❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

13:45 “ZmadhojnĂ« organin gjenital pĂ«r tĂ« fituar nĂ« OlimpiadĂ«â€, akuza e pazakontĂ« pĂ«r skiatorĂ«t olimpikĂ«, nisin hetimet

Bota e sportit elitar është mësuar me sakrifica ekstreme, sidomos kur bëhet fjalë për medalje olimpike. Por një akuzë e fundit ka kaluar çdo kufi të imagjinatës. Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA) ka nisur hetimet për një praktikë të pazakontë, sipas së cilës disa sportistë të ski-jumping dyshohet se kanë injektuar acid hialuronik në organin gjenital për të fituar avantazh aerodinamik.

Skandali u raportua fillimisht nga gazeta gjermane Bild dhe ka shkaktuar reagime të forta në opinionin sportiv ndërkombëtar.

Acidi hialuronik përdoret zakonisht në mjekësinë estetike si filler për rritjen e vëllimit të indeve, përfshirë edhe procedurat për zmadhimin e perimetrit të penisit. Sipas ekspertëve të urologjisë, injektimi i tij do ta bënte organin më të madh në perimetër, por efekti është i përkohshëm dhe kërkon përsëritje çdo 6 deri në 12 muaj.

Ç’lidhje ka kjo me ski-jumping? Para fillimit tĂ« sezonit, sportistĂ«t maten me skaner 3D pĂ«r tĂ« pĂ«rcaktuar pĂ«rmasat e kostumit tĂ« tyre, i cili Ă«shtĂ« rreptĂ«sisht i rregulluar nga Federata NdĂ«rkombĂ«tare. Çdo centimetĂ«r shtesĂ« nĂ« trupin e matur mund tĂ« pĂ«rkthehet nĂ« njĂ« kostum pak mĂ« tĂ« madh, me sipĂ«rfaqe mĂ« tĂ« gjerĂ«, qĂ« krijon mĂ« shumĂ« ngritje nĂ« ajĂ«r dhe mund tĂ« sjellĂ« disa metra shtesĂ« nĂ« fluturim. Sipas specialistĂ«ve tĂ« biomekanikĂ«s sportive, edhe njĂ« rritje e vogĂ«l e sipĂ«rfaqes sĂ« kostumit mund tĂ« ndikojĂ« ndjeshĂ«m nĂ« performancĂ«.

Megjithatë, rreziqet shëndetësore janë serioze. Mjekët paralajmërojnë se injektimi i acidit hialuronik në penis mund të shkaktojë dhimbje, deformime, infeksione, probleme dhe mosfunksionim seksual. Në raste të rralla, infeksioni mund të përhapet dhe të çojë në nekrozë të indeve, madje edhe në humbjen e organit./kb

13:30 Reforma territoriale/ Kuko: Duhet rikalibrim i jetës në territor, të reflektohen ndryshimet demografike dhe ekonomike

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, njëkohësisht anëtare e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, deklaroi se procesi i ri i reformës do të udhëhiqet nga të njëjtat parime themelore që orientuan edhe reformën e vitit 2015, por të përshtatura me realitetet e reja demografike, ekonomike dhe sociale të vendit.

E ftuar nĂ« emisionin “MirĂ«mĂ«ngjes ShqipĂ«ri”, Kuko theksoi se reforma synon tĂ« rikalibrojĂ« jetĂ«n nĂ« territor dhe mĂ«nyrĂ«n se si ofrohen shĂ«rbimet pĂ«r qytetarĂ«t.

“Parimet qĂ« do udhĂ«heqin deputetĂ«t e Kuvendit pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« reformĂ«n do jenĂ« parimet qĂ« kanĂ« udhĂ«hequr dhe reformĂ«n e parĂ«. Reforma qĂ« rikalibron jetĂ«n nĂ« territor.

Kur flasim pĂ«r ribĂ«rjen e bashkive, riorganizimin e jetĂ«s nĂ« terrirtor, duhet tĂ« marrim parasysh demografinĂ«. Ne kemi pasur ndryshime shumĂ« tĂ« mĂ«dha demografike brenda kĂ«tij 10-vjeccari nga reforma e kaluar nĂ« kĂ«tĂ« tĂ« tanishme”, u shpreh ajo.

Sipas Kukos, qëllimi i reformës nuk është krijimi i pabarazive mes territoreve, por garantimi i një standardi të njëjtë shërbimi për të gjithë qytetarët.

“Realitetin ekonomik tĂ« disa bashkive, disa bashki kanĂ« marrĂ« njĂ« profil mĂ« tĂ« veçantĂ« kur vjen puna te turizmi apo si gjeneron tĂ« ardhura, dhe tĂ« kohezionit. Ne nuk duam tĂ« kemi njĂ« ShqipĂ«ri me 2 shpejtĂ«si, por njĂ« ShqipĂ«ri ku qytetari merr shĂ«rbimin njĂ«soj nĂ« secilĂ«n bashki”, tha deputetja.

Duke iu referuar reformës territoriale të vitit 2015, Kuko sqaroi se ajo nuk ka dështuar, por ishte e menduar që në fillim si një reformë që do të rishikohej pas një periudhe 10-vjeçare.

“Nuk ka diçka qĂ« nuk ka shkuar nĂ« vetvete. Reforma e kaluar ishte njĂ« pĂ«rgjigje ndaj njĂ« territori tĂ« super fragmentarizuar. Ishte e vendosur qĂ« kur u bĂ« reforma e kaluar, qĂ« do tĂ« rishikohej pas njĂ« 10-vjecari.

Reforma e kaluar solli 370 e kusur njësi administrative në 61. U bë një ribashkim i territorit.

Kritika mund tĂ« jetĂ« qĂ« Ă«shtĂ« shtuar numri i bashkive dhe Ă«shtĂ« e kotĂ« argumenti se burimet njerĂ«zore janĂ« shtuar a pakĂ«suar. ShumĂ« funksione qĂ« i kanĂ« takuar qeverisjes qendrore, kaluan nĂ« qeverisjen vendore duke pasur funksione tĂ« deleguara, gjendja civile, arsimi parashkollor, etj,. Ishte njĂ« reformĂ« e domosdoshme pĂ«r kohĂ«n e cila funksionoi deri diku mirĂ« sepse e shikojmĂ« tani qĂ« bashkitĂ« u bĂ«nĂ« realitete ekonomike dhe shĂ«rbimi ndaj qytetarĂ«ve u pĂ«rmirĂ«sua”, theksoi Kuko.

Sipas saj, kritikat që lidhen me rritjen e numrit të punonjësve në bashki nuk qëndrojnë, pasi shumë funksione të qeverisjes qendrore iu deleguan pushtetit vendor.

“Gjendja civile, arsimi parashkollor dhe funksione tĂ« tjera kaluan te qeverisja vendore. BashkitĂ« u kthyen nĂ« realitete ekonomike dhe shĂ«rbimi ndaj qytetarĂ«ve u pĂ«rmirĂ«sua”, u shpreh Kuko.

Megjithatë, ajo pranoi se kishte hapësira për përmirësim, veçanërisht në menaxhimin e financave vendore, mbledhjen e taksave dhe organizimin e disa bashkive të vogla.

Deputetja e PS theksoi se lëvizjet demografike dhe sezonaliteti, sidomos në zonat turistike, e bëjnë të domosdoshëm riorganizimin territorial.

“Sot jemi nĂ« njĂ« fazĂ« tjetĂ«r, jemi nĂ« njĂ« fazĂ« ku lĂ«vizjet demografike sjellin nevojĂ«n pĂ«r riorganizimin e territorit. Bashki tĂ« vogla, si Himara me dhjetĂ«ra mijĂ« banorĂ« gjatĂ« vitit, nĂ« sezonin turistik bĂ«het bashki kolosale. A s’duhet tĂ« planifikojmĂ« tĂ« mos kemi kĂ«to planifikimet sezonale? Kjo reformĂ« Ă«shtĂ« e domosdoshme pĂ«r kohĂ«n.

Nuk po themi qĂ« kemi dĂ«shtuar me reformĂ«n e kaluar, mund tĂ« ishin bĂ«rĂ« disa gjĂ«ra shumĂ« mĂ« mirĂ«, si kur vjen puna me financat vendore, pĂ«r mbledhjen e taksave vendore, apo pĂ«r mĂ«nyrĂ«n si u orhganizuan disa bashki tĂ« vogla, por tashmĂ« jemi nĂ« njĂ« moment tjetĂ«r ku bashkitĂ« s’do duhet tĂ« jenĂ« thjesht entitete administrative burokratike por dhĂ«nĂ«se shĂ«rbimi pĂ«r qytetarĂ«t”, tha ajo.

Sa i përket projektit fillestar të reformës, Kuko bëri të ditur se ende nuk ka një draft konkret, pasi procesi do të bazohet në konsultime të gjera.

“Projektin fillestar nuk mund ta them. PĂ«r fat tĂ« mirĂ« ne do kemi dhe kolegĂ«t e opozitĂ«s nĂ« tavolinĂ«, Ă«shtĂ« mirĂ« kur kemi rrahje mendimesh. Shoqata qĂ« ka mbuluar bashkitĂ« e djathta ka pasur njĂ« oponencĂ«s tĂ« shĂ«ndetshme kur vjen puna pĂ«r pjesĂ«n e reformĂ«s, por kjo do kĂ«rkojĂ« njĂ« konsultim.

S’mund tĂ« dalim me planin fillestar pa analizuar realitetin apo ta bĂ«jmĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« statike mbi letĂ«r. Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse do kemi takime nĂ« territor, do shohim si jepen shĂ«rbimet, do takohemi me aktorĂ« e faktorĂ«â€, deklaroi ajo.

Ajo shtoi se do të ketë takime në terren, konsultime me pushtetin vendor, aktorët lokalë dhe qytetarët, për të vlerësuar realisht cilësinë e shërbimeve.

“NĂ« kĂ«tĂ« fazĂ«, bashkitĂ« nuk duhet tĂ« jenĂ« thjesht entitete administrative burokratike, por dhĂ«nĂ«s realĂ« shĂ«rbimi pĂ«r qytetarĂ«t”, shtoi Kuko, duke kujtuar se reforma e kaluar solli edhe konceptin e “one stop shop”, ku shĂ«rbimet merren nĂ« njĂ« sportel tĂ« vetĂ«m.

Duke shpjeguar konkretisht efektet e reformës, Kuko u shpreh se ajo do të sjellë një rikalibrim të shërbimeve publike, në funksion të nevojave reale të qytetarëve.

Sipas saj, reforma do të shoqërohet edhe me një rikonceptim të këshillave të qarqeve, duke iu afruar modelit të rajoneve funksionale.

“NĂ«se njĂ« shĂ«rbim i caktuar Ă«shtĂ« i vendosur nĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« territorit qĂ« nuk i pĂ«rgjigjet mĂ« realitetit demografik apo ekonomik, do tĂ« rishikohet mĂ«nyra se si ai shkon te qytetari. Do tĂ« kemi njĂ« rikonceptim tĂ« kĂ«shillave tĂ« qarqeve dhe do t’i afrohemi konceptit tĂ« rajoneve, ku zhvillimi i territorit bĂ«het nĂ« mĂ«nyrĂ« mĂ« tĂ« pĂ«rgjithshme dhe tĂ« koordinuar”, u shpreh Kuko./kb

13:15 A do të zbatohet përkohësisht marrëveshja për Mercosur? Von der Leyen po llogarit rreziqet

Presidentja e Komisionit Evropian nuk ka marrë ende një vendim mbi zbatimin e përkohshëm të marrëveshjes së tregtisë së lirë me Mercosur.

Ursula von der Leyen është në parim pro, por është ende duke vlerësuar rreziqet e kësaj vendimi. Tema duhej të diskutohej dje në Paris me Emmanuel Macron, si dhe në samitin informal të krerëve të shteteve dhe qeverive javën e ardhshme.

Von der Leyen dëshiron të dijë cilët liderë e konsiderojnë zbatimin e përkohshëm të marrëveshjes Mercosur si një çështje ekzistenciale në planin e politikës së brendshme. Do të konsultohen liderët e Francës, Polonisë, Irlandës dhe Austrisë.

Në llogaritjen e rrezikut, von der Leyen duhet të marrë parasysh edhe Parlamentin Evropian, i cili, nëse do të rrëzonte ratifikimin, do ta dështonte përfundimisht marrëveshjen me Mercosur.

Megjithë presionet e kancelarit gjerman, Friedrich Merz, për zbatimin e përkohshëm, von der Leyen ka ende pak kohë për të përfunduar vlerësimet e saj.

Kërkohet një ratifikim nga një prej katër vendeve të Amerikës së Jugut (Brazili, Argjentina, Paraguaji dhe Uruguaji). Paraguaji pritet të jetë i pari pas disa muajsh./kb

13:00 “Vajza tĂ« jashtĂ«zakonshme nĂ« TiranĂ«â€, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit pĂ«r lidhjet e tij me Epstein

Autoritetet në Norvegji po hetojnë ish-kryeministrin Thorbjorn Jagland nën dyshimet për korrupsion pas zbulimeve të lidhjeve të tij me abuzuesin e ndjerë seksual Jeffrey Epstein.

Hetimi vjen pasi dokumentet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara javën e kaluar zbuluan vite komunikimesh midis Jagland dhe Epstein, duke përfshirë email-e që sugjeronin se ai qëndronte në shtëpinë e abuzuesit.

Okokrim, njĂ«sia policore e NorvegjisĂ« e dedikuar pĂ«r luftimin e krimit tĂ« jakave tĂ« bardha, tha tĂ« enjten se kishte pĂ«rcaktuar se kishte “baza tĂ« arsyeshme” pĂ«r tĂ« hetuar Jaglandin pĂ«r korrupsion madhor.

Agjencia tha se i kishte kërkuar gjithashtu Ministrisë së Punëve të Jashtme të revokonte imunitetin e dhënë Jaglandit, i cili shërbeu gjithashtu si kreu i Komitetit të Nobelit dhe sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, si ish-kreu i një organizate ndërkombëtare.

Hetimet do të fokusohen në faktin nëse Jagland ka marrë dhurata, udhëtime falas, apo favore të tjera nga Epstein.

KujtojmĂ« qĂ« njĂ« email tĂ« Jagland mĂ« 25 maj tĂ« 2012-Ă«s, ai i drejtohet Epsteinit me fjalĂ«t: “Kam qenĂ« nĂ« TiranĂ«. Vajza tĂ« jashtĂ«zakonshme”./kb

12:45 Dashnor Sula merr drejtimin e Inspektoriatit të Përgjitshëm

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar kryeinspektor i përgjithshëm. Vendimi për emërimin e tij u mor sot gjatë mbledhjes së qeverisë.

Sula ka një karrierë të gjatë politike dhe përfaqësuese në Kuvend. Emërimi i tij vjen në kuadër të ndryshimeve të fundit në strukturat e qeverisë./kb

12:30 Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë është interes strategjik i SHBA

Gjatë qëndrimit të saj në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u ftua si folëse kryesore në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Johns Hopkins, ku bashkë me ekspertin e njohur Edward Joseph, profesorë, studentë dhe shqiptarë që jetojnë në SHBA, analizuan rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së dhe rolin e ri të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Spiropali u ndal te shndërrimi i Shqipërisë nga vendi më i izoluar i Europës, në vendin kandidat që synon të ulet në tryezën e Bashkimit Europian përmes rezultateve, implementimit të një sërë reformash strukturore.

“NĂ« vetĂ«m 13 muaj, hapĂ«m tĂ« gjithĂ« grupkapitujt e negociatave. Ky Ă«shtĂ« rezultati i reformave tĂ« vĂ«shtira dhe fokusit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m politik. Por tani fillon puna mĂ« e vĂ«shtirĂ«. Po punojmĂ« intensivisht dhe pĂ«rmes njĂ« agjende objektivash pĂ«r tĂ« mbyllur grupkapitujt deri nĂ« vitin 2027 dhe pĂ«r tĂ« siguruar anĂ«tarĂ«simin deri nĂ« vitin 2030. Pra bĂ«het fjalĂ« pĂ«r progres tĂ« vĂ«rtetĂ« nĂ« disa fusha si sundimi i ligjit, lufta kundĂ«r krimit dhe korrupsionit, fuqizimi i institucioneve demokratike, etj. KĂ«tu Ă«shtĂ« gjithashtu vendi ku mbĂ«shtetja e SHBA-sĂ« ka qenĂ« jetike gjatĂ« viteve: nĂ« forcimin e reformĂ«s sonĂ« nĂ« drejtĂ«si dhe transparencĂ«s. Reforma nĂ« drejtĂ«si, nĂ« veçanti, Ă«shtĂ« reforma mĂ« e thellĂ« dhe mĂ« transformuese nĂ« ShqipĂ«rinĂ« moderne”, tha Spiropali.

Ankorimi i Shqipërisë drejt vlerave perëndimore, sipas Ministres së Jashtme, nuk është për një zgjedhje rastësore dhe as e përkohshme, por strategjike.

“ËshtĂ« e rrĂ«njosur nĂ« identitet dhe nĂ« realitetet e forta tĂ« sigurisĂ«. Administratat ndryshojnĂ«, politikat evoluojnĂ«, por busulla strategjike e ShqipĂ«risĂ« nuk mund dhe nuk do tĂ« largohet nga bashkĂ«sia euroatlantike”, tha Spiropali.

Spiropali iu bashkua gjithashtu Samitit “Western Balkans Forward”, organizuar nga KĂ«shilli i Atlantikut. Aty Spiropali foli pĂ«r “Imperativin gjeopolitik tĂ« zgjerimit tĂ« BE drejt Ballkanit PerĂ«ndimor”.

Ministrja theksoi se “procesi i zgjerimit tĂ« BE-sĂ« Ă«shtĂ« njĂ« instrument gjeostrategjik qĂ« BE-ja duhet ta pĂ«rdorĂ« pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« dhe pĂ«r tĂ« gjitha vendet e Ballkanit PerĂ«ndimor, si proces qĂ« garanton nĂ« thelb sigurinĂ« europiane”.

“Ballkani PerĂ«ndimor nuk Ă«shtĂ« mĂ« njĂ« zonĂ« pas-konflikti, por njĂ« vijĂ« e parĂ« e sigurisĂ« dhe e konkurrencĂ«s evropiane. PaqĂ«ndrueshmĂ«ria rajonale, ndikimi rus dhe presionet hibride e bĂ«jnĂ« zgjerimin mĂ« urgjent. Kjo e bĂ«n zgjerimin jo vetĂ«m njĂ« proces transformues pĂ«r vendet tona, por edhe njĂ« instrument pĂ«r njĂ« EvropĂ« mĂ« tĂ« sigurt, mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme dhe mĂ« tĂ« begatĂ«. TĂ« gjitha vendet e Ballkanit PerĂ«ndimor duhet tĂ« pĂ«rparojnĂ« nĂ« procesin e zgjerimit, sepse njĂ« rajon i integruar nĂ« BE Ă«shtĂ« padyshim mĂ« i sigurt, me mĂ« shumĂ« bashkĂ«punim rajonal dhe mĂ« i begatĂ« nĂ« fund. Zgjerimi duhet tĂ« trajtohet absolutisht si instrument sigurie dhe jo si mekanizĂ«m burokratik shpĂ«rblimi“, tha Spiropali.

Ministrja nënvijëzoi se përveçse një proces i bazuar në meritë, zgjerimi është një proces i lidhur me kohën dhe se çdo zvarritje, përbën rrezik sigurie. Edhe për Shtetet e Bashkuara, sipas saj, zgjerimi është një interes strategjik.

“Ky ka qenĂ« gjithmonĂ« qĂ«ndrimi ynĂ«. Pra po, njĂ« proces i bazuar nĂ« meritĂ«, dhe ne besojmĂ« plotĂ«sisht nĂ« kĂ«tĂ«, sepse duhet tĂ« jetĂ« njĂ« proces i besueshĂ«m, por edhe transformues pĂ«r vendet tona, pĂ«r shtetin tonĂ« dhe shoqĂ«ritĂ« tona  i bazuar nĂ« meritĂ«, por edhe i lidhur me kohĂ«n. Çdo zvarritje, sipas nesh, pĂ«rbĂ«n rrezik sigurie. GjithmonĂ« ka qenĂ« kĂ«shtu, por veçanĂ«risht tani Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« edhe mĂ« e dukshme. Vonesa krijon vakuum strategjik. E kemi diskutuar mĂ« herĂ«t kĂ«tĂ« dhe nuk dua tĂ« pĂ«rsĂ«ris, por vakuumi tĂ«rheq aktorĂ« dhe ndikime dashakeqe, dhe kjo duhet shmangur me çdo kusht. Pyetja nuk Ă«shtĂ« mĂ« nĂ«se zgjerimi duhet tĂ« ecĂ« me kujdes, por nĂ«se vonesat janĂ« shndĂ«rruar tashmĂ« nĂ« rrezik sigurie”, tha Spiropali./kb

12:15 Kryemadhi, akuza të forta Berishës: Meta është në burg prej marrëveshjes PD-PS!

Monika Kryemadhi deklaroi nĂ« emisionin “Breaking” me Fiori DardhĂ«n, nĂ« Top News se i vjen keq qĂ« Partia e LirisĂ« po shkon drejt shuarjes, duke theksuar se kjo situatĂ« Ă«shtĂ« pasojĂ« e njĂ« procesi tĂ« qĂ«llimshĂ«m kriminalizimi tĂ« forcĂ«s politike qĂ« ajo ka ndĂ«rtuar prej vitesh.

“MĂ« vjen keq qĂ« Partia e LirisĂ« Ă«shtĂ« drejt shuarjes. Kam investuar gjithçka nĂ« kĂ«tĂ« parti, i gjithĂ« rrethi im, nĂ«na ime, bashkĂ«shorti im janĂ« sot nĂ« duart e gjykatĂ«s, sepse duan tĂ« kriminalizojnĂ« njĂ« parti politike qĂ« ishte risi nĂ« politikĂ«n shqiptare, njĂ« parti qĂ« kĂ«rkonte aleanca”, u shpreh Kryemadhi.

Sipas saj, problemet që po përjeton sot politika shqiptare nuk ekzistonin më parë, ndërsa theksoi se një pjesë e madhe e të burgosurve ndodhen në paraburgim.

“Sot kemi 80% tĂ« tĂ« burgosurve nĂ« paraburgim. Sot jemi Republika e SPAK-ut”, deklaroi ajo.

E pyetur nëse opozita mund të kthehet në një alternativë qeverisëse, Kryemadhi tha se problemi kryesor qëndron te metodologjia dhe mungesa e konsistencës.

Kryemadhi hodhi akuza të forta edhe për arrestimin e Ilir Metës, duke e cilësuar si rezultat të një marrëveshjeje mes dy partive të mëdha.

“Burgosja e MetĂ«s Ă«shtĂ« marrĂ«veshje e dy partive tĂ« mĂ«dha pĂ«r tĂ« vazhduar aferat”, deklaroi ajo.

Ajo pranoi se si ajo ashtu edhe Ilir Meta kanë bërë gabime, por theksoi se këto gabime lidhen me tejkalimin e kufijve në ndihmë të njerëzve.

“Meta dhe unĂ« kemi gabimet tona. Kemi bĂ«rĂ« mĂ« shumĂ« sesa duhet pĂ«r njerĂ«zit. NĂ«se merr njĂ« doktor urgjence dhe i thua ‘kam filanin’, sot SPAK ta quan shpĂ«rdorim detyre. Ky ka qenĂ« gabimi ynĂ«â€, u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi kritikoi ashpër mediat dhe politikën për heshtjen ndaj mënyrës së burgosjes së Ilir Metës, duke theksuar se për tetë muaj ai është lënë në harresë.

“AsnjĂ« emision, asnjĂ« gazetar, asnjĂ« deputet i PL-sĂ« nuk foli pĂ«r shkeljet e rregullave tĂ« burgosjes sĂ« MetĂ«s. U harrua nĂ« burg pĂ«r tetĂ« muaj, nuk shkoi askush ta takonte”, tha ajo./kb

12:00 Shtrëngata dhe erëra të forta në Durrës, Bashkia thirrje qytetarëve: Kini kujdes maksimal

Bashkia e Durrësit ka paralajmëruar qytetarët mëngjesin e kësaj të premteje se gjatë ditës së sotme mund të përballen me kushte të këqija moti, ndaj duhet të tregohen të kujdesshëm.

“Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« ShĂ«rbimit Meteorologjik Ushtarak, ditĂ«n e premte qyteti i DurrĂ«sit pritet tĂ« pĂ«rballet me reshje tĂ« dendura shiu, shtrĂ«ngata dhe erĂ«ra tĂ« forta.

Duke qenĂ« se kĂ«to kushte atmosferike mund tĂ« sjellin problematika tĂ« ndryshme, u bĂ«jmĂ« thirrje qytetarĂ«ve tĂ« shmangin lĂ«vizjet e panevojshme, tĂ« tregojnĂ« kujdes maksimal gjatĂ« qarkullimit me automjete dhe tĂ« marrin masa pĂ«r sigurimin e objekteve nĂ« hapĂ«sira tĂ« jashtme.”, thuhet nĂ« njoftimin e BashkisĂ« sĂ« DurrĂ«sit, e cila gjithashtu bĂ«n me dije se ndodhet nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ«.

Strukturat e ndĂ«rmarrjeve, emergjencave dhe policisĂ« bashkiake thuhet se janĂ« nĂ« terren dhe tĂ« angazhuara maksimalisht pĂ«r t’iu ardhur nĂ« ndihmĂ« qytetarĂ«ve dhe familjeve tĂ« tyre nĂ« çdo situatĂ« problematike tĂ« mundshme./kb

11:47 Kenya ndalon “buqetat me para” pĂ«r ShĂ«n Valentinin – paralajmĂ«rohet edhe gjobĂ« e deri nĂ« 7 vjet burg

Last Updated on 06/02/2026 by Kesjana

Me afrimin e 14 shkurtit, ditĂ«n e ShĂ«n Valentinit, autoritetet nĂ« Kenya kanĂ« nxitur njĂ« paralajmĂ«rim tĂ« fortĂ« ndaj trendit tĂ« ri tĂ« dhurimit — buqetat e luleve tĂ« bĂ«ra me para tĂ« gatshme (cash bouquets). Banka Qendrore e Kenias (Central Bank of Kenya – CBK) tha se kjo praktikĂ« Ă«shtĂ« e paligjshme, sepse dĂ«mton monedhĂ«n dhe shkel ligjin penal tĂ« vendit. 

💾 ÇfarĂ« Ă«shtĂ« “buqeta me para”?

Trend i pĂ«rhapur kryesisht nĂ« rrjetet sociale ku llogaritet se njerĂ«zit palosin, ngjisin ose kapin me kĂ«pucĂ« banknota pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« si dhuratĂ«, zakonisht pĂ«r ShĂ«n Valentinin, ditĂ«lindje ose evente tĂ« tjera festive. KĂ«to buqeta janĂ« bĂ«rĂ« shumĂ« tĂ« kĂ«rkuara vitet e fundit dhe shpesh shoqĂ«rohen me lule tĂ« vĂ«rteta ose dekorime tĂ« tjera. 

đŸ‘źâ€â™‚ïžÂ 

Përse paralajmëron CBK?

Banka Qendrore shpjegon se:

  • Palosja, ngjitja, kapja apo shpuarja e banknoteve dĂ«mton integritetin e monedhĂ«s.
  • KĂ«to veprime i bĂ«jnĂ« banknotat tĂ« paafta pĂ«r tu pĂ«rdorur nĂ« ATM-a, makinat e numĂ«rimit tĂ« parasĂ« dhe pajisje tĂ« tjera bankare.
  • Kushton miliona shilinka zĂ«vendĂ«simi i parave qĂ« dĂ«mtohen para kohe.  

📜 

Ligji penal dhe sanksionet

Sipas Kodi Penal të Kenias (neni që ndalon dëmtimin e monedhës), këto praktika konsiderohen shkelje penale. Ata që do të kapen duke bërë apo promovuar këto buqeta mund të përballen me **gjoba të rënda dhe deri në 7 vjet burg në rast të dënimit nga gjykatat. 

đŸŒș Reagimet e publikut dhe bizneset

Vendimi i CBK ka shkaktuar reagime të ndryshme:

  • Disa qytetarĂ« dhe tĂ« dashuruar e kanĂ« pritur me lehtĂ«sim si njĂ« justifikim pĂ«r tĂ« krijuar dhurata mĂ« tĂ« thjeshta dhe mĂ« tĂ« sigurta.
  • TĂ« tjerĂ« janĂ« zhgĂ«njyer, sepse buqetat me para janĂ« bĂ«rĂ« mjaft popullore dhe simbolikisht tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« mjedisin lokal.  

💡 Zgjidhje dhe alternativa

Floristët dhe shitësit e dhuratave tashmë po kërkojnë mënyra të reja dhe ligjore për të dhuruar para pa prekur banknotat:

  • ParatĂ« vendosen nĂ« qese transparente ose letĂ«r dekorative pa u dĂ«mtuar.
  • Dhurata me kartĂ« bankare, ku shuma e parave tregohet nĂ« kartĂ«, por monedha mbetet e paprekur.
  • TransfertĂ« digjitale (p.sh. M-Pesa) dhe dhurata tĂ« tjera romantike si lule tĂ« vĂ«rteta, çokollata apo bizhuteri.  /kb

11:45 SHBA-të kërkojnë vullnetarë për të ruajtur mbeturinat bërthamore
 përgjithmonë

Plani i administratës Trump për të shpërndarë një valë reaktorësh të vegjël bërthamorë futuristikë për të furnizuar epokën e inteligjencës artificiale po kthehet te një strategji e lashtë për të hequr qafe mbeturinat shumë toksike: varrosja në fund të një grope shumë të thellë.

Por ka një problem. Nuk ka asnjë gropë shumë të thellë, dhe stoku prej rreth 100 mijë ton mbeturinash radioaktive që ruhen përkohësisht në termocentrale dhe vende të tjera në Shtetet e Bashkuara po rritet gjithnjë e më shumë.

PĂ«r tĂ« zgjidhur kĂ«tĂ« problem, Reuters shkruan se administrata amerikane tani po ofron njĂ« “karotĂ« radioaktive”.

Shtetet po kërkohen të vullnetarizohen për të pritur një depo gjeologjike të përhershme për karburantin e përdorur, si pjesë e një kampusi objektesh që përfshijnë reaktorë të rinj bërthamorë, përpunimin e mbeturinave, pasurimin e uraniumit dhe qendrat e të dhënave, sipas një propozimi të publikuar nga Departamenti i Energjisë (DOE) javën e kaluar.

Kërkesa e tij për informacion (RFI) shënon një ndryshim të madh në politikë. Plani për të zgjeruar energjinë bërthamore tani kombinohet me një kërkesë për të gjetur një vend të përhershëm për mbeturinat dhe vendos vendimet në duart e komuniteteve lokale, vendime që vlejnë dhjetëra miliarda dollarë investime dhe mijëra vende pune, sipas një zëdhënësi të Zyrës së Energjisë Bërthamore të DOE.

“Duke i kombinuar tĂ« gjitha nĂ« njĂ« paketĂ«, Ă«shtĂ« çështje e vendosjes sĂ« karotave tĂ« mĂ«dha pranĂ« njĂ« objekti mbetjesh qĂ« Ă«shtĂ« mĂ« pak i dĂ«shirueshĂ«m,” tha Lake Barrett, ish-zyrtar nĂ« Komisionin Rregullator BĂ«rthamor tĂ« SHBA (NRC) dhe DOE. Ai shtoi se shtete si Utah dhe Tennessee tashmĂ« kanĂ« shprehur interes pĂ«r investime nĂ« energjinĂ« bĂ«rthamore.

Zyra bërthamore tha se kërkesa kishte nxitur interes, por nuk komentoi mbi shtete individuale, të cilat kanë 60 ditë kohë për të përgjigjur.

Presidenti Donald Trump dëshiron të katërfishojë kapacitetin e energjisë bërthamore të SHBA-ve, duke e çuar atë në 400 gigavat deri në vitin 2050, ndërsa kërkesa për energji elektrike rritet për herë të parë në dekada falë bumit të qendrave të të dhënave që nxisin inteligjencën artificiale dhe elektrifikimin e transportit.

Në vitin 2025, DOE zgjodhi 11 dizajne të reaktorëve të avancuar bërthamorë për licencim të shpejtë dhe synon të ndërtojë tre pilotë deri më 4 korrik të këtij viti.

Megjithatë, pranimi publik i energjisë bërthamore varet pjesërisht nga premtimi për të varrosur mbeturinat bërthamore thellë nën tokë, sipas studimeve të qeverive të SHBA-ve dhe Britanisë, si dhe Komisionit Evropian.

“NjĂ« strategji e plotĂ« bĂ«rthamore duhet tĂ« pĂ«rfshijĂ« rrugĂ« tĂ« sigurta dhe tĂ« qĂ«ndrueshme pĂ«r disponim tĂ« fundit, dhe kjo mbetet njĂ« element i kĂ«rkuar i RFI-sĂ«,” tha zĂ«dhĂ«nĂ«si i ZyrĂ«s sĂ« EnergjisĂ« BĂ«rthamore.

Përpjekjet e mëparshme për të gjetur një zgjidhje kanë hasur në kundërshtim të fortë lokal./kb

11:30 Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

Qeveria shqiptare ka për qëllim që të rrisë pagat për ushtarakët në mesataren e NATO-s deri në vitin 2029. Kështu shprehet ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në një postim në rrjetet sociale.

Sipas tij, pagat do të vijojnë trajektoren e rritjes në këtë mënyrë: 60-70% për nivelet bazë dhe 30-40% për nivelet e larta të komandimit.
“Forcimi i kapaciteteve njerĂ«zore nuk vjen vetĂ«m pĂ«rmes trajnimeve, por edhe pĂ«rmes pagave qĂ« reflektojnĂ« pĂ«rgjegjĂ«sinĂ«, profesionalizmin dhe sakrificĂ«n”, shkruan Vengu./kb

11:15 Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore, kush janë katër skiatorët që përfaqësojnë Shqipërinë

Nisin sot në mbrëmje Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina 2026 të cilat do të mbahen deri më datën 22 shkurt.

Nga ana sportive, Shqipëria përfaqësohet në këto Lojëra Olimpike nga 4 skiatorët Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.

Lara Colturi, e cila renditet e pesta në botë është pretendente për të fituar medalje olimpike. Gara kryesore e saj do të zhvillohet më 15 dhe 18 shkurt, ku ajo do të garojë për të siguruar një medalje për Shqipërinë.
Për çeljen e siparit të Lojërave Olimpike, do të organizohen tri ceremoni, një në San Siro Milano, një tjetër në Kortina, ku Lara Colturi do të mbajë flamurin shqiptar, dhe një e tretë në Borno./kb

11:00 Kanadaja hap konsullatën e parë në Groenlandë pas deklaratave të Trump

Kanadaja do të hapë konsullatën e saj të parë diplomatike në Groenlandë, në një hap të rëndësishëm politik dhe diplomatik që vjen pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump për marrjen nën kontroll të territorit.

Një delegacion i nivelit të lartë kanadez, i kryesuar nga Guvernatorja e Përgjithshme Mary Simon dhe ministrja e Jashtme Anita Anand, mbërrin të premten në Nuuk për inaugurimin zyrtar të konsullatës. Delegacioni shoqërohet edhe nga një anije e Rojës Bregdetare Kanadeze.

NĂ« njĂ« fjalim pĂ«rpara vizitĂ«s, Mary Simon deklaroi se Kanadaja “qĂ«ndron fuqishĂ«m nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« popullit tĂ« GroenlandĂ«s, i cili do tĂ« vendosĂ« vetĂ« pĂ«r tĂ« ardhmen e tij”.

Hapja e konsullatës kanadeze përkon me një vizitë të ngjashme të zyrtarëve francezë, të cilët po ashtu do të inaugurojnë konsullatën e tyre në Groenlandë po të njëjtën ditë. Deri më tani, vetëm Islanda dhe Shtetet e Bashkuara kishin përfaqësi konsullore zyrtare në Nuuk.

Ky zhvillim shihet si njĂ« sinjal i qartĂ« i mbĂ«shtetjes sĂ« aleatĂ«ve tĂ« NATO-s ndaj GroenlandĂ«s, pas deklaratave tĂ« pĂ«rsĂ«ritura tĂ« Trump se SHBA-ja duhet ta “zotĂ«rojĂ«â€ territorin pĂ«r arsye tĂ« sigurisĂ« kombĂ«tare. Presidenti amerikan mĂ« pas i zbuti kĂ«to deklarata, duke thĂ«nĂ« se po shqyrton mundĂ«sinĂ« e njĂ« marrĂ«veshjeje pas bisedimeve me DanimarkĂ«n, aleatĂ«t evropianĂ« dhe KanadanĂ«.

Konsullata ishte paralajmëruar që në fillim të vitit 2024, gjatë rishikimit të politikës së jashtme arktike të Kanadasë. Fillimisht e planifikuar për fundin e vitit 2025, hapja u shty për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.

Sipas profesorit Michael Myers nga Universiteti i British Columbia, konsullata ka një rëndësi të veçantë për shkak të lidhjeve të ngushta mes Groenlandës dhe Kanadasë arktike. Ai thekson se kryeqyteti i territorit kanadez Nunavut, Iqaluit, ndodhet vetëm një orë fluturim larg nga Nuuk.

Guvernatorja e Përgjithshme Mary Simon, me prejardhje inuit, është guvernatorja e parë kanadeze që viziton Groenlandën që nga viti 1982. Vizita e saj konsiderohet si një konfirmim simbolik i lidhjeve kulturore dhe etnike mes komuniteteve inuit të Kanadasë dhe Grenlandës.

Nga ana e tij, Natan Obed, president i organizatës Inuit Tapiriit Kanatami, tha se hapja e konsullatës është rezultat i viteve të përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit mes komuniteteve inuit. Rreth 50 inuitë nga Kanadaja pritet të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit në Nuuk.

Arktiku është cilësuar prej vitesh si një zonë strategjike dhe e ndjeshme për sigurinë e Kanadasë. Qeveria e kryeministrit Mark Carney ka premtuar një prani të përhershme ushtarake në rajon dhe investime mbi 1 miliard dollarë kanadezë në infrastrukturën veriore.

Ministrja e Jashtme Anita Anand e ka cilësuar mbrojtjen e Arktikut si një prioritet kyç të sigurisë kombëtare të Kanadasë.

Përveç inaugurimit të konsullatës, Mary Simon do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ndërsa Anita Anand do të takohet me homologen e saj, Vivian Motzfeldt./kb

10:53 Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona, mjeku dhe e bija akuzohen për vrasje nga pakujdesia

Last Updated on 06/02/2026 by Kesjana

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtatë persona në lidhje me humbjen e jetës së të miturit Brian Spahiu, 3 vjeç, pas një ndërhyrjeje dentare të kryer në një klinikë private në kryeqytet.

Në kuadër të procedimit penal nr. 6477 të vitit 2023, Prokuroria ka ngritur akuza ndaj:

Ronald Xhaxho dhe Marta Gina, pĂ«r veprat penale “Vrasje nga pakujdesia” dhe “Mashtrim”, kryer nĂ« bashkĂ«punim;

Ina Xhaxho, pĂ«r “Vrasje nga pakujdesia”, “Mashtrim” nĂ« bashkĂ«punim dhe “Ushtrim i aktivitetit tĂ« paligjshĂ«m”;

E.S. dhe E.A., pĂ«r veprĂ«n penale “ShpĂ«rdorim detyre”;

D.A. dhe V.H., pĂ«r veprĂ«n penale “Neglizhenca nĂ« trajtimin mjekĂ«sor”.

Ngjarja ka ndodhur mĂ« 28 shtator 2023, kur i mituri iu nĂ«nshtrua njĂ« ndĂ«rhyrjeje dentare nĂ« 14 dhĂ«mbĂ« nĂ« klinikĂ«n “Splendent”, e drejtuar nga mjekĂ«t R.Xh. dhe I.Xh. Pas ndĂ«rhyrjes, fĂ«mija Ă«shtĂ« kthyer nĂ« banesĂ«, por brenda pak orĂ«sh Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ« shĂ«ndetĂ«sore, nĂ« gjendje kome dhe me insuficiencĂ« respiratore akute, nĂ« Spitalin e PediatrisĂ« nĂ« QendrĂ«n Spitalore Universitare “NĂ«nĂ« Tereza”. I mituri ka ndĂ«rruar jetĂ« mĂ« 1 tetor 2023.

Sipas aktit të riekspertimit dhe ekspertimit mjekoligjor shtesë, të kryer nga një grup ekspertësh italianë, shkaku kryesor i vdekjes ka qenë shoku septik i rëndë, i cili ka sjellë insuficiencë progresive shumëorganore. Ekspertët kanë konstatuar se gjatë ndërhyrjes dentare dhe procedurës së anestezisë janë kryer shkelje të rënda të protokolleve mjekësore ndërkombëtare, të cilat kanë pasur lidhje shkakësore të drejtpërdrejtë me vdekjen e të miturit.

Sipas Prokurorisë, shkeljet përfshijnë mungesën e vlerësimit të plotë klinik para ndërhyrjes, moskryerjen e analizave të detyrueshme, mosformulimin e një diagnoze të saktë, kryerjen e një ndërhyrjeje më të gjerë se sa lejohet për moshën e fëmijës, përdorimin e anestezisë së përgjithshme për rreth 5 orë, si dhe largimin e papërshtatshëm të fëmijës nga klinika pas ndërhyrjes.

Hetimi ka provuar gjithashtu se stomatologët I.Xh. dhe M.G. kanë mashtruar prindërit e të miturit, duke marrë pagesë për mbushjen e 14 dhëmbëve, ndërkohë që nga autopsia rezultoi se 6 dhëmbë nuk ishin mbushur, por vetëm ishin hapur. Për këtë fakt është ngritur akuza për mashtrim. Po ashtu, rezultoi se stomatologia I.Xh. ka vijuar ushtrimin e aktivitetit pa rinovuar licencën përkatëse.

Gjatë hetimeve u konstatuan shkelje edhe nga ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, si dhe nga mjekët e pediatrisë që kanë trajtuar fëmijën pas paraqitjes në spital. Sipas aktit të riekspertimit, megjithëse janë evidentuar mangësi në trajtimin mjekësor, vdekja e të miturit nuk erdhi si pasojë e veprimeve të tyre, por nga veprimet dhe mosveprimet e mjekëve që kryen ndërhyrjen dentare dhe anestezinë./kb

10:45 Greqia në alarm, oficeri i lartë i shiste Kinës sekretet e NATO-s

Greqia është tronditur nga një rast i rëndë spiunazhi, ku një oficer i lartë i Forcave të Armatosura dyshohet se u ka shitur Kinës informacion të klasifikuar ushtarak, përfshirë të dhëna që lidhen me NATO-n. Zyrtarët grekë njoftuan se oficeri u arrestua brenda kampit ku shërbente, pasi ishte nën vëzhgimin e Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës (EYP).

Sipas autoriteteve, oficeri kishte akses në informacion të ndjeshëm mbi sigurinë kombëtare, mbrojtjen dhe zhvillimin e teknologjive të avancuara të ushtrisë. Ai dyshohet se kishte dërguar elektronikisht këto të dhëna në Kinë. Ai ishte komandant i një njësie të Forcave Ajrore në Kavouri dhe kohët e fundit dyshohet se tentonte të rekrutonte edhe të tjerë për këtë veprim.

Informacione nga ERT raportuan dje se ekzistojnë prova të pakundërshtueshme që tregojnë se oficeri është takuar edhe me persona nga vendi në fjalë, të cilëve u është dorëzuar informacioni që largohej nga duart e tij. Nuk është sqaruar ende nëse ai u ka dhënë dokumente apo vetëm informacion me rëndësi për sigurinë kombëtare.

Autoritetet ushtarake njoftuan se çështja kalon tani në hetim të thelluar dhe oficeri do të dalë përpara drejtësisë ushtarake për shpërndarje të informacioneve sekrete që mund të dëmtojnë interesat kombëtare.

Mediat greke shkruajnë se një pjesë e informacionit lidhet me plane të NATO-s, gjë që rrit ndjeshëm rëndësinë e çështjes dhe ka tërhequr interes edhe nga aleatët, përfshirë SHBA-të. Autoritetet greke po kryejnë kontroll edhe në mjediset e punës së oficerit, për të sqaruar nëse ai ka ndërtuar një rrjet informacioni për të furnizuar palët e treta.

Deklarata e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura njofton se arrestimi u krye në bashkëpunim me autoritetet shtetërore dhe me praninë e prokurorit kompetent, pas indikacioneve të qarta për veprime penale sipas Kodit Penal Ushtarak, për përhapje të informacionit sekret ushtarak me rrezik për interesat kombëtare./kb

10:00 Anketë/ Shqetësimet për gjendjen në Gjermani në rritje

Në sondazhin e fundit të ARD-Deutschlandtrend, SPD ka fituar çuditërisht simpati, ndërsa CDU dhe CSU kanë humbur disi mbështetjen e qytetarëve.

Humbje të lehta për konservatorët e kancelarit Friedrich Merz, rritje e lehtë simpatie për partinë bashkëqeverisëse, social-demokratët. Këto janë gjetjet kryesore të sondazhit të emisionit ARD-Deutschlandtrend të kryer nga instituti infratest-dimap. Nga tjetër një numër gjithnjë e në rritje njerëzish në Gjermani besojnë se në vend ka padrejtësi kryesisht sepse hendeku midis të pasurve dhe të varfërve po zgjerohet.

Konservatorët po humbasin, edhe AfD-ja, ndërsa SPD po fiton terren

Edhe kĂ«tĂ« herĂ« pyetja e sondazhit tĂ« ARD-Deutschlandtrend ishte se pĂ«r cilĂ«n parti do tĂ« votonin njerĂ«zit nĂ«se tĂ« dielĂ«n e ardhshme do tĂ« zhvilloheshin zgjedhjet pĂ«r parlamentin. E ashtuquajtura “pyetje e sĂ« dielĂ«s” ofron njĂ« tregues tĂ« mirĂ« se sa simpati gĂ«zojnĂ« partitĂ« aktualisht. NĂ« fillim tĂ« shkurtit, dy partitĂ« konservatore, CDU dhe CSU, morĂ«n 26 pĂ«rqind tĂ« votave, duke pĂ«suar humbje tĂ« lehta krahasuar me fillimin e vitit. Alternativa pĂ«r GjermaninĂ« (AfD), e cila konsiderohet pjesĂ«risht ekstremiste e djathtĂ«, humbi pak mbĂ«shtetje gjithashtu, por mbeti partia e dytĂ« mĂ« e fortĂ« me 24 pĂ«rqind. SocialdemokratĂ«t, partneri i vogĂ«l i koalicionit nĂ« qeverinĂ« federale, fitoi çuditĂ«risht dy pĂ«rqind. Dy partitĂ« opozitare, tĂ« Gjelbrit dhe Partia e MajtĂ«, mbetĂ«n nĂ« nivelet e tyre tĂ« janarit.

Lars Klingbeil fitues i sondazhit për shkak të kritikave ndaj Trumpit?

Vlen të përmendet se kënaqësia e përgjithshme kundrejt qeverisë është rritur pak, megjithëse në një nivel i ulët. Kurse social-demokratët po përfitojnë, kryesisht sepse kreu i partisë së tyre, Ministri i Financave Lars Klingbeil, ka një rritje të ndjeshme popullariteti në publik. Politikani më i vlerësuar në Gjermani mbetet prej shumë muajsh Ministri i Mbrojtjes Boris Pistoriusi SPD-së, që vazhdon të jetë qartësisht në krye. Ai pasohet nga Ministri i Jashtëm Johann Wadephul (CDU), pastaj Klingbeil, i cili ka fituar pesë përqind. Friedrich Merz është në 25 përqind. Klingbeil kohët e fundit përdori një ton më të ashpër se Kancelari në lidhje me politikat shpesh të paparashikueshme të Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Shqetësimet për gjendjen në Gjermani po rriten

Në favor të social-demokratëve shkon edhe shqetësimi në rritje i popullsisë për gjendjen në Gjermani. Në shkurt, 62 përqind e të anketuarve mendonin se në Gjermani po rritet padrejtësia. Të pyetur për arsyet për këtë, shumica e njerëzve në këtë grup theksuan se hendeku midis të pasurve dhe të varfërve po zgjerohet. 13 përqind më shumë se në sondazhin e mëparshëm besojnë se barra e taksave dhe e kontributevenuk shpërndahet në mënyrë të drejtë. Por vetëm 9 përqind, më pak se në sondazhin e mëparshëm, besojnë se të huajve dhe azilkërkuesve u jepet trajtim preferencial krahasuar me gjermanët. Njëzet e katër përqind e të anketuarve u besojnë më shumë social-demokratëve që mund të sigurojnë drejtësi më të madhe sociale. Kjo është shifra më e lartë nga të gjitha partitë.

Merz polarizon me kritikat ndaj punës me kohë të pjesshme

Në fillim të vitit një komision ekspertësh i paraqiti qeverisë gjermane një katalog gjithëpërfshirës propozimesh se si shteti social mund të modernizohet në mënyrë kuptimplote. Këto kërkesa dominuan titujt kryesorë të gazetave për ditë të tëra.

Nevoja për të ristrukturuar sistemin social gëzon mbështetje të gjerë: 71 përqind e të anketuarve thanë se do të ishte e dobishme nëse kërkesa për ndihma dhe përfitime sociale mund të bëhet në mënyrë digjitale. Megjithatë pati kritika të konsiderueshme për deklaratën e Kancelarit Friedrich Merz se shumë njerëz në Gjermani punojnë me kohë të pjesshme. Kërkesat nga radhët e CDU-së që njerëzit duhet të paguajnë vetë për vizitat e tyre dentare gjithashtu shkaktuan kritika të mëdha. Kjo mund të shpjegojë gjithashtu rënien e përqindjes së simpative për konservatorët.

Për anketën ARD-Deutschland Trend, infratest-Dimap intervistoi afërsisht 1,300 qytetarë në periudhën 2 dhe 4 shkurt./ DW/kb

09:45 Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Tragjedia e familjes shqiptare qĂ« u shua dy ditĂ« mĂ« parĂ« nĂ« Porcari tĂ« ItalisĂ«, ka tronditur thellĂ« komunitetin lokal. NjĂ« raportim i fundit i “La Repubblica” sugjeron se 4 anĂ«tarĂ«t e familjes Kola edhe mund tĂ« kishin shpĂ«tuar, nĂ«se ambulanca nuk do tĂ« ishte vonuar pĂ«r shkak tĂ« njĂ« gabimi.

Alarmit të parë iu përgjigj shërbimi i urgjencës rreth orës 20:00 të së mërkurës, kur 22-vjeçari Hajdar Kola telefonoi duke thënë se motra e tij 15-vjeçare, Xhesika, ishte pa ndjenja. Në shtëpi ndodheshin edhe prindërit, Arti dhe Jonida.

Gjatë telefonatës, operatorja dëgjoi se edhe dy prindërit humbën ndjenjat, ndërsa pak çaste më pas ra pa ndjenja edhe vetë Hajdari. Para se të binte, ai dha një adresë të gabuar: numrin 168 në vend të 186. Ky gabim, ndoshta për shkak të helmimit, bëri që ambulanca të humbiste kohë të çmuar duke kërkuar shtëpinë e gabuar, rreth 300 metra larg.

Vetëm rreth orës 21:45, pas ndërhyrjes së karabinierëve dhe familjarëve, u arrit të hynin në apartament. Brenda u gjetën trupat e pajetë, ndërsa edhe disa nga anëtarët e ekipit të shpëtimit u ndjenë keq për shkak të gazit.

Prokuroria ka sekuestruar banesën dhe kaldajën, e cila dyshohet se ka shkaktuar rrjedhjen fatale të gazit. Hetimet do të sqarojnë nëse bëhet fjalë për një problem instalimi apo mirëmbajtjeje./kb

09:30 Takimi historik me Papa Leonin XIV, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

Vetëm një ditë pas vizitës së tij në Vatikan ku u takua me Papa Leonin XIV, kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të premteje disa momente nga ky takim.

“MirĂ«mĂ«ngjes dhe me disa çaste tĂ« bukura nga takimi me Papa Leonin XIV, ju uroj njĂ« ditĂ« tĂ« mbarĂ«â€, shkruan kryeministri krahas videos nĂ« Facebook, ku shihet i shoqĂ«ruar edhe nga bashkĂ«shortja e tij Linda Rama dhe djali i vogĂ«l Zaho.

Takimi mes Ramës dhe Papa Leonit XIV u zhvillua në ditën e dytë të vizitës së kryeministrit shqiptar në Vatikan, në Pallatin Apostolik./kb

09:15 Greqia dhe Turqia/ Tensione të reja në Egje

Tensionet mes vendeve, në prag të takimit të pritur mes presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis midis këtyre vendeve partnere në NATO.

Me sa duket Greqia dhe Turqia duan tĂ« bisedojnĂ« pĂ«rsĂ«ri – nĂ« nivelin mĂ« tĂ« lartĂ«. Duke filluar nga e hĂ«na (09.02.26) nĂ« Ankara do tĂ« mblidhet “KĂ«shilli Suprem i BashkĂ«punimit Greqi-Turqi”.

Nëse gjithçka shkon sipas planit në tryezë do të jenë të pranishëm edhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Ekziston edhe mundësia e një takimi posaçëm midis dy udhëheqësve në një ditë tjetër.

Pas një periudhe të vështirë dhe plot konflikte në Mesdheun Lindor, në vitin 2010 u krijua Këshilli i Lartë i Bashkëpunimit. Ndonjë sukses të madh ai ende nuk ka arritur. Megjithatë Këshilli përpiqet të promovojë një agjendë pozitive mes dy partnerëve të NATO-s, veçanërisht në fushat e ekonomisë dhe të turizmit. Por ai është mbledhur vetëm pesë herë deri tani, takimi i fundit u bë në Athinë në dhjetor 2023.

“Turqia bĂ«n kĂ«rkesa dhe pretendime territoriale tĂ« njĂ«anshme, qĂ« nuk kanĂ« bazĂ« ligjore dhe nuk mund tĂ« jenĂ« temĂ« serioze debati”, shpjegonte nĂ« atĂ« kohĂ« Konstantinos Filis, drejtor i kĂ«rkimeve nĂ« Institutin e MarrĂ«dhĂ«nieve NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« AthinĂ«s nĂ« intervistĂ« me DW. “Greqia pret qĂ« Turqia tĂ« pĂ«rmbushĂ« gjithmonĂ« kĂ«rkesat e saj dhe tĂ« bĂ«jĂ« lĂ«shime”, kundĂ«rshtonte Fuat Aksu, shkencĂ«tar politik nĂ« Universitetin Teknik Yildiz nĂ« Stamboll.

Navtex, një pikë e re debati

QĂ« atĂ«herĂ« nuk ka ndryshuar shumĂ« nĂ« Detin Egje. Tensioneve u shtohet njĂ« pikĂ« tjetĂ«r debati: TĂ« enjten e kaluar Turqia pĂ«rdori sistemin navigacionit detar “Navtex” pĂ«r tĂ« paralajmĂ«ruar pĂ«r rreziqet e sigurisĂ« dhe aktivitetet ushtarake greke. ParalajmĂ«rime tĂ« ngjashme ka pasur edhe nĂ« tĂ« kaluarĂ«n.

NĂ« fund tĂ« fundit bĂ«het fjalĂ« pĂ«r autoritet nĂ« Egje: Kush ka tĂ« drejtĂ« tĂ« deklarohet pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r çështjet e sigurisĂ«? Athina flet pĂ«r njĂ« pĂ«rpjekje tĂ« paligjshme tĂ« fqinjit tĂ« saj pĂ«r tĂ« zgjeruar ujĂ«rat e tij territoriale. NjĂ« “provokim tĂ« ri turk” e konsideron kĂ«tĂ« gazeta e njohur javore greke “To Vima”.

Nga kĂ«ndvĂ«shtrimi turk kjo Ă«shtĂ« thjesht njĂ« çështje rutine, qĂ« pĂ«rputhet me legjislacionin aktual. Por mund tĂ« jetĂ« mĂ« shumĂ« se kaq: sipas gazetĂ«s proqeveritare TĂŒrkiye: “Navtex ka shkaktuar panik nĂ« Greqi dhe ka ndryshuar status quonĂ« nĂ« Egje”.

PĂ«r kryeministrin grek Mitsotakis mosmarrĂ«veshja pĂ«r Navtex do tĂ« thotĂ« edhe mĂ« shumĂ« presion nga e djathta. “Turqia po rrĂ«mben gjysmĂ«n e Egjeut, por qeveria jonĂ« nuk sheh asnjĂ« arsye pĂ«r shqetĂ«sim”, ankohet Kyriakos Velopoulos, kryetar i partisĂ« sĂ« djathtĂ« populiste “Zgjidhja Greke” (EL), e cila sipas sondazheve ka arritur vendin e tretĂ«, pĂ«rsa i pĂ«rket mbĂ«shtetjes sĂ« votuesve.

Grindje pa fund megjithë konvetën e OKB-së për Ligjin e Detit

Prej dekadash Greqia dhe Turqia grinden pĂ«r shelfin kontinental para bregdetit turk, shfrytĂ«zimin e lĂ«ndĂ«ve tĂ« para dhe pĂ«r njĂ« zgjerim tĂ« mundshĂ«m tĂ« ujĂ«rave territoriale nĂ« Egje. NĂ« kuadĂ«r tĂ« doktrinĂ«s sĂ« saj ushtarake aktuale “Atdheu Blu” Turqia pretendon edhe territore detare prej mĂ« shumĂ« se 450.000 kilometra katrorĂ« para bregdetit tĂ« saj.

Si busull ligjore nĂ« raste tĂ« tilla shĂ«rben Konventa e Kombeve tĂ« Bashkuara e vitit 1982 mbi tĂ« DrejtĂ«n e Detit, megjithĂ«se Turqia nuk e ka nĂ«nshkruar atĂ«. Por ajo mund tĂ« zbatohej: sipas mendimit mbizotĂ«rues tĂ« juristĂ«ve ky traktat pasqyron tĂ« drejtĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare zakonore ekzistuese – dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye Ă«shtĂ« i detyrueshĂ«m edhe pĂ«r ata, qĂ« nuk e kanĂ« nĂ«nshkruar.

Asnjë marrëveshje në horizont

Sipas Konventës së OKB-së mbi të Drejtën e Detit çdo shtet mund të përcaktojë në parim ujërat territoriale, që shtrihen deri në 12 milje detare. Por ekziston një përjashtim i rëndësishëm: Në rastet e kufijve të paqartë ose mbivendosjeve, palët e përfshira duhet të arrijnë një marrëveshje dypalëshe. Por marrëveshja midis Greqisë dhe Turqisë është ende në pritje.

QĂ« nĂ« vitin 1995 parlamenti turk e pati shpallur zgjerimin e ujĂ«rave territoriale greke nĂ« Detin Egje “shkak pĂ«r luftĂ«â€. Sepse nĂ« njĂ« rast tĂ« tillĂ« Egjeu do tĂ« bĂ«hej njĂ« lloj deti i brendshĂ«m grek.

NĂ« vitin 2021 qeveria e AthinĂ«s i zgjeroi ujĂ«rat e saj territoriale nĂ« 12 milje detare nĂ« Detin Jon drejt ItalisĂ«. Sot Greqia rezervon nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qartĂ« tĂ« drejtĂ«n pĂ«r tĂ« zgjeruar ujĂ«rat e saj territoriale edhe nĂ« Detin Egje, tha sĂ« fundmi ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias pĂ«r stacionin televiziv tĂ« AthinĂ«s “Open”.

Si instancë e fundit në të gjitha çështjet e së drejtës ndërkombëtare konsiderohet Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë. Por ky organ i Kombeve të Bashkuara nuk vepron me iniciativën e vet. Si Greqia ashtu edhe Turqia do të duhet të paraqesin një kërkesë të përbashkët, për të autorizuar gjykatën që të ndërmjetësojë. Për këtë debatohet që nga viti 1976. Deri tani pa sukses./ DW/kb

❌