha kulturat. Raportet sektoriale tregojnĂ« se  humbjet e kulturave bujqĂ«sore variojnĂ« nga 10% nĂ« mbi 50% pĂ«r frutat. Humbjet pĂ«rfshijnĂ« dĂ«mtimet nĂ« korrje, mungesĂ«n e frigoriferĂ«ve, dĂ«met gjatĂ« transportit dhe ato nĂ« treg.

VĂ«rehet se pas çdo cikli prodhimi, shumĂ« fermerĂ« detyrohen tĂ« hedhin sasi tĂ« konsiderueshme tĂ« frutave, jo sepse janĂ« tĂ« parregullta pĂ«r konsum, por sepse nuk kanĂ« kushte pĂ«r t’i ruajtur ose pĂ«r t’i çuar me kohĂ« nĂ« treg ose çmimet janĂ« shumĂ« tĂ« ulĂ«ta.

Mungesa e teknologjisë së duhur në fazën e korrjes po dëmton shumë fruta dhe perime nga trajtimi i pakujdesshëm. Në shumë zona, produkti mbetet me orë të tëra në diell para se të largohet nga parcela, duke përshpejtuar kalbjen.

Më tej, faza e ruajtjes paraqet sfidat më të mëdha. Shqipëria ka kapacitete të kufizuara frigoriferike, shumë prej të cilave përdoren në mënyrë joefikase.

Studimet tregojnë se mungesa e ftohjes së menjëhershme pas korrjes, është një faktor kritik që rrit ndjeshëm humbjet, sidomos te mollët dhe agrumet. Paketimi i papërshtatshëm, higjiena e pamjaftueshme e magazinave dhe mjetet transportuese pa kontroll temperature i shtojnë më tej dëmet.

Gjatë transportit, humbjet thellohen nga rrugët e amortizuara dhe nga përdorimi i mjeteve që nuk janë frigoriferike, çka çon në dëmtime mekanike dhe rënie të cilësisë.

Në treg, sidomos në tregjet e hapura, produktet ekspozohen ndaj temperaturave të larta, diellit, lagështisë apo kushteve të pasigurta të ruajtjes, duke bërë që frutat dhe perimet të humbin shpejt vlerën tregtare ose të dalin nga përdorimi.

Një studim i mëparshëm i CIHEAM, i vetmi me matje të drejtpërdrejtë në tregjet e Korçës, gjeti se humbjet në hallkat e tregtimit për fruta si mollët, pjeshkat apo rrushi varionin nga 11% deri në mbi 17%, pa llogaritur humbjet në fushë e të transportit, që do ta rritnin edhe më shumë shifrën reale.

Humbjet pas korrjes në Shqipëri janë pasojë e strukturës së fragmentuar të bujqësisë, ku fermat e vogla dhe individuale nuk kanë kapacitet të investojnë në depo, linja selektimi apo teknologji ruajtjeje. Mungesa e kooperativave funksionale, aksesit në tregje dhe shërbimeve këshillimore bujqësore e bën të vështirë standardizimin e praktikave moderne.

Sipas të dhënave zyrtare të Eurostat dhe Komisionit Europian, çdo vit në BE hidhet 60 milionë tonë ushqim, 130 kg ushqim i hedhur për frymë në vit.

Kjo përfshin ushqimin e humbur dhe të hedhur në të gjithë zinxhirin ushqimor nga prodhimi në fermë, përpunimin, shpërndarjen, dyqanet, restorantet e deri te shtëpitë e konsumatorëve. Humbjet në BE janë më të ulëta se në Shqipëri pasi zinxhirët e furnizimit dhe ekonomia qarkulluese funksionojnë të mirorganizuara.

 

 

Kostot e bujqësisë nga anëtarësimi në BE

ShqipĂ«ria synon tĂ« bĂ«het vend anĂ«tar i BE-sĂ« deri nĂ« vitin 2030, por pĂ«r t’u pĂ«rshtatur me standardet e Bashkimit Europian (BE) nĂ« kuadĂ«r tĂ« procesit tĂ« anĂ«tarĂ«simit, bujqĂ«sia duhet tĂ« kalojĂ« nga njĂ« sektor kryesisht informal dhe me produktivitet tĂ« ulĂ«t, nĂ« njĂ« sistem tĂ« formalizuar, tĂ« certifikuar dhe tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m, nĂ« pĂ«rputhje me PolitikĂ«n e PĂ«rbashkĂ«t BujqĂ«sore (CAP) tĂ« BE-sĂ«.

PĂ«r njĂ« fermĂ« mesatare perimesh ose frutash 10–15 ha nĂ« fazĂ«n e parĂ« vjen kostoja e certifikimit pĂ«r kriterin GlobalG.A.P., qĂ« Ă«shtĂ« praktikisht kusht bazĂ« pĂ«r shumĂ« importues europianĂ«, shpenzimi fillestar pĂ«r pĂ«rgatitje, dokumentacion dhe auditim varion zakonisht nga 1.500 deri nĂ« 3.000 euro.

Më pas, certifikimi duhet rinovuar çdo vit, me një kosto vjetore që shkon nga 800 deri në 1.500 euro, në varësi të madhësisë së fermës dhe numrit të parcelave. Ruzhdi Koni, i cili eksporton prej vitesh prodhime bujqësore, thotë se kostot e përshtatjes për të gjithë zinxhirin bujqësor shqiptar janë shumë të larta për kapacitetet e fermave shqiptare.

Pas certifikimit, vjen formalizimi dhe administrimi. Regjistrimi i aktivitetit, kontabiliteti, deklarimet fiskale dhe shĂ«rbimet bazĂ« administrative kushtojnĂ« mesatarisht 600 – 1.200 euro nĂ« vit. KĂ«to janĂ« kosto qĂ« mĂ« parĂ« mungonin pĂ«r fermerin informal, por bĂ«hen tĂ« domosdoshme pĂ«r eksport.

NjĂ« tjetĂ«r zĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m Ă«shtĂ« gjurmueshmĂ«ria dhe dokumentacioni teknik. Standardet e BE-sĂ« kĂ«rkojnĂ« regjistrat e prodhimit, pĂ«rdorimit tĂ« pesticideve, kĂ«shillim agronomik dhe nĂ« disa raste, pĂ«rdorimin e sistemeve digjitale tĂ« thjeshta me shpenzime shtesĂ« rreth 500 – 1.000 euro nĂ« vit, kryesisht pĂ«r shĂ«rbime kĂ«shillimore dhe menaxhim dokumentacioni.

Kostot rriten ndjeshĂ«m kur futemi tek analizat laboratorike. Zoti Koni thotĂ« se pĂ«r çdo ngarkesĂ« eksporti kĂ«rkohen analiza pĂ«r mbetje pesticidesh dhe parametra tĂ« tjerĂ«. NjĂ« analizĂ« e plotĂ« pĂ«r njĂ« produkt tĂ« freskĂ«t kushton zakonisht 150 – 300 euro pĂ«r ngarkesĂ«. NĂ«se njĂ« eksportues dĂ«rgon 20 – 30 ngarkesa nĂ« vit, vetĂ«m analizat mund tĂ« arrijnĂ« 3.000 – 7.000 euro nĂ« vit.

Në nivel tregu, ka edhe kosto kontraktuale dhe rrezik komercial. Për të përmbushur kontratat me importuesit europianë, eksportuesi duhet të mbajë rezerva, të sigurojë furnizim alternativ dhe të përballojë humbje nga refuzimi i ndonjë ngarkese.

EkspertĂ«t e sektorit pĂ«rllogarisin se, kostoja fillestare pĂ«r hyrje nĂ« eksport drejt BE-sĂ« (certifikim + investime bazĂ«) mund tĂ« arrijĂ« nĂ« 25.000 – 50.000 euro, ndĂ«rsa kostoja vjetore e mirĂ«mbajtjes sĂ« standardeve varion zakonisht nga 6.000 deri nĂ« 12.000 euro, pa llogaritur rreziqet tregtare.

BE ka rregulla shumĂ« tĂ« rrepta pĂ«r ushqimin qĂ« qarkullon nĂ« tregun e pĂ«rbashkĂ«t. ShqipĂ«ria duhet tĂ« zbatojĂ« plotĂ«sisht standardet HAÇP, ISO 22000 dhe GlobalG.A.P.

 

Anëtarësimi na bën jokonkurrues

Në perspektivën e anëtarësimit në BE, eksportet bujqësore shqiptare do të përballen me një presion edhe më të madh konkurrues. Hapja e plotë e tregut do të thotë më shumë mundësi për eksport, më shumë konkurrencë nga prodhues të konsoliduar europianë.

Ekspertët thonë se pa investime serioze në standarde, organizim dhe përpunim, ekziston rreziku që bujqësia shqiptare të mbetet kryesisht furnizuese e tregjeve periferike ose të eksportojë vetëm produkte me vlerë të ulët. Nëse arrin të kalojë nga eksporti i rastësishëm tek eksporti i certifikuar, bujqësia shqiptare mund të shndërrohet në një nga sektorët më të prekshëm pozitivisht nga integrimi europian.

Eksportet shqiptare bujqësore drejt Bashkimit Europian mbeten ende të kufizuara në vëllim dhe të përqendruara në pak produkte, pavarësisht potencialit që ka vendi ynë për shkak të klimës, pozicionit gjeografik dhe kostos relativisht të ulët të prodhimit.

Aktualisht, Shqipëria eksporton kryesisht fruta dhe perime të freskëta, bimë mjekësore e aromatike, vaj ulliri dhe, në një masë më të vogël, produkte të përpunuara. Megjithatë, prania në tregun europian është ende e brishtë dhe e paqëndrueshme, pasi një pjesë e madhe e eksporteve realizohet në mënyrë sezonale dhe pa kontrata afatgjata.

Pengesë kryesore për rritjen e eksporteve mbetet përmbushja e standardeve të sigurisë ushqimore dhe e kërkesave teknike të BE-së. Tregu europian kërkon gjurmueshmëri të plotë të produktit, dokumentacion të saktë mbi përdorimin e pesticideve, certifikime të njohura në rang ndërkombëtar dhe kontrolle të rregullta laboratorike.

Në shumë raste, fermerët shqiptarë prodhojnë cilësi të mirë, por nuk arrijnë ta dokumentojnë atë sipas rregullave të BE-së, çka e bën produktin të papranueshëm për importuesit europianë. Kjo krijon një hendek mes potencialit real të prodhimit dhe aftësisë për ta shndërruar atë në eksport të qëndrueshëm.

Megjithatë, në disa nënsektorë, Shqipëria ka arritur të krijojë një pozicion më të qëndrueshëm. Bimët mjekësore dhe aromatike janë shembulli pozitiv, pasi vendi ka përfituar nga tradita, biodiversiteti dhe integrimi më i hershëm në zinxhirë eksporti të strukturuar.

Edhe në këtë rast, vlera e shtuar mbetet e kufizuar, pasi eksportet realizohen kryesisht në formë lënde të parë dhe jo si produkte të përpunuara me markë shqiptare.

The post Bujqësia, midis konsolidimit dhe rënies appeared first on Revista Monitor.

Pse Europa po rizbulon virtytet e parasë cash

Në një botë me aplikacione pagesash dhe euro digjitale, monedha po bën një rikthim modest, shkruan The Economist

 

Hyni në një kishë në Suedi në mes të dimrit të zymtë dhe do të gjeni një nga këndet e saj të ndriçuar lehtë. Qirinj të ndezur nga vizitorët që përkujtojnë një të dashur, shërbejnë si një shkëputje nga vrulli i jetës moderne. Dikur, këto pamje të qeta prisheshin vetëm nga tingulli i monedhave që binin në një kuti metalike donacionesh për çdo qiri.

Jo më. Në këto kohë moderne, qirinjtë mbeten, por kutia e parave shpesh është zëvendësuar nga një kod QR. Në vend që të kërkojnë në kuletat e tyre për monedha, ata që duan të ndezin një qiri dërgojnë disa korona drejt kishës përmes Swish, një aplikacion pagesash që përdoret kudo. Tingulli i monedhave mbi metal është zëvendësuar nga zhurma e shurdhët e telefonave celularë që njoftojnë se pagesa është kryer.

Europa, ose të paktën pjesa e saj veriore, është toka ku paraja cash është harruar. Në Norvegji dhe Suedi, monedhat dhe kartëmonedhat i përkasin së shkuarës.

Suedezët tani përdorin pagesa digjitale për 90% të të gjitha blerjeve; vetëm gjysma përdorin cash ndonjëherë gjatë një muaji të caktuar. Ndërkohë që japonezët mbajnë në kuleta dhe nën dyshekë kartëmonedha dhe monedha jen në vlerë sa 22% e PBB-së së tyre, në Suedi kjo shifër është nën 1%.

Pjesë të tjera të kontinentit po e ndjekin këtë rrugë. Në Europën Jugore, paraja cash mbetet më shpesh norma, aty ku njerëzit janë më të varfër dhe bizneset e vogla ndonjëherë nuk e kanë disiplinën fiskale skandinave për të deklaruar të gjitha të ardhurat te tatimet.

Gjermania dhe Austria ruajnë një afeksion të vjetër për paranë fizike, duke vlerësuar privatësinë që ajo ofron përballë shteteve dikur represive. Por edhe ato po e braktisin paranë cash.

Europa ka gjysmĂ«n e bankomatĂ«ve pĂ«r frymĂ« qĂ« ka Amerika, dhe ky numĂ«r po bie. Bankat nĂ« DanimarkĂ« mbajnĂ« aq pak para cash saqĂ« grabitĂ«sit nuk marrin mĂ« mundimin t’i grabisin.

Kjo lëvizje e parave në mënyrë elektronike nga një llogari në tjetrën dikur dukej si mishërimi i modernitetit, pavarësisht protestave të artistëve të rrugës, lypësve dhe shmangësve të taksave. Politikanët kanë shtyrë prej kohësh për më shumë pagesa digjitale për të ndihmuar në luftën kundër të ardhurave të padeklaruara dhe pastrimit të parave.

Greqia i detyroi bizneset, pĂ«rfshirĂ« restorantet dhe taksitĂ«, tĂ« pranonin pagesa digjitale dhe tĂ« lĂ«shonin fatura (edhe pse pajisja e kartave nĂ« tavernĂ« mund tĂ« rezultonte “rastĂ«sisht” jashtĂ« funksionit kur vinte fatura).

BE-ja ka vendosur pragje për përdorimin e parasë cash, duke kërkuar legjislacion kombëtar që ndalon përdorimin e kartëmonedhave për pagesa të mëdha biznesi.

NĂ« vitin 2019, Banka Qendrore Europiane madje ndaloi emetimin e kartĂ«monedhave tĂ« reja prej 500 euro. (Kjo kartĂ«monedhĂ« shihej aq rrallĂ« dhe dyshohej se pĂ«rdorej shumĂ« pĂ«r financimin e veprimtarive tĂ« dyshimta, sa ishte pagĂ«zuar “bin Laden”.) NĂ« sytĂ« e europianĂ«ve, cash ishte paraja e djeshme, dhe pagesat digjitale e ardhmja e ndritshme.

Disa protestuan, veçanĂ«risht nĂ« tĂ« djathtĂ«n populiste. Ata prej kohĂ«sh i kanĂ« denigruar pagesat digjitale si njĂ« dhuratĂ« pĂ«r bankat (qĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga çdo kalim karte); cash, thonĂ« ata, Ă«shtĂ« njĂ« formĂ« “lirie e shtypur”. Por konsumatorĂ«t kanĂ« votuar me kuletat e tyre.

Në gjithë zonën e euros, paraja cash u përdor për 79% të transaksioneve fizike në vitin 2016, por vetëm për 52% në 2024 (dhe përbënte një pjesë më të vogël të vlerës, pasi kartat parapëlqehen për pagesa më të mëdha).

KafenetĂ« kuptuan se mund tĂ« bĂ«nin mĂ« shumĂ« biznes duke i lĂ«nĂ« klientĂ«t tĂ« pĂ«rdornin kartat e tyre bankare nĂ« vend qĂ« tĂ« rrĂ«monin pĂ«r monedha. Sidomos pas covid-19, pagesat me monedha dhe kartĂ«monedha u bĂ«nĂ« aq tĂ« rralla nĂ« shumĂ« dyqane saqĂ« nuk ia vlente mĂ« t’i mbanin.

NjĂ« numĂ«r gjithnjĂ« nĂ« rritje vendosĂ«n tabela “pa cash”: nĂ« gjithĂ« EuropĂ«n, 12% e tĂ« gjitha bizneseve e refuzuan hapur paranë cash nĂ« 2024, nga 4% vetĂ«m tre vite mĂ« parĂ«.

Në disa vende, shifra është më e lartë. Më shumë se një në tre kinema në Holandë nuk pranojnë më kartëmonedha dhe monedha. Paraja cash dukej se po hynte në një spirale fatkeqe: gjithnjë e më pak njerëz tërhiqnin euro sepse gjithnjë e më pak dyqane i pranonin, sepse gjithnjë e më pak njerëz i përdornin, dhe kështu me radhë.

Megjithatë, autoritetet tani mendojnë se paraja elektronike mund të jetë më e mirë sesa duhet. Ata do të donin të shihnin, një kthim të shpejtë te cash, të paktën një mënyrë për të siguruar që të vazhdojë të jetë një mjet pagesash i kudogjendur. Në vitin 2021, një vendim i gjykatës më të lartë të BE-së konfirmoi se paratë letër duhet, në parim, të pranohen.

PĂ«r tĂ« hequr çdo dyshim tĂ« mbetur, nĂ« dhjetor ministrat e 27 shteteve anĂ«tare tĂ« BE-sĂ« ritheksuan dĂ«shirĂ«n e tyre pĂ«r t’u ndaluar bizneseve refuzimin e kartĂ«monedhave dhe monedhave.

Si pjesë e një ligji të ardhshëm, dyqanet dhe restorantet do të jenë ende në gjendje të tregojnë se parapëlqejnë pagesa dixhitale, por do të duhet gjithashtu të pranojnë paranë tradicionale në dorë.

 

Ndryshimi qĂ« mund t’i besosh

Pse ky hap pas? Një shqetësim është se një pakicë e konsiderueshme mbetet e ftohtë ndaj parasë digjitale. Aplikacionet e reja dhe kartat me PIN janë të shkëlqyera për të rinjtë.

Por për të moshuarit, përvoja e menaxhimit të kartave dhe aplikacioneve bankare mund të jetë zhgënjyese. Disa njerëz të varfër e kanë të vështirë madje të hapin një llogari bankare.

NjĂ« dyshim mĂ« i fundit lidhet me qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« e sistemeve tĂ« pagesave. Sado tĂ« pĂ«rshtatshme tĂ« jenĂ« kur gjithçka funksionon, lĂ«vizja e parave nĂ« mĂ«nyrĂ« “eterike” kĂ«rkon energji elektrike dhe lidhje tĂ« dhĂ«nash.

Spanjollët që u përballën me ndërprerje mbarëkombëtare të energjisë pranverën e kaluar u gjetën të paaftë për të blerë ushqime dhe nevoja të tjera bazë. Po për kërcënimet nga kundërshtarë të huaj?

Disa shqetĂ«sohen se mbĂ«shtetja e tepruar te pagesat digjitale e lĂ« EuropĂ«n tĂ« varur nga Visa dhe MasterCard, kompani amerikane me “zotĂ«r” politikĂ« tĂ« paparashikueshĂ«m. (BQE po shqyrton njĂ« “euro digjitale” si pĂ«rgjigje, megjithĂ«se kjo do tĂ« marrĂ« vite.)

Në vendet baltike dhe nordike, ku ankthi fokusohet te sabotimi rus, sistemet e pagesave digjitale tani mund të funksionojnë për një kohë edhe kur energjia ndërpritet.

Por asgjë nuk e mund paranë cash kur bëhet fjalë për qëndrueshmëri. Suedezët janë këshilluar prej kohësh të ruajnë mjaft kartëmonedha dhe monedha për të përballuar një javë, një hap që tani e rekomandon edhe BE-ja.

Pas vitesh pĂ«rdorimi kartash pĂ«r tĂ« paguar, Europa po zbulon se disa “kusure” ia vlen t’i mbash.

The post Pse Europa po rizbulon virtytet e parasë cash appeared first on Revista Monitor.

Shfaqja më e madhe në Tokë

OpenAI përballet me një vit vendimtar në 2026. Nga një prej kompanive me rritjen më të shpejtë në histori, OpenAI gjendet sot në një pozicion të rrezikshëm, shkruan The Economist

 

Sam Altman është si një zhongler mbi një monocikël. Ndërtimi i chatbot-ëve të gjithëditur, të fuqizuar nga modele të avancuara të Inteligjencës Artificiale (IA), është një ambicie tepër modeste për drejtuesin e OpenAI.

PĂ«r tĂ« mbajtur publikun tĂ« magjepsur, ai ka hedhur gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« “topa” nĂ« ajĂ«r. Çipa tĂ« personalizuar? PatjetĂ«r. E-commerce? Pse jo. KonsulencĂ« biznesi? ShumĂ« e lehtĂ«. NjĂ« pajisje pĂ«r konsumatorĂ«t? Pa dyshim.

Në të njëjtën kohë, Altman duhet të mbajë një dorë të lirë për të zgjatur kapelën, për të siguruar fonde, sepse shfaqja bëhet çdo ditë e më e kushtueshme.

Shifrat tregojnë se OpenAI pret të shpenzojë 17 miliardë dollarë para në vitin 2026, nga 9 miliardë dollarë në 2025, dhe se humbjet do të vazhdojnë të grumbullohen edhe gjatë tre viteve pasuese (shih grafikun 1).

Deri tani ka mbledhur mbi 60 miliardë dollarë nga investitorët, më shumë se çdo kompani private ndonjëherë, pothuajse të gjitha që prej fundit të vitit 2022, kur ChatGPT pozicionoi laboratorin e mëparshëm pak të njohur të IA në qendër të vëmendjes (shih grafikun 2).

 

 

Oreksi i zotit Altman pĂ«r para Ă«shtĂ« ende larg ngopjes. NĂ« vitin 2026, OpenAI “pothuajse me siguri” do tĂ« mbledhĂ« njĂ« tjetĂ«r shumĂ« tĂ« madhe kapitali, thotĂ« njĂ« burim pranĂ« kompanisĂ«.

Thuhet se ajo po kërkon deri në 100 miliardë dollarë, me një vlerësim që mund të shkojë rreth 830 miliardë dollarë, nga 500 miliardë dollarë në raundin e fundit të financimit në tetor.

Amazon është në bisedime për të investuar deri në 10 miliardë dollarë në prodhuesin e modeleve, i cili tashmë është shkëputur nga një marrëdhënie ekskluzive me Microsoft, rivalin kryesor të Amazon në shërbimet cloud.

Nvidia ka deklaruar se edhe ajo mund të investojë deri në 100 miliardë dollarë në OpenAI, në këste nga 10 miliardë dollarë, për ta ndihmuar kompaninë të blejë produktet e prodhuesit të çipave. Edhe pse herë pas here është shprehur skeptik ndaj kësaj ideje, Altman përflitet se po shqyrton gjithashtu një ofertë publike aksionesh.

Financimet e paprecedenta të OpenAI kanë ushqyer një rritje po aq të jashtëzakonshme. Në vitin 2023, të ardhurat e saj kaluan 1 miliard dollarë. Në 2025 ato thuhet se arritën 13 miliardë dollarë, duke u rritur në një normë vjetore prej 20 miliardë dollarësh deri në fund të vitit. Google dhe Facebook iu deshën përkatësisht pesë dhe gjashtë vjet për të arritur të njëjtën gjë.

Problemi është se kërkesa e OpenAI për fuqi kompjuterike, deri tani kostoja e saj më e madhe, ka mbetur e lidhur ngushtë me të ardhurat. Nevojat për llogaritje u rritën nga 200 megavatë në 2023 në 1.9 gigavatë (GW) në 2025.

Kompania ka nënshkruar marrëveshje paraprake për të shtuar edhe 30 GW kapacitet në vitet e ardhshme, me kosto rreth 1.4 trilionë dollarë. Për momentin, investitorët janë të magjepsur nga numri i jashtëzakonshëm i manovrave të Altman. Megjithatë, herët a vonë, ai do të duhet të provojë se mund të nxjerrë fitim.

Altman vazhdon të argumentojë se ekonomia e OpenAI do të përmirësohet teksa kompania rritet dhe kostot fillestare të trajnimit të modeleve bëhen relativisht më të vogla.

Por kostot e trajnimit vazhdojnë të rriten, ndërsa OpenAI përballet me konkurrencë të fortë nga prodhues të tjerë modelesh.

Sipas treguesve të mbledhur nga Instituti Stanford për Inteligjencën Artificiale të Përqendruar te Njeriu, hendeku i performancës mes modeleve më të avancuara është ngushtuar ndjeshëm gjatë vitit të fundit.

Kohët e fundit, kërcënimi më i madh për OpenAI ka ardhur nga Google, modeli Gemini 3 i të cilit, i publikuar në nëntor, e tejkaloi GPT-5.1 të OpenAI në disa matje.

OpenAI u kundĂ«rpĂ«rgjigj me GPT-5.2, por kjo nuk ishte aspak njĂ« goditje pĂ«rfundimtare. NdĂ«rkohĂ«, tĂ« ashtuquajturat modele tĂ« hapura, parametrat numerikĂ« tĂ« tĂ« cilave (tĂ« njohur si “pesha”) janĂ« lirisht tĂ« disponueshme, po e ngushtojnĂ« gjithashtu diferencĂ«n e performancĂ«s me modelet e mbyllura.

OpenAI nuk mund ta përballojë të mbetet pas në ndërtimin e modeleve. Tashmë ka shenja se ChatGPT po humbet vrull. Sipas Sensor Tower, që monitoron trafikun në internet, ai kishte 910 milionë përdorues aktivë mujorë në mesin e dhjetorit, krahasuar me 345 milionë të Gemini. Por Gemini po fiton terren.

Një studim i fundit mbi vendet e mëdha europiane nga Deutsche Bank zbuloi se abonimet e konsumatorëve për chatbot-in e OpenAI u ngadalësuan dhe pothuajse ndaluan gjatë verës dhe që prej atëherë janë rritur me vështirësi.

Duke e njohur sfidĂ«n, Altman shpalli njĂ« “code red” tĂ« pĂ«rkohshĂ«m nĂ« fillim tĂ« dhjetorit, duke u thĂ«nĂ« stafit tĂ« pezullojĂ« nisma tĂ« tjera dhe tĂ« pĂ«rqendrohet nĂ« pĂ«rmirĂ«simin e ChatGPT.

Edhe më shqetësuese janë raportimet se OpenAI po humbet para thjesht duke operuar modelet e saj, të cilat shumë konsumatorë i përdorin përmes versionit falas të ChatGPT.

Në nëntor, Ed Zitron, i njohur për skepticizmin e tij ndaj IA, publikoi shifra nga Microsoft që tregonin se kostot e ashtuquajtura të inferencës së OpenAI tejkalonin të ardhurat e saj në gjysmën e parë të 2025.

Për të ulur humbjet, kompania mund të rrisë çmimet ose të kufizojë aksesin, por kjo do të rrezikonte të ngadalësonte rritjen, veçanërisht në një kohë kur konkurrentët po i qëndrojnë pranë.

 

Ekuilibër i brishtë

E gjithë kjo ndihmon të shpjegohet fokusi gjithnjë e më i gjerë i OpenAI. Një pjesë e strategjisë është të zhvillojë rrugë të reja për të monetizuar teknologjinë e saj.

Edhe pse Altman thuhet se pezulloi punĂ«n pĂ«r integrimin e reklamave nĂ« ChatGPT si pjesĂ« e “code red”, burime tĂ« brendshme thonĂ« se kompania ende planifikon ta bĂ«jĂ« kĂ«tĂ« nĂ« vitin 2026.

Tashmë OpenAI u lejon kompanive si Etsy, një platformë shitje online, dhe Walmart, gjiganti i shitjes me pakicë, të shesin produktet e tyre në SHBA përmes chatbot-it të saj, kundrejt një tarife.

OpenAI shpreson gjithashtu të zgjerojë të ardhurat nga klientët e korporatave, të cilët priren të jenë më besnikë. Aty, konkurrenti kryesor është Anthropic, një prodhues rival modelesh, chatbot-i Claude i të cilit është bërë veçanërisht i popullarizuar mes programuesve.

PĂ«r tĂ« kapur hapin, OpenAI ka ndĂ«rtuar njĂ« divizion konsulence qĂ« ndihmon kompanitĂ« e mĂ«dha tĂ« pĂ«rdorĂ« teknologjinĂ« e saj dhe ka zhvilluar mjete pĂ«r ndĂ«rmarrjet, si AgentKit, tĂ« cilat klientĂ«t mund t’i pĂ«rdorin pĂ«r tĂ« automatizuar punĂ«n.

Edhe pse konsumatorët vazhdojnë të përbëjnë pjesën më të madhe të të ardhurave të OpenAI, pesha e biznesit në total është në rritje.

Strategjia e OpenAI duket se pĂ«rfshin gjithashtu integrim vertikal, duke marrĂ« frymĂ«zim nga Google. Çipat e personalizuar tĂ« gjigantit tĂ« kĂ«rkimit, tĂ« cilĂ«t ai filloi t’i zhvillonte mĂ« shumĂ« se njĂ« dekadĂ« mĂ« parĂ«, janĂ« bĂ«rĂ« njĂ« avantazh i madh nĂ« garĂ«n e IA, duke i kushtuar atij nga gjysma deri nĂ« njĂ« tĂ« dhjetĂ«n e çmimit tĂ« njĂ« çipi ekuivalent tĂ« Nvidia.

Katër miliardë përdoruesit e pajisjeve Android në mbarë botën ofrojnë gjithashtu një kanal të jashtëzakonshëm shpërndarjeje për produktet e IA të Google.

Gjatë vitit të kaluar, OpenAI ka nënshkruar një marrëveshje me Broadcom, një projektues çipash, për të zhvilluar elementin e saj të personalizuar, dhe ka punësuar Sir Jony Ive, dizajnerin pas iPhone të Apple, për të imagjinuar një pajisje për konsumatorët.

Ndryshimi Ă«shtĂ« se OpenAI nuk ka grushtet e parave qĂ« i siguron motori i kĂ«rkimit Google. TashmĂ« disa investitorĂ« po bĂ«hen tĂ« kujdesshĂ«m. Drejtuesi i njĂ« firme kapitali sipĂ«rmarrĂ«s vĂ«ren se humbjet e OpenAI janĂ« po aq tĂ« mĂ«dha sa deficitet e shumĂ« qeverive kombĂ«tare. Ai ankohet se, nĂ« diskutimet pĂ«r financim, “nuk tĂ« lejohet as tĂ« pyesĂ«sh” pĂ«r sasinĂ« e parave qĂ« po shpenzohen.

Kur u pyet nĂ« njĂ« intervistĂ« tĂ« fundit podcast nga Brad Gerstner, njĂ« nga investitorĂ«t mĂ« besnikĂ« tĂ« OpenAI, se si do t’i financojĂ« kompania angazhimet e saj tĂ« mĂ«dha tĂ« shpenzimeve, tĂ« barasvlershme me rreth 100 herĂ« tĂ« ardhurat e saj nĂ« vitin 2025, Altman u pĂ«rgjigj shkurt: “NĂ«se do t’i shesĂ«sh aksionet, unĂ« do tĂ« gjej njĂ« blerĂ«s.”

KritikĂ«t e OpenAI e denoncojnĂ« atĂ« qĂ« e shohin si mendjemadhĂ«sinĂ« e Altman. “Kjo Ă«shtĂ« historia e WeWork, por nĂ« njĂ« shkallĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« madhe”, thotĂ« njĂ« tjetĂ«r drejtues i kapitalit sipĂ«rmarrĂ«s qĂ« mbĂ«shtet njĂ« nga rivalĂ«t e saj, duke iu referuar biznesit dikur shumĂ« premtues tĂ« marrjes sĂ« zyrave me qira qĂ« u shemb nĂ« mĂ«nyrĂ« spektakolare nĂ«n peshĂ«n e borxheve tĂ« mĂ«dha dhe projeksioneve jorealiste tĂ« rritjes.

Nëse shitjet për ndërmarrjet zhgënjejnë dhe OpenAI nuk arrin ta monetizojë ChatGPT në mënyra të tjera, kompania mund të shpërbëhet shpejt. Për momentin, megjithatë, Altman ka ende shumë besimtarë.

“Po tĂ« mĂ« thoshe pesĂ« vjet mĂ« parĂ« se Sam do t’i realizonte kĂ«to marrĂ«veshje, nuk do ta kisha besuar kurrĂ«. Ai Ă«shtĂ« mĂ« i zoti sesa e menduam fillimisht”, thotĂ« njĂ« nga investitorĂ«t e tij. Viti qĂ« vjen do tĂ« provojĂ« nĂ«se drejtuesi i OpenAI Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« sesa thjesht njĂ« showman.

The post Shfaqja më e madhe në Tokë appeared first on Revista Monitor.

Talente të keqtrajtuara

Editorial / Pyetja nëse Shqipëria është në gjendje të mbajë dhe të promovojë talentet e saj nuk është më një dilemë teorike, por një problem strukturor që shfaqet çdo vit me shifra, statistika dhe histori personale.

PavarĂ«sisht retorikĂ«s pĂ«r “trurin shqiptar”, pĂ«r “brezin e ri” dhe pĂ«r “kapitalin njerĂ«zor”, realiteti tregon se vendi nuk po arrin tĂ« krijojĂ« njĂ« mjedis tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m ku talenti jo vetĂ«m tĂ« lindĂ«, por edhe tĂ« rritet, tĂ« konsolidohet dhe tĂ« japĂ« fryte afatgjata, duke e nxitur atĂ« shpesh tĂ« kĂ«rkojĂ« zhvillimin personal jashtĂ« vendit.

Mungesa e parë është sasiore dhe më e dukshmja: emigrimi. Sipas raportit të BERZH, rreth një e katërta e shqiptarëve me arsim të lartë janë larguar nga vendi, duke e vendosur Shqipërinë ndër vendet me humbjen më të madhe të kapitalit njerëzor në rajon.

Kjo do të thotë se pjesa më e formuar e shoqërisë, ajo që ka investuar më shumë në edukim dhe aftësi profesionale, nuk e sheh më Shqipërinë si një hapësirë ku mund të ndërtojë jetën dhe karrierën.

Emigrimi nuk është më thjesht kërkim i një page më të lartë; është largim nga mungesa e perspektivës, nga pasiguria institucionale dhe nga ndjenja se përpjekja profesionale nuk shpërblehet në mënyrë të drejtë dhe nuk është e qëndrueshme.

Mungesa e dytë pritet të jetë cilësore dhe më e thellë: rënia e cilësisë së sistemit arsimor. Rezultatet e testimeve ndërkombëtare si PISA tregojnë përkeqësim të vazhdueshëm të nivelit të nxënësve shqiptarë në lexim, matematikë dhe shkencë.

Kjo nuk është thjesht çështje notash, por sinjal se brezat e rinj po hyjnë në tregun e punës me më pak aftësi analitike, më pak mendim kritik dhe më pak përgatitje për një ekonomi konkurruese. Kur arsimi humbet vijueshmërinë e cilësisë, talenti nuk ndërtohet më si proces afatgjatë, por si përjashtim individual nga rregulli.

Edhe për ata që arrijnë të formohen mirë dhe do të donin të qëndronin në Shqipëri, pengesa e tretë është sistemi i karrierës. Në Shqipëri, karriera profesionale rrallë ndjek një trajektore të qëndrueshme, përmbushëse dhe meritokratike.

Mungesa e zhvillimit ekonomik me vlerë të shtuar të lartë nuk lejon krijimin e eksperiencave të thelluara profesionale, të projekteve komplekse apo të institucioneve që të të rrisin si profesionist dhe të zhvillojnë më tej talentin.

PĂ«r mĂ« tepĂ«r, ndikimi i politikĂ«s Ă«shtĂ« i madh: shpesh kĂ«rkohen njerĂ«z tĂ« bindur dhe jo profesionistĂ« transparent e kritikĂ«. Talenti ose deformohet pĂ«r t’u pĂ«rshtatur me sistemin, ose pĂ«rjashtohet, jo rrallĂ« edhe duke u denigruar si individ. NĂ« shumĂ« raste, karriera ndĂ«rpritet jo pĂ«r mungesĂ« aftĂ«sish, por pĂ«r mungesĂ« “pĂ«rkatĂ«sie”.

Kjo lidhet drejtpërdrejt me pengesën e katërt: korrupsioni. Në një mjedis ku lidhjet, favorizimet dhe interesat personale kanë peshë më të madhe se kompetenca, talenti nuk ka hapësirë të arrijë potencialin e vet.

Për të mbijetuar, profesionisti detyrohet të bëjë kompromise, të heshtë, të përshtatet ose të tërhiqet në punë më pak të kualifikuara dhe me visibilitet apo të largohet.

Korrupsioni nuk e vret talentin menjëherë; e konsumon gradualisht, e denigron, duke e bërë të padukshëm, të lodhur dhe, në fund, të dorëzuar.

Ka raste kur profesionistë të formuar jashtë vendit janë rikthyer, madje kanë marrë edhe poste të larta, deri në nivel ministrash apo drejtuesish të institucioneve.

Në teori, këta individë kanë mundësinë institucionale dhe autoritetin profesional të ndikojnë në politikat, menaxhimin dhe reformimin e sistemeve. Në praktikë, rezultati në rastin më të mirë ka qenë pothuaj zero. Karrierat e tyre shpesh janë të shkurtra, të ndërprera ose të deformuara nga logjika e sistemit.

Në aspektin profesional këta individë janë talente dhe ndonëse kanë bërë karrierë të spikatur jashtë vendit, në Shqipëri shpesh kanë dështuar, sepse përballen me një ngrehinë të ndërtuar jo për zhvillim, por për kontroll, ruajtje pushteti dhe stabilitet artificial. Vullneti individual nuk mjafton kur struktura është kundër ndryshimit.

Në fund, krahasimi me vendet e tjera të Europës Lindore është domethënës. Pas dekadash tranzicioni, vende si Polonia, Rumania apo Estonia kanë nisur të kthejnë talentet, duke krijuar sektorë teknologjie, kërkimi dhe industri me vlerë të shtuar të lartë.

Shqipëria, përkundrazi, mbetet e bllokuar në nepotizëm, klientelizëm, korrupsion dhe investime me produktivitet të ulët. Në këto kushte, nuk ka mjedis për lulëzim të qëndrueshëm të asnjë talenti.

Mund të kthesh edhe shkencëtarin më të madh, edhe menaxherin më të aftë, edhe profesionistin më të formuar, por në një sistem që nuk shpërblen dijen dhe meritën, rezultati do të jetë i njëjtë: ose do të deformohet, ose do të largohet sërish.

Pyetja “A i mbajmĂ« dhe nxisim dot talentet?” sot ka njĂ« pĂ«rgjigje tĂ« hidhur: Jo! Jo pĂ«r shkak se nuk kemi talente, por sepse nuk kemi vullnetin tĂ« ndĂ«rtojmĂ« ende njĂ« vend ku talenti ka kuptim tĂ« qĂ«ndrojĂ«.

 

The post Talente të keqtrajtuara appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria po humbet tregjet e rajonit

RĂ«nia e eksporteve drejt SerbisĂ«, KosovĂ«s dhe MaqedonisĂ« sĂ« Veriut, ndĂ«rsa importet rriten mĂ« 2025, po e kthen tregtinĂ« rajonale nga njĂ« burim suficiti nĂ« njĂ« presion tĂ« ri mbi ekonominĂ« shqiptare. NĂ« dy vjet, ShqipĂ«ria ka humbur rreth 12 miliardĂ« lekĂ« suficit vetĂ«m me KosovĂ«n dhe mbi 5 miliardĂ« lekĂ« eksporte me SerbinĂ«, ndĂ«rsa importet nga rajoni po rriten me ritme 5 – 20% nĂ« vit. Nga njĂ« suficit prej 12.8 miliardĂ« lekĂ«sh nĂ« vitin 2024, bilanci tregtar me rajonin ra nĂ« vetĂ«m 3.3 miliardĂ« nĂ« 2025, ndĂ«rsa eksportet u tkurrĂ«n me 7% dhe importet u rritĂ«n me gati 8%. Arsyet

 

Blerina Hoxha

Shqipëria po humbet gradualisht pozicionin e saj në tregtinë me vendet e rajonit (Kosovë, Maqedoni e Veriut, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mali i Zi), teksa të dhënat për vitin 2025 tregojnë përkeqësim të ndjeshëm të bilancit tregtar, të nxitur kryesisht nga rënia e eksporteve dhe rritja e importeve.

Produktet shqiptare po bëhen jokonkurruese me vendet e Ballkanit, por edhe më gjerë si rrjedhojë e rënies së vlerës së euros, rritjes së kostove të brendshme dhe mungesës së politikave fiskale që nxisin prodhimin me kosto të ulët.

Eksportet shqiptare drejt rajonit në vitin 2025 ranë në 62.7 miliardë lekë, nga 67.5 miliardë lekë në vitin 2024, duke shënuar tkurrje vjetore me rreth 7%. Në të njëjtën kohë, importet u rritën në 59.4 miliardë lekë, nga 54.7 miliardë lekë një vit më parë, ose gati 8% më shumë, sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT.

Këto zhvillime kanë përkeqësuar ndjeshëm bilancin tregtar. Në vitin 2024, Shqipëria kishte një suficit prej 12.8 miliardë lekësh në tregtinë me rajonin, ndërsa në vitin 2025 ai u ngushtua në vetëm 3.3 miliardë lekë, një përkeqësim prej afro 9.5 miliardë lekësh brenda një viti, me tkurrje rreth 280%. Vendi ynë humbi avantazhin që kishte ndërtuar gjatë viteve të fundit në tregjet fqinje.

Të dhënat tregojnë se problemi nuk qëndron vetëm te rritja e importeve, por sidomos te dobësimi i eksporteve, të cilat kishin arritur kulmin në vitin 2023 me mbi 79 miliardë lekë, por prej atëherë janë në rënie të vazhdueshme. Brenda dy vitesh, eksportet drejt rajonit kanë humbur më shumë se 16 miliardë lekë në vlerë.

Kjo prirje sugjeron se prodhuesit shqiptarë po humbin terren në tregjet e rajonit, përballë konkurrencës më të fortë nga vendet fqinje, kostove më të larta të prodhimit dhe një strukture eksporti ende të varur nga produkte me vlerë të ulët të shtuar.

Nëse kjo tendencë vazhdon, tregtia me rajonin, e cila tradicionalisht ka qenë një nga pikat më të forta të eksporteve shqiptare, rrezikon të kthehet në një tjetër kanal presioni mbi bilancin tregtar të vendit. Në kushtet kur edhe tregjet e BE-së po shfaqin ngadalësim, humbja e terrenit në rajon e bën edhe më të brishtë pozicionin e jashtëm të ekonomisë shqiptare.

Ruzhdi Koni, eksportues i prodhimeve të freskëta bujqësore, tha se edhe këtë vit, përkeqësimi do të thellohet për shkak të dëmeve që krijuan përmbytjet e fundit në fusha dhe në serra, shumica e tyre për eksport.

Nga eksportet në rajon, grupet me rënien më të madhe ishin materialet e ndërtimit, energjia dhe lëndët djegëse, të diktuara nga cikli i tkurrjes që po kalon sektori i industrisë.

Volumi tregtar i Shqipërisë me rajonin ishte 122 miliardë lekë në vitin 2025, pothuajse në të njëjtin nivel me 2024-n, dhe zuri 9.9% të volumit të përgjithshëm tregtar të vendit me jashtë.

Kosova është partneri kryesor tregtar me gati 43% të tregtisë me të gjithë rajonin, e ndjekur nga Serbia me 26%, Maqedonia e Veriut me 19.5% dhe të tjerat më pak.

 

Burimi: INSTAT

 

Serbia po thellon epërsinë ndaj Shqipërisë, deficiti tregtar rritet edhe në vitin 2025

Tregtia e Shqipërisë me Serbinë po lëviz gjithnjë e më shumë në disfavor të ekonomisë shqiptare, duke u shndërruar në një nga pikat më problematike të bilancit tregtar me rajonin. Të dhënat për vitin 2025 tregojnë se, pavarësisht rritjes të lehtë të eksporteve, deficiti tregtar me Serbinë është thelluar edhe më tej.

Eksportet shqiptare drejt Serbisë arritën në 8.55 miliardë lekë në vitin 2025, nga 8.27 miliardë lekë në vitin 2024, duke shënuar një rritje modeste prej 3.3%. Megjithatë, kjo rritje nuk ka qenë e mjaftueshme për të kompensuar zgjerimin e importeve nga Serbia, të cilat u rritën me 5.8%, duke arritur në 23.1 miliardë lekë.

Si rezultat, deficiti tregtar i Shqipërisë me Serbinë u thellua në 14.56 miliardë lekë në vitin 2025, nga 13.50 miliardë lekë një vit më parë, një përkeqësim prej mbi 1 miliard lekësh vetëm brenda një viti.

Kjo do të thotë se për çdo 1 lek që Shqipëria eksporton drejt Serbisë, ajo importon gati 2.7 lekë mallra serbe, duke e bërë marrëdhënien tregtare të pabalancuar. Nëse krahasohen me vitin 2022, kur eksportet drejt Serbisë kishin arritur një kulm prej 13.5 miliardë lekësh, rënia është edhe më e fortë. Brenda tre vitesh, eksportet shqiptare drejt tregut serb u tkurrën me rreth 5 miliardë lekë (rreth 50 milionë euro), ndërsa importet mbeten të larta dhe relativisht të qëndrueshme.

Goditja më e fortë është te materialet e ndërtimit dhe metalet, ku eksportet shqiptare ranë me rreth 805 milionë lekë ose 7% vetëm në vitin 2025. Grupi tjetër me rënien më të fortë, 24%, ishin mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike, me afro 382 milionë lekë ose -24% më pak eksporte, çka tregon se Shqipëria po humb edhe në segmentet ku kishte avantazh kostoje.

Nga ana tjetër, importet e ushqimeve dhe pijeve nga Serbia u rritën me mbi 617 milionë lekë në vitin 2025 ose 5.5%, duke reflektuar rritjen e varësisë së tregut shqiptar nga produktet ushqimore serbe. Edhe importet e produkteve kimike dhe plastike u rritën me rreth 249 milionë lekë ose 8.2%, ndërsa materialet e ndërtimit dhe metalet u shtuan me afro 290 milionë lekë, ose 7.5%.

Të dhënat tregojnë se Serbia po zgjeron praninë e saj në Shqipëri, si furnizues jo vetëm i ushqimeve, por edhe i produkteve industriale, duke e shtyrë prodhimin vendas drejt një konkurrence gjithnjë e më të vështirë.

Të dhënat sugjerojnë se prodhuesit shqiptarë po humbasin hapësirë në tregun serb, ndërkohë që mallrat serbe po forcojnë praninë e tyre në tregun shqiptar. Kjo tendencë reflekton dobësinë strukturore të eksporteve shqiptare, të përqendruara në produkte me vlerë të ulët të shtuar dhe me kapacitete të kufizuara për të depërtuar në tregje më të mëdha.

NĂ« kontekstin rajonal, Serbia po shfaqet gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« si njĂ« “qendĂ«r eksportuese” e Ballkanit PerĂ«ndimor, ndĂ«rsa ShqipĂ«ria po rrezikon tĂ« mbetet treg konsumi.

 

Burimi: INSTAT

 

Shqipëria po humb edhe tregun e Kosovës, suficiti bie me 20% brenda një viti

Kosova, tradicionalisht tregu më i rëndësishëm rajonal për eksportet shqiptare, po jep shenja ftohjeje për mallrat nga Shqipëria. Të dhënat për vitin 2025 tregojnë se eksportet shqiptare drejt Kosovës ranë në 33.65 miliardë lekë, nga 36.83 miliardë lekë në vitin 2024, me tkurrje vjetore prej 9.5%. Kjo është rënia më e fortë vjetore e eksporteve drejt Kosovës gjatë pesë viteve të fundit të marra në analizë.

Humbja më e madhe vjen nga materialet e ndërtimit dhe metalet, ku eksportet janë tkurrur me rreth 8.7 miliardë lekë brenda një viti, ose 73% më pak. Furnizuesit nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Turqia po zëvendësojnë gjithnjë e më shumë produktet shqiptare në sektorë si çimentoja, hekuri, alumini dhe materialet e ndërtimit.

Edhe produktet kimike dhe plastike kanë pësuar rënie të fortë prej mbi 1 miliard lekësh ose 28%, duke konfirmuar se Kosova nuk po humbet vetëm si treg konsumi, por edhe si hapësirë për industrinë përpunuese shqiptare.

Në të njëjtën kohë, importet nga Kosova drejt Shqipërisë u rritën me 2.3%, duke arritur në 16.13 miliardë lekë.

Importet e mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike u rritën me mbi 1.4 miliardë lekë, ose 35%, si pasojë e blerjeve të energjisë elektrike, pjesë e marrëveshjeve për shkëmbimin e energjisë.
Edhe importet e produkteve kimike dhe plastike u rritën me mbi 120 milionë lekë ose 9.5%, ndërsa tekstilet dhe këpucët u shtuan ndjeshëm me rreth 29.5%.

Si pasojë, suficiti tregtar i Shqipërisë me Kosovën ra në 17.52 miliardë lekë në vitin 2025, nga 21.07 miliardë lekë në vitin 2024, një përkeqësim prej 3.54 miliardë lekësh, ose mbi 20%, brenda vetëm një viti.

Rënia është edhe më e thellë nëse krahasohet me vitin 2023, kur suficiti kishte arritur mbi 29 miliardë lekë. Brenda dy vitesh, Shqipëria ka humbur rreth 12 miliardë lekë suficit në tregtinë me Kosovën.

Ky zhvillim ka një peshë të veçantë, sepse Kosova përbën destinacionin më të madh rajonal për eksportet shqiptare. Dobësimi i këtij tregu dëshmon probleme më të thella në prodhimin shqiptar, pasi me Kosovën barrierat doganore janë minimale dhe avantazhi i gjuhës duhet të favorizonte Shqipërinë.

 

Burimi: INSTAT

 

Edhe Maqedonia e Veriut po largohet nga mallrat shqiptare

Shqipëria po humbet terren edhe në tregtinë me Maqedoninë e Veriut, një tjetër partner i rëndësishëm rajonal, duke e kthyer këtë marrëdhënie nga suficit në një burim të ri deficiti tregtar.

Në vitin 2025, eksportet shqiptare drejt Maqedonisë së Veriut ranë ndjeshëm në 8.99 miliardë lekë, nga 11.8 miliardë lekë në vitin 2024, rënie vjetore prej gati 24%. Kjo është rënia më e fortë e eksporteve drejt këtij tregu gjatë pesë viteve të fundit.

RĂ«nia mĂ« e fortĂ« e eksporteve drejt MaqedonisĂ« sĂ« Veriut Ă«shtĂ« pĂ«r “materialet e ndĂ«rtimit dhe metalet”, me afro 3 miliardĂ« lekĂ« mĂ« pak ose -65% eksporte, duke e kthyer kĂ«tĂ« treg nga njĂ« burim suficiti nĂ« deficit tĂ« pastĂ«r pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«.

Grupi i dytë me ndikimin më të lartë ishin eksportet e mineraleve dhe energjisë, të cilat janë tkurrur ndjeshëm me 8%. Ndërkohë, importet nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë u rritën me 16.7%, duke arritur në 14 miliardë lekë në vitin 2025, nga 12.06 miliardë lekë një vit më parë.

Rritja e importeve është edhe më e fortë dhe më e gjerë me Maqedoninë e Veriut. Importet e mineraleve dhe energjisë u rritën me mbi 2.4 miliardë lekë, ose 128% vitin e kaluar, duke u bërë burimi kryesor i rritjes së tregtisë me këtë vend.

Edhe importet e ushqimeve u rritën me 7%, makineritë dhe pajisjet me 42%, ndërsa tekstilet dhe produktet e drurit shënuan rritje të ndjeshme. Vetëm materialet e ndërtimit pësuan rënie të fortë, me mbi 1.1 miliardë lekë më pak importe, por kjo nuk e kompenson rritjen e fortë të importeve në grupet e tjera të mallrave. Kjo do të thotë se Shqipëria po varet gjithnjë e më shumë nga Maqedonia e Veriut për furnizime energjetike dhe mallra industriale.

Në vitet 2022 dhe 2023, Shqipëria kishte epërsi në tregtinë me Maqedoninë e Veriut, por e humbi këtë avantazh në dy vitet në vijim. Bilanci tregtar u përkeqësua ndjeshëm. Nga një deficit relativisht i moderuar prej 261 milionë lekësh në vitin 2024, Shqipëria kaloi në një deficit të thellë prej 5.09 miliardë lekësh në vitin 2025, një përkeqësim prej mbi 4.8 miliardë lekësh brenda një viti.

Kjo përmbysje reflekton rënie të shpejtë të konkurrueshmërisë së eksporteve shqiptare në vendin fqinj, ndërkohë që mallrat nga Maqedonia e Veriut po fitojnë terren në tregun shqiptar.

 

Burimi: INSTAT

 

Mali i Zi, i vetmi treg ku Shqipëria po reziston

Në vitin 2025, Mali i Zi mbeti i vetmi partner fqinj ku Shqipëria arriti të ruajë një pozicion relativisht të qëndrueshëm. Në vitin 2025, eksportet shqiptare drejt Malit të Zi arritën në 8.0 miliardë lekë, nga 7.47 miliardë lekë në vitin 2024, duke shënuar një rritje prej 7.3%.

Edhe me këtë vend, i cili në total mbetet treg pozitiv për Shqipërinë, struktura e eksporteve po dobësohet. Materialet e ndërtimit dhe metalet janë në rënie të ndjeshme, ndërsa tekstilet po humbin gjithashtu terren. Rritja e eksporteve vjen nga energjia dhe ushqimet, por këta janë sektorë më të paqëndrueshëm dhe me marzhe më të ulëta krahasuar me industrinë përpunuese.

Importet nga Mali i Zi u rritën me 20.2%, duke arritur në 3.06 miliardë lekë vitin e kaluar, por kjo rritje nuk ka qenë e mjaftueshme për të përmbysur bilancin pozitiv. Importet u rritën kryesisht për produktet ushqimore dhe energjinë dhe lëndët djegëse.

Shqipëria ruajti një suficit tregtar prej 4.95 miliardë lekësh me Malin e Zi në vitin 2025, pothuajse në të njëjtin nivel me vitin 2024. Krahasuar me vitin 2023, kur suficiti me Malin e Zi kishte arritur në 7.25 miliardë lekë, Shqipëria ka humbur mbi 2.3 miliardë lekë avantazh neto në këtë treg.

Kjo do të thotë se edhe tregu më i favorshëm për eksportet shqiptare po tregon shenja ngadalësimi, ndërkohë që rritja e importeve nga Mali i Zi po e ngushton gradualisht hapësirën për suficit.

Në një rajon ku Shqipëria po humbet terren pothuajse në çdo shtet, qëndrueshmëria me Malin e Zi nuk mjafton për të kompensuar rënien e fortë të pozicioneve në Serbi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Burimi: INSTAT

 

Bosnja nga treg dytësor, në burim presioni për bilancin tregtar

Tregtia e Shqipërisë me Bosnjë-Hercegovinën po humbet gradualisht ekuilibrin, duke u shndërruar nga një marrëdhënie pothuajse e balancuar në një tjetër burim presioni për bilancin tregtar të vendit tonë.

Në vitin 2025, eksportet shqiptare drejt Bosnjës u rritën në 3.5 miliardë lekë, nga 3.1 miliardë lekë në vitin 2024, një rritje prej 13.1%. Por kjo rritje nuk mjaftoi për të kompensuar rritjen edhe më të shpejtë të importeve nga Bosnja drejt vendit tonë Importet nga Bosnja arritën në 2.9 miliardë lekë në vitin 2025, nga 2.5 miliardë lekë një vit më parë, duke u rritur me 19%.

Si rezultat, suficiti tregtar i Shqipërisë me Bosnjë-Hercegovinën ra në 512 milionë lekë në vitin 2025, nga 585 milionë lekë në vitin 2024, një përkeqësim prej rreth 72 milionë lekësh ose mbi 12%.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, eksportet shqiptare në total janë rritur, por struktura e rritjes është e dobët, sepse grupet industriale janë në rënie. Tekstilet dhe këpucët, makineritë dhe materialet e ndërtimit kanë shënuar rënie, ndërsa rritja vjen kryesisht nga ushqimet dhe mineralet. Shqipëria po humb terren në produktet me vlerë më të lartë të shtuar, ndërsa po mbetet furnizues i mallrave më elementare.

Ndërsa struktura e importeve nga Bosnja tregon një zhvendosje të fortë. Importet e materialeve të ndërtimit u rritën me 47%, prodhimet e drurit dhe letrës me 27%, tekstilet dhe këpucët me 23%. Bosnja po bëhet gjithnjë e më shumë një furnizues i lëndëve të para për tregun shqiptar.

 

Burimi: INSTAT

 

Rrugë e vështirë për tregun e përbashkët rajonal

Nga nisja e Procesit të Berlinit në vitin 2014, tregtia në Ballkanin Perëndimor është bërë më e lehtë në procedura, por zbatimi i tyre ndeshet ende me vështirësi, duke penguar arritjen e shpejtë të objektivit të tregtisë pa kufij.

Procesi i Berlinit solli për herë të parë një përpjekje të bashkërenduar nga të gjashtë vendet e rajonit, së bashku me BE-në, për ta trajtuar tregtinë jo si çështje dypalëshe, por si një hapësirë të vetme ekonomike që duhet të funksionojë me rregulla të përbashkëta.

Kjo u përkthye në krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, në marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të certifikatave, në digjitalizimin e dokumenteve doganore dhe në krijimin e korridoreve të gjelbra, që synojnë të ulin kohën e pritjes së kamionëve në kufij dhe kostot e tranzitit.

Kjo do të thotë se sot, një kompani nga Shqipëria që eksporton në Serbi, Kosovë apo në Maqedoninë e Veriut përballet me më pak dokumente, më pak kontrolle të dyfishta dhe më shumë procedura të standardizuara sesa një dekadë më parë.
Përpara 2014-s, CEFTA ekzistonte, por ishte kryesisht një marrëveshje tarifore; Procesi i Berlinit e zhvendosi fokusin te barrierat jotarifore, pra te gjërat që realisht e bllokonin tregtinë, të tilla si certifikatat që nuk njiheshin, kontrollet veterinare të përsëritura, rregullat e ndryshme teknike etj.

Megjithatë, lehtësimi ka qenë i pjesshëm dhe i pabarabartë. Tregtia aktualisht është më e lirë dhe më e integruar, por kufijtë ende mbeten pengesa të forta në disa raste, sidomos për mallrat ushqimore, produktet bujqësore dhe dërgesat me vlerë të ulët.

Shpesh vendet i zbatojnë marrëveshjet vetëm kur u leverdis politikisht ose ekonomikisht, duke krijuar herë pas here tensione, vonesa, kontrolle shtesë apo ndalime të përkohshme. Edhe pse korniza e Procesit të Berlinit ka ulur kostot strukturore të tregtisë, potenciali i tregut rajonal ende nuk është shfrytëzuar plotësisht.

Ballkani Perëndimor është në një treg që nuk funksionon pa fërkime. Përfitimi për ekonominë e rajonit në tërësi mbetet ende nën potencialin që ishte synuar.

The post Shqipëria po humbet tregjet e rajonit appeared first on Revista Monitor.

“Banka sllovene NLB do tĂ« hyjĂ« nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r tĂ« plotĂ«suar praninĂ« tonĂ« rajonale”

IntervistĂ« me BlaĆŸ Brodnjak, CEO i grupit bankar Nova Ljubljanska Banka (NLB)

 

Grupi bankar slloven Nova Ljubljanska Banka (NLB) ka ambicie serioze për të hyrë në tregun financiar shqiptar.

BlaĆŸ Brodnjak, kryetar i bordit menaxhues (CEO) i grupit bankar slloven, thotĂ« nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “Monitor”, se hyrja nĂ« tregun shqiptar do tĂ« plotĂ«sonte praninĂ« rajonale tĂ« NLB-sĂ« dhe do tĂ« forconte rrjetin e integruar financiar tĂ« bankĂ«s nĂ« tĂ« gjithĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor.

Sipas tij, kjo ndërlidhje mund të mbështeste më tej flukset ndërkufitare të kapitalit dhe ta poziciononte grupin NLB si një lidhje kyçe midis tregjeve rajonale, duke vepruar gjithashtu si një nga qendrat kryesore për investitorët ndërkombëtarë në rajon dhe investitorët vendas në botë.

Ai shprehet se NLB vepron sipas një modeli bankar universal, me një gamë të zgjeruar shërbimesh, nga bankat me pakicë dhe korporata deri te zgjidhjet e investimeve, sigurimeve dhe këshillimit.

Kjo do të thotë se fokusi i NLB shtrihet edhe përtej sektorit bankar dhe është i hapur për të eksploruar mundësi në fusha të tjera të sektorit financiar, duke përfshirë sigurimet apo menaxhimin e aseteve. Kapaciteti i NLB për të blerë institucione financiare vlerësohet deri në 4 miliardë euro vlerë asetesh të ponderuara me risk.

 

Banka NLB ka shfaqur prej disa vitesh interesin e saj për të hyrë në tregun bankar shqiptar. Pse nuk është konkretizuar deri më sot ky interes dhe a vazhdon të jetë në planet tuaja zgjerimi në Shqipëri?

Grupi NLB ka qenë institucioni më i madh financiar ndërkombëtar me selinë e tij qendrore dhe fokusin ekskluziv strategjik në Europën Juglindore, ish-Jugosllavi dhe Ballkanin Perëndimor. Ne jemi gjithashtu i vetmi grup financiar që ofron të paktën një formë financimi në të gjitha tregjet e ish-Jugosllavisë.

Në tremujorin e tretë të vitit 2025, asetet tona totale tejkaluan 30 miliardë euro. Krahasuar me PBB-në e Sllovenisë, prej rreth 70 miliardë eurosh, në vitin 2025, kjo tregon qartë shkallën dhe rëndësinë e Grupit NLB.

Ne u shërbejmë gati 3 milionë klientëve aktivë (si individë ashtu edhe korporata) në të gjithë Europën Juglindore, gjë që tregon qartë rëndësinë tonë sistemike për të gjithë rajonin.

Në Slloveni, ne kemi menaxhuar 70% të parave të gatshme, 37% të depozitave të individëve, pothuajse 40% të pagesave të korporatave dhe ndërkombëtare, 42% të menaxhimit të aseteve dhe më shumë se 70% të shërbimeve të sigurimit të jetës, të shpërndara përmes kanalit bankar.

Ambicia jonë është të kemi operacione bankare në të gjitha tregjet e Ballkanit Perëndimor.

Për momentin, dy vende mbeten jashtë gjurmës sonë bankare: Kroacia, ku ne operojmë vetëm përmes shërbimeve të qirasë financiare (lizingut), dhe Shqipëria, ku nuk jemi ende të pranishëm. Grupi NLB ka një prani të gjerë në Kosovë, e dyta më e madhe në përgjithësi, dhe në Maqedoninë e Veriut, me pozicionin kryesor edhe në kreditë për familjet.

Gjithashtu, në Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi ne kemi qenë ndër huadhënësit kryesorë, kështu që mund të themi me besim se kemi qenë një specialist rajonal.

NĂ« tregjet tona ekzistuese kemi pĂ«rvojĂ« shumĂ« tĂ« mirĂ« me popullsinĂ« shqiptare, Ă«shtĂ« logjike tĂ« fillojmĂ« tĂ« mendojmĂ« nĂ«se dhe si Grupi NLB mund t’i sjellĂ« shĂ«rbimet e tij edhe nĂ« tregun e vetĂ«m rajonal qĂ« mungon.

Hyrja në tregun shqiptar do të plotësonte praninë rajonale të NLB-së dhe do të forconte rrjetin tonë të integruar financiar në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Kjo ndërlidhje mund të mbështeste më tej flukset ndërkufitare të kapitalit dhe ta poziciononte Grupin NLB si një lidhje kyçe midis tregjeve rajonale, duke vepruar gjithashtu si një nga qendrat kryesore për investitorët ndërkombëtarë në rajon dhe investitorët vendas në botë.

 

NĂ«se po, cili do tĂ« ishte identikiti i bankĂ«s target qĂ« do t’ju interesonte tĂ« blinit?

Ne po monitorojmë nga afër dhe po vlerësojmë vazhdimisht zhvillimet në të gjithë rajonin e Europës Juglindore, jo vetëm në Shqipëri. Ne mbetemi të hapur për të analizuar dhe për të ndjekur mundësitë e rritjes së vlerës që mund të mbështesin rritjen tonë, duke përfshirë aktivitetin e mundshëm të blerjeve apo bashkimeve (M&A-ve). Fokusi ynë shtrihet përtej sektorit bankar.

Për sa u përket industrive, ne tashmë kemi treguar interes në një gamë të gjerë shërbimesh financiare. Kohët e fundit, ne forcuam pozicionin tonë përmes blerjes së Summit Leasing në Slloveni, një kompani që operon edhe në Kroaci.

Ne jemi po aq të hapur për të eksploruar mundësi në fusha të tjera, duke përfshirë sigurimet, menaxhimin e aseteve dhe, natyrisht, bankat. Kapaciteti ynë aktual i M&A-ve arrin deri në 4 miliardë euro në asete të ponderuara me risk.

 

Cili është profili i NLB në tregjet e rajonit të Ballkanit dhe çfarë vlere të shtuar mendoni se mund të sillni në tregje si Shqipëria?

NLB është një institucion financiar rajonal me rëndësi sistemike. Në çdo treg ku ne operojmë si bankë, pjesa jonë e tregut (sipas totalit të aktiveve) tejkalon 10% dhe në disa vende prania jonë është edhe më e konsoliduar.

Në Slloveni, pjesa jonë e tregut është 33%, në Maqedoninë e Veriut në pothuajse 16% dhe në Kosovë në pothuajse 18%.

Ne operojmë sipas një modeli bankar universal dhe ofrojmë një gamë të plotë shërbimesh, nga bankat me pakicë dhe korporata deri te zgjidhjet e investimeve, sigurimeve dhe këshillimit.

Ne mund të sjellim në Shqipëri një gamë të gjerë shërbimesh financiare dhe të mbështesim më tej flukset ndërkufitare të kapitalit dhe në të njëjtën kohë, të lidhim më tej Shqipërinë me tregjet tona ekzistuese rajonale.

 

Nga informacioni që keni rreth tregut bankar në Shqipëri, si e vlerësoni zhvillimin e deritanishëm të tregut dhe në cilat segmente të produkteve dhe shërbimeve shihni potenciale rritjeje dhe zgjerimi?

Ne kemi monitoruar nga afër progresin që Shqipëria ka bërë në përafrimin me standardet e BE-së, duke ulur rrezikun dhe duke rritur besimin tek investitorët e huaj. Ne presim që Mali i Zi dhe Shqipëria të jenë vendet e para të rajonit që do të anëtarësohen në BE, duke vepruar kështu si katalizatorë jetikë për të gjithë rajonin.

Duke parë përpara, ne presim nivele edhe më të larta investimesh në projektet e infrastrukturës në Shqipëri, duke nisur nga rrugët dhe hekurudhat deri te prodhimi i energjisë.

Ne synojmë të mbështesim projekte që zvogëlojnë konsumin e energjisë, prodhojnë energji të gjelbër, përmirësojnë rrjetet elektrike, ruajnë energjinë, përmirësojnë transportin publik dhe zhvillojnë hekurudha dhe autostrada, për të përmendur vetëm disa segmente.

Me bazën tonë të fortë të kapitalit dhe likuiditetin, ne do të ishim të gatshëm dhe të etur të kontribuonim në zhvillimin e ardhshëm të Shqipërisë, duke përshpejtuar tranzicionin e saj në një anëtar të familjes europiane që zhvillohet me shpejtësi dhe lulëzon.

Nga ana tjetër, ne shohim mundësi të konsiderueshme në financimin e shitjes me pakicë, të nxitura nga një popullsi e re dhe nevojat në rritje të konsumatorëve.

 

Pas një dekade konsolidimi, tregu bankar në Shqipëri së fundmi po shkon drejt një zgjerimi të ri, me licencimin e dy bankave të reja, Ziraat dhe JET Bank. Besoni se kjo mund të shënojë një cikël të ri ekspansioni apo tendencat afatgjata do të jenë sërish drejt konsolidimit të tregut?

Bankat janë një industri shumë e rregulluar. Pas krizës financiare globale, BE-ja prezantoi një kuadër rregullator të rreptë dhe gjithëpërfshirës, i cili rrit më tej presionin mbi përfitueshmërinë e bankave. Bankat më të vogla, në veçanti, përballen me sfida të rëndësishme.

Për këtë arsye, ne presim që tregu bankar shqiptar të pësojë konsolidim të mëtejshëm në vitet e ardhshme, veçanërisht pas anëtarësimit në BE dhe Eurozonë.

Ne shohim hapësirë shtesë për konsolidimin e tregut në Shqipëri. Sektori bankar shqiptar është mesatarisht i përqendruar, me pesë bankat më të mëdha që mbajnë rreth 75% të tregut.

 

Shqipëria ndodhet tashmë në një fazë të avancuar të procesit të integrimit në BE. Cilat mendoni se mund të jenë sfidat kryesore për sektorin bankar shqiptar në procesin e integrimit në BE dhe Eurozonë?

Sipas mendimit tonë, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë kandidatë prioritarë për anëtarësim në BE, pasi ato janë tashmë të rrethuara nga anëtarë të BE-së dhe gjeografikisht i përkasin zemrës së Europës.

Procesi i anëtarësimit ka zgjatur shumë, gjë që në kontekstin e ri gjeostrategjik, sipas mendimit tonë të fortë, pasqyron një kuptim të pamjaftueshëm të organeve themelore europiane mbi domosdoshmërinë e një uniteti dhe kohezioni më të fortë brenda kontinentit.

Integrimi në BE dhe Eurozonë sjell përfitime të rëndësishme, por gjithashtu krijon sfida të caktuara. Bankat që operojnë brenda BE-së përballen me një kuadër rregullator edhe më të kërkuar, i cili rezulton në kosto dukshëm më të larta të pajtueshmërisë, nevojën për të forcuar më tej sistemet e qeverisjes dhe menaxhimit të riskut, si dhe detyrimin për të përmbushur kërkesat gjithnjë e më të rrepta të kapitalit.

Këto kërkesa mund të jenë problematike, veçanërisht për bankat më të vogla.

 

ShqipĂ«ria, ashtu si pjesa tjetĂ«r e vendeve tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor, po vuajnĂ« nga tendencat negative demografike, tĂ« lidhura edhe me emigracionin e lartĂ« tĂ« profesionistĂ«ve tĂ« rinj drejt vendeve tĂ« BE-sĂ«. Si mund tĂ« arrijnĂ« vendet e rajonit t’i rezistojnĂ« tkurrjes demografike dhe si mund tĂ« ngelen ekonomi dhe tregje konkurruese?

Të gjitha vendet në rajon përballen me sfida demografike. Megjithatë, krahasuar me vendin tim, Slloveninë, Shqipëria është në një pozicion demografik shumë më të favorshëm me një nga popullsitë më të reja në Europë. Nuk ka zgjidhje të thjeshtë.

Përparësi për rajonin duhet të jetë zvogëlimi i rrjedhjes së njerëzve. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse vazhdojmë të përmirësojmë cilësinë e jetës në vendlindje dhe bankat mund të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë përpjekje. Ne duhet të krijojmë mjedise ku fëmijët tanë do të duan të qëndrojnë, të punojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre.

Së dyti, ne duhet të nxisim brezat e rinj të kenë fëmijë. Gjithnjë e më shumë çifte po zgjedhin të mos kenë fëmijë dhe kjo prirje ndikon në stabilitetin afatgjatë të shoqërive tona.

Dhe sĂ« treti, imigracioni. Jo vetĂ«m nĂ« Slloveni, por edhe nĂ« disa vende tĂ« tjera tĂ« rajonit, ne nuk mund t’i mirĂ«mbajmĂ« sistemet tona sociale dhe ekonomike pa punĂ«torĂ« tĂ« huaj.

Pa punĂ«torĂ« tĂ« huaj, nuk do tĂ« kishte mjaftueshĂ«m njerĂ«z pĂ«r t’u kujdesur pĂ«r tĂ« moshuarit nĂ« azilet e pleqve, as mjaftueshĂ«m punĂ«torĂ« nĂ« ndĂ«rtim dhe sektorĂ« tĂ« tjerĂ« thelbĂ«sorĂ«.

 

Në të shkuarën, investimet madhore sllovene në Shqipëri, si Mercator apo Telekom Slovenije, nuk kanë rezultuar të suksesshme. Cilat mendoni se janë arsyet? Vlerësoni se aktualisht mund të ketë sektorë të ekonomisë shqiptare me interes për bizneset sllovene?

Tregtia midis Sllovenisë dhe Shqipërisë është në rritje, por mbetet relativisht e ulët, që do të thotë se ka potencial të konsiderueshëm për zgjerim nga të dyja palët. Në të kaluarën, pati disa investime sllovene në Shqipëri, por shumica e tyre ndodhën pak para krizës financiare globale, e cila ndikoi rëndë në ekonominë e Sllovenisë.

Në atë kohë, kompanitë sllovene po hynin në tregje të reja me shpejtësi dhe me levë të lartë. Sot, situata është shumë e ndryshme. NLB është një institucion financiar me likuiditet të lartë dhe i qëndrueshëm, me përvojë të fortë në M&A në të gjithë rajonin.

 

Si e vlerësoni klimën e biznesit dhe investimeve në Shqipëri? Mund të veçoni elemente që duhen përmirësuar, për të lehtësuar një prani më të gjerë nga investitorë të huaj me reputacion dhe përvojë?

Siç u tha, ne kemi monitoruar nga afër progresin që Shqipëria ka bërë në përafrimin me standardet e BE-së. Pjesa e lartë e Investimeve të Huaja Direkte konfirmon se ju po ndërmerrni hapat e duhur për të tërhequr investitorë ndërkombëtarë.

Fakti që Grupi NLB po shqyrton hyrjen në tregun shqiptar është në vetvete një sinjal se tregu juaj është i qëndrueshëm, i parashikueshëm dhe tërheqës.

Ersuin Shehu

 

Lexoni edhe:

A do tĂ« “pĂ«rmbyset” historia pa shkĂ«lqim e investimeve sllovene nĂ« ShqipĂ«ri

 

The post “Banka sllovene NLB do tĂ« hyjĂ« nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r tĂ« plotĂ«suar praninĂ« tonĂ« rajonale” appeared first on Revista Monitor.

A do tĂ« “pĂ«rmbyset” historia pa shkĂ«lqim e investimeve sllovene nĂ« ShqipĂ«ri

Shifrat tregojnë se investimet direkte nga Sllovenia në Shqipëri kanë vlera të vogla. Përvoja e investimeve të rëndësishme sllovene në Shqipëri, gjithashtu, nuk ka qenë shumë e suksesshme.

 

Ersuin Shehu

 Ndërkohë që banka më e madhe sllovene, NLB, po shpalos hapur ambicien për të hyrë në tregun shqiptar, për momentin investimet nga Sllovenia në Shqipëri janë në vlera modeste.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet direkte nga Sllovenia në Shqipëri kanë vlera modeste. Në fund të tremujorit të tretë 2025, stoku i investimeve sllovene në Shqipëri ishte 48 milionë euro.

Në 12 muajt e fundit, investimet sllovene në vend janë rritur me rreth 4 milionë euro, ose rreth 9%.

Në përmasa relative, pesha e investimeve sllovene kundrejt totalit të investimeve të huaja në vend është gjithashtu shumë e vogël. Ato përbënin më pak se 0.3% të stokut të përgjithshëm të Investimeve të Duaja Direkte në fund të shtatorit 2025.

Edhe flukset e reja të investimit kanë vlera relativisht të vogla. Për 9-mujorin 2025, investimet e reja sllovene kishin vlerën e 4 milionë eurove, nga vetëm 1 milion euro që kishin qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Investimet sllovene, pak histori suksesi

Përvojat e mëparshme të investitorëve sllovenë në Shqipëri nuk ka qenë shumë të suksesshme.

Kompania shtetërore sllovene e telekomunikacioneve, Telekom Slovenije, hyri në tregun shqiptar në vitin 2007, duke blerë kompaninë e ofrimit të shërbimit të internetit, Albaniaonline dhe Albanian Fiber Backbone, të cilat në vitin 2009 u bashkuan dhe morën emrin Primo Communications.

Për shkak të rezultateve të pakënaqshme, sllovenët u tërhoqën dhe e shitën kompaninë në vitin 2014, te kompania shqiptare AD Trade. Deri në fund të 2014, Primo raportoi humbje të akumuluara në vlerën e më shumë se 1 miliard lekëve.

Histori të shkurtër pati edhe investimi në Shqipëri i kompanisë sllovene të shitjeve me pakicë, Mercator. Kompania sllovene Mercator hyri në Shqipëri në vitin 2009 dhe e mbështeti projektin e saj kryesisht në një hipermarket të vendosur në qendrën tregtare City Park dhe më pas, në një numër të vogël supermarketesh të tjerë.

Prania e Mercator në Shqipëri zgjati vetëm pesë vjet dhe në vitin 2014, sllovenët u tërhoqën, duke e shitur kompaninë te shoqëria shqiptare Pragma Acquisition. Deri në fund të vitit 2013, Mercator akumuloi humbje në vlerën e pothuajse 1.9 miliardë lekëve.

Në vitin 2010, kompania sllovene Triglav njoftoi hyrjen në Shqipëri, duke blerë fillimisht një paketë pakice prej 9.9% të aksioneve të shoqërisë së sigurimeve Albsig.

Sipas deklaratave të palëve, marrëveshja parashikonte që gradualisht Triglav të merrte kontrollin e kompanisë, duke blerë të paktën 51% të aksioneve. Por, pavarësisht se marrëveshja u bë publike, blerja e aksioneve të Albsig nga Triglav nuk u finalizua asnjëherë zyrtarisht, për arsye që nuk u bënë publike nga palët.

Një nga ndërmarrjet e pakta të kontrolluara në mënyrë të tërthortë nga investitorë sllovenë, që arriti një lloj suksesi në tregun shqiptar, ishte Studio Moderna Albania, me emrin tregtar Top Shop. Ajo ngriti një biznes të shitjes së produkteve të markave të zotëruara prej saj nëpërmjet hapësirave televizive.

Megjithatë, edhe Studio Moderna vendosi të tërhiqej nga Shqipëria në vitin 2024, duke e shitur kompaninë shqiptare tek SMA Holding, ndërmarrje në pronësi të biznesmenit nga Kosova, Xhevdet Rexhepi.

Në vitin 2024, një tjetër kompani e rëndësishme sllovene, Perutnina Ptuj, përgatiti hyrjen në tregun shqiptar.

Perutnina Ptuj, në partneritet me grupin BALFIN, themeluan shoqërinë Perutnina Ptuj Albania (kontrolluar në masën 81% nga kompania sllovene dhe 19% nga ajo shqiptare), me synimin për të investuar në industrinë e kultivimit të shpendëve dhe tregtimit të mishit të tyre.

Kompania pati arritur paraprakisht marrëveshjen për blerjen e disa kompanive shqiptare të sektorit të rritjes së shpendëve, të kultivimit të ushqimit të tyre dhe tregtimit të mishit.

Ajo madje dërgoi zyrtarisht për autorizim në Autoritetin e Konkurrencës marrëveshjen për blerjen e katër kompanive të lidhura me njëra-tjetrën, Driza, Fresh Chicken Albania 2019, Industria Foragjere (VEAF) dhe biznesit të shoqërisë Euro Alb 2009. Megjithatë, për arsye që nuk u bënë publike, transaksionet nuk u finalizuan.

Kompania Perutnina Ptuj Albania vazhdon të jetë aktive në regjistrin e biznesit, por, të paktën deri në fund të vitit 2024, ajo nuk raportonte të ardhura nga aktiviteti në pasqyrat e saj financiare.

 

Tregtia me Slloveninë, sa 0.6% e këmbimeve tregtare të vendit

Statistikat e INSTAT tregojnë se edhe volumet e këmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Sllovenisë nuk kanë peshë shumë të rëndësishme në strukturën e tregtisë së jashtme.

Për vitin 2025, volumi total i këmbimeve tregtare kishte vlerën e 7.94 miliardë lekëve, në rënie me 8.1% krahasuar me një vit më parë. Tregtia me Slloveninë përbënte 0.6% të volumit total të tregtisë së jashtme të Shqipërisë për vitin 2025.

Bilanci tregtar i Shqipërisë me Slloveninë për vitin 2025 ishte deficitar, në shumën e 3.66 miliardë lekëve, megjithatë deficiti tregtar pësoi rënie me 6.9% krahasuar me një vit më parë.

Rënia e volumeve tregtare vitin e kaluar preku njëkohësisht importet dhe eksportet.

Importet nga Sllovenia në Shqipëri ranë në 5.8 miliardë lekë, 7.7% më pak krahasuar me një vit më parë. Ndërsa eksportet shqiptare drejt Sllovenisë zbritën në 2.14 miliardë lekë, 8.9% më pak krahasuar me vitin 2024.

 

Burimi: INSTAT

 

Të dhënat e importeve sipas kapitujve, tregojnë se për vitin 2025, grupi kryesor i importeve të Shqipërisë nga Sllovenia ishin produktet farmaceutike, me 27% të totalit të tyre.

Farmaceutika është dega më e rëndësishme e industrisë sllovene, duke e bërë vendin një nga aktorët më të rëndësishëm të prodhimit të barnave dhe produkteve të tjera mjekësore në Europën Lindore. Dy prodhuesit më të mëdhenj, KRKA dhe Lek, janë ndër eksportuesit kryesorë të ekonomisë sllovene.

Vijojnë lëndët djegëse, me 23% të totalit të importeve sllovene, të ndjekura nga pajisjet mekanike, me 11%, artikujt e plastikës, me 8% dhe pajisjet elektrike, me 5%.

Nga ana tjetër, struktura e eksporteve shqiptare drejt Sllovenisë është më përqendruar dhe dominohet nga kapitulli statistikor që përfshin gizën dhe çelikun, me 64% të eksporteve totale për vitin 2025.

Ndjekin produktet e grupit që përfshin pijet, alkoolet dhe uthullat, me 12% të totalit, lëndët djegëse, me 7% të totalit, vajrat/yndyrat vegjetale ose shtazore, me 4% të totalit, produktet e kakaos, me 3%, etj.

 

Shifrat e NLB, një nga grupet kryesore financiare në rajon

NLB është grupi më i madh bankar dhe financiar në Slloveni dhe njëkohësisht një nga grupet më të rëndësishëm financiarë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në fund të vitit 2024, NLB raportonte aktive totale në vlerën e 28 miliardë eurove, nga të cilat pothuajse 17 miliardë euro ishin kredi. Grupi zotëronte depozita totale për më shumë se 22 miliardë euro. Për vitin 2024, grupi NLB raportoi fitim neto në vlerën e afërsisht 515 milionë eurove.

Përveç Sllovenisë, NLB është e pranishme me filialet e saj edhe në Serbi, Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Kosovë dhe Kroaci.

Përveç bankave, grupi NLB zotëron në disa prej tregjeve të mësipërme edhe institucione të qirasë financiare (lizingut), administrimit të aseteve financiare, shërbimeve të pagesave, ndërmjetësimit në pasuri të paluajtshme, etj.

Në tregun bankar, përgjithësisht bankat e grupit NLB zotërojnë pjesë të lartë në vendet përkatëse dhe janë aktorë me rëndësi sistemike në to.

Bankat e grupit NLB zotërojnë afërsisht 33% të tregut bankar në Slloveni, 10% në Serbi, rreth 18% në Kosovë, 16% në Maqedoninë e Veriut, 14% në Mal të Zi dhe 6% në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës.

Duke pasur parasysh madhësinë e grupit dhe pozicionimin në tregjet e tjera të rajonit, është e arsyeshme të mendohet se NLB do të ishte e interesuar për të hyrë në sektorin bankar shqiptar, duke blerë një bankë që zotëron tashmë një pjesë të konsiderueshme tregu.

 

Lexoni edhe:

BlaĆŸ Brodnjak: Banka sllovene NLB do tĂ« hyjĂ« nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r tĂ« plotĂ«suar praninĂ« tonĂ« rajonale

The post A do tĂ« “pĂ«rmbyset” historia pa shkĂ«lqim e investimeve sllovene nĂ« ShqipĂ«ri appeared first on Revista Monitor.

Transformimi i call center në shërbime digjitale pritet të sjellë rritje të vendeve të reja të punës

Prej gati një dekade, industria e call center-ave në Shqipëri ka hyrë drejt një faze transformimi, duke kaluar nga shitjet telefonike drejt shërbimeve të avancuara digjitale, një ndryshim që po sjell edhe rritje të punësimeve dhe kërkesë për profile më të kualifikuara.

CEO i Albania Service Marketing (AMS), Diego Pisa, shprehet se shĂ«rbimi ndaj klientit ka evoluar ndjeshĂ«m pĂ«r t’iu pĂ«rshtatur brezave tĂ« rinj dhe mĂ«nyrave tĂ« reja tĂ« komunikimit me markat.

“ZĂ«ri po zĂ«vendĂ«sohet gradualisht nga ndĂ«rveprimi multikanal, i favorizuar edhe nga investimet e mĂ«dha tĂ« bĂ«ra gjatĂ« dekadĂ«s sĂ« fundit pĂ«r transformimin digjital tĂ« kompanive.

NĂ« ShqipĂ«ri, ne e kemi transformuar portofolin e klientĂ«ve qĂ« nĂ« vitin 2015, duke hequr dorĂ« nga tĂ« gjitha aktivitetet e shitjes telefonike dhe duke investuar te klientĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ«, pĂ«r tĂ« cilĂ«t sot ofrojmĂ« shĂ«rbime tĂ« natyrave tĂ« ndryshme dhe nĂ« tregje tĂ« ndryshme”, thotĂ« ai.

Sipas z. Pisa, përvoja shumëvjeçare dhe marrëdhëniet afatgjata me klientët i kanë lejuar disa nga kompanitë kryesore të sektorit të kalojnë nga ofrues shërbimesh operative në partnerë strategjikë.

“Teleperfomanca shfrytĂ«zon pĂ«rvojĂ«n e saj 45-vjeçare nĂ« treg, pothuajse 20 vjet nĂ« ShqipĂ«ri, dhe mbi tĂ« gjitha faktin qĂ« klientĂ«t tanĂ« kanĂ« njĂ« marrĂ«dhĂ«nie afatgjatĂ« me ne, pĂ«r tĂ« ofruar konsulencĂ« mbi tĂ« gjitha proceset e customer experience (pĂ«rvoja e klientit).

PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, pozicionohet si partneri ideal pĂ«r tĂ« shoqĂ«ruar kompanitĂ« jo vetĂ«m nĂ« transformimin digjital, por edhe nĂ« integrimin e InteligjencĂ«s Artificiale nĂ« proceset e customer care (kujdesi ndaj klientit)”.

NĂ« tĂ«rĂ«si, termi  “call center” nuk e pĂ«rfaqĂ«son mĂ« realitetin e industrisĂ« sipas Diego Pisa. Ai nĂ«nvizon se transformimi i sektorit drejt shĂ«rbimeve digjitale do tĂ« vazhdojĂ« edhe pĂ«r 2026, model i cili do tĂ« mundĂ«sojĂ« hapjen e vendeve tĂ« reja tĂ« punĂ«s pĂ«r tĂ« rinjtĂ«.

“Shitjet telefonike janĂ« nĂ« rĂ«nie tĂ« vazhdueshme, ndĂ«rsa shĂ«rbimet e customer care, back-office (shĂ«rbime administrative) dhe data annotation (etiketimi i tĂ« dhĂ«nave) po zgjerohen, duke krijuar nevojĂ« pĂ«r aftĂ«si mĂ« tĂ« specializuara dhe dixhitale. Ky zhvillim po gjeneron vende tĂ« reja pune dhe mundĂ«si karriere afatgjata pĂ«r tĂ« rinjtĂ«.

Pisa thekson se ShqipĂ«ria po del nga modeli i konkurrencĂ«s vetĂ«m pĂ«rmes kostos sĂ« ulĂ«t tĂ« punĂ«s. “ShqipĂ«ria nuk do tĂ« jetĂ« mĂ« vendi ku kompanitĂ« investojnĂ« vetĂ«m pĂ«r shkak tĂ« kostos sĂ« ulĂ«t tĂ« punĂ«s. ShĂ«rbimet me vlerĂ« tĂ« ulĂ«t do tĂ« zĂ«vendĂ«sohen nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pashmangshme nga AI ose do tĂ« zhvendosen nĂ« vende me kosto edhe mĂ« tĂ« ulĂ«t tĂ« punĂ«s.

MegjithatĂ«, vendi ka karakteristika shumĂ« tĂ« forta pĂ«r sa u pĂ«rket talenteve, formimit universitar dhe, mbi tĂ« gjitha, qĂ«ndrimit dhe mentalitetit tĂ« fuqisĂ« punĂ«tore. Duhet tĂ« rinisim pikĂ«risht nga kĂ«to pika tĂ« forta”, pĂ«rfundon ai.

RĂ«nia e sektorit call center, dikur oaz punĂ«simi pĂ«r tĂ« rinjtĂ« shqiptarĂ« njohĂ«s tĂ« gjuhĂ«s italiane, nisi pas miratimit tĂ« ligjit “PĂ«r delokalizimin” nĂ« vitin 2017 nga qeveria italiane, i cili shtrĂ«ngoi rregullat pĂ«r zhvendosjen e aktivitetit nga Italia drejt vendeve joanĂ«tare tĂ« BE-sĂ« me qĂ«llim mbrojtjen e vendeve tĂ« punĂ«s nĂ« Itali.

Ligji i ri u miratua në vitin 2016, por hyri në fuqi nga 1 prilli 2017, me qëllim që kompanitë të njiheshin me rregullat e reja, zbatimin e standardeve, raportimin e numrit të punonjësve, adresave të selive, mbrojtjes së të dhënave etj.

Në atë periudhë, disa kompani mëmë italiane deklaruan se po merrnin masa për të transferuar aktivitetin drejt Rumanisë apo Bullgarisë. Ulja e numrit të kompanive call center në vend nis pas goditjes që mori sektori nga ndryshimet ligjore në Itali.

Në Shqipëri, sipas DPT-së, në vitin 2017 operonin 817 kompani. Një vit më pas, numri i tyre arriti në 660 operatorë (numri i kompanive ra me 19%). Pakësimi i numrit të operatorëve vijoi edhe në vitet në vazhdim.

Në vitin 2023, sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, numri i kompanive arriti në 466. Krahasuar me vitin 2022, numri i kompanive ra me rreth 11%. Në raport me vitin 2015, tkurrja është 45%.

Diego Pisa drejtuesi i AMS më herët paralajmëroi se tkurrja e numrit të kompanive do të vijojë nëse operatorët nuk diversifikojnë aktivitetin, përtej qendrës së shërbimeve telefonike, në përputhje me zhvillimet teknologjike të tregut./ Dorina Azo

 

The post Transformimi i call center në shërbime digjitale pritet të sjellë rritje të vendeve të reja të punës appeared first on Revista Monitor.

Lufta në Ukrainë, biznes në dimensionet ekonomike dhe shoqërore

NdĂ«rkohĂ« qĂ« gratĂ« dhe vajzat ukrainase, gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ«, po u bashkohen operacioneve dhe rezistencĂ«s ushtarake ndaj agresionit rus, duke drejtuar dhe duke menaxhuar struktura ushtarake, nĂ« Rusi po shfaqet biznesi i “vejushave tĂ« zeza”, rritje e martesave fiktive midis ushtarĂ«ve tĂ« dĂ«rguar nĂ« luftĂ« dhe grave qĂ« jetojnĂ« nĂ« kushte tĂ« vĂ«shtira ekonomike, me qĂ«llim qĂ« tĂ« marrin pĂ«rfitimet shtetĂ«rore nĂ« rast se ushtari, tashmĂ« bashkĂ«shorti, humb jetĂ«n nĂ« frontin e luftĂ«s.

 

Nga MSc. Roland Tashie, ekspert i çështjeve të sigurisë

Gratë dhe vajzat ukrainase, gjithnjë e më shumë, po u bashkohen operacioneve dhe rezistencës ushtarake ndaj agresionit rus, falë teknikave moderne të luftës asimetrike ato pilotojnë dronë, transportojnë municione, drejtojnë struktura të caktuara si menaxhere dhe komanduese duke ndihmuar në përfundimin e luftës.

Kur Kremlini nisi pushtimin në shkallë të gjerë, shumë të rinj dhe të reja u rreshtuan në qendrat e rekrutimit për të marrë pjesë në luftë duke shprehur kështu ndjenja të larta patriotike.

Sipas shifrave të dhëna nga presidenti Zelensky, prej fillimit të agresionit, ushtria e Kievit ka pësuar goditje të rënda, vlerësohet se rreth 45.000 ushtarë kanë humbur jetën dhe rreth 390.000 të tjerë janë plagosur, në këto kushte rekrutimi dhe rreshtimi në repartet ushtarake nuk ishte vetëm një motiv patriotizmi, por mbetej një imperativ.

Si pasojĂ« e “LuftĂ«s moderne” dhe teknologjisĂ« sĂ« lartĂ« qĂ« pĂ«rdoret, e cila kufizon pĂ«rdorimin e trupave ushtarake direkt nĂ« front, nĂ« muajt e fundit, fushatat janĂ« orientuar dhe pĂ«rshtatur pĂ«r rekrutimin edhe tĂ« vajzave dhe grave nĂ« strukturat ushtarake.

Në veçanti, sipas specialistëve ushtarakë, pilotimi i dronëve është bërë një nga rolet më të kërkuara të luftimit për gratë, pasi këto pajisje janë shndërruar në një strategji kyçe luftimi për Kievin, i cili i përdor ato për të goditur industrinë ruse të naftës dhe gazit, e cila financon operacionet ushtarake të Putinit.

PĂ«rdorimi masiv i kĂ«tyre mjeteve luftarake, pĂ«rveçse njĂ« taktikĂ« e re luftimi, u kushtĂ«zua edhe nga fakti se municionet e artilerisĂ« dhe raketat u bĂ«nĂ« gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r t’u siguruar, si dhe kanĂ« kosto tĂ« lartĂ« ekonomike.

Si pasojë e nevojave për materiale luftarake, Ukraina ka improvizuar dhe krijuar një industri të prodhimit të dronëve që godasin objektivat e paracaktuar, transportojnë dhe lëshojnë bomba nga ajri, etj. Të gjitha këto biznese janë të diktuara nga lufta dhe plotësimi i nevojave të saj për arsenale ushtarake. Për komandimin dhe pilotimin e tyre tashmë shërbejnë në ushtri gra e vajza të inkuadruara në reparte ushtarake.

Me fillimin e pushtimit rus në vitin 2022, numri i grave që iu bashkuan forcave të armatosura ushtarake ukrainase u rrit ndjeshëm. Ndërkohë që para luftës, në ushtri shërbenin rreth 32 000 gra, në vitin 2025, numri i tyre ka arritur në mbi 70 000. Nga këto mbi 5 500 janë dërguar në vijën e parë të luftës në front në pozicione luftarake.

Gratë ukrainase sot shërbejnë në detyra që dikur ishin pothuajse të rezervuara për burrat, përfshirë role luftarake dhe teknike, kryejnë detyra si snajpere, operatore artilerie, janë pjesë e forcave të mbrojtjes ajrore, si dhe forcave speciale, një ndryshim i madh krahasuar me kohën kur ato shërbenin në role të kufizuara si infermiere apo personel mbështetës.

Shumë prej tyre mbajnë edhe detyra me përgjegjësi të lartë në ushtri, si oficere, menaxhere apo komanduese njësie, por duhet thënë se përqindja e grave mbetet relativisht e vogël krahasuar me numrin total të personelit ushtarak.

Kjo përfshirje më e madhe e grave nuk erdhi rastësisht, ajo mundësohet jo vetëm nga ndryshimet që ka pësuar teatri i veprimeve ushtarake, ku prania e tyre është efikase, por edhe si pasojë e përmirësimeve të kuadrit ligjor dhe institucional.

NĂ« vitin 2015 u hoqĂ«n disa kufizime pĂ«r gratĂ« nĂ« ushtri, ndĂ«rsa me fillimin e agresionit rus nĂ« vitin 2022 dhe futjen e ligjit tĂ« gjendjes sĂ« jashtĂ«zakonshme, shumĂ« gra u regjistruan pĂ«r t’u rekrutuar. Rekrutimi dhe shĂ«rbimi ushtarak pĂ«r gratĂ« dhe vajzat mbetet ende vullnetar.

Lufta nĂ« UkrainĂ« nuk aktivizoi vetĂ«m bizneset e luftĂ«s, por edhe detyrimin pĂ«r t’i shĂ«rbyer vendit, ku rol tĂ« veçantĂ« luajnĂ« gratĂ« dhe vajzat.

 

 

Rusia – martesa fiktive pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar pas humbjes sĂ« jetĂ«s

Në anën tjetër të llogores së luftës, vërehet një fenomen tjetër që nuk duket patriotik, por biznes fitimprurës si pasojë e të gjithë elementeve socialë që shoqërojnë një konflikt të armatosur.

NĂ« Rusi po shfaqet fenomeni i “vejushave tĂ« zeza”, humbjet e mĂ«dha mes trupave ruse sĂ« bashku me uljen e nivelit tĂ« jetesĂ«s nĂ« vend kanĂ« shkaktuar rritje tĂ« martesave fiktive midis ushtarĂ«ve tĂ« dĂ«rguar nĂ« luftĂ« dhe grave qĂ« jetojnĂ« nĂ« kushte tĂ« vĂ«shtira ekonomike.

Qëllimi i këtyre lidhjeve është i qartë, të marrin përfitimet shtetërore në rast se ushtari, tashmë bashkëshorti, humb jetën në frontin e luftës. Por jo gjithçka shkon aq lehtë sa duket, shpesh këto bashkëshorte përfituese konfliktohen me familjen e ushtarit duke hapur procese gjyqësore.

Foreign Policy sjell shembullin e Sergei Khandozhko, 40 vjeç nga rajoni i Bryanskut. Në tetor 2023, ai u martua me Olena Sokolova, punonjëse në zyrën lokale të regjistrimit dhe rekrutimit ushtarak. Ditën pas regjistrimit të martesës, Sergei u nis për në front dhe pak muaj më vonë humbi jetën në një aksion.

NĂ« ditĂ«t pas funeralit, Sokolova kĂ«rkoi pension “vejushe”, megjithĂ«se ajo nuk kishte jetuar kurrĂ« me tĂ« ndjerin. Gjykata konkludoi se Sokolova kishte lidhur njĂ« martesĂ« fiktive “pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar pĂ«rfitime financiare nĂ« rast dĂ«mtimi ose vdekje tĂ« bashkĂ«shortit”.

Gjithashtu ajo kishte abuzuar me pozitën e saj në zyrën e rekrutimit për të përshpejtuar procesin e rekrutimit të Sergeit në ushtri, nuk e vizitoi atë kur ishte i plagosur në spital dhe ndërkohë bashkëjetonte me një burrë tjetër.

Shembulli i sjellĂ« bĂ«n pjesĂ« nĂ« atĂ« fenomen qĂ« tashmĂ« po quhet biznesi i “vejushave tĂ« zeza”, njĂ« zhargon qĂ« u referohet grave qĂ« lidhen nĂ« martesĂ« me ushtarĂ« beqarĂ«, sidomos me ata qĂ« kthehen nga fronti me pushime.

Pas lidhjeve “tĂ« nxituara”, burrat shkojnĂ« pĂ«rsĂ«ri nĂ« front ku gjasat pĂ«r t’u vrarĂ« janĂ« shumĂ« tĂ« larta, pĂ«r shkak tĂ« taktikĂ«s sĂ« Putinit pĂ«r tĂ« dĂ«rguar trupa tĂ« sakrifikueshme nĂ« “mullirin e mishit”, siç e quajnĂ« rusĂ«t vijĂ«n e frontit nĂ« UkrainĂ«.

NĂ« rast se ushtari, personeli nĂ« shĂ«rbim ushtarak humbet jetĂ«n nĂ« front, “vejushat” pĂ«rfitojnĂ« kompensimet qeveritare pĂ«r familjet e ushtarĂ«ve tĂ« rĂ«nĂ« qĂ« mund tĂ« arrijnĂ« deri nĂ« 160.000 dollarĂ«, njĂ« shumĂ« e madhe kjo pĂ«r nivelin e tyre tĂ« jetesĂ«s.

Foreign Policy vëren se këto raste po shfaqen në rajone të ndryshme të Rusisë dhe shumë prej këtyre historive kthehen edhe në çështje penale në gjykata. Gratë veprojnë me taktika të planifikuara mirë, zgjedhin burra të vetmuar dhe vulnerabël shoqërisht, pa të afërm të ngushtë, në mënyrë që të mos ndajnë kompensimet financiare me trashëgimtarë të tjerë.

Disa hetime pĂ«rfshijnĂ« jo vetĂ«m gratĂ« pĂ«rfituese, ato shtrihen edhe te personeli mjekĂ«sor nĂ« spitale, nĂ« zyrat e rekrutimit, ato tĂ« gjendjeve civile, madje edhe nĂ« polici ku ka depĂ«rtuar korrupsioni. IndividĂ« tĂ« inkriminuar, edhe kĂ«ta kundrejt pagesave, ndihmojnĂ« nĂ« pĂ«rshpejtimin e martesave, si dhe u japin informacion grave mbi “kandidatĂ«t” e mundshĂ«m.

AnalistĂ«t theksojnĂ« se varfĂ«ria e thellĂ«, shkurtimet e shpenzimeve sociale dhe varĂ«sia gjithnjĂ« e mĂ« e madhe e rajoneve nga financimet ushtarake krijojnĂ« “stimulime tĂ« çoroditura”.

Në këto kushte, vdekja e një ushtari, përveçse shkakton dhimbje për familjarët, po shfrytëzohet si një burim ekonomik, disa gra e shohin martesën fiktive si mundësinë e tyre të vetme për të dalë nga varfëria.

Cilat janë arsyet që shfaqen këto fenomene shoqërore tepër të ulëta ku tentohet të fitohet me çdo mënyrë, madje edhe nga vdekja?

Lufta krijon kushte ideale jo vetëm për kontrabandën materiale, por edhe për atë njerëzore. Në zonat e konfliktit bie kontrolli shtetëror, kufijtë mbeten të pambrojtur dhe njerëzit humbasin burimet e tyre bazë. Kjo situatë e bën popullsinë të dëshpëruar, krijon mungesë sigurie juridike, lejon shfaqjen dhe zhvillimin e shumë fenomeneve negative.

Çdo konflikt i armatosur rrit kĂ«rkesĂ«n pĂ«r biznese, “shĂ«rbime” tĂ« jashtĂ«ligjshme, sepse civilĂ«t kĂ«rkojnĂ« shpĂ«tim, pĂ«rfitim me çdo kusht duke krijuar njĂ« “ekonomi tĂ« luftĂ«s” ku qĂ«ndrimet dhe sjelljet fillojnĂ« tĂ« humbasin vlerat.

PĂ«r ta mbyllur, lufta i shndĂ«rron individĂ«t nĂ« “pasuri tĂ« tregtueshme”, ul barrierat morale dhe ligjore duke e bĂ«rĂ« jetĂ«n njerĂ«zore njĂ« mall nĂ« tregun e zi.

The post Lufta në Ukrainë, biznes në dimensionet ekonomike dhe shoqërore appeared first on Revista Monitor.

E ardhmja e punës  

Apokalips i vendeve të punës? Ende jo. IA po krijon profesione krejt të reja. Më të kërkuarat: aftësitë njerëzore, shkruan The Economist

 

NjĂ« njoftim pune ironik qĂ« ka qarkulluar sĂ« fundmi kĂ«rkon njĂ« “inxhinier pĂ«r butonin e fikjes” pĂ«r OpenAI, krijuesen e ChatGPT.

PĂ«rshkrimi kĂ«rkon qĂ« kandidati i suksesshĂ«m tĂ« qĂ«ndrojĂ« gjithĂ« ditĂ«n pranĂ« serverĂ«ve dhe t’i heqĂ« nga priza “nĂ«se kjo gjĂ« kthehet kundĂ«r nesh”. AftĂ«sitĂ« e dobishme pĂ«rfshijnĂ« edhe “aftĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« hedhur njĂ« kovĂ« me ujĂ« mbi serverĂ«. PĂ«r çdo rast”.

Pavarësisht frikës së përhapur për humbje vendesh pune për shkak të rritjes së agjentëve të Inteligjencës Artificiale (IA), nuk bëhet fjalë vetëm për humor.

Teknologjia tashmĂ« po krijon role tĂ« reja pĂ«r tĂ« trajnuar agjentĂ«t, pĂ«r t’i integruar nĂ« organizata dhe pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« ata tĂ« sillen siç duhet. ShumĂ« prej kĂ«tyre vendeve tĂ« reja tĂ« punĂ«s, pĂ«r mĂ« tepĂ«r, kĂ«rkojnĂ« aftĂ«si thelbĂ«sisht njerĂ«zore.

Fillimisht, etiketuesit e tĂ« dhĂ«nave. Ata nuk janĂ« mĂ« thjesht punĂ«torĂ« tĂ« paguar pak qĂ« etiketojnĂ« imazhe nĂ« mĂ«nyrĂ« monotone. NdĂ«rsa modelet e IA janĂ« bĂ«rĂ« mĂ« tĂ« avancuara, ekspertĂ« nĂ« fusha si financa, drejtĂ«sia dhe mjekĂ«sia janĂ« angazhuar gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« pĂ«r t’i trajnuar ato.

Mercor, një startup që ka ndërtuar një platformë për të punësuar specialistë për ndërtimin e agjentëve të IA, u vlerësua së fundmi me 10 miliardë dollarë. Brendan Foody, drejtori ekzekutiv i saj, thotë se ata fitojnë mesatarisht 90 dollarë në orë.

Pasi agjentĂ«t trajnohen, nevojiten ekipe inxhinierĂ«sh nĂ« terren pĂ«r t’i integruar ato nĂ« organizata. Palantir, gjigant i softuerĂ«ve pionier i kĂ«tij koncepti, i pĂ«rshkruan kĂ«to role me tone heroike.

“NĂ« fillim ishim vetĂ«m ne. Dy inxhinierĂ« tĂ« dĂ«rguar nĂ« njĂ« bazĂ« ushtarake pranĂ« Kandaharit, me urdhra minimalĂ« por tĂ« qartĂ« nga Palo Alto: ‘Shkoni atje dhe fitoni’”, nis njĂ« postim tipik nĂ« blog nga njĂ« ish-inxhinier i tillĂ« i Palantir.

NĂ« praktikĂ«, puna e tyre Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rzierje mes zhvilluesit, konsulentit dhe shitĂ«sit. Ata punojnĂ« nĂ« terren pĂ«r tĂ« personalizuar mjetet e IA pĂ«r klientĂ«t dhe pĂ«r t’i vĂ«nĂ« ato nĂ« funksion.

Këta inxhinierë po shtohen, edhe pse nga një bazë ende e ulët. Garry Tan, drejtuesi i Y Combinator, një inkubator startup-esh, tha së fundmi se kompanitë e reja të portofolit të tij kishin 63 njoftime pune për këtë rol, nga vetëm katër një vit më parë.

NdĂ«rsa agjentĂ«t e IA pĂ«rhapen, krijuesit e tyre duhet tĂ« kuptojnĂ« fushat ku kĂ«to mjete ndĂ«rveprojnĂ« drejtpĂ«rdrejt me njerĂ«zit. NjĂ« programues qĂ« ndĂ«rton njĂ« agjent pĂ«r shĂ«rbimin ndaj klientit, pĂ«r shembull, duhet tĂ« ketĂ« ndjeshmĂ«ri pĂ«r arsyen pse njĂ« klient i irrituar shtyp zero vetĂ«m pĂ«r t’i bĂ«rtitur njĂ« njeriu.

Himanshu Palsule, drejtues ekzekutiv i Cornerstone OnDemand, një kompani për zhvillimin e aftësive, përdor Waymo, një firmë robo-taksi me rritje të shpejtë, si shembull të evolucionit të rolit të zhvilluesit.

Por çfarĂ« ndodh nĂ«se makinat pĂ«sojnĂ« njĂ« defekt, duke i mbyllur pasagjerĂ«t brenda? AtĂ«herĂ« lind nevoja pĂ«r atĂ« qĂ« ai e quan “njeriu nĂ« qiell”, njĂ« zgjidhĂ«s problemesh nga distanca, i cili duhet tĂ« kuptojĂ« jo vetĂ«m teknologjinĂ«, por edhe mĂ«nyrĂ«n se si tĂ« pĂ«rballet me pasagjerĂ« tĂ« stresuar. InxhinierĂ«t e softuerit, thotĂ« Palsule, dikur kĂ«rkoheshin pĂ«r aftĂ«sitĂ« e kodimit, jo pĂ«r mĂ«nyrĂ«n e komunikimit me njerĂ«zit. Kjo nuk vlen mĂ«. Shkrimi i kodeve tani mund tĂ« bĂ«het nga algoritme. “Personaliteti Ă«shtĂ« aty ku qĂ«ndron vlera juaj shtesĂ«â€.

Pastaj është detyra e vendosjes së rregullave për të garantuar që agjentët e IA të mos sjellin kaos. Konsorciumi i Fuqisë Punëtore të IA, një grup kërkimor i udhëhequr nga Cisco, shqyrtoi së fundmi 50 profesione të teknologjisë së informacionit në vendet e pasura.

Profesioni që po rritet më shpejt, madje edhe më shumë se programuesit e IA, është ai i specialistëve të riskut dhe qeverisjes së IA, të cilët zakonisht merren me sigurimin që agjentët të mos shpërndajnë të dhëna ose të mos shkaktojnë ndërprerje në operacionet e kompanive.

PĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r bashkĂ«rendimin e tĂ« gjitha kĂ«tyre roleve Ă«shtĂ« drejtori i InteligjencĂ«s Artificiale, njĂ« funksion gjithnjĂ« e mĂ« i pĂ«rhapur nĂ« drejtimin e lartĂ« tĂ« kompanive, teksa drejtuesit ekzekutivĂ« kĂ«rkojnĂ« t’u tregojnĂ« bordeve se po e marrin teknologjinĂ« shumĂ« seriozisht.

Zakonisht, drejtuesit e IA kombinojnë ekspertizë teknike me njohuri të thella të industrisë dhe përvojë në riformësimin e proceseve korporative. Nuk është një detyrë për zemra të dobëta.

Sipas IBM, një kompani e madhe përdor mesatarisht deri në 11 modele të IA gjeneruese dhe përballet vazhdimisht me furnitorë që përpiqen të shesin agjentë për çdo funksion të imagjinueshëm. Ata që janë në krye mund të ndihen tashmë të tunduar të kërkojnë butonin e fikjes.

 

 

The post E ardhmja e punës   appeared first on Revista Monitor.

Shitjet globale të chip-ave pritet të arrijnë 1 trilion dollarë këtë vit

Shitjet globale të gjysmëpërçuesve pritet të arrijnë në 1 trilion dollarë këtë vit, tha të premten Shoqata e Industrisë së Gjysmëpërçuesve (Semiconductor Industry Association).

Shoqata, e cila përfaqëson pjesën më të madhe të kompanive amerikane prodhuese të chip-ave, deklaroi se shitjet e gjysmëpërçuesve arritën 791.7 miliardë dollarë në vitin 2025, me rritje 25.6% krahasuar me një vit më parë.

Kjo rritje e shpejtë pritet të vazhdojë edhe këtë vit, ndërkohë që kompanitë e mëdha të teknologjisë në të gjithë botën po shpenzojnë qindra miliarda dollarë për të ndërtuar qendra të dhënash për Inteligjencën Artificiale.

Segmenti i gjysmëpërçuesve që regjistroi rritjen më të madhe është ai i chip-ave të avancuar për kompjuterë të prodhuar nga Nvidia, Advanced Micro Devices dhe Intel. Shitjet e këtyre produkteve u rritën me 39.9%, duke arritur një total prej 301.9 miliardë dollarësh në vitin 2025.

Kategoria e dytë më e rëndësishme është ajo e chip-ave të memories, çmimet e të cilëve po rriten për shkak të mungesës së shkaktuar nga Inteligjenca Artificiale. Shitjet e chip-ave të memories u rritën me 34.8%, duke arritur 223.1 miliardë dollarë.

Por bumi i Inteligjencës Artificiale është zgjeruar në thuajse të gjithë sektorët e industrisë së gjysmëpërçuesve.

John Neuffer, president dhe drejtues ekzekutiv i grupit industrial me seli në Uashington DC, tha se drejtuesit në një sërë firmash më të vogla shprehën optimizëm për vitin 2026 kur ai vizitoi së fundmi Silicon Valley.

“Refreni qĂ« dĂ«gjova ishte: Askush nuk e di se çfarĂ« do tĂ« ndodhĂ« me zhvillimin e IA brenda njĂ« viti, por porositĂ« e mia janĂ« tĂ«rĂ«sisht tĂ« pĂ«rmbushura”, – tha Neuffer pĂ«r Reuters. “TĂ« paktĂ«n pĂ«r vitin e ardhshĂ«m, jemi nĂ« njĂ« trajektore mjaft tĂ« fortĂ«â€.

/ Reuters

The post Shitjet globale të chip-ave pritet të arrijnë 1 trilion dollarë këtë vit appeared first on Revista Monitor.

Kërkesat për azil, 10-mujori 2025

Kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë shënuar tendencë rritëse në fundin e vitit të kaluar, pasi kishin qene në rënie gjatë periudhës së verës. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, në tetor 2025 u regjistruan gjithsej 505 kërkesa për azil, që është niveli më i lartë që nga muaji janar. Në gusht numri i kërkesave ishte rënë në 315. Pavarësisht r...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kërkesat për azil, 10-mujori 2025 appeared first on Revista Monitor.

Momenti “ChatGPT” ka mbĂ«rritur nĂ« industrinĂ« prodhuese

Fabrikat e sĂ« ardhmes. Inteligjenca Artificiale premton tĂ« transformojĂ« mĂ«nyrĂ«n dhe vendin se si prodhohen gjĂ«rat, shkruan The Economist   “E dini çfarĂ« mĂ« bĂ«n vĂ«rtet pĂ«rshtypje? PashĂ« njĂ« robot qĂ« ngriti njĂ« vezĂ«!”, thĂ«rriste Roger Smith, kryetar i General Motors, nĂ« vitin 1985. Prodhuesi amerikan i makinave, i cili dy dekada mĂ« herĂ«t kishte qenĂ« kompania e parĂ« qĂ« instaloi njĂ« krah robotik...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Momenti “ChatGPT” ka mbĂ«rritur nĂ« industrinĂ« prodhuese appeared first on Revista Monitor.

Pse Europa po rizbulon virtytet e parasë cash

Në një botë me aplikacione pagesash dhe euro digjitale, monedha po bën një rikthim modest, shkruan The Economist   Hyni në një kishë në Suedi në mes të dimrit të zymtë dhe do të gjeni një nga këndet e saj të ndriçuar lehtë. Qirinj të ndezur nga vizitorët që përkujtojnë një të dashur, shërbejnë si një shkëputje nga vrulli i jetës moderne. Dikur, këto pamje të qeta prisheshin vetëm nga tingull...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Pse Europa po rizbulon virtytet e parasë cash appeared first on Revista Monitor.

Euforia e IA-së po krijon një problem të madh për elektronikën e konsumit

Humbje e kujtesĂ«s. Çmimet po shpĂ«rthejnĂ« pĂ«r njĂ« komponent thelbĂ«sor   Prodhuesit e pajisjeve elektronike nĂ« botĂ«, tĂ« mbledhur sĂ« fundmi nĂ« Las Vegas pĂ«r Panairin e ElektronikĂ«s pĂ«r KonsumatorĂ«t (CES), do tĂ« ishin tĂ« justifikuar po tĂ« kishin ndjenja tĂ« pĂ«rziera pĂ«r kĂ«tĂ« vit. Entuziazmi pĂ«r pajisje tĂ« reja tĂ« zgjuara, tĂ« fuqizuara nga Inteligjenca Artificiale Ă«shtĂ« po aq i fortĂ« sa kurrĂ«. Por,...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Euforia e IA-së po krijon një problem të madh për elektronikën e konsumit appeared first on Revista Monitor.

Kriza e përballueshmërisë në SHBA është (kryesisht) një mirazh

Ankesa tĂ« stisura. Kjo nuk ia zbeh fuqinĂ« politike, shkruan The Economist   Ironia Ă«shtĂ« pothuajse aq e fortĂ« sa tĂ« tĂ« ngjallĂ« keqardhje pĂ«r presidentin. Donald Trump fitoi zgjedhjet e vitit 2024 pjesĂ«risht duke folur kundĂ«r inflacionit, tĂ« cilin ia atribuoi PartisĂ« Demokratike. Ai premtoi se do t’i ulte çmimet “shumĂ«, shumĂ« shpejt” dhe se do ta “BĂ«nte AmerikĂ«n sĂ«rish tĂ« pĂ«rballueshme”. Siç i...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kriza e përballueshmërisë në SHBA është (kryesisht) një mirazh appeared first on Revista Monitor.

❌