Amnistia liron 380 vetë/ Zerohen dënimet deri 4 vjet. Të lirë burrat mbi 60 dhe gratë mbi 50 vjeç
Amnistia penale, pritet që të lirojë menjëherë nga qelia, 380 të burgosur, ndërsa do përfitojnë ulje të dënimit 980 të tjerë. Në draftin e Amnistisë Penale të siguruar nga ABC News, theksohet se kategoria për sa i përket burrave të dënuar që do të lirohen, janë ata që kanë dënim deri në 3 vite, apo që u ka mbetur më pak se 3 vite dënim për të vuajtur.
Një katëgori tjetër që do të përfitojnë janë burrat që janë 60-vjeç ose më shumë. Ndërkohë për sa u përket grave, do të lirohen nga qelia, ata që janë të dënuara me 4 vite , osë që u ka mbetur edhe 4 vite për të vuajtur, si dhe ata që janë 50-vjeç ose më shumë. Amnistia përfshin, edhe të gjithë ata që kanë qënë 18-vjeç kur kryen krimin. Amnisitia ka efekt, përr ata që kanë marrë dënim të formës së prerë brenda datës 31 Janar 2025. Për sa I përket përfitimit nga ulja e dënimit, në draftin e
Ministrisë së Drejtëisë, parashikohet ulja e dënimit me 1 vit për burrat dhe 1 vit e gjysmë për gratë dhe të miturit.
Ajo që vihet re, është zgjerimi i kategorive përfituese në Amnisti Penale. Për veprat penale që parashikohet dënim deri në 3 vjet burg, me përjashtim të veprave që kanë kriteret ndaluese, parashikohet përjashtimin nga ndjekja penale si dhe kallëzimet që ndodhen në këto organe. Nga kjo do të përfitojnë rreth 7 mijë, persona, përfshirë, veprat penale të vjedhjes dhe drejtimit të parregullt të automjetit.
Sipas draftit, asnjë prej të gjykuarve në Gjykatën e Posacme, nuk do të mund të përfitojë nga kjo amnisti. Po ashtu parashikohen edhe të paktën 19 kategori të veprave penale të rënda që do të mbeten jashtë amnistisë, krimet kundër njerëzimit, krime kundër jetës, krime seksuale, vepra kundër fëmijëve, veprat penale që prekin zgjedhjet e lira, bandat e armatosura dhe organizata kriminale, si dhe veprat e korrupsionit,si dhe Krime me qëllime terroriste. Drafti I Amnistisë Penale, është dërguar në Kuvend për tu miratuar. / abcnews.al/