Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

14:00 Territorialja/ Ministri Demo: Nuk duhet ta perceptojmë sikur thjesht po vizatojmë ca kufij

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo ka zhvilluar një konferencë me gazetarët, ku ka folur për reformën territoriale.

Demo tha se reforma nuk duhet të perceptohet thjesht si një proces që do të ndryshojë kufijtë e bashkive.

Më tej, Demo tha se reforma territoriale duhet të bazohet në të dhëna dhe në eksperiencat  e mëparshme, reformë të cilën ministri e cilësoi si sfidë. Demo deklaroi se ministria do të përfshijë sa më shumë aktorë në procesin e reformës territoriale teksa tha se shpreson që kjo reformë të zjgas më shumë se 10 vite.

Duke u ndalur te ndryshimi i qarqeve, Demo tha se ky ndryshim do të sjellë vetvetiu ndryshime në disa nivele sensitive siç është Kodi Zgjedhor.

 

Reformën Territoriale nuk duhet ta perceptojmë si një proces që do të ndryshojë kufijtë e bashkive. Reforma territoriale duhet të bazohet në të dhëna, në eksperiencat që tashmë kemi. Kush janë sfidat me të cilat bashkitë janë përballur. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm për rëndësinë që ka kjo reformë, në mënyrën se si do të menaxhojmë territorin. Reforma një sfidë jo e vogël, por një mundësi e jashtëzakonshme. Shpresoj të kemi një reformë që zgjat më shumë se 10 vite.

Ministria do të luajë një rol duke përfshirë sa më shumë aktorë në këtë proces.

Ne duhet të bëjmë një analizë, aktorë të ndryshëm e shofin Territorialen në këndvështrime të ndryshme. Ky është një shanc shumë i mirë të bëjmë një analizë të funkioneve në nivel vendor. Ne nuk duhet ta perceptojmë sikur thjesht po vizatojmë ca kufij të rinj. Duhet të shohim çfarë do të jenë sfidat e së nesërmes. Bashkitë nuk janë ato që kanë qenë para 10 vitesh, ne kemi pafund probleme territoriale. Bashkitë janë rritur, është e padiskutueshme kjo. Duhet të garantojmë që nesër të kemi shërbime më të mira se sa sot.

Ndryshimi i qarqëve sjell vetëvetiu dhe ndryshime në nivele që janë senësitive, siç është Kodi Zgjedhor. Ka shumë vend për të diskutar dhe sa u përket qarqeve. Në javët që vijnë do të kemi një debat të hapur, që shpresoj të jetë gjithëpërfshirës duke filluar nga aktorët  në Parlament. Ky proces tashm ka filluar, thirrje të gjithë aktorëve të përfshihen.

Komisioni i Posaçëm do të fillojë procesin publik, do të prodhohet një dokument për diskutim publik. Të gjithë aktorët duhet të jenë publikë. Ky dokumnet do të flasë për konceptin se si duhet të jetë një bashki që të ketë kujdës. Kush janë sfidat dhe cfarë ne perceptojmë. Ne si ministri do të mbështesim dhe komisonin me informacion”, tha Demo./Kb

13:45 VanHorn takohet me deputetë të rinj nga PS dhe PD

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi këtë javë një takim me deputetë të rinj nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike.

Siç bëhet me dije përmes një postimi në rrjetet sociale, gjatë takimit, VanHorn i përgëzoi deputetët teksa nisin Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës (IVLP).

Ata do të udhëtojnë së bashku në Washington, DC; Phoenix, Arizona; dhe Pensacola, Florida, për të forcuar bashkëpunimin SHBA–Shqipëri mbi prioritete të përbashkëta, si nxitja e lidhjeve tregtare, çuarja përpara e zhvillimit ekonomik transparent dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike përmes përpjekjeve ndërpartiake./kb

13:30 Pas transferimit të Kadastrës/ Ironizon avokati i Metës: Rama iu la vlonjatëve vetëm çmendinën

Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, ka ndarë një reagim lidhur me transferimin e Kadastrës së Vlorën drejt Tiranës.

Përmes një video-postimi në rrjetet sociale, Cakrani ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, se me këtë akt, qeveria që drejtohet prej tij i ka hequr banorëve shumë nga njësitë e institucioneve.

“U kënaqëm shumë që kryeministri i dashur i vlonjatëve ju hoqi edhe hipotekën. Më parë ju hoqi sheshin e flamurit, ju hoqi portin, ju hoqi sazanin, zvernecin, ju hoqi të gjitha drejtësitë, ju hoqi Gjykatën e Apelit dhe tani, së fundmi, edhe hipotekën.
Por një gjë, kryeministri ua ka lënë skllavëve, sepse vlonjatët janë skllavë të partisë. Unë jam shumë i kënaqur, ua ka lënë çmendinën. Çmendina nuk ua lëviz nga Vlora, o njerëz! Aty e keni, do t’ju lërë kryeministri. O do t’ju çojë të gjithëve ai në çmendinë, ose ai nuk ikën pa çuar të gjithë vlonjatët në çmendinë.’- u shpreh Cakrani./Kb

13:15 “I kanë rr*ajtur fondet për fermerët”/ Korreshi: Po vidhen nga qeveritarët, nuk do hamë jonxhë

Deputeti Saimir Korreshi, në diskutimin e sotëm në Komisionin për Çështjet Ligjore, u ndal te problemet me fondet europiane të destinuara për fermerët.

Në fjalën e tij, Korreshi ngriti shqetësimin se këto fonde nuk po shkojnë në fushën e duhur, por po vidhen nga qeveritarët.

Korreshi: I nderuar drejtor, për ty kam një pyetje në fund fare, se më sugjestionoi ajo pjesa e ekonomisë së gjelbër edhe…

Manja: Mos më thuaj që do e lidhësh me Lushnjën punën e ekonomisë së gjelbër?

Korreshi: Jo ore, ne nuk hamë bar atje, vetëm jonxhë kemi dhe tani është tharë, na e thanë përmbytjet.

Korreshi: Keni shumë marrëveshje dhe nuk besoj se e keni ndjekur fjalimin tim në Kuvend. Po më kujtohet një komedi me Koço Devolen, që kur erdhën europianët në fillim nuk po kuptoheshin me gjuhën me fermerët. Kur europianë i pyetën nëse duan ndonjë lek. Por nuk përshkruante mënyrën sesi interpretohet, mësimi me teknikat legjislative, etj. Me këtë lloj taktike teknike do hyjmë në Europë? Se mos përfundojnë si fondet IPARD që u bllokuan, apo ato darkat. Se deri tani i thamë ne. Se nuk thanë për t’i rruajtur lekët. Ngecëm rrugës dhe këto projekte janë madhore./Kb

13:08 Largohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Genti Gazheli

Last Updated on 28/01/2026 by Kesjana

Genti Gazheli largohet nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Doganave.

Vendimi për largimin e tij firmoset sot në mbledhjen e qeverisë. Gazheli u emërua në këtë detyrë 5 vjet më parë.

Po sot dha dorëheqjen Besmir Beja, sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave.

Burime bëjnë me dije se Besmir Beja, i cili ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave që nga viti 2018, do të marrë drejtimin e Doganave./kb

11:53 “28 deputetë në Parlament të mbështetur nga kartelet e drogës”/ Berisha në Asamblenë e KiE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Strasburg ku po merr pjesë në mbledhjs e Adamblesë Parlamentare të KiE-së.

Gjatë fjalës së mbajtur, Berisha tha se pyetja themelore që duhet bërë është ka zgjedhje apo farsë. Berisha deklaroi se dënon ashpër ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vendeve të tjera.

Kryedmokrati tha se në Parlamnetin e Shqipërisë, 28 deputetë kanë hyrë të mbështetur nga kartelet e drogës, të cilave qeveria u dha leje ndërtimi.

Berisha tha se futja e këtyre deputetëve në Parlament u bë me qëllim për të bllokuar prokurorinë për hetime.

 

“Mendoj se çështja e zgjedhjeve në krizë, por edhe jashtë krizës, ka si pyetje më themelore këtë: a kemi zgjedhje apo një farsë zgjedhore. Zgjedhjet i shërbejnë shtetit të së drejtës; farsa zgjedhore ka efektin e kundërt.

Unë dënoj fuqishëm ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vendeve të tjera, por jam këtu gjithashtu për të denoncuar dy faktorë të tjerë madhorë që mund t’i shkatërrojnë zgjedhjet. Njëri prej tyre është shteti-parti ose partia-shtet, ashtu siç u tha këtu nga vëzhguesit, se në Shqipëri zgjedhjet u zhvilluan në klimën e një partie-shtet.

Problemi i dytë madhor është narkoshteti. Narkoshteti është një gjendje në të cilën droga dhe krimi shndërrohen në vota, dhe votat më pas shndërrohen në krime. 28 deputetë kanë hyrë në parlament të mbështetur nga kartelët më të fuqishëm të drogës. Pas kësaj, atyre iu dhanë 450 leje për hotele, motele, ndërtime dhe resorte turistike. Më pas, mandatet e tyre u përdorën për të bllokuar tërësisht Prokurorinë.

Prokuroria kërkoi arrestimin dhe heqjen e imunitetit të Zëvendëskryeministres. Edi Rama; Kryeministri, i quajtur Ramaduro i Madh, e bllokoi iniciativën e Prokurorisë dhe nuk po e lejon. Pse? Sepse në çdo tre rreshta të këtij dosjeje gjendet emri i tij. E njëjta gjë po ndodh me AKSHI-n, Agjencinë Kombëtare të Teknologjisë. Të gjitha të dhënat po eksportohen te bandat kriminale dhe banditët”, tha Berisha./kb

11:45 Fyerja dhe shpifja, vepër penale! Avokatja tregon çfarë parashikon ligji në Kodin e ri Penal

Kuvendi zhvilloi më 27 janar seancën e tretë plenare për këtë vit, e cila u shoqërua me debate të gjata dhe diskutime intensive mbi disa ligje dhe akte normative me ndikim të gjerë.

Pas rreth 18 orësh diskutimesh, deputetët miratuan me 85 vota pro ndryshimet në Kodin Penal, të cilat kanë ngjallur reagime dhe diskutime të shumta në opinionin publik.

Një nga ndryshimet më të debatuara lidhet me çështjen e fyerjes dhe shpifjes, tema që u trajtua edhe nga avokatja Brunilda Lika, e ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ku ajo sqaroi propozimet e bëra nga mazhoranca dhe opozita, si dhe ndikimin e tyre në kuadër të harmonizimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

Brunilda Lika: Që në të arrijmë të anëtarësohemi në Bashkimin Europian duhet që t’i bashkohemi legjislacionit të Bashkimit Europian. Kodi jonë Penal në nenin 119 dhe 120 e ka parashikuar fyerjen dhe shpifjen si kundravajtje penale. Mesa jam informuar nga opozita është propozuar që këto dy vepra të parashikuara në Kodin Penal të shfuqizohen tërësisht. Është çështje e formimit dhe mentalitetit që ka një vend, pra është kultura që kemi si popull. Nëse do të flasim për qytetarët gjermanë, ata janë ndër breza të edukuar që shpifja dhe fyerja nuk është vetëm ligjërisht e ndaluar, por është edhe moralisht e ndaluar. Nga opozita është bërë një propozim që këto dy nene të përjashtohen, pra të mos ekzistojnë më në Kodin Penal. Nga ana e ministrit është propozuar që të mbeten në fuqi, por të kenë përjashtim vetëm gazetarët, të cilët duhet të jenë të lirë në dhënien e informacionit dhe lirinë e shprehjes. Çdo ligj që miratohet kërkon një mbikëqyrje të posaçme nga institucionet përkatëse dhe nga individë që janë kompetentë për këtë.

Aldo: Kjo mos është bërë për të marrë me të mira gazetarët?

Brunilda Lika: Do e shohim në praktikë në fakt, por sigurisht që ka ardhur si një ndryshim i diskutuar gjatë./kb

 

11:32 Dorëzohet përgjimi i “21 janarit”, ish-prokurori: Hetimet për zyrtarët e lartë nuk janë të qarta!

Kaseta origjinale e diktofonit me regjistrimet e komunikimeve të Gardës së Republikës, ku u dhanë urdhrat e vrasjeve së protestuesve më 21 Janarin 2011, është dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme nga gazetari Artan Hoxha.

Në të janë 36 minuta regjistrim, ku dëgjohen bisedat e ish-kreut të gardës Ndrea Prendi dhe vartësve të tij para, gjatë dhe pas vrasjes së 4 protestuesve dhe plagosjes së dhjetëra të tjerëve.

“Audio-përgjimi i 21 janarit është një provë e rëndësishme. Hetuesit do të ketë informacion më të saktë”, kështu u shpreh ish-prokurori Ervin Karanxha në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News.
Gjithashtu gjatë intervistës, nënvizoi se hetuesit do të ndjekin edhe disa faza. “Edhe regjistri do të jetë objekt hetimi, pra nëse ka regjistër, duhet të verifikohet dhe ballafaqohet. Do jetë akti i ekspertimit që do ta sqarojë se çfarë është komunikuar gjatë kësaj periudhe. Ngjarja e 21 janarit u quajt e mbyllur dhe kanë ndodhur ato që kemi diskutuar më pas. Gabimi i parë procedura ishte që në nisje të hetimit, sepse duhet të ishin marrë deklarime edhe zyrtarë të lartë. Gjykata e Lartë thotë duhet të hetohen zyrtarë të lartë, pra të bëhen veprime procedurale, këto duhet të ishin bërë para 15 vitesh. Në atë kohë janë dënuar mbi 40 protestues. Ka pasur gjatë protestës edhe policë të dëmtuar, por nuk u arrit të provohej se kush person ka goditur. Por ka pasur edhe raste u hetuan. Zyra e prokurorit të përgjithshëm hetonte zyrtarë të lartë. Na rezulton se ish ministri Lulzim Basha ka shkuar te Bamir Topi, ndiko tek Ina Rama. Ky person duhet të ishte hetuar vetë. Mendoj që edhe ish-prokuroren Ina Rama duhet ta thërrasë SPAK. Problemi është hetimi i zyrtarëve të lartë. Nuk ka asnjë akt…Hakerat iranianë, u bë një ndërhyrje tek SHIK dhe dolën të dhënat e regjistrat e bashkëpunëtore dhe ka dalë që Ina Rama është bashkëpunëtore e shërbimit…Pra si mundet që një prokuror i përgjithshëm të jetë bashkëpunëtor? Shërbimi Sekret jep të dhëna për prokurorë e gjyqtarë. Edhe tek 21 janari duhet pyetur, pse nuk u mor hetime për zyrtarë të lartë siç u bë për deputetë të opozitës së asaj kohe”, nënvizoi ai./kb

11:15 Kadastra e Vlorës, urdhër për përgatitjen e dosjeve të pronave dhe dërgimin drejt Tiranës

Në Kadastrën e Vlorës ka mbërritur një urdhër për mbledhjen sa më parë të dosjeve së pronave dhe përgatitjen e tyre drejt Tiranës.

Madje, disa prej dosjeve, për shkak të nxitimit që institucioni duhet të zhvendoset do të kalohen dhe pa procesverbal.

Ky urdhër ka mbërritur nga drejtuesi i Kadastrës së Vlorës, i cili ua ka referuar punonjësve.

Ndërkohë, vetë punonjësit nuk janë aspak dakort me këtë urdhër dhe po përgatisin një shkresë zyrtare e cila do të firmoset ku kundërshtojnë këtë vendim.

Kjo gjë vjen në vazhdën e refuzimeve që punonjësit e Kadastrës kanë bërë për zhvendosjen e zyrës së pronave nga Vlora./kb

09:57 Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 20 muaj burg për ryshfet

Gruaja e ish-presidentit të rrëzuar të Koresë së Jugut është dënuar me 20 muaj burg për pranim ryshfeti nga Kisha e Unifikimit, e cila është shumë e diskutueshme.

Megjithatë, gjykata e liroi 52-vjeçaren Kim Keon Hee nga akuzat për manipulim të çmimeve të aksioneve dhe marrjen e sondazheve falas të opinionit nga një ndërmjetës politik para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022, të cilat i fitoi bashkëshorti i saj Yoon Suk Yeol.

Yoon është dënuar tashmë me pesë vjet burg për abuzim me pushtetin dhe pengim të drejtësisë në lidhje me përpjekjen e tij të dështuar për të vendosur ligjin ushtarak në vitin 2024.

Kjo shënon herën e parë në historinë e Koresë së Jugut që një çift ish-presidencial dënohet në të njëjtën kohë.

Të mërkurën, gjyqtari Woo In-sung në Gjykatën e Qarkut Qendror të Seulit vendosi që Kim kishte “keqpërdorur pozicionin e saj si mjet për të ndjekur përfitime personale”.

“Sa më i lartë të jetë pozicioni i dikujt, aq më me vetëdije duhet të ruhet nga një sjellje e tillë… I pandehuri nuk i hodhi poshtë kërkesat për shërbime seksuale dhe ishte i zënë me zbukurimin e vetes”, tha gjykatësi./Kb

09:45 Rubio: Operacion tjetër ushtarak në Venezuelë, nëse udhëheqësja e re nuk bashkëpunon

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka paralajmëruar në Senat se Uashingtoni mund të kryejë një tjetër operacion ushtarak në Venezuelë nëse autoritetet e reja nën udhëheqjen e Delcy Rodriguez, nuk bashkëpunojnë me kërkesat amerikane.

Rubio e përmend këtë si një mënyrë për të siguruar që qeveria e Venezuelës të marrë masa që i pëlqejnë Uashingtonit, përfshirë hapjen e sektorit të energjisë dhe ndalimin e mbështetjes për aleatët e SHBA-së si Irani apo Rusia.

Ky paralajmërim vjen pas një operacioni ushtarak të SHBA-së më 3 janar 2026, në të cilin forcat amerikane kapën ish-presidentin Nicolás Maduro dhe gruan e tij, një operacion që Uashingtoni e ka justifikuar si pjesë të luftës kundër narkotikëve.

Pas largimit të Maduros, Rodríguez u emërua si presidente e përkohshme dhe ka nisur bisedime me SHBA-në, duke liruar disa të burgosur politikë dhe duke avancuar kontakte diplomatike.

Megjithatë, inteligjenca amerikane ka shprehur dyshime mbi nivelin e bashkëpunimit të saj me Uashingtonin, sidomos në çështjet e lidhjeve me vende të tjera si Kina apo Rusia./Kb

09:35 “Pasqyra” me inteligjencë artificiale po ndryshon mënyrën si personat e verbër e “shohin” veten

Inteligjenca artificiale po u jep personave të verbër diçka që për dekada ka qenë e paarritshme, reagim vizual për pamjen e tyre fizike.

Për shumë prej tyre, kjo është hera e parë që “shohin” veten. Por krahas fuqizimit, po shfaqen edhe pasoja emocionale dhe psikologjike që ende nuk janë studiuar mjaftueshëm.

Sipas një artikulli të BBC-së, aplikacione të bazuara në AI, si Be My Eyes, Envision apo Aira Explorer, po funksionojnë si një lloj “pasqyre digjitale”. Përmes përshkrimit të fotove, këto mjete u tregojnë përdoruesve të verbër si duken: nga gjendja e lëkurës, rregullimi i flokëve, deri te kombinimi i rrobave apo shprehja e fytyrës.

Një grua plotësisht e verbër, autore e rrëfimit në BBC, tregon se çdo mëngjes ndjek një ritual të kujdesit për lëkurën dhe më pas bën foto që ia dërgon aplikacionit për t’i analizuar.

“Është si të kem një pasqyrë”, shprehet ajo. Për herë të parë, pamja e jashtme nuk është vetëm një ide abstrakte, por informacion konkret.

Fuqizim, por edhe presion i ri

Lucy Edwards, content creator dhe aktiviste e verbër, e cila u bë e njohur duke mësuar persona të tjerë të verbër si të bëjnë grim, thotë për BBC se IA ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën si ata e përjetojnë veten.

“Për vite të tëra na është thënë se bukuria jonë është e brendshme, sepse nuk mund ta shohim veten. Papritur kemi akses në të gjithë këtë informacion dhe kjo na ndryshon jetën”, tha ajo.

Por ekspertët paralajmërojnë se kjo “pasqyrë tekstuale” mund të sjellë edhe pasoja negative.

Helena Lewis-Smith, studiuese e psikologjisë së imazhit trupor në Universitetin e Bristolit, shpjegon për BBC se sa më shumë reagime dhe krahasime merr një person për trupin e tij, aq më e ulët mund të jetë kënaqësia me pamjen.

“IA po e hap këtë derë edhe për personat e verbër”, thekson ajo.

Disa aplikacione madje ofrojnë vlerësime sipas standardeve tradicionale të bukurisë, krahasime me persona të tjerë, apo sugjerime se çfarë “duhet ndryshuar”. Për disa, kjo është çliruese. Për të tjerë është tronditës.

Standardet e bukurisë dhe paragjykimet algoritmike

Sipas BBC-së, një nga problemet kryesore është se modelet e inteligjencës artificiale shpesh reflektojnë standarde të idealizuara, eurocentrike dhe të ngushta të bukurisë, për shkak të të dhënave me të cilat janë trajnuar. Kjo mund të krijojë presion të ri psikologjik, veçanërisht për persona që nuk kanë pasur më parë ekspozim të drejtpërdrejtë ndaj imazheve vizuale dhe krahasimeve të vazhdueshme.

Meryl Alper, studiuese e medias dhe aftësisë së kufizuar në Universitetin Northeastern në SHBA, thekson për BBC se imazhi trupor nuk është thjesht çështje pamjeje.

Ai varet nga konteksti, përvoja, krahasimet dhe aftësitë e trupit, elemente që IA aktualisht nuk i kupton dhe nuk i përfshin në përshkrimet e saj.

Një tjetër shqetësim janë të ashtuquajturat “halucinacione” të IA-së, raste kur sistemi përshkruan detaje që nuk ekzistojnë.

BBC sjell shembullin e Joaquín Valentinuzzi, një i ri i verbër që përdori IA për të zgjedhur foto për një aplikacion takimesh. Përshkrimet, sipas tij, herë pas here ishin të pasakta dhe kjo i shkaktonte pasiguri.

Disa platforma kanë futur mundësinë e verifikimit nga agjentë njerëzorë, por në shumicën e rasteve, “pasqyra” mbetet plotësisht algoritmike.

Një realitet i ri

Ekspertët bien dakord se kjo teknologji është ende në fazat e para dhe mungon kërkimi i thelluar mbi ndikimin afatgjatë të saj në shëndetin mendor të personave të verbër.

Megjithatë, për shumë prej tyre, përvoja është njëkohësisht fuqizuese dhe hutuesе.

Siç përmbyll Lucy Edwards në BBC, “IA tani mund të më tregojë si dukesha pranë bashkëshortit tim ditën e dasmës. Ne do ta marrim këtë si diçka pozitive. Janë gjëra që mendonim se i kishim humbur përgjithmonë, dhe tani teknologjia po na i kthen.”

Për mirë apo për keq, pasqyra me inteligjencë artificiale tashmë ekziston dhe shoqëria po mëson si të jetojë me reflektimin që ajo ofron./kb

07:45 Divorcet në rekord historik, çfarë po i ndodh familjes shqiptare?

Shqiptarët po martohet gjithnjë e më pak dhe po ndahen gjithnjë e më shumë. Shifrat më të fundit të INSTAT tregojnë se numri i martesave ka rënë në nivelin më të ulët historik, ndërsa divorcet kanë marrë drejtim të kundërt, duke arritur kulme që nuk janë parë kurrë më parë.

Një në tre martesa kanë përfunduar në divorc në vitin 2024, sipas shifrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Të dhënat për martesat konfirmojnë se Shqipëria nuk po përballet vetëm me një valë ndarjesh, por edhe me një tkurrje të fortë të vetë institucionit të martesës.

Nga rreth 29 mijë martesa në vitin 1990, niveli mbetet relativisht i qëndrueshëm gjatë viteve ’90 dhe fillimit të viteve 2000, me luhatje rreth 25–27 mijë në vit, përpara se të nisë një rënie strukturore pas vitit 2004.

Një ndërprerje e fortë vihet re që nga mesi i viteve 2000, kur martesat bien nën 22 mijë dhe nuk arrijnë më të rikuperojnë nivelet e mëparshme, pavarësisht disa rikthimeve të përkohshme.

Pas vitit 2015, trendi bëhet qartësisht negativ, me një përshpejtim të rënies pas vitit 2019. Pandemia e thellon më tej këtë prirje, por rënia nuk ndalet as pas saj.

Viti 2024 shënon minimumin historik me vetëm 16 120 martesa, gati gjysma e nivelit të fillimit të viteve ’90, duke reflektuar jo thjesht një efekt demografik apo ekonomik, por një ndryshim të thellë në zgjedhjet sociale, emigracionin e të rinjve dhe hezitimin gjithnjë e më të madh për të formalizuar lidhjet në martesë.

Sakaq edhe treguesi i divorceve për 1 000 martesa, i cili në vitin 1990 ishte 9.2, ka ndjekur një trajektore rritëse për më shumë se tri dekada, por vitet e fundit kanë thyer çdo rekord të mëparshëm.

Nga fundi i viteve ’90, kur treguesi zbriti në minimumin historik prej 5.9 në vitin 1997, divorci nisi një ngjitje të pandalshme gjatë viteve 2000 dhe 2010, duke kaluar mbi 20 ndarje për 1 000 martesa që pas vitit 2018.Raportimi më i fundit tregon se viti 2024 shënon një rekord absolut prej 29.8 divorceve për 1 000 martesa, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në vend.

Analistë të fushës socio-demografike shohin në këto shifra jo vetëm një ndryshim statistikor, por një transformim të thellë të strukturave sociale.

Gëzim Tushi, sociolog shprehet se, në vitet pas tranzicionit, kur mungesa e perspektivës dhe krizat ekonomike mbajtën bashkë familje të tëra, divorci shpesh shihej si luks ose dështim. Sipas tij, sot, shqiptarët, të ekspozuar ndaj ndikimeve ndërkombëtare, më të pavarur ekonomikisht dhe më të vetëdijshëm për standardet e mirëqenies personale, po bëjnë zgjedhje të reja për jetën në çift.

Ekspertë të familjes dhe politikave sociale vlerësojnë se rritja e divorceve është ndikim i drejtpërdrejtë i disa faktorëve kryesorë: urbanizimit të shpejtë, emigracionit masiv të brezave të rinj, presionit ekonomik mbi familjet e reja dhe një normë sociale që ka evoluar drejt mirëqenies individuale, mbi mbijetesën kolektive.

Nga ana tjetër, sistemi gjyqësor dhe shërbimet sociale po përballen me një volum gjithnjë e më të madh çështjesh familjare, që kërkojnë reagim politik dhe mbështetje institucionale, sipas komunikimeve të marra nga psikologët socialë në gjykata.

Z.Tusha thekson se, një rritje e divorceve sjell sfida të reja për kujdesin ndaj fëmijëve, për çështjet e pronës dhe për mbështetjen sociale të prindërve të vetëm.

Avokate Nexhi Beqiri shton se divorcet vitet e fundit vijnë kryesisht nga çifte në të 40at, të cilët nuk bëjnë kompromise si dikur. Problematika që ndjekin këto divorce, sipas avokates, janë ndarjet e pasurive dhe kujdestaritë e fëmijëve, të cilët marrin muaj e vite në dyert e gjykatave./Marrë nga Monitor/kb

07:32 Përplasja e furgonit të tifozëve të PAOK-ut në Rumani/ Dyshohet se mes viktimave ka shqiptarë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Rumani, ku kanë humbur jetën shtatë tifozë të klubit grek të futbollit PAOK.

Sipas raportimeve, dyshohet se në mesin e viktimave janë edhe dy shqiptarë. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet lidhur me raportimet.

Më herët u raportua se mjeti në të cilin udhëtonin dhjetë persona u përplas me një autobot dhe më pas me një kamion. Si pasojë e goditjes, shtatë persona humbën jetën në vendngjarje, ndërsa tre të tjerë u transportuan në spital me lëndime të rënda.

Grupi i tifozëve ishte nisur nga Greqia drejt Francës për të ndjekur ndeshjen e Europa League që do të luhet ndërmjet Lyon dhe PAOK. Autoritetet rumune kanë nisur procedurat hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /Kb

07:15 Skia botërore drejt revolucionit

Me afrimin e Lojërave Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, skijimi alpin po i nënshtrohet një rishikimi të thelluar të masave të sigurisë, veçanërisht në pistat e stërvitjes, ku rreziqet shpesh janë më të larta. Ky fokus vjen pas aksidenteve të rënda që shkaktuan humbjen e jetës së dy skiatorëve të rinj italianë.

Federata Ndërkombëtare e Skive dhe Snoëboard-it (FIS) ka deklaruar se nuk do të përjashtojë asnjë masë sigurie, duke përfshirë përdorimin e detyrueshëm të airbag-ëve në garat e shpejtësisë dhe stërvitjet zyrtare.

Debati për sigurinë është intensifikuar për shkak të pistës Stelvio të Bormios, e njohur si një nga më sfidueset, ku skiatorët arrijnë shpejtësi deri në 150 km/orë dhe ku ndodhi aksidenti i kampionit botëror Marco Schëarz në dhjetor 2023.

Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina do të zhvillohet nga 6 deri më 22 shkurt, me ceremoninë hapëse që do të mbahet në stadiumin ikonik të Milanos, San Siro./kb

14:00 Vengu: 97% e buxhetit të mbrojtjes nga viti 2025, totalisht i ezauruar

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot se 97% e buxhetit të mbrojtjes nga viti 2025 është ezauruar totalisht.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Vengu u shpreh se  pjesë e kësaj buxheti kanë qenë edhe kompensimet për bashkitë e prekura nga zjarret në periudhën  e verës.

“Hera e parë që në akt normativ buxhet fundviti kemi një rritje të buxhetit të mbrojtjes. Kemi 97% të buxhetit të mbrojtjes 2025 totalisht të ezauruar. Sa herë  na akuzoni për keqmaxhim dhe vjedhje, duhet të kujtoni këtë fakt: Ulje të borxhit dhe ulje të deficitit. Këto janë dy kriteret e mirëqeverisjes. Një tjetër element tjetër ka të bëjë me kompensimet e dëmeve të zjarreve të vitit 2025. Falë këtij akti normativ kemi mundur të ezaurojmë edhe kompensimet për bashkitë e prekura nga zjarret. Kjo është fotografia e qeverisjes sonë, më pranë qytetarëve në nevojë dhe të linjëzuar me angazhimet tona sa i përket rritje së buxheteve të mbrojtjes, në funksion të rritjes së sigurisë kombëtare dhe sovranitetin tonë teknologjik”,-tha Vengu./Kb

13:45 Efektivi vrau 20-vjeçarin në Milano se mbante pistoletë në dorë, arma e të riut rezulton plastike

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Milano. Një polic qëlloi dhe vrau një të ri gjatë një kontrolli kundër drogës. Viktima, Abderrahim Mansouri, 28 vjeç, u përpoq të ikte dhe mbante në dorë një armë që dukej e vërtetë, por që rezultoi të ishte plastike dhe nuk mund të qëllonte.

Policët që ishin në shërbim, disa civilë dhe disa me uniformë, e ndaluan për kontroll, pasi kishin informacion për aktivitetet e tij me shitje droge. Kur Mansouri nuk ndaloi dhe tregoi armën, një nga policët qëlloi për të mbrojtur veten. Vetëm më vonë u kuptua se pistoletën nuk ishte problematike (armë plastike). Viktima u transportua në spital, por ndërroi jetë.

Mansouri ishte një person i njohur për policinë, i lidhur me një familje që kontrollon zonën ku ndodhi ngjarja dhe kishte precedentë penalë për drogë dhe grabitje. Hetuesit po punojnë për të rikrijuar ngjarjen, duke përdorur prova balistike dhe dëshmi, pasi nuk kishte kamera që ta filmonin atë që ndodhi.
Rasti ka shkaktuar reagime të ndryshme politike. Disa politikanë mbrojnë policinë, ndërsa të tjerët kërkojnë hetim të drejtë dhe nuk duan të japin supozime për fajësi para përfundimit të hetimeve. /La Repubblica//kb

13:30 30 viktima nga stuhia në SHBA, mbi 20 shtete shpallin gjendjen e emergjencës

Stuhia e fuqishme dimërore që ka goditur Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar të paktën 30 viktima dhe probleme të mëdha në energji, transport dhe jetën e përditshme në dhjetëra shtete.

Sipas Associated Press, vdekjet janë të lidhura me hipotermi, aksidente rrugore per shkak të akullit, si edhe incidente gjatë pastrimit të borës.

Në Nju Jork, tetë persona u gjetën të pajetë në ambiente të hapura, ndërsa në Massachusetts dhe Ohio dy persona humbën jetën pasi u goditën nga mjetet e pastrimit te bores.

Aksidente fatale gjatë rrëshqitjes me slita u raportuan edhe në Arkansas dhe Teksas. Mbi 20 shtete, si edhe kryeqyteti Uashington DC, kanë shpallur gjendje emergjence.

Rreth 630 mije banesa dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike, kryesisht në jug të vendit. Situata ka paralizuar edhe transportin ajror, ku mbi 12 mijë fluturime u anuluan ose u vonuan.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Donald Trump ka miratuar 12 deklarata emergjence federale, për të ndihmuar shtetet në rikthimin e energjisë dhe pastrimin e rrugëve.

Meteorologët thonë se temperaturat pritet te mbeten nën zero gjatë gjithë javës. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme./kb

13:15 Bozdo: Për shqiptarët nuk ka lekë, ndërsa 3 inceneratorët që nuk ekzistojnë u gjetën menjëherë

Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo në fjalën e mbajtur në Parlament foli për përmbytjet e nëntorit dhe dhjetorit në Dimal dhe Kuçovë.

Bozdo tha se në nëntor mijëra hektarë tokë u përmbyt pasi pushteti nuk ishte kujdesur për kanalet kulluese dhe sistemet kulluese në përgjithësi.

Demokrati tha se të gjithë fermerët u lanë në mëshirë të fatit, pasi vetëm një pjesë e vogël e fondeve do të mjaftonte për të përballuar të gjtiha dëmet e shkaktuara.

Bozdo u shpreh se lekë për shqiptarët nuk ka, ndërsa për 3 inceneratorë që nuk ekzistojnë u gjetën menjëherë.

 

“Fermerët e Dimalit dhe Kuçovës janë prekur nga përmbytjet. Në përmbytjet e nëntorit mijëra hektarë tokë u pëmrbytën se pushteti nuk ishte kujdesur për kanalet kulluese dhe sistemin kullues në përgjithësi.

Në pëmrbyjen e dytë të nëjtat zona u përmbytën me njëintensitet edhe më të madh dhe pse hec-it të Banjës i hapën portat pa paralajmëruar. Nuk mund të lihen në mëshirë të fatit të gjithë fermerët që u lanë në mëshirë të fatit.

Vetëm një pjesë e vogël e fondeve do të mjaftonte për të përballuar të gjitha dëmet shkatuara në dy përmbuyytjet e fundit, të shkaktuara nga fakti se infrastruktura nuk ka funksionuar. Fermerët dhe blegtorët janë më të përbuzurit. Me këtë ritëm, brenda pak viteve Shqipëria nuk do të ketë më as sektor bujqësor as industrial. Për 3 inceneratorët që nuk ekzistojnë u gjetën menjëherë 400 milionë euro, por lekë për shqiptarët nuk ka”, tha Bozdo./Kb

❌