Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Territorialja” mblidhet pa PD,! Sot afati i fundit i lënë nga PS për të pritur opozitën në komision

Të hënën në orën 13.00 është lajmëruar mbledhja e Komisionit të posacëm për Reformën Territoriale, por Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë.

Mbledhja e së hënës u vendos të thirret nga PS si një mundësi e fundit që partia më e madhe e opozitës, Partia Demokratike, të marrë pjesë. Por kryetari I PD Sali Berisha përsëriti se deputetët demokratë nuk do të shkojnë në mbledhje, duke theksuar se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me mazhorancën, për asnjë çështje.

Nga ana e saj Partia Socialiste ka vendosur të ecë para e vetme në procesin e reformimit të njësive vendore dhe në rendin e ditës së parlamentit ditën e martë që u publikua sot, është vendosur edhe ndryshimi I përbërjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale.

Komisioni është ndërtuar mbi parimin e barazisë së anëtarëve mes mazhorancës dhe opozitës dhe çdo vendim I PD për të bojkotuar komisionin deri më tani e bënte të pamundur zhvillimin e mbledhjeve.

Ndaj socialistët kanë propozuar që përbërja e tij të ndryshojë, mazhoranca të ketë një anëtar më shumë, dhe PD të humbasë bashkëkryetarin.

Një rrugë të ngjashme PS zgjodhi edhe në vitin 2014 kur u realizuar reforma territoriale. Pas vendimit të demokratëve për bojkot, mazhoranca ndryshoi përbërjen e komisionit duke I hequr opozitës veton.

Edhe në vitin 2014 edhe sot PS me aleatët e saj ka më shumë se 84 vota në parlament që janë të nevojshme për të ndryshuar ndarjen territoriale të vendit.

Mazhoranca synon që të miratojë këtë reform deri në muajin korrik në mënyrë që ajo të aplikohet për zgjehdjet lokale që do të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

PD vendosi të ndërpresë cdo bashkëpunim më PS, pas procesit të votimit të Endri Shabanit në krye të Avokatit të Popullit; votim I cili u pa nga opozita si dëshmi se Kryeministri Edi Rama nuk kërkon dialog e nuk do të respektojë propozimet e opozitës.

Ngritja e akuzave nga SPAK për numrin dy të qeverisë Belinda Balluku dhe hetimet për tenderat në AKSH, radikalizuan aksionin e opozitës dhe  PD ka vendosur në qendër të aksionit politik protestat duke kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike që do të cojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Lidhjet ruse të Epsteinit dhe gratë e përdorura si kurthe. Hija e manovrave të shërbimeve sekrete

Shumë më tepër se thjesht një grup pasanikësh të pangopur në kërkim të skllaveve të reja seksuale: rrjeti i marrëdhënieve i ndërtuar nga Jeffrey Epstein po shfaqet gjithnjë e më shumë si një nga operacionet më të sofistikuara të spiunazhit të dekadave të fundit, një makineri që ka çuar në nivele të paprecedenta artin rus të “komprometimit”, pra vendosjen e personave kyç në situata komprometuese për t’i mbajtur nën kontroll.

Sipas burimeve të inteligjencës të cituara nga Mail on Sunday, duket gjithnjë e më qartë se manjati pedofil amerikan kishte ngritur “operacionin më të madh të ‘kurthit të mjaltit’ në botë” për llogari të KGB-së: Epstein do të siguronte vajza për të fuqishmit e botës në shërbim të shërbimeve sekrete ruse, e ndoshta edhe izraelite, në mënyrë që ata të ishin të shantazhueshëm.

Babai i Ghislaine Maxwell

Gjithçka lidhet me miqësinë e Epstein-it me Robert Maxwell, manjatin britanik të medias, i cili vdiq në mënyrë misterioze në vitin 1991, dukshëm pas një rënieje nga jahti i tij, një version që pak e kanë besuar.

Maxwell, me origjinë hebre nga Çekosllovakia, dyshohet se kishte punuar si për KGB-në ashtu edhe për Mossad-in, që nga vitet ’70 kur ndihmoi emigrimin e hebrenjve sovjetikë në Izrael. Epstein iu prezantua Maxwell-it nga një manjat rus i naftës, edhe ky i lidhur me shërbimet e Kremlinit. Me ndihmën e Epstein-it, Maxwell riciklonte fondet e Moskës në Perëndim.

Pas vdekjes së Maxwell, pranë financierit amerikan u shfaq Ghislaine, vajza e baronit të medias, e cila u bë bashkëpunëtore dhe e dashura e tij. Maxwell kishte zhdukur fondet e pensionit të gazetave të tij dhe ato para nuk u gjetën kurrë: shumë besojnë se u ricikluan nga Epstein dhe se menaxhimi i atij thesari ishte lidhja që e bashkonte me Ghislaine.

Si Maxwell, edhe Epstein vdiq në mënyrë misterioze në burg në vitin 2019, zyrtarisht si vetëvrasje, ndërsa Ghislaine po vuan një dënim 20-vjeçar në SHBA për prostitucion të miturish dhe po negocion ende për lehtësim të dënimit në këmbim të informacioneve.

Miqësi me Moskën

Në dosjet e sapo publikuara ka 9 mijë e 629 referenca për Rusinë dhe 1 mijë e 56 për Vladimir Putin-in: rezulton se Epstein e ka takuar disa herë presidentin rus, edhe pas dënimit të tij të parë për krime seksuale. Ai mburrej në mesazhe se mund t’i siguronte Kremlinit informacione mbi Donald Trump-in, përmes takimeve me ambasadorin rus në Nju Jork dhe ministrin e Jashtëm Sergej Lavrov. Këto shkëmbime emailesh ndodhën në prag të samitit të vitit 2018 mes Trump dhe Putin, pas të cilit presidenti amerikan deklaroi se nuk kishte prova për ndërhyrje ruse në zgjedhjet e tij.

Epstein rezulton i lidhur edhe me Masha Drokova-n, ish-lideren e lëvizjes rinore pro-Putin, e cila më pas u bë biznesmene në San Francisko. Burimet e inteligjencës besojnë se kompania e saj, Day One Ventures, ishte krijuar për të vjedhur sekrete teknologjike. FBI e kishte kontaktuar Drokova-n, por ajo e shmangu bisedën për Epstein-in.

Një libër i botuar në vitin 2021 nga gazetari investigativ Craig Unger pretendon se ishte pikërisht Epstein që shërbeu si ndërmjetës mes Trump dhe rrethit të Putinit, duke përdorur krimin e organizuar rus për t’u siguruar miqve të tij të fuqishëm vajza të reja, përfshirë edhe presidentin e ardhshëm amerikan.

Në Londër

Nuk është çudi që në një email Epstein i premtonte princit Andrew një “ruse të bukur dhe të besueshme” 26-vjeçare. Biografi i princit, Andrew Lownie, ka dokumentuar se gra të reja nga Moska dërgoheshin direkt tek Andrew në rezidencat e tij në Angli për fundjavë dhe më pas ktheheshin në aeroport. Lownie beson se Kremlini ka një dosje të gjerë mbi anëtarin e familjes mbretërore britanike, ndoshta edhe me imazhe, për të shantazhuar familjen mbretërore dhe, rrjedhimisht, Britaninë.

Dokumentet e zbuluara tregojnë gjithashtu pagesa prej 75 mijë dollarësh nga Epstein për Lord Mandelson, ish-ambasadorin britanik në SHBA, i cili dha dorëheqjen në nëntor për lidhjet e tij me financierin. Mandelson, i njohur si “princi i errësirës”, ishte një nga arkitektët e New Labour dhe këshilltari më i afërt i Tony Blair.

Dokumente të tjera tregojnë se FBI ishte e bindur që Epstein ishte spiun i Mossad-it, i trajnuar nga Ehud Barak, ish-kryeministri izraelit, me të cilin shkëmbenin vazhdimisht mesazhe. Në fund, një rrjet intrigash që shton një hije edhe më të frikshme mbi perversitetet e një grupi të fuqishëm njerëzish.

Shkrim nga Corriere Della Sera

“Gjyqtarët po përdorin pushtetin për të rritur pagat, kosto 37 mln euro për buxhetin. Paguhen dyfish më shumë se rajoni”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas seancës dëgjimore të zhvilluar në Gjykatën Kushtetuese, ku dy shoqata gjyqtarësh kërkuan rritje të pagave.

Rama e cilësoi të papranueshme idenë që subjekte të caktuara të përdorin pushtetin e tyre për të ushtruar presion mbi qeverinë, parlamentin apo pushtete të tjera, me synimin për të rritur pagat personale.

“Këtu nuk është çështje personale dhe nuk kam asnjë dëshirë për polemikë me askënd. Por është e papranueshme ideja që këta njerëz mund të përdorin pushtetin e tyre për të ushtruar presion mbi qeverinë, parlamentin dhe pushtetet e tjera për t’ia rritur pagat vetes. Shuma që kërkohet nga taksat dhe buxheti i shtetit është 37 milionë euro të tjera”, deklaroi Rama.

Sipas tij, argumentet e paraqitura nga përfaqësuesit e shoqatave para Gjykatës Kushtetuese lënë shumë për të dëshiruar nga pikëpamja logjike dhe institucionale, duke krijuar shqetësim për nivelin e përgjegjësisë së atyre që japin drejtësi në vend.

“Gjykata Kushtetuese publikoi pak ditë më parë regjistrimin e seancës, ku dy shoqata gjyqtarësh, madje edhe me problematika ligjore sa i përket regjistrimit, kërkuan rritje pagash. Po ta dëgjosh atë seancë, ndihesh në një vështirësi të madhe duke menduar se këta janë njerëzit që gjykojnë dhe japin drejtësi, ndërkohë që logjika e argumenteve të tyre lë shumë për të dëshiruar”, u shpreh Rama.

Rama theksoi se në Shqipëri pagat e gjyqtarëve janë aktualisht të njëjta me ato të gjyqtarëve në Greqi, vend anëtar i Bashkimit Europian, dhe dyfish më të larta se pagat e gjyqtarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Berberi i plagosur sillet me urgjencë te Trauma, plagë në shpatull, bark e këmbë

Berberi 30-vjeçar Sokol Daci, i cili u plagos me armë zjarri në Lezhë mbrëmjen e së dielës sapo ka mbërritur në spitalin e Traumës.

Sipas informacioneve paraprake ndodhet ne gjendje stabel. 30-vjeçari ka tre plagë, një në shpatull, një në bark dhe një në këmbë.

Dyshohet se 30-vjeçari Sokol Daci nuk ka qenë objektiv i atentatit dhe plumbat e kanë kapur aksidentalisht teksa ishte brenda ne berberhane.

30-vjeçari është pronar i berberhanes ku ka ndodhur ngjarja. Objektivi i atentatit dyshohet se ka qenë një person tjetër që ka qenë brenda në berberhane, shkruan A2 CNN.

Dyshohet se autoret kanë qëlluar me breshëri plumbash dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të Rrilës. Autorët kanë ndaluar makinën para berberhanes dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Vranësira, kthjellime e reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e hënë

Ditën e hënë (2 shkurt) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore e në jug të vendit.

Nga orët e para të 24 orëshit deri gjatë orëve të mëngjesit reshje të dobëta shiu të karakterit lokal.

Gjatë ditës kryesisht në orët e mesditës e pasdites, reshjet parashikohen me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra në zonën qendrore. Në orët e mbrëmjes parashikohet ndërprerja e reshjeve.

Në lartësinë mbi 900-1000 metër në veri-verilindje-juglindje reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë do të fryjë me drejtim nga verilindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 10m/s.

Deti do të jetë i valëzimit i forcës 1-2 ballë.

Po kalonte me biçikletë te vijat e bardha, makina përplas humoristin Nexho Shabani

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Shkodrës, ku një person ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një automjet, teksa po kalonte me biçikletë në vijat e bardha.

Gazetarja e Klan News Emi Kalaja raporton se i plagosuri është humoristi i njohur Nexho Shabani.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, ku sipas njoftimit paraprak të Policisë, automjeti me drejtues shtetasin me inicialet N. Xh. ka përplasur humoristin e njohur shkodran, i cili lëvizte me biçikletë dhe po kalonte në vijat e bardha.
Pas aksidentit, Shabani është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merr trajtimin e nevojshëm.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

“Më intrigon, je kaq i ëmbël”, princeshës norvegjeze i dalin email-et me Epsteinin

Princesha e Norvegjisë, Mette-Marit, është përfshirë në një skandal të ri pas publikimit të dokumenteve të sapo-hapura të lidhura me të dënuarin për abuzim seksual me fëmijë, të ndjerin Jeffrey Epstein.

Dokumentet, të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve, përmbajnë afërsisht 1 mijë referenca për princeshën dhe shumë emaile të shkëmbyera midis tyre, që tregojnë se ata ishin në kontakt nga viti 2011 deri në 2014.

Mette-Marit u martua me mbretin e ardhshëm të Norvegjisë në vitin 2001. Publikimi vjen në një moment delikat për familjen mbretërore, pasi gjyqi i djalit të saj, Marius Borg Høiby, për përdhunim pritet të nisë këtë javë në Oslo. Ai përballet me 38 akuza, përfshirë përdhunimin e dyshuar të katër grave, sulm dhe shkelje të ligjit për drogën.

Në një deklaratë për media, princesha Mette-Marit pranoi se kishte treguar gjykim të dobët dhe u shpreh e penduar për kontaktet me Epstein. Ajo tha se ndihej përgjegjëse për moskontrollimin më të kujdesshëm të sfondit të tij dhe për faktin që nuk e kishte kuptuar shpejt se çfarë njeriu ishte ai.

Dokumentet tregojnë se princesha dhe Epstein kishin shkëmbyer mesazhe miqësore dhe të ngrohta, ndërsa ajo kishte qëndruar disa ditë në shtëpinë e tij në Palm Beach, Florida.

Mesazhet mes princeshës novegjeze dhe Epstein

Në një mesazh, princesha i shkruante Epstein-it se “më intrigon”, ndërsa në të tjerë e quante “zemërbutë” dhe “kaq i ëmbël”. Në vitin 2012, ajo i shkroi se ai ishte “shumë simpatik” dhe e pyeti nëse ishte “e papërshtatshme që një nënë të sugjeronte dy gra të zhveshura që mbanin një dërrasë sërfi për sfondin e dhomës së djalit të saj 15-vjeçar”.

Në emailet e tjera, siç shkruan The Guardian, ajo e falenderonte Epstein për lulet që ai i kishte dërguar kur ndjehej keq dhe pusullën e mbyllte me fjalët “Me dashuri, Mm”.

hpesh diskutohej mundësia për takime personale, përfshirë një vizitë katërditore në shtëpinë e tij në Palm Beach, Florida, në vitin 2013, kur Epstein nuk ndodhej aty.

Pallati mbretëror tha se Mette-Marit kishte ndërprerë çdo kontakt me Epstein në vitin 2014, pasi kishte kuptuar se ai mund të përdorte marrëdhënien me princeshën me persona të tjerë.

Mette-Marit, 52 vjeç, shprehu solidaritet të thellë me viktimat e Epstein-it dhe theksoi se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore. Pallati norvegjez ka njoftuar se gjyqi i djalit të saj është çështje e gjykatave dhe nuk do të ketë komente të tjera nga familja mbretërore.

Shkëmbim zjarri në Lezhë! Atentatorët plagosin gabimisht berberin. Kush iu kundërpërgjigj breshërisë së plumbave?

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Lezhë, në zonën e njohur si kryqëzimi i Rrilës.

I plagosur ka mbetur 30-vjeçari Sokol Daci, pronar i berberhanes ku ka ndodhur ngjarja. Sipas informacioneve paraprake, ai nuk ka qenë objektivi i atentatit, por është goditur aksidentalisht nga plumbat teksa ndodhej brenda ambientit të punës së tij, ku bashkë me të ndodheshin edhe persona të tjerë brenda në berberhane.

Burime policore bëjnë me dije se autorët kanë mbërritur me një automjet tip Audi A3 përballë berberhanes. Tre persona kanë zbritur nga makina dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt berberhanes, ku dyshohet se ndodhej objektivi i atentatit, një person tjetër që ishte brenda në atë moment.

Më pas, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ka pasur edhe kundërpërgjigje me armë zjarri, ndërsa personi që ishte shënjestër e atentatit është larguar.

Ndërkohë i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të stabilizuar. Ai ka marrë tre plagë, në shpatull, në bark dhe në këmbë.

Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për miratimin e 41 vendeve vakante për ndihmës ligjorë në gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit. Ai e cilëson si një lajm të mirë dhe një hap konkret në funksion të përmirësimit të sistemit të drejtësisë.

Sipas ministrit Lamallari, ky vendim i shërben drejtpërdrejt uljes së stokut të dosjeve dhe përshpejtimit të procesit të dhënies së drejtësisë, një nga problematikat më të ndjeshme me të cilat përballet sot sistemi gjyqësor në vend.

“Vendimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për miratimin e 41 vendeve vakante për ndihmës ligjorë në gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit, është një lajm i mirë. Një hap konkret që i shërben drejtpërdrejt uljes së stokut të dosjeve dhe përshpejtimit të dhënies së drejtësisë.  E shtrova nevojën e kësaj ndërhyrjeje edhe në takimin e së hënës për nisjen e vitit të ri gjyqësor. Shtimi i kapaciteteve dhe forcimi i burimeve njerëzore në sistemin tonë të drejtësisë nuk është thjesht një masë administrative, por një zgjedhje politike në funksion të qytetarëve, për një drejtësi më efikase, më të shpejtë dhe më të besueshme. Sigurisht edhe me standarde të panegociueshme demokratike njësoj si në vendet e Bashkimit Evropian”, tha ministri.

Engjëll apo kryeministre? Afresku me fytyrën e Giorgia Melonit në Romë ndez debate dhe polemika

Një histori e pazakontë që ndërthur artin, fenë dhe politikën ka pushtuar mediat italiane dhe ndërkombëtare ditët e fundit.

Në qendër të vëmendjes është një afresk në bazilikën e “San Lorenzo in Lucina”, në zemër të Romës, ku fytyra e një engjëlli ngjan çuditërisht me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni. Bëhet fjalë për një monument kushtuar mbretit të fundit të Italisë, Umberto II, i cili u ndërtua fillimisht në vitin 1985 me iniciativën e famullitarit të asaj kohe.

Dekorimet me afresk u shtuan më vonë, në vitin 2000, nga piktori Bruno Valentinetti, ku u paraqitën dy engjëj mbi bustin e mbretit, njëri prej të cilëve mban hartën e Italisë. Pas disa dëmtimeve nga lagështia në vitin 2023, u kryen punime restaurimi për të rikthyer imazhet e dëmtuara.

Ishte pikërisht pas këtij ndërhyrjeje që njerëzit vunë re se tiparet e engjëllit ishin transformuar, duke marrë pamjen e kryeministres aktuale. Vetë Meloni ka reaguar me ironi ndaj këtij lajmi, duke deklaruar se nuk mendon se i ngjan një engjëlli.

Zhurma e madhe ka detyruar autoritetet e trashëgimisë kulturore dhe Ministrinë e Kulturës të nisin verifikimet. Mbikëqyrësja shtetërore e Romës, Daniela Porro, sqaroi pas një inspektimi se dekorimi është i kohëve moderne dhe nuk konsiderohet pasuri kulturore e mbrojtur, por theksoi se çdo ndryshim duhet të ishte miratuar paraprakisht.

Nga ana tjetër, Vikariati i Romës u distancua nga ngjarja, duke sqaruar se leja e dhënë në vitin 2023 ishte vetëm për restaurim “pa ndryshuar asgjë”, dhe se ndryshimi i fytyrës duket të jetë një iniciativë personale e dekoratorit, e pa komunikuar me institucionet.

Ndërsa famullitari aktual i kishës po përpiqet të ulet gjakrat duke thënë se edhe artistët e mëdhenj si Karavaxho përdornin fytyra njerëzish të thjeshtë në veprat e tyre, opozita politike kërkon llogari.

Përfaqësues të partive opozitare kanë kërkuar qartësi mbi përgjegjësitë dhe rikthimin e afreskut në gjendjen fillestare, duke e konsideruar këtë një ndërhyrje të papërshtatshme në një objekt kulti.

Protesta e kamionistëve bllokon eksportet nga Divjaka, fermerët: Të paktën të nxjerrim shpenzimet

Në Divjakë, fermerët po vjelin perimet dimërore. Por prodhuesit po hasin vështirësi në gjetjen e tregut. Fushat e mbjella me lakra janë plot. Një pjesë e prodhimit është prishur pasi duhej të ishte shitur më herët.

Pikat e grumbullimit nuk po marrin perimet pasi eksportet janë të pakta. Në këtë situatë ka ndikuar edhe greva e kamionistëve të vendeve të Ballkanit.

Edhe sasia që shitet është me çmim të ulët. Fermerët thonë se tregtimi po bëhet nën kosto dhe ata nuk nxjerrin dot shpenzimet.

Një hektar lakër sot bismilah, dhe me çmim qesharak. Shpenzime që nuk marrim as mundin e krahëve tona, lëri tjerat”, thotë një banor.

“S’do na ngeli gjë, por të paktën të nxjerrim shpenzimet”, shprehet një tjetër.

Probleme me shitjen ka edhe për prodhime të tjera si panxhari i kuq, qepa apo patatja. Fermerët e kanë të vështirë të gjejnë tregun.

Divjaka është zona nga ku eksportohen më shumë prodhime, si drejt vendeve të rajonit, ashtu edhe drejt shteteve të Bashkimit Evropian.

Klan

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Shkurt 2026

Dashi

Asnjë planet nuk do ndikoje sot ne jetën tuaj sentimentale kështu qe gjithçka do shkoje si e kishit ëndërruar. Lëreni pas krahë edhe ato qe keni kaluar. Beqaret do i marrin gjerat me seriozisht dhe ne çdo moment do e kërkojnë princin e tyre te kaltër. Financat do mbeten te qëndrueshme gjate gjithë kohës. Asgjë dhe askush nuk do mund t’i trazoje ato.

Demi

Venusi do ndikoje pozitivisht gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Me ne fund do pajtoheni me personin qe keni ne krah dhe do e shihni me pozitivizëm te ardhmen. Beqaret do kenë disa takime, por ne asnjë moment nuk do mendojnë te krijojnë menjëherë një lidhje. Ne planin financiar tregohuni gjithë kohës te vëmendshëm sepse përndryshe do keni vështirësi.

Binjaket

Dite e mbushur me çaste te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Si kurrë me pare do flisni hapur edhe për disa tema delikate. Beqaret do luajnë me zjarrin dhe ka rrezik te digjen rende. Gjerat e nxituara asnjëherë nuk dalin për mire. Sektori i financave do jete i animuar. Nuk priten aspak probleme dhe vështirësi te mëdha, megjithatë maturia duhet te mbizotërojë.

Gaforrja

Ka rrezik qe gjate kësaj dite te ketë mjaft konflikte ne jetën tuaj sentimentale. Marrëdhënia me partnerin do jete delikate. Beqaret do ndihen gati për te filluar një histori dashurie dhe do i shohin me kujdes te gjitha mundësitë qe do iu jepen. Edhe gjendja e te ardhurave do përmirësohet ndjeshëm kështu qe do jeni me te qete kur te kryeni ndonjë shpenzim.

Luani

Do tregoheni shume te matur gjate kësaj dite dhe nuk do lejoni te krijohet asnjë lloj problemi me personin qe keni ne krah. Beqaret do jene nervoze dhe nuk do mund te fillojnë dot një lidhje serioze. Duhet te presin edhe pak kohe për te ndryshuar status. Ne planin financiar duhet te merrni masa strikte ne mënyrë qe gjendja mos përkeqësohet me tepër.

Virgjeresha

Ata qe janë ne një lidhje nuk do ndihen te qete gjate kësaj dite. Te shumte do jene personat qe do ju thonë histori nga me te ndryshmet ne mënyrë qe t’iu ngrenë dyshimet mbi partnerin. Mos ua bëni qejfin. Për beqaret ka shume mundësi qe një miqësi te përfundojnë ne diçka me shume. Ne lanin financiar duhet te ndërmerrni disa rreziqe qe gjendja me pas te rregullohet.

Peshorja

Do ja njihni te gjitha cilësitë partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe gjithçka do shkoje për mrekulli mes jush. Emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do marrin propozime nga me mbresëlënëset. Gjendja e te ardhurave do vije dalëngadalë duke u përmirësuar dhe kjo edhe pale ndihmës se disa familjareve.

Akrepi

Do ndiheni mjaft xheloze sot pe rate qe keni ne krah dhe kjo mund te nxisë edhe debatet te njëpasnjëshme. Asgjë nuk ka për te ecur si e kishit ëndërruar. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar një lidhje dhe do ju bien me shkelm edhe mundësive te mira qe do iu jepen. Ne planin financiar perspektivat janë goxha te mira. Nëse hiqni para mënjanë keni për t’u pasuruar shpejt,

Shigjetari

Do e ngrini ne piedestal gjate kësaj dite partnerin sepse ne fakt ai i meriton te gjitha. Shume gjera kane për te ndryshuar qe sot e tutje. Beqaret do fillojnë aventura kalimtare te cilat do i bëjnë te ndihen mjaft mire. Gjendja e financave do vije dalëngadalë duke u përmirësuar. Do lodheni pak duke marre masa strikte, por rezultati do ju beje te ndiheni te qete.

Bricjapi

Mos ëndërroni gjera te cilat partneri nuk do mund t’ua plotësojë dot sot sepse do lëndoni veten tuaj. Jo gjithçka do jete ne dorën e tij. Beqaret do jene sensuale dhe gati për te pranuar ftesat qe do ju bëhen. Me shume gjase do fillojnë histori te bukura dashurie. Financat nuk do mbeten ne gjendjen qe ishin pasi ndihma e një te afërmi do iu ndihmoje mjaft.

Ujori

Fatmirësisht kjo dite nuk do jete aspak e tensionuar për jetën tuaj sentimentale. Do merreni vesh për çdo gjë me atë qe keni ne krah dhe gjerat do ecin për mrekulli. Beqaret do i mendojnë gjerat me kujdes dhe nuk do nxitohen te fillojnë menjëherë një lidhje. Ne planin financiar bëjini mire llogarite ne mënyrë qe gjendja te mos përkeqësohet.

Peshqit
Duhet te tregoheni sa me besnike gjate kësaj dite me atë qe keni ne krah, përndryshe situata mund t’iu ndërlikohet me tepër nga sa mund ta keni menduar ndonjëherë. Beqaret do kenë një dite shume te zakonshme dhe nuk do arrijnë te krijojnë dot një lidhje. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rëndësishme sepse gjendja do jete goxha e qëndrueshme.

Fluks udhëtimesh gjatë Festës së Pranverës

Fluksi vjetor i udhëtimeve për Festën e Pranverës në Kinë do të fillojë të hënën, me udhëtime ndërrajonale që pritet të arrijnë një rekord prej 9.5 miliardë.

Rritja është nxitur nga kërkesa e mbivendosur për bashkime familjare dhe turizëm gjatë pushimeve më të gjata, thanë analistët.

Udhëtimi rrugor me makina private pritet të mbetet dominues, duke përbërë afërsisht 80 për qind të udhëtimeve ndërrajonale, sipas autoriteteve.

Numri i pasagjerëve të trenave dhe aeroplanëve parashikohet të jetë përkatësisht 540 milionë dhe 95 milionë, me trafikun total dhe flukset maksimale ditore që pritet të tejkalojnë rekordet e mëparshme.

Festa e Pranverës, ose Viti i Ri Kinez, bie më 17 shkurt këtë vit. Pushimet zyrtare zgjatin nëntë ditë, me fluksin e udhëtimeve që zgjat deri më 13 mars.

Meqenëse Festa e Pranverës është një nga rastet më të rëndësishme për ribashkim me familjen, autoritetet po rrisin kapacitetin, veçanërisht në qendrat kryesore të transportit, për të siguruar udhëtim të sigurt e të qetë për të gjithë pasagjerët.

Kërkesa kundër Ols Dados, Administrativja kthen për plotësim padinë e Veliajt

Ndërkohë Gjykata Administrative ka kthyer për plotësime padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kundër institucionit të Presidentit të Republikës dhe prokurorit të posaçëm, Ols Dado.

Sipas burimeve pranë gjykatës, padia është kthyer për shkak se në të rezultojnë si paditës Erion Veliaj dhe Bashkia Tiranë, por nga kjo e fundit nuk ka vulë dhe as numër protokolli. Gjykata ka kthyer padinë për plotësimin e saj për të legjitimuar palët në proces.

Në Administrative Veliaj kërkon deklarimin e pavlefshëm të dekretimit të emërimit në detyrë të prokurorit, Ols Dado, një nga prokurorët e dosjes se tij ne SPAK. Sipas tij emërimi në vitin 2008 është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin.

Veliaj pretendon se Dado është emëruar prokuror pa kryer Shkollën e Magjistraturës dhe se kaluar nga statusi i noterit direkt në atë të prokurorit, pa përmbushur kushtet ligjore.

Pensionistët italianë letër Kryeministrit Rama: Mos na taksoni 15 %

Sipas raportimit të La Repubblica, mes 3,000 pensionistëve italianë që jetojnë në Shqipëri ka shqetësim, ankth dhe frikë për mundësinë e një takse mbi pensionet e tyre, të cilat deri tani nuk janë taksuar. Që prej disa javësh, shumë prej tyre ndiejnë rrezikun e një “goditjeje fiskale”. Më 23 janar, portali AlbanItaly, i drejtuar nga ish-gazetari i RAI Giuseppe Mazzei, ka raportuar mbi këtë situatë.

Një grup i madh pensionistësh ka dërguar letër të hapur kryeministrit Edi Rama, duke shprehur shqetësimin për barrën fiskale të mundshme. Sipas tyre, ata mund të detyrohen të paguajnë taksën bazë të biznesit prej 15% të të ardhurave dhe të plotësojnë deklaratën vendore të të ardhurave, të quajtur “Diva”.

Shqetësimi ka lindur pas ndryshimit të ligjit fiskal në janar 2024. Ligji i vitit 2019 përjashtonte nga taksat shtetasit e BE-së me leje qëndrimi në Shqipëri, përfshirë italianët. Ligji i ri kufizon përjashtimet vetëm te të ardhurat e mbrojtura nga marrëveshjet ndërkombëtare, duke ofruar një mbrojtje më të dobët. Megjithatë, gjatë vitit 2025, administrata tatimore nuk ka kërkuar pagesa nga pensionistët italianë, por frika dhe pasiguria janë rritur.

Pensionistët italianë marrin mesatarisht 3,500 euro në muaj dhe shumë kanë nisur t’u drejtohen CAF-eve dhe Drejtorisë së Tatimeve për sqarime, por informacionet mbeten të pasakta dhe kontradiktore. Sondazhet tregojnë se një taksë 15% mund t’i shtyjë të zhvendosen në vende më miqësore fiskalisht si Sllovakia, Hungaria dhe Kroacia.

Një largim i tillë do të kishte ndikim ekonomik për Shqipërinë, pasi pensionet italiane që hyjnë në vend arrijnë mbi 136 milionë euro në vit, të shpenzuara kryesisht për konsum lokal, qira, supermarketet, restorante dhe mallra të ndryshme.

FOTO / Përleshje në Torino, dhjetëra të plagosur dhe arrestime, Meloni mbledh Qeverinë

Të paktën dy persona janë arrestuar dhe disa të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë pas përleshjeve të dhunshme që shpërthyen gjatë një demonstrate pro-Askatasuna në Torino. Mediat italiane bëjnë të ditur se rreth 10 persona u shoqëruan në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i të plagosurve ka arritur në 103, mes tyre 29 efektivë të forcave të rendit, të cilët u dërguan në spitale të ndryshme të qytetit. Sipas mediave vendase, gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme dhe pritet të dalin nga spitali.

Përleshje në Torino, dhjetëra të plagosur dhe arrestime,

Pas ngjarjes, kryeministrja italiane Giorgia Meloni vizitoi Torinon, ku u takua me efektivët e policisë dhe ushtarakët e përfshirë në përleshje, si edhe me të plagosurit në Spitalin Molinette, në prani të presidentit të Rajonit Piemonte, Alberto Cirio. Ajo bëri të ditur se ka thirrur nesër një mbledhje qeverie për të adresuar kërcënimet e sigurisë.

“Sa i përket Qeverisë, kam thirrur një takim për nesër në mëngjes për të diskutuar kërcënimet e fundit ndaj rendit publik dhe për të vlerësuar dispozitat e reja të dekretit të sigurisë. Do të bëjmë çfarë është e nevojshme për të rivendosur rendin në këtë vend”, shkroi kryeministrja në rrjetet sociale, duke postuar një foto nga vizita e saj në Spitalin Le Molinette në Torino, “për të shprehur, në emër të Italisë, solidaritetin për dy nga oficerët e plagosur në përleshjet e djeshme”.

Përleshje në Torino, dhjetëra të plagosur dhe arrestime,

Ajo theksoi se ngjarjet në Torino nuk mund të konsiderohen protesta, por akte kriminale të organizuara, duke kërkuar një reagim të vendosur nga drejtësia dhe institucionet për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

“Tani do të jem e qartë. Këta nuk janë protestues. Këta janë kriminelë të organizuar. Kur godet dikë me çekiç, e bën këtë duke e ditur se pasojat mund të jenë shumë, shumë serioze. Kjo nuk është protestë, kjo nuk është përplasje. Quhet tentativë vrasjeje. Pres që gjyqësori t’i vlerësojë këto incidente për atë që janë, pa hezitim, duke zbatuar rregullat ekzistuese që lejojnë një përgjigje të vendosur, në mënyrë që të mos ndodhë asgjë kur raportohen ata që janë përgjegjës, siç ka ndodhur për fat të keq shumë herë”, shtoi ajo.

Përleshje në Torino, dhjetëra të plagosur dhe arrestime,

“Nëse policia do t’u ishte përgjigjur sulmuesve, ata do të ishin tashmë nën hetim dhe ka të ngjarë të kishte ndonjë masë paraprake kundër tyre. Por nëse nuk mund t’i mbrojmë ata që na mbrojnë, sundimi i ligjit nuk ekziston.”

Kievi në terr në mes të ftohtit: Paraliza energjetike godet Ukrainën para negociatave në Abu Dhabi

Pavarësisht premtimeve për një armëpushim energjetik, Ukraina është zgjuar në një makth të vërtetë blackout-i që ka paralizuar kryeqytetin dhe qytete të tjera të mëdha.

Ajo që duhej të ishte një ditë e qetë, pas dakordësisë mes Vladimir Putinit dhe Donald Trump, u kthye në një kaos total ku që nga ora 09:00 e mëngjesit Kievi mbeti pa energji elektrike, pa semaforë dhe me metronë e bllokuar.

Situata u rëndua më tej kur u ndalën sistemet e ngrohjes qendrore në temperaturat që shënonin minus 15 gradë, ndërsa mungesa e ujit dhe energjisë u shtri me shpejtësi edhe në Kharkiv, Zhytomyr dhe Odesa. Efekti zinxhir preku madje edhe Moldavinë e Rumaninë, duke nxjerrë jashtë funksioni sistemet kompjuterike në pikat kufitare.

Edhe pse gjatë natës Rusia lëshoi rreth 85 dronë pa goditur drejtpërdrejt rrjetin, autoritetet ukrainase sqaruan se bëhej fjalë për një defekt të rëndë teknik që shkaktoi shkëputjen e linjave me vendet fqinje. Inxhinierët vendas theksojnë se katër vite bombardime të vazhdueshme i kanë dobësuar aq shumë centralet dhe rrjetin e shpërndarjes, saqë kolapse të tilla janë tashmë të pashmangshme.

Ndërkohë që defektet u riparuan gjatë mbrëmjes, frika mbetet e lartë pasi në mesnatë përfundon afati i armëpushimit të premtuar dhe bombat mund të rinisin, teksa Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike paralajmëron për rreziqe në centralet e dëmtuara nga lufta.

Në planin diplomatik, vëmendja është kthyer nga Abu Dhabi, ku pritet të rinisin takimet direkte mes delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës për të diskutuar procesin e paqes. Ky zhvillim vjen pas bisedimeve përgatitore në Miami mes përfaqësuesve rusë dhe amerikanë, të cilët u shprehën optimistë për hapat e parë dhe marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.

Megjithatë, presidenti Volodymyr Zelensky mbetet i prerë në qëndrimin e tij, duke insistuar se Ukraina nuk duhet të lihet anash në këto bisedime. Sipas tij, asnjë marrëveshje nuk mund të arrihet pa një takim kokë më kokë mes tij dhe Putinit, duke kërkuar kontroll të plotë mbi fatin e negociatave.

VIDEO / Deti rrit nivelin mbi 1 metër në Radhimë, peshqit dalin në tokë

Një baticë e fortë e pazakontë është shfaqur në orët e para të mëngjesit (rreth orës 02:45) në gjirin e Vlorës. Uji i detit ka avancuar drejt tokës duke depërtuar në disa zona pranë qendrës së peshkimit në Radhimë, ndërsa varkat e ankoruara janë tendosur fort nga litarët për shkak të ngritjes së menjëhershme të nivelit të detit.

Uji ka vërshuar edhe në magazinat pranë portit të peshkimit, duke krijuar një situatë shqetësuese, duke prekur mjetet dhe pajisjet e punës së peshkatarëve.

Rritja e nivelit të detit ka qenë dukshëm më e madhe se baticat e zakonshme, duke arritur gati në 1 metër, madje edhe më shumë. Një tjetër element shqetësues ka qenë edhe fakti se disa peshq janë parë të dalë në tokë, një fenomen që zakonisht ndodh gjatë detit të trazuar ose ndryshimeve të forta të nivelit të ujit.

Zakonisht niveli i baticës dhe zbaticës është 40–60 centimetra, por A2 CNN raporton se këtë herë ka qenë afro 1 metër.

Bllokohet rruga në Librazhd, policia apel qytetarëve: Shmangni udhëtimin drejt Korçës ose anasjelltas

Rruga Librazhd-Qafë Thanë është bllokuar në të dyja drejtimet. Shkak është bërë një rrëshqitje e masivit të dheut dhe e gurëve nga mali në vendin e quajtur Dragostunjë.

“Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në këtë zonë dhe po bashkëpunojnë me firmën kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve për pastrimin në një kohë sa më të shpejtë të aksit rrugor me qëllim fillimin e lëvizjes së automjeteve”, njoftoi policia.

Uniformat blu i bëjnë thirrje qytetarëve që duan të shkojnë drejt Korçës ose anasjelltas të shmangin lëvizjen deri në një njoftim të dytë për hapjen e rrugës.

Veliaj lihet në paraburgim, avokati: Nuk ka rrezik për prishjen e provave, por gjykata nuk mendon kështu

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Avokati i Veliaj për seancën e sotme, Sokrat Gjermeni tha se kishte kërkuar masa më të lehta, si detyrim paraqitjeje pesë herë në javë, garanci pasurore dhe ndalim i daljes jashtë shtetit, duke argumentuar se nuk ekziston rrezik për prishjen e provave, pasi çështja tashmë ka kaluar për gjykim.

Avokati deklaroi se logjika e prokurorisë, sipas të cilës provat mund të manipuloheshin, nuk qëndron.

“Logjika e prokurorisë ishte se provat sërish mund të manipuloheshin. Ne nuk jemi dakord me këtë logjikë, pasi provat sidomos ato shkresore janë të tilla që nuk mund të ndryshohen. Por edhe për dëshmitarët nuk mund të ndryshojnë dëshmitë e tyre pasi kjo do të përbënte për ta vepër penale. U kërkuan masa më të lehta si detyrim paraqitje 5 herë në javë, garancia pasurore, ndalim i daljes jashtë shtetit, por gjykata nuk mendoi kështu”, tha avokati.

Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej datës 10 shkurt 2025. Ai akuzohet për përfshirje në disa raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, në bashkëpunim me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, si dhe me disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës.

❌