Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rama postot fotot nga Berati, qyteti merr ngjyrat e dashurisë në prag të Shën Valentinit

Berati, qyteti historik i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”, është veshur me zbukurime të veçanta në prag të Ditës së Shën Valentinit, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe romantike për banorët dhe vizitorët. Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga qyteti, me rrugët dhe sheshet e mbushura me drita, dekorime dhe elemente festive që simbolizojnë dashurinë dhe bashkëjetesën.

Source

Lapaj denoncon ndryshimin në kod: Atentat mbi reformën në drejtësi

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj, thotë se me ndryshimet në kod është bërë një atentat mbi reformën në drejtësi. Ai vuri në dukje se është ndryshuar neni që bën fjalë për bashkëpunëtorët e drejtësisë, duke i hequr prokurorit mundësinë që të joshë me marrëveshje personat nën hetim që mund të zbërthejnë një skemë të caktuar korruptive. “Nuk është kapur një fakt shumë i rëndë që ka…

Source

FOTO/ Rama në Bruksel, darkë informale me Presidentin e Këshillit Europian

Këtë të hënë Edi Rama udhëtoi drejt Brukselit, ku këtë mbrëmje zhvilloi një takim me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Kosta. Prej ditësh, vizita e Ramës është komentuar si një takim i thirrur nga Kosta për t’i tërhequr vëmendjen lidhur me detyrimin për të mos ndërhyrë në çështjet e drejtësisë. Rama është me një delegacion të vogël, ku shoqërohet në këtë udhëtim vetëm nga ministrja për…

Source

Vëllai i tij i përfshirë në skandalin Epstein, Mbreti Charles: Gati të bashkëpunojmë me Policinë

Mbreti Charles ka njoftuar nëpërmjet Pallatit Buckingham se është “gati të bashkëpunojë” me Policinë e Luginës së Thames, ndërsa ata hetojnë akuzat në lidhje me Princin Andrew. Pallati Mbretëror i Mbretërisë së Bashkuar theksoi se Mbreti Charles ka shprehur “me fjalë të pashembullta dhe përmes veprimeve të papara” “shqetësimin e tij të thellë” për akuzat e vazhdueshme në lidhje me sjelljen e…

Source

Kryeministri: Më duhet kohë ta gëlltis këtë padrejtësi, gjithë atë mal me mut që nxori sot ajo prokurori

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë së Hagës për dënimin me nga 45 vjet burg për sejcilin nga katër ish-krerët e UÇK-së. ”Sikur ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur”,-shkruan Rama, duke shtuar se ende po përpiqet të kuptojë bazën e kërkesës që ai e cilëson si “varrosje për së gjalli të katër burrave”. Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama: Më…

Source

Foltorja tek Kryeministria, Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

Sali Berisha tek Foltorja para Kryeministrisë tha se kreu i qeverisë, Edi Rama ka vendosur t’i mbyllë Shqipërisë dyert e Europës. Sipas kryedemokratit mesazhi i kryeministrit për Europën ka qenë se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim. “Por sonte ne jemi këtu për të bërë thirrje për protestë çdo shqiptari, edhe për zhvillimin dramatik që Edi Rama në mbrojtje të vjedhjeve të tij…

Source

Foltorja para Kryeministrisë/ Zëdhënësja e PD, Garo: Të mos tërhiqemi, moment kthese dhe guximi

Zëdhënësja e PD, Floriana Garo në fjalimin e saj në Foltoren e ngritur përpara Kryeministrisë, tha se shteti nën udhëheqjen e Edi Ramës ka rënë. Për të bashkëpunëtorët e Ramës ose janë në burg ose përballen me akuza të rënda, ndërsa Shqipëria po na rrëshket nga duart. Pjesë nga fjalimi Nuk ka më vend për iluzione. Shteti ka rënë. Bashkëpunëtorët më të ngushtë të Edi Ramës janë ose në burg…

Source

Deputeti i PD, Bardh Spahia: Rama po djeg Europën për të shpëtuar kokën

Deputeti i PD, Bardh Spahia thotë se ndryshimet ligjore që kërkon kryeministri Edi Rama janë për të bllokuar drejtësinë dhe për të shpëtuar veten nga korrupsioni. Në postimin e tij në Facebook, Spahia fton qytetarët të protestojnë më 10 shkurt për të mbrojtur të ardhmen e Shqipërisë dhe ëndrrën europiane. Postimi i plotë Sot u vërtetua për të disatën herë që Edi Rama është armiku i drejtësisë…

Source

Mësuesi dhunon nxënësin, grushte dhe shkelma mes tyre: Ndalu, ndalu

Një akt dhune që ka ndodhur në shkollën fillore “Pavarësia” në Prishtinë, ka shokuar publikun. Aty ku një mësues ka ushtruar dhunë fizike ndaj nxënësit. Mësuesi gjuan me shuplakë disa herë nxënësit, e më pas ai ia kthen me shkelm, ku dhe nis një përleshje mes tyre. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar se ndaj mësuesit është lëshuar urdhër për ndalimin…

Source

Kombëtarja shqiptare e priftërinjve merr pjesë në Europianin e Futsall në Poloni, mundësi për forcimin e lidhjeve

Kombëtarja e Priftërinjve të Shqipërisë në Futsall do të marrë pjesë në Kampionatin e 18-të Europian të Priftërinjve, i cili do të zhvillohet në qytetin Lublin të Polonisë, nga data 9 deri më 13 shkurt. Ky event i rëndësishëm sportiv dhe shpirtëror do të mbledhë përfaqësues nga 18 shtete evropiane, përfshirë edhe Shqipërinë. Skuadra shqiptare do të përfaqësohet nga një grup prej 11 lojtarësh…

Source

Turpi i një prokurorie ndërkombëtare, nga 45 vite burg për Luftëtarët e Lirisë!

Nga Mentor Kikia Ne këtu në Tiranë kemi halle të tjera. Por në Hagë është duke u luajtur një nga aktet më të turpshme të këtij shekulli. Prokuroria e Gjykatës Speciale kërkoi që 4 ish komandantët e UÇK-së, të dënohen me nga 45 vjet burg secili (praktikisht burgim i përjetshëm, duke patur parasysh moshën). Edhe pse është vetëm kërkesa e prokurorit, ky është një lajm i kobshëm për historinë e…

Source

Ministri Gogu: Kuvendi duhet të ndërhyjë në ligj që funksionet kushtetuese të mos pezullohen

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu thotë se Kuvendi duhet të ndërhyjë me ligj për të garantuar që funksionet kushtetuese nuk mund të pezullohen. Duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ai tha se ky vendim nuk ka interpretim detyrues, pasi gjyqtarët janë ndarë në dy grupe me nga katër vota, çka e lë konfliktin kushtetues pa zgjidhje përfundimtare. Për të të dyja…

Source

Tragjedia e familjes Kola në Itali, mblidhen 75 mijë euro për kthimin e 4 trupave në Shqipëri

Tragjedia që i mori jetën një familjeje shqiptare javën e kaluar në Itali ka prekur opinionin publik. Brenda vetëm dy ditësh, mbi 75 mijë euro janë mbledhur në platformën GoFundMe për familjen Kola që ndërruan jetë në mënyrë tragjike në Porcari, në provincën e Luccas, si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit. Fondet e mbledhura do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve të funeralit dhe për…

Source

Ish-Presidenti Alfred Moisiu rimerr veten, del nga QSUT

Ish-presidenti Alfred Moisiu ka kaluar problemet e fundit shëndetësore dhe është kthyer në banesë. Moisiu u shtrua me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, por pas trajtimit mjekësor gjendja e tij është përmirësuar dhe aktualisht gëzon shëndet të mirë. QSUT ka publikuar gjithashtu një fotografi të ish-presidentit Moisiu së bashku me një nga mjeket…

Source

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama poston pamjet: Fokus te shkollat dhe siguria e nxënësve

E nisur prej kohësh, vijon puna për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga subjektet private. Kryeministri Edi Rama ka ndarë për ndjekësit pamje nga ndërhyrjet në terren. ”Aksioni për lirimin e hapësirave publike, sot i fokusuar rreth shkollës “Ndre Mjeda” në Shkodër, me qëllim krijimin e një mjedisi më të sigurt e funksional për nxënësit dhe komunitetin”, shkruan Rama.

Source

Monitorimi i efikasitetit gjyqësor dhe i zbatimit të rekomandimeve: ILD miraton kalendarin e inspektimeve për vitin 2026

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka miratuar në Mbledhjen e Përgjithshme të Inspektorëve, më 30 janar 2026, planin e inspektimeve në prokurori e gjykata për vitin 2026. Inspektimet tematike dhe institucionale do jenë edhe gjatë vitit 2026, instrumenti me të cilin Inspektori i Lartë i Drejtësisë mat eficencën e drejtësisë në vend, ndërsa këtë vit, në mënyrë të dedikuar, do të monitorojë edhe…

Source

Ministrja e Shëndetësisë, Sala në forumin WHX Dubai 2026: Sfida kryesore mbetet integrimi i sistemeve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala mori pjesë në WHX Dubai 2026, një nga forumet më të rëndësishme globale për shëndetësinë dhe inovacionin. Ajo prezantoi rrugëtimin e Shqipërisë në shëndetësinë digjitale, nga një sistem i bazuar kryesisht në dokumente letre, drejt platformave kombëtare digjitale që sot përdoren çdo ditë nga mjekët dhe institucionet shëndetësore.

Source

Komisioni Evropian kërkon që Kuvendi të veprojë për imunitetin e Ballukut, PD: Po bllokohet drejtësia me urdhër të Ramës

Komisioni Evropian i kërkon Kuvendit të adresojë pa vonesë heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku. Pas këtij qëndrimi ka reaguar kreu i grupit parlamenar i PD, Gazment Bardhi. Ai thotë se kreu i Kuvendit për 8 javë me radhë ka qenë në krye të frontit kundër drejtësisë, sipas urdhrit të Ramës. ”Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike përshëndet qëndrimin e Komisionit Europian dhe…

Source

Ish-deputeti Bumçi: Institucionet kanë rënë, qytetarët duhet t’i dalin zot interesit të tyre

Ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi thotë se mbijetesa e qeverisë aktuale përballë skandaleve të shumta, është një anomali në krahasim me vendet fqinje si Kosova dhe Maqedonia. Për të një kryeministër në këto vende nuk do të qëndronte në detyrë as edhe një ditë të vetme në rrethana të ngjashme. “E para është që ftesa për të gjithë qytetarët shqiptarë të dalin të protestojnë masivisht, sepse kjo gjë që…

Source

❌