Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ish-shefi i krimeve dënohet për ndikim të paligjshëm

Ish-shefi krimeve në komisariatin nr.3 në Tiranë, Erjon Dani dhe dy persona të tjerë u deklaruan fajtorë të enjten më 5 shkurt nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë. Ndaj Erjon Danit u caktua masa përfundimtare me 3 vjet burgim, që në aplikim të […]

The post Ish-shefi i krimeve dënohet për ndikim të paligjshëm appeared first on Reporter.al.

KLGJ pranon pjesërisht kërkimin e ILD-së për gjyqtarin Shkëlzen Liçaj, vendos “vërejtje publike”

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGj vendosi të enjten me 5 shkurt të caktojë masën disiplinore “vërejtje publike” ndaj gjyqtarit të Durrësit, Shkëlzen Liçaj, duke pranuar pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, që kërkoi “ulje page” për këtë magjistrat lidhur me vonesa në arsyetimin e vendimeve. Relatori i çështjes, anëtari Bledar Bajri paraqiti mendimin […]

The post KLGJ pranon pjesërisht kërkimin e ILD-së për gjyqtarin Shkëlzen Liçaj, vendos “vërejtje publike” appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Petrit Vukaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 5 shkurt vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të prokurorit të Tiranës, Petrit Vukaj. Shumica e trupit gjykues të Kolegjit vlerësoi se pamundësia financiare e konstatuar dhe gjetjet në aspektin profesional, janë të pamjaftueshme për të sjellë në penalizim. Megjithëse drejtuesi i […]

The post KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Petrit Vukaj appeared first on Reporter.al.

Tre mbështetës të Partisë Socialiste deklarohen fajtorë për blerje votash

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të enjten më 5 shkurt deklarimin fajtor të tre personave të akuzuar për blerje votash në Qarkun e Lezhës për të mbështetur Partinë Socialiste gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Tre të pandehurit janë Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja, të cilët akuzohen […]

The post Tre mbështetës të Partisë Socialiste deklarohen fajtorë për blerje votash appeared first on Reporter.al.

KPA pushon vetingun për gjyqtaren Sonjela Voskopi, mbetet në fuqi konfirmimi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 5 shkurt vendimin për pushimin e gjykimit të çështjes për vetingun e gjyqtares së Korçës, Sonjela Voskopi. Vendimi u mor me shumicë votash, pasi drejtuesi i SPAK kërkoi në përfundim të gjykimit lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për […]

The post KPA pushon vetingun për gjyqtaren Sonjela Voskopi, mbetet në fuqi konfirmimi appeared first on Reporter.al.

Mbërrin në ILD ankesa për gjyqtaren Irena Gjoka, kërkohet hetim disiplinor

Pasi gjashtë anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ, rrëzuan një javë më parë kërkesën e katër kolegëve për fillimin e procedurës së verifikimit të statusit të gjyqtares Irena Gjoka, një prej anëtarëve të këtij këshilli ka depozituar të martën, më 3 shkurt, ankesë pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD. Nëpërmjet një përgjigjeje me […]

The post Mbërrin në ILD ankesa për gjyqtaren Irena Gjoka, kërkohet hetim disiplinor appeared first on Reporter.al.

Drejtuesi i SPAK kërkon lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të gjyqtares Sonjela Voskopi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 4 shkurt me konkluzionet përfundimtare në çështjen e vetingut të gjyqtares së Korçës, Sonjela Voskopi. Prokurori Adnan Xholi, i cili përfaqëson në këtë çështje drejtuesin e SPAK, Klodian Braho, deklaroi se pas shqyrtimit të çështjes në KPA, vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, […]

The post Drejtuesi i SPAK kërkon lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të gjyqtares Sonjela Voskopi appeared first on Reporter.al.

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtares Vjollca Spahiu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 4 shkurt me parashtrimet në çështjen e vetingut të gjyqtares së Tiranës, Vjollca Spahiu. Prokurori Adnan Xholi, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK në këtë çështje deklaroi se u qëndronin shkaqeve të ankimit lidhur me probleme në kriterin e pasurisë dhe kërkoi shkarkimin e […]

The post KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtares Vjollca Spahiu appeared first on Reporter.al.

Shoqata e gjyqtarëve reagon ndaj kërcënimit të radhës të kryeministrit Rama

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve e Republikës së Shqipërisë reagoi mbrëmjen e së martës përmes një deklarate kundër presionit që po ushtron në vijimësi kryeministri Edi Rama ndaj Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimmarrjen për ankesën e kryer nga dy bashkime vullnetare të gjyqtarëve për të shpallur antikushtetues nene të ligjit që lidh pagën e magjistratëve me […]

The post Shoqata e gjyqtarëve reagon ndaj kërcënimit të radhës të kryeministrit Rama appeared first on Reporter.al.

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Petrit Vukaj

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho u qëndroi gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare më 3 shkurt shkaqeve të ankimit për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurorit të Tiranës, Petrit Vukaj, ndërsa u tërhoq nga gjetjet për pastërtinë e figurës. Në përfundim, prokurori Adnan Xholi i cili përfaqëson Brahon në këtë çështje, kërkoi shkarkimin nga detyra të Vukajt […]

The post Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Petrit Vukaj appeared first on Reporter.al.

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Gjergji Tako

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA të martën më 3 shkurt shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Gjergji Tako, për probleme në kriterin profesional dhe për etikën. Tako dhe përfaqësuesja e tij ligjore, avokatja Romina Zano i kundërshtuan shkaqet si të pamjaftueshme për të sjellë […]

The post Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Gjergji Tako appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi konfirmimin e ndihmëses ligjore, Aulona Bodo

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të martën më 3 shkurt lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të ndihmëses ligjore pranë Gjykatës së Lartë, Aulona Bodo. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore […]

The post KPA lë në fuqi konfirmimin e ndihmëses ligjore, Aulona Bodo appeared first on Reporter.al.

Konfirmimi i ndihmësit ligjor, Periand Teta merr formë të prerë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën më 3 shkurt pushimin e çështjes së vetingut për ndihmësin ligjor të Gjykatës së Lartë, Periand Teta, prej nga mori formë të prerë vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të këtij subjekti rivlerësimi. Trupi gjykues i KPA e mori vendimin […]

The post Konfirmimi i ndihmësit ligjor, Periand Teta merr formë të prerë appeared first on Reporter.al.

SPAK heq dorë nga ankimi për ndihmësin ligjor, Periand Teta

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho u tërhoq të hënën më 2 shkurt nga shkaqet e ankimit ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të ndihmësit ligjor të Gjykatës së Lartë, Periand Teta. Ndihmësi ligjor, Periand Teta u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 1 tetor të vitit 2024, […]

The post SPAK heq dorë nga ankimi për ndihmësin ligjor, Periand Teta appeared first on Reporter.al.

Kalon për gjykim çështja penale ndaj kryetarit të Bashkisë Tropojë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të hënën më 2 shkurt pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, SPAK për kalimin në gjykim të çështjes penale në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi dhe ndaj zëvendësit të tij, Abedin Kërrnaja, të akuzuar për veprën […]

The post Kalon për gjykim çështja penale ndaj kryetarit të Bashkisë Tropojë appeared first on Reporter.al.

Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të familjarëve të një të dënuari për terrorizëm në SHBA

Prokuroria e Tiranës njoftoi të shtunën, më 31 janar, se ka depozituar në gjykatë kërkesë për konfiskimin e pasurive të familjarëve të Sajmir Alimehmetit, i dënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 22 vite burg për vepra penale në fushën e akteve terroriste. Alimehmeti u akuzua se kishte siguruar dhe tentuar të siguronte mbështetje […]

The post Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të familjarëve të një të dënuari për terrorizëm në SHBA appeared first on Reporter.al.

KLGJ rrëzon verifikimin e Irena Gjokës dhe ia ‘pason topin’ ILD-së

Me shumicën e votave të anëtarëve, Këshilli i Lartë Gjyqësor rrëzoi të premten një kërkesë për verifikimin e statusit të gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka lidhur me mosdeklarimin prej saj të një dënimi penal të dhënë nga drejtësia greke në vitin 2005. Çështja e Gjokës u fut në rendin e ditës me propozimin […]

The post KLGJ rrëzon verifikimin e Irena Gjokës dhe ia ‘pason topin’ ILD-së appeared first on Reporter.al.

Vetingu i Aurel Zarkës, palët paraqesin në KPA qëndrimet për provat

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 29 dhjetor me qëndrimet për aktet e reja në çështjen e vetingut të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, i arrestuar në korrik të vitit 2024 për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjen e “Toyota Auris”. Prokurori Adnan Xholi i cili përfaqëson […]

The post Vetingu i Aurel Zarkës, palët paraqesin në KPA qëndrimet për provat appeared first on Reporter.al.

Ish-drejtuesit e prokurorive Sarandë dhe Lushnje, në gjyq për korrupsion

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të enjten më 29 janar përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho, një ish-prokurori tjetër dhe dy biznesmenëve, të akuzuar për korrupsion pasiv dhe ndikim të paligjshëm. Ish-prokurori Llaho dhe biznesmeni […]

The post Ish-drejtuesit e prokurorive Sarandë dhe Lushnje, në gjyq për korrupsion appeared first on Reporter.al.

KPA rikthen në detyrë prokurorin Lazër Çardaku

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, njoftoi mbrëmjen e së mërkurës ndryshimin e vendimit të Komisionit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Lazër Çardaku, dhe e konfirmoi atë në detyrë. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relator Sokol Çomo dhe anëtare Albana […]

The post KPA rikthen në detyrë prokurorin Lazër Çardaku appeared first on Reporter.al.

❌