Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Moti i keq në Vlorë, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla

Për shkak të motit të keq Kapiteneria e Portit të Vlorës ka ndaluar pajisjen me leje nisjeje të mjeteve të vogla lundruese dhe të atyre të peshkimit për 24 orë. Sipas njoftimit për shtyp, në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare moti do të përkeqësohet brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, ku era do të fryjë në drejtimin jug-juglindje në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere…

Source

Ismail Kadare përjetësohet në bronz në vendin e tij më të dashur, në Tiranë

Ismail Kadare, gjeniu i letrave shqipe, tashmë ka një prani të përhershme në një nga vendet më të dashura për të në Tiranë. Pikërisht aty ku ndalonte çdo ditë për kafenë e tij dhe ku takonte miq, lexues e admirues, është vendosur statuja që e përjetëson shkrimtarin. Ideja lindi nga aktori Timo Flloko dhe u bë realitet falë mbështetjes së miqve të familjes Kadare. Skulptura, e derdhur në bronz…

Source

PD: Kuvendi dhe Kushtetuesja po zvarrisin çështjen e Ballukut

Grupi i PD ka reaguar pasi Kuvendi njoftoi shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Imunitetit ku do të shqyrtohej kërkesa e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut. PD thotë se kjo zvarritje, si nga Kushtetuesja dhe nga Kuvendi, është strategji për të bllokuar SPAK. Reagimi i plotë: Zvarritja e çështjes Balluku, si në Parlament ashtu edhe në Gjykatën Kushtetuese, nuk është rastësi…

Source

PL: Meta publikon sot fakte e dëshmi të papublikuara më parë për “21 janarin”, “shtatorin 1998” dhe Azem Hajdarin

Partia e Lirisë ka shpërndarë një njoftim për mediat, ku bëhet me dije se Ilir Meta pritet të publikojë sot, për herë të parë, fakte dhe dëshmi të reja lidhur me disa çështje të rëndësishme në vend. “Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, do të publikojë paraditen e sotme, për herë të parë, fakte dhe dëshmi të reja, të pathëna dhe të papublikuara më parë, në lidhje me 21 Janarin…

Source

Ministri Demo: Grant nga qeveria për bashkitë që ofrojnë shërbime më të mira

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo deklaroi sot se gjatë vitit 2025 bashkive u janë alokuar rreth 4 milionë euro në kuadër të grantit të perfomancës. Gjatë një konference për shtyp, Demo tha se granti i performancës u nda për herë të parë në nivel vendor gjatë vitit të kaluar. “Granti i performancës ka qenë i financuar 50% nga partnerët tanë, nga donatorët si ambasada…

Source

Shoqërimi i 14-vjeçarit në komisariat gjatë protestës së PD, AMP nis hetimet

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet lidhur me shoqërimin e 14-vjeçarit në komisariat gjatë protestës së opozitës. AMP ka dërguar praktikën në prokurorinë e Tiranës në lidhje me kushtet e shoqërimit të të miturit. Pritet që efektivët që shoqëruan 14-vjeçarin të merren në pyetje, ndërkohë do kqyren dhe relacionin e shoqërimit në komisariat. Sa i takon akuzave të opozitës për…

Source

Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë, reagon ASHK: Qytetarët nuk preken

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) ka reaguar zyrtarisht lidhur me debatin e ndezur prej dy ditësh për transferimin e ASHK Vlorë në Tiranë. Punonjësit e Kadastrës së Vlorës kanë pezulluar punën në shenjë proteste prej dy ditësh. Lajmërimi për zhvendosjen deri në fund të muajit janar u ka ardhur më datë 23, vendim ky i firmosur nga drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës Lorena Goxhobelli.

Source

76 kryebashkiakët e Rrjetit të B40 letër në mbështetje të Imamoglu dhe Veliajt

Kryetarët e bashkive anëtare të Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40 shprehin shqetësimin e tyre të thellë për paraburgimin pa afat të Kryetarit të Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në një letër të përbashkët, krerët e 76 bashkive e quajnë mbajtjen në paraburgim pa afat të Imamoglusë dhe Veliajt një “trend të rrezikshëm” që kërcënon…

Source

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët deri mesatar. Ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim reshjet…

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 28 janar 2026

Dashi Bëj çmos të punosh me personin që nuk të pëlqen më shumë. Me shumë mundësi, ky person nuk të pëlqen për shkak të qëndrimit të tij ose të saj jashtëzakonisht arrogant. Lëri mënjanë ndryshimet në personalitete dhe do të kesh një shpërblim të jashtëzakonshëm. Demi Beso se je në vendin e duhur në kohën e duhur. Energjia është emocionuese dhe ngritëse, dhe me siguri mund ta gjesh vendin tënd…

Source

CNN: SHBA planifikon vendosjen e CIA-s në Venezuelë pas rrëzimit të Maduros

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë vendosjen e CIA-s në Venezuelë pas rrëzimit të ish-presidentit Nicolás Maduro, me qëllim ushtrimin e ndikimit amerikan dhe stabilizimin e vendit gjatë periudhës së tranzicionit politik. CNN raporton se, CIA po punon në heshtje për të krijuar një prani të përhershme në terren, ndërsa Departamenti i Shtetit dhe agjencia e inteligjencës po koordinojnë hapat…

Source

Ambasada e SHBA në Tiranë: Shqipëria ndër vendet e pakta ku hebrenjtë gjetën strehim

Ambasada e SHBA në Tiranë i ka kushtuar një reagim Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, duke u shprehur në nderim të gjashtë milionë viktimave hebreje të tij. “Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për t’u përballur me antisemitizmin dhe shtrembërimin e Holokaustit. Ne e njohim historinë e veçantë të Shqipërisë si një nga të paktat vende të pushtuara nga nazistët ku hebrenjtë…

Source

Reagon Ministrja e Brendshme për shoqërimin e 14-vjeçarit gjatë protestës

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka folur lidhur me protestën e fundit të opozitës ku për shkak të tensioneve, u shoqërua në komisariat një i mitur 14-vjeçar. “Me protestën që u zhvillua ditën e shtunë dhe rolin e policisë së shtetit në këtë protestë. Diskutimi këtu përballi punonjësit e policisë së shtetit. Kam detyrimin moral për të garantuar qytetarët që policia e kreu detyrën më së miri.

Source

Deputetët e PS përplasen në Kuvend. Braçe: Si të votoj sot kryetar i grupit? Balla: S’ka amendamente

Deputetët e PS, Taulant Balla dhe Erion Braçe kanë shkëmbyer replika me njëri-tjetrin ditën e sotme në Kuvend. Gjatë seancës së sotme u vu re mungesa e Berishës, e për rrjedhojë edhe debatet gjatë për procedurë, replikë e kundër replikë mes deputetëve. Por këtë debat e zëvendësuan deputetët e PS me njëri-tjetrin lidhur me aktin normativ të buxhetit. Pjesë nga debati: Braçe: Paratë që…

Source

Apeli i GJKKO lë në fuqi konfiskimin e pasurisë së ish-kreut të Kushtetueses, Bashkim Dedja

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për konfiskimin e apartamentit të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Ky i fundit akuzohet se e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit. Apartamenti është në emër të vëllait të ish gjyqtarit të Kushtetueses. Kërkesa e SPAK për konfiskimin e pasurisë bazohet në ligjin anti-mafia. Ish-kryetari i Gjykatës…

Source

GJKKO rrëzon kërkesën e Mediut për akt-ekspertimim e shënimit “për Shkelzenin”

Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për kryerjen e një akt-ekspertimi daktilografik të shënimit “Për Shkëlzen Berishën”, në një faks të paraqitur si provë nga SPAK në dosjen “Gërdeci”. Në seancë avokatët e ish-ministrit të akuzuar për “shpërdorim të detyrës” pretenduan se në aktet e dosjes të vënë në dispozicion gjykata, mungojnë 40 akte shkresore të…

Source

Gaz Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore në protestë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi në seancën e sotme në Kuvend që ministrja e Brendshme të përgjigjet për atë që ndodhi në protestën e të shtunës së opozitës, ku u hodh gaz lotsjellës ndaj protestuesve. “Ministrja e brendshme të japë llogari për dhunën policore ndaj qytetarëve të pafajshëm nga policia e drejtuar nga një kryekriminel si Ilir Proda…

Source

Zbulohet “shtëpi bari” në Lezhë, policia: Arrestohen babë e bir dhe një punonjës i OSHEE

Policia ka bërë një njoftim zyrtar për operacionin e kryer gjatë natës në Lezhë, ku u zbulua një “shtëpi bari”. Në pranga janë vënë tre persona, babë e bir dhe një punonjës i OSHEE-së. Njoftimi i plotë: Armë zjarri e sportive, municion luftarak, kokainë, kanabis, ambiente të përshtatura për kultivimin të kanabisit, fara kanabisi dhe qindra bimë kanabisi të kultivuara.

Source

❌