Lufta ndaj kancerit, ministrja Sala: Tre akseleratorë linearë dhe aparat i ri për brakiterapinë
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala mori pjesë sot në forumin “Kontrolli i kancereve në Shqipëri: Parandalim, Depistim dhe Kujdes ndaj pacientit”, organizuar në kuadër të Ditës Botërore të Kancerit. Në fjalën e saj, Sala tha se “kanceri është një sfidë e përbashkët e gjithë shoqërisë dhe si i tillë, kërkon një qasje multidimensionale, por të mirëkoordinuar.