Akuzuesi i Will Smith për ngacmim seksual ndau një mesazh të fshehtë disa ditë para padisë

Violinisti, Brian King Joseph, postoi një video në Instagram ditën e Krishtlindjeve, duke lënë të kuptohej se do të ndërmerrej një veprim ligjor, disa ditë para se të padiste Will Smith për ngacmim seksual dhe pushim të padrejtë nga puna. Smith i mohoi të gjitha akuzat.
Joseph, 32 vjeç, i njohur si finalist në “America's Got Talent” 2018, pretendon se gjatë një ndalese turneu në Las Vegas në mars, gjeti dhomën e tij të hotelit të hapur nga një person i panjohur që la një shënim me përmbajtje joshëse.
Ai raportoi incidentin te ekipi i Smith, por pretendon se u turpërua, u pushua dhe u zëvendësua. Padia shton se Smith e kishte nxitur dhe përgatitur për shfrytëzim seksual, shkruan DailyMail.
Avokati i Smith, Allen B. Grodsky, i quajti akuzat “të rreme, të pabaza dhe të pamatura” dhe tha se do t’i kundërshtojnë me çdo mjet ligjor.
Në videon e Krishtlindjeve, Joseph tha se po fliste hapur për shkak të padrejtësive dhe për të mbështetur të tjerët që kanë frikë të flasin.
Videoja u shoqërua me mbishkrimin: “Qëndroni të sigurt dhe mbrojini bindjet tuaja, pavarësisht gjithçkaje”.
Padia u dorëzua një ditë para Natës së Vitit të Ri, ndërsa dokumentet gjyqësore tregojnë se Joseph ishte ftuar në shtëpinë e Smith në nëntor 2024 për të performuar. /Telegrafi/




BBVK/YouTube

BBVK/YouTube

BBVK/YouTube

BBVK













Screenshot/TikTok

BBVK/FaceBook









BBVK/Instagram

BBVA/Instagram
BBVA/Instagram
BBVA/Instagram