❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

PO NDODH/ SHIU NUK E FIK PROTESTËN! Gjithçka gati nĂ« shesh-betejĂ«: 1300 policĂ« rrethojnĂ« KryeministrinĂ«, militantĂ«t mbushin PD-nĂ«

Partia Demokratike zhvillon sot protestĂ«n e dytĂ« kombĂ«tare nĂ« orĂ«n 17:00, nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, para KryeministrisĂ«.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se protesta e sotme do të jetë një moment vendimtar për Shqipërinë, duke e cilësuar si ditën e gjykimit popullor ndaj kryeministrit Edi Rama.

Berisha ka kërkuar mobilizim të popullit opozitar, ndërsa e ka cilësuar protestën si instrumentin kryesor për ndryshim dhe si përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj asaj që opozita e konsideron një krizë të thellë të rendit demokratik në vend.

Ndër të tjera, Berisha e ka cilësuar protestën e sotme si një moment për rikthimin e shtetit ligjor, demokracisë dhe shpresës për të ardhmen.

Gjatë pasditej siç dhe pritej ka prani të shtuar të policisë në shesh dhe te godina qeveritare, teksa ka ndërprerje të trafikut në disa rrugë kryesore të Tiranës. Sipas raportimeve 1350 efektivë janë në terren.

Amnistia e re në sitën e SPAK, kush përfiton dhe kush përjashtohet! 380 të burgosur në prag lirie
Për të garantuar rendin publik dhe sigurinë gjatë zhvillimit të tubimit, policia ka ndërmarrë masa, duke kufizuar qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore.

The post PO NDODH/ SHIU NUK E FIK PROTESTËN! Gjithçka gati nĂ« shesh-betejĂ«: 1300 policĂ« rrethojnĂ« KryeministrinĂ«, militantĂ«t mbushin PD-nĂ« appeared first on Albeu.com.

Elbasan/ Polici “furnizonte” tĂ« burgosurit me drogĂ«

Prokuroria e Elbasanit ka zbuluar një skemë të organizuar të futjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike brenda Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Elbasan, ku i përfshirë rezulton një punonjës i policisë së burgjeve.

Sipas hetimeve, punonjësi në fjalë dyshohet se siguronte drogë për të paraburgosurit kundrejt pagesave që varionin nga 100 deri në 200 mijë lekë të vjetra. Aktiviteti i paligjshëm zhvillohej kryesisht gjatë turneve të natës dhe fundjavave, periudha kur në institucion kishte mungesë personeli administrativ.

Dosja hetimore bën me dije se, për të kamufluar veprimtarinë kriminale, i dyshuari gjatë orëve jashtë shërbimit ushtronte aktivitet si shitës ambulant në qytetin e Elbasanit, ku merrte porosi nga familjarë të të paraburgosurve.

Në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe persona të tjerë, të cilët ndërmjetësonin pagesat dhe futjen e lëndës narkotike në institucion, për përfitime personale.

Bazuar nĂ« pĂ«rgjimet telefonike dhe ambientale, vĂ«zhgimet dhe dokumentimin filmik, Prokuroria ka krijuar dyshime tĂ« arsyeshme pĂ«r pĂ«rfshirjen e tyre nĂ« veprat penale tĂ« “Prodhimit dhe shitjes sĂ« narkotikĂ«ve” si dhe “Futjes sĂ« sendeve tĂ« ndaluara nĂ« institucionet e ekzekutimit tĂ« vendimeve me burg”.

PĂ«r tĂ« gjithĂ« tĂ« dyshuarit Ă«shtĂ« kĂ«rkuar masa e sigurisĂ« “Arrest nĂ« burg”, ndĂ«rsa hetimet vijojnĂ« pĂ«r identifikimin e personave tĂ« tjerĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« kĂ«tĂ« aktivitet kriminal.

The post Elbasan/ Polici “furnizonte” tĂ« burgosurit me drogĂ« appeared first on Albeu.com.

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Ilir Metës, ja kur do mbahet gjyqi i radhës

Shtyhet seanca gjyqësore në GJKKO për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Mësohet se sot prokurorët kanë lexuar një pjese të parashtrimeve të tyre.

Gjatë seancës ka pasur edhe debate mes palëve përsa u përket provave.

Pas mbarimit të seancës, avokati i Metës, Kujtim Cakrani, u shpreh para mediave se kjo seancë e sotme vërtetoi se akuza nuk qëndron dhe se beteja mbetet e hapur.

“GjatĂ« seancĂ«s, u vĂ«rtetua se akuza nuk qĂ«ndron. Beteja mbetet e hapur.

Ne do takohemi nĂ« datĂ«n 29. ShpresojmĂ« tĂ« jetĂ« vendimtare dhe pastaj radhĂ«n e kanĂ« avokatĂ«t dhe do shprehim parashtrimet tona”, tha avokati i presidentit tĂ« PL, Ilir Meta.

The post Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Ilir Metës, ja kur do mbahet gjyqi i radhës appeared first on Albeu.com.

Proshuta dhe salsiçet përbëjnë alarm shëndetësor/ OBSH: Konsumi ditor i 50 gramëve mish të përpunuar rrit rrezikun e kancerit

Proshuta dhe mishrat e tjerë të përpunuar vijojnë të jenë pjesë e përditshme e tryezës së shumë familjeve, por sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), këto produkte nuk konsiderohen më ushqim i padëmshëm.

OBSH i ka klasifikuar mishrat e përpunuar në Grupin 1: kancerogjene për njerëzit, i njëjti nivel rreziku ku përfshihen edhe substanca si tymi i duhanit dhe asbesti.

Ky vlerësim bazohet në prova të mjaftueshme shkencore te njerëzit, me lidhjen më të fortë me kancerin kolorektal.
Në këtë kategori përfshihen produktet e përpunuara përmes kriposjes, kurimit, fermentimit, tymosjes apo metodave të tjera ruajtjeje, si:
– proshuta (e gatuar dhe e gjallĂ«),
– salsiçet,
– mishi i konservuar,
– dhe produkte tĂ« ngjashme.

OBSH thekson se rreziku nuk lidhet me një ushqim apo markë të vetme, por me teknologjinë ushqimore të përdorur në përpunim.

Sipas një prej vlerësimeve më të cituara shkencore, konsumi ditor i 50 gramëve mish të përpunuar rrit rrezikun relativ të kancerit kolorektal me rreth 18%.

Edhe pse kjo rritje mund të duket e moderuar për individin, në nivel popullate ajo përkthehet në një problem serioz të shëndetit publik.

OBSH nënvizon se Grupi 1 përfshin agjentë shumë të ndryshëm, por klasifikimi reflekton forcën e provave shkencore, jo nivelin e menjëhershëm të rrezikut nga ekspozimi.

The post Proshuta dhe salsiçet përbëjnë alarm shëndetësor/ OBSH: Konsumi ditor i 50 gramëve mish të përpunuar rrit rrezikun e kancerit appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ “Nuk mĂ« plas t*api se ka kamera”, Keijsi shan StelinĂ«n: Bravo, tĂ« q**sha robt


Një video është publikuar në Instagram-in e Stelinës, ku shihet Keijsi i cili shan me fjalë ofenduese banoren.

Keijsi: Bravo Stelina. Bravo! TĂ« q**sha robt!
Ina: O Keijsi folë mirë mo, çfarë po thua.

Keijsi: Më ler rehat se nuk më plas trapi se ka kamera a e kupton


 

The post VIDEO/ “Nuk mĂ« plas t*api se ka kamera”, Keijsi shan StelinĂ«n: Bravo, tĂ« q**sha robt
 appeared first on Albeu.com.

Jonida Vokshi sĂ«rish nĂ« pritje tĂ« Ă«mbĂ«l? Ja çfarĂ« ka postuar prezantuesja nĂ« rrjete qĂ« nxiti aludimet


Aktorja dhe prezantuesja Jonida Vokshi është nënë e dy fëmijëve dhe vazhdon të jetë aktive në karrierën e saj televizive.
Ajo ka realizuar njĂ« edicion tĂ« “Big Brother VIP Kosova” edhe gjatĂ« njĂ« shtatzĂ«nie tĂ« mĂ«parshme.

Së fundmi, kanë qarkulluar zëra se Jonida mund të jetë sërish shtatzënë dhe në pritje të fëmijës së tretë.

KĂ«to aludime kanĂ« lindur ndĂ«rkohĂ« qĂ« ajo po moderon edicionin e katĂ«rt tĂ« “Big Brother VIP Kosova

Deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga vetë Jonida Vokshi lidhur me këtë çështje. Ajo nuk ka bërë asnjë deklaratë publike dhe informacionet mbeten të pakonfirmuara.

The post Jonida Vokshi sĂ«rish nĂ« pritje tĂ« Ă«mbĂ«l? Ja çfarĂ« ka postuar prezantuesja nĂ« rrjete qĂ« nxiti aludimet
 appeared first on Albeu.com.

Largimi i Kryeministrit nga salla e Kuvendit/ Bardhi: E përdori marrëveshjen për show politik dhe iku pa votuar

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar ndaj largimit të kryeministrit Edi Rama nga salla e Kuvendit, pa votuar marrëveshjen, pavarësisht se, sipas tij, ai e përdori atë për retorikë politike.

NĂ« njĂ« postimin e tij, Bardhi shkruan se Rama nuk beson realisht te marrĂ«veshja dhe as te “arkitekti i saj”, presidenti Donald Trump, ndĂ«rsa shton se kryeministri e shfrytĂ«zoi situatĂ«n pĂ«r sulme ndaj opozitĂ«s dhe pĂ«r tĂ« mbuluar, sipas tij, mungesĂ«n nĂ« Forumin e Davosit.

The post Largimi i Kryeministrit nga salla e Kuvendit/ Bardhi: E përdori marrëveshjen për show politik dhe iku pa votuar appeared first on Albeu.com.

Donte t’i gjente djalit punĂ« si inspektor mjedisi nĂ« Fier/ Apeli lĂ« nĂ« fuqi dĂ«nimin pĂ«r Dritan Lleshin

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur këtë të martë të lërë në fuqi dënimin ndaj Dritan Lleshit, i shpallur fajtor për premtimin e një vendi pune në shtet kundrejt pagesës së parave.

Lleshi kishte kërkuar rishikimin e çështjes, por trupa gjykuese vendosi të mos ndryshojë vendimin e dhënë më herët, duke e dënuar përfundimisht me 8 muaj burgim.

Përveç dënimit me burg, ai është detyruar të paguajë edhe shpenzimet procedurale, të cilat kapin vlerën e rreth 40 mijë lekëve.

Fillimisht, Gjykata e Shkallës së Parë e kishte dënuar Lleshin me 1 vit burg, por për shkak të gjykimit me procedurë të shkurtuar, dënimi iu ul në 8 muaj.

Sipas vendimit, Lleshi do ta vuajë dënimin pasi vendimi të marrë formë të prerë dhe do të dërgohet në një burg të zakonshëm për të rritur.

Gjykata ka vendosur gjithashtu qĂ« njĂ« telefon celular, i sekuestruar gjatĂ« hetimeve, t’i kthehet pronarit tĂ« tij.

“Aparati telefonik celular i markĂ«s ‘Samsung Galaxy J3 Eclipse’, me ngjyrĂ« tĂ« zezĂ«, t’i kthehet shtetasit A.N.”, thuhet nĂ« vendimin e GjykatĂ«s.

Nga hetimet rezultoi se në vitin 2019, Dritan Lleshi i kishte premtuar një gruaje se do të punësonte djalin e saj si inspektor mjedisi në Fier, kundrejt shumës prej 400 mijë lekësh.

Fillimisht kishte marrë 200 mijë lekë kapar, duke premtuar se punësimi do të realizohej në qershor, por më pas afati ishte shtyrë për në shtator të po atij viti.

Lleshi pretendonte se kishte lidhje në Ministrinë e Brendshme dhe se përmes tyre mund të ndikonte në fitimin e konkursit për një vend pune në Fier ose Lushnjë, por punësimi nuk u realizua kurrë.

The post Donte t’i gjente djalit punĂ« si inspektor mjedisi nĂ« Fier/ Apeli lĂ« nĂ« fuqi dĂ«nimin pĂ«r Dritan Lleshin appeared first on Albeu.com.

Osmani: Kosova nënshkruan Kartën e Bordit të Paqes, marrëveshja dërgohet për ratifikim në Kuvend

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot në Davos Kartën e Bordit të Paqes, duke e bërë Kosovën anëtare themeluese, të barabartë dhe me të drejta të plota në këtë organizatë ndërkombëtare, krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në Facebook, Osmani ka theksuar rëndësinë e rolit udhëheqës të SHBA-së në garantimin e paqes globale, duke e cilësuar këtë hap si moment historik për Kosovën.

“Kur Amerika udhĂ«heq, paqja Ă«shtĂ« gjithmonĂ« mĂ« e sigurt”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka bërë të ditur se anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të paqes të udhëhequra nga aleati strategjik i Kosovës forcon sovranitetin dhe pozitën ndërkombëtare të vendit.

“AnĂ«tarĂ«simi nĂ« organizata ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« paqes e qĂ« udhĂ«hiqen nga aleati ynĂ« strategjik, fuqizon sovranitetin tonĂ«, pozicionin tonĂ« ndĂ«rkombĂ«tar, si dhe Ă«shtĂ« nĂ« interesin mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, ka theksuar presidentja.

Sipas Osmanit, marrĂ«veshja do t’i dĂ«rgohet Kuvendit tĂ« KosovĂ«s pĂ«r ratifikim, nĂ« pĂ«rputhje me KushtetutĂ«n, pĂ«r tĂ« marrĂ« miratimin pĂ«rfundimtar tĂ« pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« popullit.

“Kjo marrĂ«veshje historike do t’i dĂ«rgohet Kuvendit tĂ« KosovĂ«s pĂ«r ratifikim, nĂ« pĂ«rputhje me kushtetutĂ«n e KosovĂ«s”, ka shtuar ajo.

Presidentja e Kosovës ka falënderuar gjithashtu Presidentin e Shteteve të Bashkuara për ftesën dhe lidershipin e tij në këtë proces.

“Faleminderit Presidentit Trump pĂ«r lidershipin e tij dhe pĂ«r ftesĂ«n qĂ« ta pĂ«rfaqĂ«soj RepublikĂ«n e KosovĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« moment historik”, ka shkruar Osmani.

Në përmbyllje, ajo ka ritheksuar angazhimin e Kosovës për paqen.

“Kosova do tĂ« jetĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« paqes, sot e pĂ«rherĂ«â€, ka pĂ«rfunduar presidentja.

The post Osmani: Kosova nënshkruan Kartën e Bordit të Paqes, marrëveshja dërgohet për ratifikim në Kuvend appeared first on Albeu.com.

Pesë trendet e xhinseve që do të veshim në 2026!

Na pĂ«lqen tĂ« fillojmĂ« çdo vit me njĂ« “pastrim garderobeje”. LĂ«mĂ« pas copĂ«za qĂ« nuk na pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« mĂ« ose qĂ« nuk hyjnĂ« nĂ« stilin tonĂ« tĂ« pĂ«rditshĂ«m dhe i zĂ«vendĂ«sojmĂ« me ato qĂ« do tĂ« veshim realisht. Si adhurues tĂ« xhinseve, vendosĂ«m tĂ« fillojmĂ« me tendencat e fundit dhe tĂ« shohim nga pasarelat e shtĂ«pive tĂ« modĂ«s cilat stile ikin dhe cilat vijnĂ« nĂ« 2026.

Sipas shtĂ«pive si Balenciaga, Dior dhe Valentino, xhinset me linjĂ« tĂ« drejtĂ« (cigarette) rikthehen fuqishĂ«m, duke konfirmuar obsesionin e vazhdueshĂ«m tĂ« modĂ«s me minimalizmin e viteve ’90. Disa marka, si Ulla Johnson dhe Veronica Beard, investojnĂ« nĂ« xhinse bootcut, me njĂ« flare mĂ« tĂ« moderuar se bell-bottom klasikĂ«t. Dhe sigurisht nuk mund tĂ« lĂ«mĂ« mĂ«njanĂ« xhinset me kĂ«mbĂ« tĂ« gjera (wide-leg), qĂ« vazhdojnĂ« tĂ« jenĂ« trend.

Trend-et që lëmë pas dhe ato që vijnë:

The post Pesë trendet e xhinseve që do të veshim në 2026! appeared first on Albeu.com.

Nominimet pĂ«r çmimet “Oscars 2026” shpallen sot, “Sinners” mund tĂ« bĂ«jĂ« histori

Filmat horror tradicionalisht janĂ« lĂ«nĂ« pas dore nĂ« ceremoninĂ« e ndarjes sĂ« çmimeve Oscar, por kur tĂ« shpallen nominimet pĂ«r edicionin e 98-tĂ« tĂ« çmimeve Oscar tĂ« enjten, pĂ«rralla me vampirĂ« e Ryan Coogler, “Sinners”, mund tĂ« bĂ«jĂ« histori.

Nominimet do të lexohen në orën 14:30 CET dhe do të prezantohen nga Danielle Brooks dhe Lewis Pullman.

Shikuesit do tĂ« jenĂ« nĂ« gjendje ta ndjekin transmetimin drejtpĂ«rdrejt nĂ« Oscar.com, Oscars.org, platformat dixhitale tĂ« AkademisĂ« Amerikane tĂ« Filmit dhe nĂ« programin “Good Morning America” tĂ« ABC-sĂ«.

AsnjĂ« film deri mĂ« tani nuk ka pasur mĂ« shumĂ« se 14 nominime, gjĂ« qĂ« u arrit vetĂ«m nga “All About Eve”, “Titanic” dhe “La La Land”. MegjithatĂ«, “Sinners” mundi ta tejkalonte kĂ«tĂ« rekord falĂ« nominimeve tĂ« shumta pĂ«r performancĂ«n teknike, skenarin dhe regjinĂ« e Coogler, si dhe aktrimin e Michael B. Jordan, qĂ« do tĂ« ishte nominimi i tij i parĂ«.

Me shumĂ« mundĂ«si do tĂ« shoqĂ«rohet nga filmi i Paul Thomas Anderson “One Battle After Another”, i cili kaloi gjatĂ« gjithĂ« sezonit tĂ« çmimeve pa pengesa tĂ« mĂ«dha si favoriti kryesor. Kjo komedi pĂ«r njĂ« baba dhe njĂ« vajzĂ« revolucionare mund tĂ« fitojĂ« deri nĂ« 14 nominime, pĂ«rfshirĂ« pesĂ« ose edhe gjashtĂ« pĂ«r aktrim.

PavarĂ«sisht numrit pĂ«rfundimtar tĂ« nominimeve, Warner Bros. Ă«shtĂ« nĂ« prag tĂ« “performancĂ«s” mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« çmimeve Oscar nĂ« historinĂ« 102-vjeçare tĂ« studios. Si “One Battle After Another” ashtu edhe “Sinners” duhet t’i sjellin Warner Bros. njĂ« numĂ«r rekord nominimesh, ndĂ«rsa studioja pĂ«rgatitet t’ia shesĂ« Netflix-it.

Më herët këtë javë, Netflix modifikoi ofertën e saj prej 72 miliardë dollarësh për të blerë Warner Bros. Discovery në një ofertë tërësisht në para të gatshme, duke e bërë atë më tërheqëse sesa oferta kokurruese e Paramount Skydance.

KĂ«tĂ« vit, OscarĂ«t po prezantojnĂ« njĂ« kategori tĂ« re pĂ«r pĂ«rzgjedhjen e aktorĂ«ve. Ky vlerĂ«sim do t’i ndihmojĂ« mĂ« tej filmat “Sinners” dhe “One Battle After Another” tĂ« rrisin statistikat e tyre tashmĂ« mbresĂ«lĂ«nĂ«se.

DhjetĂ« produksione do tĂ« nominohen pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ«. PĂ«rveç dy favoritĂ«ve kryesorĂ«, pritet tĂ« konkurrojnĂ« edhe drama familjare norvegjeze “Sentimental Value”, drama shekspiriane “Hamnet” dhe drama sportive “Marty Supreme”.

The post Nominimet pĂ«r çmimet “Oscars 2026” shpallen sot, “Sinners” mund tĂ« bĂ«jĂ« histori appeared first on Albeu.com.

Chiara Ferragni rikthehet fuqishëm: Imazhi i fushatës globale Guess

Pas gjithĂ« zhurmĂ«s tĂ« viteve tĂ« fundit, Chiara Ferragni ka shĂ«nuar rikthimin e saj nĂ« modĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare si imazhin e fushatĂ«s globale Guess pĂ«r verĂ«n 2026, njĂ« bashkĂ«punim qĂ« vjen pas vendimit nga Gjykata e Milanos nĂ« çështjen e njohur si “Pandorogate”. Lajmi u bĂ« publik mĂ« 20 janar 2026 nga marka e bashkĂ«themeluar nga Paul Marciano, vetĂ«m pak mĂ« shumĂ« se njĂ« javĂ« pas mbylljes sĂ« procesit gjyqĂ«sor, pas tĂ«rheqjes sĂ« padive nga palĂ«t e dĂ«mtuara.

Fushata, me njĂ« estetikĂ« thelbĂ«sore dhe frymĂ«zim tĂ« fortĂ« nga vitet ’80, Ă«shtĂ« realizuar nga Morelli Brothers. NĂ« qendĂ«r tĂ« imazheve qĂ«ndron xhinsi: Ferragni e cila shfaqet topless dhe siluetĂ« minimaliste, duke interpretuar shpirtin modern dhe tĂ« gjithanshĂ«m tĂ« koleksionit. Krahas fotove kryesore, fushata pĂ«rfshin edhe njĂ« seri prej rreth dhjetĂ« imazhesh tĂ« menduara pĂ«r rrjetet sociale, disa prej tĂ« cilave janĂ« publikuar tashmĂ«. NĂ« to, influencerja dhe sipĂ«rmarrĂ«sja prezanton edhe aksesorĂ«t ikonikĂ« tĂ« Guess, mes tyre çanta Camden, e konsideruar It bag e markĂ«s.

Partneriteti Guess/Ferragni përkon me 45-vjetorin e markës. Vendimi për bashkëpunim është marrë dhe konkretizuar përpara përfundimit të procesit gjyqësor, duke reflektuar lidhjen e gjatë dhe të konsoliduar mes Paul Marciano dhe Ferragni.

Ky nuk Ă«shtĂ« bashkĂ«punimi i parĂ« mes tyre. NĂ« vitin 2013, nĂ« kohĂ«n e “The Blonde Salad”, platforma e lançuar nĂ« vitin 2009 nga Ferragni me ish-partnerin Riccardo Pozzoli, Chiara 22-vjeçare ishte protagonistja e Holiday Campaign tĂ« Guess. Videot e asaj kohe e tregonin energjike dhe plot ngjyra, duke ndryshuar pamje nĂ«n ritmin e kĂ«ngĂ«s “Waves” nga banda britanike Blondfire.

NdĂ«rsa marrĂ«dhĂ«nia me Pozzoli pĂ«rfundoi, miqĂ«sia me Marciano mbeti e fortĂ«. Stilisti e kishte tĂ« ftuar speciale Ferragni-n nĂ« event e tetorit 2025 nĂ« Marrakech, ku morĂ«n pjesĂ« mbi 800 tĂ« ftuar. NĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale, Marciano shkroi: “Chiara pĂ«rfaqĂ«son njĂ« grua qĂ« beson nĂ« veten e saj dhe ecĂ«n pĂ«rpara me vendosmĂ«ri. E pĂ«rkryer pĂ«r kĂ«tĂ« koleksion modern, tĂ« gjithanshĂ«m dhe plot personalitet.”

Me kĂ«tĂ« fushatĂ«, Ferragni nis njĂ« kapitull tĂ« ri profesional, duke u rikthyer si fytyrĂ« e njĂ« brandi ndĂ«rkombĂ«tar pas anulimit tĂ« shumĂ« kontratave komerciale gjatĂ« periudhĂ«s sĂ« trazirave mediatike dhe gjyqĂ«sore. Rikthimi “nga xhinsi” shĂ«non jo vetĂ«m njĂ« zgjedhje stili, por edhe njĂ« sinjal rilindjeje pĂ«r figurĂ«n e saj publike.

The post Chiara Ferragni rikthehet fuqishëm: Imazhi i fushatës globale Guess appeared first on Albeu.com.

15 vite heshtje, një rrëfim i ri ndez shpresat për Bleona Matën, ndodhet në Gjermani?

15 vite pas zhdukjes misterioze që tronditi opinionin publik shqiptar, një dëshmi e re dhe tepër e rëndë ka rikthyer në vëmendje çështjen e Bleona Matës. Vajza, e cila u zhduk në moshën 6-vjeçare nga fshati Zapot i Kukësit teksa kulloste bagëtinë, dyshohet se është gjallë dhe aktualisht ndodhet në një shtet të Bashkimit Evropian.

Zbulimi i bujshëm u bë publik nga gazetarja Nexhmije Beqiri në Report TV, e cila publikoi rrëfimin e një shtetasi që pretendon se njeh të vërtetën pas zhdukjes së Bleonës. Sipas kësaj dëshmie, rrëmbimi nuk ka qenë i rastësishëm, por është kryer nga një person brenda komunitetit të fshatit.
Burimi pohon se Bleona është rrëmbyer nga një fshatar nga Zapoti dhe më pas është dërguar në fshatin Llakatun të Vlorës, tek vajza e rrëmbyesit, e cila nuk mund të bënte fëmijë.

Pas rreth tre muajsh, familja në fjalë thuhet se është larguar drejt Greqisë së bashku me Bleonën, ndërsa vitet e fundit dyshohet se janë vendosur në Gjermani.

Këto informacione, ende të pakonfirmuara zyrtarisht nga autoritetet, hapin një pistë të re hetimore dhe rikthejnë shpresën për zbardhjen e një prej rasteve më të dhimbshme të zhdukjeve në Shqipëri. Familja e Bleona Matës, e cila prej vitesh kërkon drejtësi dhe të vërtetën, shpreson që dëshmia e re të çojë në veprime konkrete nga institucionet ligjzbatuese, për të verifikuar pretendimet dhe për të mësuar më në fund fatin e vajzës.

The post 15 vite heshtje, një rrëfim i ri ndez shpresat për Bleona Matën, ndodhet në Gjermani? appeared first on Albeu.com.

“Ilirin e kam dashur mĂ« shumĂ« se ai mua”, Monika Kryemadhi tregon se a ka gjetur dashurinĂ« e re pas ndarjes nga Meta

E drejtpërdrejtë dhe pa hezitim në deklarata, Monika Kryemadhi po shfaqet para publikut edhe në rolin e opinionistes në Big Brother VIP Albania, ku komentet e saj kanë tërhequr vëmendje për sinqeritetin dhe mungesën e filtrave.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r emisionin FtesĂ« nĂ« 5, Kryemadhi ka theksuar se gjithmonĂ« ka qenĂ« e tillĂ«, edhe nĂ« jetĂ«n personale. “UnĂ« edhe kur kam qenĂ« e martuar, nuk kam pasur filtra pĂ«r deklaratat. Nuk kam mentalitetin se çfarĂ« do tĂ« thonĂ« tĂ« tjerĂ«t. Tani aq mĂ« pak”, u shpreh ajo, duke qeshur.

E pyetur nga moderatorja Bieta Sulo nĂ«se beson ende te dashuria pas divorcit, Kryemadhi u pĂ«rgjigj pa ekuivok: “Besoj te dashuria, Ă«shtĂ« kryesore, ngroh shpirtin”.

Megjithatë, ajo la të kuptohet se emocionalisht mbetet e lidhur me ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, duke e cilësuar atë si dashurinë e saj të parë dhe të fundit. Sipas Kryemadhit, edhe pse një marrëdhënie mund të përfundojë, ndjenjat jo domosdoshmërisht zhduken nga të dyja palët në të njëjtën kohë.

“Nuk mendoj se jam nĂ« njĂ« fazĂ« pĂ«r tĂ« dashuruar dikĂ« tjetĂ«r. UnĂ« e kam dashurinĂ« time. Ajo ka kaluar nĂ« shumĂ« sfida dhe, edhe kur vjen momenti qĂ« mbaron, nuk do tĂ« thotĂ« qĂ« mbaron nga ana tjetĂ«r”, tha ajo.

Kryemadhi shtoi se politika ka qenĂ« faktori qĂ« i ka bashkuar dhe ndarĂ« njĂ«kohĂ«sisht. “E gjithĂ« jeta ime politike ka filluar me MetĂ«n nĂ« krahĂ«. Politika na bashkoi dhe politika na ndau”, u shpreh ajo, duke nĂ«nvizuar se nuk e ka parĂ« kurrĂ« marrĂ«dhĂ«nien e tyre si njĂ« barrĂ« pĂ«r karrierĂ«n politike.

Rrëfimi i saj është pritur me interes nga publiku, duke nxitur diskutime rreth ndarjes, dashurisë afatgjatë dhe mënyrës se si emocionet personale ndërthuren me jetën publike dhe politike.

The post “Ilirin e kam dashur mĂ« shumĂ« se ai mua”, Monika Kryemadhi tregon se a ka gjetur dashurinĂ« e re pas ndarjes nga Meta appeared first on Albeu.com.

Ndodh puthja e parë e këtij sezoni në Big Brother VIP Albania

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka ndodhur puthja e parë për këtë sezon, duke shënuar një moment që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Banorët Ina dhe Keijsi kanë shkëmbyer puthje pasionante, ndërsa më pas janë përqafuar me njëri-tjetrin, duke kaluar kufirin e shoqërisë që kishin ruajtur deri tani brenda shtëpisë.

TĂ« dy janĂ« fytyra tĂ« njohura pĂ«r publikun, pasi mĂ« herĂ«t kanĂ« qenĂ« pjesĂ« e programit PĂ«r’Puthen nĂ« Top Channel. GjatĂ« asaj eksperience, Keijsi kishte qenĂ« nĂ« njĂ« lidhje me StelinĂ«n, marrĂ«dhĂ«nie e cila pĂ«rfundoi dhe, sipas deklaratave tĂ« saj, shkak pĂ«r ndarjen u bĂ« Ina.

Kur hynë në shtëpinë më të famshme në vend, Ina dhe Keijsi u shfaqën si shokë të mirë, por situata e fundit tregon se raporti mes tyre ka marrë një drejtim tjetër.

Ndërkohë, kujtojmë se Ina dhe Keijsi ndodhen aktualisht në televotim, së bashku me Miri, Seli dhe Lorna, duke e bërë situatën edhe më interesante për publikun.

The post Ndodh puthja e parë e këtij sezoni në Big Brother VIP Albania appeared first on Albeu.com.

Ndodh sherri i parë mes kunatave, Greta-Selin: Pse të djeg për Mirin, ke qëndruar në krevat me të

NĂ« shtĂ«pinĂ« e “Big Brother VIP 5” ka shpĂ«rthyer debati i parĂ« mes Selin dhe GretĂ«s, vetĂ«m pak orĂ« pasi kjo e fundit u zgjodh lidere e shtĂ«pisĂ«. Vendimet e GretĂ«s si lidere duket se kanĂ« krijuar pakĂ«naqĂ«si, duke çuar situatĂ«n drejt pĂ«rplasjes sĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« mes dy banoreve.

Gjatë ndarjes së detyrave, Greta vendosi që Selin dhe Mateo të merreshin me lavanderinë. Ky vendim nuk u prit mirë nga Selin, sidomos pas klipit të transmetuar gjatë spektaklit të madh. Tensioni u rrit edhe më shumë kur Greta nuk e shpëtoi Selin gjatë zinxhirit, por përmendi emrin e Kristit.

Teksa Greta po bisedonte me Mirin, ajo përmendi edhe Selin, e cila ishte pranë dhe reagoi menjëherë.

Pjesë nga biseda:

Greta-Mirit: Pse nuk të tha Selin për shembull mos e nomino Gretën

Selin: Ja kam thënë

Greta: Po ja që e ka bërë

Selin: Unë personalisht, edhe mbrëmë kur po flisnim për zinxhirin, i thashë se nëse do niste zinxhiri tek unë, para Gretës nuk do të të shpëtoja ty. Nëse do të flasësh për lojën time, hajde fol me mua. Nëse do të flasësh me Mirin, fol me Mirin për Mirin

Greta: Unë e kam personale

Selin: Atëherë mos e përmend emrin tim

Greta: Selin nuk të kam ulur kurrë

Selin: Ai po thotĂ« ‘pse e le nĂ« nominim?’

Greta: Se bëra zgjedhjet e mia

Selin: Ok, nĂ«se dal unĂ« thua â€˜Ă«shtĂ« loja ime’

Greta: Më fal, kam ardhur me ju bërë fresk Mirit dhe ty?

Selin: Për Mirin bëj ça të duash, për freskun tim nuk kam nevojë, biles dua të ngrohtë se për fresk kam vetë

Greta: Kur më vjen keq si femër, normalisht do të mbroj

Selin: Prandaj të erdhi keq si femër dhe më le me Mateon. Se si femra femrës me atë klip që pe mbrëmë, më le me Mateon në një dhomë dy me dy

Greta: Ke qëndruar në krevat me Mirin moj. Ishe në lavanderi. Oj motër, nuk po bën gjë të keqe

Selin: Oj motër, është puna jote

Greta: ËshtĂ« lavanderi, fut çarçafĂ«t, merr çarçafĂ«t

Selin: ËshtĂ« puna jote, Ă«shtĂ« loja jote

Greta: Nuk është gjë e keqe, ti ke kaluar limite të tjera

Selin: Po të them është puna jote, loja jote, bëj çtë duash. Po të them faleminderit që më le pas atij klipi me Mateon

Greta: Pse të djeg për Mirin?

Selin: Mateo

The post Ndodh sherri i parë mes kunatave, Greta-Selin: Pse të djeg për Mirin, ke qëndruar në krevat me të appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në Zelandën e Re: Dy të vdekur dhe persona të bllokuar pas rrëshqitjeve të dheut

Dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë dyshohet se janë bllokuar nën rrënoja pas rrëshqitjeve të dheut në Ishullin e Veriut të Zelandës së Re. Viktimat u raportuan në zonën Welcome Bay, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në një kamping shumë të frekuentuar në Mount Maunganui. Autoritetet bëjnë me dije se aktualisht nuk ka shenja jete në zonën e kampingut dhe mes personave të zhdukur ndodhet të paktën një vajzë e mitur.

Rrëshqitjet e dheut u shkaktuan nga reshjet e dendura të shiut ditët e fundit, të cilat shkaktuan përmbytje në disa rajone dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Banorët e zonës janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa rrugët dhe infrastrukturat e dëmtuara po vështirësojnë operacionet e shpëtimit.

Kryeministri Christopher Luxon deklaroi se vendi Ă«shtĂ« “i mbushur me dhimbje” pas kĂ«saj tragjedie dhe bĂ«ri thirrje pĂ«r unitet dhe solidaritet nĂ« ndihmĂ« tĂ« viktimave. Ai njoftoi gjithashtu se Ă«shtĂ« shpallur gjendje emergjence nĂ« disa zona tĂ« Ishullit tĂ« Veriut.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po vijojnë edhe gjatë natës, ndërsa autoritetet kombëtare dhe ekipet lokale janë angazhuar për të shpëtuar çdo person të bllokuar nën rrënoja. Publiku dhe mediat ndjekin me shqetësim zhvillimet, ndërsa komuniteti lokal mobilizohet për të ofruar ndihmë për të prekurit nga kjo tragjedi.

The post Tragjedi në Zelandën e Re: Dy të vdekur dhe persona të bllokuar pas rrëshqitjeve të dheut appeared first on Albeu.com.

Xhuli vazhdon tĂ« befasojĂ« me deklaratat: Ronaldon e refuzova sepse nuk doja partner jo shqiptar, me Benzeman isha nĂ« ditĂ«lindje – e premĂ« tortĂ«n bashkĂ«

Bukuroshja Juliana Nura ka bĂ«rĂ« njĂ« tjetĂ«r rrĂ«fim interesant, duke tĂ«rhequr sĂ«rish vĂ«mendjen e publikut me deklaratat e saj tĂ« sinqerta dhe tĂ« drejtpĂ«rdrejta. KĂ«saj radhe, modelja drenicase ishte e ftuar nĂ« emisionin “CanapĂ©â€, ku ndau detaje nga takime tĂ« veçanta me yje tĂ« futbollit botĂ«ror.

Gjatë intervistës, Juliana tregoi se vite më parë kishte takuar legjendën e futbollit francez, Karim Benzema, madje kishte qenë e pranishme edhe në ditëlindjen e tij.

Ajo zbuloi se kanĂ« prerĂ« tortĂ«n bashkĂ«, ndĂ«rsa momenti ishte bĂ«rĂ« viral nĂ« rrjet. Sipas saj, ekzistojnĂ« ende fotografi nĂ« internet nga ajo ditĂ«lindje, tĂ« cilat ajo Ă«shtĂ« pĂ«rpjekur t’i largojĂ«, por pa sukses, pĂ«r shkak tĂ« tĂ« drejtave autoriale. “Edhe nĂ« ditĂ«lindjen e Benzemas kam qenĂ«, e kemi prerĂ« tortĂ«n bashkĂ«, edhe ajo Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« virale, janĂ« foto nĂ« internet dhe pastaj jam munduar t’i heq, por nuk kemi mundur t’i heqim pĂ«r shkak tĂ« tĂ« drejtave autoriale”, u shpreh ajo.

Ky rrëfim erdhi pasi Juliana u pyet edhe për një deklaratë të mëhershme të saj, ku kishte pohuar se kishte takuar Cristiano Ronaldon. Ajo sqaroi se takimi kishte ndodhur në një periudhë kur ylli portugez ishte në kërkim të një partnereje, por se ajo kishte vendosur ta refuzonte.

Sipas Julianës, arsyeja e refuzimit lidhej me faktin se Ronaldo nuk ishte shqiptar dhe se nuk përputheshin në mendime dhe vlera. Ky qëndrim i saj, sipas modeles, ishte i qartë dhe i vendosur, pavarësisht famës dhe statusit të futbollistit.

Rrëfimet e Julianës vazhdojnë të zgjojnë interes të madh në publik, ndërsa ajo mbetet një nga figurat më të komentuara sa herë që ndan detaje nga jeta e saj personale dhe takimet me emra të njohur ndërkombëtarë.

The post Xhuli vazhdon tĂ« befasojĂ« me deklaratat: Ronaldon e refuzova sepse nuk doja partner jo shqiptar, me Benzeman isha nĂ« ditĂ«lindje – e premĂ« tortĂ«n bashkĂ« appeared first on Albeu.com.

Princi Harry iu drejtua Gjykatës së Lartë në Londër: Media e ka kthyer jetën e gruas sime në mjerim

Princi Harry nuk hezitoi të shfaqte emocione sot gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën e Lartë në Londër, si pjesë e gjyqit kundër botuesit të Daily Mail.Gjatë dëshmisë së tij, ai deklaroi se jeta e gruas së tij ishte shndërruar në një mjerim të plotë. Paraqitja e Princit Harry në gjykatë është e treta në mosmarrëveshjen ligjore që ai po drejton kundër Associated Newspapers Ltd.

Ai është pjesë e personazheve të famshëm që kanë ngritur padi kundër ANL-së për atë që ata e pretendojnë si mbledhje të paligjshme informacionesh.

Paditësit përfshijnë Sir Elton John me bashkëshortin e tij David Furnish, aktivisten Doreen Lawrence, Sir Simon Hughes dhe aktoret Sadie Frost, si dhe Liz Hurley.
Në padi, ata pretenduan se informacioni për artikujt ishte mbledhur përmes aktiviteteve të paligjshme, të tilla si përgjimi dhe qasja e paligjshme në informacionin privat. ANL i mohoi të gjitha akuzat.

Princi Harry kaloi rreth dy orë e gjysmë duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatëve të ANL-së. Pas kësaj, ai iu përgjigj një pyetjeje nga avokati i tij David Sherborne në lidhje me ndjesinë e tij.

“ËshtĂ« gabim tĂ« na fusin pĂ«rsĂ«ri nĂ«pĂ«r kĂ«tĂ« kur e vetmja gjĂ« qĂ« donim ishte njĂ« falje dhe llogaridhĂ«nie. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rvojĂ« e tmerrshme”, tha ai.

Në një fjalim emocional, Harry vazhdoi të thoshte se media vazhdon ta ndjekë dhe përsëriti se jeta e gruas së tij është shndërruar në një mjerim absolut. Ai tha në një deklaratë me shkrim se gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të keqe me median dhe se ndjente se çdo lëvizje, mendim apo ndjenjë e tij po monitorohej.

Avokatët e ANL-së deklaruan se paditësit kishin rrethe shoqërore të depërtueshme, si dhe se informacioni vinte nga burime të ndryshme. Përveç kësaj, avokati i ANL-së, Anthony White, deklaroi në gjykatë se akuzat u ngritën shumë vonë dhe ata mohuan çdo mbledhje të paligjshme informacioni rreth Princit Harry.

Avokati White deklaroi se tekstet e kontestuara u morën nga informacionet e dhëna nga kontaktet e gazetarëve, zyrtarëve të marrëdhënieve me publikun dhe fotografëve. Gjyqi duhet të përfundojë në mars të këtij viti, ndërsa vendimi do të shpallet më vonë me shkrim.

The post Princi Harry iu drejtua Gjykatës së Lartë në Londër: Media e ka kthyer jetën e gruas sime në mjerim appeared first on Albeu.com.

Kurti: Ibrahim Rugova zë vend më vete në historinë e politikës dhe kulturës në Kosovë

Sot është shënuar 20-vjetori i vdekjes së Dr. Ibrahim Rugovës, Presidentit të Parë të Kosovës, liderit të shquar politik, intelektualit të angazhuar dhe studiuesit të spikatur të letërsisë.

Në këtë ditë, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë homazhe dhe përkujtime për figurën që shënoi historinë e shtetndërtimit të vendit.

Dr. Rugova ishte kryetari i parë dhe më jetëgjatë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nga themelimi i saj më 23 dhjetor 1989 deri në vdekjen e tij më 21 janar 2006.

Ai u zgjodh President i Kosovës më 24 maj 1992, duke udhëhequr një Republikë të shpallur më 7 shtator 1990, në një kohë kur Serbia ia kishte suprimuar autonominë vendit.

Gjatë kësaj periudhe, Rugova arriti të imponojë praninë e Kosovës edhe në skenën ndërkombëtare, duke u takuar me liderë botërorë, përfshirë edhe Presidentin e SHBA-së, Bill Clinton.

Konsistenca e tij në rrugën e rezistencës paqësore dhe urtësia në veprim e mendim i hapën rrugë Kosovës në shumë forume ndërkombëtare.

Ai ka merita të veçanta për orientimin e vendit drejt Perëndimit dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, duke mbetur një figurë kyçe në historinë politike dhe kulturore të vendit.

I lindur më 2 dhjetor 1944 në Cerrcë të Istogut, Rugova ndoqi studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës, ku doktoroi në vitin 1984.

Para angazhimit të tij politik, ai punoi si studiues i letërsisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ku botoi dhjetëra studime dhe libra.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, theksoi rëndësinë e trashëgimisë së Rugovës dhe ndikimin e tij të pashlyeshëm në jetën politike dhe institucionale të Kosovës, duke e konsideruar atë një udhëheqës model dhe një simbol të rezistencës dhe shtetndërtimit.

The post Kurti: Ibrahim Rugova zë vend më vete në historinë e politikës dhe kulturës në Kosovë appeared first on Albeu.com.

❌