Dy blloqe brenda LDK-së, përçarje e re apo ballafaqim politik i pashmangshëm?

Analistët kanë komentuar Kuvendin e LDK-së, Dobësia buron nga humbja zgjedhore, jo nga procesi i brendshëm.
Analisti politik Ylli Hoxha ka deklaruar në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është më e dobët jo për shkak të Kuvendit partiak, por si pasojë e rezultatit zgjedhor të 28 dhjetorit.
Sipas tij, problemi kryesor i LDK-së lidhet me humbjen në zgjedhje dhe jo me mënyrën e organizimit të Kuvendit.
Hoxha ka vlerësuar se rizgjedhja e Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së nuk ka ardhur sepse ai ka qenë domosdoshmërisht opsioni më i mirë, por për shkak të mungesës së alternativave të tjera brenda partisë.
âLDK-ja Ă«shtĂ« mĂ« e dobĂ«t jo pĂ«r shkak tĂ« Kuvendit, por pĂ«r shkak tĂ« rezultatit tĂ« zgjedhjeve tĂ« 28 dhjetoritâ, ka thĂ«nĂ« Hoxha, duke shtuar se Kuvendi mbetet njĂ« nga pikat mĂ« tĂ« forta tĂ« kĂ«saj partie.
Sipas tij, LDK-ja Ă«shtĂ« i vetmi subjekt politik nĂ« KosovĂ« qĂ« ka arritur disa herĂ« tâi pĂ«rballojĂ« sfidat e lidershipit pĂ«rmes votĂ«s, pa pĂ«rçarje dhe pa pĂ«rplasje tĂ« brendshme.
âAty Ă«shtĂ« çalimi dhe Kuvendi Ă«shtĂ« pjesĂ« e fortĂ« e LDK-sĂ«, sepse megjithatĂ« Ă«shtĂ« i vetmi subjekt qĂ« ka arritur disa herĂ« tĂ« ketĂ« sfida tĂ« tilla tĂ« lidershipit dhe ta adresojĂ« kĂ«tĂ« çështje me votĂ«â, ka theksuar Hoxha.
Ai ka shtuar se Kuvendin e LDK-së nuk e sheh si dobësi, por si një mundësi për fillim të ri, rifillim apo vazhdim të punës.
Në të njëjtën linjë, analisti Kastriot Jahaj ka deklaruar se Kuvendi i LDK-së është thirrur për përgjegjësi dhe se votëbesimi për Lumir Abdixhikun është realizuar në një formë demokratike, përmes votimit të fshehtë, që u ka dhënë delegatëve liri të plotë për të vendosur.
Ai ka theksuar se çështjet lidhur me organizimin e Kuvendit janë adresuar nga vetë zyrtarët e LDK-së, ndërsa më shumë i ka bërë përshtypje reagimi, apo mungesa e reagimit, e disa figurave të larta të partisë, në veçanti e Avdullah Hotit, i cili kishte shpallur kandidaturën për kryetar.
Ndryshe nga Hoxha dhe Jahaj, analisti Sadri Ramabaja ka vlerësuar se Kuvendi përfaqëson më shumë një lloj ngushëllimi për LDK-në, ndërsa humbja e 28 dhjetorit ka qenë një tronditje e thellë për këtë parti.
â28 dhjetori Ă«shtĂ« tronditja e thellĂ« qĂ« ka prodhuar pastaj tĂ« gjitha kĂ«to tĂ« tjeratâ, ka deklaruar Ramabaja.
Sipas tij, Kuvendi ka dĂ«shmuar se LDK-ja ndodhet nĂ« njĂ« krizĂ« tĂ« thellĂ«, e cila nuk Ă«shtĂ« mĂ« vetĂ«m identitare, por ka marrĂ« edhe karakter strukturor dhe organizativ. Ai ka shtuar se brenda LDK-sĂ« janĂ« kristalizuar dy blloqe tĂ« fuqishme politike: blloku i âtĂ« vjetĂ«rveâ, qĂ« sipas tij ka pasur prirje pĂ«r bashkĂ«punim me PDK-nĂ«, dhe blloku i âtĂ« rinjveâ, tĂ« cilĂ«t angazhohen pĂ«r njĂ« pozicion politik mĂ« tĂ« qartĂ« âasâasâ./Telegrafi/
- YouTube youtu.be


































Samet Ballazhi me shokë, i kapur rob në Pashtrik nga serbët
UshtarĂ«t serb, tĂ« kapur rob nga UĂK-ja qĂ« u shkĂ«mbyen me grupin e Samet Ballazhit



