Rama postot fotot nga Berati, qyteti merr ngjyrat e dashurisë në prag të Shën Valentinit
Berati, qyteti historik i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”, është veshur me zbukurime të veçanta në prag të Ditës së Shën Valentinit, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe romantike për banorët dhe vizitorët. Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga qyteti, me rrugët dhe sheshet e mbushura me drita, dekorime dhe elemente festive që simbolizojnë dashurinë dhe bashkëjetesën.