❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

13:45 Përmbytjet në Durrës/ Prokuroria sekuestron dokumentet e tenderit për rehabilitimin e lumit Erzen

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar dokumentet e tenderit për rehabilitimin e lumit Erzen. Sipas prokurorisë, ndërhyrjet në argjinaturë janë kryer pa studim apo leje.

Në reagimin e Prokurorisë thuhet se kjo ndërhyrje ka sjellë dhe përmbytjet në Sukth dhe në njësinë administrative Katund i ri.

Sipas Prokurorisë së Durrësit për nevoja të hetimit duhet të bëhet sekuestrimi i:

1- Dokumentacioni i procedurĂ«s sĂ« prokurimit, zbatimit dhe marrjes nĂ« dorĂ«zim pĂ«r objektin “Rehabilitim i argjinaturĂ«s, ngritjes sĂ« bankinĂ«s dhe sistemimi i argjinaturĂ«s sĂ« lumit “Erzen”.

2- Dokumentacioni tekniko-ligjor i tĂ« gjithĂ« procedurĂ«s sĂ« lejes sĂ« ndĂ«rtimit pĂ«r objektin “Rehabilitim i argjinaturĂ«s, ngritjes sĂ« bankinĂ«s dhe sistemim i argjinaturĂ«s sĂ« lumit “Erzen”,

Në vijim, Prokuroria e Durrësit ka vendosur të kryejë:

1. Të bëj sekuestrimin pranë Bashkisë Durrës, sa më poshtë vijon:

1.1- Dokumentacioni i procedurĂ«s sĂ« prokurimit, zbatimit dhe marrjes nĂ« dorĂ«zim pĂ«r objektin “Rehabilitim i argjinaturĂ«s, ngritjes sĂ« bankinĂ«s dhe sistemimi i argjinaturĂ«s sĂ« lumit “Erzen”.

Dokumentacioni tekniko-ligjor i tĂ« gjithĂ« procedurĂ«s sĂ« lejes sĂ« ndĂ«rtimit pĂ«r objektin “Rehabilitim i argjinaturĂ«s, ngritjes sĂ« bankinĂ«s dhe sistemim i argjinaturĂ«s sĂ« lumit “Erzen”.

2. NjĂ« kopje e vendimit te sekuestrimit t’i vihet nĂ« dispozicion personit pĂ«rgjegjĂ«s pranĂ« BashkisĂ« DurrĂ«s.

3. Sekuestrimi i dokumentave të kryhet nga oficeri i policisë gjyqësore Erind Gjoni.

4. PĂ«r dokumentimin e zbatimit tĂ« kĂ«tij vendimi tĂ« hartohet procesverbali pĂ«rkatĂ«s, njĂ« kopje e tĂ« cilit, bashkĂ« me dokumentet pĂ«rkatĂ«se duhet t’i bashkĂ«ngjitet fashikullit tĂ« prokurorit.

5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës nga i/pandehuri apo personi/subjekti të cilët i janë sekuestruar dokumentet provë materiale./kb

Përmbytjet në Durrës/ Prokuroria sekuestron dokumentet e tenderit

13:30 KundĂ«r projektit “TID”/ BanorĂ«t e DurrĂ«sit, protestĂ« para bashkisĂ«: Nuk i lĂ«shojmĂ« banesat tona

BanorĂ«t e DurrĂ«sit kanĂ« protestuar ditĂ«n e sotme para bashkisĂ« kundĂ«r projektit “TID”, pĂ«r rijetĂ«zimin dhe rikualifikimin urban tĂ« disa zonave tĂ« qytetit.

Banorët janë shprehur kundër projektit dhe kanë paralajmëruar se nuk do të largohen nga banesat e tyre, për të cilat thanë se janë mbi 100-vjeçare.

“Ne jemi njoftuar gojarisht tĂ« aplikojmĂ« pĂ«r banesa sociale. Ne ndihemi tĂ« poshtĂ«ruar dhe ndihemi si plaçka. Nuk na intereson vlera e banesĂ«s qĂ« do tĂ« na japin. ShtĂ«pinĂ« tonĂ« nuk e lĂ«shojmĂ«. Jemi kundĂ«r shembjes sĂ« banesave tona qĂ« janĂ« mbi 100-vjeçare. TĂ« prishĂ«sh kĂ«to banesa do tĂ« thotĂ« tĂ« zhdukĂ«sh historinĂ« e qytetit”, u shpreh ajo.

Një tjetër banore shtoi më tej se kërkojnë komision hetimor, ndërsa bëri përgjegjëse për situatën, kryetaren e bashkisë, Emirjana Sakon.

“Jemi kĂ«tu t’i themi bashkisĂ« qĂ« nuk jemi ne pĂ«r shtĂ«pi sociale. Ne nuk jemi dakord me planin. Ne kemi kĂ«rkuar komisionin hetimor dhe kĂ«to nuk e pranojnĂ«. UnĂ« bĂ«j pĂ«rgjegjĂ«se kryetaren e bashkisĂ«, Emirjana Sakon. Nuk ka tĂ« drejtĂ« tĂ« nxjerrĂ« njerĂ«z pĂ«r t’u informuar nĂ«se jemi apo jo nĂ« shtĂ«pitĂ« tona. TĂ« ngrenĂ« urgjent komisionin hetimor. Jemi kundĂ«r kĂ«tij projekti dhe shtĂ«pive sociale”, tha banorja.

BanorĂ«ve nĂ« protestĂ« u Ă«shtĂ« bashkuar edhe deputeti i PartisĂ« Demokratike, Igli Cara. Ai tha se lagjja ku Ă«shtĂ« parashikuar tĂ« zhvillohet projekti Ă«shtĂ« njĂ« lagje autoktone, ndĂ«rsa theksoi se pronat nuk mund t’i merren askujt.

“I bashkĂ«ngjitem protestĂ«s sĂ« banorĂ«ve. Kjo çështje nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m e banorĂ«ve, por e gjithĂ« DurrĂ«sit. Kur flasim pĂ«r njĂ« lagje autoktone Ă«shtĂ« njĂ« pronĂ« edhe e qytetit tĂ« DurrĂ«sit edhe kombĂ«tare. Pronat nuk mund t’i merren askujt. TĂ« flasĂ«sh pĂ«r TID duhet trajtuar mĂ« gjerĂ«. ËshtĂ« projekt zhvillimi, por nĂ«se nĂ« emĂ«r tĂ« zhvillimit ka abuzim ne do tĂ« reagojmĂ«. Vjen TID, por kush janĂ« aktorĂ«t nĂ« kĂ«tĂ« çështje. Po nĂ« finale, çfarĂ« do tĂ« merret? Kur jepet njĂ« proces zhvillimi duhet dhĂ«nĂ« dhe njĂ« vlerĂ« e projektit”, tha Cara. /Kb

13:15 Ortekët në aksin Qafë Thore-Theth/ ARRSH apel drejtuesve të mjeteve

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë një njoftim të rëndësishëm në lidhje me bllokimin e aksit Qafë Thore-Theth nga rënia e ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike.

ARRSH ka bërë me dije se, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.

ARRSH iu ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.

“NJOFTIM

Si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike të aksit Qafë Thore-Theth, rruga është bllokuar plotësisht.

Për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.

U bĂ«jmĂ« thirrje drejtuesve tĂ« mjeteve tĂ« respektojnĂ« sinjalistikĂ«n, tĂ« shmangin kĂ«tĂ« aks dhe tĂ« ndjekin njoftimet zyrtare pĂ«r pĂ«rditĂ«sime tĂ« mĂ«tejshme”, thuhet nĂ« njoftimin e ARRSH-sĂ«./Kb

13:00 “Mendon pĂ«r mua
 tĂ« dua”, zbulohen mesazhe dashurie dhe lufte tĂ« vikingĂ«ve

Mbishkrime runike nga epoka vikinge vazhdojnë të dalin në dritë në Suedi edhe pas 1000 vjetësh, duke zbuluar histori personale dashurie, humbjeje dhe betejash, të gdhendura në gur.

Një gur i zakonshëm në një fermë në jug të Stokholmit ishte menduar të përdorej si prag dere. Por kur u kthye përmbys, zbuloi rreshta shenjash të lashta: runa vikinge. Thirrur në vendngjarje, eksperti suedez i runeve, Magnus KÀllström, lexoi me zë të lartë një mesazh që nuk ishte dëgjuar prej afro 1000 vjetësh:

Zbulime të tilla nuk janë të rralla në Suedi dhe vendet e tjera skandinave. Gurë runikë dalin në pah gjatë punimeve në ara, ndërtimit të rrugëve apo korsive të biçikletave. Disa prej tyre datojnë deri në 2.000 vjet më parë, si një gur i zbuluar në Norvegji në vitin 2023.

Me kalimin e shekujve, shumë gurë janë përdorur si material ndërtimi, janë thyer për themele shtëpish apo janë mbuluar nën pragje kishash, pa u kuptuar vlera e tyre historike.

Fjala runĂ« vjen nga norvegjishtja e vjetĂ«r rĂșn, qĂ« do tĂ« thotĂ« “sekret”. Shkrimi runik u shfaq nĂ« EuropĂ«n Veriore rreth 2 mijĂ« vjet mĂ« parĂ« dhe pĂ«rbĂ«hej nga 24, mĂ« vonĂ« 16 shkronja. Ai u pĂ«rdor nga vikingĂ«t pĂ«r tĂ« shkruar mesazhe nĂ« dru, kockĂ«, vegla pune dhe sidomos nĂ« gurĂ«.

Runat nuk shërbenin vetëm për përkujtim. Janë gjetur edhe mesazhe dashurie, shaka, enigma dhe lojëra fjalësh. Një mbishkrim i shekullit XI thotë: Mendon për mua, mendoj për ty, më do, të dua.

GurĂ«t runikĂ« shĂ«rbenin kryesisht si gurĂ« pĂ«rkujtimorĂ«, tĂ« vendosur nĂ« vende publike ku kalonin njerĂ«zit. Sipas studiuesve, ata funksiononin si njĂ« formĂ« komunikimi publik, aq sa janĂ« quajtur “rrjetet sociale tĂ« epokĂ«s vikinge”.

Megjithatë, porositja e një guri ishte e kushtueshme dhe zakonisht bëhej nga familje me status shoqëror. Shumë prej tyre u ngritën në periudhën kur krishterimi po përhapej në Skandinavi dhe përmbajnë kryqe apo lutje për shpirtin e të ndjerit.

Sot njihen rreth 7 mijë mbishkrime runike në botë, të gjetura nga Skandinavia deri në Britaninë e Madhe, Grenlandë e madje Turqi. Njëri prej më të famshmëve është guri i Rökut në Suedi, me tekstin runik më të gjatë në botë.

Studiuesit besojnë se ky gur nuk flet vetëm për mite dhe heronj, por edhe për frikën nga moti ekstrem dhe ndryshimet klimatike, një shqetësim që, sipas tyre, ka ekzistuar shumë kohë përpara botës moderne.

Edhe sot, runat përdoren në art, dizajn dhe kultura popullore, por kanë edhe një anë të errët: përvetësimin nga ideologji ekstremiste. Megjithatë, për studiuesit, ato mbeten mbi të gjitha dëshmi të jetës së përditshme të njerëzve që jetuan një mijë vjet më parë.

Guri i zbuluar nga fermeri tashmë është vendosur në një hapësirë publike dhe është i ekspozuar për vizitorët. Mesazhi i tij, i heshtur për një mijëvjeçar, po lexohet sërish si një zë i largët që ende ka diçka për të thënë./kb

12:45 Arrestohet njeriu i besuar i Maduros, do të ekstradohet në SHBA

ËshtĂ« arrestuar sĂ«rish Alex Saab, aleati i ngushtĂ« i ish-presidentit NicolĂĄs Maduro, gjatĂ« njĂ« operacioni tĂ« pĂ«rbashkĂ«t mes SHBA-ve dhe VenezuelĂ«s.

Lajmi u bĂ« i ditur nga njĂ« zyrtar i lartĂ« amerikan, i cili konfirmoi se 54-vjeçari pritet tĂ« ekstradohet drejt Shteteve tĂ« Bashkuara nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim. BashkĂ« me tĂ«, nĂ« kĂ«tĂ« aksion u prangos edhe Raul Gorrin, pronari i rrjetit televiziv “Globovision”.

MegjithatĂ«, arrestimi Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar me paqartĂ«si dhe reagime kontradiktore. Avokati i Saab, Luigi Giuliano, i quajti raportimet “lajme tĂ« rreme”, ndĂ«rsa gazetarĂ« pranĂ« qeverisĂ« nĂ« VenezuelĂ« gjithashtu e mohuan ngjarjen./kb

12:30 Barnat antitumorale të skaduara në QSUNT/ Rrezikojnë vijimin e trajtimeve për pacientët me kancer

Kontrolli i LartĂ« i Shtetit ka zbuluar probleme tĂ« shumta nĂ« menaxhimin e barnave antitumorale nĂ« QendrĂ«n Spitalore Universitare “NĂ«nĂ« Tereza”.

Sipas raportit “tĂ« auditimit tematik 2025 mbi disponibilitetin e barnave pĂ«r trajtimin e sĂ«mundjeve tumorale”, shumĂ« barna kanĂ« skaduar, por ende figurojnĂ« nĂ« sistemin elektronik tĂ« inventarit tĂ« FarmacisĂ« Qendrore, duke rritur artificialisht gjendjen e barnave dhe duke rrezikuar vijimin e trajtimeve pĂ«r pacientĂ«t me sĂ«mundje tumorale.

Ndër të tjera, në raport merren shembuj të rasteve konkrete të ilaçeve të skaduara.

Nënvizohet se: 19 flakonë Ifosfamide 1 g dhe 602 flakonë Methotrexate në dy formëdoza: Solution for injection and infusion x 500 mg (në 10ml ose 20ml) me 372 flakonë dhe Solution for injection x 50 mg / 2 ml me 230 flakonë, pavarësisht se kanë skaduar rezultojnë ende në sistemin Pentaho duke paraqitur risk për mbajtjen e stoqeve të skaduara në sistem dhe duke rritur artificialisht gjendjen e barnave në sistem, pavarësisht përcaktimeve të nenit 4 të kontratave të furnizimit. Për barin Ifosfamide 1 g, që prej datës 28.08.2024 deri në 01.05.2025 gjendja progresive është 19 njësi në DMM. Pavarësisht se gjendja paraqitet 19 njësi, nga verifikimi në sistem rezultoi se kjo sasi i përket lotit L01AA06 me nr. serial 28E8 dhe datë skadence 28.02.2019.

Barnat antitumorale të skaduara në QSUNT/ Rrezikojnë vijimin e

Pra, praktikisht gjendja faktike në DMM që nga data 28.08.2024 ka qenë 0 (zero). Po ashtu, për Methotrexate, në dy formëdoza, auditimi evidenton një total prej 602 flakonësh që kanë skaduar: 372 flakonë 500 mg dhe 230 flakonë 50 mg/2 ml.

Kontrolli i Lartë i Shtetit thekson se gjendjet e barnave të skaduara nuk janë vetëm një informacion statistikor, por tregojnë boshllëqe në menaxhimin e inventarit.

 “Edhe nĂ«se barnat e skaduara nuk mund tĂ« pĂ«rdoren nga operatorĂ«t nĂ« procesin e shkarkimit, prania e tyre nĂ« stok sjell pasoja negative, duke rritur artificialisht gjendjen dhe duke ngadalĂ«suar qarkullimin efikas tĂ« barnave. Kjo situatĂ« mund tĂ« shkaktojĂ« mungesa tĂ« barnave tĂ« nevojshme pĂ«r trajtim, duke ndikuar drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« shĂ«rbimin ndaj pacientĂ«ve,”- nĂ«nvizohet nĂ« raportin e KLSH-sĂ«.

Raporti gjithashtu evidenton dobësitë në kontrata dhe menaxhim.

“ShoqĂ«ria furnitore nuk mund tĂ« ketĂ« informacion nĂ«se barnat e furnizuar janĂ« pĂ«rdorur apo jo dhe nĂ«se po u afrohet afati i skadencĂ«s. NĂ« kĂ«to kushte, mbetet detyrĂ« e QSUNT-sĂ« njoftimi i shoqĂ«risĂ« furnitore pĂ«r tĂ«rheqjen e kĂ«tyre barnave, ku njoftimi duhet tĂ« kryhet brenda afatit tĂ« kontratĂ«s,”- thekson raporti.

Barnat antitumorale të skaduara në QSUNT/ Rrezikojnë vijimin e

Auditimi zbulon gjithashtu se buxheti i akorduar për barna është i pamjaftueshëm, duke rritur riskun e mungesës së barnave dhe ndërprerjes së terapiave.

Barnat antitumorale të skaduara në QSUNT/ Rrezikojnë vijimin e

Sipas KLSH-së, buxheti i akorduar për sektorin shëndetësor, përkatësisht për barna, rezulton i nënfinancuar, çka sjell riskun e mungesës së barnave e për pasojë edhe vijimin e terapive në përputhje me protokollet e trajtimit të sëmundjeve.

KLSH rekomandon që drejtori i Përgjithshëm i QSUNT-së të marrë masa për ngritjen e një grupi pune për verifikimin e të gjitha barnave të përdorura në trajtimin e sëmundjeve tumorale që rezultojnë të skaduara, me qëllim nxjerrjen e përgjegjësive për mosrespektimin e kontratave dhe asgjësimin e sasive të barnave të skaduara.

Auditimi sugjeron përmirësimin e procedurave për planifikimin 24-mujor të barnave dhe njoftimin e furnitorëve për barnat që afrojnë në skadencë, për të garantuar zëvendësimin me barna të vlefshme.

Barnat antitumorale të skaduara në QSUNT/ Rrezikojnë vijimin e

KLSH nënvizon se menaxhimi i dobët i barnave antitumorale dhe mungesa e mekanizmave efektivë për tërheqjen e barnave të skaduara rrezikon drejtpërdrejt jetën e pacientëve me kancer, duke krijuar një situatë kritike në QSUNT që kërkon masa urgjente./Burimi: CNA/kb

 

12:15 Intervista me Regjisorin Donard Hasani/ “Nuk dĂ«gjoj, nuk shikoj, nuk flas”, vepra mĂ« e vĂ«shtirĂ« e karrierĂ«s time”

Bisedoi ARTUR  AJAZI

Prej disa ditĂ«sh, ka nisur nga puna nĂ« Teatrin “skampa” komedia mĂ« e re, “Nuk dĂ«gjoj, nuk shikoj, nuk flas”, tre burra , dhe njĂ« dashuri e pamundur. Komedia ka  regjisor Donard Hasanin, me aktorĂ«t e njohur, LaertVasili, Helidon Fino, Hervin Çuli, Atalanta Kercyku, dhe me skenografi Laedja Hajdari.

Z. Hasani pse zgjodhët Elbasanin për komedinë tuaj?

PĂ«rgjigje– UnĂ« si regjisor dhe teatri i Elbasanit kemi njĂ«histori tĂ« gjatĂ« bashkĂ«punimi. Kam vĂ«nĂ« nĂ« TeatrinSkampa rreth gjashtĂ« premiera nĂ« vite tĂ« ndryshme. E Fundit para dy vitesh. E solla komedinĂ« nĂ« kĂ«tĂ« qytetsepse tashmĂ« e njoh tipologjinĂ« e spektatorit, e vlerĂ«sojreagimin e tij, dhe kuptoj kĂ«rkesat qĂ« ka. Ky teatĂ«rĂ«shtĂ« nga teatrot e rralla nĂ« ShqipĂ«ri qĂ« funksionon mĂ«sĂ« miri me tĂ« gjitha strukturat e nevojshme qĂ« duhet tĂ«ketĂ« njĂ« institucion i niveleve tĂ« tilla. Gjithashtu, pĂ«rkĂ«tĂ« vepĂ«r gjeta mbĂ«shtetjen e plotĂ« dhebashkĂ«punimin e duhur nga drejtuesi i kĂ«tj institucionizoti Kapaj.

NĂ« ç’realitet apo situatĂ« Ă«shtĂ« shkruar e frymĂ«zuar kjokomedi?

PĂ«rgjigje– Komedia “Nuk dĂ«gjoj, nuk shikoj, nuk flas” ka pĂ«r autor njĂ« nga figurat mĂ« tĂ« shquara tĂ«dramaturgjisĂ« bashkĂ«kohore greke Jorgo Theodosiadis. NĂ« shkollĂ«n e ngritur prej tij kishte njĂ« student aktrimime nĂ«nĂ«n tĂ« verbĂ«r. NĂ« kĂ«to kushte ai bashkĂ« me dystudent tĂ« tjerĂ« i sollĂ«n si detyrĂ« kursi njĂ« rrethanĂ« me kĂ«to tre karaktere. KĂ«tu lindi dhe ideja e autorit qĂ« tĂ«shkruante kĂ«tĂ« vepĂ«r.

Cila është sfida e realizimit të kësaj vepre ?

PĂ«rgjigje–   ËshtĂ«   vepra   mĂ«   e   vĂ«shtirĂ«   nĂ«   gjithĂ«   karrjerĂ«n   time   profesionale.   AktorĂ«t   qĂ«interpretojnĂ«  janĂ«   Hervin Çuli,  Helidon   Fino,  Laert Vasili   dhe   Atalanta KĂ«rçyku.   AktorĂ«t   nĂ«profesionin e tyre veprojnĂ« nĂ«pĂ«rmjet dĂ«gjimit, shikimit dhe falĂ«s. Me anĂ« tĂ« kĂ«tyre mjeteve atakomunikojnĂ« me publikun. Imagjinoni tani njĂ« shfaqjeqĂ« nuk i ka kĂ«to elemente pĂ«rgjatĂ« gjithĂ« kohĂ«s sĂ«veprimit skenik. Paganini mbahet mend edhe pse i ra vijolinĂ«s me njĂ« tel mĂ« pak. KĂ«ta aktorĂ« do tĂ« mbahenmend nĂ« kĂ«tĂ« vepĂ«r sepse veprojnĂ« nĂ« skenĂ« gjithashtume njĂ« “tel” mĂ« pak.

ÇfarĂ« do tĂ« donit ju, qĂ« publiku tĂ« merte me vete kur tĂ«dalĂ« nga salla e Teatrit Skampa pasi ka parĂ« komedinĂ«?

Do   të   doja   që   publiku   pas   shfaqjes, të  dilte   i   kënaqur   estetikisht,   i   relaksuar emocionalisht dhe irelaktuar në lidhje me personat që vuajnë cilësitë e personazheve./kb

12:05 Sondazhi: 90% e shqiptarëve i duan pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve ashtu siç janë ose më të ulëta

Last Updated on 05/02/2026 by Kesjana

Javanews angazhoi sondazhistin e njohur Eduard Zaloshnja për të kryer një sondazh për opinionin e shqiptarëve rreth pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS krejt te rastësishme në gjithë territorin e vendit dhe u plotësua në mënyrë anonime nga të anketuarit.

Kampioni: 1158 të anketuar, i ripeshuar statistikisht për të përfaqësuar sa më afërsisht 1.9 milionë banorët e rritur të vendit, gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht.

Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/-2.8%

SHËNIM: Tek 9.9-pĂ«rqindĂ«shi mbizotĂ«rojnĂ« tĂ« anketuar qĂ« votuan pĂ«r PD-ASHM mĂ« 11 maj 2025 (ndoshta pĂ«r inat tĂ« Kryeministrit); tek 73.2-pĂ«rqindĂ«shi ka njĂ« pĂ«rzjerje votuesish tĂ« tĂ« gjitha partive, si dhe mosvotuesish; tek 16.9-pĂ«rqindĂ«shi mbizotĂ«rojnĂ« tĂ« anketuar qĂ« votuan pĂ«r PS-nĂ« mĂ« 11 maj/kb

12:00 Tronditëse në Australi, një 27-vjeçar akuzohet për abuzim seksual ndaj 459 fëmijëve

Një 27-vjeçar në Australi është akuzuar për qindra vepra penale që lidhen me abuzimin seksual të fëmijëve, pasi dyshohet se ka shënjestruar fëmijë përmes rrjeteve sociale dhe platformave të lojërave online.

I dyshuari, i cili ndodhet në paraburgim që nga shkurti i vitit të kaluar, përballet me 596 akuza, pasi hetuesit gjetën mbi 23 mijë video dhe imazhe me përmbajtje abuzive në pajisjet e tij elektronike. Sipas policisë, materialet lidhen me 459 viktima në Australi dhe 15 vende të tjera.

Deri më tani janë identifikuar 360 viktima, mbi 200 prej tyre në Australi. Shumica janë djem të moshës nga shtatë deri në 15 vjeç, ndërsa pjesa tjetër ndodhet kryesisht në vende anglishtfolëse.

Policia bĂ«ri tĂ« ditur se i dyshuari ka vepruar gjatĂ« periudhĂ«s 2018–2025, duke krijuar profile tĂ« rreme online dhe duke u paraqitur si person i gjinive tĂ« ndryshme pĂ«r tĂ« fituar besimin e fĂ«mijĂ«ve. Ai dyshohet se ka pĂ«rdorur metoda joshjeje, presioni dhe kĂ«rcĂ«nimi pĂ«r t’i detyruar viktimat tĂ« dĂ«rgonin materiale me pĂ«rmbajtje seksuale.

Autoritetet po bashkĂ«punojnĂ« me partnerĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ« pĂ«r tĂ« identifikuar viktimat e mbetura dhe pĂ«r t’u siguruar atyre mbĂ«shtetjen e nevojshme.

Akuzat përfshijnë prodhimin dhe shpërndarjen e materialeve abuzive ndaj fëmijëve, rekrutimin e të miturve përmes shërbimeve të komunikimit online dhe përfshirjen në veprimtari seksuale me fëmijë në internet. I dyshuari pritet të dalë para gjykatës të enjten./kb

11:45 Rusia teston krahun lindor të NATO-s/ SHBA miraton fonde për shtetet baltike

Kongresi i Shteteve të Bashkuara e ka miratuar një fond prej 200 milionë dollarëve si asistencë sigurie për shtetet e Baltikut, teksa intensifikohet aktiviteti rus në krahun lindor të NATO-s.

Fondet, që janë miratuar këtë javë në kuadër të shpenzimeve për vitin fiskal 2026, garantojnë fonde për Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë nën Iniciativën për Siguri të Baltikut.

Paketa prej 838.7 milionĂ« dollarĂ«ve, e nĂ«nshkruar nga presidenti amerikan, Donald Trump, mĂ« 3 shkurt, parasheh rritje tĂ« bashkĂ«punimit me tri shtetet baltike, pavarĂ«sisht pĂ«rpjekjeve tĂ« kaluara tĂ« Pentagonit pĂ«r t’i eliminuar ato.

Rreth 10 milionë dollarë shtesë i janë ndarë Estonisë nga programin për financim të ushtrive të huaja, fonde të cilat Tallini i ka përdorur më parë për të blerë pajisje HIMARS, raketa Javelin dhe predha artilerie të kalibrit të madh.

“Ky Ă«shtĂ« parandalim shumĂ« i mirĂ« pĂ«r aleatĂ«t tanĂ« tĂ« Baltikut”, ka thĂ«nĂ« kongresisti Don Bacon nĂ« disa pĂ«rgjigje pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Ai ka thënë se kjo çështje është kthyer në prioritet pasi Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka dhënë sinjale për ndalje të fondeve për programin.

“Kongresi Ă«shtĂ« i pĂ«rkushtuar pĂ«r aleancĂ« tĂ« fuqishme tĂ« NATO-s dhe ne e dimĂ« qĂ« duhet vĂ«mendje mĂ« e madhe sa i pĂ«rket Baltikut”, ka thĂ«nĂ« ai, duke shtuar se historia Ă«shtĂ« dĂ«shmi pĂ«r rrezikun qĂ« kanoset nga braktisja e angazhimeve globale.

“Shumica nĂ« Kongres janĂ« tĂ« pĂ«rkushtuar pĂ«r NATO-n dhe ne e dimĂ« qĂ« kemi nevojĂ« pĂ«r miq pĂ«r ta luftuar KinĂ«n, RusinĂ« dhe Iranin. Nuk mund ta bĂ«jmĂ« vetĂ«. Amerika vetĂ«m Ă«shtĂ« njĂ« AmerikĂ« e dobĂ«suar”, ka thĂ«nĂ« Bacon.

Tri shtetet baltike, të gjitha anëtare të NATO-s dhe mbështetëse të Ukrainës, kanë parë shkelje të hapësirave të tyre territoriale nga aeroplanët dhe dronët rusë në muajt e fundit.

Bacon ka thënë se lufta e Rusisë kundër Ukrainës, që shpejt po hyn në vitin e pestë, është kërcënim përtej kufijve të Ukrainës. Ai ka thënë se mënyra se si përfundon konflikti, më i përgjakshmi në Evropë prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, do të formësojë ambientin e sigurisë për shtetet baltike dhe fqinjët tjerë më të brishtë.

“NĂ«se Ukraina humb, atĂ«herĂ« duhet ta dimĂ« qĂ« Moldavia do tĂ« jetĂ« e radhĂ«s”, ka thĂ«nĂ« ai.

“Ne nuk duhet tĂ« jemi neutralĂ«. Ne duhet tĂ« qĂ«ndrojmĂ« nĂ« anĂ«n e lirisĂ« dhe kundĂ«r njĂ« banditi diktator”.

Për shtetet baltike, miratimi i fondeve shkon përtej vendimeve buxhetore.

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Kestutis Budrys, i ka thënë Radios Evropa e Lirë më 4 shkurt se vendimi vërteton se ky rajon përbën linjën e frontit të NATO-s. Budrys i ka përmendur edhe rreziqet tjera që i kanosen rajonit, përfshirë operacionet hibride ruse dhe bjelloruse.

Kristen Taylor, nga Iniciativa pĂ«r Siguri Transatlantike nĂ« KĂ«shillin Atlantik, i ka thĂ«nĂ« Radios Evropa e LirĂ« se legjislacioni Ă«shtĂ« miratuar nĂ« kohĂ«n e urgjencĂ«s nĂ« rritje, pĂ«r shkak tĂ« aktivitetit rus. Sipas saj, ky financim Ă«shtĂ« miratuar pĂ«r t’i rritur kapacitetet ushtarake pĂ«r aleatĂ«t e Baltikut. /REL/kb

11:30 Hakerimi i SPAK-ut, paraqitet në GJKKO ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Gazetarja e Klan News Glidona Daci raporton se ai është paraqitur për zhvillimin e seancës paraprake lidhur me çështjen e hakerimit të e-maileve zyrtare të prokurorëve të SPAK në mars të vitit të shkuar.

Kujtojmë se sulmi kibernetik ndodhi në mars të 2025-ës, ndërsa procedimi penal është regjistruar 2 muaj më vonë. Sipas asaj që u raportua asokohe, autorët kishin arritur të kishin në dorë disa adresa e-maili të prokurorëve të SPAK.

Nga hetimet e SPAK-ut, rezulton se personat e përfshirë dyshohet se kanë tentuar të ndërhyjnë në kompjuterët e tre prokurorëve të posaçëm, Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini, me synimin për të siguruar të dhëna sensitive. Sipas Prokurorisë së Posaçme, tentativa për depërtim në sistemin e brendshëm të IT-së ka dështuar dhe hakerët nuk kanë arritur të hyjnë në databazat kryesore të institucionit.

Megjithatë, dyshohet se disa nga dokumentet e përfituara janë shpërndarë tek persona të tjerë, mes të cilëve edhe dy gazetarë.

Tre persona janë marrë të pandehur lidhur me këtë çështje, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, ish-punonjësi i IMT-së, Arnold Rrokaj dhe ish-zyrtari i burgut të Vlorës, Zambak Gjoni. Sipas hetimeve, Rrokaj ishte i pari që pati akses te materialet hetimore. Ai bashkë me Gjonin u identifikuan brenda 24 orëve dhe u arrestuan menjëherë duke parandaluar kështu dhe shpërndarjen e mëtejshme të materialeve hetimore./kb

11:15 Sekuestrimi i sendeve personale/ Apeli i GJKKO-së pranon pjesërisht ankimimin e zyrtares së Policisë së Shtetit

Sekuestrimi i sendeve personale/ Apeli i GJKKO-së pranon pjesërisht

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka pranuar pjesërisht ankimimin e Drejtoreshës së Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Ervina Gjana për sekuestrimin e sendeve personale.

Në njoftimin e Apelit të GJKKO-së për mediat, bëhet me dije se vendimi është marrë nga gjyqtari Florjan Kalaja.

“Gjykata e Posaçme e Apelit pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik tĂ« pĂ«rbĂ«rĂ« nga gjyqtar Florjan Kalaja, sot mĂ« datĂ« 05.02.2026, disponoi pĂ«r çështjen penale nr. 40 akti, datĂ« 27.01.2026 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankueses E.Gj: “Ankim kundĂ«r vendimit nr. 834, datĂ« 30.12.2025, tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme tĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: KĂ«rkesĂ« pĂ«r verifikimin e ligjshmĂ«risĂ« sĂ« ekzekutimit tĂ« vendimit nr. 812, datĂ« 15.12.2025, pĂ«r lejimin e kontrollit personal dhe tĂ« vendeve, pĂ«rsa i pĂ«rket sekuestrimit tĂ« sendeve personale tĂ« njĂ« personi tĂ« tretĂ«, si dhe kthimin e sendeve tĂ« sekuestruara pa bazĂ« ligjore”, duke pranuar pjesĂ«risht ankimin e znj. E.Gj, ndryshoi vendimin nr. 834, datĂ« 30.12.2025 tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme tĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gjithashtu, disponoi pĂ«r ndalimin e publikimit apo dekonspirimit tĂ« kĂ«tij vendimi deri nĂ« mbylljen e hetimeve paraprake, nĂ« zbatim tĂ« nenit 103 tĂ« Kodit tĂ« ProcedurĂ«s Penale”, thuhet nĂ« njoftimin e Apelit tĂ« GJKKO-sĂ«./kb

11:00 Gjithë familja u shua pas helmimit nga monoksidi i karbonit, kush janë viktimat e tragjedisë në Itali

Të tjera detaje mësohen lidhur me tragjedinë e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Itali, ku katër anëtarë të një familjeje shqiptare humbën jetën, për shkak të një rrjedhjeje monoksidi karboni që dyshohet të ketë ardhur nga keqfunksionimi i sistemit të ngrohjes në shtëpinë e tyre në rrugën Galgani, në Porcari, në provincën e Lucca-s.

Corriere della Sera raporton se viktimat janë babai 48-vjeçar Arti Kola, nëna Jonida, 43 vjeç, djali i quajtur Hajdar, 22 vjeç si dhe vajza më e vogël Xhesika, vetëm 15 vjeç.

Një person i pestë, vëllai i kryefamiljarit, arriti të shpëtonte, por ndodhet në gjendje kritike. Edhe dy karabinierë, të cilët shkuan për të dhënë ndihmën e parë, pësuan helmim të lehtë, por nuk rrezikojnë jetën.

Tragjedia ndodhi rreth orëve të mbrëmjes së të mërkurës. Vëllai i kryefamiljarit lajmëroi karabinierët pasi nuk kishte arritur të kontaktonte me ta. Kur shkuan në banesën trekatëshe dhe trokitën pa marrë përgjigje, ata thyen derën dhe zbuluan katër trupat pa jetë. Xhaxhai humbi ndjenjat për shkak të monoksidit të karbonit dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Cisanellos.

Prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e shtëpisë. Bashkë me zjarrfikësit, karabinierët do të kontrollojnë nëse bojleri ishte instaluar dhe mirëmbajtur sipas rregullave ligjore. Shtëpia ishte blerë nga Arti Kola rreth tre vjet më parë dhe pjesërisht e restauruar nga vetë ai dhe disa miq, por vetëm kohët e fundit kishin nisur të jetonin aty./kb

10:45 Nën ndërmjetësimin e SHBA/ Nis dita e dytë e bisedimeve Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi

Ukraina dhe Rusia kanĂ« filluar sot ditĂ«n e dytĂ« tĂ« bisedimeve në Abu Dhabi nĂ«n ndĂ«rmjetĂ«simin e Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s pĂ«r tĂ« diskutuar se si t’i japin fund luftĂ«s, e cila po mbush katĂ«r vjet. KĂ«shtu ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur kreu i delegacionit ukrainas qĂ« merr pjesĂ« nĂ« negociata, Rustem Umerov.

“Dita e dytĂ« e negociatave nĂ« Abu Dhabi ka filluar. Ne po punojmĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtat formate si dje: konsultime trepalĂ«she, punĂ« nĂ« grupe dhe sinkronizim i mĂ«tejshĂ«m i pozicioneve“, tha Umerov nĂ« njĂ« postim nĂ« aplikacionin e mesazheve Telegram.

I dërguari i Presidentit rus Vladimir Putin, Kirill Dmitriev, ka deklaruar se është bërë përparim dhe se ka një lëvizje pozitive përpara në bisedimet që po zhvillohen në Abu Dhabi midis rusëve dhe ukrainasve në prani të amerikanëve për një marrëveshje paqeje për Ukrainën.

“Padyshim qĂ« ka pĂ«rparim, gjĂ«rat po ecin pĂ«rpara nĂ« njĂ« drejtim tĂ« mirĂ« dhe pozitiv“, tha negociatori rus Kirill Dmitriev pĂ«r gazetarĂ«t.

Një raund i ri bisedimesh trepalëshe për paqe që përfshijnë Ukrainën, Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë filloi dje në Abu Dhabi.  Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës deklaroi se interesi i palës ukrainase në raundin e ardhshëm dy-ditor të bisedimeve të paqes në Abu Dhabi është të zbulojë se çfarë synojnë realisht rusët dhe amerikanët.  /Kb

10:30 Princ Leka dhe Blerta Celibashi ndërmarrin hapin e rëndësishëm

Princ Leka dhe partnerja e tij, Blerta Celibashi, janë drejt një kapitulli të ri në jetën e tyre personale. Burime pranë Vip Magazine bëjnë të ditur se çifti ka nisur përgatitjet për ceremoninë e martesës, e cila pritet të zhvillohet në një kohë të afërt.

Prej kohësh, ata janë shfaqur të bashkuar dhe të qëndrueshëm në paraqitjet e tyre publike, duke reflektuar një marrëdhënie të konsoliduar. Një vit më parë, çifti zyrtarizoi fejesën në një ceremoni private në jug të Shqipërisë, që u komentua gjerësisht në media.

Megjithëse detajet mbi dasmën mbahen ende larg syrit të publikut, interesi dhe pritshmëritë mbeten të larta për hapin e radhës që pritet të ndërmarrin së shpejti./kb

10:15 Minnesota, qeveria amerikane tërheq 700 forca operative

Autoriteti i Imigracionit (ICE) dhe agjencia e mbrojtjes së kufirit (CBP) në Minnesota janë kritikuar ashpër. Qeveria tani ka njoftuar një tërheqje të pjesshme të forcave.

Veprimet e autoriteteve amerikane të imigracionit ICEdhe agjencisë së mbrojtjes së kufirit CBP shkaktuan protesta masive në shtetin Minesota. Veçanërisht, vrasja fatale e dy qytetarëve amerikanë në Minneapolis shkaktoi tmerr.

Tani, Komisioneri i Forcave Kufitare i Presidentit amerikan Donald Trump, Tom Homan, ka njoftuar tërheqjen e 700 nga rreth 3000 forcat operative në këtë shtet. Kjo përfshin anëtarë të forcave të ICE dhe CBP. Homan ka theksuar se vendimi nuk duhet të shihet si braktisje e politikës së deportimeve masive.

“Koordinim i pĂ«rmirĂ«suar nĂ« terren”

Javën e kaluar, Homan kishte hedhur tashmë idenë e një tërheqjeje të pjesshme pas bisedimeve me udhëheqësit lokalë të Partisë Demokratike. Tani ai e ka justifikuar vendimin me arsyetimin e një koordinimi të përmirësuar në terren. Sipas Homanit, emigrantët e parregullt që ishin në burg mund të ndalohen menjëherë pas lirimit të tyre nga agjentët e ICE. Sipas Homanit, kjo do të kërkonte vetëm dy agjentë në vend të dhjetë.

Më parë, zyrtarët e ICE shpesh nuk informoheshin për lirimet dhe për këtë arsye duhej të kërkonin migrantët e parregullt për të kryer dëbimet.

Trump tha se mund tĂ« jetĂ« e nevojshme njĂ« “qasje mĂ« e butĂ«â€

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha mĂ« tej nĂ« njĂ« intervistĂ« nĂ« NBC News se ka urdhĂ«ruar njĂ« reduktim tĂ« numrit tĂ« zyrtarĂ«ve tĂ« imigracionit nĂ« Minesota dhe se mund tĂ« jetĂ« e nevojshme njĂ« “qasje mĂ« e butĂ«â€.

Kur u pyet gjatĂ« nĂ«se vendimi i shpallur nga Tom Homan pĂ«r tĂ« tĂ«rhequr rreth njĂ« tĂ« katĂ«rtĂ«n e agjentĂ«ve federalĂ« tĂ« imigracionit tĂ« vendosur nĂ« Minesota erdhi nga ai, Trump u pĂ«rgjigj: “Po, po”. “Por nuk erdhi nga unĂ« sepse doja”, shtoi presidenti.

Kur u pyet pĂ«r mĂ«simet qĂ« mund tĂ« nxirren nga ajo qĂ« ndodhi nĂ« Minesota, Trump u pĂ«rgjigj: “Kam mĂ«suar se ndoshta mund tĂ« kemi njĂ« qasje pak mĂ« tĂ« butĂ«. Por ne duhet tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« jemi tĂ« ashpĂ«r.”

Një sondazh i ri ndërkombëtar nga Gallup tregon se amerikanët janë veçanërisht të shqetësuar për politikën dhe qeverisjen, krahasuar me banorët e më shumë se 100 vendeve anembanë botës.

Protesta kundër veprimeve të forcave operative

Javë më parë, qeveria amerikane dërgoi mijëra zyrtarë federalë në qytetin Minneapolis dhe në shtetin Minesota. Në Minneapolis, veprimi brutal i ICE u përball me rezistencë. Pas vrasjes me armë të dy shtetasve amerikanë, Renee Good dhe Alex Pretti nga oficerët e policisë, zemërimi dhe protestat u përhapën në të gjithë vendin. Zëra kritikë u ngritën edhe brenda Partisë Republikane.

Pas rritjes së presionit, Trumpi tërhoqi nga Minneapolis komandantin e përfshirë në debate të Forcave Kufitare, Gregory Bovino. Në vend të tij ai dërgoi Tom Homan-in, gjë që u pa si një përpjekje për të ulur tensionet./ DW /kb

10:00 Studimi: Një e treta e rasteve të kancerit janë të parandalueshme

Gati katër nga çdo dhjetë raste të reja të kancerit në botë mund të parandalohen duke shmangur faktorë të njohur rreziku, si pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, ndotja e ajrit dhe disa infeksione, bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Sipas një studimi të ri thotw se rreth 38% e rasteve të reja të kancerit në nivel global në vitin 2022  ose 7.1 milionë raste  lidhen me shkaqe të parandalueshme. Studimi u botua në revistën shkencore Nature Medicine dhe u realizua nga një ekip i gjerë studiuesish, përfshirë Agjencinë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin të OBSH-së.

Hulumtimi analizoi 30 faktorë rreziku që rrisin mundësinë e zhvillimit të kancerit. Duhani rezultoi shkaktari kryesor, përgjegjës për 15% të të gjitha rasteve të reja, i ndjekur nga infeksionet që shkaktojnë kancer me 10% dhe konsumimi i alkoolit me rreth 3%.

Faktorë të tjerë të rëndësishëm përfshijnë mbipeshën, mungesën e aktivitetit fizik, ekspozimin ndaj rrezatimit ultravjollcë (UV) dhe kontaktin me substanca të rrezikshme në vendin e punës, si azbesti.

“Kjo Ă«shtĂ« analiza e parĂ« globale qĂ« tregon qartĂ« se sa rrezik pĂ«r kancer vjen nga shkaqe qĂ« ne mund t’i parandalojmĂ«,” tha Andre Ilbawi, autor kryesor i studimit dhe drejtues i ekipit tĂ« OBSH-sĂ« pĂ«r kontrollin e kancerit.

Sipas të dhënave, pothuajse gjysma e rasteve të parandalueshme lidhen me kancerin e mushkërive, stomakut dhe qafës së mitrës. Kanceri i mushkërive lidhet kryesisht me pirjen e duhanit dhe ndotjen e ajrit, ndërsa ai i stomakut me bakterin Helicobacter pylori. Kanceri i qafës së mitrës shkaktohet kryesisht nga virusi HPV, kundër të cilit ekzistojnë vaksina efektive.

Studimi tregon gjithashtu se burrat preken më shpesh nga kanceri i parandalueshëm: 45% e rasteve të reja te burrat, krahasuar me 30% te gratë. Rreth një e katërta e rasteve të parandalueshme të kancerit te burrat lidhen me pirjen e duhanit, kundrejt 11% te gratë.

Studiuesit u bëjnë thirrje qeverive të forcojnë politikat e kontrollit të duhanit dhe alkoolit, të rrisin vaksinimin kundër infeksioneve si HPV, të përmirësojnë cilësinë e ajrit dhe sigurinë në vendet e punës, si dhe të promovojnë dieta të shëndetshme dhe aktivitet fizik.

“NĂ«se duam tĂ« ulim barrĂ«n e kancerit, duhet tĂ« ulim edhe barrĂ«n e sĂ«mundjeve jo-ngjitĂ«se. Duhani, alkooli, ushqimet ultra tĂ« pĂ«rpunuara dhe cilĂ«sia e ajrit janĂ« nxitĂ«sit kryesorĂ« tĂ« shumĂ« llojeve tĂ« kancerit,” tha Katie Dain, drejtoreshĂ« ekzekutive e AleancĂ«s NCD./ CNA/kb

09:59 Rama mbërrin në Pallatin Apostolik të Vatikanit

Last Updated on 05/02/2026 by Kesjana

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Pallatin Apostolik të Vatikanit. Rama është pritur nga Prefekti i Shtëpisë Papnore dhe Zotërinj të Shenjtërisë së Tij.

Kreu i qeverisë ndodhet që prej ditës së djeshme në Vatikan, ndërsa do të pritet në audiencë nga Papa Leoni XIV.

Gjithashtu Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja, do të vizitojnë vendvarrimin e Papa Françeskut në bazilikën Santa Maria Maggiore.

Pjesë e kësaj vizite do të jenë edhe disa takime të tjera mes të cilave takimi me Kardinalin Pietro Parolini, sekretar shteti i Vatikanit. /kb

09:45 Gjermania ka punëtorët më të moshuar në BE

Popullsia gjermane është mbi mesataren e moshës, dhe sigurisht kjo vlen edhe për tregun e punës. Kjo është dramatike, veçanërisht duke pasur parasysh të ardhmen e sistemit të pensioneve.

Në asnjë shtet tjetër anëtar të Bashkimit Evropian, popullsia punëtorenuk është aq e moshuar sa në Gjermani. Në vitin 2024, nga rreth 40.9 milionë të punësuar, 9.8 milionë prej tyre ishin midis moshës 55 dhe 64 vjeç, njoftoi këtë të martë Zyra Federalee Statistikave.

Kjo korrespondon me njĂ« pĂ«rqindje prej pothuajse njĂ« sĂ« katĂ«rtĂ«s (24.0 pĂ«rqind) – “vlera mĂ« e lartĂ« ndĂ«r tĂ« gjitha vendet e BE-sĂ«â€, siç u tha. PĂ«r krahasim: mesatarja e BE-sĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« grupmoshĂ« Ă«shtĂ« 20.1 pĂ«rqind.

Shtyhet gjithnjë e më shumë mosha e daljes në pension

Pjesa e dytë më e madhe në BE pas Gjermanisë regjistrohet nga Italia: atje, njerëzit e moshës 55 deri në 64 vjeç përbëjnë 23.0 përqind të të punësuarve.

Në Bullgari kjo përqindje është gjithashtu e lartë në 22.3 përqind. Sipas këtyre të dhënave, Malta ka numrin proporcionalisht më të vogël të personave të punësuarmë të moshuar në BE: vetëm afërsisht një në nëntë të punësuar (10.8 përqind) është midis moshës 55 dhe 64 vjeç.

Edhe në Luksemburg (12.8 përqind) dhe Poloni (15.2 përqind), kjo grupmoshë përbën një pjesë relativisht të vogël të të punësuarve.

Shkaqet e moshës më të lartë

“Arsyeja kryesore pĂ«r pĂ«rqindjen e lartĂ« tĂ« personave tĂ« punĂ«suar mĂ« tĂ« moshuar nĂ« GjermaniĂ«shtĂ« plakja gjithnjĂ« e mĂ« e theksuar e popullsisĂ«â€, shpjegojnĂ« statisticienĂ«t. “Plus, njerĂ«zit nĂ« kĂ«tĂ« vend po dalin nĂ« pension gjithnjĂ« e mĂ« vonĂ«.”

Mosha mesatare e daljes në pension për gratë dhe burrat në vitin 2024 ishte 64.7 vjeç. Në vitin 2004, ishte 63.0 vjeç për gratë dhe 63.1 vjeç për burrat. Një nga arsyet e rritjes është rritja graduale e moshës ligjore të daljes në pension në 67 vjeç deri në vitin 2029.

Gjithashtu, sipas të njëjtave deklarata, heqja e dy modeleve të pensioneve të hershme të pleqërisë, të cilat mund të përdoren pjesërisht që nga mosha 60 vjeç, luajti gjithashtu një rol. Sistemi i pensioneve ndodhet nën presion.

ÇelĂ«si pĂ«r zgjidhjen e problemit

Organizata e pĂ«r bashkĂ«punimin ekonomik dhe zhvillimin, OECD, pret barrĂ« tĂ« konsiderueshme ndaj sistemit gjerman tĂ« pensioneve. Popullsia nĂ« moshĂ« pune do tĂ« tkurret gjatĂ« 40 viteve tĂ« ardhshme, sipas njĂ« studimi tĂ« publikuar nĂ« fund tĂ« vitit 2025. “Zgjatja e jetĂ«s sĂ« punĂ«s do tĂ« jetĂ« çelĂ«si pĂ«r financimin e pensioneve nĂ« tĂ« ardhmen”, kĂ«shillon OECD.

Kështu, mosha ligjore e daljes në pension mund të lidhet me jetëgjatësinë. Në të njëjtën kohë, modelet e daljes në pension të parakohshëm duhet të bëhen më pak tërheqëse.

Kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi ndryshime drastike në sistemin e sigurimeve të pensioneve në fillim të javës. Në të ardhmen, pensionet do të orientohen gjithnjë e më shumë drejt pjesës private të sigurimeve bazuar në investime kapitali./ DW/kb

09:15 Rama viziton bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, një lutje për popullin shqiptar

Kryeministri Edi Rama ka vizituar bazilikën e famshme të Zojës së Këshillit të Mirë gjatë vizitës së tij zyrtare në Vatikan. Mëngjesin e kësaj të enjteje, ai ka ndarë në rrjetet e tij sociale disa momente nga vizita e tij, duke e shoqëruar bashkë me një mesazh ku i drejtohet me lutje nënës Mari.

“O Mari, NĂ«nĂ« e Ă«mbĂ«l e KĂ«shillit tĂ« MirĂ«, kaq e dashur pĂ«r bijtĂ« e ShqipĂ«risĂ« nĂ« atdhe dhe jashtĂ« atdheut! Sot po vijmĂ« tek ti, edhe njĂ« herĂ«, tĂ« ta besojmĂ« popullin tonĂ«, familjet tona, rininĂ« tonĂ«. Ti qĂ« je ZojĂ« e ShkodrĂ«s dhe e mbarĂ« ShqipĂ«risĂ«, na udhĂ«hiq nĂ« rrugĂ«n e sĂ« mirĂ«s, na jep dritĂ« nĂ« dyshime dhe ngushĂ«llim nĂ« provat e jetĂ«s. NĂ«n mbrojtjen tĂ«nde kĂ«rkojmĂ« strehĂ«, o VirgjĂ«r e bekuar.

Mbroje ShqipĂ«rinĂ«, ndriço mendjet tona dhe na bĂ«j tĂ« jemi gjithmonĂ« besnikĂ« ndaj Birit tĂ«nd, Jezusit. O Zoja e KĂ«shillit tĂ« MirĂ«, lutu pĂ«r ne!”, shkruan Rama.

Sjellim ndërmend se kyeministri ka mbërritur në Vatikan ditën e djeshmë, më 4 shkurt, i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama, dhe djali i tij, Zaho. Ndalesën e parë ai e bëri në bazilikën e famshme në Genazzano. Siç u shpreh ai, prej vitit 1467, aty nuk ka shkelur asnjë kryetar shteti apo qeverie shqiptare./kb

❌