Aktorja dhe deputetja rrëfen për rrugëtimin e saj profesional dhe personal, nga rolet artistike te angazhimi publik, duke u ndalur te zgjedhjet e vështira, përgjegjësia ndaj shoqërisë dhe përvojat që e kanë formuar si grua, nënë dhe figurë publike
Mes skenës dhe Kuvendit, ajo zgjedh një territor të rrallë: atë ku fjala nuk thuhet për zhurmë, por për kuptim, dhe ku heshtja nuk është tërheqje, por përgjegjësi.
E formuar nga disiplina e teatrit dhe e sprovuar nga ashpĂ«rsia e jetĂ«s publike, Matoshi lĂ«viz mes artit dhe politikĂ«s pa e humbur boshtin etik qĂ« e mban tĂ« pandryshuar â ndershmĂ«rinĂ« ndaj vetes.
Në këtë rrëfim, flet për artin si qëndrim moral dhe për politikën si provë karakteri; për rolet që nuk mbarojnë kur bie perdja dhe për vendimet që mbeten edhe kur dritat fiken. Ndalet te heshtja si gjuhë, te guximi për të folur kur duhet dhe për të heshtur kur fjala do të ishte kompromis, por edhe te mëmësia si përvojë që i ka dhënë peshë çdo zgjedhjeje personale e publike.
Ky është një dialog i qetë, por i prerë, që shpalos jo vetëm figurën publike të një aktoreje dhe deputeteje, por edhe atë që mbetet pas roleve, kur zgjedh të mos e humbë veten, edhe kur çmimi është i lartë.
Arti si qëndrim etik, jo si kompromis
Jeni ndër të paktat artiste që keni fituar çmime ndërkombëtare duke ruajtur identitetin tuaj artistik. Ka qenë kjo një zgjedhje estetike e vetëdijshme apo një qëndrim etik?
Ruajtja e identitetit tim artistik ka qenë një zgjedhje e vetëdijshme estetike, por mbi të gjitha një qëndrim etik. Kam besuar gjithmonë se arti humb vlerën kur fillon të negociojë me të vërtetën e brendshme për hir të tregut apo miratimit.
Në shumë role tuaja, gruaja nuk kërkon shpëtim, por hapësirë për të qenë jashtë pritjeve shoqërore. A është kjo zgjedhje artistike apo bindje personale?
Janë të dyja. Artistikisht më tërheqin personazhet që nuk kërkojnë shpëtim, por hapësirë për të ekzistuar. Personalisht, kjo lidhet me bindjen time se liria e gruas fillon aty ku ajo lejohet të mos jetë e përshtatshme.
Aktrimin e keni studiuar nĂ«n dritĂ«n udhĂ«zuese tĂ« Faruk Begollit. Cili nga mĂ«simet e tij vazhdon tâju shoqĂ«rojĂ« sot, pĂ«rtej skenĂ«s?
Faruk Begolli mĂ« mĂ«soi se aktori nuk duhet tĂ« luajĂ« pĂ«r tâu dukur, por pĂ«r tĂ« qenĂ« i vĂ«rtetĂ«. Kjo ndershmĂ«ri ndaj vetes mĂ« shoqĂ«ron ende, edhe jashtĂ« skenĂ«s.
Heshtja që flet dhe rolet që mbeten
Në kinematografi, heshtja shpesh flet më fort se dialogu. Ashtu siç besonte Marlon Brando, çfarë ju ka mësuar më shumë arti i dëgjimit: vetja, partneri në skenë apo bota përreth?
Më ka mësuar më shumë partneri në skenë. Dëgjimi i vërtetë ndodh vetëm kur e lë egon mënjanë dhe je plotësisht i pranishëm me tjetrin.
A ka pasur ndonjë rol që ju ka ndryshuar më shumë si njeri sesa si aktore?
Ka role që nuk mbarojnë kur bie perdja. Më ka ndodhur që, pas një shfaqjeje, të mbaj me vete ndjesi që më kanë ndryshuar mënyrën si shoh njerëzit dhe dhimbjet e tyre. Një moment që më ka mbetur në mendje është kur kuptova se një personazh që po luaja kishte frikë të fliste dhe ajo frikë ishte shumë reale edhe jashtë skene. Aty e kuptova sa shpesh heshtja është një formë mbijetese.
Duke prekur trauma kolektive dhe dhimbje të heshtura, a kanë qenë rolet tuaja më shumë tronditje për publikun apo rrugë drejt shërimit dhe kuptimit?
Mendoj se rolet kanĂ« qenĂ« tĂ« dyja: tronditje dhe shĂ«rim. Shpesh publiku ka nevojĂ« tĂ« shqetĂ«sohet pĂ«r tĂ« filluar tĂ« kuptojĂ« dhe pĂ«r tâu shĂ«ruar.
Teatri dhe filmi shpesh na detyrojnĂ« tĂ« shohim veten nĂ« pasqyrĂ«. ĂfarĂ« mendoni se ka parĂ« shoqĂ«ria kosovare te vetja pĂ«rmes roleve tuaja?
ShoqĂ«ria kosovare ka parĂ« njĂ« pasqyrĂ« tĂ« dhimbjeve tĂ« veta tĂ« pashprehura, sidomos tĂ« grave, dhe ndoshta ka filluar tâi njohĂ« ato si reale dhe legjitime.
Nga skena në Kuvend: arti përballë pushtetit
Anaïs Nin thotë se botën e shohim sipas asaj që jemi; sa nga personazhet tuaja kanë qenë pasqyrim i pyetjeve tuaja të brendshme?
ShumĂ« prej tyre. Ădo personazh mbart diçka nga pyetjet e mia tĂ« brendshme; ndryshe nuk do tĂ« mund ta luaja me ndershmĂ«ri.
Jeni aktorja e vetme shqiptare e pranishme në Netflix. A e ndieni këtë më shumë si arritje personale apo si përgjegjësi për një kinematografi të tërë?
ĂshtĂ« arritje personale, por mbi tĂ« gjitha pĂ«rgjegjĂ«si. Sepse çdo prezencĂ« atje bart me vete njĂ« kulturĂ« tĂ« tĂ«rĂ«, jo vetĂ«m njĂ« individ.
Skena dhe Kuvendi janë dy hapësira publike me rregulla shumë të ndryshme. Cila prej tyre kërkon më shumë disiplinë emocionale nga ju?
Kuvendi kërkon më shumë disiplinë emocionale. Në art, emocioni është mjet; në politikë, shpesh duhet të mbahet nën kontroll.
Në art, heshtja mund të jetë gjuhë e fuqishme, ndërsa në politikë shpesh lexohet si mungesë qëndrimi. Si e menaxhoni këtë kontrast mes dy botëve?
Duke qenë e vetëdijshme se heshtja ime në art është gjuhë, ndërsa në politikë është mesazh. Kjo kërkon vigjilencë të vazhdueshme ndaj kontekstit.
Kjo foto, me gjestin e gishtit te buzĂ«t, duket si njĂ« âheshtâ i qetĂ«, por i prerĂ«. Kujt i drejtohet sot mĂ« shpesh kjo heshtje: zhurmĂ«s publike, hipokrizisĂ« politike apo atyre qĂ« flasin pa dĂ«gjuar?
Ky gjest nuk Ă«shtĂ« qortim, por njĂ« ndalesĂ«. I drejtohet zhurmĂ«s sĂ« panevojshme, fjalĂ«ve qĂ« thuhen shpejt dhe dĂ«gjimit qĂ« mungon. Sot flasim shumĂ«, reagojmĂ« shpejt dhe reflektojmĂ« pak. NdonjĂ«herĂ« heshtja Ă«shtĂ« forma mĂ« e qartĂ« e pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« dhe mĂ«nyra mĂ« e sinqertĂ« pĂ«r tâi lĂ«nĂ« vend mendimit.
A ju ka ndodhur qĂ« njĂ« rol artistik tâju pĂ«rgatisĂ« mĂ« mirĂ« pĂ«r njĂ« betejĂ« politike sesa çdo pĂ«rvojĂ« institucionale?
Po. Arti mĂ« ka mĂ«suar empatinĂ«, leximin e nĂ«ntekstit dhe durimin â aftĂ«si shumĂ« tĂ« vlefshme nĂ« politikĂ«.
Kalimi nga skena në Kuvend është i rrallë. Duke iu kthyer mendimit të Otto von Bismarck për politikën si art i së mundshmes dhe artin si synim i së pamundurës, si i pajtoni këto dy logjika në rrugëtimin tuaj?
Arti më ka mësuar të dëgjoj para se të flas dhe të kuptoj emocionin pas fjalëve. Ka pasur momente në Kuvend kur një debat ishte shumë i ashpër dhe instinktivisht kam zgjedhur të dëgjoj më qetë, duke menduar për popullin para se të flas, ose që fjala të ketë peshë. Aty e kuptova se përvoja nga skena më ndihmon të komunikoj më njerëzisht, edhe në politikë.
Mëmësia, guximi dhe ajo që mbetet
Jeni një zë i fuqishëm kundër dhunës ndaj grave. A mendoni se ligji po ecën më shpejt se mentaliteti shoqëror, apo e kundërta?
Ajo qĂ« mĂ« shqetĂ«son mĂ« shumĂ« sot Ă«shtĂ« normalizimi i dhunĂ«s, sidomos kur ajo justifikohet me heshtje ose me fraza si âpunĂ« familjareâ. MĂ« dhemb fakti qĂ« shumĂ« gra ende ndihen vetĂ«m dhe tĂ« pafuqishme pĂ«r tĂ« folur. Besoj se pĂ«rgjegjĂ«sia jonĂ« Ă«shtĂ« tĂ« mos lodhemi kurrĂ« duke e thĂ«nĂ« qartĂ« se dhuna nuk ka asnjĂ« justifikim. Ka pasur mijĂ«ra raste shumĂ« tĂ« rĂ«nda qĂ« kam zgjedhur tĂ« mos i bĂ«j publike, sepse mĂ« Ă«shtĂ« rrezikuar edhe jeta. NjĂ« rast qĂ« e kam publikuar, jam kĂ«rcĂ«nuar me jetĂ«.
Në cilën fushë ju është dashur më shumë guxim: në art, ku rrezikohet shpirti, apo në politikë, ku rrezikohet keqkuptimi?
NĂ« tĂ« dyja, por ndryshe. NĂ« art rrezikohet shpirti, nĂ« politikĂ« rrezikohet keqkuptimi â dhe tĂ« dyja kĂ«rkojnĂ« guxim tĂ« thellĂ«.
Ajo që mbetet, kur rolet bien
PĂ«rtej skenĂ«s, Kuvendit dhe zĂ«rit publik, je edhe nĂ«nĂ« e katĂ«r fĂ«mijĂ«ve. ĂfarĂ« tĂ« ka mĂ«suar mĂ« shumĂ« kjo pĂ«rvojĂ« pĂ«r veten, qĂ« as arti dhe as politika nuk ta kishin mĂ«suar dot?
MĂ«mĂ«sia mĂ« ka mĂ«suar njĂ« lloj durimi dhe pĂ«rgjegjĂ«sie qĂ« nuk ta jep as skena, as politika. MĂ« ka mĂ«suar tĂ« jem mĂ« e pranishme, mĂ« e pĂ«rulur dhe mĂ« e vetĂ«dijshme pĂ«r pasojat e çdo fjale dhe veprimi. FĂ«mijĂ«t ta tregojnĂ« veten pa filtra dhe pa role, dhe kjo tĂ« detyron tĂ« jesh e vĂ«rtetĂ«. ĂshtĂ« pĂ«rvoja qĂ« mĂ« ka formuar mĂ« shumĂ« si njeri.
Ka njerĂ«z qĂ« jetĂ«n e kuptojnĂ« duke ecur pĂ«rpara, tĂ« tjerĂ« vetĂ«m kur janĂ« detyruar tĂ« ndalen. ĂfarĂ« ju kanĂ« mĂ«suar kĂ«to ndalesa tĂ« pashmangshme?
Më kanë mësuar durimin dhe pranimin. Jo gjithçka është nën kontrollin tonë, por gjithçka mund të shndërrohet në kuptim.
Forca që zbulohet në rrugë të vështira
Dashuria, trupi dhe koha na ndryshojnĂ« mĂ«nyrĂ«n si e kuptojmĂ« veten. ĂfarĂ« keni zbuluar pĂ«r veten qĂ« njĂ« rrugĂ« e lehtĂ« nuk do tâua kishte dhuruar kurrĂ«?
Kam zbuluar forcën time. Një rrugë e lehtë nuk do të ma kishte treguar kurrë se sa shumë mund të përballoj pa u thyer.
Nëse një vajzë e re ju sheh sot si model, çfarë do të donit që ajo të mos kopjojë nga ju?
Të mos kopjojë sakrificën e tepërt ndaj vetes. Do të doja të mësonte se kujdesi për veten nuk është dobësi.
A ka një rol që ende nuk e keni luajtur, jo sepse nuk ju është ofruar, por sepse nuk jeni ende gati për të?
Ka role qĂ« i ndjen se nuk janĂ« ende gati pĂ«r ty, ose ti pĂ«r ta. ĂshtĂ« njĂ« lloj pjekurie qĂ« vjen me kohĂ«n dhe pĂ«rvojĂ«n e jetĂ«s. Ndoshta ende nuk e kam luajtur atĂ« rol sepse dua ta pĂ«rjetoj me mĂ« shumĂ« qetĂ«si dhe thellĂ«si, kur tĂ« kem mĂ« shumĂ« pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ«, jo vetĂ«m si artiste, por edhe si njeri.
Në art, gabimi është pjesë e procesit, ndërsa në politikë pasojat janë përfundimtare. Ku ndiheni më e lirë të gaboni?
Në art ndihem më e lirë të gaboj. Gabimi aty është pjesë e rritjes, jo fundi i një procesi.
Kur dritat fiken dhe zhurma hesht, çfarë mendoni se mbetet thelbësore: ajo që jeni bërë, apo ajo që keni zgjedhur të mos e humbni?
Mbetet ajo që kam zgjedhur të mos e humb: ndershmëria ndaj vetes dhe besimi se kuptimi është më i rëndësishëm se zhurma.
The post Adriana Matoshi: Kur fjala ka peshë dhe heshtja përgjegjësi appeared first on Albeu.com.