❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Omer Nishani patrioti me vlera perëndimore

TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ MĂ« 5 shkurt tĂ« vitit 1887 lindi nĂ« GjirokastĂ«r, Omer Nishani.

Muzeu Historik Kombëtar e kujton Omeri Nishanin si një patriot që, me edukimin e tij evropian dhe vlerat perëndimore, forcoi besueshmërinë dhe autoritetin e lëvizjes antifashiste.

Veprimtarinë politike e nisi si kundërshtar idealist i regjimit të Zogut, por më pas u bë një nga drejtuesit e shtetit komunist, duke u përpjekur të ruante integritetin e tij moral të moderuar përballë një sistemi që ashpërsohej vazhdimisht.

Shkollën e mesme e kreu në qytetin e lindjes dhe më pas vazhdoi studimet në Turqi. Pas diplomimit, u rikthye në Shqipëri, ku deri në vitin 1923 ushtroi profesionin e mjekut në Gjirokastër, Berat dhe Tiranë. Në vitin 1924 u rreshtua në krah të lëvizjes demokratike, duke mbështetur Fan Nolin dhe qeverinë e tij. Pas rrëzimit të kësaj lëvizjeje, në fund të vitit u detyrua të largohej në emigracion, ku qëndroi për 15 vite.

GjatĂ« kĂ«saj periudhe kontribuoi nĂ« publicistikĂ«n shqiptare me gazetĂ«n “Liria KombĂ«tare” (1925–1935) dhe nĂ« strukturat e KONARE-sĂ« (Komiteti Nacional Revolucionar), njĂ« organizatĂ« politike e krijuar nga emigracioni shqiptar nĂ« VjenĂ«.

Pas kthimit në Shqipëri në vitin 1939, veprimtaria e tij u orientua drejt Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Momenti kulmor i karrierës së tij ishte zgjedhja si kryetar i Këshillit Antifashist në Kongresin e Përmetit. Pas vitit 1944, Nishani u përqendrua në konsolidimin e institucioneve shtetërore dhe për shtatë vite, nga 1946 deri më 1953, shërbeu si Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Figura e Omer Nishanit vlerësohet për rolin e tij në ndërtimin e institucioneve të para shtetërore pas Luftës së Dytë Botërore dhe për trashëgiminë dokumentare të lënë nëpërmjet shtypit të kohës.

U nda nga jeta më 27 maj 1954, në rrethana që nuk janë sqaruar plotësisht.

/r.e/a.f/

The post Omer Nishani patrioti me vlera perëndimore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Dosja e “Motit tĂ« Madh”, Ă«ndĂ«rr e arbĂ«reshĂ«ve dhe detyrimi ynĂ« si shtet

TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ Ministri i Turizmit, KulturĂ«s dhe Sportit, Blendi Gonxhja gjendet nĂ« Vatikan, ku Ă«shtĂ« takuar edhe me pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« komunitetit arbĂ«resh si dhe u bĂ« pjesĂ«marrĂ«s sĂ« bashku me Ettore Bonanno, nĂ« podcast-in “Pop ArbĂ«resh”.

GjatĂ« bisedĂ«s sĂ« zhvilluar me gazetarin arbĂ«resh, ministri Gonxhja preku tema tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« kulturĂ«s dhe trashĂ«gimisĂ« kombĂ«tare siç Ă«shtĂ« dosja e “Motit tĂ« Madh” nĂ« UNESCO, Muzeu ArbĂ«resh etj.

Ministri Gonxhja përmendi gjatë bisedës projekte që ruajnë kujtesën, identitetin dhe historinë e arbëreshëve. Konferenca e mbajtur në mjediset e Vatikanit shoqërohej nga një miniekspozitë për kulinarinë shqiptare si dhe veshjet arbëreshe dhe të tjera elemente tradicionale.

“Aplikimi me dosjen e “Motit tĂ« Madh” Ă«shtĂ« njĂ« Ă«ndĂ«rr e rĂ«ndĂ«sishme e komunitetit arbĂ«resh, por edhe detyrim i yni si shtet. Po punojmĂ« shumĂ« edhe pĂ«r ‘Culturalb’, njĂ« fondacion shtetĂ«ror qĂ« kemi ngritur, pĂ«r tĂ« pasur njĂ« tjetĂ«r energji nĂ« diasporat tona, ato tĂ« reja por edhe ato tĂ« lashta si arbĂ«reshĂ«t, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« kemi njĂ« prani kulturore, sociale tĂ« qendrave tona nĂ« kĂ«to vende. NĂ« Itali do kemi njĂ« shtĂ«pi shqiptare, njĂ« qendĂ«r kulturore shqiptare”, u shpreh ministri i MTKS.

Ministri pĂ«rmendi Muzeun ArbĂ«resh i cili pritet tĂ« ngrihet nĂ« Vuno, nĂ« brigjet prej nga ku nisi eksodi. “Ky do tĂ« jetĂ« njĂ« muze i vogĂ«l, por shumĂ« i dashur dhe shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r historinĂ« dhe dedikuar krejtĂ«sisht tregimit mbi arbĂ«reshĂ«t”, tha Gonxhja.

Ministri tha se të rinjtë, fëmijët tanë duhet të kuptojnë se bëhet fjalë për krenarinë e cila nuk lidhet vetëm me Shqipërinë dhe gjuhën por lidhet me një rrënjë e cila sot na bën të ndihemi shumë evropianë, sepse Evropa ka filluar në Mesdhe, atje ku ne kemi qenë zot të vendit, të dokeve e traditave.

/r.e/a.f/

The post Gonxhja: Dosja e “Motit tĂ« Madh”, Ă«ndĂ«rr e arbĂ«reshĂ«ve dhe detyrimi ynĂ« si shtet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zhupa kërkon ndryshime ligjore: Shteti të jetë garant i trashëgimisë kulturore, jo privati

TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ Deputetja Ina Zhupa prezantoi sot nĂ« Komisionin pĂ«r Çështjet Ligjore dhe AdministratĂ«n Publike, nismĂ«n e saj pĂ«r njĂ« ndryshim nĂ« ligjin “PĂ«r TrashĂ«giminĂ« Kulturore dhe MuzetĂ«â€.

Zhupa shpjegoi se ndryshimi ka të bëjë me faktin se gjatë kohës së shqyrtimit kushtetues të marrëveshjes për Butrintin, Ligji 2018 kishte kaluar kohën 2-vjeçare për të cilën mund të kundërshtohej për antikushtetutshmëri në lidhje me atë që paraqiste në kundërshtim me Konventën e Parisit.

“Sipas GjykatĂ«s Kushtetuese, marrĂ«veshja ishte nĂ« pĂ«rputhje me ligjin, por ligji vetĂ« ishte nĂ« kundĂ«rshtim me KushtetutĂ«n”, tha Zhupa, sipas sĂ« cilĂ«s, kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse ajo propozon njĂ« ndryshim nĂ« ligj, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« shteti shqiptar tĂ« mos ketĂ« njĂ« ligj antikushtetues qĂ« nuk i shĂ«rben mbrojtjes sĂ« trashĂ«gimisĂ« kulturore.

Deputetja e opozitës u shpreh se, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 5 të saj, shpreh detyrimin që çdo marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar përbën pjesë të sistemit të brendshëm juridik e zbatohet në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“Ndryshimet synojnĂ« çuarjen e kĂ«tij ligji konformon KonventĂ«s sĂ« Parisit, tĂ« cilĂ«n ShqipĂ«ria e ka ratifikuar”, tha Zhupa.

Nenet që Zhupa propozon të ndryshohen, tentojnë të krijojnë garancinë që kërkon Konventa e Parisit, që shtetet të jenë përgjegjës për trashëgiminë e tyre kulturore.

“TrashĂ«gimia kulturore nuk mund t’i lihet nĂ« dorĂ« njĂ« privati pĂ«r ta interpretuar historinĂ« e vendit tĂ«nd, pĂ«r tĂ« interpretuar gjetjet arkeologjike dhe pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar nga fonde publike qĂ« gjenerohen nga kjo trashĂ«gimi”, u shpreh deputetja.

Zhupa theksoi se nuk është qëllimi për të hequr AADF nga Butrinti, por të mos lejohet që ky shembull të bëhet një precedent i rrezikshëm për çdo pasuri kulturore të shtetit shqiptar.

Komisioni i Ligjeve - Foto nga Florian Abazaj
1 nga 5
Deputetja e PD, Ina Zhupa në Komisionin e Ligjeve në Kuvend, Foto: Florian Abazaj

/a.f/r.e/

The post Zhupa kërkon ndryshime ligjore: Shteti të jetë garant i trashëgimisë kulturore, jo privati appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ferdinand Deda, kompozitori dhe dirigjenti që i kushtoi jetën pentagramit

TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ Kompozitori dhe dirigjenti i shquar Ferdinand Deda lindi mĂ« 5 shkurt tĂ« vitit 1941.

RrugĂ«timi i tij jetĂ«sor 62-vjeçar do t’i dedikohej posaçërisht pentagramit. Me tĂ« mbaruar Liceun Artistik tĂ« TiranĂ«s nĂ« vitin 1960, iu drejtua Konservatorit tĂ« MuzikĂ«s nĂ« PragĂ«, ku ndoqi studimet nĂ« disiplinĂ«n e dirigjimit.

NĂ« klimĂ«n e pezmatimit tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve mes ShqipĂ«risĂ« dhe ish-Bashkimit Sovjetik, Ferdinand Deda, sikurse studente tĂ« tjerĂ« jashtĂ« vendit, u shtrĂ«ngua tĂ« braktiste studimet pĂ«r t’i rimarrĂ« ato nĂ« konservatorin e TiranĂ«s. Prej auditorit, do t’i besohej tĂ« udhĂ«hiqte orkestrĂ«n e Radio Televizionit Shqiptar.

Prej vitit 1964, Ferdinand Deda ka realizuar mbi 300 koncerte brenda dhe jashtë vendit. Kolonat zanore të shumë filmave shqiptarë, mbajnë autorësinë e Dedës dhe të orkestrës simfonike të RTSH-së. Në tagrin e kompozitorit, ka lënë pas një trashëgimi tejet të pasur muzikore: 3 valle simfonike, katër skica për piano, trio për violinë, violonçel dhe piano, prelud të kënduar, impropt për piano dhe orkestër harqesh, fantazi për ksilofon dhe orkestër, koncertino për korn dhe orkestër, koncertino për fagot, klarinetë dhe flaut etj.

NĂ« vitin 1997 Deda u shpall fitues i “Diskut tĂ« artĂ«â€, si edhe Ă«shtĂ« nderuar me titullin “Artist i merituar” dhe “MjeshtĂ«r i Madh”.

U nda nga jeta më 24 gusht 2003.

/r.e/a.f/

The post Ferdinand Deda, kompozitori dhe dirigjenti që i kushtoi jetën pentagramit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mihal Grameno, figurë e shquar e atdhetarizmit

TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ MĂ« 5 shkurt 1931 ndĂ«rroi jetĂ« Mihal Grameno.

Ishte njĂ« ndĂ«r veprimtarĂ«t mĂ« tĂ« zĂ«shĂ«m tĂ« çështjes kombĂ«tare, luftĂ«tar me çetĂ«n e Çerçiz Topullit, gazetar, botues dhe shkrimtar.

Mihal Grameno lindi mĂ« 13 janar 1871, nĂ« Korçë. Pasi u shkollua nĂ« vendlindje, nĂ« 1885 mĂ«rgoi drejt RumanisĂ«. NĂ« Bukuresht u lidh me lĂ«vizjen kombĂ«tare shqiptare dhe nĂ« vitin 1889 Mihal Grameno u zgjodh sekretar i ShoqatĂ«s “Drita”.

NĂ« viti 1907 iu bashkua çetĂ«s sĂ« Çerçiz Topullit dhe mori pjesĂ« nĂ« vrasjen e peshkopit grek te Guri i Cjapit, pĂ«r tĂ« marrĂ« gjakun e Spiro Kosturit, i vrarĂ« nga grekĂ«t nĂ« Selanik.

Si gazetar bĂ«ri tĂ« mundur raportin e pĂ«rleshjes sĂ« çetĂ«s nĂ« MashkullorĂ«. Po atĂ« vit nĂ« nĂ«ntor pĂ«rfaqĂ«soi Klubin e Korçës nĂ« Kongresin e Manastirit. NĂ« vitin 1909 themeloi nĂ« Korçë Lidhjen Ortodokse dhe redaktonte tĂ« pĂ«rkohshmen e pĂ«rdyjavshme me tĂ« njĂ«jtin emĂ«r qĂ« botohej gjatĂ« viteve 1909–1910. Mihal Grameno u arrestua nĂ« vitin 1910 nga autoritetet osmane pĂ«r punĂ«n e tij nĂ« gazetĂ«n “Bashkimi i Kombit”.

Gjatë kryengritjeve të vitit 1911 Mihal Grameno kryente ndërlidhjen mes grupeve të çetave ndër viset shqiptare dhe prijësve të lëvizjes kombëtare në Stamboll për të koordinuar kryengritjet.

MĂ« 1 shkurt 1911 nisi tĂ« botojĂ« njĂ« tjetĂ«r gazetĂ«: tĂ« pĂ«rjavshmen “Koha” tĂ« cilĂ«n edhe e redaktonte, sĂ« pari tĂ« botuar nĂ« Korçë dhe mĂ« pas nĂ« Jamestown, New York, ku jetoi nga 1915 deri mĂ« 1919.

U kthye nĂ« EvropĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rfaqĂ«suar PartinĂ« Politike tĂ« shqiptaro-amerikanĂ«ve nĂ« KonferencĂ«n e Paqes nĂ« Paris dhe si korrespondent i gazetĂ«s “Albania” qĂ« botonte A. G. Naçe nĂ« New York.

Pas një viti u kthye në Shqipëri. Pas shpërthimit të Luftës I Botërore u detyrua të largohej në SHBA, ku vazhdoi të punojë për çështjen kombëtare deri më 1920, kur u kthye në atdhe. I sëmurë, e i dëshpëruar, u tërhoq nga lëvizja shoqërore. Vdiq në Korçë më 5 shkurt 1931.

PĂ«r meritat tĂ« posaçme nĂ« dobi tĂ« atdheut dhe çështjes shqiptare, i Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« titulli “Hero i Popullit”.

/r.e/

The post Mihal Grameno, figurë e shquar e atdhetarizmit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tano Banushi, emblema e humorit shqiptar

TIRANË, 4 shkurt/ATSH/ MĂ« 4 shkurt te vitit 1927, lindi aktori i njohur i estradĂ«s shkodrane, Athanas Banushi, i njohur nga publiku si Tano Banushi.

I pĂ«rkundur nĂ« djepin e kulturĂ«s, nĂ« ShkodĂ«r, Tano, nisi rrugĂ«tim artistik nĂ« Teatrin “Migjeni”. NĂ« njĂ« kohĂ« fare tĂ« shkurtĂ«r, u shndĂ«rrua nĂ« njĂ« prej aktorĂ«ve mĂ« tĂ« parapĂ«lqyer jo vetĂ«m nĂ« vendlindje, por nĂ« mbarĂ« vendin.

Aktori Tano Banushi numëron mbi 1000 role përgjatë një karriere rreth 45-vjeçare. Në morinë e interpretimeve spikati në mishërimin e shefave, brigadierëve dhe drejtorëve, pavarësisht kuadrit ideologjik të diktaturës komuniste, duke sprovuar shpeshherë kufijtë e disidencës.

Kapteri te “Prefekti” i Besim LĂ«vonjes, Llomoviti te “Fejesa” e Çehovit, marinari te “Tragjedia optimiste” e Vishnjevskit, si edhe Leo te komedia “KĂ«shilli i ndrikullave” tĂ« Sheri MitĂ«s, ishin disa prej roleve tĂ« tij mĂ« tĂ« suksesshme. PĂ«r merita tĂ« veçanta nĂ« mjeshtrinĂ« e aktrimit, Ă«shtĂ« vlerĂ«suar me titullin “MjeshtĂ«r i Madh” dhe “Artist i Popullit”.

Më 5 shkurt 1986 doli në pension, 4 vjet pasi kishte mbushur moshën e pensionit. E vijoi veprimtarinë artistike, duke shkruar e botuar edhe skeçe, tregime humoristike e anekdota. Ndërroi jetë më 7 gusht 1993.

The post Tano Banushi, emblema e humorit shqiptar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

82-vjetori i masakrës së 4 Shkurtit

TIRANË, 4 shkurt/ATSH/ 82 vjet mĂ« parĂ«, nĂ« qytetin e TiranĂ«s ndodhi njĂ« nga masakrat mĂ« tĂ« rĂ«nda nĂ« historinĂ« e vendit.

Më 4 shkurt 1944, e konsideruar si një nga netët më të errëta për Tiranën, u shkaktuan 84 viktima dhe qindra të arrestuar, si pasojë e raprezaljes dhe bastisjes së befasishme nëpër shtëpitë e kryeqytetit, nga pushtuesit gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Sipas të dhënave të cituara në raportin e Xhandarmërisë, dhuna e përgjakshme i kushtoi popullit të Tiranës rreth 84 të vrarë, si dhe arrestimin e mbi 300 të tjerëve.

Qëllimi i masakrës ishte të frikësohej populli e të detyrohej të hiqte dorë nga lufta e nisur, të sigurohej qetësia e rendi që kërkonte regjimi gjerman i pushtimit. Organizatorë dhe drejtues të kësaj masakre ishin bashkëpunëtorët e pushtuesit gjerman Xhaferr Deva, ministër i brendshëm dhe Xhelal Staravecka, komandant i Xhandarmërisë së Tiranës. Gjithsesi masakra nuk arriti ta ndalte luftën dhe qëndresën antifashiste të kryeqytetasve.

Pas masakrës së Borovës, 4 shkurti i 1944-ës është masakra më e madhe që popullsia shqiptare përjetoi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

/r.e/a.f/

The post 82-vjetori i masakrës së 4 Shkurtit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“ShkronjĂ«tore e gjuhĂ«s shqipe”, libri i Sami FrashĂ«rit qĂ« shĂ«rbeu si gramatika e parĂ« e shqipes

TIRANË, 3 shkurt/ATSh/ PĂ«rmes ciklit “Relike qĂ« rrĂ«fejnĂ«â€, Muzeu Historik KombĂ«tar prezanton artefakte nga fondi i tij, pĂ«r tĂ« rrĂ«fyer historinĂ«.

NjĂ« prej tyre Ă«shtĂ« libri “ShkronjĂ«tore e gjuhĂ«s shqipe”, tĂ« cilin Sami FrashĂ«ri e publikoi nĂ« vitin 1886 nĂ« Bukuresht. Vepra ishte botim i shoqĂ«risĂ« patriotike “DĂ«shira” dhe qĂ« shĂ«rbeu si gramatika e parĂ« sistematike e gjuhĂ«s shqipe.

Ky vĂ«llim prej 128 faqesh, me pĂ«rmasa 173×117 mm, synonte sistemimin e rregullave tĂ« shkrimit dhe tĂ« folurit nĂ« njĂ« periudhĂ« kur gjuha shqipe ende nuk kishte njĂ« normĂ« tĂ« unifikuar arsimore.

Libri ka qenë pjesë e fondit të ekspozuar në Pavijonin e Rilindjes Kombëtare në Muzeun Historik Kombëtar, ku shërbente si dëshmi materiale dhe dokumentonte momentin historik kur shqipja nisi të shkruhej me rregulla të njëjta për të gjithë.

Libri nis me alfabetin, ku Sami Frashëri shpjegon sistemin grafik të Stambollit dhe shqiptimin e saktë të tingujve. Pjesa qendrore e veprës merret me morfologjinë, duke klasifikuar pjesët e ligjëratës si emrin, mbiemrin, përemrin dhe, në mënyrë më të detajuar, zgjedhimin e foljeve. Ai përcakton rregulla mbi lakimin e emrave dhe mënyrën se si formohen kohët e foljeve, duke u përpjekur të gjejë një mesatare mes dialekteve të shqipes.

Në fund, Sami Frashëri trajton elemente të sintaksës, duke shpjeguar ndërtimin e fjalisë dhe lidhjen logjike mes fjalëve. Përmbajtja përfshin edhe shpjegime mbi shenjat e pikësimit dhe rregullat e drejtshkrimit, të cilat ishin të domosdoshme për shkollat shqipe që po hapeshin në atë periudhë.

/a.f/r.e/

The post “ShkronjĂ«tore e gjuhĂ«s shqipe”, libri i Sami FrashĂ«rit qĂ« shĂ«rbeu si gramatika e parĂ« e shqipes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tarifat e reja nĂ« kinemanĂ« “Drita” tĂ« AQSHF-sĂ«

TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Kryeqytetit i shtohet njĂ« vendtakimi i tĂ« apasionuarĂ«ve pas kinematografisĂ«, tĂ« cilĂ«t mund tĂ« ndjekin shfaqjet e kinemasĂ« “Drita”, pranĂ« Arkivit Qendror ShtetĂ«ror tĂ« Filmit.

Shfaqjet do të mund të shihen sipas një sistemi të ri tarifash, i cili do të vendoset për herë të parë për vizitorët dhe publikun.

Lajmi u bë i ditur nga kreu i AQSHF-së, Eljan Tanini.

“NĂ« kuadĂ«r tĂ« politikave nxitĂ«se tĂ« MinistrisĂ« sĂ« Turizmit, KulturĂ«s dhe Sportit, pĂ«r turizmin kulturor, AQSHF po konsolidohet si njĂ« pol i vizitueshĂ«m pĂ«r studiues, dashamirĂ«s tĂ« kinemasĂ«, profesionistĂ« tĂ« fushĂ«s dhe turistĂ« vendas e tĂ« huaj”, tha Tanini.

PĂ«rmes kinema “Drita”, vizitave tĂ« shpjeguara dhe programeve tĂ« posaçme, publiku do tĂ« ketĂ« mundĂ«sinĂ« tĂ« zbulojĂ« nga afĂ«r trashĂ«giminĂ« e filmit shqiptar dhe historinĂ« e saj unike. Tarifat e reja dhe oraret e vizitave synojnĂ« ta bĂ«jnĂ« kĂ«tĂ« pasuri kulturore mĂ« tĂ« aksesueshme, duke e kthyer AQSHF-nĂ« nĂ« njĂ« hapĂ«sirĂ« aktive dialogu mes arkivit, qytetit dhe publikut.

AQSHF thotë se çmimi i biletave për fëmijë deri në 18 vjeç do të jetë 100 lekë, ndërsa për publikun e rritur 200 lekë. /j.p/

The post Tarifat e reja nĂ« kinemanĂ« “Drita” tĂ« AQSHF-sĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Platformë të re online për revistat shkencore

TIRANË, 2 shkurt/ATSh/ Revistat shkencore tĂ« AkademisĂ« sĂ« Shkencave tĂ« ShqipĂ«risĂ« (AShSh) tani gjenden nĂ« njĂ« platformĂ« tĂ« re online.

AShSh njoftoi hapjen e faqes së re online të revistave shkencore, ku revistat janë të aksesueshme në një platformë të unifikuar dhe moderne. Faqja e re synon të rrisë aksesueshmërinë, transparencën dhe ndërkombëtarizimin e botimeve shkencore të akademisë, duke ofruar informacion të plotë mbi revistat, numrat e publikuar dhe thirrjet për artikuj.

AShSh e konsideron këtë si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të komunikimit shkencor dhe promovimit të kërkimit akademik shqiptar.

Faqja e re online Ă«shtĂ« e ndĂ«rtuar nĂ« dy gjuhĂ«: shqip dhe anglisht. PĂ«rmes linqeve ajo ofron akses nĂ« revistat: “Iliria”, “Albanian Journal of Natural and Technical Sciences”, “Studia Albanica”, “Antropologji”, “Studime Historike”, “Studime Filologjike”, “Candavia”, “Albanian Studies” dhe “Studime pĂ«r Artin”.

https://journals-akad.gov.al/

/r.e/a.f/

The post Platformë të re online për revistat shkencore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita Botërore e Ligatinave

TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Sot Ă«shtĂ« Dita BotĂ«rore e Ligatinave.

Ligatinat janë ekosisteme, në të cilat uji është faktori kryesor që kontrollon mjedisin dhe jetën bimore dhe shtazore që lidhet me të. Sipas OKB-së, një përkufizim i gjerë i ligatinave përfshin ekosistemet e ujërave të ëmbla dhe detare dhe bregdetare, siç janë të gjitha liqenet dhe lumenjtë, akuiferët nëntokësorë, kënetat, kullotat e lagështa, tokat me torfe, oazet, grykëderdhjet, deltat dhe fushat e baticës, mangrovët dhe zonat e tjera bregdetare, shkëmbinjtë koralorë dhe të gjitha vendet e krijuara nga njeriu siç janë pellgjet me peshq, fushat e orizit, rezervuarët dhe kriporet.

Këto toka janë kritike për njerëzit dhe natyrën, duke pasur parasysh vlerën e brendshme të këtyre ekosistemeve.

Edhe pse mbulojnë vetëm rreth 6% të sipërfaqes tokësore të Tokës, 40% e të gjitha specieve bimore dhe shtazore jetojnë ose shumohen në ligatina. Biodiversiteti i ligatinave ka rëndësi për shëndetin, furnizimin me ushqim, për turizmin dhe për vendet e punës.

Ligatinat janë jetësore për njerëzit, për ekosistemet e tjera dhe për klimën, duke ofruar shërbime thelbësore të ekosistemit, të tilla si rregullimi i ujit, duke përfshirë kontrollin e përmbytjeve dhe pastrimin e ujit.

Më shumë se një miliard njerëz në të gjithë botën varen nga ligatinat për jetesën e tyre, pak a shumë një në tetë njerëz në planet.

/a.f/r.e/

The post Dita Botërore e Ligatinave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Marigo Pozio Ă«shtĂ« figura historike qĂ« pĂ«rveç Ismail Qemalit, lidhet mĂ« sĂ« shumti me ditĂ«n e pavarĂ«sisĂ«, duke u kujtuar si zonja qĂ« qĂ«ndisi flamurin kombĂ«tar. Por Pozio ishte gjithashtu njĂ« intelektuale dhe patriote.

Marigo Pozio lindi më 2 shkurt 1878 në Hoçisht të Korçës. U arsimua në Mësonjëtoren e Parë dhe te shkolla e motrave Qiriazi. Njëkohësisht u bë mjeshtre e qëndisjes së simboleve kombëtare dhe në shpërndarjen e abetareve dhe librave të parë shqip te vajzat e tjera të Korçës dhe rrethinave.

GjatĂ« kĂ«tyre viteve u martua me tregtarin Jovan Pozio. PĂ«r arsye tregtie, familjarisht u vendos nĂ« VlorĂ« nĂ« vitin 1904. KĂ«tu filloi veprimtarinĂ« e saj patriotike, duke u angazhuar pĂ«r pĂ«rhapjen e arsimit shqip dhe forcimin e vetĂ«dijes kombĂ«tare. NĂ« vitin 1908 u themelua klubi “LabĂ«ria”.

Pozio u bë anëtare aktive e tij. Ky klub ishte një shoqatë kulturore dhe një qendër politike dhe intelektuale, që luajti rol vendimtar në përgatitjen e terrenit për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Marigo Pozio u shqua gjithashtu si nismĂ«tare e lĂ«vizjes pĂ«r emancipimin e gruas. NĂ« vitin 1914, themeloi shoqĂ«rinĂ« e parĂ« tĂ« grave nĂ« VlorĂ« dhe drejtoi gazetĂ«n “Shpresa KombĂ«tare”. PĂ«rmes kĂ«saj gazete, ajo pasqyronte aktivitetet e shoqĂ«risĂ«, botonte artikuj edukativĂ« dhe bĂ«nte thirrje pĂ«r angazhimin e grave nĂ« jetĂ«n publike, duke mbrojtur tĂ« drejtat e tyre.

Gjatë viteve të vështira të luftës, Marigo Pozio udhëhoqi misione humanitare në ndihmë të luftëtarëve dhe refugjatëve, duke u bërë shembull i patriotizmit dhe humanizmit shqiptar.

U nda nga jeta në Tiranë, më 23 shkurt 1932.

/a.f/r.e/

The post Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sulejman Pitarka, mjeshtri i skenës dhe ekranit shqiptar

TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ MĂ« 2 shkurt 1924 lindi nĂ« DibĂ«r aktori i mirĂ«njohur i skenĂ«s dhe i ekranit, Sulejman Pitarka.

PĂ«rvojat e para skenike tĂ« PitarkĂ«s ishin sporadike. GjatĂ« shĂ«rbimit ushtarak nĂ« vitet 1945-1947, u pĂ«rfshi nĂ« lĂ«vizjen amatore tĂ« DurrĂ«sit, qytet ku familja e tij ishte shpĂ«rngulur qĂ«kurse Sulejmani ishte nĂ« moshĂ«n 3-vjeçare. Pas mbarimit tĂ« shkollĂ«s sĂ« mesme, filloi punĂ« nĂ« bankĂ«. BĂ«het pjesĂ« e Teatrit Popullor nĂ« vitin 1951 dhe spikat menjĂ«herĂ« me rolin e tij nĂ« komedinĂ« “Prefekti” dhe dramĂ«n “Halili dhe Hajrija”.

Ai ka luajtur me sukses 70 role nĂ« teatĂ«r dhe 20 tĂ« tjerĂ« nĂ« kinematografi. Ka hyrĂ« nĂ« historinĂ« e dramĂ«s shqipe si autor i dramĂ«s “Familja e peshkatarit”.

Midis viteve ’50-’60, interpretoi nĂ« tri vepra tĂ« Shekspirit: “Otello”, “GratĂ« gazmore tĂ« Uindsorit” dhe “Hamleti”. Pitarka pati sukses dhe nĂ« rolet nĂ« veprat e dramaturgjisĂ« shqiptare si: “Gjenerali i ushtrisĂ« sĂ« vdekur”, “Epoka para gjyqit”, “Karavidhet”, “Zonja nga qyteti” etj. Roli i tij i fundit nĂ« teatĂ«r ishte nĂ« dramĂ«n “Pjata e drunjtĂ«â€, nĂ« vitin 2005, njĂ« shfaqje mjaft e njohur dhe e dashur pĂ«r publikun.

Sulejman Pitarka mbahet mend nĂ« petkun e Zheleznovit nĂ« filmin “BallĂ« pĂ«r ballĂ«â€ (1979), tĂ« Xha Avdiut te “Gjeneral gramafoni” (1978), tĂ« Xha Lipes te “Pas gjurmĂ«ve” (1978) dhe tĂ« gjeneralit te “Gunat pĂ«rmbi tela” (1977), ku u vlerĂ«sua nga kritika pĂ«r portretizimin origjinal tĂ« personazheve.

PĂ«r meritat e tij artistike, PitarkĂ«s i janĂ« akorduar titujt e lartĂ« “Artist i Popullit” dhe “MjeshtĂ«r i Madh”.

U nda nga jeta më 24 mars 2007.

/a.f/r.e/

The post Sulejman Pitarka, mjeshtri i skenës dhe ekranit shqiptar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vendimet e Kongresit të Lushnjës për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë

TIRANË, 31 janar/ATSH/ Kongresi i LushnjĂ«s, njĂ« nga mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishmit nĂ« historinĂ« e kombit shqiptar, i mbylli punimet mĂ« 31 janar tĂ« vitit 1920.

Qëllimi i mbajtjes së këtij kongresi ishte mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i pavarësisë së tij. Në të morën pjesë rreth 50 përfaqësues nga pjesa më e madhe e krahinave të shtetit shqiptar. Kongresi i Lushnjës mori vendime të rëndësishme politike: ai hodhi poshtë planet e Konferencës së Paqes në Paris dhe u shpreh për mbrojtjen me çdo kusht të tërësisë dhe të pavarësisë së plotë të shtetit shqiptar në kufijtë e vendosur nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër, në vitin 1913.

Gjatë punimeve të tij u miratua një akt kushtetues, në të cilin ripohohej sovraniteti i plotë i shtetit shqiptar. Ai zgjodhi organet më të larta të shtetit shqiptar si Këshillin e Lartë të përbërë nga katër vetë, i cili do të kryente detyrën e kryetarit të shtetit deri sa të caktohej forma përfundimtare e regjimit. U krijua Këshilli Kombëtar i përbërë nga 37 përfaqësues, i cili do të kryente funksionet e parlamentit shqiptar. Kongresi i Lushnjës me shumicë votash rrëzoi Qeverinë e Durrësit dhe zgjodhi një qeveri të re kombëtare të drejtuar nga Sulejman Delvina.

/j.p/r.e/

The post Vendimet e Kongresit të Lushnjës për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Redaksia qendrore miraton fjalĂ«sin pĂ«rfundimtar tĂ« “EnciklopedisĂ« shqiptare”

TIRANË, 30 janar/ATSH/ NĂ« AkademinĂ« e Shkencave Ă«shtĂ« miratuar fjalĂ«si pĂ«rfundimtar i projektit “Enciklopedia shqiptare”.

Me kĂ«tĂ« miratim u pĂ«rmbyll procesi i hartimit tĂ« fjalĂ«sit tĂ« “EnciklopedisĂ« shqiptare”, pĂ«r tĂ« kaluar nĂ« fazĂ«n e pĂ«rcaktimit tĂ« madhĂ«sisĂ« sĂ« artikujve e tĂ« autoreve deri nĂ« fund tĂ« marsit e pas kĂ«saj fillon shkrimi i artikujve. GjatĂ« kĂ«saj kohe, do tĂ« evidentohen dublimet nĂ« fjalĂ«s dhe do tĂ« sistemohet alfabetikisht e tĂ«rĂ« lĂ«nda.

Miratimi u bë në mbledhjen e përbashkët, në Tiranë, mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK).

Kryetarët e akademive, Skënder Gjinushi dhe Mehmet Kraja, falënderuan redaktoret e redaksive Tiranë-Prishtinë për bashkëpunimin, përgatitjen e takimit, dhe përgatitjen e materialeve përcjellëse.

Në takim ishin të pranishëm akad. Shaban Sinani, akad. Marenglen Verli, akad. Dhimitër Haxhimihali, akad. Sabri Hamiti, akad. Fejzulla Krasniqi, akad. Jusuf Bajraktari, prof. dr. Ajula Jubani, prof. dr. Valbona Toska, drejtori i Qendrës së Botimeve Albanologjike dhe Enciklopedike, Andreas Dushi dhe koordinatoret Drisela Diamanti e Enkelejda Misha.

Akad. Skënder Gjinushi u shpreh se materiali ishte përgatitur në zbatim të detyrave e rekomandimeve të përcaktuara nga redaksia qendrore në dy mbledhjet e mëparshme për paraqitjen dhe shqyrtimi e fjalësve përfundimtarë.

The post Redaksia qendrore miraton fjalĂ«sin pĂ«rfundimtar tĂ« “EnciklopedisĂ« shqiptare” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Akile Tasi, intelektuali i shquar që vdiq në burgun e regjimit komunist

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Muzeu KombĂ«tar i PĂ«rgjimeve “ShtĂ«pia me gjethe” pĂ«rkujtoi sot intelektualin dhe ministrin e shtetit shqiptar, Akile Tasi (1891-30 janar 1961).

Tasi lindi mĂ« 1891 nĂ« LeusĂ« tĂ« PĂ«rmetit. Arsimin e mori nĂ« vendlindje dhe e pĂ«rfundoi nĂ« Boston tĂ« SHBA, ku bashkĂ«punoi me Fan Nolin dhe Faik KonicĂ«n nĂ« federatĂ«n “Vatra”. Emri i tij lidhet edhe me gazetĂ«n “Dielli”.

Akile Tasi u kthye në Shqipëri më 1929. Për disa vite organizoi bibliotekën e Oborrit Mbretëror. Më 1932 u emërua drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe e drejtoi këtë institucion deri në vitin 1941.

U zgjodh deputet nĂ« Kuvendin KombĂ«tar nĂ« vitin 1943 dhe u caktua drejtues i gazetĂ«s “Bashkimit i Kombit”. MĂ« 1944 u emĂ«rua MinistĂ«r i KulturĂ«s Popullore.

Nuk pranoi të largohej nga Shqipëria. Në dhjetor 1944 u arrestua nga partizanët dhe u dënua me 20 vjet heqje lirie nga famëkeqi Gjyqi Special. Dënimin e vuajti në kampin e Maliqit, Vloçishtit, Bedenit, si dhe në burgun e Burrelit.

Teksa vuante nga një gjendje e rëndë shëndetësore, atij iu refuzua çdo lutje me shkrim drejtuar autoriteteve. Ndërroi jetë më 30 janar 1961 në burgun e Tiranës. /j.p/

The post Akile Tasi, intelektuali i shquar që vdiq në burgun e regjimit komunist appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KishĂ«s Ortodokse i rikthehen 10 ikona tĂ« vjedhura nga kisha “Fjetja e ShĂ«n MĂ«risĂ«â€

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Ministri i Turizmit, KulturĂ«s dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti kryepeshkopin e KishĂ«s Ortodokse Autoqefale tĂ« ShqipĂ«risĂ«, Joanin.

“FalĂ« njĂ« operacioni tĂ« suksesshĂ«m tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit dhe bashkĂ«punimit tĂ« ngushtĂ« ndĂ«rinstitucional, u bĂ« i mundur shpĂ«timi nga trafikimi i pasurive me vlera kulturore kombĂ«tare”, tha ministri gjatĂ« takimit duke shpjeguar mĂ« tej se, ekspertĂ«t identifikuan 10 ikona tĂ« vjedhura nga kisha “Fjetja e ShĂ«n MĂ«risĂ«â€ nĂ« LabovĂ«n e Kryqit, tĂ« cilat po i rikthehen KishĂ«s Ortodokse pas 14 vitesh mungesĂ«.

Ministri Gonxhja theksoi se, kthimi i këtyre pasurive kulturore është shembull domethënës që dëshmon se sa jetik është regjistrimi i pasurive kulturore si mjeti i vetëm dhe i besueshëm për identifikimin e origjinës së tyre, në rastet kur ato rrezikojnë të trafikohen apo humbasin.

“Ky rikthim nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« akt ligjor, por njĂ« akt drejtĂ«sie historike dhe shpirtĂ«rore”, tha Gonxhja.

Ministri siguroi se do të vijojë bashkëpunimi me Policinë e Shtetit, me kryepeshkopin Joan dhe të gjitha komunitetet e tjera fetare, me qëllim gjetjen dhe rikthimin e objekteve të tjera të deklaruara të humbura, në një angazhim të pa kompromis për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

Kryepeshkopit Joan falĂ«nderoi tĂ« gjithĂ« ata njerĂ«z qĂ« i gjetĂ«n dhe i mblodhĂ«n 10 ikona shumĂ« tĂ« bukura dhe shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r historinĂ« tonĂ«. Ai shprehu mirĂ«njohjen ndaj ministrit, i cili pati angazhimin dhe dĂ«shirĂ«n pĂ«r t’ia kthyer pĂ«rsĂ«ri KishĂ«s Ortodokse, kĂ«to ikona.

“Ne jemi tĂ« gjithĂ« tĂ« angazhuar pĂ«r ta mbrojtur kĂ«tĂ« kulturĂ« e kĂ«tĂ« identitet dhe kjo Ă«shtĂ« njĂ« nga pasaportat tona edhe pĂ«r identitetin tonĂ« evropian, e tĂ« kulturĂ«s evropiane”, tha kryepeshkopi Joan. /j.p/

 

1 nga 4

The post KishĂ«s Ortodokse i rikthehen 10 ikona tĂ« vjedhura nga kisha “Fjetja e ShĂ«n MĂ«risĂ«â€ appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Tish Daija i dha muzikës sonë dinjitet dhe përmasë ndërkombëtare

 

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Ministri i Turizmit, KulturĂ«s dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kujtoi nĂ« 100-vjetorin e lindjes kompozitorin Tish Daija duke e cilĂ«suar si njĂ« nga figurat mĂ« themelore tĂ« kulturĂ«s dhe muzikĂ«s shqiptare.

“Tish Daija ishte kompozitor, akademik, pedagog dhe krijues vizionar, qĂ« vendosi gurĂ« themeli nĂ« artin skenik e simfonik kombĂ«tar”, shkroi ministri Blendi Gonxhja.

Me njĂ« krijimtari tĂ« jashtĂ«zakonshme, nga baleti i parĂ« shqiptar “Halili dhe Hajria”, te operat, operetat, veprat simfonike, muzika e filmit dhe muzika e lehtĂ«, Tish Daija ndĂ«rtoi ura mes folklorit burimor dhe shprehjes bashkĂ«kohore, duke i dhĂ«nĂ« muzikĂ«s sonĂ« identitet, dinjitet dhe njĂ« pĂ«rmasĂ« ndĂ«rkombĂ«tare.

Tish Daija ka qenë edhe drejtues i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe pedagog formues i brezave të tërë artistësh, duke mbetur pishtar i trashëgimisë dhe i shijes artistike shqiptare.

“NĂ« kĂ«tĂ« pĂ«rvjetor jubilar, pĂ«rulemi me mirĂ«njohje pĂ«rpara veprĂ«s sĂ« tij madhore, qĂ« vijon tĂ« frymĂ«zojĂ«, tĂ« edukoje dhe tĂ« pĂ«rfaqĂ«sojĂ« ShqipĂ«rinĂ« me dinjitet nĂ« skenat e botĂ«s”, u shpreh kreu i MTKS-sĂ«. /j.p/

The post Gonxhja: Tish Daija i dha muzikës sonë dinjitet dhe përmasë ndërkombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tish Daija, mjeshtri i madh i muzikës shqiptare

TIRANË, 30 janar/ATSH/ MĂ« 30 janar tĂ« vititi 1926 lindi Tish Daija (1926-2003), kompozitor, Artist i Popullit, akademik, anĂ«tar i jashtĂ«m i AkademisĂ« sĂ« Shkencave dhe Arteve tĂ« KosovĂ«s.

Tish Daija lindi nĂ« ShkodĂ«r. Afrimi i tij me muzikĂ«n nisi nĂ« vitet e fĂ«mijĂ«risĂ«: 6 vjeç kĂ«ndonte nĂ« korin françeskan, mĂ« pas ishte anĂ«tar i orkestrĂ«s frymore tĂ« Prenk JakovĂ«s. Ndoqi studimet e larta dhe u diplomua pĂ«r kompozicion nĂ« Konservatorin “P. I. Çajkovski” (MoskĂ«, 1951–1956). Punoi nĂ« MinistrinĂ« e Arsimit e tĂ« KulturĂ«s dhe si udhĂ«heqĂ«s artistik i Ansamblit ShtetĂ«ror tĂ« KĂ«ngĂ«ve dhe Valleve Popullore (1962–1980).

Fillimet kompozicionale i pati me disa kĂ«ngĂ« me stil popullor (“Çike, o mori çike”, “Me lule t’bukra” etj.) tĂ« cilat ndikoheshin nga muzika qytetare shkodrane. NĂ« gjysmĂ«n e dytĂ« tĂ« viteve ’50 krijimtaria e tij njohu zhvillime tĂ« mirĂ«fillta profesioniste me vepra instrumentale dhe orkestrale, si Kuarteti i parĂ« i harqeve (1955) dhe Suita orkestrale “NjĂ« ditĂ« pikniku” (1955). Me operetĂ«n “Lejlaja” (1957) dhe operĂ«n “Pranvera” (1960) renditet mes krijuesve tĂ« parĂ« tĂ« kĂ«tyre gjinive skenike; me baletin “Halili dhe Hajrija” (1962) u bĂ« krijuesi i baletit tĂ« parĂ« shqiptar.

Tish Daija kompozoi gati nĂ« tĂ« gjitha format e gjinitĂ« muzikore, madje edhe muzikĂ« filmi. Si njĂ« ndĂ«r pĂ«rfaqĂ«suesit mĂ« origjinalĂ« tĂ« kĂ«ngĂ«s shqiptare, Tish Daija shfaqi prirje tĂ« vĂ«rteta emancipuese pĂ«r kohĂ«n me kĂ«ngĂ«t “ErĂ« pranverore”, “NatĂ«n vonĂ«â€ etj.

SĂ« bashku me Çesk ZadenĂ« krijuan klasĂ«n e kompozicionit nĂ« Konservatorin ShtetĂ«ror tĂ« TiranĂ«s.

/j.p/r.e/

The post Tish Daija, mjeshtri i madh i muzikës shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Diskutime mbi rijetësimin e aktivitetit kinematografik në Kuçovë

TIRANË, 29 janar/ATSH/ Ministri i Turizmit, KulturĂ«s dhe Sportit, Blendi Gonxhja, sĂ« bashku me kryetarin e QendrĂ«s KombĂ«tare tĂ« KinematografisĂ«, Jonid Jorgji, pritĂ«n nĂ« njĂ« takim tĂ« veçantĂ«, kryebashkiakun e KuçovĂ«s, Kreshnik Hajdari.

Ministri bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi rijetësimin e aktivitetit kinematografik në Kuçovë dhe mënyrat se si mund të pasurohet jeta kulturore e qytetit.

“Projekte interesante u paraqitĂ«n edhe pĂ«r muzeun e ri tĂ« qytetit, njĂ« hapĂ«sirĂ« qĂ« do tĂ« kontribuojĂ« nĂ« rritjen e turizmit dhe do tĂ« sjellĂ« mĂ« shumĂ« vizitorĂ« vit pas viti”, u shpreh ministri Gonxhja.

Ky takim vjen pas vendimit se MTKS do të investojë rreth 1.4 milion euro për rijetësimin e kinemave në vend, gjatë vitit 2026.

Synimi është të rikthehet magjia e filmit tek publiku anekënd vendit. Pritet që, 7 salla kinemaje të përfitojnë nga modernizimi i teknologjisë dhe ambienteve, duke krijuar një hapësirë më tërheqëse dhe komode për të gjithë shikuesit që duan të shijojnë artin e filmit.

/j.p/

The post Diskutime mbi rijetësimin e aktivitetit kinematografik në Kuçovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌