❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shkëndija e Tetovës, Bashkimi dhe Arsimi fitojnë miqësoret



Ekipet shqiptare të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut po vazhdojnë me intensitet ndeshjet kontrolluese në kuadër të përgatitjeve dimërore, në prag të fillimit të sezonit pranveror, njofton Telegrafi.

Kampioni i vendit, Shkëndija e Tetovës, ka shënuar fitore të rëndësishme në përgatitjet që po i zhvillon në Antalia të Turqisë. Kuqezinjtë triumfuan ndaj ekipit të Sarajevës me rezultat 3:2. Skuadra boshnjake kaloi e para në epërsi me golin e Beganoviqit në minutën e 12-të, por Shkëndija reagoi shpejt. Besart Ibraimi barazoi nga pika e bardhë në minutën e 16-të, ndërsa në minutën e 33-të realizoi golin e dytë personal për përmbysje të rezultatit. Në pjesën e dytë, Spahiu në minutën e 56-të shënoi për 3:1, ndërsa Sarajeva arriti vetëm të ngushtojë rezultatin në 3:2, duke vendosur edhe shifrat përfundimtare të takimit.

Fitore bindëse ka shënuar edhe Bashkimi i Kumanovës, i cili po zhvillon përgatitjet në Medulin të Kroacisë. Bashkimi mposhti ekipin kroat Prva Iskra Bariq me rezultat të thellë 5:2. Golat për kumanovarët i realizuan David Manasievski, Luis Ribeiro si dhe Arnel Hoxhiq, i cili shënoi tre herë. Ndeshjen e radhës kontrolluese në Medulin, Bashkimi do ta zhvillojë ndaj ekipit rumun Muscelul.

Ndërkohë, ekipi i Arsimit zhvilloi një ndeshje miqësore në shtëpi, ku e mposhti skuadrën e Teteksit me rezultat 4:1. Golat për Arsimën u shënuan nga Malik Bejuli, Sikiru Olatunbosun, Shefit Shefiti dhe Remzifaik Selmani. Arsimi tashmë ka përfunduar fazën bazike të përgatitjeve, të cilat i zhvilloi në Medulin të Kroacisë, ndërsa së fundmi ka prezantuar edhe përforcimet e reja: futbollistin me përvojë Xhelil Abdulla, si dhe reprezentuesin e Ugandës, Bajo, i cili vjen si huazim nga skuadra e Vardarit. /Telegrafi/

Bashkimi i Kumanovës nuk ndalet, një tjetër afrim para rifillimit të sezonit



FC Bashkimi nga Kumanova ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në këtë afat kalimtar, duke prezantuar Nickel Ronaldo Orr si lojtarin më të ri të skuadrës. Futbollisti vjen nga ekipi qipriot PAEEK dhe pritet të jetë një shtesë e rëndësishme për repartet e ekipit, njofton Telegrafi.

Nickel Ronaldo Orr përfaqëson profilin e një lojtari modern, me vizion të mirë loje, fizik të fortë dhe shpejtësi, elemente që i japin skuadrës më shumë balancë, siguri dhe energji në fushë. Në klub besojnë se ai do të përshtatet shpejt me filozofinë e lojës dhe do të japë kontribut të vlefshëm në realizimin e objektivave sezonale. Ky transferim është një tjetër dëshmi e ambicieve të FC Bashkimi për të ndërtuar një ekip konkurrues.

Ditë më parë, klubi nga Kumanova prezantoi edhe përforcimet Azer Koziç dhe Luis Ribeiro, ky i fundit i ardhur nga radhët e FC Shkupi, ndërsa afrimi i parë në këtë afat kalimtar ishte Foday Trawally, i cili u transferua nga AP Brera.

Skuadra kumanovare tani po vijon përgatitjet në Medulin të Kroacisë ku nga katër ndeshje miqësore të parën e fitoi sot ndaj FK Rudar Pljevlja me rezultat 3:0, ndërsa orarin e miqësoreve e vazhdon të martën kundër FK Radnik Bijeljina, të mërkurën ndaj FK Iskra Bariç dhe në fund luan të shtunën ndaj NK Hrvace.

FC Bashkimi ndeshjen e parë në vazhdim të sezonit do ta zhvillojë më 7 shkurt, kur në Kratovë do të përballet me skuadrën e Sileksit. /Telegrafi/

Dy persona nga Sllupçani nën hetim për përdhunim të një të miture, kërkohet paraburgim

Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka nisur procedurë hetimore dhe ka propozuar masën e paraburgimit për dy persona, të dyshuar për sulm seksual, ndërsa njëri prej tyre dyshohet edhe për shantazh.

Nga Prokuroria bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur në Sllupçan të komunës së Likovës.

“I dyshuari i parĂ«, nĂ« kundĂ«rshtim me vullnetin e shprehur qartĂ«, ka kryer veprime seksuale ndaj njĂ« vajze tĂ« mitur nĂ« LikovĂ«, dhe e ka detyruar atĂ« nĂ« veprime seksuale edhe me tĂ« dyshuarin e dytĂ«. MĂ« pas, viktimĂ«s i ka kĂ«rkuar para duke e kĂ«rcĂ«nuar se do tĂ« publikojĂ« foto tĂ« saj eksplicite nĂ«se nuk do t’i paguajĂ« 20,000 euro. Vajza Ă«shtĂ« detyruar tĂ« marrĂ« para nga shtĂ«pia pa dijeninĂ« e prindĂ«rve dhe tĂ« huazojĂ« nga persona tĂ« tjerĂ«, duke i dhĂ«nĂ« shumĂ«n e parave disa herĂ« tĂ« dyshuarit tĂ« parĂ«. Prokurori, duke vlerĂ«suar se janĂ« pĂ«rmbushur bazat ligjore, i ka dorĂ«zuar gjyqtarit tĂ« procedurĂ«s paraprake nga Gjykata Themelore nĂ« KumanovĂ« propozim pĂ«r caktimin e masĂ«s paraburgim pĂ«r tĂ« dy tĂ« dyshuarit, tĂ« cilĂ«t janĂ« tĂ« privuar nga liria. Prokuroria Themelore Publike nĂ« KumanovĂ« vazhdon tĂ« ndĂ«rmarrĂ« veprime hetimore. NĂ« interes tĂ« hetimit dhe pĂ«r nevojĂ«n e mbrojtjes sĂ« viktimĂ«s sĂ« mitur, prokuroria apelon pĂ«r raportim tĂ« kujdesshĂ«m dhe etik tĂ« ngjarjes, si dhe pĂ«r pĂ«rdorimin e burimeve zyrtare”, thuhet nĂ« njoftimin e ProkurorisĂ«.

Nga MPB njoftojnë se personat e dyshuar janë N.A 31 vjeçar dhe Q.M 28 vjeç nga fshati Sllupçan.

The post Dy persona nga Sllupçani nën hetim për përdhunim të një të miture, kërkohet paraburgim appeared first on Albeu.com.

Fillon spastrimi te Bashkimi i Kumanovës, klubi ndahet me 9 lojtarë



Klubi i Futbollit Bashkimi nga Kumanova po përgatit një skuadër të re me një objektiv të vetëm, mbijetesën në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi.

Klubi nga Kumanova u është falënderuar nëntë futbollistëve që ishin pjesë e ekipit gjatë gjysmësezonës vjeshtore. Ndryshimet më të mëdha pritet të ndodhin në repartin ofensiv, pasi Bashkimi është ndarë nga plot pesë sulmues: Marko Simonovski, Oguzan Ajdogan, Flamur Xhelili, Abdulhadi Jahja dhe Nedim Haxhiq.

Nga mesfusha janë larguar Isa Adenkule dhe Habubulla Askar, ndërsa nga reparti defensiv skuadrën e kanë lënë Faruk Bihorac dhe Samet Rexhepi.


Në klub tashmë po planifikohen hapat e radhës sa i përket afrimit të emrave të rinj, me synimin për ta përforcuar ekipin për pjesën pranverore të kampionatit. Gjysmësezonën vjeshtore Bashkimi e mbylli në pozitën e gjashtë me 22 pikë, katër më shumë se Tikveshi i vendit të tetë. /Telegrafi/

Ndalohet 27-vjeçari nga Kumanova i kërkuar me flet-arrest



Një njëzet e shtatë vjeçar nga fshati Romanovce në rajonin e Kumanovës u ndalua dje, i njëjti kërkohej me urdhër arrest për të për të vuajtur dënimin me burg.

"Më 08.12.2025 në orën 05.30, zyrtarët policorë në SPB Kumanovë e privuan nga liria S.Sh (27) nga fshati Romanovce, rajoni i Kumanovës".

"Ai kërkohej me urdhër arresti pas vendimit gjyqësor për të vuajtur dënimin me burg prej një viti e shtatë muajsh për një krim të kryer sipas nenit 215 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë".

"S.Sh. u dërgua në institucionin ndëshkues dhe korrektues Kshanje për të vuajtur dënimin e tij", tha policia e Kumanovës në një njoftim.

Shkëndija e fiton derbin shqiptar ndaj Bashkimit



Skuadra e Shkëndija mbylli pjesën e parë të sezonit me fitore dhe hyn e qetë në pauzën dimërore. Në kuadër të javës së 16-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, kampionët në fuqi triumfuan bindshëm si mysafr ndaj Bashkimi në Kumanovë me rezultatin 1:3, duke regjistruar fitoren e 11-të të këtij edicioni. Me këtë sukses, tetovarët e mbyllën sezonin vjeshtor në vendin e tretë me 36 pikë, gjashtë më pak se lideri Vardari. Ndërkohë Bashkimi shënoi humbjen e gjashtë dhe pritet ta përfundojë gjysmën e sezonit në vendin e pestë, njofton Telegrafi.

Ndeshja në Kumanovë nisi furishëm, me dy gola brenda shtatë minutave të para. Mysafirët kaluan të parët në epërsi pas autogolit të Armend Alimit. Por reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm, vetëm tri minuta më vonë, Panovski depërtoi bukur në krahun e djathtë dhe asistoi për Aleksovskin, që nga afër e dërgoi topin në rrjetë për 1:1.

Shkëndija kërkoi të rikthente epërsinë dhe dominoi pas golit të pësuar. Rastet u shtuan para portës së Bashkimit, ndërsa Tamba pati mundësinë më të mirë, por goditi jashtë kuadratit. Senegalezi nuk gaboi herën e dytë:,në minutën e 34-t, pas një rasti të shpëtuar në vijën e portës nga Fisnik Zuka ndaj gjuajtjes së Ibraimit, Tamba përfitoi dhe shënoi në portën e boshatisur, duke i çuar miqtë në epërsi 1:2, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.


Edhe në pjesën e dytë, ndonëse pritej reagim më i fortë nga Bashkimi, ishte Shkëndija ajo që mbante kontrollin dhe kërkonte golin e tretë. Momenti kyç erdhi pas zëvendësimeve të trajnerit Beqiri, kur në lojë hyri Fiton Ademi, i cili menjëherë goditi traversën. Por pak minuta më vonë, pas një krosimi të saktë të Liridon Latifit, ishte pikërisht Ademi që u gjend i pari te topi i ardhur në zonë dhe vulosi fitoren e tetovarëve 1:3.

Shkëndija e nis pjesën pranverore më 15 shkurt me duelin kundër Tikveshit, ndërsa Bashkimi në shtëpi do të presë Pelisterin. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Kujt do t'i takojë titulli vjeshtor? Java e 16-të do të zbardh gjithçka



Java e 16-të e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut pritet të mbyllë gjysmësezonin vjeshtor me duele vendimtare, ku do të mësohet edhe kampioni vjeshtor i këtij edicioni. Ndeshjet zhvillohen nga e premtja deri të hënën, ndërsa gara në krye është hapur, megjithëse me epërsi të lehtë ështe Vardari para Strugës, njofton Telegrafi.

Sipas renditjes aktuale, Vardari hyn në këtë javë si lider dhe është më afër ta mbyllë pjesën e parë të sezonit në vend të parë. Megjithatë, ekipi kuqezi nuk e ka të garantuar epitetin e kampionit vjeshtor. Struga, që ndodhet vetëm një hap prapa, ka shanse reale të kapë kreun, sidomos nëse Vardari ndalet me barazim në duelin ndaj Makedonija Gj.P, ndërsa ata arrijnë fitore në transfertë kundër Tikveshit. Në këtë skenar, Struga do të shkonte në pushimin dimëror si kampione e vjeshtës.

Ndërkohë, kampioni aktual, Shkëndija, ka pësuar ngecje gjatë javëve të fundit dhe praktikisht është jashtë garës për titullin vjeshtor. Megjithatë, tetovarët mbeten ende brenda objektivit madhor, mbrojtjes së titullit në fund të sezonit, pasi distanca me kreun është e rikuperueshme në pjesën pranverore.

Në mesin e tabelës qëndrojnë dy ekipet tjera shqiptare, Bashkimi dhe Arsimi. Të dy skuadrat po zhvillojnë një sezon të qetë, larg zonës së rrezikut, por edhe pa presion për garë në kreun e klasifikimit. Të dyja ekipet synojnë ta mbyllin vjeshtën me rezultate pozitive për të hyrë më të forta në fazën pranverore.

NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, situata mĂ« e rĂ«ndĂ« i takon Shkupit, i cili po zhvillon sezonin mĂ« tĂ« dobĂ«t nĂ« historinĂ« e klubit. Me vetĂ«m njĂ« pikĂ« nga 15 ndeshje, Shkupi Ă«shtĂ« ekipi i vetĂ«m qĂ« nuk ka provuar ende shijen e fitores. PĂ«r tĂ« kaltrit e Çairit, java e 16-tĂ« Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar krenarinĂ« sesa luftĂ« pĂ«r pikĂ«. /Telegrafi/

Dyshet e javës së 16-të:

05.12. – 13:00
‱ Makedonija Gj.P – Vardari
‱ Tikveshi – Struga

06.12. – 13:00
‱ Bashkimi – ShkĂ«ndija

07.12. – 13:00
‱ Shkupi – AP Brera
‱ Rabotniçki – Sileksi

08.12. – 13:00
‱ Arsimi – Pelisteri

Standings provided by Sofascore

Struga fiton me rezultat tenisi, 6-0 ndaj Bashkimit



Derbi shqiptar nĂ« LigĂ«n e ParĂ« tĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut u mbyll me njĂ« “rezultat tenisi” – Struga T&L - Bashkimi 6:0, njofton Telegrafi.

Në stadiumin e qytetit në Strugë, vendasit dhuruan spektakël të plotë, dominim, ritëm, kreativitet dhe gjashtë gola në rrjetën e skuadrës nga Kumanova, që u la pa asnjë përgjigje ndaj lojës së djemve të Bledi Shkëmbit.

Ndeshja nisi me sinjale të qarta që Struga dëshironte fitore të madhe. Fali e pati rastin e parë serioz në minutën e 11-të, pak më vonë Maleskit iu anulua një gol për pozitë jasht loje dhe vetëm atëherë nisi rrëfimi i golave.

Bunjamin Shabani hapi serinë e golave për Strugën telegrafi.com

Në minutën e 24-t, Bunjamin Shabani gjeti hapësirën perfekte në zonë dhe hapi rezultatin për 1-0. Pasoi 2-0 në minutën e 37-të, me një aksion shembullor, krosimi i Falit dhe finalizimi i Maleskit. Jevtoski nga distanca shënoi për 3-0, rezultat që mbylli pjesën e parë.

E njëjta histori vazhdoi edhe pas pushimit. Në minutën e 53-të, Hamza i vendosi vulën një goditjeje dënimi rreth 18 metra për 4-0, duke e ngritur në këmbë gjithë stadiumin. Në të 62-ën, Maleski shënoi edhe një herë, kësaj here me një goditje të bukur në këndin e kundërt 5-0. Struga nuk u ndal. Në minutën e 84-t, Vosha realizoi golin e gjashtë, duke e mbyllur këtë derbi shqiptar në mënyrën më bindëse të mundshme.

Kjo ishte ndeshja e fundit e StrugĂ«s nĂ« shtĂ«pi pĂ«r kĂ«tĂ« pjesĂ« tĂ« sezonit. NĂ« javĂ«n e fundit, ata udhĂ«tojnĂ« drejt Kavadarit pĂ«r t’u pĂ«rballur me Tikveshin, ndĂ«rsa gara pĂ«r titullin e kampionit vjeshtor mbetet e hapur, gjithçka do tĂ« vendoset mes dueleve Tikveshi – Struga T&L dhe Makedonija Gj.P – Vardari. /Telegrafi/

Përmbytjet në Strugë ndryshojnë kalendarin, java e 14-të sjell derbin shqiptar



Java e 14-tĂ« e LigĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut sjell njĂ« program tĂ« pasur futbollistik, me ndeshje tĂ« forta, ku nĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes Ă«shtĂ« derbi shqiptar ndĂ«rmjet Arsimit dhe ShkĂ«ndijĂ«s, ndĂ«rsa sfida Shkupi – Pelisteri Ă«shtĂ« shtyrĂ« pĂ«r tĂ« martĂ«n pĂ«r shkak tĂ« gjendjes sĂ« keqe tĂ« fushĂ«s nĂ« StrugĂ«, njofton Telegrafi.

Ndeshja ndërmjet Shkupit dhe Pelisterit, e vlefshme për javën e 14-të të Ligës së Parë të Maqedonisë, ka marrë një termin të ri. Fillimisht ishte planifikuar të luhej sot, por kjo nuk do të ndodhë.

Problemi qĂ«ndron tek gjendja e fushĂ«s nĂ« “Stadionin e Qytetit” nĂ« StrugĂ«, ku Shkupi i zhvillon ndeshjet si vendas. Pas reshjeve tĂ« dendura tĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit, terreni Ă«shtĂ« i pĂ«rmbytur dhe nuk ofron kushte minimale pĂ«r zhvillimin e lojĂ«s.

PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, me marrĂ«veshje mes dy klubeve dhe FFM-sĂ«, ndeshja Ă«shtĂ« shtyrĂ« pĂ«r tĂ« martĂ«n, nĂ« tĂ« njĂ«jtin orar – 13:00.

Ndërkohë, këtë fundjavë do të kemi disa përballje interesante në kampionat. Të dielën në Gostivar luhet derbi shqiptar mes Arsimit dhe Shkëndijës, gjithashtu me fillim nga ora 13:00. Po në të njëjtin termin, Bashkimi nga Kumanova do të jetë mysafir i Tikveshit në Kavadar.

TĂ« hĂ«nĂ«n Struga udhĂ«ton drejt Shkupit nĂ« sfidĂ«n kundĂ«r Rabotniçkit, ndĂ«rsa njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ« u luajt ndeshja mes Maqedonija GJ.P dhe Sileksit, ku ekipi mysafir nga Kratova fitoi me rezultat 1-2. Sot, duke filluar nga ora 13:00, zhvillohet edhe takimi AP Brera – Vardari. Java pra mbyllet me duelin Shkupi Pelisteri qĂ« luhet tĂ« martĂ«n. /Telegrafi/

Helmohet me medikamente një 4-vjeçar në Kumanovë



Edhe një tjetër rast i helmimit të një fëmije në Kumanovë është regjistruar nga Sektori për Punë të Brendshme. Bëhet fjalë për një fëmijë katërvjeçar i cili mori disa tableta.

Nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës thonë se pas ndihmës së dhënë, fëmija është stabilizuar dhe është transportuar në një klinikë në Shkup.

"Në orën 04:05 të mëngjesit, SPB Kumanovë mori njoftim se një fëmijë katërvjeçar nga Kumanova është sjellë në Qendrën e Urgjencës së Kumanovës për ndihmë mjekësore, i cili ka marrë disa tableta në shtëpi. Po merren masa për sqarimin e rastit", thonë nga SPB Kumanovë.

Struga fiton derbin shqiptar, Bashkimi merr tri pikë në shtëpi



JavĂ«n e 13-tĂ« tĂ« LigĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut, e kanĂ« hapur duelet Struga – Arsimi dhe Bashkimi – Rabotniçki, ku nĂ« tĂ« dyja pĂ«rballjet kanĂ« triumfuar ekipet nikoqire. StruganĂ«t fituan bindshĂ«m ndaj Arsimit dhe u rikthyen nĂ« krye tĂ« tabelĂ«s, ndĂ«rsa Bashkimi siguroi tri pikĂ« tĂ« vlefshme kundĂ«r Rabotniçkit pĂ«r t’u ngjitur nĂ« mesin e renditjes, njofton Telegrafi.

Struga Trim Lum shĂ«noi fitore tĂ« sigurt ndaj Arsimit (4-0) nĂ« ndeshjen e javĂ«s sĂ« 13-tĂ« tĂ« LigĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« MaqedonisĂ«. Skuadra e Bledi ShkĂ«mbit nuk hasi vĂ«shtirĂ«si pĂ«rballĂ« mysafirĂ«ve, duke e kontrolluar plotĂ«sisht lojĂ«n nĂ« “Stadiumin e Qytetit” nĂ« StrugĂ«. Pas disa rasteve tĂ« humbura nĂ« fillim, rezultatin e zhbllokoi Marjan Radeski nĂ« minutĂ«n e 20-tĂ«, pas njĂ« topi tĂ« gjatĂ« nga Bojku dhe pĂ«rfundimi tĂ« saktĂ« nĂ« kĂ«ndin e portierit Islami.

NĂ« pjesĂ«n e dytĂ«, kapiteni Bunjamin Shabani mori skenĂ«n, duke realizuar dy gola brenda dy minutash – fillimisht pas kombinimit me CompaorĂ©n dhe mĂ« pas pas njĂ« topi tĂ« vjedhur nga Jevtovski. NĂ« fund, rezultatin pĂ«rfundimtar 4-0 e vulosi Hristijan Maleski, duke konfirmuar epĂ«rsinĂ« e plotĂ« tĂ« struganĂ«ve. Me kĂ«tĂ« fitore, Struga Trim Lum ngjitet sĂ«rish nĂ« krye tĂ« tabelĂ«s me 32 pikĂ«, dy mĂ« shumĂ« se Vardari, ndĂ«rsa Arsimi mbetet me 15 pikĂ« dhe rrezikon rĂ«nien nĂ« zonĂ«n e ftohtĂ«.

Në ndeshjen tjetër, Bashkimi fitoi 2-1 ndaj Rabotniçkit në një duel të fortë në Kumanovë. Pas disa rasteve në pjesën e parë, vendasit kaluan në epërsi në minutën e 41-të me golin e Abdulhadi Jahjas. Në pjesën e dytë, Emanuell Avornio shënoi me kokë për 2-0, duke sjellë entuziazëm në tribuna.

Mysafirët ngushtuan diferencën në fund me golin e Hoxhës, por Bashkimi ruajti avantazhin dhe mori një fitore të rëndësishme. Kjo ishte fitorja e gjashtë për kumanovarët, që në javën e ardhshme do të përballen me Strugën, ndërsa Rabotniçki do të ketë sfidë të vështirë ndaj Shkëndijës. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Struga – Arsimi nĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes nĂ« javĂ«n e 13-tĂ«



Java e 13-të e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut pritet të sjellë duele interesante dhe me shumë rëndësi për ecurinë e sezonit. Ndeshjet do të zhvillohen në tri ditë, nga e shtuna deri të hënën, njofton Telegrafi.

Të shtunën, më 8 nëntor, në orën 13:00, në program janë dy përballje: Bashkimi pret Rabotniçkin në Kumanovë, ndërsa në Strugë zhvillohet derbi shqiptar mes Strugës dhe Arsimit, një ndeshje që gjithmonë zgjon interesim të madh.

Të dielën, më 9 nëntor, gjithashtu në orën 13:00, Pelisteri do të përballet me AP Brerën, ndërsa në Shkup do të luhet dueli mes Vardarit dhe Tikveshit.

Java do të përmbyllet të hënën, më 10 nëntor, me dy ndeshje po aq tërheqëse: Shkëndija do të jetë nikoqire e Makedonija Gj.P., ndërsa Sileksi do të përballet me Shkupin.

Pas kësaj jave, kampionati do të ndërpritet për shkak të angazhimeve ndërkombëtare të Përfaqësueses së Maqedonisë, e cila do të luajë ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2026.

Vlen të kujtohet se më 15 nëntor do të zhvillohet edhe ndeshja e prapambetur e javës së 12-të mes Shkupit dhe Shkëndijës, e shtyrë për shkak të angazhimit të kuqezinjve në Ligën e Konferencës kundër Jagiellonias. /Telegrafi/

Nuk i ktheu telefonat zyrtarë, kallëzim penal ndaj ish-drejtoreshës së një shkolle të mesme në Kumanovë



SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër V.T. (57) nga Kumanova për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "përvetësim në detyrë".

"E akuzuara, gjatë vitit 2024, në cilësinë e drejtoreshës së një shkolle të mesme në Kumanovë, përvetësoi dy telefona celularë në pronësi të shkollës, të cilët i ishin besuar për përdorim".

"Pas përfundimit të mandatit të saj, ajo nuk ia ktheu telefonët, duke fituar kështu një dobi pasurore të paligjshme prej afërsisht 130.000 denarësh", thonë nga SPB Kumanovë.

Janakievski sërish në krye të Bashkimit të Kumanovës



Ekipi i Bashkimit tashmë zyrtarisht ka trajner të ri. Edhe pse Gjorgji Mojsov ishte afër të marrë drejtimin e skuadrës, zgjedhja përfundimtare ra mbi Bllazhe Janakievskin, njofton Telegrafi.

Pas ndarjes me trajnerin e mĂ«parshĂ«m Muarem Muarem, drejtuesit e klubit vendosĂ«n t’ia besojnĂ« stolin njĂ« emri tĂ« njohur pĂ«r tifozĂ«t e Bashkimit, Bllazhe Janakievski, strategu qĂ« shkroi histori duke rikthyer Bashkimin nĂ« LigĂ«n e ParĂ« pas plot 17 vitesh mungesĂ«.

Ky vendim i klubit erdhi si rezultat i besimit në projektin tashmë të nisur, të cilin Janakievski e kishte ndërtuar më herët dhe e kishte udhëhequr me vizion dhe profesionalizëm. Projekti, që për arsye personale u ndërpre para fillimit të sezonit, tani vazhdon me të njëjtën përkushtim, energji dhe ambicie.

Sot Bashkimi u mund nga Arsimi i Çegranit me rezultat 4–2 dhe aktualisht ndodhet nĂ« vendin e pestĂ« nĂ« LigĂ«n e ParĂ« me 19 pikĂ« tĂ« grumbulluara. Rikthimi i Janakievskit nĂ« stolin e skuadrĂ«s sĂ« kumanovarĂ«ve do tĂ« ndodhĂ« mĂ« 8 nĂ«ntor, nĂ« ndeshjen kundĂ«r Rabotnickit. /Telegrafi/

Arsimi më i fortë në derbin shqiptar ndaj Bashkimit



Ndeshja e parĂ« e javĂ«s sĂ« 12-tĂ« solli pĂ«rballjen mes dy skuadrave shqiptare, Arsimit nga Çegrani dhe Bashkimit nga Kumanova, njofton Telegrafi.

Skuadra vendase e Arsimit arriti një fitore të merituar me rezultat 4-2, duke vazhduar formën e mirë në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Arsimi dominoi që nga fillimi me lojë ofensive dhe shumë raste të krijuara. Alban Taipi hapi serinë e golave në minutën e 36-të, por Bashkimi barazoi shpejt me Resul Memetin. Megjithatë, para përfundimit të pjesës së parë, Muhjedin Dardhishta riktheu epërsinë 2-1.

Në pjesën e dytë vendasit vazhduan me ritëm të lartë. Shefit Shefiti realizoi dy herë, duke çuar rezultatin në 4-1 dhe duke e vulosur fitoren, ndërsa Avornio shënoi golin e dytë për Bashkimin në fundin e ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje, Arsimi ka tani 15 pikë dhe në javën e ardhshme do të përballet me Struga Trim Lum, ndërsa Bashkimi është në pozitën e pestë me 19 çikë, dhe javën e tjetër do të luajë kundër Rabotniçkit në Shkup. /Telegrafi/

Bashkimi ndahet me trajnerin Muarem Muaremi



Pas barazimit në kryeqytet, klubi zigjelbër nga Kumanova ka shkarkuar trajnerin dhe ndihmësin e tij, njofton Telegrafi.

Klubi i Bashkimit të Kumanovës ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Muarem Muaremi dhe ndihmësin e tij Enes Qaili.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit, ku drejtuesit kanë falënderuar dyshen për kontributin dhe punën e tyre në krye të ekipit.

Vendimi erdhi vetëm pak orë pas barazimit që Bashkimi e regjistroi në Shkup ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit, në kuadër të javës së njëmbëdhjetë të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Në fundjavë, skuadra e Bashkimit do të jetë mysafire e Arsimit në Gostivar, në ndeshjen e radhës të kampionatit.

Java e 11-tĂ« vazhdon sot me dy ndeshje tĂ« tjera interesante: Shkupi pĂ«rballet me StrugĂ«n nĂ« StrugĂ«, ndĂ«rsa Pelisteri pret Tikveshin. TĂ« premten mbyllet xhiroja me duelet Brera – ShkĂ«ndija dhe Vardari – Sileksi. /Telegrafi/

Arsimi me rikthim spektakolar, Bashkimi reziston në Shkup



Ka nisur java e 11-të e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut me dy ndeshje të luajtura sot, në Shkup dhe Gostivar, njofton Telegrafi.

Në kryeqytet, Makedonija Gj.P dhe Bashkimi ndanë pikët pas një dueli të luftuar që përfundoi 1:1. Të dy skuadrat patën raste të mira shënimi, ndërsa portierët ishin në qendër të vëmendjes gjatë pjesës së parë. Avantazhin e takimit e mori Bashkimi në fillim të pjesës së dytë me golin e Avornijos, pas një pasigurie të portierit vendas. Megjithatë, vendasit arritën të barazonin në minutat e fundit përmes Peçovit, duke shmangur humbjen në shtëpi. Kumanovarët, megjithëse pa fitore, treguan karakter dhe qartazi po rriten nga ndeshja në ndeshje.

KF Bashkimi - Kumanovë

Në Gostivar, Arsimi zhvilloi një ndeshje spektakolare përballë Rabotniçkit, duke arritur një barazim 2:2 pas një përmbysjeje të bukur në pjesën e dytë. Miqtë nga Shkupi përfituan në fundin e pjesës së parë, kur fillimisht Demir Imeri shënoi një gol të bukur nga distanca, ndërsa menjëherë pas tij një autogol i fatkeq e dyfishoi epërsinë e Rabotniçkit.

NĂ« pjesĂ«n e dytĂ«, skuadra nga Çegrani reagoi me vendosmĂ«ri, veterani Bashkim Velija realizoi njĂ« “perlĂ«â€ nga 30 metra, ndĂ«rsa nĂ« minutat e fundit Albian Taipi, pasi goli iu konfirmua nga VAR-i, barazoi rezultatin pĂ«r 2:2, duke shpĂ«rthyer entuziazmin nĂ« tribuna. Arsimi arriti tĂ« ruajĂ« barazimin deri nĂ« fund dhe tĂ« marrĂ« njĂ« pikĂ« me shumĂ« vlerĂ« nĂ« shtĂ«pi.

Pas kĂ«tyre dueleve, Arsimi ngjitet nĂ« kuotĂ«n e 12 pikĂ«ve, ndĂ«rsa Bashkimi mbetet me njĂ« bilanc tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m nĂ« mesin e tabelĂ«s. Java e 11-tĂ« do tĂ« vazhdojĂ« me tri pĂ«rballje tĂ« tjera interesante: nesĂ«r Shkupi luan ndaj StrugĂ«s, Pelisteri pret Tikveshin nĂ« orĂ«n 17:00, ndĂ«rsa tĂ« enjten zhvillohen dy duele tĂ« forta – AP Brera pĂ«rballet me ShkĂ«ndijĂ«n nĂ« orĂ«n 13:30 dhe nĂ« mbrĂ«mje Vardari pret Sileksin nĂ« orĂ«n 17:00. /Telegrafi/

MPB: Denoncimet për bomba në shkollat e Kumanovës dhe Shkupit ishin të rrejshme



Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me njoftim në lidhje me denoncimet për bomba në disa shkolla të Kumanovës. Nga MPB thonë se denoncimet janë të rrejshme.

"Në SPB Shkup dhe SPB Kumanovë dje rreth orës 18:00 është raportuar se në adresat e e-mailit të 30 shkollave në Shkup dhe 17 shkollave në Kumanovë kanë arritur mesazhe për gjoja të vendosura mjete shpërthyese në shkolla. Janë ndërmarrë menjëherë masat dhe aktivitetet e duhura, janë kryer kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se bëhet fjalë për raportime të rreme", thuhet në njoftimin e MPB-së.

Pas denoncimeve për bombave, procesi mësimor në shkollat përkatëse u ndërpre./Telegrafi/

Arsimi fitore me rikthim, Bashkimi i sigurt ndaj Shkupit



Sot u luajtĂ«n dy duele tĂ« javĂ«s sĂ« 10-t, tĂ« LigĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut, njofton Telegrafi. Shefit Shefiti me hat-trick spektakolar pĂ«rmbysi Tikveshin, ndĂ«rsa Bashkimi e theu Shkupin pĂ«r 4–1 nĂ« javĂ«n e 10-tĂ« tĂ« LigĂ«s sĂ« ParĂ«.

NĂ« njĂ«rĂ«n prej ndeshjeve mĂ« dramatike tĂ« kĂ«tij sezoni, Tikveshi e humbi njĂ« fitore tĂ« sigurt ndaj Arsimit, ndonĂ«se udhĂ«hiqte me 2–0 dhe 3–1. Dueli nĂ« Kavadar pĂ«rfundoi me fitoren e çegranasve 3–4, me Shefit Shefitin protagonist absolut falĂ« njĂ« hat-tricku tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m, ndĂ«rsa Taipi nĂ« shtesĂ« vulosi pĂ«rmbysjen historike.

Skuadra eeTikveshit dominoi ndeshjen dhe me dy gola tĂ« Sadikut shkoi nĂ« pushim me avantazh 2–0. NĂ« pjesĂ«n e dytĂ«, Shefiti ngushtoi rezultatin, Ivanovski riktheu diferencĂ«n nĂ« 3–1, por nĂ« minutat e fundit Shefiti shĂ«noi dy herĂ« pĂ«r 3–3, pĂ«rpara se Taipi tĂ« realizonte golin e fitores nĂ« sekondat e fundit (3–4).

Pas kësaj fitoreje, Arsimi ngjitet në vendin e tetë me 11 pikë, ndërsa Tikveshi mbetet një pozitë më poshtë me 8 pikë.

NĂ« ndeshjen tjetĂ«r tĂ« javĂ«s sĂ« 10-tĂ«, Bashkimi nga Kumanova vazhdoi formĂ«n e mirĂ« duke mposhtur Shkupin me rezultat bindĂ«s 4–1. Skuadra e Muarem Muaremit dominoi nga fillimi deri nĂ« fund, me Aleksovskin dhe Simonovskin qĂ« shĂ«nuan herĂ«t pĂ«r epĂ«rsi 2–0. Shkupi ngushtoi nga penalltia me Shukun, por Avronio riktheu qetĂ«sinĂ« me golin e tretĂ« para pushimit. NĂ« fillim tĂ« pjesĂ«s sĂ« dytĂ«, Bashkimi shĂ«noi edhe golin e katĂ«rt, duke vulosur njĂ« fitore tĂ« merituar.

Me këtë triumf, Bashkimi ngjitet në kuotën e 18 pikëve dhe afrohet me vendet e kreut, ndërsa Shkupi mbetet në fund të tabelës me vetëm një pikë pas dhjetë javësh kampionat.

Rikthehet futbolli në Maqedoni, sot derbi shqiptar Bashkimi - Shkupi



Pas një pauze të gjatë, shkaku i angazhimeve të përfaqësueses së Maqedonisë në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror dhe më pas nga raundi i parë i zgjedhjeve lokale, futbolli vendor rikthehet, nga sot me duelet e javës së dhjetë në Ligën e Parë, njofton Telegrafi.

Java do tĂ« nisĂ« me dy ndeshje tĂ« premten, ku mĂ« interesant pritet tĂ« jetĂ« derbi shqiptar nĂ« KumanovĂ«. Ekipi i Bashkimit, qĂ« kĂ«tĂ« sezon po tregon formĂ« solide, do tĂ« jetĂ« nikoqir i Shkupit. Dy skuadra me objektiva tĂ« ndryshme – Bashkimi ndodhet nĂ« pozitĂ«n e pestĂ« me 15 pikĂ«, ndĂ«rsa Shkupi, ndonĂ«se njĂ« emĂ«r i madh nĂ« futbollin vendor, kĂ«tĂ« edicion po kalon periudhĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« dhe gjendet nĂ« fund tĂ« tabelĂ«s me vetĂ«m njĂ« pikĂ« tĂ« fituar.

Dueli tjetër i ditës do të luhet në Kavadar, ku Tikveshi pret Arsimin. Të dy ekipet kanë pikë të barabarta në renditje dhe synojnë të marrin maksimumin për të larguar presionin e zonës së ftohtë. Të dy ndeshjet do të fillojnë në orën 14:30.

Të shtunën do të zhvillohen dy takime të tjera: Rabotniçki do të përballet me Makedonija Gj.P, ndërsa Struga Trim Lum, që aktualisht kryeson tabelën, do të jetë nikoqire e Brerës nga Strumica.

Të dielën pritet një duel interesant mes Sileksit dhe Pelisterit, ndërsa java e dhjetë do të mbyllet të hënën me superderbin e madh mes Shkëndijës dhe Vardarit, përballje që gjithmonë sjell emocione dhe rivalitet të lartë.

Shkaku i ndryshimit tĂ« orĂ«s nga ajo verore nĂ« dimĂ«rore, ndeshjet Sileksi – Pelisteri dhe ShkĂ«ndija – Vardari do tĂ« fillojnĂ« nĂ« orĂ«n 13:30. /Telegrafi/

❌