Ndryshojnë tekstet shkollore, do të përshtaten sipas rekomandimeve të BE, në fokus dixhitalizimi
Brenda pesë viteve të ardhshme, tekstet shkollore në Shqipëri pritet të ndryshojnë ndjeshëm në funksion të përmbushjes së kritereve për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ministria e Arsimit ka miratuar programet e reja mësimore, të cilat do të shërbejnë si udhërrëfyes për hartuesit e teksteve dhe për mësuesit në procesin e përditësimit të kurrikulave në nivele të ndryshme arsimore.