Një skiator është plagosur ditën e sotme në Brezovicë nga një ortek dëbore. Bëhet me dije se gjendja shëndetësore e skiatorit është e mirë dhe se ka pësuar vetëm lëndime të lehta.
Sipas faqes âBrezovica Infoâ nĂ« KosovĂ«, tre skiatorĂ« kishin hyrĂ« pĂ«r tĂ« skijuar jashtĂ« pistave zyrtare, çfarĂ« dyshohet se ka shkaktuar ortekun e dĂ«borĂ«s.
Ndërkohë iu është bërë thirrje të gjithë skiatorëve që të përdorin vetëm pistat zyrtare dhe të shënuara, për arsye sigurie./mxh
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë më 1 shkurt se shteti nuk ka asnjë lidhje me aferën që bërë e ditur pas kapjes së pesë tonëve të marihuanës në pronën e një zyrtari lokal të partisë në pushtet, Partia Përparimtare Serbe (SNS).
Ai ka thĂ«nĂ« se policia âka arrestuar njerĂ«zâ dhe qĂ« kundĂ«rshtarĂ«t e tij politikĂ« âkanĂ« kthyer gjithçka mbrapshtâ dhe pretendojnĂ« se shteti Ă«shtĂ« mbrapa aferĂ«s.
âNjerĂ«zit nga Policia gjetĂ«n pesĂ« tonĂ« tĂ« njĂ« lloj droge. Tani, nĂ«se vetĂ«m djali e ka ditur pĂ«r kĂ«tĂ« apo tĂ« dy, edhe djali edhe babai, kjo Ă«shtĂ« çështje tjetĂ«r, le ta vendosin autoritetet kompetente, nuk dua tĂ« pretendoj asgjĂ«. Ne e kemi kryer atĂ« operacionâ, ka thĂ«nĂ« Vuçiç pĂ«r Televizionin Pink.
Më 29 janar, Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit për Krim të Organizuar ka konfiskuar pesë tonë marihuanë në zonën e fshatit Konjuh afër Krushevcit, në Serbinë qendrore.
Të dyshuar për këtë rast janë Aleksandar Mijajlloviç, Nebojsha Spasojeviç, Rade Spasojeviç, Ivan Dragniç and Urosh Mlladenovski.
Autoritetet kanë kërkuar lëshimin e një fletarrestimi, përfshirë edhe atë ndërkombëtar për Aleksandar Mijajlloviçin, i cili është identifikuar si organizator i grupit të organizuar kriminal dhe tani është në arrati.
Sipas autoriteteve serbe, grupi ka vepruar në nivel ndërkombëtar dhe ka përvetësuar pesë tonë të marihuanës në territorin e Maqedonisë së Veriut përgjatë muajit janar.
Presidenti i partisĂ« opozitare LĂ«vizja Popullore e SerbisĂ«, Mirosllav Aleksiç, ka thĂ«nĂ« pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« X â dikur Twitter, se njĂ«ri prej tĂ« arrestuarve gjatĂ« sekuestrimit tĂ« drogĂ«s ishte njĂ« kĂ«shilltar i PartisĂ« PĂ«rparimtare Serbe, parti nĂ« pushtet, nĂ« Krushevc.
Aleksiç ka thĂ«nĂ« se personi i arrestuar Ă«shtĂ« âmik dhe ndihmĂ«s i ngushtĂ«â i familjes sĂ« ministrit tĂ« Mbrojtjes, Bratisllav Gashiç. Ministri Gashiç nuk ka bĂ«rĂ« ndonjĂ« koment pas akuzave dhe as nuk e ka pĂ«rmendur emrin e personit tĂ« arrestuar.
PĂ«rmes njĂ« deklarimi tĂ« publikuar nĂ« gazeta serbe, ai i ka pĂ«rgĂ«zuar autoritetet policore dhe tĂ« sigurisĂ« pĂ«r aksionin, duke thĂ«nĂ« se veprime si kĂ«to tregojnĂ« se ânuk ka njerĂ«z tĂ« mbrojtur nĂ« Serbiâ./mxh
Klubi i Flamurtarit ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit Archange Bintsouka për pjesën e mbetur të sezonit.
Futbollisti kongolez largohet nga Partizani pas një periudhe ku hapësirat e tij në formacion u reduktuan pas ndryshimeve në stafin teknik të të kuqve.
Gjatë verës, Bintsouka ishte në qendër të diskutimeve për rinovimin e kontratës, proces që u mbyll me vonesë dhe ndikoi në fazën e tij përgatitore.
Përforcim në sulm, Flamurtari prezanton lojtarin nga rivalët e
Drejtuesit e Partizanit dhe lojtari ranë dakord që huazimi te vlonjatët do të shërbente si zgjidhja më e mirë për të gjitha palët. Flamurtari e prezantoi sulmuesin si një përforcim që shton fizikun dhe alternativat në repartin e avancuar.
Bintsouka pritet të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit për të nisur stërvitjen me grupin e ri./mxh
Sipas The Daily Mail të Londrës, që i referohet ekspertëve të shërbimeve sekrete, Jeffrey Epstein, financier pedofil amerikan i gjetur i vdekur në një qeli të një burgu në Nju Jork në 2019, drejtonte operacionin më të madh seksual për të vënë në kurth njerëz të fuqishëm të botës, në emër të ish-KGB-së ruse, në kohën kur u ofronte gra për shërbime seksuale.
Publikimi i 3 milionë dosjeve bën më të besueshme pretendimet e zyrtarëve të lartë të sigurisë se Epstein punonte për Moskën, e ndoshta edhe për Izraelin, kur lehtësonte kontakte të dyshimta me gra dhe vajza për disa nga njerëzit më të fuqishëm të botës.
Në fashikujt e nxjerra përfshihen, sipas tabloidit britanik, 1.056 dokumenta ku përmendej presidenti rus Putin dhe në 9.629 i referoheshin Moskës. Epstein duket se ka siguruar edhe audiencë me Putin pas shpalljes së tij fajtor për krime dhe pedofili në vitin 2008.
Burimet që i referohet The Daily Mail thonë se kjo shpjegon edhe pse ish-financieri amerikan bënte një jetë mjaft ekstravagante dhe të pasur, edhe pse nuk ka evidenca dokumentare që e lidhin Putin dhe spiunazhin e tij drejtpërdrejtë me aktivitetet e paligjshme të Epstein.
Por burimet qĂ« i referohet tabloidi britanik pretendojnĂ« se ndĂ«rkohĂ« qĂ« shĂ«rbimet sekrete amerikane âmonitoroninâ lidhjet ruse tĂ« Epstein pĂ«r vite me radhĂ«, ekuivalentĂ«t e tyre britanik ishin hezitues pĂ«r shkak tĂ« lidhjeve tĂ« ish-financierit amerikan me ish-princin Andrew, djalin e MbretĂ«reshĂ«s.
Sipas ekspertëve të inteligjencës amerikane, ata besojnë se Epstein ishte përfshirë në botën e spiunazhit përmes lidhjeve të biznesit me Robert Maxwell, ish-manjatin e mediave, që në fakt kishte lidhje intime me vajzën e tij, Ghislaine Maxwell, e cila është duke vuajtur 20 vjet burg për trafikim seksual të fëmijëve dhe vepra të tjera penale të lidhura me ish-të dashurin e saj, financierin amerikan Epstein.
Maxwell ndërroi jetë njësoj si Epstein, në rrethana misterioze, ku trupi i ish-manjatit të mediave u gjet në ujërat e Oqeanit Atlantik në vitin 1991, pasi dukej sikur kishte rënë nga jahti në ujërat e oqeanit. Burimet e sigurisë, sipas The Daily Mail, besojnë se ish-manjati i medias Maxwell ishte rekrutuar nga rusët në vitet 1970, kur punonte për ekstradimin e hebrenjve rusë në Izrael me përfshirjen e shërbimit sekret izraelit, Mossad-it.
Ndërkohë, një dokument tjetër zbulon se FBI-ja kishte paralajmëruar se Epstein besohej të ishte edhe spiun i Mossad-it izraelit, pasi ishte i afërt me ish-kryeministrin izraelit Ehud Barak dhe ishte trajnuar si spiun i izraelitëve në kohën kur Barak ishte kryeministër i Izraelit.
The Daily Mail shkruan edhe pĂ«r lidhjet e Epstein me njerĂ«z tĂ« afĂ«rt tĂ« Presidentit Trump dhe kontaktet e tij me politikanĂ« tĂ« tjerĂ« evropianĂ«, si ish-Sekretarin e PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« KĂ«shillit tĂ« EvropĂ«s, norvegjezin Jagland, duke i sugjeruar tâi kalonte njĂ« mesazh Putinit pĂ«r atĂ« se si tĂ« trajtonte Presidentin amerikan Trump, shkruan tabloid britanik Daily Mail kĂ«tĂ« tĂ« diel./mxh
Qeveria portugeze ka njoftuar një paketë rindërtimi dhe ndihme prej 2.5 miliardë eurosh, pas stuhisë shkatërruese Christine që përfshiu vendin javën e kaluar dhe la pesë të vdekur.
Kryeministri portugez Luis Montenegro njoftoi gjithashtu se gjendja e gatishmërisë, e cila është vendosur në shumë pjesë të vendit, do të zgjatet deri më 8 shkurt, pasi priten më shumë shira në ditët në vijim.
Kjo masë, e vendosur fillimisht të enjten, u lejon autoriteteve të zbatojnë masa sigurie dhe të koordinojnë përpjekjet për reagim ndaj emergjencave.
âDisa zona do tĂ« pĂ«rballen me situata mĂ« serioze qĂ« madje mund tĂ« kĂ«rkojnĂ« evakuimâ, paralajmĂ«roi kryeministri i vendit nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp pas njĂ« takimi urgjent tĂ« qeverisĂ«.
Agjencia meteorologjike portugeze IPMA ka vënë të gjithë territorin e Portugalisë në gatishmëri për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shoqëruara me erëra deri në 100 km/orë.
Sipas parashikimeve aktuale të motit, dëmet mund të jenë të konsiderueshme, paralajmëroi kreu i Mbrojtjes Civile, Mario Silvestro.
Mbrojtja Civile dërgoi mesazhe në telefonat celularë në pjesën më të madhe të vendit për të paralajmëruar për rrezikun e përmbytjeve./mxh
Një vajzë 18-vjeçare humbi jetën pasi u shty në shina nga një emigrant sudanez në një sulm të rastësishëm në stacionin e metrosë Wandsbek Markt në Hamburg, Gjermani.
Ngjarja ndodhi të enjten rreth orës 22:00. Viktima, Fatemeh D., u tërhoq dhe u shty nga Ariop A., 25 vjeç, i cili gjithashtu humbi jetën pas përplasjes me trenin. Autoritetet konfirmuan se nuk kishte asnjë lidhje të mëparshme mes tyre.
Lajmi ka tronditur komunitetin dhe familjarĂ«t e vajzĂ«s kanĂ« shprehur dhimbjen e tyre nĂ« rrjetet sociale. NĂ« Instagram, nĂ«na e saj postoi njĂ« foto tĂ« Fatemeh duke mbajtur lule, duke shkruar: âBija ime Ă«shtĂ« njĂ« engjĂ«ll.â NĂ« njĂ« tjetĂ«r postim emocional shtoi: âO vajza e bukur.â NjĂ« tjetĂ«r homazh pĂ«rfshinte njĂ« pĂ«rmbledhje videosh me mbishkrimin: âNatĂ«n e kaluar desha tĂ« tĂ« pĂ«rqafoja.â
Mediat gjermane raportojnë se sulmuesi kishte një histori të dhunshme dhe ishte në radar të autoriteteve. Ai ishte arrestuar disa ditë më parë për sulm ndaj oficerëve të policisë, por më pas u lirua.
Autoritetet thonë se ai kishte hyrë në Gjermani në mes të vitit 2024 përmes një programi humanitar dhe jetonte në një akomodim tip kontainer në Hamburg.
DĂ«shmitarĂ«t thanĂ« se autori po tregonte sjellje tĂ« çrregullta pak minuta para sulmit tragjik, ndĂ«rsa i bĂ«rtiste viktimĂ«s: âDo tĂ« tĂ« marr me veteâ./mxh
Manchester City ka hedhur një hap fals në garën për titull, pasi nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 në transfertën ndaj Tottenham.
Skuadra e Pep GuardiolĂ«s e nisi ndeshjen nĂ« mĂ«nyrĂ« perfekte, duke dominuar pjesĂ«n e parĂ« dhe duke shĂ«nuar dy herĂ« me anĂ« tĂ« Cherki (11â) dhe Semenyo (44â).
MegjithatĂ«, âSpursâ treguan karakter nĂ« pjesĂ«n e dytĂ«, duke pĂ«rmbysur dominimin e miqve falĂ« njĂ« dopiete tĂ« sulmuesit Dominic Solanke, i cili realizoi nĂ« minutat 53 dhe 70.
Ky barazim është një lajm i shkëlqyer për Arsenalin kryesues, i cili tashmë e sheh veten 6 pikë para City-t të vendit të dytë.
Nga ana tjetër, Tottenham ngjitet në kuotën e 29 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 14-të të renditjes./mxh
Një krim pasioni duket se ka qenë ai i ndodhur në Bilbao të Spanjës.
Një 55-vjeçare është arrestuar për vrasjen e partnerit të saj 67-vjeccar. Kur forcat policore hynë në banesën që ishte dhe vendngjarja e krimit, kanë zbuluar trupin e viktimës, me plagë të shumta të bëra me thikë si dhe me organin gjenital të prerë.
Raportohet se krimi është personi që edhe ka denoncuar rastin tek autoritetet, pasi nëna i është rrëfyer se ka kryer krimin.
Fqinjët kanë deklaruar se kishin dëgjuar zëra që vinin nga apartamenti i çiftit para incidentit. Edhe pse motivi nuk dihet, sulmi mund të ketë qenë i motivuar nga xhelozia, sipas mediave lokale.
Lagjja ku jetonin 55-vjeçari dhe 67-vjeçari, të cilët kishin qenë në një lidhje prej 5 vitesh, është në shok, pasi të gjithë i përshkruajnë si një çift normal dhe aspak toksik.
âAta dukeshin si çifti perfektâ, tha njĂ« nga fqinjĂ«t./mxh
Dokumentet e publikuara së fundmi të lidhura me autorin e dënuar të krimeve seksuale, Jeffrey Epstein, kanë tërhequr vëmendjen pasi një email që i referohej kryeministrit indian Narendra Modi u shfaq në serinë e fundit të dosjeve të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, duke shkaktuar një kundërshtim të fortë nga New Delhi.
Sipas Jerusalem Post të shtunën, një email i atribuohet komenteve të Epstein mbi vizitën shtetërore të Modit në Izrael në vitin 2017, e para nga një kryeministër indian në vend.
Emaili e formulon atĂ« si: âKryeministri Indian Modi mori kĂ«shillĂ«n e tij (Epstein) dhe kĂ«rceu e kĂ«ndoi nĂ« Izrael pĂ«r tĂ« mirĂ«n e presidentit amerikan. Ata ishin takuar disa javĂ« mĂ« parĂ«. Funksionoiâ.
Por autoritetet indiane kanë hedhur poshtë kategorikisht çdo aludim që rrjedh nga emaili, shkruan TrtWorld, përcjell Telegrafi.
Ministria e Punëve të Jashtme (MEA) e New Delhit theksoi se i vetmi element faktik i referuar është vizita zyrtarisht e dokumentuar e Modit në Izrael dhe e hodhi poshtë pjesën tjetër të mesazhit si të pabazë.
NdĂ«rsa zĂ«dhĂ«nĂ«si i MEA-s, Randhir Jaiswal, e pĂ«rshkroi komentin si âthekse tĂ« kota nga njĂ« kriminel i dĂ«nuarâ qĂ« meritojnĂ« âpĂ«rbuzjen mĂ« tĂ« madheâ, duke shtuar se nuk ka prova pĂ«r ndonjĂ« ndĂ«rveprim substancial ose marrĂ«dhĂ«nie kĂ«shillimore midis Modit dhe Epsteinit.
Sipas mediumit në fjalë, dokumentet gjithashtu tregojnë Epsteinin dhe individë në rrjetin e tij duke diskutuar për Somalilandin, entitetin e vetëshpallur që ka funksionuar si një entitet de facto autonom që nga viti 1991.
Statusi i Somaliland ka fituar vëmendje të re pasi Izraeli njoftoi në fund të vitit 2025 se e njihte zyrtarisht territorin, një veprim që tërhoqi kritika nga rajoni dhe ndërkombëtarisht.
Epstein vrau veten në një qeli burgu në Nju Jork në gusht 2019, një muaj pasi u padit për akuza federale për trafikim seksual.
Në vitet 2008 dhe 2009, Epstein vuajti dënimin me burg në Florida pasi u deklarua fajtor për nxitje të prostitucionit nga dikush nën moshën 18 vjeç.
Në atë kohë, hetuesit kishin mbledhur prova se Epstein kishte abuzuar seksualisht me vajza të mitura në shtëpinë e tij në Palm Beach, por zyra e prokurorit të SHBA-së pranoi të mos e ndiqte penalisht në këmbim të pranimit të fajësisë për akuza më të lehta shtetërore./mxh
Protestuesi iranian Erfan Soltani u bë i famshëm në të gjithë botën, pasi ekzekutimi i tij mund të sillte një ndërhyrje ushtarake nga ana e SHBA-së në Iran.
Avokati i Soltan ka bërë me dije se i riu është liruar me kusht
â26-vjeçari u lirua tĂ« shtunĂ«n dhe mori tĂ« gjitha sendet e tij personale, pĂ«rfshirĂ« edhe celularinâ, tha avokati Amir Mousakhani, duke shtuar se pĂ«r lirimin e tij u pagua njĂ« garanci prej âdy miliardĂ« tomanĂ«shâ (rreth 12,600 dollarĂ«sh).
Soltani u arrestua më 10 janar gjatë protestave të fundit mbarëkombëtare në Iran.
Ai u mbajt në një qendër paraburgimi në Karaj jashtë Teheranit, me akuzat për propagandë kundër sistemit islamik të Iranit dhe veprim kundër sigurisë kombëtare, tha gjyqësori në janar.
Departamenti Amerikan i Shtetit kishte thënë në llogarinë e tij X në gjuhën perse se ai ishte dënuar me vdekje.
Gjyqësori iranian më vonë e mohoi këtë, duke thënë se çështja e tij ishte ende nën hetim dhe se akuzat kundër tij nuk mbartin dënimin me vdekje.
ZyrtarĂ«t iranianĂ« thanĂ« se protestat kishin filluar mĂ« 28 dhjetor si demonstrata paqĂ«sore pĂ«rpara se tĂ« shndĂ«rroheshin nĂ« âtraziraâ qĂ« pĂ«rfshinin vrasje dhe vandalizĂ«m.
Irani ka fajĂ«suar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin pĂ«r trazirat, duke i akuzuar tĂ« dy vendet pĂ«r nxitjen e asaj qĂ« e pĂ«rshkroi si njĂ« âoperacion terroristâ, veçanĂ«risht kur demonstratat arritĂ«n kulmin mĂ« 8 dhe 9 janar.
Teherani ka pranuar mĂ« shumĂ« se 3,000 vdekje gjatĂ« protestave, por kĂ«mbĂ«ngul se shumica ishin anĂ«tarĂ« tĂ« forcave tĂ« sigurisĂ« dhe kalimtarĂ« tĂ« pafajshĂ«m, duke ia atribuar dhunĂ«n âakteve terroristeâ.
Megjithatë, Agjencia e Lajmeve e Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) me seli në SHBA tha se ka konfirmuar 6,713 vdekje, kryesisht protestues./mxh
Tirana fitoi 1-0 në transfertë ndaj Egnatias, në ndeshjen e javës së 22-të të Kategorisë Superiore.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga Redon Xhixha në minutën e 40-të. Kryeqytetasit menaxhuan avantazhin në pjesën e dytë, duke përballuar presionin e vendasve.
Egnatia pati disa pretendime për penallti, por asnjëra nuk u konfirmua nga gjyqtari dhe VAR-i. Portieri Tafas ishte vendimtar për Tiranën me disa pritje në pjesën e dytë.
Me këtë sukses, Tirana largohet nga vendi i fundit dhe ngjitet në vendin e nëntë me 20 pikë. Egnatia mbetet në vendin e tretë me 39 pikë. Fitorja i jep Tiranës pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë./mxh
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka reaguar lidhur bllokimin e aksit rrugor Librazhd-Prrenjas për shtatë orë, ku qindra qytetarë mbetën të bllokuar në trafik.
Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Boçi shprehet se bllokimi i aksit dhe rrëshqitja e masivit të dherave në Dragostunjë, nuk ndodhi për shkak të motit por për erdhi nga papërgjegjshmëria e qeverisë. Kjo sipas tij është një arsye më shumë për të protestuar më 10 shkurt.
Reagimi i plotë:
Bllokimi i aksit Librazhd-Qafë Thanë në Dragostunjë, nuk është rastësi, as çështje moti.
ĂshtĂ« papĂ«rgjegjshmĂ«ri totale seriale e shtetit-parti, qĂ« as monitoron, as kontrollon, por vetĂ«m korrupton.
Mijëra qytetarë vuajnë sot, duke qëndruar me orë të tëra në të ftohtë, mënyrën dhe skemën arrogante dhe korruptive të tenderimeve të parave të shqiptarëve.
Kush nuk ka arsye (të gjithë kanë) të gjejë këtu një arsye për të protestuar në 10 Shkurt!/mxh
Muaji i dashurisë ka nisur me ribashkime, të paktën kështu ka ndodhur për Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, të cilët janë filmuar të kapur për dore nga fotografët.
NĂ« Instagram, nga The Hollywood Fix, Ă«shtĂ« publikuar njĂ« video e dyshes ndĂ«rkohĂ« qĂ« shkonin sĂ« bashku nĂ« emisionin âJimmy Kimmel Liveâ.
Gjatë viteve, çifti ka përjetuar një sërë ndarjesh dhe ribashkimesh. Më e fundit ndodhi në janar të vitit të shkuar, kur ata i dhanë fund martesës së tyre.
Si kujtesĂ«, Jennifer paraqiti kĂ«rkesĂ«n pĂ«r divorc mĂ« 20 gusht tĂ« vitit 2024, pikĂ«risht nĂ« dyvjetorin e dasmĂ«s sĂ« tyre nĂ« Georgia. Ajo deklaroi se data e ndarjes ishte 26 prilli, duke cituar âdiferencat e papajtueshmeâ si arsyet e ndarjes, njĂ« shprehje tashmĂ« klasike e yjeve tĂ« Hollywood-it.
Ndarja mes tyre nuk u shoqërua nga shumë drama dhe për këtë mjafton të kujtojmë një deklaratë të Ben Affleck, ku gjatë një interviste për GQ ai foli për herë të parë publikisht mbi divorcin, pas të cilit sipas tij nuk fshihej asnjë dramë.
âE vĂ«rteta Ă«shtĂ« se, kur dikush tĂ« pyet: âĂfarĂ« ndodhi?â, nuk ka njĂ« pĂ«rgjigje tĂ« tipit âJa çfarĂ« ndodhiâ,â u shpreh Affleck.
âĂshtĂ« thjesht historia e dy njerĂ«zve qĂ« pĂ«rpiqen tĂ« kuptojnĂ« jetĂ«n dhe marrĂ«dhĂ«niet e tyre, ashtu siç bĂ«jmĂ« tĂ« gjithĂ« zakonisht.â
MegjithatĂ«, dyshimet filluan sĂ«rish pĂ«r marrĂ«dhĂ«nien mes tyre kur tĂ« dy ata u shfaqĂ«n gjatĂ« premierĂ«s sĂ« filmit âKiss of the Spider Womanâ nĂ« New York. Dyshja pozuan sĂ« bashku dhe nuk i kursyen fjalĂ«t e mira ndaj njĂ«ri-tjetrit. Aktori vlerĂ«soi talentin e saj ndĂ«rsa Jennifer Lopez e falenderoi pĂ«r mbĂ«shtetjen.
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u lidhĂ«n nĂ« fillim tĂ« viteve 2000. Ata u fejuan, por nuk u martuan kurrĂ«, duke pĂ«rmendur si shkak âvĂ«mendjen e tepĂ«rt tĂ« mediasâ nĂ« njĂ« deklaratĂ« qĂ« njoftonte se dasma do tĂ« shtyhej. PĂ«rfundimisht, u ndanĂ« nĂ« janar 2004./mxh
Një shkëmbim zjarri ndodhi në Milano mes policisë dhe një grabitësi, duke lënë këtë të fundit në gjendje kritike.
Sipas raportimeve, grabitësi, me origjinë të mundshme aziatike, sulmoi një roje sigurie italian 50-vjeçar që po shkonte në punë, duke e goditur me shkop dhe duke i rrëmbyer armën. Më pas, ai u përpoq të largohej dhe u ndoq nga patrullat e policisë, shkruan Corriere.
Rreth orĂ«s 15:17, njĂ«sia e specializuar UOPI e ndaloi grabitĂ«sin nĂ« Via Cassinis, pĂ«rpara restorantit All America Diner. Ai hapi zjarr drejt makinĂ«s sĂ« patrullĂ«s, duke qĂ«lluar tĂ« paktĂ«n tre herĂ«. OficerĂ«t iu kundĂ«rpĂ«rgjigjĂ«n zjarrit dhe e goditĂ«n burrin tĂ« paktĂ«n dy herĂ« â njĂ« plumb nĂ« shpatull dhe njĂ« nĂ« kokĂ«.
Atij iu dha trajtim i menjëhershëm nga mjekët dhe u transportua në Spitalin Niguarda në gjendje kritike, aktualisht në koma. Asnjë oficer nuk u plagos. Zona rreth ngjarjes u rrethua nga dhjetëra policë dhe hetimet mjeko-ligjore vazhdojnë.
Shkollat dhe bizneset në afërsi u evakuan përkohësisht, por askush nuk u lëndua. Grabitësi është nën mbikëqyrje të policisë dhe ngjarja po trajtohet si një incident i rëndë kriminal./mxh
Publikimi i dokumenteve të reja nga dosja e Jeffrey Epstein, të bëra publike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në faqen e tij zyrtare, ka nxjerrë në pah edhe komunikime ku përmenden emra të lidhur me Kosovën.
Në një prej email-eve të publikuara, të datës 19 shtator 2012, figuron të jetë përmendur emri i ish-presidentit dhe ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli.
Email-i, i dĂ«rguar nga Konsulli i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s nĂ« TajlandĂ« nĂ« atĂ« kohĂ«, mban titullin âKush Ă«shtĂ« Behgjet Pacolli?â dhe i drejtohet Jeffrey Epstein. NĂ« pĂ«rmbajtje, dĂ«rguesi, i identifikuar si âDanielâ, shkruan se âprincesha dĂ«shiron qĂ« ti ta shohĂ«sh kĂ«tĂ« videoâ, duke bashkĂ«ngjitur njĂ« link nga YouTube, i cili aktualisht nuk Ă«shtĂ« mĂ« funksional.
NĂ« tĂ« njĂ«jtin komunikim, pĂ«rmendet edhe emri i konsulles sĂ« atĂ«hershme tĂ« KosovĂ«s nĂ« TajlandĂ«, Mom Luang Rajadasari Jayankura, e cila thuhet se ka kĂ«rkuar qĂ« materiali tâi pĂ«rcillet Epstein-it.
E njĂ«jta konsulle pĂ«rmendet edhe nĂ« njĂ« email tjetĂ«r tĂ« vitit 2012, ku flitet pĂ«r njĂ« takim tĂ« mundshĂ«m nĂ« New York. NĂ« atĂ« email pĂ«rmendet se âprincesha nga Tajlanda do tĂ« jetĂ« nĂ« Kombet e Bashkuara me presidenten e KosovĂ«sâ, duke i shprehur dĂ«shirĂ«n pĂ«r njĂ« takim gjatĂ« asaj jave. Edhe pse presidentja nuk pĂ«rmendet me emĂ«r, nĂ« vitin 2012 presidente e KosovĂ«s ishte Atifete Jahjaga.
Mom Luang Rajadasari Jayankura ka folur më herët publikisht për rolin e saj në lobimin për njohjen e Kosovës nga Tajlanda dhe shtete të tjera. Në një tekst autorial, ajo përshkruan bashkëpunimin me Behgjet Pacollin, duke theksuar se ishte njohur me të në Filipine në nëntor të vitit 2011 dhe se kishte vendosur të angazhohej për mbështetjen ndërkombëtare të Kosovës.
Ajo shkruan se kishte investuar përpjekjet e saj për njohjen e Kosovës, duke e cilësuar këtë si një të drejtë legjitime të shtetit të Kosovës për të ekzistuar si entitet sovran në sistemin ndërkombëtar politik, social dhe ekonomik.
Publikimi i këtyre email-eve nuk përmban akuza penale ndaj personave të përmendur, por dëshmon për komunikime dhe kontakte që janë bërë publike në kuadër të dokumenteve zyrtare të dosjes Epstein./mxh
Grupet për të drejtat e njeriut thonë se dhjetëra punëtorë nga Bangladeshi, të punësuar në një fabrikë gomash në verilindje të Serbisë, që është në pronësi kineze, janë përballur me abuzime në punë që mund të përbëjnë trafikim të qenieve njerëzore, duke rikthyer vëmendjen tek investimi kyç kinez që për vite me radhë është përballur me polemika lidhur me trajtimin e punëtorëve të huaj.
Prokurorët serbë konfirmuan më 28 janar se kanë marrë një raport që pretendon se ka ndodhur trafikim i njerëzve dhe shkelje të të drejtave të punëtorëve lidhur me punëtorët nga Bangladeshi në fabrikën e gomave Linglong që gjendet afër qytetit të Zrenjaninit. Autoritetet thanë se çështja po shqyrtohet, por nuk kanë njoftuar për ndonjë aktakuzë.
âNjĂ« numĂ«r punĂ«torĂ«sh, me asistencĂ« ligjore, arritĂ«n tĂ« marrin pagat e papaguara, dhe tĂ« gjithĂ« punĂ«torĂ«ve iu kthyen pasaportatâ, tha pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« Marija Andellkoviç, drejtoreshĂ« e Astra-s, njĂ« OJQ serbe qĂ« mbĂ«shtet viktimat e trafikimit tĂ« qenieve njerĂ«zore. Ajo shtoi se disa punĂ«torĂ« u transferuan nĂ« QendrĂ«n shtetĂ«rore tĂ« SerbisĂ« pĂ«r Mbrojtjen e Viktimave tĂ« Trafikimit tĂ« Qenieve NjerĂ«zore.
Sipas Astra-s dhe grupeve të tjera që luftojnë trafikimin e qenieve njerëzore në Ballkan, të cilat bënë publike këto akuza gjatë një konference për media, më shumë se 40 punëtorë nga Bangladeshi shkuan në Serbi në qershor të vitit 2025 pasi u rekrutuan nga agjenci punësimi në Bangladesh.
Shumë prej tyre u futën në borxhe deri në 10.000 dollarë për të siguruar një vend pune, një praktikë që, sipas grupeve për të drejtat e njeriut, i bëri ata të cenueshëm ndaj shfrytëzimit edhe para se të arrinin në Serbi. Shumë punëtorëve po ashtu iu konfiskuan pasaportat sapo arritën në Serbi për të punuar në fabrikë.
Këto akuza janë pjesë e fundit e një serie pretendimesh për punë me detyrim të lidhura me fabrikën Linglong, që paraqet një gur themel të partneritetit ekonomik të Serbisë me Kinën. Akuza të ngjashme më parë përfshinin punëtorë vietnamezë dhe indianë, gjë që nxiti paralajmërime nga institucione ndërkombëtare, përfshirë Parlamentin Evropian dhe Komitetin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.
Punëtorët nga Bangladeshi refuzuan të flasin për Radion Evropa e Lirë, duke thënë se kanë frikë për sigurinë e tyre. Kompania Linglong nuk ka kthyer përgjigje ndaj kërkesave për koment.
Shërbimi i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së vitin e kaluar ndaloi importet e gomave të Linglong-ut, të prodhuara në Serbi, duke u thirrur në dëshmi për punë me detyrim.
Kompania Linglong hapi zyrtarisht fabrikën e saj në Serbi në shtator të vitit 2024, pas pesë vjetësh ndërtim. Me vlerë rreth 950 milionë dollarësh, projekti u cilësua nga Qeveria serbe si një investim me rëndësi kombëtare dhe konsiderohet një shtyllë e forcimit të lidhjeve ekonomike dhe politike të Beogradit me Pekinin.
Rekrutimi, borxhet dhe pasaportat e konfiskuara
Që kur shkuan në Serbi, punëtorët u punësuan në objektet për prodhim të Linglong-ut, megjithëse kompania nuk figuron si punëdhënësi i tyre në kontratat që janë analizuar nga OJQ-të.
Në vend të kësaj, dokumentet përmendin një kompani ndërmjetëse serbe, Mega Green Plus, me seli në fshatin Basaid, rreth 30 kilometra larg nga Zrenjanini.
Kompania Mega Green Plus, e themeluar në fund të vitit 2024 dhe në pronësi të një shtetasi kinez, nuk i është përgjigjur pyetjeve të dërguara nga Radio Evropa e Lirë. Sipas të dhënave publike, kompania raportoi një humbje të vogël financiare më 2024 dhe nuk ofron asnjë informacion tjetër për stafin ose licencat për rekrutim të punëtorëve të huaj.
Punëtorët u thanë grupeve për të drejtat e njeriut se paguheshin më pak se paga minimale në Serbi, që është rreth 660 dollarë në muaj, dhe nuk kompensoheshin për orët shtesë, gjë që është e paligjshme sipas ligjeve serbe. OJQ-të e përfshira në këtë çështje thanë po ashtu se pasaportat e punëtorëve u mbajtën nga punëdhënësi për muaj të tërë.
âKur disa punĂ«torĂ« kĂ«rkonin rrogat e papaguara ose kthimin e dokumenteve tĂ« tyre, ata u pĂ«rballĂ«n me frikĂ«sim dhe kĂ«rcĂ«nimeâ, tha pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« Tara Rukeci Millivojeviç nga Zrenjanin Social Forum, njĂ« OJQ nĂ« Serbi qĂ« dokumenton pĂ«r vite tĂ« tĂ«ra abuzimet me punĂ«torĂ«t nĂ« kĂ«tĂ« fabrikĂ«.
Fotografitë e ndara me Radion Evropa e Lirë nga OJQ-të tregojnë kontejnerë të ngushtë pranë fabrikës, me shumë shtretër të vendosur në një dhomë të vetme. Aktivistët thanë se shpesh gjashtë deri në shtatë punëtorë ndanin një dhomë, duke fjetur në shtretër pa dyshek dhe duke përdorur ngrohës elektrikë gjatë dimrit, të vendosur afër shtretërve.
âAta flenĂ«, gatuajnĂ« dhe lajnĂ« rrobat nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n hapĂ«sirĂ«â, tha Rukeci Millivojeviç, duke shtuar se punĂ«torĂ«t ishin ankuar pĂ«r ushqim me cilĂ«si tĂ« dobĂ«t, tualete tĂ« papastra dhe tuba qĂ« rridhnin.
Prokuroria e Lartë Publike në Zrenjanin njoftoi se policia, inspektorët e punës dhe qendra kundër trafikimit janë të përfshirë në shqyrtimin e rastit, por nuk ofroi një afat kohor se kur mund të dalë me gjetje. Institucione të tjera shtetërore nuk iu përgjigjën kërkesës së Radios Evropa e Lirë për koment.
Grupet për të drejtat e njeriut kritikuan atë që e përshkruan si një model hetimesh të vonuara ose të paplota në raste të mëparshme që lidhen me Linglong-un.
âFakti qĂ« disa punĂ«torĂ« morĂ«n pagesa tĂ« pjesshme nuk do tĂ« thotĂ« se rasti Ă«shtĂ« zgjidhurâ, tha Rukeci Milivojeviç. âKa ende tregues seriozĂ« se mund tĂ« jenĂ« kryer vepra penaleâ.
Për shkak të çështjeve të diskutueshme në të kaluarën, Shërbimi i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit i SHBA-së lëshoi në dhjetor të vitit 2025 një urdhër ndalimi për importet e gomave të makinave të prodhuara nga Linglong-u në Serbi, duke u thirrur në pretendime se ato ishin prodhuar përmes punës me detyrim.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i hodhi poshtë këto pretendime pas ndalesës së vendosur nga SHBA-ja. Grupet për të drejtat e njeriut thonë se akuzat e reja që përfshijnë punëtorë nga Bangladeshi sugjerojnë se praktikat abuzive të punës në fabrikën e Linglong-ut nuk janë incidente të izoluara, por pjesë e një sjelljeje të përsëritur.
âKushtet çnjerĂ«zore vazhdojnĂ« tĂ« pĂ«rsĂ«ritenâ, tha Andellkoviç. âDhe, reagimi i shtetit mbetet i pamjaftueshĂ«mâ./mxh
Pas rreth shtatĂ« orĂ«sh pune intensive, Ă«shtĂ« hapur pĂ«r qarkullim segmenti i bllokuar i rrugĂ«s kombĂ«tare LibrazhdâPrrenjas, i cili u mbyll pĂ«rkohĂ«sisht pasi trasesĂ« iu derdhĂ«n qindra metra kub gurĂ« dhe dhe, si pasojĂ« e rrĂ«shqitjes sĂ« njĂ« masivi shkĂ«mbor nga shpati i kodrĂ«s.
Shpati ku ndodhi rrĂ«shqitja Ă«shtĂ« pjesĂ« e punimeve pĂ«r ndĂ«rtimin e njĂ« segmenti tĂ« trasesĂ« sĂ« re rrugore, nĂ« kuadĂ«r tĂ« projektit tĂ« njohur si Koridori VIII, ku aktualisht po operon kompania âANKâ sh.p.k.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme me mjete të rënda dhe angazhimit të ekipeve në terren, u bë i mundur pastrimi i plotë i aksit dhe rifillimi i qarkullimit të automjeteve në të dy drejtimet.
Autoritetet rrugore u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë zonë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe paralajmërimet, veçanërisht në segmentet ku vijojnë punimet.
Hapja e rrugës erdhi pas një ndërhyrjeje emergjente që synoi garantimin e sigurisë së udhëtarëve dhe rikthimin sa më të shpejtë të qarkullimit normal në këtë aks të rëndësishëm lidhës mes Librazhdit dhe Prrenjasit./mxh
Ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, gazetarja e njohur Rezarta Reçi.
Reçi ishte autore dhe moderatore e emisioneve tĂ« shumta, ndĂ«r tĂ« cilat spikati âArratia e Peshkut tĂ« Kuqâ nĂ« News24, ku intervistoi qindra personalitete dhe solli pĂ«r publikun histori me thellĂ«si sociale dhe njerĂ«zore.
Përveç punës si gazetare, ajo ishte edhe autore e disa librave, përfshirë vepra me intervista dhe rrëfime personale që reflektonin eksperiencat e saj jetësore dhe profesionale.
Reçi njihej gjithashtu për qëndresën dhe kurajon me të cilat përballoi sëmundjen e rëndë, duke qenë një shembull i fortë i përkushtimit ndaj jetës dhe profesionit deri në ditët e fundit./mxh
Gjatë vizitës së tij në Jerusalem javën e kaluar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për The Jerusalem Post, ku ka folur për antisemitizmin, marrëdhëniet me Izraelin, historinë e Shqipërisë gjatë Holokaustit dhe luftën në Lindjen e Mesme.
Rama mori pjesĂ« nĂ« konferencĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare kundĂ«r antisemitizmit âGeneration Truthâ, tĂ« organizuar nga Ministria izraelite pĂ«r ĂĂ«shtjet e DiasporĂ«s dhe LuftĂ«n kundĂ«r Antisemitizmit, nĂ« kuadĂ«r tĂ« DitĂ«s NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« PĂ«rkujtimit tĂ« Holokaustit.
NĂ« fjalĂ«n e tij nĂ« skenĂ« nĂ« Jerusalem, ai citoi Talmudin: âTalmudi na mĂ«son se kush shpĂ«ton njĂ« jetĂ« tĂ« vetme, Ă«shtĂ« sikur tĂ« ketĂ« shpĂ«tuar gjithĂ« botĂ«n.â
NĂ« intervistĂ«n pĂ«r The Jerusalem Post, Rama shpjegoi se mesazhi i tij ishte universal: âKa tĂ« bĂ«jĂ« me njerĂ«zimin. Historia tregon se fillon me hebrenjtĂ«, por nuk mbaron me hebrenjtĂ« Antisemitizmi nuk Ă«shtĂ« thjesht urrejtje ndaj hebrenjve, por njĂ« sulm ndaj arkitekturĂ«s morale tĂ« vetĂ« njerĂ«zimit.â
Duke folur pĂ«r lidhjen e tij personale me Jerusalemin, Rama tregoi se u rrit nĂ« ShqipĂ«rinĂ« komuniste, tĂ« izoluar nga bota, ku Izraeli paraqitej si armik: âQĂ« fĂ«mijĂ« isha i fiksuar pas Jerusalemit. Jetonim nĂ« njĂ« vend totalisht tĂ« izoluar dhe na mĂ«sonin se duhej tĂ« pĂ«rgatiteshim pĂ«r âbetejĂ«n e madheâ, sepse âataâ do tĂ« vinin pĂ«r ne. âAtaâ ishin imperialistĂ«t amerikanĂ«, social-imperialistĂ«t sovjetikĂ« dhe sionistĂ«t izraelitĂ«.
NjĂ« kanal ishte versioni zyrtar, gazetat e PartisĂ« Komuniste, qĂ« flisnin pĂ«r ushtrinĂ« sioniste qĂ« vret dhe dĂ«bon palestinezĂ«. Kanali tjetĂ«r ishte Bibla e gjyshes sime, njĂ« katolike shumĂ« besimtare. Bibla ishte e ndaluar, por ajo e kishte.â
Pas rĂ«nies sĂ« komunizmit, Rama u shpreh se filloi tĂ« mĂ«sonte mĂ« shumĂ« pĂ«r historinĂ« e Izraelit dhe Jerusalemit: âPas rĂ«nies sĂ« komunizmit nuk mund tĂ« shkoja nĂ« Izrael sepse nuk kishte lidhje ajrore apo detare. Por fillova tĂ« mĂ«soj mĂ« shumĂ« dhe kur erdha pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, dashuria vetĂ«m u rrit.â
GjatĂ« intervistĂ«s, Kryeministri rikujtoi edhe historinĂ« e ShqipĂ«risĂ« gjatĂ« Holokaustit dhe kodin e nderit âBesaâ, duke theksuar se ShqipĂ«ria ishte i vetmi vend nĂ« EuropĂ« ku numri i hebrenjve u rrit gjatĂ« LuftĂ«s sĂ« DytĂ« BotĂ«rore: âKur ShqipĂ«ria u bĂ« i vetmi vend nĂ« EuropĂ« qĂ« nuk dorĂ«zoi asnjĂ« hebre gjatĂ« LuftĂ«s sĂ« DytĂ« BotĂ«rore, popullsia hebraike u rrit gjatĂ« luftĂ«s.â
Ai shtoi se ShqipĂ«ria ka dorĂ«zuar mbi 3.700 emra hebrenjsh tĂ« shpĂ«tuar pranĂ« Yad Vashem. Rama pĂ«rshkroi edhe kĂ«rkesat e nazistĂ«ve gjatĂ« luftĂ«s: âNazistĂ«t erdhĂ«n me dy kĂ«rkesa: listat e hebrenjve dhe listat e arit. PĂ«rgjigjja ishte e thjeshtĂ« dhe pĂ«rfundimtare: âAri mund ta merrni, hebrenjtĂ« janĂ« tanĂ«t pĂ«r tâi mbrojturâ. Kjo nuk Ă«shtĂ« legjendĂ«, Ă«shtĂ« fakt.â
Duke folur pĂ«r situatĂ«n aktuale globale, Rama paralajmĂ«roi pĂ«r rikthimin e hapur tĂ« antisemitizmit: âAntisemitizmi po rikthehet hapur dhe pa turp, shpesh i maskuar si kritikĂ« politike, ankth kulturor apo, edhe mĂ« keq, si superioritet moral. Urrejtja nuk fillon me dhunĂ«. Fillon me gjuhĂ«n. Fillon me indiferencĂ«n. Fillon me justifikimet.â
NĂ« lidhje me sulmin e 7 tetorit dhe luftĂ«n qĂ« pasoi, Kryeministri Rama ishte i drejtpĂ«rdrejtĂ«: âTerrorizmi nuk Ă«shtĂ« kĂ«ndvĂ«shtrim. ĂshtĂ« krim kundĂ«r njerĂ«zimit. Masakra e 7 tetorit nuk ishte rezistencĂ«. Ishte vrasje masive. Vuajtjet e palestinezĂ«ve janĂ« reale dhe vĂ«rtet zemĂ«rthyese.
ĂshtĂ« çmenduri tĂ« mjegullosh vijat morale apo tĂ« legjitimosh terrorin nĂ« emĂ«r tĂ« proporcionalitetit. Paqja nuk mund tĂ« nĂ«nkuptojĂ« neutralitet ndaj terrorit.â
Rama theksoi gjithashtu se ShqipĂ«ria mbetet njĂ« vend mik pĂ«r hebrenjtĂ« dhe Izraelin: âNuk ka pasur asnjĂ« shenjĂ« antisemitizmi ndaj turistĂ«ve hebrenj nĂ« ShqipĂ«ri. Mendoj se Ă«shtĂ« normale tĂ« jesh mik me Izraelin, por Ă«shtĂ« nder tĂ« konsiderohesh njĂ« mik i afĂ«rt i Izraelit.â/mxh