Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

18:24 Akreditohen 71 institucione shëndetësore gjatë vitit 2025

Last Updated on 31/01/2026 by EL

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë vitit 2025 është përmbyllur me sukses procesi i akreditimit të institucioneve shëndetësore në të gjithë vendin, një hap i rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë së pacientëve dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve.

Sipas të dhënave të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, janë akredituar gjithsej 71 institucione shëndetësore, përfshirë 66 qendra shëndetësore, 4 spitale bashkiake dhe 1 spital rajonal. Ky proces shërben si një mekanizëm i rëndësishëm për garantimin e transparencës dhe përmirësimin e performancës së institucioneve, duke nxitur zbatimin e praktikave më të mira në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Akreditimi i vitit 2025 konsiderohet një hap i madh drejt forcimit të sistemit publik të kujdesit shëndetësor, duke rritur besimin e qytetarëve dhe duke garantuar shërbime më të sigurta, më cilësore dhe më të aksesueshme për të gjithë pacientët.

Ministria ka theksuar se ky proces do të vijojë edhe në vitet e ardhshme, si pjesë e angazhimit për rritjen e standardeve dhe përmirësimin e vazhdueshëm të kujdesit shëndetësor në Shqipëri./et

18:22 Afera “Balluku”/ Protesta kombëtare e “Shqipëria Bëhet”, qytetarët bashkohen para Kryeministrisë

Last Updated on 31/01/2026 by EL

Ka nisur protesta kombëtare e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”. Kjo është protesta e katërt. Qytetarët i janë bashkuar protestës në shesh.

“Edi Rama o hajdut”; “ku shkuan miliardat e vjedhura”, janë pankartat që mbajnë qytetarët në këtë protestë. Ndërsa mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe ata amerikanë.

Më herët Adriatik Lapaj me grupin e tij ka protestuar përpara Kryeministrisë, pas skandalit me zëvendëskryeministren Belinda Balluku./et

18:00 Shtimi i masave mbrojtëse për prokurorët e SPAK/ Këlliçi: Kërcënimet për sigurinë e tyre nisën me Veliajn

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar për vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për rritjen e masave mbrojtëse për ish-kreun e SPAK, Altin Dumanin dhe disa prokurorë të posaçëm.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Këlliçi shprehet se vendimi për shtimin e masave të sigurisë për prokurorët e SPAK pas një fushate sulmesh nga kryeministri Edi Rama, tregon se tani është kaluar në ato që ai i quan “metoda mafioze”.

Deputeti shprehet ndër të tjera se kur prokurorët hetuan drejtuesit e opozitës në vend, nuk patën asnjë shqetësim me sigurinë e tyre.

Sipas tij kërcënimet ndaj prokurorëve nisën me hetimet ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliajn.

Postimi i plotë:

Nga kërcënimet publike ndaj SPAK, Rama tani ka kaluar në akte mafioze!

Vendimi për shtimin e masave të sigurisë për prokurorët e SPAK pas një fushate sulmesh që ka ndërmarrë Edi Rama ndaj tyre, tregon edhe një herë se organizata më e madhe kriminale në vend, ajo e rilindjes, po vepron tashmë me metodat e saj mafioze.

Sa kohë që këta prokurorë hetuan dhe ndoqën penalisht (madje politikisht) drejtuesit e opozitës në vend, nuk patën asnjë shqetësim me sigurinë e tyre.

Problemet nisën kur u morën me korrupsionin galopant dhe lidhjet e qeverisë me krimin.

Kërcënimet nisën me Veliajn dhe po kulmojnë sot që është shpallur e pandehur Belinda Balluku dhe hetimet tanimë përfshijnë dhe Edi Ramën.

Kryeministri po bën gjithçka për të penguar drejtësinë dhe po mbron aferat e tij, duke refuzuar kërkesat e SPAK. Por nga ana tjetër, siç konfirmohet sot me vendimin që ka marrë KLP, ai ka shkuar dhe në kanosje mafioze.

Shtimi i masave të sigurisë për prokurorët, e në veçanti për Prokurorin Dritan Prençi që ka dosjen Balluku, është një kambanë alarmi për situatën e rëndë ku ndodhet vendi.

Çdo shqiptar e di sot se prokurorët e SPAK dhe ata të Ballukut, të aferave të tunelit, e të tenderave qindra mlionë euroshe, janë të kërcënuar nga Edi Rama.

Eshtë një moment vendimtar për Shqipërinë.

Ky bandit duhet ndalur.

Dhe vetëm qytetarët e kanë në dorë zgjidhjen.

Me 10 shkurt është dita për ta treguar këtë.

Bashkimi ynë në shesh, qendresa jonë, është fundi i tij. /kb

17:45 Ndërprerje masive të energjisë elektrike në Ukrainë/ Probleme edhe në Moldavi

Rrjeti elektrik i Ukrainës po përjeton ndërprerje masive të energjisë sot për shkak të një defekti Teknik në linjat e energjisë që lidhin Ukrainën, Moldavinë dhe Rumaninë. Lajmin e ka njoftuar Ministri i Energjisë i Ukrainës.

“Sot ndodhi një defekt teknik, duke shkaktuar mbylljen e njëkohshme të linjës 400 kV që lidh rrjetet e energjisë të Rumanisë dhe Moldavisë, si dhe linjës 750 kV që lidh pjesët perëndimore dhe qendrore të Ukrainës”, sqaroi Ministri Denis Shmyhal në një postim në aplikacionin Telegram.

Ai tha se të paktën tre rajone dhe kryeqyteti Kiev po përballen me ndërprerje emergjente të energjisë elektrike.  Ndërkohë, zyrtarët moldavë thanë se sistemi energjetik i vendit të tyre u godit nga një ndërprerje emergjente e energjisë elektrike për shkak të problemeve me rrjetin në Ukrainën fqinje, me kryeqytetin Kishinau dhe pjesë të tjera të vendit që përjetuan ndërprerje të energjisë elektrike.

Sipas një deklarate të postuar nga Ministria moldave e Energjisë në aplikacionin Telegram, ndërprerjet në rrjetin e Ukrainës çuan në një rënie të tensionit në njërën nga linjat e energjisë elektrike në Moldavi.

Shumica e zonave në kryeqytetin moldav, Kishinau mbetën pa energji elektrike, tha gjithashtu në Telegram kryetari i bashkisë së qytetit, ndërsa zyrtarët shtuan se edhe semaforët nuk po funksiononin.

Rrjeti elektrik ukrainas ka qenë një nga objektivat kryesore të sulmeve ruse për muaj të tërë, dhe konsumatorët atje janë përballur me ndërprerje të konsiderueshme të energjisë elektrike për javë të tëra. /Kb

17:30 Pezullimi i vizave amerikane/ Eksperti i emigracionit: Pse shqiptarët duhet të paraqiten patjetër në konsullatë

Pavarësisht pezullimit të përkohshëm të vizave të emigracionit për Shqipërinë dhe 74 vende të tjera, aplikantët shqiptarë me takime të konfirmuara në konsullatën amerikane duhet të paraqiten patjetër dhe të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin e kërkuar.

Këshilla vjen nga nga New Jersey, Lorenc Mansaku, i cili thekson se pamundësia e konsullit për të marrë një vendim përfundimtar nuk duhet të jetë arsye për mungesë.
Në podcastin Ilva Tare Talks, Mansaku u bëri thirrje shqiptarëve ne proces emigracioni të shmangin panikun, duke e cilësuar situatën si një ngërç të përkohshëm që pritet të zgjidhet brenda disa muajve. Ai paralajmëroi gjithashtu për keqkuptimet mbi qëndrimin në SHBA me vizë turistike, duke sqaruar se nuk është e vërtetë se lejohet automatikisht qëndrimi 6-mujor./kb

17:15 Hiqeshin si agjentë imobiliarë, ky është çifti që mashtronte qytetarët për blerje apartamentesh

Ky është çifti i bashkëjetuesve Elvis Ramca dhe Veriana Ziu, të arrestuar për mashtrimin me blerje fiktive të apartamenteve, duke u shtirur si agjentë imobiliarë.

Elvis Ramca dhe Veriana Ziu iu merrnin shuma të mëdha parash qytetarëve duke i mashtruar se do t’iu blinin apartamente dhe më pas falsifikonin mandate banke, për t’i bindur për depozitimin.

Mandatet e falsifikuara, 2 shtetasit ua paraqitnin edhe shoqërive në fushën e ndërtimit, për t’i mashtruar që të lidhnin kontrata për shitblerje apartamentesh.

Deri më tani janë 2 raste të dokumentuara pas denoncimeve, me 2 apartamente me vlerë rreth 150 mijë euro secili. Hetuesit dyshojnë që të mashtruar të jenë edhe të tjerë, për të cilët po punohet për zbardhjen e tyre.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Agjentët e rremë”.

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i mashtruar se do t’iu blinin apartamente, dhe më pas falsifikonin mandate banke, për t’i bindur për depozitimin, arrestohen 2 shtetas (bashkëjetues).

Mandatet e falsifikuara, 2 shtetasit ua paraqitnin edhe shoqërive në fushën e ndërtimit, për t’i mashtruar që të lidhnin kontrata për shitblerje apartamentesh.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera pas kallëzimeve të disa qytetarëve se iu kishin dhënë shuma parash, 2 shtetasve, të cilët i kishin mashtruar dhe nuk kishin blerë apartamentet e kërkuara në këmbim, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale dhe me shërbimet e Sektorit të Forces së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin e koduar “Agjentët e rremë”.

Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit E. R., 39 vjeç dhe V. Z., 34 vjeçe, bashkëjetues.

Nga hetimet e kryera dyshohet se 2 shtetasit iu kanë marrë shuma të konsiderueshme parash, qytetarëve, duke iu premtuar se do t’iu blinin apartamente.
Pasi përvetësonin paratë, 2 shtetasit falsifikonin mandate banke, për të mashtruar qytetarët se paratë ishin depozituar.
Më pas, dokumentet false i paraqitnin dhe te përfaqësues të shoqërive në fushën ndërtimit, me qëllim lidhjen e kontratave fiktive, për shitblerje apartamentesh.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./kb

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi –

✇27.al
By: 27

Rey Manaj nuk humbi kohë dhe u kthye menjëherë në Turqi pas mbylljes së aventurës me skuadrën e Al Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar që ditën e premte, sulmuesi i kombëtares do të bashkohet sërish me Sivassporin, nga ku u largua për të provuar eksperiencën arabe.

Pasditen e kësaj të shtune ai mbërriti në qytetin e Sivas për t’iu bashkuar skuadrës së tij dhe tifozët i kishin rezervuar sulmuesit kuqezi një pritje të zjarrtë. Manaj i qeshur në fytyrë u ndal për t’i përshëndetur tifozët e madje dha autografë e bëri edhe foto selfie me ta.

Sivasspor ndodhet në Ligën e Parë të kampionatit turk, por kjo skuadër dëshiron që të kthehet në Super Lig, aty ku ka qenë dikur dhe Rey Manaj shihet si një armë më shumë për arritjen e këtij objektivi.

 

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës! –

✇27.al
By: 27

Një restaurim brenda njërës prej bazilikave më të vjetra në Romë ka shkaktuar një debat të nxehtë politik.

Incidenti ka të bëjë me Bazilikën e San Lorenzos në Lucina në Romë, ku, pas punimeve në njërën nga faltoret anësore, një nga engjëjt e skalitur pranë bustit të Umberto II të Savojës duket se ka marrë tipare që disa vëzhgues i kanë konsideruar të ngjashme me ato të kryeministres italiane Giorgia Meloni.

Sipas raportimeve, para punimeve, engjëlli kishte tipare të përgjithshme dhe asnjë tipar dallues. Restaurimi nuk u krye nga restauruesit e porositur zyrtarisht nga bazilika, por nga një vullnetar. Vetë Meloni komentoi incidentin në mediat sociale, duke postuar një foto të restaurimit dhe duke shkruar: “Jo, unë definitivisht nuk i ngjaj një engjëlli”.

Mbikëqyrja e Romës ka dhënë dritën jeshile për një inspektim për të verifikuar punën dhe për të konstatuar çdo parregullsi. Partia Demokratike (PD) e Italisë ndërhyri menjëherë në këtë çështje, duke implikuar drejtpërdrejt Ministrinë e Kulturës.

“Ne kërkojmë që Ministri i Kulturës, Alessandro Giuli, të kontaktojë menjëherë Mbikëqyrjen e Romës për të sqaruar raportin në la Repubblica në lidhje me restaurimin e Bazilikës së San Lorenzo në Lucina. Ajo që ka dalë në pah është e papranueshme”, deklaroi partia.

Autori i restaurimit reagoi duke thënë se: “Ngjashmëria me fytyrën e Kryeministrit Giorgia Meloni? Po e sajoni. Unë nuk shoh asnjë ngjashmëri, thjesht bëra atë që ishte aty më parë dhe kaq. Unë isha ai që bëra restaurimin dhe puna përfundoi disa muaj më parë.

Megjithatë, ajo që shihni ishte aty 25 vjet më parë sepse unë restaurova një vepër të 25 viteve më parë. A e dini se çfarë do të thotë restaurim? Do të thotë të ribësh atë që ishte aty më parë, pra 25 vjet më parë, ajo që shihni sot ishte aty“, u shpreh ai.

May be an illustration

‘Vajzat janë të mrekullueshme’, pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak –

✇27.al
By: 27

Në vitin 2018, Miroslav Lajçak, i cili në atë kohë mbante detyrën e ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, i dërgoi Jeffrey Epstein një mesazh nga Kievi, duke shkruar ‘Përshëndetje nga Kievi. Thjesht dua ta konfirmoj se vajzat janë të mrekullueshme si gjithmonë’.

Më pas, Lajçak i dërgoi Epsteinit edhe një ‘përshëndetje nga Kievi’, bashkë me një fotografi, e cila ishte e censuruar, shkruajnë mediat sllovake.

Ky komunikim është pjesë e mbi tre milion faqe dokumentesh që lidhen me hetimin ndaj Jeffrey Epsteinit, të cilat Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara publikoi ditën e djeshme (e premte).

Sipas mediave sllovake, emri i Lajçak, i cili ka shërbyer gjithashtu si i deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, shfaqet 346 herë në këto dokumente.

Pas publikimit të emaileve të tij, Lajçak mësohet se ka dhënë dorëheqjen, të cilën kishte refuzuar ta jepte më herët kishin kishi dalë fjalë për këto emaile, por nuk ishin bërë publike.

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, njoftoi se do ta pranojë dorëheqjen e Lajçak-ut, por lidhur me kritikët e këtij të fundit tha se prej kohësh nuk kishte parë ‘kaq shumë hipokrizi’, raporton portali Dnevnik N.

‘Miro edhe një herë ka dëshmuar se është një diplomat i shkëlqyer dhe unë e pranoj ofertën e tij për t’i dhënë fund bashkëpunimit tonë, edhe pse të gjithë ne – jo vetëm unë – po humbasim një burim të jashtëzakonshëm përvoje në diplomaci dhe politikë të jashtme. Është e çuditshme që një simbiozë e ngjashme e mediave, opozitës dhe partive qeverisëse nuk e ka shënjestruar liderin e opozitës Šimeček, i cili, përmes mashtrimeve me grante si në nivel sllovak ashtu edhe në atë të BE-së, përfaqëson një rrezik shumë më të madh për reputacionin e vendit tonë sesa këshilltari i kryeministrit, Miroslav Lajčák’, thuhet në deklaratën e Ficos.

Materialet e publikuara tregojnë për një sërë takimesh midis Lajçak dhe Epsteinit, si dhe për biseda miqësore që lidhen me ‘vajzat’. Më tej, emri ‘Miro’, siç e thërriste shpesh Epstein Lajçakun, shfaqet mbi 700 herë, shkruan Politico.

Në kohën kur Lajçak i dërgonte këto mesazhe nga Kievi, ai po merrte pjesë në një takim në Ukrainë me ish-presidentin, Petro Poroshenko dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë.

Në mesazhe të tjera, Lajçak i dërgoi Epsteinit një fotografi nga Moska – e censuruar – dhe Epstein i shkroi më pas se do të preferonte ‘një pamje nga brenda’.

Lajçak iu përgjigj duke thënë se ‘vajzat janë të jashtëzakonshme’, ndërsa Epstein vazhdoi bisedën duke i përshkruar këto vajza si ‘eksporti më i mirë rus’.

Në një tjetër mesazh, Lajçak i shkruan Epsteinit se nuk kishte asnjë vajzë me vete në atë moment. Epstein i përgjigjet se ishte me dy vajza, dhe kjo gjë Lajçakut i duket ‘padrejtësi’.

‘Por unë nuk do të jem president’, i thotë më tej Epstein.

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani –

✇27.al
By: 27

Ka ndërruar jetë 45-vjeçari Denis Çumani, i cili mbrëmjen e së martës, 27 janar, u plagos me armë zjarri në derë të shtëpisë.

Burime eskluzive për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se 45-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, për shkak të plagëve të marra.

Mbrëmjen e së martës, dy kushërinjtë Dorian dhe Indrit Ferra i kanë shkuar në shtëpi Çumanit dhe pasi e kanë dhunuar fizikisht kanë qëlluar me armë drejt tij dhe plumbi i ka përshkuar trupin tejpërtej, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Mësohet se shkak i konfliktit ka qenë një vajzë. Çumani i kishte dërguar mesazhe asaj, ndërkohë që ajo ishte në një lidhje me Dorian Ferrën. Pak ditë më parë, vajza ishte takuar me Dorianin dhe kishin frekuentuar një lokal, ku gjatë kësaj kohe ajo ka marrë sërish mesazhe nga Çumani, të cilat janë vënë re nga Ferra.

Pas shoqërimit të vajzës në banesë, Dorian Ferra ka marrë kushëririn e tij, Indritin, dhe së bashku kanë shkuar tek banesa e Çumanit.

Dy kushërinjtë janë shpallur në kërkim nga policia vetëm për plagosjen e 45-vjeçarit pasi për vdekjen e tij policia s’është bërë ende e gjallë edhe pse ditën e nesërme Denisi përcillet për në banesën e fundit.

Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit –

✇27.al
By: 27

Belind Këlliçi, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama pas kërcënimeve publike ndaj SPAK ka kaluar në akte mafioze. Ai shprehet se vendimi për shtimin e masave të sigurisë për prokurorët e SPAK tregon se organizata më e madhe kriminale në vend, ajo e rilindjes, po vepron tashmë me metodat e saj mafioze.

Më tej, Këlliçi shprehet se shtimi i masave të sigurisë në veçanti për Prokurorin Dritan Prençi që ka dosjen Balluku, është një kambanë alarmi për situatën e rëndë ku ndodhet vendi.

Reagimi i plotë:

Nga kërcënimet publike ndaj SPAK, Rama tani ka kaluar në akte mafioze! Vendimi për shtimin e masave të sigurisë për prokurorët e SPAK pas një fushate sulmesh që ka ndërmarrë Edi Rama ndaj tyre, tregon edhe një herë se organizata më e madhe kriminale në vend, ajo e rilindjes, po vepron tashmë me metodat e saj mafioze.

Sa kohë që këta prokurorë hetuan dhe ndoqën penalisht (madje politikisht) drejtuesit e opozitës në vend, nuk patën asnjë shqetësim me sigurinë e tyre.

Problemet nisën kur u morën me korrupsionin galopant dhe lidhjet e qeverisë me krimin. Kërcënimet nisën me Veliajn dhe po kulmojnë sot që është shpallur e pandehur Belinda Balluku dhe hetimet tanimë përfshijnë dhe Edi Ramën.

Kryeministri po bën gjithçka për të penguar drejtësinë dhe po mbron aferat e tij, duke refuzuar kërkesat e SPAK. Por nga ana tjetër, siç konfirmohet sot me vendimin që ka marrë KLP, ai ka shkuar dhe në kanosje mafioze.

Shtimi i masave të sigurisë për prokurorët, e në veçanti për Prokurorin Dritan Prençi që ka dosjen Balluku, është një kambanë alarmi për situatën e rëndë ku ndodhet vendi.

Çdo shqiptar e di sot se prokurorët e SPAK dhe ata të Ballukut, të aferave të tunelit, e të tenderave qindra mlionë euroshe, janë të kërcënuar nga Edi Rama.

Eshtë një moment vendimtar për Shqipërinë. Ky bandit duhet ndalur. Dhe vetëm qytetarët e kanë në dorë zgjidhjen.

Me 10 shkurt është dita për ta treguar këtë. Bashkimi ynë në shesh, qendresa jonë, është fundi i tij.

 

 

Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur –

✇27.al
By: 27

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeç aktori i njohur Fitim Makashi, babai i Redon Makashit.

Fitim Makashi lindi më 10 prill 1944 në Gjirokastër. Në vitin 1963 nisi studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, ku përfundoi degën e aktorit në vitin 1967. Pas përfundimit të studimeve, ai punoi për një kohë të gjatë si pedagog në të njëjtin institut, ndërkohë që angazhimet e tij në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) ishin të herëpashershme. Zyrtarisht, emërimi i tij si aktor në këtë teatër ndodhi në vitin 1978, ku vazhdoi të interpretojë për rreth 12 vjet, deri në mesin e viteve ’90.

Gjatë karrierës së tij në skenën teatrale, Makashi realizoi role të paharrueshme. Disa nga më të njohurat përfshijnë Pedagogun në “Pas provimit të dytë”, Drejtorin e fermës në “Ata që duhen”, Benin tek “Vdekja e një komisioneri”, Bedriun tek “Dritat e skenës”, Telhain në “Besa” dhe Filipoviçin në “Inspektori”, ky i fundit duke u konsideruar edhe roli i tij i fundit në teatër.

Në kinematografi, Fitim Makashi debutoi në vitin 1967 me një rol episodik si marinar në filmin “Dueli i heshtur”. Pas kësaj, ai luajti në një sërë filmash të tjerë, mes të cilëve: “Prita” (1968), “Njësiti gueril” (1969), “Ndërgjegja” (1972), “Rugicat që kërkonin diell” (1975), “Në fillim të verës” (1975), “Ilegalët” (1976), “Nga mesi i errësirës” (1978), “Intendenti” (1980), “Gjurmë në kaltërsi” (1981), “Tre njerëz me guna” (1985), “Shpella e piratëve” (1991) dhe “Vdekja e kalit”.

Image

Sherr në Durrës, tre persona dhunojnë një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtojnë makinën –

✇27.al
By: 27

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në Nishtullë të Durrësit.

Sipas policisë, 44 vjeçari A.Z, së bashku me shtetasit S. Z., 46 vjeç, dhe V. R., 37 vjeç, në datën 30 janar, rreth orës 17:30, në lagjen nr. 14, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasit F. M., 55 vjeç, dhe L. M., 55 vjeçe, si dhe kanë dëmtuar automjetin tip “Ford Focus”, duke thyer xhamat e derës së shoferit dhe pasagjerit.

Për pasojë policia thotë se ka nisur procedimi penal për shtetasin A.Z, ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit S. Z. dhe V. R, pasi akuzohen për ‘Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

Lumir Abdixhiku kalon votëbesimin e LDK-së, mbetet kryetar

Pas tri orësh diskutimesh në Kuvendin e Përgjithshëm të LDK-së, delegatët e partisë kanë refuzuar dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku.

Siç mëson Sinjali, në një votim të fshehtë, 302 delegatë morën pjesë, ku 164 prej tyre shprehën mbështetje për vazhdimin e udhëheqjes së Lumir Abdixhikut, ndërsa 136 ishin kundër.


Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lumir Abdixhiku kalon votëbesimin e LDK-së, mbetet kryetar appeared first on Sinjali.

Abdixhiku nuk voton për votëbesimin ndaj tij

Kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar të hedhë votë në procesin e votëbesimit që u zhvillua në Kuvendin e Punës të partisë.

Edhe pse e kishte të drejtën të votonte për dorëheqjen e tij, Abdixhiku ka zgjedhur të mos marrë pjesë në këtë hap, duke lënë vendimtarë delegatët e tjerë për të vendosur për të ardhmen e tij si lider i LDK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Abdixhiku nuk voton për votëbesimin ndaj tij appeared first on Sinjali.

Lista Serbe: KQZ ka refuzuar shpalljen e rezultateve përfundimtare

Igor Simiq nga Lista Serbe e ka cilësuar të jashtëligjshëm refuzimin që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia bëri shpalljes së rezultateve përfundimtare të këtij subjekti politik.

Këtë refuzim ai e cilësoi si të motivuar politikisht. Simiq ka paralajmëruar se Lista Serbe do të ankohet për këtë vendim.

“Sapo jemi njoftuar nga KQZ-ja në Prishtinë se anëtarët e KQZ-së jashtëligjshëm kanë refuzuar të shpallin rezultatet përfundimtare kur bëhet fjalë për votat e fituara nga Lista Serbe në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën më 28 dhjetor të vitit të kaluar. Me këtë, sikur edhe pati nisur ky proces zgjedhor dhe në rastet e mëhershme, regjimi i Albin Kurtit po përpiqet ta bëjë të pamundur që serbët të zgjedhin përfaqësuesit politikë që do të luftojnë për interesat e popullit serb”, ka thënë Simiq, sipas mediumit në gjuhën serbe “Kossev”.

Të shtunën, KQZ-ja i shpalli rezultatet përfundimtare për të gjitha partitë tjera, por duke refuzuar atë të Listës Serbe. KQZ-ja ndau shpalljen e rezultateve në tri votime. E në rastin e Listës Serbe, shpallja nuk mori mbështetjen e nevojshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lista Serbe: KQZ ka refuzuar shpalljen e rezultateve përfundimtare appeared first on Sinjali.

Përfundon votimi në Kuvendin e LDK-së, fillon numërimi i votave për dorëheqjen e Abdixhikut

Votimi për besimin ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, ka përfunduar në Kuvendin e partisë.

Votimi, i cili u zhvillua në mënyrë të fshehtë, u zhvillua për pranimin e dorëheqjes së Abdixhikut.

Në proces morën pjesë 355 delegatë, dhe tani janë duke u numëruar votat për të përcaktuar rezultatin përfundimtar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përfundon votimi në Kuvendin e LDK-së, fillon numërimi i votave për dorëheqjen e Abdixhikut appeared first on Sinjali.

Lajçak tërhiqet si këshilltar i Ficos, pas komunikimeve me Epstein

Ish-Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen nga pozita e këshilltarit të Kryeministrit Robert Fico, pas publikimit të komunikimeve të tij me Jeffrey Epstein.

Kryeministri Fico e ka pranuar dorëheqjen, duke e vlerësuar Lajçakun si diplomat të shkëlqyer.

Duke kritikuar hipokrizinë e kundërshtarëve që, sipas tij, nuk kanë ndjekur një lider opozite të përfshirë në skandale më të rënda.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lajçak tërhiqet si këshilltar i Ficos, pas komunikimeve me Epstein appeared first on Sinjali.

Nis votimi i fshehtë në LDK: Delegatët vendosin për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut

Votimi për besimin ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka nisur në Kuvendin e Punës të partisë.

Votimi, i cili po zhvillohet në mënyrë të fshehtë, ka filluar pas prezantimit të pyetjes për dorëheqjen e Abdixhikut, ku delegatët po përgjigjen nëse janë për dorëheqjen e tij apo jo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nis votimi i fshehtë në LDK: Delegatët vendosin për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut appeared first on Sinjali.

Dua Lipa ndan momente romantike në Paris me të fejuarin

Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram momente të lumtura nga “java perfekte” në Paris, ku kaloi kohë me të fejuarin e saj, aktorin Callum Turner.

Këngëtarja 30-vjeçare postoi fotografi nga udhëtimi dimëror, duke shijuar pushimin pas përfundimit të turneut botëror “Radical Optimism”.

Çifti shfaqet duke kaluar momente të qeta, duke darkuar dhe shëtitur në rrugët e Parisit. Postimi i Duas mori komente të shumta pozitive nga fansat.

Përveç suksesit në jetën personale, Dua ka shënuar gjithashtu sukses financiar, me kompaninë e saj “Radical22 Live” që raportoi një xhiro prej 45.6 milionë funtesh në vitin 2024.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dua Lipa ndan momente romantike në Paris me të fejuarin appeared first on Sinjali.

❌