❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

16:57 Forumi i Davosit, Lagarde: Bota po hyn në alternativa, jo në krizë

Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, deklaroi të premten në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se rendi aktual botëror po pëson ndryshime, por këto zhvillime nuk përbëjnë një shkëputje të plotë nga sistemi ekzistues.

Duke iu referuar deklaratave tĂ« kryeministrit kanadez Mark Carney, i cili kishte folur pĂ«r njĂ« “shkĂ«putje” tĂ« rendit global, Lagarde theksoi se nuk ndan tĂ« njĂ«jtin qĂ«ndrim. Ajo nĂ«nvizoi se politikĂ«bĂ«rĂ«sit duhet tĂ« pĂ«rgatiten pĂ«r alternativa dhe plane rezervĂ«, por pa e pĂ«rshkruar situatĂ«n si njĂ« thyerje radikale.

“Ne duhet tĂ« flasim pĂ«r alternativa dhe jo pĂ«r njĂ« shkĂ«putje,” u shpreh Lagarde, duke shtuar se ndryshimet aktuale kĂ«rkojnĂ« pĂ«rshtatje dhe fleksibilitet nga institucionet dhe shtetet.

Në fjalimin e tij të posaçëm në Davos, Mark Carney deklaroi se Kanadaja synon të ndërtojë aleanca të reja me vende me mendësi të përbashkët, në një periudhë marrëdhëniesh të ndërlikuara me administratën e presidentit amerikan Donald Trump.

Carney argumentoi se bota ndodhet në mes të një shkëputjeje dhe jo thjesht një tranzicioni, duke theksuar se fuqitë e mëdha po përdorin integrimin ekonomik si mjet presioni dhe tarifat si armë politike, pa përmendur drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara./mxh

16:44 Kriza politike në Francë/ Qeveria kalon testin e Parlamentit

Qeveria franceze ka arritur të mbijetojë dy mocione mosbesimi në Parlament, të premten, pas vendimit për të miratuar pa votim pjesën e të ardhurave të buxhetit për vitin 2026. Mocionet u paraqitën në një klimë të tensionuar politike, teksa ekzekutivi përdori kompetenca të veçanta kushtetuese për të anashkaluar Asamblenë Kombëtare.

Mocioni i parĂ« i mosbesimit, i paraqitur nga e majta radikale e “Franca e Pabindur” sĂ« bashku me tĂ« Gjelbrit dhe KomunistĂ«t, mori 269 vota pro, por nuk arriti pragun e nevojshĂ«m prej 288 votash pĂ«r rrĂ«zimin e qeverisĂ«. Edhe mĂ« pak mbĂ«shtetje mori mocioni i dytĂ«, i iniciuar nga e djathta ekstreme.

Pas dështimit të dy mocioneve, kryeministri Sebastien Lecornu njoftoi aktivizimin e nenit 49.3 të Kushtetutës për të miratuar edhe pjesën e shpenzimeve të buxhetit të vitit 2026, një veprim që pritet të shkaktojë mocione të tjera mosbesimi në ditët në vijim.

Qeveria e presidentit Emmanuel Macron po detyrohet të anashkalojë Parlamentin pas muajsh negociatash të pasuksesshme për miratimin e një ligji financiar që do të ulte deficitin, në një Asamble ku asnjë forcë politike nuk ka shumicë funksionale.

Kriza buxhetore i ka kushtuar Macronit dy qeveri dhe ka futur Francën në një situatë politike të rrallë që nga krijimi i Republikës së Pestë në vitin 1958. Aktualisht, vendi po funksionon me një buxhet emergjent të trashëguar nga viti i kaluar.

Për të siguruar mbështetjen e socialistëve dhe për të shmangur rrëzimin e qeverisë, Lecornu bëri disa lëshime në fillim të këtij muaji. Ndërkohë, liderja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, paralajmëroi se deputetët që mbështetën qeverinë do të ndëshkohen nga votuesit në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe presidenciale.

Sipas kryeministrit, deficiti buxhetor për vitin 2026 nuk do të kalojë 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, më i ulët se 5.4 për qind në vitin 2025, por ende mbi kufirin prej 3 për qind të vendosur nga Bashkimi Europian.

Qeveria pret që buxheti i plotë të miratohet përfundimisht në gjysmën e parë të muajit shkurt./mxh

16:37 Italia dhe Gjermania zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Italia dhe Gjermania kanë nënshkruar një marrëveshje të re sigurie për të zgjeruar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Marrëveshja u firmos të premten në Romë, gjatë konsultimeve qeveritare mes dy vendeve.

Dy partnerët e Bashkimit Europian dhe NATO-s synojnë të forcojnë bashkëpunimin në sisteme artilerie dhe tanke, përfshirë obusin vetëlëvizës PzH 2000, si edhe në prodhimin e municioneve për tanke dhe artileri.

Deklarata e pĂ«rbashkĂ«t pĂ«rfshin gjithashtu bashkĂ«punimin nĂ« avionĂ«t luftarakĂ« Eurofighter, projektin europian tĂ« dronĂ«ve “Eurodrone”, helikopterĂ«t shumĂ«pĂ«rdorimĂ«sh tĂ« transportit ushtarak NH-90, sistemet e mbrojtjes ajrore dhe helikopterĂ«t luftarakĂ«.

NĂ« sektorin detar, Italia dhe Gjermania parashikojnĂ« zgjerimin e bashkĂ«punimit pĂ«r nĂ«ndetĂ«set e klasit 212, pĂ«rfshirĂ« edhe tipin “NĂ«ndetĂ«sja e sĂ« Ardhmes sĂ« AfĂ«rt”. Po ashtu, do tĂ« zhvillohen projekte tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta nĂ« teknologjinĂ« e ndĂ«rhyrjeve elektronike dhe nĂ« fusha tĂ« tjera tĂ« avancuara ushtarake.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kancelari gjerman Friedrich Merz ishin planifikuar të mbanin një konferencë për shtyp pas nënshkrimit të marrëveshjes, por ajo u shty për më vonë./mxh

16:24 Arktiku në fokus, Danimarka kërkon dialog të matur me SHBA-në

Danimarka ka bërë thirrje për një proces të qetë dhe pa tensione në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara lidhur me Groenlandën. Ministri i Jashtëm danez, Lars LÞkke Rasmussen, deklaroi të premten se Kopenhaga synon të ulë tonet dhe të shmangë dramën në takimet e ardhshme me Uashingtonin.

Deklarata vjen pas komenteve të presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se kishte siguruar akses total dhe të përhershëm të SHBA-së në Groenlandë, pas bisedimeve me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Ky i fundit theksoi se aleanca duhet të rrisë përpjekjet për të përballuar kërcënimet nga Rusia dhe Kina në rajonin arktik.

Nga ana e saj, kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, njoftoi se ishte dakord me kreun e NATO-s për nevojën e forcimit të sigurisë në Arktik, pas disa javësh tensionesh të shkaktuara nga deklaratat e presidentit Trump për aneksimin e Groenlandës.

Frederiksen pritet të udhëtojë sot drejt kryeqytetit të Groenlandës, Nuuk, ku do të zhvillojë takime me kryeministrin e ishullit.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm Rasmussen konfirmoi se diplomatët danezë dhe amerikanë janë takuar të enjten në Uashington, ku kanë rënë dakord për një plan veprimi për të ecur përpara. Ai shtoi se datat e takimeve të ardhshme nuk do të bëhen publike, për të garantuar një proces të qetë diplomatik./mxh

16:15 Paris Hilton flet pĂ«r Rita OrĂ«n, Bebe RexhĂ«n: Mezi pres t’i


Paris Hilton, ka folur së fundmi me admirim për dy artistet shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Orën dhe Bebe Rexhën, si dhe për dokumentarin e saj të ri, Infinite Icon: A Visual Memoir.

Hilton tregon se ka një raport shumë të ngushtë dhe miqësor me dy këngëtaret dhe shpreh respekt të madh për talentin, punën dhe personalitetet e tyre:

“I dua shumĂ« RitĂ«n dhe Beben. JanĂ« vajza fantastike, shumĂ« tĂ« talentuara dhe me zemĂ«r tĂ« madhe — si brenda, ashtu edhe jashtĂ« skenĂ«s. I dua si motra dhe jam shumĂ« krenare pĂ«r tĂ« dyjat.”

Ajo thekson se çdo herĂ« qĂ« janĂ« bashkĂ« e kalon “pĂ«r mrekulli” dhe shpreh entuziazĂ«m pĂ«r t’i takuar sĂ«rish nĂ« njĂ« event tĂ« ardhshĂ«m:

“Çdo moment me to Ă«shtĂ« i veçantĂ« — qeshim, argĂ«tohemi dhe ndiejmĂ« njĂ« lidhje tĂ« fortĂ«. Mezi pres t’i shoh pas disa ditĂ«sh nĂ« festĂ«n e mikut tim.”

Dokumentari i ri

Paris Hilton foli edhe për dokumentarin e saj të ri, Infinite Icon: A Visual Memoir, që sjell një rrëfim intim mbi jetën, muzikën dhe karrierën e saj. Ky projekt përbëhet nga materiale arkivore, momente personale dhe skena nga performanca të përzgjedhura, duke ofruar një pasqyrë të hapur mbi rrugëtimin që e ka ndihmuar të rimarrë kontrollin e historisë së saj.

Dokumentari pritet të publikohet në 30 janar 2026, duke shërbyer si një udhëtim reflektues dhe emocional për publikun, larg stereotipeve dhe narrativave të medias tradicionale./mxh

16:07 “Nuk ecĂ«n dhe nuk flet
.”, Kledi Kadiu flet pĂ«r tĂ« birin!

Balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu, në një intervistë për Arbana Osmanin, ka folur për djalin e tij 4-vjeçar, Grabielin, i cili ka nevojat ë veçanta, si pasojë e prekjes nga një virus, vetëm 11 ditë pasi kishte ardhur në jetë. Kledi tregoi se e gjithë shtatzënia dhe lindja shkoi shumë mirë, kur papritmas jeta e tyre do të përmbysej në mënyrë të papritur.

“Djali ka ardhur nĂ« jetĂ« nĂ« gusht tĂ« 2021, ka 6 vite diferencĂ« me vajzĂ«n. Gabrieli ka bĂ«rĂ« 4 vjeç kĂ«tĂ« verĂ«. Gabrielin e prisanim, nuk ishte surprizĂ« si e Leas. Çdo gjĂ« shkoi mirĂ«, deri nĂ« momentin e fundit. Pastaj mĂ« 11 shtator, mĂ« merr Sharlota nĂ« telefon pasi kishte dalĂ« shĂ«titje, mĂ« thotĂ« qĂ« djali ‘bĂ«n disa veprime tĂ« çuditshme, Ă«shtĂ« mirĂ« tĂ« shkojmĂ« nĂ« ndihmĂ«n e shpejtĂ«, ne po shkojmĂ«, por hajde dhe ti.’ UnĂ« zakonisht nuk jam nĂ« shtĂ«pi, tĂ« premten, tĂ« shtunĂ«, tĂ« diel dhe shkova atje, nĂ« ndihmĂ«n e shpejtĂ«, ishte akoma koha e Covid dhe nuk mund tĂ« hynin shumĂ« njerĂ«z.

MĂ« tha mĂ« prit, dhe kjo pritja pĂ«r mua ishte vetĂ«vrasje, pse duhet tĂ« prisja aq shumĂ«, kaq pĂ«rgjigje e gjatĂ« pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ« se çfarĂ« po ndodh. Ajo koha e vĂ«shtirĂ« qĂ« e kaluam, mbeti. Djali ishte vetĂ«m 11 ditĂ«. U shtrua nĂ« spital, nĂ« reanimacion me kod tĂ« kuq. MjekĂ«t thanĂ« qĂ« ishte ku rasti 1 nĂ« 70 mijĂ« qĂ« mund tĂ« ndodhte, ishte ky virusi qĂ« nga hunda shkoi nĂ« tru dhe aty bĂ«ri ca lĂ«vizje jo tĂ« duhura. U ndryshua gjithĂ« festa qĂ« tĂ« lind njĂ« fĂ«mijĂ«, u shndĂ«rrua nĂ« njĂ« dhimbje. Fakti qĂ« ai ishte kaq i vogĂ«l, mospranimi i prindĂ«rve se pse atij, tĂ« mĂ« ndodhte mua.”, tha Kledi.

Balerini foli në lidhje me vështirësitë që e gjitha familja ka përjetuar, gjatë përballjes më situatën e djalit të tij, sot 4-vjeçar.

“Ishte diçka qĂ« nuk e ndalon dot. Ajo kohĂ« kaloi, dhe fatmirĂ«sisht gjithçka shkoi mirĂ« pĂ«r Gabrielin”, tha ai, duke theksuar se sot familja jeton me shpresĂ« dhe besim, duke ndarĂ« edhe detaje pĂ«r gjendjen shĂ«ndetĂ«sore tĂ« djalit./mxh

Hera e parë që importi i Kosovës tejkalon pragun prej 7 miliardë eurosh, Llugaliu: Importuam karburante e vetura, eksportuam metale e plastikë



Kosova gjatë vitit 2025 ka shënuar nivelin më të lartë të importit ndonjëherë, duke arritur në 7.11 miliardë euro, ndërsa eksporti ka kapur vlerën prej 943 milionë euro, kështu bën të ditur drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r emisionin ekskluzivisht ekonomik “Shtylla” nĂ« KosovaPress, Llugaliu tha se kjo Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« importi i KosovĂ«s tejkalon pragun prej 7 miliardĂ« eurosh, duke shĂ«nuar rritje krahasuar me vitin paraprak.

“Tek importi janĂ« produktet minerale, e kryesisht nĂ« kĂ«tĂ« pjesĂ« bĂ«jnĂ« pjesĂ« me njĂ« sasi dominuese lĂ«ndĂ«t djegĂ«se, derivatet qĂ« i pĂ«rdorim pĂ«r qĂ«llime tĂ« ndryshme. Mandej janĂ« mjetet e transportit si produkte tĂ« gatshme, makineritĂ«, pajisjet mekanike, giza dhe çeliku, plastika dhe produktet e tyre sa i pĂ«rket importit. DomethĂ«nĂ« kĂ«to janĂ« top 5 produktet qĂ« importohen nĂ« vendin tonĂ« nga vlera. NdĂ«rsa sa i pĂ«rket eksportit, Kosova nĂ« pjesĂ«n dĂ«rmuese tĂ« produkteve qĂ« mbizotĂ«rojnĂ« janĂ« metalet bazĂ« dhe artikujt me metale bazĂ«, plastika dhe artikujt prej tyre, ushqimet e pĂ«rgatitura, pijet, alkooli dhe duhani, artikuj tĂ« ndryshĂ«m tĂ« prodhuar siç janĂ« mobiliet, si dhe produktet minerale, xehet nĂ« pĂ«rgjithĂ«si”, potencon ai.

Kësisoj, sipas drejtorit të i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, u arrit edhe rekordi i importit prej 7.11 miliardë euro, krahas eksportit që ka kapur vlerën prej vetëm 943 milionë euro.

“Dogana dhe vitin qĂ« lamĂ« pas ka vazhduar me njĂ« performancĂ« tĂ« kĂ«naqshme, duke arritur kĂ«shtu tĂ« sigurojmĂ« tĂ« hyra pĂ«r buxhetin e KosovĂ«s nĂ« shumĂ«n prej 1 miliard e 668 milionĂ«. Kjo pĂ«rbĂ«n afĂ«r 8 pĂ«r qind rritje mĂ« shumĂ« sesa viti paraprak, tĂ« cilin vit kemi pasur 1 miliard e 832 milionĂ«â€.

Por, çka ndikoi në këtë rritje të importit?

Pas fillimit të zbatimit të marrëveshjeve të tregtisë së lirë me BE-në, me Turqinë e së fundmi edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë pasur një ndikim dukshëm të rritshëm në taksat që lirohen, që në fakt kanë efekt negativ sa i përket shumës që mbledhim ne, në shumën prej 48 milionë më shumë sesa viti paraprak, duke arritur në rreth 425 milionë për vitin 2024.

Llugaliu, u shpreh optimist edhe për vitin që nisi javë më parë. Kjo, derisa qartëson formën se si po mblidhen të hyrat.

“Ne presim tĂ« kemi njĂ« performancĂ« tĂ« ngjashme. Besoj qĂ« ne do tĂ« vijojmĂ« qĂ« tĂ« kemi njĂ« rritje tĂ« trendit tĂ« hyrave nĂ« kĂ«to pĂ«rmasa, nĂ«se aspektet qĂ« ndikojnĂ« ekonominĂ« nĂ« nivel lokal po edhe nĂ« nivel global nuk paraqesin ndonjĂ« tĂ« papritur tĂ« madhe qĂ« mund me ndiku tek aspektet ekonomike. PĂ«rndryshe, vlen me e cek se me gjithĂ« atĂ« suksesin qĂ« ne kemi arritur, Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« gati 98% e tĂ« hyrave qĂ« ne i mbledhim vijnĂ« nga deklarimet qĂ« i bĂ«jnĂ« vetĂ« bizneset, domethĂ«nĂ« deklarime vullnetare. ËshtĂ« vetĂ«m 2.4 pĂ«r qind pjesa e mbetur e tĂ« hyrave qĂ« mblidhen nga shumat qĂ« dogana nĂ« bazĂ« tĂ« veprimeve, informatave, rivlerĂ«simeve qĂ« i ndĂ«rmerr, i siguron si tĂ« hyra shtesĂ« nĂ« buxhetin vjetor”, nĂ«nvizon Llugaliu.

Llugaliu nuk e sheh keq as nivelin e eksportit, ani se është larg nga ai i importit.

“GjatĂ« vitit 2025 kemi pasur eksport prej rreth 943 milionĂ« euro, ndĂ«rsa sa i pĂ«rket importit, importi ka qenĂ« nĂ« shumĂ«n prej 7.11 miliardĂ« euro
 Po, nĂ« vitin paraprak ka qenĂ« diku 6.35 miliardĂ« euro. Pra Ă«shtĂ« njĂ« dinamikĂ« e rritjes pothuajse normale vit pĂ«r vit qĂ« Ă«shtĂ« pak a shumĂ« krahas edhe rritjes ekonomike qĂ« bĂ«n vendi
 NĂ« fakt janĂ« rritur tĂ« dyjat( sasia dhe vlera), pĂ«r shkak se edhe tek pjesa e produkteve qĂ« nĂ« treguesin tonĂ« Ă«shtĂ« pesha si masĂ« matĂ«se, kemi edhe aty njĂ« rritje tĂ« theksuar”, thotĂ« Llugaliu.

Por, e pranon se ka ende shumĂ« punĂ« pĂ«r t’u bĂ«rĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« rritet eksporti nĂ« vend.

“ËshtĂ« vetĂ« fakti i gjendjes sĂ« industrisĂ« sonĂ« nĂ« pĂ«rgjithĂ«si. Ne vĂ«rejmĂ« qĂ« ka njĂ« rritje tĂ« theksuar nĂ«se e krahasojmĂ« me 5-6 vite mĂ« herĂ«t, kemi dyfishim tĂ« eksportit. Tani i jemi ofruar 1 miliard euro nĂ« vitin qĂ« lamĂ« pas. Kemi politika qĂ« janĂ« jashtĂ«zakonisht pĂ«rkrahĂ«se pĂ«r biznesin, mirĂ«po nuk Ă«shtĂ« qĂ« industria mundet me e zĂ«nĂ« hapin brenda natĂ«s. KĂ«shtu qĂ« janĂ« disa faktorĂ« historikĂ« duke filluar qĂ« prej kohĂ«s sĂ« ish-JugosllavisĂ«, mandej edhe procesi i privatizimit te ne besoj qĂ« nuk e ka arritur efektet e dĂ«shirueshme pĂ«r me mundĂ«su qĂ« me pas njĂ« tranzicion prej ekonomisĂ« shoqĂ«rore nĂ« ekonomi tĂ« hapur tĂ« tregut, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« kapacitetet prodhuese qĂ« kanĂ« qenĂ« nĂ« atĂ« kohĂ« tĂ« jenĂ« mirĂ«filli tĂ« pĂ«rdorura.

Ka pasur edhe vonesa edhe nĂ« aspektin e politikave pĂ«rkrahĂ«se, sidomos pĂ«r prodhuesit. Shtoja kĂ«saj edhe pasigurinĂ« qĂ« kemi pasur nĂ« statusin juridik si shtet deri nĂ« vitin 2008, qĂ« ka qenĂ« pasiguri e madhe dhe pĂ«r investitorĂ«t e huaj me ardhĂ« dhe me investu nĂ« KosovĂ«. JanĂ« disa, besoj, aspekte qĂ« kanĂ« ndikuar nĂ« pĂ«rgjithĂ«si nĂ« trendin e eksportit qĂ« ne kemi aktualisht”, thotĂ« ai.

Gjatë intervistës, Llugaliu foli edhe për procedurat doganore.

“Ne nĂ« vitin 2024, nĂ« maj, e kemi nĂ« fuqi kodin e ri doganor, i cili Ă«shtĂ« plotĂ«sisht nĂ« harmoni me kodin doganor tĂ« Bashkimit Evropian dhe ofron lehtĂ«sirat e fundit qĂ« zbatohen nĂ« vendet e BE-sĂ«. Po pĂ«rtej kĂ«saj, Kosova qĂ« nga viti 2017 Ă«shtĂ« edhe vend anĂ«tar i OrganizatĂ«s BotĂ«rore tĂ« Doganave dhe ne jemi bĂ«rĂ« edhe pjesĂ« e disa konventave, pĂ«rfshirĂ« KonventĂ«n e Kyotos, qĂ« na mundĂ«son qĂ« tĂ« kemi sistemin mĂ« tĂ« avancuar sa i pĂ«rket lehtĂ«sirave tregtare. NjĂ« matĂ«s qĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« objektiv dhe i besueshĂ«m Ă«shtĂ« koha e zhdoganimit qĂ« e bĂ«n sekretariati i CEFTA-s nĂ« Bruksel, i cili nĂ« kohĂ« reale mat muaj pĂ«r muaj sa Ă«shtĂ« koha e zhdoganimit nĂ« vendet anĂ«tare tĂ« CEFTA-s. Kosova e zĂ« vendin e parĂ« tani e disa vite me radhĂ«. DomethĂ«nĂ«, e kemi kohĂ«n mĂ« tĂ« mirĂ« sa i pĂ«rket procesit tĂ« zhdoganimit. Besoj qĂ« ky Ă«shtĂ« mjeti mĂ« adekuat i matjes sĂ« performancĂ«s sonĂ«â€, thotĂ« ai.

Ai tutje tha se deri më 2025, Dogana pati staf sa në vitin 2008.

“Ne kemi normalisht kapacitete tĂ« konsoliduara nĂ« pĂ«rgjithĂ«si. GjatĂ« vitit tĂ« kaluar, krahas reformave tĂ« tjera, kemi bĂ«rĂ« edhe rekrutimin e 107 zyrtarĂ«ve tĂ« rinj. MegjithatĂ« Ă«shtĂ« e nevojshme qĂ« tĂ« kemi numĂ«r mĂ« tĂ« madh pĂ«r shkak tĂ« gjitha kĂ«rkesave qĂ« kanĂ« lindur gjatĂ« viteve, qoftĂ« me hapjen e zyrave tĂ« reja, qoftĂ« me rritjen e ekonomisĂ«. NĂ«se e krahasojmĂ« me vitin 2008, ne kemi pasur dyfish mĂ« shumĂ« dĂ«rgesa nĂ« eksport dhe nĂ« import, ndĂ«rsa qĂ« staf qĂ« nga viti 2008 deri nĂ« vitin e kaluar ne nuk kemi rekrutuar.

KĂ«shtu qĂ« Ă«shtĂ« normalisht e domosdoshme dhe ne jemi nĂ« komunikim edhe me MinistrinĂ« e Financave pĂ«r me e rrit numrin e lejuar tĂ« stafit qĂ« rekrutojmĂ«. Tani Ă«shtĂ« me rĂ«ndĂ«si qĂ« kemi njĂ« sistem tĂ« ndĂ«rtuar pĂ«r pjesĂ«n e rekrutimit bazuar nĂ« meritĂ« edhe me pĂ«rkrahjen qĂ« kemi pas nga zyra e BE-sĂ«, me njĂ« ekspert qĂ« ka punuar pĂ«r rreth 9 muaj me ekspertĂ«t tanĂ«, me kriju njĂ« bazĂ« tĂ« mirĂ«filltĂ« qĂ« mundĂ«son rekrutim bazuar nĂ« meritĂ«â€, deklaron Llugaliu.

Sa i përket luftës kundër kontrabandës, drejtori i Doganës bëri të ditur se gjatë vitit të kaluar janë zbuluar mallra në vlerë miliona eurove, ani se mohon të jetë rritur kjo veprimtari ilegale.

“PĂ«r faktin qĂ« kemi pasur rritje tĂ« theksuar tĂ« hyrave nĂ« njĂ«rĂ«n anĂ«, dhe nĂ« anĂ«n tjetĂ«r rritje tĂ« theksuar tĂ« zbulimeve, besoj qĂ« kemi pasur efikasitet tĂ« konsiderueshĂ«m sa i pĂ«rket luftimit tĂ« kontrabandĂ«s dhe informalitetit nĂ« pĂ«rgjithĂ«si. GjatĂ« vitit qĂ« kemi lĂ«nĂ« pas, kemi pasur diku 18.4 milionĂ« euro mallra tĂ« zbuluara, qoftĂ« kontrabandĂ«...Nuk besoj qĂ« ka shtim. UnĂ« besoj qĂ« ka pasur efikasitet nĂ« zbulim, pĂ«r shkak se dinamika e kontrabandĂ«s nuk Ă«shtĂ« qĂ« ka pas ndonjĂ« faktor tĂ« ri qĂ« kish me ndiku nĂ« kĂ«tĂ« dinamikĂ«.

MirĂ«po, vetĂ« aspekti i rritjes sĂ« efikasitetit qĂ« e pĂ«rmenda edhe me risitĂ« qĂ« i kemi bĂ«rĂ« nĂ« legjislacion, me reformĂ«n nĂ« legjislacion, edhe me reformĂ«n me gradimet, promovimet qĂ« i kemi bĂ«rĂ« brenda pĂ«r brenda organizatĂ«s, edhe numri prej 107 zyrtarĂ«ve tĂ« rinj, ne veç kemi fillu me i pa menjĂ«herĂ« frytet e para tĂ« efikasitetit”, thotĂ« ai.

Edhe në këtë fushë, Llugaliu thotë se Dogana e Kosovës të jetë lartë e ranguar.

“QĂ«ndrojmĂ« mjaft mirĂ«, pĂ«rjashto pjesĂ«n e SerbisĂ« qĂ« Ă«shtĂ« impakti mĂ« shumĂ« politik. NĂ« pjesĂ«n tjetĂ«r kemi bashkĂ«punim efikas me tĂ« gjitha vendet. NĂ« ShqipĂ«ri siç e dini qĂ« nga viti 2022 jemi edhe me zhdoganim nĂ« Portin e DurrĂ«sit, qĂ« ka ndihmuar qĂ« tĂ« krijojmĂ« vlera edhe pĂ«r tregun tonĂ«, po edhe pĂ«r pjesĂ«n e ShqipĂ«risĂ« me rritje mbi 25% vit pĂ«r vit nĂ« dĂ«rgesat qĂ« shkojnĂ« nĂ« Portin e DurrĂ«sit, ndĂ«rsa portet e tjera kanĂ« shĂ«nuar njĂ« rĂ«nie tĂ« lehtĂ«. Po ashtu jemi pĂ«rherĂ« tĂ« angazhuar me operacionet e pĂ«rbashkĂ«ta qĂ« iniciohen, mirĂ«mbahen nga Organizata BotĂ«rore e Doganave nĂ« fusha tĂ« ndryshme, duke filluar nga kontrabanda e barnave tĂ« falsifikuara, mashtrimet e ndryshme, armĂ«, shkatĂ«rrimit nĂ« masĂ«. JanĂ« disa fusha qĂ« ne vit pĂ«r vit jemi pjesĂ« e operacioneve dhe madje nĂ« shumĂ« raste edhe kemi treguar rezultate duke u renditur, pĂ«r nga numri i zbulimeve, nĂ« top dhjetĂ«shin e mbi 150 vendeve qĂ« marrin pjesĂ« si rĂ«ndom”, shprehet Llugaliu. /KP/

Rreth 800 vende të lira në burgjet e Kosovës, konfirmon Shërbimi Korrektues



Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se në institucionet korrektuese të Shërbimit Korrektues të Kosovës aktualisht janë në mbajtje gjithsej 1.758 të burgosur, ndërkaq ka kapacitete të lira rreth 800 shtretër.

Një njoftim tutje thuhet se raportimet në disa media se Shërimi Korrektues i Kosovës ka mungesë kapacitetesh nuk qëndrojnë.

Lexoni të plotë njoftimin:

Pas informacioneve që po qarkullojnë në disa media lidhur me mungesën e kapaciteteve në institucionet korrektuese, njoftojmë opinionin publik se në institucionet korrektuese të Shërbimit Korrektues të Kosovës aktualisht janë në mbajtje gjithsej 1 758 të burgosur.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka kapacitete të lira rreth 800 shtretër, prandaj pretendimet për mungesë kapacitetesh nuk qëndrojnë. Institucionet korrektuese kanë hapësira të mjaftueshme për pranimin e rasteve të reja.

Ky njoftim bëhet me qëllim të informimit të saktë të opinionit publik dhe parandalimit të keqinformimit.

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Policia e Republikës së Kosovës kanë marrëveshje mirëkuptimi për bashkëveprim institucional, në kuadër të së cilës, varësisht nga situatat e krijuara, mund të shfrytëzohen përkohësisht objektet e njëra-tjetrës. /Telegrafi/


Bashkëpunimi Kosovë-SHBA, komandanti i FSK-së pret në takim Shefen e Përgjithshme të Organizatës së Veteranëve Luftëtarë



Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim zyrtar Carol Whitmore, Shefe e Përgjithshme të Organizatës së Veteranëve Luftëtarë të SHBA-ve dhe Ryan Galluci, Drejtor Ekzekutiv i Zyrës në Washington.

Në njoftim thuhet se u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë Amerikane, në veçanti me Gardën Kombëtare të Ajova-s, ku u vlerësua marrëdhëniet me aleatët dhe partnerët, si dhe mbështetja amerikane në ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve të FSK-së, përfshirë ndërveprueshmërinë me partnerët e saj.

Gjithashtu, Gjeneral Jashari vlerësoi lartë rolin e kësaj organizate në mbështetje të pjesëtarëve forcave të armatosura amerikane, si dhe shprehu mirënjohjen për përkushtimin e shtëpisë së veteranëve në trajtimin, kujdesin dhe respektin që ky institucion ofron për veteranët luftëtarë të SHBA-ve, që kanë shërbyer nëpër konflikte të ndryshme nëpër botë, posaçërisht ata në Kosovë.

Të dy palët u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit, njëherit u vlerësua gatishmëria e kësaj organizate në mbështetjen e FSK-së për këtë fushë. /Telegrafi/


Ivanka Trump e mahnitur me Shqipërinë, shpërndan tjetër foto nga Zvërneci: Shqipëria është magjike



Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka shpërndarë këtë të premte një tjetër foto në rrjetet e saj sociale nga Zvërneci.

NĂ« foton e publikuar nga Ivanka Trump shkruhet “Albania is magical”, qĂ« nĂ« shqip do tĂ« thotĂ« “ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« magjike”.

Kjo foto vjen pas një vizite tre-ditore të Ivanka Trump në Shqipëri, gjatë së cilës ajo ka zhvilluar edhe një takim me Kryeministrin Edi Rama.

Prishtina diskuton vizionin e arsimit në Ditën Ndërkombëtare të Edukimit



Komuna e PrishtinĂ«s organizoi aktivitetin “Arsimi nĂ« 10 vitet e ardhshme nĂ« Kryeqytet” me rastin e shĂ«nimit tĂ« DitĂ«s NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« Edukimit.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se arsimi mbetet një nga prioritetet kryesore të kryeqytetit për vitet e ardhshme.

“Ne e shohim arsimin si njĂ« investim strategjik, pasi lidhet me shumĂ« sfera tĂ« tjera tĂ« shoqĂ«risĂ« sonĂ«: ekonominĂ«, aspektin social dhe kulturor. Arsimi Ă«shtĂ« investim pĂ«r tĂ« ardhmen e KosovĂ«s. Kemi investuar nĂ« mĂ«simin tĂ«rĂ«ditor, nĂ« digjitalizimin e shkollave dhe nĂ« pĂ«rmirĂ«simin e infrastrukturĂ«s shkollore. KĂ«to janĂ« investime serioze qĂ« dĂ«shmojnĂ« pĂ«rkushtimin tonĂ«â€, tha Rama.

Ai shtoi se prioritetet janë të qarta, duke nënvizuar se mësimi tërëditor do të vazhdojë të shtrihet në të gjitha shkollat e kryeqytetit, si dhe do të ketë avancim të mëtejmë të digjitalizimit në arsim.

“Synimi ynĂ« Ă«shtĂ« krijimi i njĂ« ekosistemi arsimor pĂ«r tĂ« ardhmen e fĂ«mijĂ«ve tanĂ«, duke i pĂ«rgatitur ata sa mĂ« mirĂ« pĂ«r tregun e punĂ«s”, theksoi Rama.

Ndërkaq, Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Samir Shahini, foli për gjendjen aktuale të arsimit në kryeqytet, duke theksuar se arsimimi cilësor mbetet një nga prioritetet kryesore.

“NjĂ« nga sfidat me tĂ« cilat pĂ«rballemi Ă«shtĂ« ngarkesa nĂ« disa shkolla tĂ« zonave urbane, gjĂ« qĂ« ndikon edhe nĂ« zgjerimin e mĂ«simit tĂ«rĂ«ditor. MegjithatĂ«, sistemi arsimor Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rmirĂ«sim tĂ« vazhdueshĂ«m, gjĂ« qĂ« po dĂ«shmohet edhe pĂ«rmes vlerĂ«simeve ndĂ«rkombĂ«tare dhe bashkĂ«punimit tĂ« shkĂ«lqyer institucional”, tha Shahini.

Ai shtoi se mësimi tërëditor është një indikator i rëndësishëm i progresit, duke u shndërruar në model edhe për komunat e tjera të vendit, ndërsa shtoi se po punohet intensivisht që ky model të përfshihet edhe në shkolla të tjera.

Po ashtu, Shahini theksoi rëndësinë e investimit të vazhdueshëm në zhvillimin profesional të mësimdhënësve, si dhe sigurinë në shkolla, duke e cilësuar atë si një nga arritjet për të cilën Kryeqyteti ndjehet krenar.

Nga ana tjetër, kryetari i Këshillit të Prindërve, Nexhmi Hoxha, vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit mes prindërve dhe drejtuesve të shkollave.

“Kemi vĂ«rejtur se nĂ« PrishtinĂ« bashkĂ«punimi mes prindĂ«rve dhe shkollave Ă«shtĂ« nĂ« rritje, ashtu si edhe roli i prindĂ«rve nĂ« proceset vendimmarrĂ«se”, tha Hoxha.

Ndërkohë, edhe përfaqësuesit e nxënësve theksuan rëndësinë e përfshirjes dhe përfaqësimit të tyre në vendimmarrje, duke e konsideruar këtë si një faktor kyç për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe mirëqenies në shkolla.

Ligjërata e Speciales me nxënësit në Prishtinë, Rama: Jam tejet i indinjuar, do të ketë masa ndëshkuese



Kryetari i KomunĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s, PĂ«rparim Rama tha sot se Ă«shtĂ« tejet i indinjuar me rastin e sĂ« enjtes nĂ« PrishtinĂ«, ku nĂ« Gjimnazin “Xhevdet Doda” nĂ« PrishtinĂ« u mbajt ligjĂ«ratĂ« nga pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« GjykatĂ«s Speciale dhe YIHR.

Rama theksoi se për këtë nuk ka pas leje, e as koordinim me Drejtorinë e Arsimit të Prishtinës e as me kabinetin e tij.

“...Prandaj, kemi vendosur me ndĂ«rmarr masa tĂ« menjĂ«hershme, kemi diskutuar me drejtorin, Samirin dhe kushdo qĂ« e ka mundĂ«suar njĂ« gjĂ« tĂ« tillĂ« pa marr leje, pa koordinim normal qĂ« do tĂ« ketĂ« veprime ndĂ«shkuese ndaj tyre”, tha ai.

Sipas tij, kjo nuk duhet të ndodh në institucione, pa marrëveshje dhe në këtë rast pa leje të drejtorit të arsimit apo të kabinetit të tij.

Ai tutje tha se gjërat të tilla janë të palejuara në kryeqytet dhe sidomos gjërat që kanë ndjeshmëri të lartë, raporton Telegrafi.

NdĂ«rkaq, drejtori i Arsimit nĂ« PrishtinĂ«, Samir Shahini njoftoi se Drejtoria ka dĂ«rguar njĂ« ekip nĂ« shkollĂ« pĂ«r tĂ« mbledhur informacione lidhur me organizimin e ligjĂ«ratĂ«s nga Gjykata Speciale nĂ« gjimnazin “Xhevdet Dodaj” nĂ« PrishtinĂ«. /Telegrafi/

Donacion prej 25 milionë euro nga Emiratet e Bashkuara Arabe për spitalin e ri të Gjinekologjisë, ambasadori Hamiti jep detaje



Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Xhabir Hamiti ka bërë të ditur se kanë filluar përgatitjet fillestare për përzgjedhjen e lokacionit për implementimin e donacionit prej 25 milionë euro, të ndarë nga shteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, për ndërtimin e Spitalit të Ri të Gjinekologjisë në Prishtinë.

Hamiti këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

Lexoni të plotë njoftimin e tij:

Një lajm i mirë nga Abu Dhabi për Spitalin e Ri të Gjinekologjisë në Prishtinë

GjatĂ« kĂ«saj jave, i shoqĂ«ruar nga KĂ«shilltari, z. Melhin Mahmuti, u prita nga ShkĂ«lqesia e Saj, Dr. Noura Al-Gauthi, ZĂ«vendĂ«ssekretare e Departamentit tĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« – Abu Dhabi, e cila mĂ« informoi se, nĂ« bashkĂ«punim me MinistrinĂ« tonĂ« tĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, kanĂ« filluar pĂ«rgatitjet fillestare pĂ«r pĂ«rzgjedhjen e lokacionit pĂ«r implementimin e donacionit prej 25 milionĂ« euro, tĂ« ndarĂ« nga shteti i Emirateve tĂ« Bashkuara Arabe, pĂ«r ndĂ«rtimin e Spitalit tĂ« Ri tĂ« GjinekologjisĂ« nĂ« PrishtinĂ«.

Gjatë takimit, po ashtu u njoftuam se ky Departament, gjatë këtij viti, do të fillojë procesin e rinovimit dhe pajisjes me teknologji të re mjekësore të Spitalit Sheikh Zayed në Vushtrri në shumë prej 7.5 milionë euro.

Me këtë rast, në emër të shtetit dhe popullit tonë, shpreha mirënjohjen më të thellë ndaj lidershipit të Emirateve të Bashkuara Arabe, në krye me Presidentin e vendit, Lartmadhërinë e Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, si dhe ndaj popullit emiratas, për këto donacione të çmuara që kontribuojnë drejtpërdrejt në avancimin e kushteve të sektorit të shëndetësisë në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

Ivanka Trump ndan fotot nga Zvërneci, e shoqëron me këngën e njohur shqiptare




ZvĂ«rneci dhe bregdeti i VlorĂ«s kanĂ« marrĂ« vĂ«mendje ndĂ«rkombĂ«tare ditĂ«t e fundit, pasi Ivanka Trump ka zgjedhur t’i ndajĂ« me ndjekĂ«sit e saj nĂ« rrjetet sociale.

Vajza e presidentit amerikan ka publikuar pamje nga natyra e jugut të Shqipërisë, ku deti, gjelbërimi dhe qetësia e zonës krijojnë një tablo mbresëlënëse.

NĂ« videot dhe fotot e shpĂ«rndara, dallohet nga larg edhe ishulli i Sazanit, ndĂ«rsa gjithçka shoqĂ«rohet nga tingujt e kĂ«ngĂ«s shqiptare “LuleborĂ«â€, qĂ« i jep njĂ« nuancĂ« autentike gjithĂ« pĂ«rvojĂ«s.

Ivanka Trump qëndroi për tre ditë në Vlorë, ndërsa vizita e saj u mbyll me një takim zyrtar në Tiranë. Mbrëmjen e kaluar, ajo u prit në Kryeministri nga kryeministri Edi Rama.



Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri



Shqipëria të premten do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me vranësira si dhe intervale të herëpashershme me diell (kthjellime).

Po ashtu, reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave bregdetare të vendit, ndërkaq lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Era do tĂ« fryjĂ« me drejtim verilindje – juglindje, me shpejtĂ«si mesatare 5 m/s, pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtĂ«si deri nĂ« 10 m/s.

Deti - Valëzimi forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/




Sot vranët, temperaturat deri në 7 gradë



Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbaj mot kryesisht i vranët.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërkaq temperaturat maksimale nga 3 deri 7 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes. /Telegrafi/

17:10 SHBA dhe Nigeria thellojnë bashkëpunimin e sigurisë mes shqetësimeve për lirinë fetare

Shtetet e Bashkuara dhe Nigeria kanĂ« zotuar thellimin e bashkĂ«punimit nĂ« fushĂ«n e sigurisĂ«, gjatĂ« njĂ« takimi tĂ« nivelit tĂ« lartĂ« tĂ« zhvilluar nĂ« Abuja. Bisedimet vijnĂ« vetĂ«m pak muaj pasi Uashingtoni e shpalli NigerinĂ« “vend me shqetĂ«sim tĂ« veçantĂ«â€ pĂ«r çështjet e lirisĂ« fetare.

ZĂ«vendĂ«ssekretarja amerikane e Shtetit pĂ«r Çështjet Politike, Allison Hooker, deklaroi se vendimi i presidentit Donald Trump ka shĂ«rbyer si katalizator pĂ«r forcimin e bashkĂ«punimit mes dy vendeve, veçanĂ«risht nĂ« mbrojtjen e komuniteteve tĂ« cenueshme dhe luftĂ«n kundĂ«r grupeve ekstremiste.

“QĂ« nga ajo ditĂ«, dy vendet tona kanĂ« bĂ«rĂ« pĂ«rparim tĂ« madh nĂ« partneritetin pĂ«r tĂ« mbrojtur mĂ« mirĂ« komunitetet e rrezikuara kĂ«tu nĂ« Nigeri.”

Nigeria ka qenë së fundmi në fokus të kritikave të administratës Trump, e cila ka akuzuar qeverinë nigeriane për dështim në mbrojtjen e të krishterëve, të cilët sipas Uashingtonit janë shënjestër e militantëve islamistë në veri të vendit. Në ditën e Krishtlindjeve, forcat amerikane kryen sulme ajrore ndaj luftëtarëve të Shtetit Islamik në veriperëndim të Nigerisë.

Nga ana e saj, qeveria në Abuja mohon çdo persekutim sistematik të të krishterëve, duke theksuar se operacionet ushtarake synojnë grupet islamiste dhe bandat e armatosura që sulmojnë si të krishterë, ashtu edhe myslimanë.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Nigerisë, Nuhu Ribadu, mirëpriti angazhimin e SHBA-ve për të përshpejtuar dërgimin e pajisjeve ushtarake të vonuara prej kohësh, përfshirë dronë, helikopterë dhe pjesë këmbimi.

“Ky bashkĂ«punim Ă«shtĂ« zhvilluar me respekt tĂ« plotĂ« pĂ«r sovranitetin e NigerisĂ«.”

Ribadu shtoi se autoritetet nigeriane mbeten të përkushtuara për forcimin e drejtësisë dhe mbrojtjen e komuniteteve të prekura nga dhuna./mxh

16:55 Arktiku në fokusin e NATO-s, shqetësim për lëvizjet e Rusisë dhe Kinës

Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali Alexus Grynkewich, ka ngritur alarmin për rritjen e bashkëpunimit ushtarak mes Rusisë dhe Kinës në Arktik, duke e cilësuar atë si një nga ndryshimet më shqetësuese të situatës së sigurisë në rajon.

Sipas tij, gjatë viteve të fundit është vërejtur një intensifikim i patrullimeve të përbashkëta detare dhe ajrore, përfshirë fluturime të përbashkëta të bombarduesve me rreze të gjatë veprimi.

“Kur rivalĂ«t apo kundĂ«rshtarĂ«t tanĂ« tĂ« mundshĂ«m rrisin bashkĂ«punimin e tyre ushtarak, kjo Ă«shtĂ« diçka qĂ« ne duhet ta ndjekim me shumĂ« vĂ«mendje.”

Grynkewich theksoi se NATO nuk fokusohet vetëm te kërcënimet aktuale, por edhe te ato që mund të shfaqen në të ardhmen, duke nënvizuar nevojën për investime afatgjata në sigurinë e Arktikut.

“Disa nga masat qĂ« duhet tĂ« marrim nĂ« Arktik kĂ«rkojnĂ« kohĂ«, si instalimi i sensorĂ«ve tĂ« rinj dhe kapaciteteve tĂ« zbulimit. Ne po punojmĂ« vazhdimisht pĂ«r tĂ« forcuar praninĂ« dhe qĂ«ndrimin tonĂ« nĂ« kĂ«tĂ« rajon.”

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, kreu ushtarak i NATO-s u dha një mesazh të qartë qytetarëve të vendeve anëtare, përfshirë edhe Groenlandën.

“Angazhimi ynĂ« kolektiv ndaj Nenit 5 mbetet i hekurt.”

Deklaratat vijnë në një kohë kur Arktiku po fiton rëndësi strategjike gjithnjë e më të madhe, për shkak të ndryshimeve klimatike dhe interesave gjeopolitike në rritje./mxh

16:47 Takimi me Zelenskyn, Trump: Shkoi shumë mirë!

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ka zhvilluar një takim të mirë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, por theksoi se ende ka rrugë për të bërë drejt përfundimit të luftës me Rusinë.
Duke dalë nga takimi i mbajtur në Davos, Trump u shpreh se prioriteti kryesor mbetet ndalja e konfliktit.
Trump refuzoi të japë detaje mbi përmbajtjen e bisedës me liderin ukrainas, duke theksuar se takimi ishte me dyer të mbyllura. Ai i shtoi për gazetarët se në këtë takim nuk ishte diskutuar për Bordin e sapokrijuar të Paqes.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, zyrtarë të administratës Trump pritet të takohen së shpejti edhe me presidentin rus Vladimir Putin, në përpjekje për të ndërmjetësuar një marrëveshje armëpushimi.
Presidenti amerikan e përshkroi procesin si të ndërlikuar dhe afatgjatë.
Takimet në Davos shihen si pjesë e përpjekjeve të reja diplomatike për ti dhënë fund një konflikti që ka shkaktuar mijëra viktima./mxh

16:35 Danimarka: Asnjë negociatë me NATO-n për sovranitetin e Groenlanda

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, deklaroi se nuk ka pasur asnjë negociatë me NATO-n lidhur me sovranitetin e Greenlandës, duke hedhur poshtë zërat për përfshirjen e Aleancës në çështjen e statusit të ishullit.

Deklarata vjen pas disa javësh tensionesh, gjatë të cilave Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kishte kërcënuar me vendosjen e tarifave ndaj vendeve që kundërshtonin planet e tij për Greenlandën. Të enjten, Trump u tërhoq nga këto kërcënime dhe përjashtoi përdorimin e forcës, duke sinjalizuar se një marrëveshje kornizë për ishullin arktik mund të jetë pranë.

Tërheqja e Presidentit amerikan nga përdorimi i tarifave si mjet presioni u prit me lehtësim në Evropë, por situata mbetet ende e paqartë, ndërsa përplasja ka rrezikuar çarjen më të thellë të marrëdhënieve transatlantike në dekada.

Pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Donald Trump deklaroi se mund të arrihet një marrëveshje që të plotësojë kërkesën e tij për një sistem mbrojtës kundërraketor në Arktik dhe për akses në minerale strategjike. Sipas Trump, këto masa janë të nevojshme për të frenuar ambiciet e Rusisë dhe Kinës në rajon.

Nga ana e saj, Danimarka thekson se çështja e Greenlandës mbetet një temë sovrane dhe çdo diskutim do të zhvillohet vetëm në kuadër të marrëdhënieve mes Kopenhagës, Greenlandës dhe Uashingtonit./mxh

❌