Trepça e fortë për Vëllaznimin, fiton si mysafir

Në një sfidë interesante në Gjakovë, Trepça fitoi ndaj Vëllaznimit me shifrat 73:78 (11:24, 15:17, 28:21, 19:16), në javën e 16-të të ProCredit Superligës.
Mitrovicasit e nisĂ«n ndeshjen pĂ«r mrekulli, me njĂ« seri tĂ« jashtĂ«zakonshme 2:22, derisa çereku i parĂ« pĂ«rfundoi 11:24. Periudha e dytĂ« ishte mĂ« e baraspeshuar, sidoqoftĂ«, u kontrollua nga âXehetarĂ«tâ qĂ« shkuan nĂ« pushim me rezultat 26:41.
Kuqezinjtë në pjesën e dytë ishin më të mirë, duke afruar shifrat në 73:75, por në momentet vendimtare, kampionët me përvojën e tyre vendosën ndeshjen, për fitoren e radhës.
Më i miri te vendasit ishte Jericole Hellems me 23 pikë e gjashtë kërcime, derisa te mysafirët Mustapha Amzil kishte 14 pikë e shtatë kërcime, kurse 14 pikë shtoi edhe Kenneth Hasbrouck, ndërsa Akili Vining e mbylli ndeshjen me 18 pikë.
Vëllaznimi ka pesë fitore e 11 humbje, ndërsa Trepça 13 fitore e tri humbje. /Telegrafi/





































